07.11.2023 Views

untitleddesign_original_TUjmSfHOHg2(5)

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Oso Dauti” Llugaj

GAZETA E SHKOLLËS

Klasa XI

E Enjte Bujan më 13.03.2023 Faqja 01

05

Fjala e redaksisë

Ne jemi nxënës të

Shkollës së Mesme të

Bashkuar “Oso

Dauti”Llugaj të klasës

XI që mblodhëm të

gjitha mendimet ku jo

vetëm në mësim të

shfrytëzojmë aftësitë

tona.

Këto aftësi filluam t’i

dëshmojmë me titullin

“Gazetarë të shkollës”.

Këtu do të gjeni rubrika të

cilat do t’ju bëjnë shoqëri në

ditët në vazhdim.Juve ju

mbetet ta

lexoni,mbështetni,udhëzoni

sepse ne jemi gazetarë pa

përvojë,por me qëllime dhe

ambicje të mëdha.

Urojmë të kemi sukses!

Faqja 01


NDËRTIMI DHE HAPJA E SHKOLLËS

Shkolla në Llugaj u hap në vitin

1946 në një shtëpi të një banori

te fshatit( Niman Sylës) pastaj

u ndërtua një shkollë në fshatin

Rrogam.

Ku nxënësit u transferuan aty për

një kohë të gjatë.U ndërtua

shkolla 8-vjecare në Llugaj,në

vitet 1976-1977 kjo shkollë u bë

e mesme,dega agronomi,

mësimi zhvillohej gjatë natës që

të mos shkëputeshin nga

puna.Në 1980 u ndërtua shkollë

e re nga brigada punëtore e

Dibrës,kontribuan të gjithë

banorët e fshatit në ndërtimin e

saj.

Kjo shkollë mori emrin e Oso

Daut Çakraj I cili u vra në

luftën antifashiste nacionale

çlirimtare në vitin 1944 dhe

është dëshmor I atdheut.

Në vitin 1984 u rihap

shkolla dhe mori emrin

Shkolla e Mesme e

Bashkuar “ Oso Dauti”

Llugaj

Kjo shkollë ka përcjellur

shumë e shumë breza

intelektualësh.Të cilët janë

formuar dhe kanë dhënë

maksimumin në zhvillimin

dhe formimin e brezave

me radhë


Rrugëtimi ynë pranë kësaj

shkolle vazhdoi në vitin 2012 .

Ishim të vegjël,kishim shumë

emocione,pse jo dhe frikë

brenda vetes ,por pranë duarve

tona të vogla një dorë e ëmbël

dhe e qetë u bashkua me

tonat ,një dorë e cila fshiu

gabimet e moshës sa e sa

herë ,një dorë që edhe sot

kur na përshëndet

shkëlqen nga pastërtia

dhe mirësia e saj.

Prandaj fjalët më të

mira,më të ëmbla dhe

më të dashura janë për

mësuesen e klasës së

parë e cila bëri që duart

tona të ngrihen në mësim

plot forcë dhe siguri ku

dhe sot ato vazhdojnë të

jenë

po të njëjtat, na besoi dhe

bindi që mund t’ia dalim

dhe ne.

Ne të falenderojmë për

punën,durimin, përkushtimin

dhe dashurinë qê pate ndaj

nesh përherë mësuese e

jona Gjerovica!

RRUGËTIMI YNË


RRUGËTIMI YNË

Në të vërtetë të shkruash për

mësuesin kujdestar është po

aq e pamundur sa ç’është e

pamundur ta falënderosh atë

për çdo gjë që ka bërë për ne .

Pavarësisht se ka pasur raste të

shumta kur ne nxënësit i kemi

krijuar probleme me sjelljet tona

ai sërish është treguar i

arsyetueshem dhe nuk na ka

bërë që të ndihemi keq,

përkundrazi është munduar të

na këshillojë në mënyrë që ta

kuptojmë gabimin dhe të

përmirësojmë sjelljen.Si një

nxënëse unë kam ndërruar

shumë mësues e mësuese

dhe të gjithë kanë dhënë

kontributin e tyre në zhvillimin e

mëtejshëm shkollor timin, por

mësuesi kujdestar Adem Kuliçi jo

vetëm që na ka mësuar të

gjithëve si nxënës,

por edhe na ka këshilluar dhe

ndihmuar. Sa herë që ne kemi

pasur nevojë për ndihmën e tij

ai na është gjendur pranë.

Kemi debatuar me mijëra

here, por sërish ai ka dhënë

më të mirën e mundshme për

ne. Këtë mendim e ndajmë të

gjithë si klasë.

Falënderimet janë të

pamjaftueshme, por

shpresojmë që një ditë në një

të ardhme të afërt edhe ai do të

ndihet po aq krenar për

nxënësit e e tij sa ndihemi ne

për të.


RRUGËTIMI YNË

Koha asnjëherë nuk ndalet e

madje ndonjëherë duket sikur

ecën më shpejt se zakonisht .Kur

je një fëmijë i vogël e shumë

shpejt rritesh e shikon që je në

gjimnaz.

Sapo mbaron një cikël shkollor

,përpara të shfaqet një tjetër,

kalimi nga një fazë tek tjetra

duket sikur ndodh sa hap e

mbyll sytë , në një klasë të re

me mësues të ri , të cilët çdo ditë

na mësojnë me shumë

përkushtim dhe na motivojnë çdo

dite.

Viti i parë me të vërtetë është i

lodhshëm sepse çdo gjë

ndryshon

Mësuesja jonë kujdestare ,

mësuese Mirela gjithmon

është pran nesh ,faleminderit

për çdo gjë që bën për ne.


SHKOLLA QENDËR KOMUNITARE

Në shtator të vitit 2022

Shkolla Oso Dauti Llugaj u bë

shkollë Qendër Komunitare

(SHQK) ku në themel të çdo

veprimtarie,

është bashkëpunimi dhe

puna e përbashkët mes

nxënësve,mësuesve dhe

komunitetit.

Klubi i Letrarë nën drejtimin

e mësueses së Gjuhës dhe

Letërsisë Lumnie Ismajlaj.

Klubi i Sportit nën drejtimin e

mësueses së Ed,fizik

Gjorovica Çakraj.

Klubi Historian nën drejtimin

e mësueses së Historisë

Enkelejda Osmaj.

Klubi i Biologut nën drejtimin

e mësuesve Kadri

Musosmanaj dhe Albana

Baliaj.


RESTAURIMI I SHKOLLËS

Në vitin 2021

Ambasadorja Amerikane

Znj.Yuri Kim vizitoi shkollen

“SHMB” Oso Dauti Llugaj

dhe pa se në çfarë gjendje

ishte shkolla.

Znj. Yuri Kim vendosi qe

një shkollë me një terren

aq të mirë duhet te

ristaurohet edhe një herë.

Punimet e shkollës

vazhduan në mars të vitit

2023 ,nxënësit u

transforuan në një shkollë

në fshatin Bujan derisa

punimet te mbarojnë.


Shkolla Mesme E Bashkuar Oso Dauti

Llugaj .Një shkollë që ndër vite ka

përcjellur shumë breza që sot po

shkëlqejnë në çdo

cep të botës , intelektual mësues

,mjekë, drejtues,biznesmen,

arkitekt,që çdo ditë po krenojnë

shkollën dhe fshatin e tyre Llugaj.

Asnjëherë nuk duhet harruar të

falendërojmë mësuesit dhe

drejtuesit që ndër vite kanë

kontribuar në këtë shkollë.

Në veçanti mësuesit që

kontribuan në mësimdhënien

tonë gjatë gjithë këtyre

viteve.


Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!