18.04.2023 Views

Portfolio OFAP 2023

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Rezultati 3.3: Zgjidhja e statusit të fëmijëve dhe planet e tyre të ardhshme; përfshirja e fëmijëve

në edukimin e hershëm- raste të fëmijëve që nuk ishin të përfshirë në parashkollor; diskutimi për

rastet e katër vëllezërve dhe motrave, të cilët kanë qëndruar në strehim të përkujdesur për një kohë

të gjatë. Këta fëmijë tashmë janë birësuar të gjithë së bashku (tre vëllezër dhe motra) në një

familje birësuese, dhe ky është suksesi i projektit dhe një pune disavjeçare të OFAP me

mbështetjen e të gjithë partnerëve.

Aktiviteti 4.1 Në fund të vitit 2019, ne kemi hapur një TOR rreth "Konsulencës Ndërkombëtare

për të mbështetur procesin e rishikimit të Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare, me fokus

specifik në dispozitat e strehimit familjar dhe për të siguruar ndërtimin e kapaciteteve për strukturat

e mirëqenies sociale në specializimin e familjeve strehuese. Pas zgjedhjes dhe intervistimit, ne

kemi arritur të kontraktojmë znj. Myrna Mcnit. Me kërkesën e Ministrisë, gjatë asaj periudhe

kohore, ajo ka kryer disa vlerësime në favor të mbështetjes dhe zhvillimit të strehimit familjar me

një fokus specifik te fëmijët me aftësi të kufizuara. Sociale.

Rezultatet 4.2: Ekspertja ka përgatitur draftin e raportit të konsulencës me rekomandime për

LSFS, gjithashtu edhe Planin e Veprimit për strehimin familjar me fokus: rishikimin e kornizës

ligjore- Ligji mbi Shërbimet Sociale dhe Familjare me fokus në dispozitat e strehimit familjar.

Ekspertja ndërkombëtare Myrna McNitt ka përgatitur dy dokumente:

a) Raportin e konsulencës me rekomandimet për ndryshimin e Ligjit për Shërbimet Sociale dhe

Familjare;

b) Draft Planin e Veprimit për zhvillimin dhe ndërtimin e kapaciteteve për strukturat e mirëqenies

sociale në specializimin e strehimit familjar- familjeve strehuese-Prill 2020-Dhjetor 2023.

[AUTHOR NAME] 27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!