18.04.2023 Views

Portfolio OFAP 2023

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Aktiviteti 1.1.1: Organizimi dhe ofrimi i programit për PDEP

në dy komuna, me prindër të SHFMU-ve. “Programi për

Disiplinë Pozitive dhe Prindërim të Përditshëm-PDEP Programi

i Disiplinës pozitive në prindërimin e përditshëm është realizuar

në këto shkolla: Ofrimi i programit të PDEP është mbajtur në

katër SHFMU “Ismail Qemali” dhe “Migjeni” Mitrovicë, si dhe

në SHFMU “Besim Rexhepi” dhe “Ganimete Tërbeshi” Ferizaj.

Rezultati A1.1.1: Janë mbajtur 32 sesione informuese me prindërit,

gjithësejt janë trajnuar 23 prindër dhe janë certifikuar nga OFAP dhe kanë përfituar gjithësejt 63

fëmijë të prindërve pjesëmarrës. Dhe 120 pjesmarrës indirekt janë informuar lidhur me PDEP.

Aktiviteti 1.1.2: Nxënësit do të informohen përmes sesioneve informuese lidhur me rolin e QPSsë

dhe policisë ne komunitet për mbrojtjen e fëmijëve dhe mënyrat e bashkëpunimit për adresimin

e rasteve të dhunës.

Rezultati 1.1.2: Gjatë këtij viti janë realizuar takimet e parapara me nxënës në dy komuna Ferizaj

dhe Mitrovicë, në katër SHFMU “Besim Rexhepi”, “Ganimete Tërbeshi” Ferizaj, “Migjeni”,

“Fazli Greiçevci” Mitrovicë. Në këto takime nxënësit janë informuar nga policia në komunitet si

dhe nga zyrtari për Punë Sociale, fëmijët janë informuar për format e dhunës si dhe për raportimin

e saj në organet konpetente. Sfidë ka qenë sigurimi i transportit për Punëtorët Social të cilët kanë

mungesë të veturave, kjo na bënë që kur të planifikojmë aktivitetin të kemi parasyshë edhe këtë

gjë. Kanë përfituar gjithësejt 96 nxënës.

Aktiviteti 1.1.3: Realizimi i 8 kampanjave me nxënës për vetëdijësim dhe parandalim të

delikuencës, bulizmin, dhe dhunës emocionale në 4 shkolla. Këto kampanja do të realizohen në dy

komuna Ferizaj dhe Mitrovicë, në 4 shkolla të reja të cilat do të përzgjedhen nga DKA.

Rezultati 1.1.3: Gjatë gjashtë mujorit të fundit janë realizuar tetë takimet e parapara me nxënës

në dy komuna Ferizaj dhe Mitrovicë, në katër SHFMU “Besim Rexhepi”, “Ganimete Tërbeshi”

Ferizaj, “Migjeni”, “Fazli Greiçevci” Mitrovicë. Në këto takime nxënësit janë informuar nga

punëtori social i OFAP për delikuencën, bulizmin dhe dhunën emocionale. Sfidë ka qenë sepse

për shkak të situatës së krijuar me Covid-19 të gjitha këto takime janë mbajtur online përmes

platformës Zoom. Kan përfituar gjithësejt 142 nxënës.

[AUTHOR NAME] 12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!