Shkendijat 42

Shkolla fillore "Bedri Elezaga" - Katërkollë Ulqin Shkolla fillore "Bedri Elezaga" - Katërkollë Ulqin

..

shkendijat

Revistë për nxënësit e shkollave fillore, kaTËrkollë, nr. 42 maj—2023


Redaksia e revistës “Shkëndijat”

ju uron— Gëzuar Ditën e Shkollës—15 Maj. Me

këtë rast falënderojmë të gjithë nxënësit dhe

mësimdhënësit për bashkëpunimin.

SHKË NDIJAT

Revista shkollore

Nr. 42

Kryeredaktore:

Prof. Ardita Muçaj

Redaktore:

Prof. Arjeta Kurti

Dizajni:

prof. Memli Kurti

Ndihmoi: Seksioni letrar

Për shtypin e këtij numri

falënderojmë

ish-mësuesin e kësaj

shkolle e tashmë afaristin e

suksesshëm në SHBA

z. Flamur Anamali, i cili

për të dytin vit radhazi

mundësoi botimin e kësaj

reviste. Ne si shkollë i jemi

mirënjohës pafundësisht

për kontributin dhe

përkrahjen e vazhdueshme .

Përmbajtja

Revista e shte regjistruar ne

evidence n e mjeteve informative

publike te RMZ ne n nr. rendor

03/1-889, prane Sekretariatit pe r

informim

Adresa:

Shkolla fillore “Bedri Elezaga”

Kate rkolle

85366

Tel: 030/459-230

E-mail : bedrielezaga@t-com.me

skola@os-belezaga.edu.me

Nr. Zh. Ll.— 530 - 2982 - 88

NLB BANKA AD Filiali—Ulqin

Faqja 3.........................................Fjala e drejtorit

Faqja 4......................................... In Memoriam

Faqja 5........................................ .Jubilari

Faqja 6.........................................Një jetë në arsim

Faqja 7........................................ .Risi

Faqja 8 ........................................ Historiku– Rinovimi

Faqja 9......................................... Trojet tona

Faqja 10........................................ Psikologji

Faqja 11.......................................Të dalluarit

Faqja 12—13...............................Garat

Faqja 14—15...............................Aktivitete argëtuese

Faqja 16........................................Mjedisi

Faqja 17........................................Dhuratat

Faqja 18-19..................................Aktivitete

Faqja 20-21...................................Krijimtaria letrare

Faqja 22-23...................................Krijimtaria letrare

Faqja 24-25...................................Krijimtaria letrare

Faqja 26-27...................................Ekskursioni

Faqja 28-31....................................Galeria

Faqja 32 ........................................Gjenerata 2022 / 2023


Drejtori

Një VIT PLOT ARRITJE

Sot në një realitet të ri shkolla jonë ka

objektiva, mision dhe vizion të qartë.

Metodologjia në shkollën tonë mbështetet

në rregullat e Republikës së Malit të Zi, mbi

arsimin dhe edukimin, e cila në qendër ka

nxënësin. Me përkushtimin maksimal, me

seriozitet dhe punë të pandalshme synojmë

që të arrijmë objektivat, që kjo shkollë vërtet

të jetë anëtare në familjen e shkollave

bashkëkohore.

Puna ime për këtë periudhë është e

fokusuar që të gjithë ta ndiejnë vetën e vet

të barabartë në mes të barabartëve, ku me

anë të aktiviteteve të ndryshme të gjithë të

ndihen të motivuar të promovojnë vlerat dhe arritjet në aspektin edukativo-arsimor në këtë

institucion.

Shkolla jonë është dhe mbetet vatër e diturisë dhe e dritës për shumë gjenerata me radhë, nga

gjiri i së cilës lindën shumë intelektualë me të cilët krenohet treva jonë e më gjerë. Mburremi

me ish nxënës të kësaj shkolle, të cilët sot po japin kontributin nga vendet ku jetojnë e punojnë.

Vlen të theksohet se gjatë këtij viti shkollor u realizuan disa projekte me vlerë të

rëndësishme si : rinovimi i paraleleve të ndara në Krythë, Millë dhe Rashtishë, tek të cilat u

arrit që të krijohen kushte më të përshtatshme dhe më bashkëkohore për zhvillimin e procesit

mësimor. Theks i veçantë bie mbi rijetësimin e hapësirës më me vlerë të këtij institucioni,

bibliotekës së shkollës, rinovimi i së cilës sot na ofron kushte të favorshme për lexim, mësim,

orë jashtë mësimore dhe takime të ndryshme .

Të gjitha këto projekte u realizuan falë donacioneve të vazhdueshme nga bashkatdhetarët

tanë nga diaspora, të cilët çdo herë na gjenden pranë me përkrahjen dhe mbështetjen e

palodhur , gjë për të cilën i falënderojmë dhe iu jemi mirënjohës .

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe raportin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me

komunën e Ulqinit si dhe me të gjitha ndërmarrjet që funksionojnë në kuadër të Komunës.

Falë mësimdhënësve të shkollës dhe angazhimit të tyre, sot nxënësit tonë korrin suksese në

gara të ndryshme si në kuadër të shkollës, po ashtu edhe në gara lokale dhe republikane, pa

harruar edhe aktivitetet

jashtë mësimore.

Vetëm me punë,

vullnet të mirë,

angazhim maksimal të të

gjithëve sot kemi nxënës

të shkëlqyer, nesër njerëz

të dalluar në shërbim të

familjes, vendit dhe

gjithë komunitetit.

Foto: Samir Ismaili

Shkëndijat 41 Faqja 3


In memoriam

Avni Kurti ( 1950—2023 )

Avni Kurti u lind në vitin 1950, në fshatin Sukubinë, fshat i cili dha

shumë intelektual të profileve të ndryshme. Në vendlindje kreu

shkollën fillore, nga klasa e parë deri në të gjashtën, kurse klasën e

shtatë dhe të tetë i kreu në Katërkollë. Pas përfundimit të shkollës

fillore , Avniu pat fatin e mirë që shkollën e mesme ta vazhdojë në

Ulqin në vitin 1965/66, të cilën e kreu me sukses dhe në afat. Në

atë kohë nevoja për kuadro të arsimuar ishte e madhe dhe Avniu

vazhdon SHLP në Prizren në Grupin Gjuhë dhe Letërsi ruse, ku

dhe merr titullin arsimtar i kësaj lënde. Në shtator të vitit 1971

punësohet pranë Shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë.

Disa vite me radhë ka punuar edhe në Krythë e Sukubinë me klasat e pesta duke dhënë të

njëjtën gjuhë. Avniu i takon plejadës së intelektualëve në arsim që dhanë dritë në Anë të

Malit.

Nga viti 1990 Avniu shkëputet nga mësimdhënia dhe merr vendimin në vendin e punës si

bibliotekist i shkollës, punë të cilën e kryente me pasion ku nxënësve në çdo kohë dhe me

kënaqësi u shërbente. Çdo herë ishte pranë nxënësve duke i udhëzuar për lektyrat shkollore

dhe ato jashtëshkollore me vlera edukative e arsimore. Pas një pune 46-të vjeçare Avniu

shkon në pension në janar të vitit 2017. Gëzoi pensionin në gjirin familjar për 6-të vite. Avniu

kishte ndërtuar një familje mbi baza të forta , një familje të shëndoshtë ku jetonte i lumtur e

zemër plot deri në tetor të vitit 2020 ku humbi birin e tij të vetëm. Për gjatë dy vite e gjysmë

jetoi me dhimbjen e madhe dhe plagën e pashëruar. Avniu ndahet nga kjo jetë në janar të viti

2023, duke shtuar dhimbjen tek familja dhe mungesën tek miqtë, shokët, si dhe mbarë farefisi.

I pa harruar qoftë kujtimi për ty, mësues Avni Kurti!

Viti 1985

Faqja 4

Shkëndijat 41


Jubilari

TRI DEKADA MË PARË...

Viti shkollor 2022/23 përmban një domëthënie të

veçantë për shkollën fillore “ Bedri Elezaga” sepse

shënon Jubilarin 30- vjeçar të hartimit të Kalendarit

të parë shkollor. Pikërisht përgjatë vitit 1992/93 ,

mësimdhënësi, përkatësisht drejtori i atëhershëm i

kësaj shkolle, Z.Rexhep Lleshi, përpiloi për herë të

parë Kalendarin shkollor, qëllimi i të cilit ishte

koordinimi dhe harmonizimi i punës brenda një viti

mësimor.

Sipas pohimit të vet autorit në një ndër shkrimet e

tij , ky ishte dokumenti i parë i tillë i shkruar dhe i

aprovuar në këtë shkollë dhe e i vetmi në Republikën

e Malit të Zi.

Kalendari shkollor 1992/93

Kështu me iniciativën e vet drejtorit të atëhershëm,

kalendari u hartua në formën më të mirë të mundshme për tu ofruar në shqyrtim fillimisht Këshillit të

Mësimdhënësve të Shkollës i cili aprovoi njëzëri këtë dokument duke nxjerrë për herë të parë Kalendarin shkollor

për vitin 1992/93. Kalendari kryesisht cilësohej me numër të njëjtë të ditëve të javës H - P, në gjysmëvetorin e

parë dhe të dytë, për klasët e I-VII dhe VIII, të fundit. Ai u bë bazë dhe shërbeu si çelës i sigurt në organizimin e

punës, planifikimin e drejtë dhe përfundimin e përkryer të të gjitha lëmive mësimore dhe jashtë mësimore në

shkollë. Ai ndihmonte përcjelljen me saktësi në çdo kohë dhe të çdo segmenti të punës dhe si i tillë u bë dhe

shërbeu si ”doracak” i punëtorëve të shkollës.

Si dokumennt pune për çdo vit shkollor kalendari i është dërguar Ministrisë së arsimit dhe shkencës në

bashkangjitje Planit vjetor të punës së shkollës.

Më vonë, më fillimin e Reformës së Re shkollore,

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për herë të parë

shpall Kalendarin për vitin shkollor 2003/2004

sipas të cilit punuan dhe punojnë ende të githa

shkollat ne Mal të Zi. Për shkollën tonë ky

dokument nuk ishte i ri, as i panjohur sepse me te

punonohej që 11 vite më parë.

Mirënjohje të veçantë dhe respekt z. Rexhep

Lleshi për profesionalizmin e treguar si dhe

kontributin që i dha shkollës „‟ Bedri Elezaga‟‟ tri

dekada më parë, dhe jo vetëm.

Kalendari shkollor 2022/23 Duhet kujtuar dhe vlerësuar edhe puna kërkimore

disavjeçare për nxjerrjen në dritë të botimit

„‟Monografia‟‟ e Shkollës Fillore „‟Bedri Elezaga‟‟ në Katërkollë, 1869-2019 , e që hyn radhën e çmuar të

botimeve rreth shkollës sonë.

Punë dhe vepra të tilla meritojnë të çmohen e kujtohen pavarësisht kalimit të viteve!

Shkëndijat 41 Faqja 5


Një jetë në arsim

Reshit Ujkashi

Arsimtar Reshit Ujkashi , u lind me datë 21.07.1958 në fshatin Sukubinë. Po

në këtë fshat ai përfundoi edhe arsimin fillestar (1965-1970) për të vazhduar

pastaj në Katërkollë përgjatë viteve 1971-1974. Shkollën e mesme e vazhdoi

në qytetin e Ulqinit , në gjimnazin e përgjithshëm “Vëllazërim -

Bashkim” (1974-1978).

Pas përfundimit të shkollës së mesme ars. Reshit Ujkashi vendosi që studimet

e larta t‟i vazhdoje ne SHLP “Xhevdet Doda” në Prizren , në degën e

matematikës. Ai studioi me vendosmëri dhe përkushtim , ku menjëherë pas

diplomimit ai fillon edhe të punojë në shkollën fillore “Muharrem Bekteshi”

në fshatin Hoce të Prizrenit ,si mësimdhënës i matematikës. Edhe pse atëherë

ende i ri në profesion, ai shumë shpejt u dallua si një mësues i shkëlqyeshëm ,

i njohur për përkushtimin , punën korrekte dhe kërkuese ,por mbi të gjitha për

dashurinë e treguar ndaj nxënësve të tij. Pas një periudhe të shkurtër pune në

Prizren, vendosi të kthehet në vendlindje , ku me datë 06.02.1982 , filloi punë

në shkollën fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë. Por ars. Reshiti në vitin 1983 ,largohet për të kryer shërbimin

ushtarak, i detyrueshëm në atë kohë. Menjëherë pas përfundimit të shërbimit ushtarak , me datë 15.06.1984 ,

vazhdon mësimdhënien si arsimtar i matematikës po në shkollën e Katërkollës. Që nga ai vit ai vazhdoi punën e

tij të palodhshme deri me datën 01.02.2023 ku edhe u pensionua duke përmbushur kështu gjithsej 40 vite pune ,

plot përkushtim , dashuri, angazhim dhe pasion për profesionin e tij, mësimdhënien .

Edhe pse tashmë i pensionuar nga mësimdhënia , trashëgimia e këtij

mësimdhënësi vazhdon te

jetojë në zemrat dhe mendjet e shume gjeneratave qe ai i mësoi.

Nebije Lika

Arsimtare Nebije Lika, u lind me 07.04.1961 në fshatin Brajshë. Shkollimin fillor

e ka mbaruar në vendlindje, në shkollën fillore “Bedri Elezaga”. Shkollën e

mesme e vazhdoi në Prishtinë, në drejtimin bashkëpunëtore – përkthyese e degës

arkivo- muzikore. Poashtu në Prishtinë e përfundoi edhe degën e bazave të

arsimit politeknik , ku edhe diplomohet, me datë 23.01.1986 . Pas përfundimit të

studimeve në afat dhe nivel të duhur , ars.Nebija rikthehet në vendlindje , ku për

herë të parë punësohet në fshatin fqinj Katërkollë, si ndihmëse dizajnere , në

fabrikën e tapetave “Ultep”.

Në vitin 1998/99 , ars.Nebija fillon punën në arsim tashmë në profesionin e saj si

mësimdhënëse e Arsimit Teknik në shkollat fillore “Marko

Nuculloviq” ,„‟Marshall Tito “ dhe “Bedri Elezaga”.

Me datë 01.11.2003 ajo punësohet me normë të plotë në shkollën fillore „‟Bedri

Elezaga‟‟ ku dhe fiton vendimin e përhershëm . Gjate kësaj periudhe, pikërisht

me datë 20.05.2005 përfundon me sukses kursin e I, II, III te kompjuterëve në

sistemin operativ WINDOWS 98 dhe ne programet : Microsoft Word , Microsof Exel, Corel Draw 8, Internet

Explorer dhe Outlock Express.

Ne këtë shkollë me sukses kreu edhe kursin për ICT coordinator.

Me 07.03.2016, për Ditën e Mësuesit, së bashku me bashkëshortin e saj , arsimtarin e biologjisë Rexhep

Liken ,shpërblehet me mirënjohje nga kolektivi i shkollës për kontributin e shquar si mësues në edukimin dhe

arsimimin e brezave, te nënshkruar nga kryetari I atëhershëm i O S ,i ndjeri Dritan Kurti.

Pas heqjes se arsimit teknik ,punoi si mësimdhënëse e teknikës dhe informatikës si dhe koordinatore e shkollës

deri në pensionim , me datën 01.02.2023.

Mësimdhënëse Nebije Lika do të mbahet mend si një mësuese, kolege dhe bashkëpunëtore e vyer dhe e

përkushtuar në këtë mision të shenjtë.

Faqja 6

Shkëndijat 41


Risi

Ndihemi të privilegjuar që shkolla jonë është një ndër shkollat e përzgjedhura në të

cilën u angazhua një ndër vullnetarët e Korpusit të Paqes, z. Eric Beuerman.

Vullnetari i Korpusit të Paqes në bashkëpunim me mësimdhënëset e gjuhës angleze, jo

vetëm që po realizon orë të gjuhës angleze por edhe aktivitete të larmishme edukative

jashtëshkollore, e gjitha me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave mes dy

shteteve, Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e arsimit.

Ceremonia e Betimit për 6 amerikanët e përzgjedhur që shërbejnë në shkollat në Mal të

Zi si vullnetarë të Korpusit të Paqes u mbajt në Podgoricë.

Korpusi i Paqes (Peace Corps) është program i vullnetarëve i drejtuar nga Qeveria e

Shteteve të Bashkuara të Amerikës, misioni i të cilit përfshin sigurimin e asistencës

teknike, duke ndihmuar njerëzit jashtë SHBA të kuptojnë kulturën amerikane dhe në të

njëjtën kohë të ndihmoj amerikanët të kuptojnë kulturat e vendeve tjera.

Nga viti 2018, Korpusi i Paqes vepron edhe në Mal të Zi, fillimisht vetëm në fushën e

arsimit.

1. Mund të na thoni se cilat kanë qenë pritshmëritë tuaja për shkollën ‘’Bedri Elezaga’’?

Kam zbuluar se kjo shkollë ka një komunitet të shkëlqyer të nxënësve. Gjithmonë e kam menduar se si mund të jetë një shkollë që i përket

një fshati të vogël. Në vjeshtë kam qenë në një shkollë tjetër në Peçuricë, nxënësit atje ishin shumë të mirë, kështu që e dija që nxënësit në

shkollën ‘’Bedri Elezaga’’ do të jenë të mirë gjithashtu.

2. Çfarë mendove për nxënësit dhe mësimdhënësit kur erdhe këtu për herë të parë?

Në ditën time të parë më uruan mirëseardhjen me një përshëndetje të veçantë enkas për mua në pjesën kryesore të shkollës. Kjo më bëri të

kuptoj që të gjithë do të sillen mirë .Isha i shqetësuar sepse mendoja që nuk do të arrija që t’i mësoj emrat e të gjithëve. Kjo mori vetëm

disa javë praktikë, por tani është e lehtë. Mësimdhënësit u treguan mikpritës, më shërbenin çaj dhe më pyesnin nëse ndihesha mirë dhe

nëse kisha nevojë për ndihmë.

3. A keni hasur në vështirësi gjatë komunikimit me mësimdhënës duke e ditur që nuk e njohin të gjithë gjuhën angleze?

Po, ndonjëherë është e vështirë ! Fatkeqësisht kur gjuha është një barrierë nuk mund të zhvillohen biseda interesante sepse personalisht as

unë nuk di fjalë në gjuhë shqipe. Shpresoj që dy vitet në vazhdim aftësitë e mia të gjuhës të përmirësohen në mënyrë që të komunikoj më

lirshëm me të tjerët.

Përveç asaj, unë gjatë kësaj kohe iu jam bashkuar disave nga mësimdhënësve për çaj në shkollë dhe jashtë shkolle , ku disa me ngrohtësi

më ftuan në shtëpitë e tyre. Duket se disa nga kolegët e mi shpresojnë që unë të martohem para se të largohem vitin tjetër( thotë duke

qeshur).

4. Jemi në dijeni që ju po përpiqeni të mësoni gjuhën shqipe. A mendoni që është një gjuhë e vështirë?

Po! Duket sikur janë rreth 50 mënyra të thuash “e jotja”. Edhe pse mbaresat duken se janë të lehta në fletë, nuk është e lehtë që të dish se

çfarë shkronjash të vendosësh në fund të një emri. Shqiptaret vendosin E dhe TË para çdo fjale! Ndjehem sikur po mësoj 2 gjuhë

njëkohësisht, për shembull, sapo mësoj nga libri i gjuhës kohën e së ardhmes mësimdhënësi më tregon që çdokush e thotë në mënyra të

ndryshme në varësi të dialektit.

5. Çfarë të pëlqen më së shumti në shkollën tonë dhe çfarë mendon që mund të ndryshojë?

Jam i impresionuar se sa të afërt janë me njëri -tjetrin njerëzit këtu. Është shumë ndryshe me shkollat në Amerikë ,ku studentët janë më

individual. Në klasat më të larta(6,7,8 dhe 9)çdokush ka orarin e vet shkollor. Ato nuk kanë grupe, sikur në Amerikë. Mendoj që të mbash

orë si një grup të bën më të lidhur me të tjerët.

Është punë e shkëlqyer të mësosh në kabinete, por shpresoj që një ditë shkolla të ketë më shume projektorë dhe tabela të bardha.

6. A keni planifikuar ndonjë aktivitet për shkollën tonë në të ardhmen?

Do të dëshiroja që nxënësit të kenë aktivitete të larmishme. Shkolla është më shumë se sa vetëm të mësosh. Në shkollë mund të

organizohen dhe të zhvillohen aktivitete të ndryshme si : drama, debate ose klube te shahut. Pak a shumë gjithçka që je i interesuar që të

besh. Këto eksperienca janë pjesë e mësimit për jetën edhe pas përfundimit të shkollës.

7. Cila do të ishte këshilla juaj për nxënësit?

Të besoni vetveten. Kur të dalësh në botë, do të njihesh për atë çfarë ke bëre dhe jo për atë që të kanë ndihmuar të tjerët. Nuk ke pse

ndryshon botën që të jesh më i mirë. Thjesht bëj një diferencë në jetën e njerëzve q jetojnë përreth teje.

Intervistuan: Egzona Deda dhe Ilderina Hoxhiq , 9-1

Shkëndijat 41 Faqja 7


Historiku — Rinovimi

Historiku i Shkollës Fillore në Krythë

Organizimi territorial i Anës së Malit në vitin pas mbarimit të Luftës së

Parë Botërore, ka qenë në tri komuna, pra u formuan tri komuna:

Katërkolla, Krytha dhe Sukubina të cilat më vonë u njësuan në një

komunë (1924), atë të Katërkollës. Ky bashkim më vonë rezulton me

vendim për rihapjen e tri shkollave të para, me 1929, në Selitë, Kosiq

dhe Sukubinë.

Shkolla në Kosiq punën e rifilloi në shtëpinë e Kasem Nasradinajt në

Tuzaj - Kosiqi Poshte. Shtëpia ishte kulle në kat, muret të ndërtuara prej

gurit të lidhura me lloç gëlqereje ndërsa pullazi i mbuluar me tjegulla. Nga orenditë kishte pesë banka prej dërrase.

Mësuesi i parë në këtë shkollë ka qenë Milenko Guberiniqi. Nga viti 1932, shkolla e vazhdon punën në ndërtesë të re

në Krythë. Si shoqëri patriarkale deri në vitin 1932, shkollën e vijonin vetëm djemtë.

Lufta e Dytë Botërore ndërpret shkollimin në shkollën fillore në Kosiq/Krythë, Sukobinë dhe Katerkollë. Pas çlirimit

të vendit, punën e vet shkolla e vazhdon në vitin 1945/46 ku mësimin e kanë ndjekur nxënësit nga fshatrat përreth:

Krytha, Kalimani, Milla, Kosiqi, Bojku, Zenelaj, Kllezna e Naltë, Kllezna Poshtë.

Nga pasojat e mëdha që solli termeti i 15 prillit 1979, u rrënua edhe shkolla fillorë në Krythë dhe nuk ishte më

funksionale për zhvillimin e mësimit edukativo-arsimore. Në vend të shkollës së shëmbur pas termetit katastrofal në

Mal të Zi, u ndërtua shkolla e tipit të montazhës në të cilën mësimi dhe arsimimi i breznive të reja vazhdoi në këtë

shkollë disa vite me rrallë.

Pasi që kjo shkollë nuk i plotësonte kushtet dhe nevojat elementare për nxënës dhe për mësimdhënës, lindi ideja nga

mërgimtarët tanë qe jetonin dhe vepronin në emigracion, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndërtimin

e një shkolle të re e cila do ti plotësonte të gjitha kushtet për funksionimin e rregullt të procesit mësimor.

Ato nisën punën konkrete, grumbullimin e mjeteve financiare dhe e bënë realizimin e projektit ideor të shkollës.

Përgjegjësinë dhe barrën kryesore, e morën kryesisht banorët e fshatit të Krythës, të rinjet qe emigruan nga fundi i

shekullit XX. Aksioni i tyre ishte i shenjtë, sukssesshëm e solidar ku morën pjesë edhe qytetarë të tjerë, nga trevat e

Anës së Malit, Ulqinit dhe të gjitha zonave tjera ku jetojnë dhe veprojnë

Shqiptarët në Mal të Zi.

Fakti që vendlindja nuk harrohet asnjëherë nga bijtë e saj, e dëshmon më

se miri aktiviteti që ndërmorën mërgimtarët tanë në diasporë, për

rinovimin e shkollës fillore në Krythë. Ky aktivitet nisi në shtator të vitit të

kaluar, përmes Shoqatës “Trojet Tona” me seli në New York të cilët

vendosën vullnetarisht të mbledhin donacione, me ndihmën e

bashkëvendasve tanë që veprojnë në diasporë por edhe të atyre që jetojnë

dhe veprojnë këtu, kanë arritur të sigurojnë një shumë të konsiderueshme

të mjeteve fianciare për rinovimin e shkollës. Nga kjo nismë e ndërmarre,

deri më tani është përfunduar pjesa e jashtme e shkollës (ulluqet dhe

izolimi i fasadës së jashtme). Mbetet që nga ky projekt të kryhen akoma

disa punime të tjera, të parapara në pjesën e brendshme të shkollës.

Bashkëvendasit tanë në diasporë kanë dëshmuar për të disatën herë me rrallë, që janë gjithmonë të gatshëm të

ndihmojnë komunitetin nga i cili vijnë, përmes kontributit në realizimin e shumë projekteve me vlerë, siç është edhe

rinovimi i shkollës fillore në Krythë, institucionit bazë të dijës për fëmijet tanë, ku ne si punëtorë të arsimit por edhe

prindërit e nxënësve të kësaj shkolle shprehim mirënjohje të sinqertë ndaj të gjithë atyre që mundësuan përmirësimin e

kushteve në këtë shkollë.

(Një pjesë e shkurtër e historikut të shkollës së Krythës, është huazuar nga Monografia e Shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Katerkollë, 1869-2019 e autorit Rexhep Lleshi)

Përgatiti:

Mësimdhënësja, Zyra Mehani

Faqja 8

Shkëndijat 41


Trojet tona

Mbështetja e fondit humanitar “Trojet tona”

Fondi humanitar “Trojet tona” që nga

fillimi i veprimtarisë së vet ka ndërmarrë

iniciative të shumta duke ndihmuar në

mënyra dhe forma të ndryshme, jo vetëm

trevën e Anës së Malit, por edhe më

gjerë. Përveç donacioneve humanitare

për familjet në nevojë, bursat për

studentë apo donacionet e dedikuara për

përmirësimin e kushteve fizike në

shkollën tonë, ata vazhdojnë me

mbështetjen e aktiviteteve të larmishme

për fëmijët dhe të rinjtë e kësaj treve siç

janë shkolla e volejbollit për vajza

„Barbana‟, klubi i karatesë “Ulqini-Ana e Malit” si edhe ansambli i këngëve dhe valleve

“Trojet tona” gjë që iu mundëson nxënësve tanë që të

kenë një larmishmëri aktiviteteve të lira sportive,

kulturore dhe argëtuese.

Ajo që vlen të theksohet për vitin që lamë pas është që

ky fond siguroj një numër të konsiderueshëm të

lektyrave shkollore për bibliotekën e shkollës sonë në

vlerë prej 500$, gjë që reflektohet në pasurimin e fondit

të bibliotekës me libra në gjuhën shqipe. Shkolla jonë

është veçanërisht mirënjohëse të gjithë bashkatdhetarëve

tanë që veprojnë dhe ndihmojnë në kuadër të fondit

humanitar „Trojet tona‟ sepse tashmë ata janë bërë pikë

referimi për ne dhe bashkëpunimi i suksesshëm sjell

vazhdimisht rezultate pozitive si edhe avancimin e

kushteve të përgjithshme në shkollë. Po ashtu, vlen të

përmendet edhe kontributi i tyre në vlerë prej 1 350 $

për të mundësuar shëtitjen tre-ditore për dhjetë nxënës

të klasave të nënta që u realizua gjatë muajit nëntor të vitit kaluar.

Për të përmbyllur këtë vit shkollor, mbështetja e radhës vjen në organizimin dhe

financimin e ekskursionit dy-ditor me nxënësit e klasave të teta i cili do të realizohet në

fund të muajit maj dhe që ka për qëllim që

nxënësit të njihen më trashëgiminë kulturore

dhe historinë shqiptare. Është viti i dytë me

radhë që fondi humanitar “Trojet tona”

realizon këtë aktivitet shumë të qëlluar pasi

që kështu iu mundëson nxënësve tanë një

përvojë të mrekullueshme dhe në të njëjtën

kohë shumë të rëndësishme.

Shkëndijat 41 Faqja 9


Psikologjia

Parlamenti i nxënësve

Parlamenti i nxënësve synon rritjen e cilësisë

në procesin arsimorë. Një mbledhje mes meje si

organizatore dhe e mini intelektualëve të mi,

Parlamenti i nxënësve te shkollës sonë “Bedri

Elezaga” përbëhet nga 14-të anëtar, çdo

përfaqësues nga secila paralele e ciklit të lartë

nga klasa V-të deri në të IX-tën. Në Parlamentin

tonë synim është fjala e lirë dhe të shprehurit

me logjikë të shëndoshë, të tilla janë dhe temat

që bëjmë me nxënësit tanë! Duke përdorur

psikologjinë e kundërt që do të thotë : “një

metodë për ta shtyrë dikë të bëjë atë që

dëshiron, duke u shtirur se nuk e dëshiron atë

ose duke u shtirur se dëshiron diçka tjetër”.

Këtë vit kam zgjedhur disa tema jetësore sociale

që i ndihmon nxënësit në ndërgjegjësimin e veprimeve qoftë atyre objektive apo subjektive. Disa nga ato

tema janë çfarë është empatia, përmes njohjes së empatisë kuptojmë si të parandalojmë bullizimin, impakti

i disiplinës në jetën e studentëve, çfarë duhet të hamë dhe si mund të shprehim emocionet përmes artit!

Gjithashtu si grup i Parlamentit të nxënësve këtë vit për herë të parë jemi zhvendosur në Parlamentin e

Komunës së Ulqinit ku kemi ndarë një eksperiencë shumë jetësore mes udhëheqësve të Komunës tonë si

dhe nxënësit patën mundësin t‟i referoheshin me pyetjet e tyre anëtarëve. Data të veçanta çdo vit tek ne

shënojnë dhe ”Poetry & Down Syndrome day” si dhe muaji i ndërgjegjësimit për Autizmin si dhe data të

tjera nacionale dhe internacionale.

Kaq nga unë Arbijana Haxhibrahimi/psikologe e shkollës ndërkohë në pjesën poshtë lexoni paragrafët e

përgatitura nga Kryetarja e Parlamentit të nxënësve Egzona Deda gjithashtu dhe nga procesmbajtësja Arisa

Veliq.

Të gjithë kemi pikëpamjet tona, nga cepi jonë i artë që na përket vetëm neve. E rëndësishme është që këto

pikëpamje shihen nga persona të ndryshëm, të cilët nuk kanë ngurtësi ti përshkruajnë bukurinë artistike që

shohim. Lirinë e të shprehurit ne e kemi gjetur pikërisht tek Parlamenti jonë, i cili nxjerr në pah anën tonë

me të ndritshme. Kjo e fundit është një përfitim jashtëzakonisht i madh, që nënkupton njoftimin me njohuri

për të cilat nuk kemi pasur rastin që të dëgjojmë aq konkretisht rreth temave të ndryshme jetësore siç janë:

empatia, disiplina, etj., që padyshim do të na shërbejnë në jetë. Jam tej mase e lumtur që kjo mundësi m‟u

dha mua, për shprehjen e pikëpamjes sime si dhe të dëgjuarit për pikëpamjen e të tjerëve, në mënyrë që të

kuptojmë më shumë për botën dhe këndvështrimet më të cilat ajo shikohet.

Egzona Deda

Diferenca e secilit njeri mes vete është

pikëpamja e tyre dhe mënyra se si i

kuptojnë gjerat. Parlamenti i shkollës sonë,

nga pikëpamja ime, është një mënyrë tjetër

se si nxënës të dalluar nga secila klase ju

jepet mundësia të shprehin mendimet e tyre

në tema të cilat na i ofron pedagogia/

psikologia e shkollës. Thelbi i temave që ne

shqyrtojmë mes njeri - tjetrit gjatë

mbledhjeve ka të bëjë me përmirësimin dhe

edukimin tonë në fusha të llojllojshme,-

Arisa Veliq.

Përgatitur nga pedagogia

Arbijana Haxhibrahimi

Faqja 10

Shkëndijat 41


Të dalluarit

Si çdo vit, edhe këtë herë, Këshilli i

Mësimdhënësve të shkollës sonë

zgjodhi nxënësit më të mirë të

paraleleve të cilët shpërblehen me

rastin e Ditës së Shkollës.

Katërkollë

Elif Selloviq kl. I

Eldiar Muçaj kl. II

Blerina Kokoviq kl. III

Rion Muçaj kl. IV-1

Lijana Hoxhiqkl. V-1

Bora Kurti kl. V-2

Ubejd Sella kl.VI-1

Arlinda Gjeloshi kl.VI-2

Mirvan Taganoviq kl.VI-3

Rinesa Cekoviq kl.VII-1

Fiona Avdiu kl.VII-2

Rea Ceka kl.VII-3

Gresiana Ceka kl.VIII-1

Sara Paleviq kl.VIII-2

Berina Ismaili kl.VIII-3

Beisa Salloviq kl. IX-1

Jasmina Spahiq kl. IX-2

Nahida Hajdaroviq kl. IX-3

Rashtishë

Elisa Xhurretoviq kl. II

Ajan Hoxhiq kl. IV

Shtodër

Rajana Hoxha kl. I

Gleon Gjeloshi kl. III

Krythë

Andi Ismaili kl. I

Veton Jahaj kl. II

Amelia Ismaili kl.III

Amin Hajdaroviq kl. IV

Amra Tagani kl. V

Sukubinë

Samra Kurti kl. I

Rona Kurti kl. II

Dardan Ujkashi kl. III

Erina Ujkashi kl. IV

Millë

Kenza Nikaj kl. I

Erina Nikoviq kl. IV

Kravar

Aila Alosheviq kl.III

Adelisa Alosheviq kl. IV

Kllezën

Liza Jankoviq kl.III

Fraskanjel

Esra Veliq kl.III

Nxënësja e gjeneratës 2022/2023

Nurije Maxhar, e lindur me

30.04.2008. Vjen nga fshati i Katërkollës. Ajo

që në fillimet e saj është shquar si nxënëse

shembullore si nga mësimi ashtu edhe nga

sjellja. Shkolla dhe mësimi për Nurijen kanë

qenë dhe vazhdojnë të jenë prioriteti i saj më i

madh. Pasion të veçuar ka leximin. Më së

shumti preferon të lexojë libra në gjuhën

shqipe, por duke mos lënë pas dore asnjëherë

edhe ata në gjuhë të huaj.

Për këtë vit shkollor 2022-2023, Nuri

shpallet ‘’Nxënësja e gjeneratës’’ dhe ky

shpërblim është kurorëzimi i mundit dhe i

punës së saj si nxënëse e dalluar për nëntë vite

radhazi.

Urojmë dhe dëshirojmë që ky shpërblim

i merituar të jetë vetëm fillimi i rrugëtimit të

saj drejt suksesit dhe horizonteve të ndritura

në të ardhmen!

Shkëndijat 41 Faqja 11


Garat

Në shkollën tonë, përveç që kemi nxënës të mirë e të shkëlqyer në sjellje e në mësime, kemi

dhe nga ata që shkëlqejnë në lëmi të veçanta me talentet e tyre.

SARA PALEVIQ– Pas sukseseve të shumta të treguara në gjuhën gjermane, nxënësja e klasës

së tetë, Sara Paleviq këtë vit bëri krenare shkollën tonë. Ajo në garat shtetërore zuri vendin e

dytë. Pasi që çdo vit në nivel të shtetit të Malit të Zi organizohen garat shtetërore ku marrin pjesë

nxënësit që kanë treguar sukses të mirë në garat brenda shkollës, edhe nxënësja e shkollës sonë

Sara ishte njëra nga pjesëmarrëset.

Sara Pali është një nxënëse e shkëlqyer në të gjitha lëmit, por sukses të veçantë ka treguar në

gjuhën gjermane në garat shkollore ku falë arritjeve të saja i mundësohet pjesëmarrja në garat

shtetërore që u organizuan në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë.

Garat shtetërore në gjuhët e huaja organizohen në dy pjesë, ne atë me shkrim dhe në pjesën me

gojë. Me 25. Shkurt nxënësja me përcjelljen e mentorit te saj, mësimdhënësit të gjuhës gjermane

Memli Kurti, mori pjesë në garat me shkrim, ku nxënësi garon në të dëgjuarit, të lexuarit, të

shkruarit dhe në leksik e gramatikë. Në këtë pjesë të garës ajo u rendit e dyta, ku edhe e fitoj të drejtën për

pjesëmarrje në gara gojarisht. Garat me gojë u zhvilluan me 05. Mars ku Sara gjithashtu ka marrë pjesë dhe si vijim

u vlerësua me pikët maksimale nga kjo pjesë.

Për nder të festës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në Qendrën Kulturore në Tuz u mbajt

Edicioni i II i Garave në recitim me moton “ Poezia na bashkon “ në nivel të

shkollave fillore dhe atyre të mesme me Arsim ne Gjuhën Shqipe në Mal të Zi.

Shkolla jonë u përfaqësua me dy poezi :

1.” Andrra ime” - nga autori At Zef Pllumi , të cilën e interpretoi Eldar Muça, nxënës i

kl. së 7- të , i cili u shpërblye me vendin e dytë për ciklin e tretë.

2. “ E kujtoj mësuesin”- të autorit Agim Vinca , të cilën e interpretoi Bora Kurti,

nxënëse e kl. së V- të , e cila u shpërblye me vendin e dytë për ciklin e dytë.

Nxënësit e shkollës sonë u përgatitën nga mentoret e gjuhës dhe letërsisë shqipe

Ardita Muçaj dhe Arjeta Kurti.

Nga shkolla jonë në Qendrën Kulturore-Tivar, morën pjesë 7 nxënës, të cilët pas

transmetimit të filmave diskutuan me profesionistë të filmit për secilin veç e veç.

Në fund nxënësit votuan për filmat e preferuar duke u bërë kështu pjesë e Jurisë së

të Rinjve.

Për të gjithë pjesëmarrësit u ndan çertifikata nderi.

Nxënësit Damir Rexha dhe Enes Islami për shkak që shkëlqyen në këtë ngjarje do

të vazhdojnë angazhimin në festivale të tjera.

Diskutimet dhe analizat nxënësit i bënë në gjuhën angleze.

Tivar më ,13.11.2022

Me datë 04.03.2023, në shkollën fillore "Bedri Elezaga" u mbajtën garat

nga lënda e gjuhës angleze organizuar nga Qendra Austriako-Gjermane

“Willkommen”. Ky është viti i dytë me radhë që zhvillohen garat në fjalë në

shkollën tone e që kanë karakter ndërkombëtar.

Në raundin e parë në këtë garë morën pjesë 10 nxënës.Të gjithë nxënësit

pjesëmarrës treguan rezultate shumë të mira por Daris Gjeloshi nxënës i

klasës VII-2, zuri vendin e IV-të në nivel të Malit të Zi në kategorinë

Willkommen 3.Ky rezultat nxënësin e kualifikoi në gjysëm finale.

Faqja 12

Shkëndijat 41


Garat

Me 28 nëntor 2022 nxënësi Ubejd Tula mori pjesë në Maratonën e Pavarësisë Shkodër-Ulqin (42km) të cilën e

përfundoi me sukses. Ubejdi me këtë garë përfaqësoi Ulqinin, pasi që ishte i vetmi garues nga qyteti ynë. Ai u

rendit i 14-ti nga një konkurrencë mjaft e madhe në këto vrapime prej më shumë se 40-të garuesish.

Në ndeshjet ndërmjet klasave të VII-ta fituese u shpall klasa e VII-1, me nxënësit pjesëmarrës: Anes S. , Sylon

S. , Ensar Gj. , Erjona A., Rinesa C. dhe Xhihad S.

Në ndeshjet ndërmjet klasave të VIII-ta fituese u shpall klasa e VIII-1, me nxënësit pjesëmarrës: Haxhi P. ,

Erion K. , Edin A. , Rehad Sh. , Ensar L. , Ledion A. , Gresiana C. , Loris K.

Goethe Institut-i me qendër në Beograd në bashkëpunim me Deutsches Haus

Montenegro me qendër në Podgoricë kanë organizuar garën e

ashtuquajtur ,,Lesekiste" për të gjitha shkollat fillore në Mal të Zi. Në këtë garë

nxënësit kanë paraqitur në mënyrë figurative përmbajtjen e librit të tyre të

preferuar.

Shkolla jonë në këto gara është përfaqësuar nga nxënëset:

-BEISA SALLAJ, ERONA CEKA dhe NURIJE MAXHAR me librin ,,Die

Buchdiebin" (Vendi i parë)

-ILDERINA HOXHIQ dhe DEA HOXHIQ me librin ,,Zwei Jahre Urlaub" (Vendi i dytë)

-SARA PALEVIQ me librin ,,Harry Poter" (Çmimi special )

NAHIDA HAJDARI dhe JASMINA SPAHIQ me baladen ,,KONSTANTIN UND DORUNTINA (DORUNTINAS

RÜCKKEHR )" (Pjesmarrëse)

Me paraqitjen ,punën dhe kreativitetin e tyre ne si shkollë krenohemi çdo ditë e më shumë .

Gjithashtu falënderojmë mësimdhënësit Nezmije Taipi dhe Memli Kurti për punën e palodhshme dhe përkrahjen e

vazhdueshme ndaj këtyre nxënësve, dhe jo vetëm.

Me datën 08.05.2023 u mbajtën garat shkollore në lëndën e matematikës

në mes të nxënësve të klasave të VI-ta, VII-ta, VIII-ta dhe të IX-ta.

Rezultatet në garë janë siç vijojnë:

KLASAT E GJASHTA: 1. Rinor Kurti; 2. Ubejd Sella; 3. Mirvan Tagani

KLASAT E SHTATA: 1. Rinesa Cekoviq; 2. Anes Salloviq; 3. Daris Gjeloshi

KLASAT E TETA: 1. Emir Islami; 2. Berina Ismaili; 3. Ledion Nela

KLASAT E NËNTA: 1. Donart Çobaj; 2. Ilderina Hoxhiq; 3. Nahida Hajdaroviq

Garat e lartpërmendura janë realizuar në kuadër të Aktivit të matematikës.

Shkëndijat 41 Faqja 13


Aktivitete argëtuese

TA SHOHIM ULQININ NGA DETI

Projekt i Shoqatës se Anijeve të Ulqinit

në kuadrin e të cilit ishin të ftuara të

gjitha shkollat e Komunës së Ulqinit.

Një nga të ftuarat ishe edhe shkolla jonë

„‟ Bedri Elezaga‟‟, në emrin e së cilës

falënderojmë përzemërsisht

organizatorin z. Sabo Vogliqin dhe të

gjithë pronarët e anijeve.

Lundrimi filloi nga Plazhi i vogël ku

gjatë disa xhirove me anije vizituam

limanin dhe Plazhin e madh. Gjatë gjithë rrugës na shoqëroi muzika. Kjo ka qenë

një eksperiencë e re dhe mbresëlënëse për shumë nga ne nxënësit. Kemi parë disa

nga pjesët më të bukura të qytetit që

nuk kemi pasur mundësi t‟i shohim

më parë. Atë dite qielli ishte i

ndriçuar nga rrezet e arta të diellit

dhe valët e kaltërta rrëmbenin

vëmendjen e çdonjërit. Fytyrat tona

të gëzuara pasqyroheshin në

shkëlqimin e detit madhështor. Kjo

ishte një shetitje e paharrueshme

dhe nxënësit e shkollës tone do ta

kujtojnë gjatë këtë lundrim

përrallor. Ju jemi falënderues për kujdesin që keni treguar për secilin veç e veç ,e për

të gjithë bashkë!

Bukuri e kaltërt

Flladi i detit te rreh në fytyrë

Dhe uji i tij ngjan si pasqyrë.

Anijet mbi kaltërsinë e tij lundrojnë

Valët me njëra-tjetrën sikur garojnë.

Bukuri e rrallë përrallore

Thellësi e pafund madhështore

Zemra e kaltërt në brendësi

sikur thotë diçka në fshehtësi.

Ilderina Hoxhiq - IX —1

Faqja 14

Shkëndijat 41


Aktivitete argëtuese

Me

rastin e shënimit

të Ditës së Ulqinit , e cila

përkon me të shtunën e parë

të muajit Prill, Komuna e

Ulqinit organizoi karnavalet

ku në të cilat mori pjesë dhe shkolla jonë. Në defile u prezantuan fëmijë, nxënës të

shkollave të ndryshme, me larmi kostumesh , banda frymore dhe orkestra nga qytete

të ndryshme.

Nxënësit tanë në këtë karnaval sollën personazhe të ndryshëm,

të cilët nën

përkujdesjen e

mësimdhënësve,

përfaqësuan shkollën

në mënyrën më të

mirë të mundshme.

Karnavalet u

shoqëruan me këngë e

valle nga nxënës e

mësimdhënës. Ndërsa në Plazhin e Vogël në

kuadër të kësaj dite, u mbajt programi kulturo-argëtues me fëmijë të grup moshave

të ndryshme ku shkolla jonë u paraqit edhe me këngë edhe me valle.

Shkëndijat 41 Faqja 15


Mjedisi

Me rastin e shënimit të 31 -vjetorit të shpalljes së Malit të Zi shtet ekologjik,me datën 20.09.2022, Komuna e Ulqinit në

bashkëpunim me shkollat e qytetit, organizoi një punëtori kreative me temën ‘’RICIKLIMI I MBETURINAVE’’.

Qëllimi i punëtorisë ishte të edukojë anëtarët më të rinj të

komunitetit për rëndësinë e riciklimit, si dhe ndërgjegjësimin për

rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.

Shkollën tonë me sukses e përfaqësuan nxënësit e përzgjedhur nga

koordinatori, profesori i gjeografisë Fadil Demiri.

Vlen të theksohet se shkolla jonë vazhdimisht ka përkrahje të plote

nga organet kompetente të

Komunës, me ç‘rast ju jemi

mirënjohës.

Në bazë të

konceptit ,,Zerowaste", që

do të thotë ,,zero mbetje", nxënësit elaboruan shembuj e modele të ndryshme të

cilat mund lehtë t'i ndjekim si në shkollë, shtëpi dhe në jetën tonë të përditshme

dhe atë duke filluar nga baza që është së pari refuzimi dhe reduktimi i konsumimit

të gjërave të panevojshme e pastaj ripërdorimi, riciklimi dhe dekompozimi i atyre

që janë vërtetë të nevojshme.

Të ndarë në tre grupe nxënësit arritën të përcjellin mesazhe të ndryshme duke i

paraqitur në forma të ndryshme, si në vijim:

Në kuadër të fushatës sensibilizuese për rëndësinë e ruajtjes së

mjedisit, me 12.03.2023, në shkollën tonë u mbajt punëtoria e

ashtuquajtur “Ndryshimi fillon nga ne”. Kjo punëtori, e cila u realizua

me nxënës të klasave të nënta, përgatitur nga mësimdhënëset Vjollca

Lika Çobaj, Edona Bakalli dhe Nezmije Taipi. Qëllimi i aktivitetit ishte

vetëdijesimi i nxënësve,, njohja e tyre me rrezikun e ndotjes së

mjedisit, si dhe motivimin se

si mund dhe duhet të

kujdesemi për mjedisin

jetësor.

Grupi i parë - krijoi një përbindësh me

mbeturinat e mbledhura në oborrin e shkollës,

duke na kujtuar me këtë se si po shndërrohet

mjedisi nga moskujdesi ynë.

Grupi i dytë-klasifikoi mbeturinat e zakonshme që hidhen brenda një ditë në koshat e

plehrave në secilin kabinet, i ngjitën në poster, dhe pranë tyre bashkëngjiten kohën e

nevojshme që u duhet atyre të shpërbëhen në natyrë.

Grupi i tretë- demonstroi se si nga mbetje të ndryshme siç janë kafeja, çaji, letra, lëkura

frutash e perimesh mund të bëhet komposto natyrale që mund ta përdorim për

plehërim.

Ishte një mundësi e veçantë që nxënësit në një mënyrë kreative dhe interaktive të

vetëdijesohen për rëndësinë e hapave të vogla për mbrojtjen e planetit.

Mësimdhënëset e angazhuara u shpërblyen me certifikata, libra dhe çanta.

Faqja 16

Shkëndijat 41


Dhuratat

Për nder të festave të fundvitit, në ambientet

magjepsëse të Hajdari Family Public Park në Anë të

Malit u mbajt një program kulturo-argëtues, program i

përgatitur nga nxënës e mësimdhënës të shkollës tonë.

Me iniciativë të familjes Hajdari (e cila jeton dhe

vepron në SHBA), si dhe në bashkëpunim me shkollën

tonë u organizua për disa vite me radhë programi

argëtues i fundvitit. Shkolla jonë si çdo vit edhe këtë vit

u paraqit me një program zbavitës, me këngë, valle

popullore dhe moderne, aktrime, recitime dhe urime.

Vlen të përmendet se familja Hajdari ashtu si vitin

e kaluar edhe këtë vit gëzoi zemrat e fëmijëve, nxënësve tanë me nga një dhuratë speciale. Shpërndarja e

dhuratave që të ngelin në kujtesë sa më gjatë u bë nga animatorët e qytetit të Shkodrës, të cilët argëtuan dhe

gëzuan nxënësit me muzikë e lojëra shpejtësie. Ishte kjo një surprizë e bukur për nxënësit, surprizë e ideuar po

nga familja Hajdari.

Ne si shkollë i jemi mirënjohës përherë familjes Hajdari për çdo kontribut të dhën për shkollën dhe

nxënësit tanë. Kjo mbrëmje u mbyll në mënyrën më të bukur të mundshme nën hedhjen e fishekzjarreve,

muzikës dhe urimit për një vit më të mirë për të gjithë njerëzit anë e mbanë botës.

Edhe këtë vit shkollor vijon aktiviteti i Klubit të

leximit me nxënësit adhurues të librit dhe leximit.

Siç është cekur edhe më përpara synimi i këtij

aktiviteti është që nxënësit të kultivojnë aftësitë

shprehëse në të folur dhe në të shkruar; të

pasurojnë fjalorin dhe të fitojnë aftësi komunikuese

sa më të mira si dhe shumë përfitime të tjera të

vlefshme.

Si rrjedhojë e këtij aktiviteti dhe që këta nxënës

të motivohen dhe të stimulohen edhe më tej Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi iu dhuroi libra

nga libraria ‘’Ulqini’’ duke iu ofruar mundësinë që

përzgjedhjen ta bëjnë sipas dëshirës. Ishte një

dhuratë e veçantë dhe shumë domethënëse për vet

faktin se ishte edhe pragu i Vitit të Ri.

Një mirënjohje dhe falënderim i sinqertë për

gjestin e bukur të treguar ndaj nxënësve të shkollës

sonë.

‘’ Dhurata më e bukur për çdo nxënës është libri’’

Shkëndijat 41 Faqja 17


Aktivitete

Është bërë traditë tashmë festimi i Ditës Europiane të gjuhëve të huaja, çdo 26 shtator,

që nga viti 2001.Kjo ditë është vlerësuar si një ditë nxitëse por dhe gjithë përfshirëse,

e cila mbështet nxënësit që të arrijnë potencialet e tyre dhe të luajnë një rol

aktiv në shoqëritë e ndryshme demokratike.

Tema e zgjedhur këtë vit ishte: Thuaji jo racizmit!Në lidhje me temën në fjalë nga

nxënësit janë bërë video inçizime dhe aktivitete të ndryshme për të përcjellur mesazhin

e paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet njerëzve.

Çdo vit organizohet Java Globale e Edukimit (GEW), në kuadër të së cilës zhvillohen

aktivitete të ndryshme. Këtë vit Java Globale e Edukimit u organizua në periudhën nga

14 deri më 20 nëntor 2022.

Tema e përzgjedhur ishte Komunikimi Ndërkulturor si temë me rëndësi për brezat e

rinj.

Mysafir në orë patëm Mr.Shkencave Kulturore Edin Gjenashi I cili enkas për këtë orë

ka përgaditur një ligjeratë në nivel në lidhje me temën në fjalë.

Ministria e Arsimit, Forum MNE dhe Enti për shkolla janë pjesë e edukimit Global nga

Mali i Zi.

Për këtë aktivitet të gjithë pjesëmarrësit pajisen me çertifikata.

Dita Botërore e Poezisë 21 marsi, me Dr.Ismail Doda-mbledhësin e njohur të folklorit.

Tema: Folklori- poezia e popullit.

Dita e Pranverës; Pranvera- hyjnesha e stinëve. Shkencë,

traditë dhe zakone!

Mbjellja e Laurit, pemës së lavdisë.

Me pjesëmarrjen e Gazmend Kovaçi, përgjegjës i Muzeut Ulqinit.

Shoqata për Prosperitet Demokratik – Zid, në kuadër të

lëvizjes mbarëbotërore Dita e Veprës së Mirë, për të

katërtën herë radhazi shënoi Ditën e Veprës së Mirë, nga datat 16 deri më 21 prill 2023.Pas

kontaktit me Shoqatën për Prosperitet Demokratik – Zid, shoqatë e cila pajisi disa nxënës me

bluzat me logo të aktivitetit, në Ditën e Veprave të Mira vendosëm të përkujtojmë një

komunitet të veçantë që ka jetuar në Ulqin, Harapët e Ulqinit.

Për të folur rreth këtij komuniteti kishim nderin dhe kënaqësinë që si mysafir të veçantë të

kishim Dr.Nail Dragen. Aktiviteti u shoqërua me ligjeratë dhe pjesë nga libri me të njëjtin titull

të autorit Ali Llunji dhe me një mini ekspozitë. Për aktivitetin në fjalë të gjithë pjesëmarrësit pajisen me çertifikatë.

23 prilli- Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze.

Ligjeratë nga Eric Beuerman (Peace Corps) me temë: Historik i gjuhës

angleze dhe mini ekspozitë me foto të Mbretëreshës së Alpeve Shqiptare

Edit Durham dhe Lord Byron ( me kostum shqiptar).Vajzat

e veshura si Edit Durham zbukuruan aktivitetin.

Dita Globale e veprimeve (Global Actions Days)

bimët.

U shënua me mbjelljen e farave të lapsave. Këta lapsa përdoren

si një mjet i zakonshëm shkrimi, por pasi të jenë përdorur dhe

mprehur, ato mund të mbillen në tokë.Ideja këtyre lapsave është të promovojnë qëndrueshmërinë

dhe ndërgjegjësimin për mjedisin., duke ofruar një mënyrë argëtuese dhe praktike për të rritur

Aktivitetet u realizuan nga mësimdhënësja e gjuhës angleze - Luljeta Avdiu-Cura (Mbajtëse e titullit

“Shkëlqyeshëm për 5”)

Materialin e përgatiti Luljeta Avdiu—Cura

Faqja 18

Shkëndijat 41


Aktivitete

Dita Ndërkombëtare e Biblotekave shkollore

Manifestimi “ International Woman Peace”

Pjesëmarrja në aktivitetin “Asociacioni

Internacional Kulturor “ , 25 . 11. 2022

Kremtimi i Viti të Ri 2023, Katërkollë

Dita e Planetit Tokë

Kremtimi I Vitit të RI -

PN Sukubinë

Aktiviteti “Gatuajmë së bashku”

PN Shtodër

“Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit” - Kimi

Aktiviteti “ Stop dhunës në shkollë”

Shkëndijat 41 Faqja 19


Krijimtaria letrare

Aty ku gjendet shkolla ime…

Eh, ku ka më bukur se në shpatin e malit!

Në një fshat malor nën rreze të diellit,

ku barinjtë dikur i binin ëmbël fyllit.

Nëpër gur e nëpër shkrepa,

Edhe rrugët plot me dredha...

Aty ku ujë i freskët qetë gurgullon

Në oborrin me pisha zogu cicëron

Aty ku edhe ketri kërcen degë më degë

Aty pra gjendet shkolla im

Në më të bukurin vend.

Erina Nikoviq, IV

Millë

Gjuha shqipe

Gjuhë e lashtë shekullore

Lindur, rritur n’tokë arbërore

Më je Ti !

Nëpër këngë e kënduar

Përmes vargjeve gjithnjë shkruar

Sikur Ti !

Të dëgjoj e s’ngopem dot

Si dikur edhe sot

Vetëm Ty !

E bekuar dhe e dlirë

Ti je gjuha më e mirë

S’ka si Ti !

Eldar Muça, VII-2

Vendlindja ime

DUA TË RRITEM

Dua të rritem veç për inat,

Ta ndryshoj botën pak e nga pak,

Të mësoj nga fjalët

Që me të vërtetë kanë vlerë,

Të mos trokas në derën

Që më është mbyllur njëherë.

Dua të rritem e të mos mbaj inat,

Se në kraharorë kam margaritarë të artë,

Të mos brengosem fort as për të ardhmen,

Se kështu s‟do di ta jetoj dot as të tashmen.

E në këtë botë të quajtur Jetë,

Jemi udhëtarë, kjo është e vërtetë.

Dua të rritem ashtu veç për inat,

T‟ju buzëqesh stinëve për një kohë të gjatë,

Dhe tu them se çdo ditë e ka një fillim,

E me to do qëndis faqet e librit tim.

E nëse më pyesni se cili është emri im

Unë jam Mirësia, të mbroj nga çdo hidhërim...

Rea Ceka, VII 3

E dashur vendlindja ime,

këtu lindin më të bukurat agime

më prek çdo cep të zemrës sime,

këtu krijoj më të bukurat kujtime.

E dashur vendlindja ime,

këtu dielli ka më të bukurat rrezatime.

Qielli i kaltër shkëlqen me ngrohtësi,

banorët i mbush me kënaqësi.

Me bukuritë e tua,

me fusha e bregore,

me malet e larta,

vendlindja ime, thjesht përrallore!

Trashëgimia e kulturës dhe tradita

këtu rrahin me zemër,

kjo tokë e shenjtë

e ka një emër!

Sado larg të shkoj,

qoftë dhe larg në mërgime,

zemra mua më rri

vetëm tek vendlindja ime.

ILDA MEHANOVIQ, VII-3

Faqja 20

Shkëndijat 41


Krijimtaria letrare

ZEMRA FLET MË SHUMË SE FJALËT

Dielli kishte trokitur në dritaren e dhomës sime. Unë nuk e di a i kisha mbyllur sytë gjatë gjithë natës nga gëzimi dhe entuziazmi i

madh.

- Era, zgjohu- thiri mami- unë me hov të madh u ngrita në këmbë. U bëra gati në mënyrën më të shpejt të mundshme. Zemra po më

dilte nga vendi. Tek porta e shtëpisë kishin arritur edhe shokët e shoqet, të gjithë të veshur me rrobat më të bukura.

Tek sapo zbrisja shkallët , mami kishte në dorë një kavanoz me ujë dhe filloi të më gjuante nga pas, dhe në fund e derdhi të tërin.

Zakon i vjetër ky i vendit dhe i popullit tim, ku domethënia e tij sipas gjyshes sime është që mësimi për atë vit shkollor të shkojë

mbarë, si rrjedha e ujit.

Arritëm në oborrin e shkollës. Tik-takët e zemrës sa vinin e rriteshin.

-Era, Era- thiri shoqja ime e ngushtë Besa- dhe unë që po vrapoja drejt saj për ta përqafuar fort.

-Sa paske ndryshuar – i thashë - qenke zbukuruar, flokët të qenkan rritur.

Nuk po i ndanim duart nga njëra-tjetra, duar të cilat ishin të lagura nga djersitja. Vazhduam drejt klasës , ku filluam t’i

përshëndesnim dhe t’ju uronim fillim të mbarë të gjithë shokëve e shoqeve.

Për çudi njëra nga shoqet e klasës nuk më përshëndeti. Mua aty më kishte ngelur mendja.

-Përse vallë nuk më përshëndeti?

-Mos ndoshta nuk i pëlqeva, apo… nuk dita ta përshëndesja?!

Unë dhe shoqja ime kishim zënë bankën e parë, në mënyrë që edhe mësuesit t’i binim në sy.

- Hyri mësuesi buzagaz. Pa u ulur fare filloi të prezantohej,- ne me sy e veshë të gjithë nga ai. Sa bukur fliste!

E tani e gjithë vëmendja ishte tek ne nxënësit, të cilët filluam të prezantoheshim një e nga një. Radha i erdhi dhe shoqes sime të

klasës që nuk më përshëndeti.

- Sa kurioze isha ….!

Ajo quhej Shpresa, kështu e prezantoi mësuesi. Një vogëlushe e qetë, e brishtë, e heshtur, me një fjalë e VEÇANTË. Dhe unë pa

mbaruar mësuesi e pyeta, e pyeta si është bota e fëmijëve të veçantë?

-Mësuesi pa hezituar u shpreh - se bota e tyre është plot ngjyra, por sa të aftë jemi që ti shohim ato ngjyra magjepsëse?

–Ne mendjen time mendova- sa e lumtur jam që në klasën time kam prezent një shoqe të tillë. Do t’i gjendem pranë në çdo moment

sepse më shumë se çdo njëri nga ne duhet të pranohet , të kuptohet dhe të duhet.

Kaloi java e parë dhe filloi e dyta. Çdo ditë e më shumë njiheshim me njëri-tjetrin.

Mëngjesi i çdo dite niste duke vrapuar të hynim në klasë. Vraponim se kush e para të ulej në bankë me Shpresën, po po me Shpresën.

Sa më fat jemi që kemi një shoqe si Shpresën– i thashë Besës- e cila na fal dashuri pa kushte.

-Shpresa ajo e mbani mend që ditën e pare të shkollës nuk na përshëndeti, është ajo Shpresë me përqafimin e së cilës ne nisim ditën.

Bora Kurti — V-2

Shpresa nuk duhet asnjëherë të shuhet !

Ndodh që secili nga ne të përballet me vështirësi e sfida të ndryshme, sepse sfidë është vet jeta.

Nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë ne, por secila pengesë që na shfaqet është pjesë

e jetës e cila na përgatit që të ecim përpara. Të paktën kështu mendoj unë! Fragmente të tilla jete

mund të tejkalohen dhe të ballafaqohen vetëm duke mos e humbur shpresën, shpresë e cila na e

forcon atë besimin që qëndron brenda nesh duke na thënë se çdoherë do të ia dalim mbanë

pavarësisht rrethanave dhe gjendjes tonë. Është pothuajse e pamundur që të mbijetosh pa pasur atë

shpresën se do të bëhet më mirë, sepse kjo botë çdo ditë e më shumë po tregohet e zymtë, egoiste e

materijaliste kundrejt njerëzimit. Prandaj në këtë lëndinë të quajtur jetë ku bashkohen të gjithë ato

trëndafilat e suksesit dhe të lumturisë , por ku ka edhe nga ata trëndafila thumbues si dështimi dhe

zhgënjimi ne duhet të jetojmë duke shpresuar e besuar sepse pikërisht ky gërshetim i këtyre dy të

fundit na shërben si orientim drejt së mirës sikur një busulle.

‘’Edhe po të fryjë erë e madhe, mali nuk tundet’’- shpreso, beso dhe jeto!

Sara Paleviq, VIII-2

Shkëndijat 41 Faqja 21


Krijimtaria letrare

T’i lëmë vend dhe Mirësisë...

Shekulli XXI...epokë e shpejtë, dinamike, stresuese, mediatike dhe virtuale. Kohë ku intriga dhe interesi e shfrenojnë

egon njerëzore dhe morale, por akoma ka vende, akoma ka shpresë për fjalët më të ëmbla, ndjenjat më të bukura

dhe buzëqeshjet më të ngrohta.

Fjalët ‘’Dashuri dhe Mirësi’’ të cilat duhet të ndihen thellë në zemër tashmë sikur nuk po i ndiejmë dhe nuk po i

përcjell më askush, përveç se të shkruara në letër apo mesazhe me shkrim. Por këto fjalë dhe këto ndjenja

emancipuan njerëzimin dhe krijuan histori. Dashuria absolute duket sikur ka mbetur vetëm ajo e nënës ndaj fëmijës

së vet, ku sakrifica e saj ndjehet si kënaqësi për frytin e saj të cilin e do pa interes dhe pret që të marrë po të njëjtën

ndjenjë. Kurse mirësia është hyjnore, të cilën rrallë po e shohim tek njerëzit.

Mirësia dhe dashuria sikur të përcilleshin me rrezatimin dhe ngrohtësinë e tyre do të kishim një botë më të mirë dhe

më të pastër. Lufta do të bëhej me lule, uria do të shuhej me ngrohtësi dhe etja do të kalonte me buzëqeshje.

Prandaj ne duhet të mundohemi që këto mos ti ruajmë thjesht si fjalë në fjalorin tonë, por t’i kultivojmë së pari tek

vetja e pastaj edhe në shoqërinë ku jetojmë. Duhet të mundohemi që mos të ua humbasim vlerën , përkundrazi, të

këmbëngulim që ato të rriten, sepse një botë me vlera i lë vend të mirës dhe dashurisë.

Pra, le të flasim me gjuhën e ,,dashurisë dhe mirësisë"!

Albijona Islamoviq , IX-3

Pranvera erdhi...

Ç’ke, moj erë?

Ç’ ke moj erë, pse vrapon?

Pse thërret e qan?

Ç’ ke, më thuaj, kënd kërkon?

Nënën a babanë?

Pse moj erë, ulërin?

Pse dritares vjen?

Mos ke humbur ti shtëpinë?

Udhën dot s’e gjen?

Natë e ftohtë me furtunë

Bredh e s’di ç’ kërkon...

Eja mike, rri tek unë,

Bora jashtë shtron.

Pse troket ti në çdo derë?

Shoqet mos të lanë?

Me ngadalëz qaj , moj erë

Se më zgjon vëllanë.

Amra Deda, V-1

Lulet kanë çelur, dielli rrezaton gjithë vendin.

Bora ka shkrirë, qukapikët trungun gdhendin.

Si qenie njerëzore pemët rriten , atmosferë e bukur.

Bilbili ia thotë këngës, të gjithë janë të lumtur.

E bukur është pranvera, e ëmbël si qershia.

Lulet ngjyrosin vendin, si fllad vjen freskia.

Oh, sa lumturi me fal kjo magjike stinë,

I rrethuar me zogj e me lule me ngjyra,

I falem nënës natyrë që marrim frymë

Nga kjo bukuri më qesh edhe fytyra.

Edhe pranvera e stolisur pa ndalim buzëqesh.

E lumtur është dhe ajo që gjendet mes nesh.

Edon Shaba, V-1

Flamuri ynë

Atdheu im i dashur,

të them me dashuri.

kur mbi ty shoh,

flamurin Kuq e Zi.

Është flamuri ynë,

flamuri i të parëve.

I shenjtë, i bekuar

simbol i të gjithë shqiptarëve.

Ndriçon ngjyrë e tij,

më e shndritshme se kurrë,

qëndron krenare

Shqiponja në flamur.

Rejhana Çapriq, kl.VIII-3

Faqja 22

Shkëndijat 41


Krijimtaria letrare

Nënës...

Krijesë e bukur, krijesë e shtrenjtë,

Sa emër të madh ke në këtë jetë.

Nënë, më je e shenjtë!

Prania yte më bën më të plotë,

Unë pa ty nuk jetoj dot.

Nënë, e vetmja në botë!

Dashuria yte e veçantë për mua,

Dashuri që s’merret askund tjetër hua.

Nënë, sa shumë të dua!

Berina Ismaili, KL.VIII-3

Nëna ime

Eh sa shkronja e sa fjalë

Për ty nga zemra kanë dalë

Nënë moj, e mira nënë

Ti je diell e ti je hënë.

S’ka si nëna, o njeri

Të dhuron jetë e dashuri

Nënë moj, e mira nënë

Ti je diell e ti je hënë.

Dhe sa herë që na ther zemra

Mendja shkon veç të nëna

Nënë moj, e mira nënë

Ti je diell e ti je hënë.

Emira Xhurretoviq VIII-2

Shqipëria ime

O Shqipëri, e imja nënë,

Për ty trima jetën kanë dhënë.

Që të mbrojnë këtë tokë arbërore,

Të mbrojnë tokën shekullore.

O Shqipëri, sot je e lirë,

Ti ke gjuhën më të mirë.

Gjuha shqipe, gjuhë e nënës,

Që ma dridh telin e zemrës.

Festo sot e festo mot,

Ty askush nuk të mposht dot.

E gëzofsh përherë lirinë,

Urime Shqipëri Pavarësinë!

Leart Seferi, KL.VIII-3

Lodrat e mia

Shumë lodra të bukura,

prindërit më kanë dhuruar,

si shpërblim për mësimet

në shkollë që kam mësuar.

Shumë më pëlqejnë lodrat,

por më shumë mësimi

sepse pas çdo pune,

vjen edhe shpërblimi.

Dua të bëhem i sjellshëm

dhe prindërit t’i dua,

Ato bashkë me mësuesen,

më edukojnë mua.

Genart Shabani

Klasa I—Krythë

Shkëndijat 41 Faqja 23


Krijimtaria Letrare

Mbretëria ime

Tridhjetë e gjashtë shkronja është mbretëria ime,

Tridhjetë e gjashtë tinguj është pasuria ime,

Heshtja nuk është pushteti im,

Zbrazi energjinë time nga zinxhiri i alfabetit,

Mbretëria ime nuk është fjala!

ANESA ISLAMOVIQ, VII-3

Mëngjesi

Zgjohem në mëngjes, është një ditë e re,

Mbushur me buzëqeshje e plot me hare,

Zogu në dritare troket me gëzim,

Neve nxënësave na fton më mësim.

Në mëngjes qyteti gjallërohet,

Punëtorët drejt punës drejtohen,

Vesa mbi lule shkëlqen sikur ar,

Fluturat duken si margaritar.

Motra ime

Vesa Jahaj

Kl.VII-3

Është e bukur, është e mirë,

Është e ëmbël, ëmbëlsirë,

Më dhuron shumë dashuri,

Është e dashur me çdo njeri.

Më gjendet pranë, më këshillon,

Për detyra më ndihmon,

Është ilaç për zemrën time,

E ku ka si motra ime.

Veton Jahaj

Kl.II, Krythë

Nëna

Fjala nënë sa shumë do te thotë,

Më të shtrenjtë s’ka në këtë botë,

O princeshë e shpirtit tim,

Ti që fal vetëm gëzim.

O e shtrenjta mbretëresha ime.

Që më rrite me shumë

mundime,

Lodhjen nuk e ndjeve fare,

o trimëreshë, o luftëtare.

Bota ime

Bota ime plot me ngjyra

Për çdo ditë më qeshet fytyra

Luaj, qeshi dhe mësoj

Botën time zbukuroj.

Shumë gëzime e dashuri

Botës time ia dhuroj

Me krah hapur dhe me shpresë

Boten time e përqafoj.

Uzejr Sella

KL.IV, Katërkollë

ALFABETI

Shkronjat i mësova,

Fillova të lexoja,

Çdo ditë e më shumë

Poezi recitoja.

I dua shkronjat

E Alfabetit tim,

Me to hedhi valle

Çdo ditë në mësim.

ANESA ISLAMOVIQ, VII-3

Koha

Oqeani i përgjigjet Hënës.

Ndërsa Hëna , Diellit

Dielli i përgjigjet Kohës

Koha, asnjërit…

Egzona Deda 9-1

Gjuha shqipe

Gjuha shqipe, gjuhë hyjnore

Gjuhë e artë e madhështore

Gjuha shqipe, gjuhë e vjetër

Atë e dua e asnjë tjetër.

Gjuha shqipe, gjuhë e t‟parëve

Rezistente ndaj barbarëve

Gjuhë e të gjithë shqiptarisë

Tokës së lashtë, Ilirisë.

Emira Xhurreta, Kl. VIII-2

Nxënësja:Rejana Zeneli, kl.4, PN Shtodër

Emanuela Jankoviq V-2

Faqja 24

Shkëndijat 41


Krijimtaria Letrare

Abschiedswörter...

Die Tage, die Wochen, die Jahre vergingen wie im Flug und noch wenige Tage trennen die Schüler der neunten

Klassen von der Grundschule.

Mir ist unglaublich, wie diese Zeit so schnell vergangen ist. Ich errinere mich noch an dem ersten Tag der Schule,

als ich mit meinen Eltern in der Schule kam, wo ich zum ersten Mal meine Freunde und Freundinen traf.

Neun Jahre sind als neun Monate vorbeigegangen. Diese Jahre waren die Jahre des Lachelns, der Freude, des

Streites, die Jahre des Lernens, des Fehlers, des Weinens, der Unschuld...

Jetzt vor uns steht eine neue Herausforderung, ein neues Schlachtfeld, ein Wechselbad der Gefühle zwischen

Freude, Aufregung, Sorgen und Ängsten-Das Gymnasium wartet auf uns!

Aber trotz der neuen Wege des Lebens, werde ich immer an unseren Lehrer mit Liebe und Nostalgie errinern.

Besonders werde ich eine Person hervorheben, eine Person, die zu uns wie eine zweite Mutter war, die immer uns

unterstützte und half. Diese Person ist meine Klassenlehrerin, Nezmije Taipi, die immer bereit war, uns zu lernen

und zu raten, immer lächelnd und voll mit positiver Energie, immer da uns aktiv und fleißig zu machen, sowie an

verschiedenen Schulaktivitäten einzubeziehen.

Sie war mehr als eine Lehrerin, sie war unsere beste Freundin, die unsere Wünsche immer realisieren versuchte.

Sie war der Grund, warum ich heute die Deutsche Sprache als mein Lieblingsfach halte.

Ich bedanke sie für alles was sie für uns gemacht hat, für den Geduld, für die Zeit, die Sie uns gewidmet hat, für

die schönen Momente und die unzahlbaren Erlebnisse, die wir zusammen verbracht haben.

Geschrieben von Dea Gjeka, Klasse IX-1

Will future reunite us?

Not much time is left until we separate,until we will only see eachother in the hallways, until we will only

remain memories to eachother. Next year won’t reunite us anymore.We may keep in contact with each other,we

also may not, but theres still time to find that out.It’s really wierd to think that we sit in the same desks

everyday, and each of us will have different journeys and a different future. We passed every exam and test

together, laughed together, stressed together, all at once. We will miss every detail, even the ringing of the

bell. We can’t really go back in time, but we will be wishing it every second. I never thought I would say this

but I’m going to miss school, I’m going to miss every moment, and every day i was absent. We aren’t really

used to change, but we have to learn to accept it, because thats life. It challanges you with everything including

change.We have to remind ourselves that it wasn’t just school,it was a whole photo album where

memories will be stored forever,it was a chapter that wasn’t supposed to end.But the same question remains:”Will

future reunite us?”

Ilderina Hoxhiq IX-1

Shkëndijat 41 Faqja 25


Ekskursioni

Në kutizën e memorieve të arta, momentet e kaluara me shoqëri janë ato që do të ndriçojnë përherë. Do të

qëndrojnë përherë aty për të na kujtuar se sa e çmuar është shoqëria në jetën e secilit prej nesh.

Ekskursioni tre ditor nuk ishte thjesht një udhëtim nga relacioni në relacion, por do e quaja një aventurë

plot rastësi, hare dhe çmenduri. Me plot gojën mund të themi që ishin tri ditët më të bukura që kemi

përjetuar deri më tani. Ne që për nëntë vite radhazi edhe pse nuk u ndamë asnjëherë, kësaj radhe u ndjemë

të bashkuar më tepër se kurrë. Prandaj me entuziazmin më të madh do të përshkruajmë këto ditë që do të

mbeten gjatë në kujtesën tonë.

Ditë e enjte, herët në mëngjes filloi aventura jonë në drejtim të

shteteve fqinje Kosovë dhe Maqedoni. Kjo aventurë pikënisjen

e pati në Katërkollë e ndalesën e parë të rëndësishme në

Prekaz të Kosovës. Aty vizituam shtëpinë e heronjve Jasharaj,

historia e të cilëve sa herë që e dëgjojmë sikur na e forcon atë

ndjenjën e atdhedashurisë. Udhëtimin tonë e vazhduam në

qendrën tregtare “Albi Mall” e pastaj në hotel, ku u sistemuam

dhe hëngrëm darkë. Argëtimi jonë më pas vazhdoi deri në orët

e para të mëngjesit me biseda e të qeshura pafund.

Mëngjesi i ditës së premte, dita e dytë, na zbardhi në Prishtinë.

Pasi që hëngrëm mëngjes në hotel, vazhduam për vizitë në

qendrën e Prishtinës, ku ndodhet dhe Kuvendi i Kosovës. Ne me kureshtjen dhe kënaqësinë më të madhe

hymë në Kuvend ku na mirëpritën punonjësit e atij institucioni dhe na treguan më gjerësisht hapësirat që

ndodheshin aty, e të cilat nuk ishin të pakta. Pasi që përfunduam edhe këtë vizitë destinacioni i radhës ishte

Maqedonia. Kur arritëm atje në rrallë të parë vizituam kopshtin zoologjik, ku edhe pamë shumë kafshë që

nuk i kishim parë kurrë më parë në jetën reale. Kjo ditë e gërshetuar

me të qeshura e atmosferë të bukur përfundoi në hotelin që kishim të

rezervuar. Realisht ishim të rraskapitur, por nga entuziazmi që po

eksploronim hapësira të ndryshme as që e ndjenim lodhjen fare.

Kështu erdhi edhe dita e tretë e këtij udhëtimi argëtues. Nuk e kishim

kuptuar nga kishin kaluar ditët po një gjë dinim sigurt, që ajo ishte dita

e fundit, dhe që herët apo vonë atë ditë do të ktheheshim nëpër shtëpitë

tona. Kështu që këtë ditë vendosëm t‟a kalonim në mënyrën më të

bukur, fillimisht duke vizituar

qytetin e vjetër të Shkupit, qytet i cili na la mbresa sa të bukura aq

edhe të veçanta. E përfunduam këtë udhëtim në ndalesën e fundit, në

qendrën tregtare „‟Abi Çarshia‟‟ në Prizren duke përfshirë edhe

atmosferën argëtuese në autobus.

Pa marrë parasysh se sa na kanë lënë përshtypje vendet e vizituara, ajo

çfarë do mbetët më së shumti në memorien tonë për një kohë të gjatë

Faqja 26

Shkëndijat 41


Ekskursioni

janë momentet e shpenzuara me shoqëri dhe me

arsimtarët të cilët padyshim i falënderojmë pafund për

përkujdesjen dhe kohën që na kushtuan, të cilat do të

mbetën përherë në sirtarin tonë të kujtimeve e më mijëra

herë do të dëshiromë t‟i rijetojmë.

Do të mbesë ky udhëtim përherë i paharruar si një

përmbyllje përrallore për 9 vite po aq të mrekullueshme!

Egzona Deda ,IX-1 &

Edona Veliq ,IX-3

Lamtumirë shkollë fillore

Erdhëm ne tek ti si zogj

Që nuk dinim fluturimin.

Ti na mësove shkolla ime,

Ti na dhe edukimin.

Erdhëm ne tek ti si lule,

Si lule pa vlerë.

Ti na ujite rrënjën,

Na mbushe me erë.

Erdhëm ne tek ti të vegjël,

Me sy të mbushur me lot.

Nuk e dinim se do të largohemi,

Duke u përqafuar fort.

Lamtumirë shkollë fillore,

Me kokën lart ne po shkojmë.

Ti qëndro gjithmonë krenare,

Se ne do të kujtojmë gjithmonë.

Dea Gjeka 9-1

Shkëndijat 41 Faqja 27


Galeria

Daris Gjeloshi VII-2

Rinesa Ceka VII-1

E

Eriona Mehmedi VIII-2

Edona Veliqi IX-3

Emanuela Jankoviq V-2

Anes Salloviq VII-1

Nahida Hajdrari IX-3

Faqja 28

Shkëndijat 41


Galeria

Ilda Mehani VII-3

Arban Tahiri IX-2

Fiona Avdiu VII-2

Andi Sella VI-1

Klasa I , PN SHtodër

ANes Sallaj VII-1

Shkëndijat 41 Faqja 29


Galeria

Amelia Ismaili—kl. III—Krythë

Ajdisa Osmanoviq—KL V

Vesa Jahaj—VII-3

Ajdisa Osmanoviq— kl V

Diona Ceka— kl V-1

Emanuela Jankoviq V-2

Gresjana Ceka—VIII-1

Faqja 30

Shkëndijat 41


Galeria

Andi Ismaili , Kl I - Krythë

Vesa Jahaj—

Vesa Jahaj VI-3

Klasa I dhe IV—PN Shtodër

Besni Llolla—IX-2

DIar Çobaj—kl III PN Krythë

Shkëndijat 41 Faqja 31


Gjenerata 2022 / 2023

IX-1

IX-2

IX-3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!