18.04.2023 Views

Portfolio OFAP 2023

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pas njoftimit për situatën Pandemike nga COVID-19, ekipi psiko-social i OFAP ka punuar online

me familjet strehuese dhe fëmijët e vendosur në strehim. Kështu, ne kemi vazhduar me kontaktet

telefonike me çdo familje strehuese, duke i informuar ata në detaje për gjithçka që lidhet me

situatën, duke u ofruar atyre rekomandime dhe këshilla se si të veprojnë në këto rrethana sipas

rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor.

https://www.facebook.com/AibiKosovo/photos/a.1677765142524374/2406196743014540/?type=3&theater

Për të qenë më pranë familjeve, është krijuar një grup viber , ku pjesë e grupit ishin të gjitha

familjet e kujdestarisë dhe ekipi psikosocial i OFAP. Stafi profesional nga OFAP ishte me familjet

çdo ditë, duke u ofruar atyre mbështetje profesionale dhe duke u treguar familjeve se mund të

mbështeteshin tek ne sa herë që të kishin nevojë, veçanërisht nëse kishin ndonjë vështirësi gjatë

ditëve të izolimit.

https://www.facebook.com/AibiKosovo/photos/a.1677765142524374/2416357028665178/?type=3&theater

Gjithashtu në këtë grup, familjet strehuese janë këshilluar vazhdimisht se si të kujdesen për

higjienën e tyre dhe higjienën e fëmijëve, të qëndrojnë brenda dhe të mos largohen nga shtëpitë e

tyre vetëm në rastet kur ishte e nevojshme. Ata kanë pranuar mbështetje dhe këshilla se si të sillen

me fëmijët dhe si të flasin me ta, si të kalojnë një ditë rutinë dhe si të zhvillojnë më shumë aktivitete

rekreative me fëmijët nën strehim. Kështu që fëmijët nuk kishin ndjenjat e ankthit dhe panikut

duke qëndruar të izoluar në shtëpi dhe prindërit strehues e bënin këtë situatë sa më të lehtë.

Për shkak të situatës së

krijuar si rezultat i

(COVID -19) fëmijët në

kujdes janë kontaktuar

vazhdimisht nga ekipi

psikosocial i OFAP, duke u

ofruar atyre ide mësimore

dhe argëtuese ku familjet

së bashku me fëmijët kanë

mundur të realizojnë në

kushtet e shtëpisë.

[AUTHOR NAME] 24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!