19.12.2021 Views

Liber_Mesuesi_Gjuha_shqipe_9 (1)

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.


Natasha Kazmaj (Kalemi)

Kreuza Bardhi

Hyrë Rexha

Aida Fekollari

Libër mësuesi

për tekstin shkollor

GJUHA SHQIPE 9

albas


Botues:

Latif AJRULLAI

Rita PETRO

Redaktore

përgjegjëse:

Ervisa PALOKA

Arti grafik:

Ela

LUMANI

© Albas, 2018

ISBN 978-9928-282-07-1

Shtëpia botuese Albas

Në Tiranë: Rr. “Donika Kastrioti”, pallati 14, ap. 4D.

Tel: 00355 45800160

e-mail: info@albas.al

Në Tetovë: Rr. “Ilinden”, nr.

105 Tel.: 00389 44 344 047

e-mail: albas_te@yahoo.com

Në Prishtinë: Rr. “Muharrem Fejza”, p.n.

Tel.: 00377 45 999 770

e-mail: albas_pr@yahoo.com

Në Preshevë: Rr. “Selami Hallaqi”

Tel.: 00381 17 669 677

e-m ail: albas_pr@hotmail.com

Shtypur në shtypshkronjën:


P Ë R M B A J T J E

Plani 6

Teksti dhe gjuha 36

Mitologji shqiptare 38

Klasat e fjalëve 39

Emërzimi i mbiemrit 41

Ushtrime për emërzimin e mbiemri 43

Narcisi 44

Përemri i pacaktuar 46

Numërori 48

E Bukurza e Dheut (ora I) 49

E Bukurza e Dheut (ora II) 50

Muji dhe Halili 52

Ushtrime për numërorët 54

Eposi i kreshnikëve 55

Foljet kalimtare dhe jokalimtare. Forma veprore dhe joveprore e foljeve 56

Forma veprore e joveprore e foljeve 58

Ushtrime për format e foljes 59

Rozafati (ora I) 60

Rozafati (ora II) 62

Foljet njëvetore dhe pavetore 63

Foljet e parregullta 65

Ushtrime 66

Skenari i filmit 67

Lirika popullore 69

Dallimi i parafjalëve nga emrat dhe ndajfoljet me të njëjtën formë 71

Rinë-Katerinëza 73

Ushtrime për dallimin e ndajfoljes nga parafjala 76

Dallimi i lidhëzave nga përemrat, ndajfoljet dhe parafjalët me formë të njëjtë 77

Tingullimitimet 78

Sfinksi 79

Sfinksi 80

Frika dhe tmerri në arte 82

Ushtrime për njohuri të përgjithshme morfologjike 83

Përdorimi i apostrofit në trajtat e shkurtra të përemrit vetor 86

Kështjella 88

Kështjella .(ora II) 89

Kumbulla përtej murit 91

Drejtshkrimi i pjesëzave dhe i parafjalëve 93

Jesminë 95

Drejtshkrimi i fjalëve që kanë grupet e zanoreve ua, ue, ye 96

Takimi i dy zanoreve të njëjta 98

Disa tipa fjalësh me prejardhje të huaj dhe emrash të përveçëm të huaj 100

Nën qarr po rrinte vasha (ora e I) 102

Nën qarr po rrinte vasha (ora e II) 103

Ngjarje pa lëvizje (ora e I) 105

Ngjarje pa lëvizje (ora e II) 106

Diktim 108

3


4

Gjymtyrët e dyta. Rendi i tyre

Lamtumirë universi plak (Ora I)

Lamtumirë universi plak (Ora II)

Shkrimi i nyjës së përparme

Udhëtim – lojë mes shkencores e fantastiko-shkencores

Përcaktori kallëzuesor

Drita është si uji ( ora I)

Drita është si uji ( ora II)

Gjymtyrët homogjene

Ushtrime për gjymtyrët homogjene

Plaku dhe deti (ora I)

Plaku dhe deti (ora II)

Tipat e fjalive sipas kumtimit. Fjalia dëftore dhe pyetëse

Odin Mondvalsen (ora I)

Odin Mondvalsen (ora II)

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (ora I)

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (ora II)

Fjalia nxitëse e dëshirore

Kthimi i Ululës

Manual i djaloshit ambientalist

Mjedisi në kinema (media)

Fjalia pohore dhe mohore

Ushtrime për tipat e fjalive

Teksti rrëfimtar (tregimtar)

Koment krahasues

Strofa, rima dhe vargjet

Fjalia dykryegjymtyrëshe dhe njëkryegjymtyrëshe

Fjalia njëkryegjymtyrëshe foljore

Fjalitë njëkryegjymtyrshe foljore vetore

Bregu i mollës

Gjeniu i anijes

Fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore pavetore

Ushtrime për fjalitë dykryegjymtyrëshe dhe njëkryegjymtyrëshe

Diej që perëndojnë

Misteret e natyrës

Fjalia e përbërë me më shumë se dy pjesë

Skema e fjalive të përbëra me më shumë se dy pjesë

Kadenca e Violës

Ushtrime për përbërjen dhe skemat e fjalive të përbëra

Kitara

Romeo dhe Zhuljeta (ora I)

Romeo dhe Zhuljeta (Ora II)

Shkruajmë poezi (2 orë)

Përdorimi i shenjave të pikësimit.(dy pikat, pikëpresja, presja)

Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe i ligjëratës së zhdrejtë

Pas vdekjes (ora I)

Pas vdekjes (ora e II)

Ushtrime për ligjëratën e drejtë e të zhdrejtë

Arturo Ui (ora I)

Arturo Ui (ora II)

Model II Arturo Ui (2 orë)

Figura të shquara politike

110

111

113

114

116

118

120

121

122

123

125

126

128

130

131

132

135

137

139

140

142

143

145

147

148

150

152

153

155

157

158

161

162

164

166

167

168

169

171

172

174

175

176

178

179

180

182

183

184

185

187

190


Dramatizim për teatrin e shkollës 191

Dramatizim për teatrin e shkollës 192

Shqipëria nga Edit Durham 194

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta 196

Parku kombëtar Divjakë-Karavasta 197

Leksiku i gjuhës shqipe dhe pasuria e tij 199

Bisedë me Nolin 200

Bisedë me Nolin 201

Intervistë me Ernesto Sabaton. Gjithnjë ëndërroja vendin e të parëve 203

Gjithnjë ëndërroja vendin e të parëve 204

Intervista (ora e parë) 205

Intervista (ora e dytë) 208

Huazimet në gjuhën shqipe dhe shmangia e fjalëve të huaja të panevojshme 209

Ushtrime për leksikun e shqipes dhe huazimet 210

Pier e Mari Kyri 211

Shkrimi biografik 213

Shkrimi biografik 215

Roma, ëndrra ime! 216

Regjistrat e gjuhës 218

Stilet e gjuhës letrare shqipe 220

Ushtrime për regjistrat dhe stilet e gjuhës 221

Mjetet me vlerë ligjërimore dhe stilistike në gjuhën shqipe 222

Autobiografia 223

Curriculum vitae (CV-ja) 224

Rrno vetëm për me tregue 226

Jeta ime. Mark Shagall 228

Ushtrime për mjetet me vlerë ligjërimore dhe stilistike. (ora parë) 229

Ushtrime (ora e dytë) 230

Racizmi shpjeguar vajzës sime 232

Të mësojmë për të gjykuar 233

Letra e Skënderbeut (Apologji) 234

Mënyrat e formimit të fjalëve 235

Ushtrime për fjalëformimin 237

Teksti argumentues. (Eseja dhe ligjërata) 240

Teksti argumentues 241

Si të përshkruajmë një qenie të gjallë (njeri ose kafshë) 244

Si të përshkruajmë një objekt 246

Si të përshkruajmë një mjedis 247

Shkrimi i fjalëve njësh dhe ndaras 248

Shkrimi i fjalëve me vizë në mes 251

O Shqipëri; Vita; Veshjet popullore 252

Teksti përshkrues 254

Analizë krahasuese. Katedralja e Parisit 256

Analizë krahasuese mes dy teksteve përshkruese 257

Portreti i Balzakut 259

Rregullorja e klasës 260

Adoleshenca dhe problemet e saj (3 orë) 261

Diktim 263

Bisedë letrare 265

Test për tremujorin I (shtator – dhjetor) 269

Test tremujori II (Janar – Mars) 272

Test tremujori III (Prill – Qershor) 275

5



Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

KOMPETENCAT

SHPËRNDARJA E PËRMBAJTJES SË LËNDËS

SHTATOR – DHJETOR

67 orë

JANAR – MARS

57 orë

PRILL – QERSHOR

51 orë

Të dëgjuarit

e teksteve të

ndryshme

3 orë

Folklor, lirika

3 orë

Lirika

2 orë

Teksti joletrar

8

Të folurit për të

komunikuar dhe

për të mësuar

4 orë

Skenarët e filmave

Folklor, komunikimi

2 orë

Mjedisi, kinemaja

1 orë

Traditat

7

Të lexuarit e

teksteve letrare

dhe joletrare

27 orë

(tekste joletrare,epika,

përralla, legjenda,

folklori, letërsi antike,

letërsi shqipe moderne,

letërsi e huaj

23 orë

(teksti dramatik,

letërsi shqipe,letërsi

e huaj, teksti

joletrar, poezia)

15 orë

Tekste joletrare

65

Të shkruarit për

qëllime formale

dhe funksionale

4 orë

Të shkruarit

(tregimi fantastikoshkencor)

9 orë

biografi,

autobiografi teksti

rrëfimtar, poezi

7 orë

Teksti përshkrues,

ese argumentuese,

shkrim krahasues

20

Përdorimi i

drejtë i gjuhës

29 orë (drejtshkrim,

morfologji, sintaksë)

20 orë

(sintaksë,

drejtshkrim)

12 orë

(fjalëformim

drejtshkrim,

kulturë gjuhe)

61

Përsëritje për

provimet

14

Gjithsej 175 orë

Brenda këtyre orëve janë parashikuar 3 projekte me nga 3 orë (1 për çdo semestër)(shpërndaja e

orëve të bëhet sipas nevojave të mësuesit)

3 Biseda letrare me nga 2 orë (1 për çdo semestër)

3 Teste (1 për çdo semestër)

3 diktime (1 për çdo semestër)

14 orë përsëritje për provimet e lirimit, mund të shpërndahen sipas dëshirës së mësuesit/es.

6


REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇ

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

KOMPETENCA E KOMUNIKIMIT DHE E TË SHPREHURIT

Nxënësi/ja:

1. merr pjesë në bashkëbisedime me moshatarët dhe të rriturit për tema me interes mësimor dhe shoqëror

duke bërë pyetje, duke dhënë përgjigje dhe duke veçuar informacionin kryesor;

2. transmeton saktë të dhënat e mbledhura për një temë konkrete në formë tekstuale, numerike, verbale,

elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit;

3. prezanton para të tjerëve një projekt për një temë të dhënë, të përgatitur vetë ose në grup, duke

gërshetuar format e komunikimit verbal dhe elektronik, si dhe veprimin praktik;

4. përshkruan me gojë dhe me shkrim një ngjarje të lexuar ose të dëgjuar duke ruajtur rrjedhën logjike të saj;

5. harton një tekst, deri në pesëqind fjalë (bazuar në imagjinatën e vet), duke vazhduar një rrëfim gojor

apo tekst të lexuar më parë;

6. analizon përmbajtjen dhe kuptimin e nocioneve (koncepteve) të reja, duke përdorur leksikun e

përshtatshëm;

7. diskuton për një temë të caktuar në gjuhën amtare, në gjuhën angleze ose në gjuhën e dytë të huaj, në

lëndë të ndryshme, duke respektuar rregullat e komunikimit;

8. identifikon burime të ndryshme informacioni për arsimim dhe orientim profesional, si dhe zhvillon një

plan individual për zhvillimin e karrierës së tij.

KOMPETENCA E TË MENDUARIT

Nxënësi/ja:

1. paraqet në forma të ndryshme (me gojë, të shkruar, grafike, me simbole) argumente për të përforcuar

mendimin apo qëndrimin e vet për një problem nga fusha të caktuara;

2. përzgjedh dhe klasifikon informacionin nga burime të ndryshme në bazë të një kriteri të caktuar për një

temë konkrete dhe e përdor për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre;ike.

3. analizon një punim (p.sh. artikull gazete, pikturë etj.) duke gjetur analogji dhe dallime me punime të

ngjashme nga autorë të ndryshëm;

4. përpunon idenë e vet në një projekt me shkrim për një çështje të caktuar duke propozuar qëllimin,

aktivitetet kryesore, afatet, vendin, personat, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e tyre dhe

parashikon pengesat e mundshme gjatë realizimit;

5. argumenton ndërmarrjen e hapave konkretë, të cilët çojnë në përfundimin e një detyre/aktiviteti, zgjidhjen

e një problemi, të ndonjë punimi në klasë/shkollë apo gjetiu;

6. demonstron zgjidhjen e një problemi (matematikor,gjuhësor etj.) bazuar në të dhënat tekstuale, numerike,

eksperimentale të detyrës, e cila realizohet në klasë/shkollë apo jashtë saj;

7. interpreton një rregull, koncept apo proces të caktuar, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë nga

situatat të jetës së përditshme me shkrim/me gojë.

KOMPETENCA E TË NXËNIT

Nxënësi/ja:

1. regjistron në formë të shkruar, grafike, etj., informacionin/ faktet për një temë; veçon me anë të

teknikave të ndryshme pjesët sipas rëndësisë dhe nevojës për temën/detyrën e dhënë;

2. shfrytëzon në mënyrë efikase fjalorët, enciklopeditë dhe teknologjinë informative apo burime të tjera

për zhvillimin e një ideje /projekti me bazë klase/shkolle ose jashtë saj;

3. regjistron, skedon dhe përdor teknika të tjera për të menaxhuar informacionin/ faktet ose formulat për

një temë duke i radhitur ato sipas llojit, burimit dhe rëndësisë;

4. parashtron pyetje për çështje të ndryshme dhe organizon mendimet për të gjetur përgjigje për temën

apo problemin e caktuar duke evidentuar përparimin/vështirësitë deri në zgjidhjen përfundimtare.

7


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

5. paraqet/skicon idetë e veta për ecurinë dhe mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti duke e argumentuar

para të tjerëve;

6. prezanton në mënyrë të pavarur udhëzimet /simbolet e dhëna në libër, skicë, plan, partiturë muzikore,

skenar, koreografi etj., për të përmbushur një veprim, aktivitet ose detyrë që kërkohet prej tij;

7. shfrytëzon në mënyrë të efektshme teknika të ndryshme gjatë të nxënit të temës së dhënë duke

klasifikuar informacionin e njohur nga ai i panjohur, si dhe atë që është i paqartë;

8. përdor elementet e portofolit personal për vetëvlerësimin dhe identifikimin e anëve të forta, i shfrytëzon

ato për përparimin në mësime dhe për orientimin për karrierë

KOMPETENCA PËR JETËN, SIPËRMARRJEN MJEDISIN

Nxënësi/ja:

1. vlerëson rëndësinë e punës individuale dhe në grup për zhvillimin e komunitetit nëpërmjet shembujve

konkretë nga jeta e përditshme;

2. përdor materiale, burime të ndryshme informimi dhe teknologjinë në shkollë dhe në jetën e përditshme

si ndihmë për përparimin në mësime dhe për orientim në karrierë.

KOMPETENCA PERSONALE

Nxënësi/ja:

1. analizon shkaqet e një reagimi konfliktual apo emocional dhe propozon alternativa për zgjidhje të

drejtë e pa pasoja duke ndarë përvojat, mendimet dhe ndjenjat me anëtarët e grupit.

KOMPETENCA QYTETARE

Nxënësi/ja:

1. praktikon të drejtat dhe detyrimet si qytetar në situata konkrete të jetës së përditshme, në klasë,

shkollë, komunitet ose gjatë diskutimit dhe respektimit të mendimit të tjetrit;

2. reagon ndaj personave të cilët shkelin, cenojnë ose mohojnë të drejtat e të tjerëve duke i ilustruar

këto sjellje me shembuj të figurave të shquara historike, personazheve nga letërsia a filmat si dhe

arsyeton pasojat e këtyre veprimeve për individin, grupin dhe komunitetin;

3. përgatit në grup një aktivitet, duke përdor tolerancën si mjet për promovimin e diversitetit kulturor,

etnik, gjinor, fetar, social etj., në shkollë apo në komunitet

KOMPETENCA DIGJITALE

Nxënësi/ja:

1. përdor TIK-un për të lehtësuar procesin e të nxënit dhe për të rritur efektivitetin në mësimnxënie;

2. përdor mjetet multimediale për të bashkëpunuar me persona të tjerë dhe për të rritur produktivitetin

e tij dhe të nxënit efektiv;

3. bashkëpunon me moshatarët e tij duke përdorur mjetet e telekomunikacionit bashkëpunues, për të

hetuar tema mësimore, për të zgjidhur çështje dhe probleme që mund të lindin në shkollë dhe jashtë

saj.

8


REZULTATET E TË NXËNIT SHTATOR-DHJETOR

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

KOMPETENCA:Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme

Nxënësi/ja:

- kupton, interpreton tekstin dhe nëntekstin, si edhe gjykon për qëllimin, ndjenjat e folësit, vërtetësinë

dhe besueshmërinë e tekstit;

- diskuton, zgjeron dhe gjykon idetë e dëgjuara, si dhe merr pjesë në veprimtari praktike, ku dëgjon

rreth temave të fushave të ndryshme.

KOMPETENCA: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

Nxënësi/ja:

- flet qartë dhe kuptueshëm për tema të ndryshme në situata formale dhe joformale;

- përfshihet në diskutime, parafrazon e përmbledh komentet e prezantuara me gojë, duke marrë

parasysh edhe elementet e gjuhës së gjesteve - krijon tekste mediatike për qëllime dhe audienca të

ndryshme duke përdorur format dhe teknikat e përshtatshme.

KOMPETENCA: Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare

Nxënësi/ja:

- kupton tekstin edhe kur mendimet dhe idetë nuk jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shpjegon se

si gjuha dhe stili i autorit ndikojnë

për t’i dhënë idetë në mënyrë të qartë ose të nënkuptuar;

- analizon dhe diskuton për interpretimet e të tjerëve rreth tekstit.

a) Tekste letrare

- vlerëson gjuhën dhe idetë që përcjell autori në tekst, analizon sjelljen dhe qëndrimet e

personazheve, zhvillimin e fabulës ose subjektit;

- bën dallimin mes personazhit, autorit dhe tregimtarit;

- krahason stilin, gjuhën dhe tematikën në tekste të ndryshme.

b) Tekste joletrare

- përzgjedh, krahason dhe përmbledh informacionin nga tekste të ndryshme;

- dallon informacionin e rëndësishëm nga i parëndësishmi, faktin nga opinioni, shkakun nga pasoja;

- veçon tiparet karakteristike të fjalëve, fjalive dhe tekstit në tekste të ndryshme.

KOMPETENCA: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

Nxënësi/ja:

- ndjek dhe realizon hapat e domosdoshëm në procesin e të shkruarit;

- përdor forma të efektshme të të shkruarit për qëllime dhe audienca të caktuara;

- paraqet në mënyrë të strukturuar informacionin, idenë dhe mendimet e tij duke zbatuar rregullat

drejtshkrimore.

KOMPETENCA: Përdorimi i drejtë i gjuhës

Nxënësi/ja:

- dallon, përdor dhe analizon llojet e fjalive sipas kumtimit, intonacionit, ndërtimit dhe gjymtyrëve kryesore;

- përdor dhe analizon llojet e gjymtyrëve kryesore dhe të gjymtyrëve të dyta;

- përdor dhe analizon klasat e fjalëve të ndryshueshme dhe të fjalëve të pandryshueshme;

- analizon stilet dhe regjistrat e gjuhës;

- vlerëson pasurinë leksikore të shqipes, përdor gjuhën standarde, zbaton rregullat drejtshkrimore

dhe shenjat e pikësimit.

9


10

PERIUDHA SHTATOR-DHJETOR

NR

45’

Kompetenca Temat mësimore Situata e të nxënit Metodologjia dhe

veprimtaritë e nxënësve

Vlerësimi

1 Të folurit 1 Teksti dhe gjuha Fragmente tekstesh Bisedë, punë e drejtuar, Vlerësim i vazhduar me

letrare e joletrare, diskutim, lexim i koduar, gojë, motivues

si recetë gatimi dhe Diagrami i Venit, praktikë e

një përshkrim pavarur.

2 Të folurit 2 Mitologji

Mite që lidhen me Lexim, stuhi mendimi, Vlerësim i vazhduar me

shqiptare prejardhjen e emrit diskutim, analizë teksti, gojë, motivues

ilir

bisedë

Burimi

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme me

tekste letrare e joletrare, libri

digjital

Teksti, përvoja të nxënësve, si

fjalori mitologjik, enciklopedi,

interneti, libri digjital, CD

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”

3 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

1

Klasat e fjalëve Punë me tekstin Insert, punë e drejtuar, punë

e pavarur, ushtrime

4 Përdorimi i Emërzimi i Punë me tekstin Insert, stuhi mendimi, punë

drejtë i gjuhës mbiemrit

e drejtuar, punë e pavarur,

2

ushtrime

5 Përdorimi i Ushtrime Punë me tekstin Stuhi mendimi punë e

drejtë i gjuhës

pavarur, ushtrime

3

6 Të lexuarit 1 “Narcisi” Mitologjia greke, Stuhi mendimi, pema e

Informacione për mendimit, lexim zinxhir, ditari

mitin e Narcisit dypjesësh, hartë semantike

e persona-zheve, rrjeti i

diskutimit

7 Të lexuarit 2 “Narcisi” Punë me tekstin Pyetje-përgjigje, diskutim,

analizë teksti, punë e

pavarur me shkrim

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë, vetëvlerësim

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme nga

mësuesi, libri digjital

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme lidhur

me temën, libri digjital, CD

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme, libri

digjital, CD

Teksti, përvoja të nxënësve,

fletë formati A 4

me ngjyra,

fjalor mitologjik, CD,

shkumësa me ngjyra, CD

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme, libri

digjital, CD



11

8 Përdorimi i

Përemri i

Punë me tekstin

Stuhi mendimi, Insert, punë

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

pacaktuar

e drejtuar, punë e pavarur

gojë, motivues dhe me

4

notë

9 Përdorimi i

Ushtrime Punë me tekstin Insert, punë e drejtuar, punë

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

e pavarur

gojë, motivues dhe me

5

notë

10 Përdorimi i

Numërori Punë me tekstin Stuhi mendimi, analizë rasti,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

drejtë i gjuhës

grupet e ekspertëve, punë e

gojë, motivues dhe me

libri digjital

6

drejtuar, punë e pavarur.

notë

11 Të lexuarit 3 “E Bukurza e

Përralla të njohura

Stuhi mendimi,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

Dheut”

të Andersenit ose të

Lexim, pyetje-përgjigje,

gojë, motivues dhe me

materiale të ndryshme nga

Vëllezërve Grim

diskutim, analizë teksti

notë

internet lidhur me temën, libri

digjital, CD.

12 Të lexuarit 4 “E Bukurza e

Punë me tekstin

Pyetje-përgjigje, diskutim,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

Dheut”

analizë teksti, punë e

gojë, motivues dhe me

materiale të ndryshme, libri

pavarur me shkrim

notë, vetëvlerësim

digjital, CD

13 Të lexuarit 5 “Muji dhe Halili” Informacione

Analizë teksti, diskutim,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

për Eposin e

pyetje përgjigje, tabelë

gojë, motivues dhe me

materiale të ndryshme libri

kreshnikëve dhe

konceptesh për personazhe,

notë, po kryesisht në

digjital, CD, libri “Legjenda

epikën popullore

diskutim, pyetje-përgjigje

dosje

Shqiptare”, mjete shkollore,

tabela, shkumësa me ngjyra.

14 Të lexuarit 6 “Muji dhe Halili” “Cikli i kreshnikëve”

ose “Tregime të

moçme shqiptare”

Analizë teksti, diskutim,

pyetje përgjigje, tabelë

konceptesh për personazhe,

diskutim, pyetje-përgjigje

15 Përdorimi i Ushtrime Punë me tekstin Punë e pavarur, diskutim,

drejtë i gjuhës

harta e mendimit

7

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë, po kryesisht në

dosje

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues, me notë

dhe në dosje

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme lidhur

me temën, të marra nga

revista, enciklopedi, interneti

etj., libri digjital, CD, libri

“Legjenda Shqiptare”

Teksti, përvoja të nxënësve

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



12

16 Të dëgjuarit 1 Eposi i

Kreshnikëve 1

(Ora e parë)

17 Të lexuarit 7 Bisedë letrare

(Ora e dytë)

18 Përdorimi i Foljet kalimtare

drejtë i gjuhës dhe jokalimtare

Epika legjendare

shqiptare

Deka e Omerit

Martesa e Halilit

Epika legjendare

shqiptare

Punë me tekstin

Lexim, punë e drejtuar,

pyetje -përgjigje, INSERT

Lexim, punë e drejtuar,

pyetje -përgjigje, ditarët e

të nxënit, INSERT

Analizë rasti, punë e

drejtuar,stuhi mendimi, punë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe në

dosje

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe në

dosje

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe notë

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në

internet lidhur me temën, libri

digjital, CD

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në

internet lidhur me temën, libri

digjital, CD

Teksti, përvoja të nxënësve

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”

8

Forma veprore

e pavarur, ushtrime.

e joveprore e

foljeve

19 Përdorimi i

Foljet kalimtare

Punë me tekstin

Analizë rasti, punë e

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

dhe jokalimtare

drejtuar, punë e pavarur,

gojë, motivues dhe notë

9

Forma veprore

diskutim ushtrime.

e joveprore e

foljeve

20 Përdorimi i

Ushtrime Punë me tekstin Punë e drejtuar, punë e

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

pavarur, ushtrime.

gojë, motivues dhe me

10

notë

21 Të lexuarit 8 “Rozafati” Legjenda shqiptare

Diskutim, pema e mendimit,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

dhe ballkanase mbi

vëzhgim i materialeve

gojë, motivues dhe me

pjesë nga filmi “Muri i gjallë”

murimit

filmike, stuhi mendimi, lexim

notë

, libri digjital, CD

Punë me tekstin

teksti, analizë teksti

Pjesë nga filmi “Muri

i gjallë”.



13

22 Të lexuarit 9 “Rozafati” Punë me tekstin Lexim, punë me hapa,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

diskutim, ditarët e të nxënit,

gojë, motivues dhe me

materiale të ndryshme në

analizë teksti

notë

internet lidhur me temën, libri

digjital, CD

23 Përdorimi i

Foljet njëvetore

Punë me tekstin Stuhi mendimi, punë e

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

dhe pavetore

drejtuar, INSERT, punë e

gojë, motivues dhe me

11

pavarur, diskutim.

notë

24 Përdorimi i

Foljet e

Punë me tekstin Stuhi mendimi, punë e

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

parregullta

drejtuar, analizë rasti,

gojë, motivues dhe me

12

INSERT, diskutim, punë e

notë

pavarur.

25 Përdorimi i

Ushtrime Punë me tekstin Stuhi mendimi, punë e

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

pavarur, diskutim.

gojë, motivues dhe me

13

notë

26 Te folurit 3 “Muri i gjallë”,

Punë me tekstin

Stuhi mendimi, Diagrami i

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

skenari i filmit

Pjesë nga filmi “Muri

Venit, punë në çift, hulumtim,

gojë, motivues dhe me

pjesë nga filmi “Muri i gjallë”

i gjallë”.

lojë me role.

notë

libri digjital, CD

27 Të dëgjuarit 2 Lirika popullore 2

Lloje të lirikës

Lexim, pyetje-përgjigje,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

Ora e parë

popullore nga

ditarët e të nxënit

gojë, motivues dhe me

materiale të ndryshme lidhur

folklori shqiptar

notë

me temën, të marra nga libra,

revista, enciklopedi, interneti,

28 Të dëgjuarit 3 Lirika popullore

Projekt

Ora e dytë

29 Të shkruarit 1 Lirika popullore

Projekt

Ora e tretë

Lloje të lirikës

popullore nga

folklori shqiptar

Lloje të lirikës

popullore nga

folklori shqiptar

Lexim, pyetje-përgjigje,

ditarët e të nxënit

Lexim, pyetje-përgjigje,

ditarët e të nxënit

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

libri digjital.

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme lidhur

me temën, të marra nga

revista, enciklopedi, interneti

etj., libri digjital,

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme lidhur

me temën, të marra nga

revista, enciklopedi, interneti

etj., libri digjital.

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



14

30 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

14

Dallimi i

parafjalëve

nga emrat dhe

ndajfoljet me të

njëjtën formë

Ndërtim fjalish me

fjalë që përdoren si

emra, si ndajfolje

e si parafjalë

njëkohësisht.

Stuhi mendimi, shkrim i lirë,

INSERT, punë e drejtuar,

punë e pavarur, diskutim.

31 Të lexuarit 10 “Rinë-Katerinëza” Punë me tekstin Lexim i pjesës, punë me

fjalorin, diskutim, punë e

pavarur, pyetje-përgjigje

32 Të lexuarit 11 “Rinë-Katerinëza” Punë me tekstin Pema e mendimit, DRTA,

ditari dypjesësh, vështrim

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

Teksti, përvoja të nxënësve

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme lidhur

me temën, të marra nga

revista, enciklopedi, interneti

etj., libri digjital, CD

Teksti, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme, libri

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”

krahasues.

notë

digjital, CD

33 Përdorimi i

Ushtrime për

Punë me tekstin Stuhi mendimi, punë e

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

dallimin e

drejtuar, diskutim, punë e

gojë, motivues dhe me

15

ndajfoljes nga

pavarur.

notë

parafjala

34 Përdorimi i

Dallimi i

Punë me tekstin

Stuhi mendimi, shkrim

i

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

lidhëzave nga

Shkrimi i lirë

lirë, punë e drejtuar, punë e

gojë, motivues dhe me

16

përemrat,

rreth përdorimit

pavarur, INSERT.

notë

ndajfoljet dhe

të lidhëzave,

parafjalët me

ndajfoljeve dhe

formë të njëjtë

parafjalëve.

35 Përdorimi i

Tingullimitime Punë me tekstin Shkrim i lirë, analizë rasti,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

diskutim, INSERT, punë e

gojë, motivues dhe me

17

pavarur.

notë

36 Të lexuarit 12 “Sfinksi” Filma fantastikë,

Stuhi mendimi, lexim i

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

që kanë në qendër

pjesës, pyetje-përgjigje rreth

gojë, motivues dhe me

materiale të ndryshme lidhur

qenie joreale, që

të kuptuarit, diskutim.

notë

me temën, të marra nga

sulmojnë botën dhe

revista, enciklopedi, interneti

e vënë atë në rrezik

etj., libri digjital, CD



15

37 Të lexuarit 13 “Sfinksi” Punë me tekstin Diskutim, ditarët e të nxënit,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të

pyetje-përgjigje, punë e

gojë, motivues dhe me

nxënësve,libri digjital, CD

pavarur

notë

38 Të folurit 4 Frika dhe tmerri

Filmi “Drakula”

Diskutim, analizë filmi,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

në arte

“Screen”, filma të

pyetje-përgjigje, punë e

gojë, motivues dhe me

libri Harry Poter, Drakula,

ndryshëm triller

pavarur

notë

njohuritë e nxënësit,

informacione nga interneti,

libri digjital

39 Përdorimi i

Ushtrime për

Punë me tekstin Stuhi mendimi, punë e

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

njohuri të

drejtuar, diskutim punë e

gojë, motivues dhe notë

18

përgjithshme

pavarur.

morfologjike

40 Përdorimi i

Drejtshkrimi

Punë me shkrim

Analizë rasti, punë e

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

drejtë i gjuhës

i apostrofit te

drejtuar, punë e pavarur,

gojë, motivues dhe me

tekste të ndryshme me raste

19

trajtat e shkurtra

diktim

notë, vetëvlerësim

të përdorimit të apostrofit,

të përemrit vetor

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe,

libri digjital

41 Të lexuarit 14 “Kështjella” Punë me tekstin Stuhi mendimi, DRTA,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

diskutim, lexim dhe analizë

gojë, motivues dhe me

libri digjital, romani

teksti.

notë

“Kështjella”

42 Të lexuarit 15 “Kështjella” Punë me tekstin Punë me hapa, diskutim,

ditarët e të nxënit

43 Të lexuarit 16 “Kumbulla përtej Punë me tekstin Diskutim, DRTA, ditarët e të

murit”

nxënit

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Teksti, përvoja të nxënësve

Teksti, përvoja të nxënësve,

libri digjital, materiale të

ndryshme për autorin dhe

veprën

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



16

44 Të lexuarit 17 “Kumbulla përtej

murit”

Punë me tekstin Diskutim, pyetje-përgjigje,

punë e pavarur, ditarët e të

nxënit

45 Përdorimi i Drejtshkrimi i Punë me tekstin Stuhi mendimi, punë

drejtë i gjuhës pjesëzave dhe i

e pavarur, dua të di,

20

parafjalëve

mësova, diskutim, punë

e drejtuar.

46 Të lexuarit 18 “Jesminë” Punë me tekstin Lexim i pjesës, bisedë, lexim

zinxhir, punë me grupe,

tabela e personazheve,

ditari dypjesësh

47 Të lexuarit 19 “Jesminë” Punë me tekstin Diskutim, pyetje-përgjigje,

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

libri digjital

Teksti, përvoja të nxënësve,

libri digjital, CD

Teksti, përvoja të nxënësve,

libri digjital, materiale të

ndryshme për autorin dhe

veprën

Teksti, përvoja të nxënësve

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”

punë e pavarur, ditarët e të

gojë, motivues dhe me

nxënit

notë

48 Përdorimi i

Drejtshkrimi i

Punë me tekstin

Stuhi mendimi, punë

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

drejtë i gjuhës

fjalëve që kanë

e pavarur, INSERT,

gojë, motivues dhe me

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe,

21

grupet ye, ua, ue

diskutim, punë e

notë

libri digjital

drejtuar.

49 Përdorimi i

Drejtshkrim.

Punë me tekstin

Analizë rasti, punë e

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

drejtë i gjuhës

Takimi i dy

drejtuar, stuhi mendimi,

gojë, motivues dhe me

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe,

22

zanoreve të njëjta

INSERT, punë e pavarur,

notë

libri digjital

ushtrime.

50 Përdorimi i

Drejtshkrimi i

Punë me tekstin

Stuhi mendimi, punë

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

drejtë i gjuhës

disa tipa fjalësh

e pavarur, grupet e

gojë, motivues dhe me

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe,

23

dhe emrash të

ekspertëve, diskutim,

notë

libri digjital

përveçëm me

punë e drejtuar.

prejardhje të huaj

51 Të lexuarit 20 “Nën qarr po

Punë me tekstin

Lexim i pjesës, parashikim

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

rrinte vasha”

me terma paraprakë, lexim

gojë, motivues dhe me

libri digjital, materiale të

i pjesës, formulim pyetje-

notë

ndryshme për autorin dhe

përgjigje.

veprën



17

52 Të lexuarit 21 “Nën qarr po

Punë me tekstin

Punë me hapa, pyetje-

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

rrinte vasha”

përgjigje, diskutim

gojë, motivues dhe me

notë

53 Të lexuarit 22 “Ngjarje pa

Punë me tekstin

Imagjinatë e drejtuar,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve,

lëvizje”

dëgjim i materialeve në

gojë, motivues dhe me

libri digjital, materiale të

librin digjital, diskutim rreth

notë

ndryshme për autorin dhe

tyre, lexim, pyetje-përgjigje,

veprën

analizë teksti, ditarët e të

nxënit.

54 Të lexuarit 23 “Ngjarje pa

Punë me tekstin

Diskutim, pyetje-përgjigje,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

lëvizje”

punë e pavarur, ditarët e të

gojë, motivues dhe me

nxënit

notë

55 Përdorimi i

Diktim

Materiale të

Diktim Vlerësim me notë Diktime

drejtë i gjuhës

mësuesit

24

56 Përdorimi i

Gjymtyrët

Punë me tekstin

Imagjinatë e drejtuar,

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

kryesore. Rendi

mbajtja e strukturuar e

gojë, motivues dhe me

25

dhe përshtatja

shënimeve, punë e pavarur.

notë

mes tyre

57 Përdorimi i

Gjymtyrët e dyta.

Punë me tekstin

Analizë rasti, punë e

Vlerësim i vazhduar me

Teksti, përvoja të nxënësve

drejtë i gjuhës

Rendi i tyre

drejtuar, stuhi mendimi,

gojë, motivues dhe me

26

58 Të lexuarit 24 “Lamtumirë

universi plak”

59 Të lexuarit 25 “Lamtumirë

universi plak”

Letërsia dhe filmi

fantastiko-shkencor

Punë me tekstin

INSERT, punë e pavarur,

ushtrime.

Lexim i pjesës, punë me

fjalorin, diskutim, punë e

pavarur, pyetje-përgjigje

Diskutim, pyetje-përgjigje,

punë e pavarur, ditarët e të

nxënit

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Teksti, përvoja të nxënësve,

libri digjital, materiale të

ndryshme për autorin dhe

veprën

Teksti, përvoja të nxënësve

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



18

60 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

27

Drejtshkrim.

Shkrimi i nyjës së

përparme

Materiale të

mësuesit për

përsëritje

Udhëzues i të lexuarit

ndërveprues, Punë e

pavarur.

61 Të shkruarit 2 Udhëtim-lojë Tregime fantastiko- Analizë tekstesh model,

mes shkencores shkencore, punë me diskutim, punë e pavarur

dhe fantastiko- modele

me shkrim

shkencores

62 Të shkruarit 3 Udhëtim-lojë Punë me tekstin, Punë e pavarur me shkrim,

mes shkencores punët me shkrim të Diskutim

dhe fantastiko- nxënësve

shkencores

63 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

28

64 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

29

Përcaktori Punë me tekstin Analizë rasti, punë e

kallëzuesor

drejtuar, punë e pavarur,

ushtrime.

Vlerësim i vazhduar me Teksti, përvoja të nxënësve

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim motivues me Teksti, përvoja të nxënësve,

gojë

materiale të ndryshme nga

revista, enciklopedi, interneti

etj., libri digjital, CD

Vlerësim me notë për Teksti, përvoja të nxënësve.

çdo nxënës për punët

me shkrim

Vlerësim i vazhduar me Teksti, përvoja të nxënësve

gojë, motivues dhe notë

Ushtrime për Punë me tekstin Punë e pavarur, ushtrime. Vlerësim i vazhduar me Teksti, përvoja të nxënësve

përcaktorin

gojë, motivues dhe me

kallëzuesor

notë

65 Të shkruarit 4 Test Punë me testet Testim Vlerësim me test Teste

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”

66 Të lexuarit 26 “Drita është si uji” Punë me tekstin Imagjinatë e drejtuar,

analizë teksti, punë e

drejtuar, diskutim, punë e

pavarur me shkrim.

67 Të lexuarit 27 “Drita është si uji” Punë me tekstin Punë me hapa, diskutim,

pyetje-përgjigje, punë e

pavarur, ditarët e të nxënit

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Vlerësim i vazhduar me

gojë, motivues dhe me

notë

Teksti, përvoja të nxënësve,

libri digjital, materiale të

ndryshme për autorin dhe

veprën

Teksti, përvoja të nxënësve



Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE

KOMPETENCA:Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme

Nxënësi/ja:

- kupton, interpreton tekstin dhe nëntekstin, si edhe gjykon për qëllimin, ndjenjat e folësit, vërtetësinë

dhe besueshmërinë e tekstit;

- diskuton, zgjeron dhe gjykon idetë e dëgjuara, si dhe merr pjesë në veprimtari praktike, ku dëgjon

rreth temave të fushave të ndryshme.

KOMPETENCA: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

Nxënësi/ja:

- flet qartë dhe kuptueshëm për tema të ndryshme në situata formale dhe joformale;

- përfshihet në diskutime, parafrazon e përmbledh komentet e prezantuara me gojë, duke marrë

parasysh edhe elementet e gjuhës së gjesteve - krijon tekste mediatike për qëllime dhe audienca të

ndryshme duke përdorur format dhe teknikat e përshtatshme.

KOMPETENCA: Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare

Nxënësi/ja:

- kupton tekstin edhe kur mendimet dhe idetë nuk jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shpjegon se

si gjuha dhe stili i autorit ndikojnë

për t’i dhënë idetë në mënyrë të qartë ose të nënkuptuar;

- analizon dhe diskuton për interpretimet e të tjerëve rreth tekstit.

a) Tekste letrare

- vlerëson gjuhën dhe idetë që përcjell autori në tekst, analizon sjelljen dhe qëndrimet e

personazheve, zhvillimin e fabulës ose subjektit;

- bën dallimin mes personazhit, autorit dhe tregimtarit;

- krahason stilin, gjuhën dhe tematikën në tekste të ndryshme.

b) Tekste joletrare

- përzgjedh, krahason dhe përmbledh informacionin nga tekste të ndryshme;

- dallon informacionin e rëndësishëm nga i parëndësishmi, faktin nga opinioni, shkakun nga pasoja;

- veçon tiparet karakteristike të fjalëve, fjalive dhe tekstit në tekste të ndryshme

KOMPETENCA: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

Nxënësi/ja:

- ndjek dhe realizon hapat e domosdoshëm në procesin e të shkruarit;

- përdor forma të efektshme të të shkruarit për qëllime dhe audienca të caktuara;

- paraqet në mënyrë të strukturuar informacionin, idenë dhe mendimet e tij duke zbatuar rregullat

drejtshkrimore.

KOMPETENCA: Përdorimi i drejtë i gjuhës

Nxënësi/ja:

- dallon, përdor dhe analizon llojet e fjalive sipas kumtimit, intonacionit, ndërtimit dhe gjymtyrëve

kryesore;

- përdor dhe analizon llojet e gjymtyrëve kryesore dhe të gjymtyrëve të dyta;

- përdor dhe analizon klasat e fjalëve të ndryshueshme dhe të fjalëve të pandryshueshme;

- analizon stilet dhe regjistrat e gjuhës;

- vlerëson pasurinë leksikore të shqipes, përdor gjuhën standarde, zbaton rregullat drejtshkrimore

dhe shenjat e pikësimit.

19


20

PERIUDHA JANAR – MARS

Nr.

orëve

Kompetenca Temat mësimore Situata e të nxënit Metodologjia dhe

veprimtaritë e nxënësve

68 Përdorimi i Gjymtyrët

Punë me tekstin Imagjinatë e drejtuar

drejtë i gjuhës homogjene

Udhëzues i të lexuarit

30

ndërveprues.

69 Përdorimi i Ushtime për Punë me tekstin Punë me hapa, Harta e

drejtë i gjuhës gjymtyrët homogjene

konceptit. Punë me grupe.

31

70 Të lexuarit 28 “Plaku dhe deti 3 ” Filmi “Plaku dhe Stuhi mendimi, vëzhgim

Vlerësimi

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

Burimi

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”

(Ora e parë)

deti”

i materialeve në video-

me gojë, motivues

nxënësve, libri digjital,

projektor, punë e drejtuar,

dhe në dosje

materiale të ndryshme

lexim i pjesës, pyetje-

për autorin dhe veprën

përgjigje, diskutim.

71 Të dëgjuarit 4 ‘Plaku dhe deti”

Punë me veprën

Punë me hapa, ditarët e të

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

(bisedë letrare)

nxënit, tabela e krahasimit,

me gojë, motivues

nxënësve, libri digjital,

(Ora e dytë)

diskutim.

dhe në dosje

materiale të ndryshme

për autorin dhe veprën

72 Përdorimi i

Llojet e fjalive sipas

Punë me tekstin

Leximi i koduar. Diagrami i

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

kumtimit. Fjalia

Venit, Marrëdhëniet pyetje –

me gojë, motivues

nxënësve, lidhur me

32

dëftore dhe pyetëse

përgjigje, Punë në grup.

dhe notë

temën, libri digjital, CD

73 Të lexuarit 29 “Odin Mondvalsen” Punë me tekstin Diskutim, rrjeti i diskutimit,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

lexim i pjesës, ditarët e të

me gojë, motivues

nxënësve, libri digjital,

nxënit, pyetje-përgjigje.

dhe notë

materiale të ndryshme

për autorin dhe veprën

74 Të lexuarit 30 “Odin Mondvalsen” Punë me tekstin Punë me hapa, vëzhgim

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

i materialeve në video,

me gojë, motivues

nxënësve, libri digjital,

diskutim, punë e pavarur,

dhe notë

materiale të ndryshme

punë e drejtuar, shkrim i lirë.

për autorin dhe veprën



21

75 Të lexuarit 31 “Shkëlqimi dhe rënia

Romani “Shkëlqimi

Lexim i pjesës, punë me

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

e shokut Zylo”

dhe rënia e shokut

fjalorin, stuhi mendimi, lexim

me gojë, motivues

nxënësve, libri digjital,

Zylo”

në role, diskutim, organizues

dhe notë, por

materiale të ndryshme

grafik, ese

kryesisht në dosje

për autorin dhe veprën

76 Të lexuarit 32 “Shkëlqimi dhe rënia

e shokut Zylo”

Punë me tekstin Diskutim, pyetje-përgjigje,

punë e pavarur, ditarët e të

nxënit

77 Përdorimi i Fjalia nxitëse dhe Punë me tekstin Marrëdhëniet pyetje –

drejtë i gjuhës dëshirore

përgjigje. Diagrami i Venit,

33

Punë në grup

78 Të lexuarit 33 “Kthimi i Ululës” Punë me tekstin Lexim i pjesës, punë me

fjalorin, stuhi mendimi, lexim

në role, diskutim, organizues

grafik, ese.

79 Të lexuarit 34 “Kthimi i Ululës” Punë me tekstin Diskutim, pyetje-përgjigje,

punë e pavarur, ditarët e të

nxënit

80 Të lexuarit 35 “Manual i djaloshit Punë me tekstin Lexim i pjesës, punë me

ambientalist”

fjalorin, diskutim, turi i

galerisë, ditarët e të nxënit,

pyetje-përgjigje.

81 Të lexuarit 36 “Manual i djaloshit Punë me tekstin Diskutim, pyetje-përgjigje,

ambientalist”

punë e pavarur, ditarët e të

nxënit

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë, por

kryesisht në dosje

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë, por

kryesisht në dosje

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë, por

kryesisht në dosje

Teksti, përvoja të

nxënësve, libri digjital,

materiale të ndryshme

për autorin dhe veprën

Teksti, përvoja të

nxënësve, skeda, tabela

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

lidhur me temën, libri

digjital, CD

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve, libri digjital,

materiale të ndryshme

për autorin dhe veprën

Teksti, përvoja të

nxënësve, libri digjital,

materiale të ndryshme

për autorin dhe veprën

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



22

82 Të folurit 5 Mjedisi në kinema e Dokumentarë

media

explorer për natyrën

83 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

34

Fjalitë pohore dhe

fjalitë mohore

Punë me tekstin

84 Përdorimi i Ushtrime për tipat e Punë me tekstin

drejtë i gjuhës fjalive

35

85 Të shkruarit 5 Teksti rrëfimtar Punë me modele

(tregimtar)

tekstesh rrëfimtare

86 Të shkruarit 6 Teksti rrëfimtar Punët e pavarura të

(tregimtar)

nxënësve

87 Të dëgjuarit 5 Koment krahasues 4 Poezi të njohura

të nënllojeve të

ndryshme, punë me

tekstin

88 Të dëgjuarit 6 Rimat, strofat dhe Poezi nga poetë të

vargjet

njohur

Ora e dytë

89 Të shkruarit 7 Projekt me temë Materialet e

“Poetë të njohur nxënësve

shqiptarë”

Ora e tretë

minikonkurs, lexim në Vlerësim i vazhduar

heshtje, diskutim, punë me

grupe

me gojë, motivues

dhe notë

Analizë rasti, Marrëdhënia Vlerësim i vazhduar

pyetje -përgjigje, Punë në me gojë, motivues

grup

dhe notë

Analizë rasti, udhëzues i të Vlerësim i vazhduar

lexuarit ndërveprues. Punë e me gojë, motivues

pavarur.

dhe notë

Diskutim, punë e drejtuar, Vlerësim i vazhduar

shkrim i lirë, turi i galerisë. me gojë, motivues

Punë e pavarur me shkrim, Vlerësim i vazhduar

diskutim

me notë

Dallon poezi të llojeve të Vlerësim i vazhduar

ndryshme

me gojë, motivues

dhe me notë

Analizë metrike, diskutim, Vlerësim i vazhduar

punë e pavarur, pyetje- me gojë, motivues

përgjigje

dhe në dosje

Konkurs me recitime poezish Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe në dosje

Teksti, përvoja të

nxënësve, DVD e filmit

“Erik Brockovich”,

libri digjital, CD,

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme për tekstin

rrëfimtar,

Teksti, përvoja të

nxënësve,

Teksti, vëllime poetike,

antologji me poezi nga

letërsia shqipe

Teksti, vëllime poetike,

antologji me poezi nga

letërsia shqipe

Teksti, vëllime poetike,

antologji me poezi nga

letërsia shqipe

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



23

90 Përdorimi i

Fjalitë dykryegjym-

Punë me tekstin

Diskutim, tabela e konceptit,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

tyrëshe dhe

punë e pavarur e në grup.

me gojë, motivues

nxënësve

36

njëkryegjymtyrëshe

dhe me notë

91 Përdorimi i

Fjalitë

Punë me tekstin

Punë me hapa, veprimtari

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

njëkryegjymtyrëshe

me mendim të drejtuar.

me gojë, motivues

nxënësve, libri digjital

37

foljore. Fjalitë vetore

Punë e pavarur

dhe notë

92 Të lexuarit 39 “Bregu i mollës” Punë me tekstin Lexim i pjesës, punë me

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

fjalorin, shkrim i lirë, lexim i

me gojë, motivues

nxënësve, libri digjital,

poezisë, diskutim, ditarët e

dhe notë

materiale të ndryshme

të nxënit.

për autorin dhe veprën

93 Të lexuarit 37 “Gjeniu i anijes” Punë me tekstin Lexim i pjesës, punë me

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

fjalorin, punë me grupe,

me gojë, motivues

nxënësve, libri digjital,

ditarët e të nxënit, pyetje-

dhe notë

materiale të ndryshme

përgjigje, diskutim

për autorin dhe veprën

94 Të lexuarit 38 “Gjeniu i anijes” Punë me tekstin diskutim, punë e pavarur,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

pyetje-përgjigje, ditarët e të

me gojë, motivues

nxënësve, libri digjital,

nxënit

dhe notë

materiale të ndryshme

për autorin dhe veprën

95 Përdorimi i

Fjalitë

Punë me tekstin

Harta e konceptit,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

njëkryegjymtyrëshe

Marrëdhënia pyetje –

me gojë, motivues

nxënësve

38

foljore pavetore

përgjigje

dhe notë

96 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

39

97 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

40

Fjalitë njëkryegjymtyrëshe

emërore

Ushtrime për fjalitë

një dhe dykryegjymtyrëshe

Punë me tekstin

Punë me tekstin

Punë e pavarur.

Analizë rasti, punë e

drejtuar, stuhi mendimi,

INSERT, punë e pavarur,

ushtrime

Analizë rasti, punë e

drejtuar, stuhi mendimi,

punë e pavarur, ushtrime

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve,

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



24

98 Të lexuarit 40 “Diej që perëndojnë” Punë me tekstin Lexim i pjesës, punë me

fjalorin, shkrim i lirë, lexim i

poezisë, diskutim, ditarët e

të nxënit.

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

99 Të folurit 6 Misteret e natyrës Flasim për piktura punë me grupe, stuhi Vlerësim i vazhduar

të njohura e të mendimi, shkrim i lirë, me gojë, motivues

mistershme diskutim.

dhe notë

100 Përdorimi i Fjalitë e përbëra me Punë me tekstin Analizë rasti, punë e Vlerësim i vazhduar

drejtë i gjuhës më shumë se dy

drejtuar, stuhi mendimi, me gojë, motivues

41

pjesë

INSERT, punë e pavarur, dhe notë

ushtrime

101 Përdorimi i Skemat e fjalive Punë me tekstin Analizë rasti, punë e Vlerësim i vazhduar

drejtë i gjuhës të përbëra me më

drejtuar, stuhi mendimi, me gojë, motivues

42

shumë se dy pjesë

INSERT, punë e pavarur, dhe notë

ushtrime

102 Të lexuarit 41 “Kadenca e violës” “Vjeshta” nga Lexim, diskutim, ditarët e të Vlerësim i vazhduar

“Stinët” e Vivaldit nxënit, shkrim i lirë, punë me me gojë, motivues

grupe, kllaster.

dhe notë

103 Përdorimi i Ushtrime për skemat Punë me tekstin Punë e pavarur, ushtrime Vlerësim i vazhduar

drejtë i gjuhës e fjalive të përbëra

me gojë, motivues

43

dhe notë

104 Të lexuarit 42 “Kitara” https://www. Leximi poezisë, stuhi Vlerësim i vazhduar

youtube.com/ mendimi, koment, diskutim, me gojë, motivues

watch?v=8B6jO ditarët e të nxënit.

dhe notë

UzBKYc

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme marrë nga

revista, enciklopedi,

interneti etj., libri digjital,

CD

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme, libri digjital,

CD

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme nga revista,

enciklopedi, interneti etj.,

libri digjital, CD

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



25

105 Të lexuarit 43 “Romeo dhe

Fragment nga

Lexim në role, punë në

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

Zhuljeta”

drama

grupe, diskutim, punë e

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

Ose

drejtuar, ditarët e të nxënit.

dhe notë

nga revista, enciklopedi,

https://www.

interneti etj., libri digjital,

youtube.com/

CD

watch?

v=NNJM7C-Xhno

106 Të lexuarit 44 “Romeo dhe

Punë me tekstin

Diskutim, punë e pavarur,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

Zhuljeta”

pyetje-përgjigje, ditarët e të

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

nxënit

dhe notë

ndryshme

107 Të shkruarit 8 Shkruajmë poezi të

Punë me tekstin

Pyetje-përgjigje, punë e

Vlerësim i

Teksti, përvoja të

thjeshta

drejtuar, punë e pavarur

vazhduar me gojë,

nxënësve, materiale të

me shkrim, diskutim, turi i

motivues dhe notë,

ndryshme nga revista,

galerisë.

vetëvlerësim

enciklopedi, interneti etj.,

libri digjital, CD

108 Përdorimi i

Drejtshkrim.

Punë me tekstin

Shpjegim i përparuar, tabelë

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

Përdorimi i shenjave

koncepti, punë e pavarur.

me gojë, motivues

nxënësve

44

të pikësimit (presja,

dhe notë

pikëpresja, dy pikat)

109 Përdorimi i

Drejtshkrim. Shkrimi

Punë me tekstin

Shpjegim i përparuar, tabela

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

i ligjëratës së drejtë

e konceptit, punë e pavarur,

me gojë, motivues

nxënësve

45

dhe i ligjëratës së

zhdrejtë

110 Të lexuarit 45 “Pas vdekjes” https://www.

youtube.com/

watch?v=RLxN9G_

HNx c (8-10 minutat

e fundit të dramës)

diskutim

Lojë në role, punë në

grupe, diskutim, tabela e

koncepteve, dramatizim.

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale

të ndryshme lidhur me

temën, të marra nga

revista, enciklopedi,

interneti etj., libri digjital,

CD

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



26

111 Të lexuarit 46 “Pas vdekjes” Punë me tekstin Diskutim, punë e pavarur,

pyetje-përgjigje, ditarët e të

nxënit

112 Përdorimi i Drejtshkrim. Punë me tekstin Analizë rasti, punë e

drejtë i gjuhës Ushtrime për

drejtuar, diktim, punë e

46

ligjëratën e drejtë

pavarur, ushtrime

dhe të zhdrejtë

113 Të lexuarit 47 “Arturo Ui” Punë me tekstin Lexim i pjesës në role, punë

me fjalorin stuhi mendimi,

diskutim, punë e pavarur,

vëzhgim i materialeve në

video-projektor.

114 Të lexuarit 48 “Arturo Ui” Punë me tekstin Punue me hapa, me hapa,

diskutim, ditarët e të nxënit,

shkrim i lirë.

115 Përdorimi i Diktim

Materialet e Diktim

drejtë i gjuhës

mësuesve

47

116 Të shkruarit 9 Figura të shquara Politikanë të njohur, minikonkurs, hulumtim, punë

politike

https://www. e drejtuar, diskutim

youtube.com/

watch?v=W52

yybhUxII

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim me gojë,

motivues e me notë

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve, fragment nga

drama, libri digjital, CD

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme nga revista,

enciklopedi, interneti etj.,

libri digjital, CD

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”

117 Nga orët për

Përsëritje

Materiale të

Punë e pavarur, ushtrime

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

provimet e

mësuesit për

me gojë, motivues

nxënësve

lirimit

përsëritje

dhe notë



27

118 Të shkruarit 10 Dramatizim për

teatrin e shkollës

119 Të shkruarit 11 Dramatizim për

teatrin e shkollës

Një tekst dramatik

ose rrëfimtar me

të cilin nxënësit

realizojnë

dramatizimin

Teksti i përzgjedhur

nga nxënësit

120 Të lexuarit 49 Shqipëria https://www.

121 Të lexuarit 50 Parku kombëtar

122 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

48

123 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

49

Divjakë-Karavasta

youtube.com/

watch?v=1

C7YvHS_M9U

Punë me tekstin

Punë me tekstin

Punë e drejtuar me modele,

diskutim, punë në grupe,

punë e pavarur me shkrim

Diskutim, punë në grupe,

punë e pavarur me shkrim,

lojë me role

Alfabeti i njëpasnjëshëm

në tryezë të rrumbullakët;

imagjinatë e drejtuar; hartë

koncepti; punë e pavarur.

Lexim në grupe, analizë

teksti, stuhi mendimi,

diskutim, punë e drejtuar,

punë e pavarur, shkrim ilirë.

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe notë

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale nga

interneti etj., libri digjital,

CD

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme nga revista,

enciklopedi, interneti etj.,

libri digjital, CD

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme nga revista,

enciklopedi, interneti etj.,

libri digjital, CD

Test Tekste Testimi Vlerësim I me notë Testet e përgatitura nga

Leksiku i gjuhës

shqipe dhe pasuria

e tij

124 Të lexuarit 51 “Bisedë me Fan

Nolin”

Punë me tekstin

Punë me tekstin

Diskutim, lexim i detajuar me

kodim teksti, punë në çift

imagjinatë e drejtuar;

diagramë piramidale FAN

NOLI; pyetje për autorin;

punë e pavarur.

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

mësuesi

Teksti, përvoja të

nxënësve

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme libri digjital,

CD

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE

KOMPETENCA:Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme

Nxënësi/ja:

- kupton, interpreton tekstin dhe nëntekstin, si edhe gjykon për qëllimin, ndjenjat e folësit,

vërtetësinë dhe besueshmërinë e tekstit;

- diskuton, zgjeron dhe gjykon idetë e dëgjuara, si dhe merr pjesë në veprimtari praktike, ku dëgjon

rreth temave të fushave të ndryshme.

KOMPETENCA: Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

Nxënësi/ja:

- flet qartë dhe kuptueshëm për tema të ndryshme në situata formale dhe joformale;

- përfshihet në diskutime, parafrazon e përmbledh komentet e prezantuara me gojë, duke marrë

parasysh edhe elementet e gjuhës së gjesteve - krijon tekste mediatike për qëllime dhe audienca të

ndryshme duke përdorur format dhe teknikat e përshtatshme.

KOMPETENCA: Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare

Nxënësi/ja:

- kupton tekstin edhe kur mendimet dhe idetë nuk jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shpjegon

se si gjuha dhe stili i autorit ndikojnë

për t’i dhënë idetë në mënyrë të qartë ose të nënkuptuar;

- analizon dhe diskuton për interpretimet e të tjerëve rreth tekstit.

a) Tekste letrare

- vlerëson gjuhën dhe idetë që përcjell autori në tekst, analizon sjelljen dhe qëndrimet e

personazheve, zhvillimin e fabulës ose subjektit;

- bën dallimin mes personazhit, autorit dhe tregimtarit;

- krahason stilin, gjuhën dhe tematikën në tekste të ndryshme.

b) Tekste joletrare

- përzgjedh, krahason dhe përmbledh informacionin nga tekste të ndryshme;

- dallon informacionin e rëndësishëm nga i parëndësishmi, faktin nga opinioni, shkakun nga pasoja;

- veçon tiparet karakteristike të fjalëve, fjalive dhe tekstit në tekste të ndryshme.

KOMPETENCA: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

Nxënësi/ja:

- ndjek dhe realizon hapat e domosdoshëm në procesin e të shkruarit;

- përdor forma të efektshme të të shkruarit për qëllime dhe audienca të caktuara;

- paraqet në mënyrë të strukturuar informacionin, idenë dhe mendimet e tij duke zbatuar rregullat

drejtshkrimore.

28

KOMPETENCA: Përdorimi i drejtë i gjuhës

Nxënësi/ja:

- dallon, përdor dhe analizon llojet e fjalive sipas kumtimit, intonacionit, ndërtimit dhe gjymtyrëve

kryesore;

- përdor dhe analizon llojet e gjymtyrëve kryesore dhe të gjymtyrëve të dyta;

- përdor dhe analizon klasat e fjalëve të ndryshueshme dhe të fjalëve të pandryshueshme;

- analizon stilet dhe regjistrat e gjuhës;

- vlerëson pasurinë leksikore të shqipes, përdor gjuhën standarde, zbaton rregullat drejtshkrimore

dhe shenjat e pikësimit.


29

PERIUDHA PRILL – QERSHOR

NR

Kompetenca Temat mësimore Situata e të nxënit Metodologjia dhe

Vlerësimi

Burimi

Orëve

veprimtaritë e nxënësve

125 Të lexuarit 52 “Gjithnjë ëndërroja

Punë me tekstin

stuhi mendimi, lexim i pjesës,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

vendin e të parëve”

punë e drejtuar pyetje-përgjigje,

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

Intervistë

diskutim, ditarët e të nxënit,

dhe me notë

ndryshme nga revista,

punë e pavarur me shkrim.

enciklopedi, interneti

etj., libri digjital, CD

126 Përdorimi i

Huazimet në

Punë me tekstin

mbajtja e strukturuar e

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

gjuhën shqipe

shënimeve, punë e pavarur,

me gojë, motivues

nxënësve

50

dhe shmangia e

diskutim.

dhe me notë

fjalëve të huaja të

panevojshme.

127 Përdorimi i

Ushtrime për

Punë me tekstin

Tabelë koncepti, organizues

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

leksikun e shqipes

grafik, punë e pavarur, diskutim

me gojë, motivues

nxënësve

51

dhe për huazimet

dhe me notë

128 Të lexuarit 53 “Pier e Mari Kyri” Punë me tekstin marrëdhënia e ndërsjellë, punë

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

e pavarur, punë në grup, hartë

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

koncepti.

129 Të shkruarit Shkrimi biografik Punë me tekstin pema e mendimit, hulumtim,

12

punë në grup, punë e pavarur

individuale më shkrim, diskutim.

130 Të lexuarit 54 Roma, ëndrra ime. Punë me tekstin Marrëdhëniet pyetje-përgjigje;

organizuesi grafik i analogjisë;

diskutim; punë në grupe.

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë e me shkrim

motivues dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

ndryshme, interneti etj.,

libri digjital, CD

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme., libri digjital,

CD

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme., libri digjital,

CD

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



30

131 Të lexuarit 55 Bisedë letrare 5

(Ora e parë)

Vepër nga Musine

Kokalari

Lexim, punë me fjalorin

diskutim, punë e pavarur,

pyetje-përgjigje

132 Të lexuarit 56 Bisedë letrare Vepër nga Musine Lexim, punë me fjalorin

(Ora e dytë) Kokalari

diskutim, punë e pavarur,

pyetje-përgjigje

133 Përdorimi i Regjistrat e gjuhës Punë me tekstin Marrëdhënie pyetje-përgjigje,

drejtë i gjuhës

diagrami i Venit, punë

52

individuale, diskutim.

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme

Teksti, përvoja të

nxënësve

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”

134 Përdorimi i

Stilet e gjuhës

Punë me tekstin

Marrëdhënie pyetje-përgjigje,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

letrare shqipe

diagrami i Venit, punë në grup /

me gojë, motivues

nxënësve

53

135 Të Folurit 7 Projekt

Punë me tekstin

individuale, diskutim.

Prezantim materialesh,

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

Turizmi kulturor

Materiale të

diskutim

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

(Ora e parë)

ndryshme mbi

dhe në dosje

ndryshme nga revista,

konceptin ‘ turizëm

enciklopedi, interneti

136 Të lexuarit 57 Projekt

kulturor

Materialet e

Prezantim materialesh,

Vlerësim i vazhduar

etj., libri digjital, CD

Teksti, përvoja të

Turizmi kulturor

nxënësve

diskutim

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

(Ora e dytë)

dhe në dosje

ndryshme., libri digjital,

CD

137 Të lexuarit 58 Projekt

Materialet e

Prezantim materialesh,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

Turizmi kulturor

nxënësve

diskutim

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

(Ora e tretë)

dhe në dosje

ndryshme., libri digjital,

CD



31

138 Përdorimi i

Ushtrime për

Punë me tekstin

Stuhi mendimi, mendim

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

regjistrat e gjuhës

i drejtuar, punë në grup /

me gojë, motivues

nxënësve

54

dhe stilet e gjuhës

individuale, diskutim.

dhe me notë

letrare shqipe

139 Përdorimi i

Mjetet me vlerë

Punë me tekstin

Rrjedhshmëria gojore e dyshes,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

ligjërimore dhe

punë në dyshe /individuale,

me gojë, motivues

nxënësve

55

stilistike në gjuhën

diskutim.

dhe me notë

shqipe

140 Të shkruarit

Autobiografia

Punë me modele

diskutim, INSERT, punë e

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

13

Modele për

pavarur individuale me shkrim,

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

autobiografi

turi i galerisë.

ndryshme, libri digjital,

CD

141 Të shkruarit

Autobiografia (CV) Punë me tekstin Pyetje-përgjigje, pema e

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

14

mendimit, punë e drejtuar,

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

diskutim, punë e pavarur,

dhe me notë

ndryshme CD

konkurs.

142 Të lexuarit 59 “Rrno vetëm për me

https://www.

Marrëdhëniet pyetje-përgjigje,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

tregue”

youtube.com/

empati, diskutim

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

watch?v=XrQ

dhe me notë

ndryshme, në lidhje me

D0hr702c

Punë me tekstin

143 Të lexuarit 60 “Jeta ime” Punë me tekstin Stuhi mendimi, rrjeti i diskutimit,

lexim i tekstit, diskutim, pyetje

përgjigje.

144 Përdorimi i Ushtrime për mjetet Punë me tekstin stuhi mendimi, mendim i

drejtë i gjuhës me vlerë ligjërimore

drejtuar, punë në grup /

56

dhe stilistike në

individuale, diskutim.

gjuhën shqipe

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

temën dhe autorin

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme

Teksti, përvoja të

nxënësve

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



32

145 Të lexuarit 61 “Racizmi shpjeguar

vajzës sime”

Punë me tekstin Stuhi mendimi, diskutim, lexim i

materialit në role, analizë teksti,

ditarët e të nxënit.

146 Të lexuarit 62 Të mësojmë për të Punë me tekstin Lexim i drejtuar, analizë rasti,

gjykuar

grafik organizues, diskutim

147 Të dëgjuarit 8 “Letra e

https://www. Marrëdhënia e ndërsjellë, punë

Skënderbeut” youtube.com/ e pavarur

watch?v=sH9L

m9Vd3D0

minuta 30-35

Punë me tekstin

148 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

57

149 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

58

150 Të shkruarit

15

151 Të shkruarit

16

Mënyrat e formimit

të fjalëve

Punë me tekstin Punë me grupe, diskutim,

pema e mendimit, lexim në

heshtje, punë e drejtuar, punë e

pavarur, punë në çift.

Ushtrime për Punë me tekstin Pema e mendimit, diskutim,

fjalëformimin

punë e drejtuar, punë e pavarur

Ese argumentuese

(Eseja dhe ligjërata)

Punë me

modele tekstesh

argumentuese

Mësim me hapa, marrëdhëniet

pyetje-përgjigje, diskutim.

Ese argumentuese Punë me tekstin Lexim i drejtuar, punë e pavarur

me shkrim, diskutim

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë,

vetëvlerësim

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme nga revista,

interneti etj., libri digjital,

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme nga revista,

interneti etj., libri digjital,

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale

të ndryshme lidhur me

temën, të marra nga

revista, enciklopedi,

interneti etj., libri digjital,

CD

Teksti, përvoja të

nxënësve, libri, CD

Teksti, përvoja të

nxënësve, libri, CD

Teksti, përvoja të

nxënësve, libri, CD

Teksti, përvoja të

nxënësve, libri, CD

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



33

152 Të dëgjuarit 7 Teksti përshkrues Punë me tekstin Dëgjim materialesh, bisedë,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

kllaster, lexim në heshtje, punë

me gojë, motivues

nxënësve, materiale të

e pavarur me shkrim, diskutim,

dhe me notë

ndryshme nga revista,

turi i galerisë.

enciklopedi, interneti

etj., libri digjital, CD

153 Përdorimi i

Drejtshkrim. Shkrimi

Punë me tekstin

Bisedë, grafik, lexim në heshtje,

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

i fjalëve njësh dhe

punë e pavarur me shkrim,

me gojë, motivues

nxënësve, libri, CD

59

154 Përdorimi i

ndaras

Drejtshkrim. Shkrimi

Punë me tekstin

diskutim, turi i galerisë.

Stuhi mendimi, punë e pavarur,

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

drejtë i gjuhës

i fjalëve me vizë në

grupet e ekspertëve, diskutim,

me gojë, motivues

nxënësve, libri, CD

60

155 Të shkruarit

mes

Teksti përshkrues

Përshkrim i

punë e drejtuar.

Parashikim me terma

dhe me notë

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

17

mbështetur në

paraprakë, punë e drejtuar,

me gojë, motivues

nxënësve, libri, CD

fjalët kyç të dhëna:

minileksion, fjalë kyç, shkrim i

horizont, perëndoj,

lirë.

diell, i kuqërremtë,

pasqyroj, det.

156 Të shkruarit

Teksti përshkrues Punë me tekstin Bisedë, grafik organizues, lexim

Vlerësim i vazhduar

Teksti, përvoja të

18

në heshtje, punë e pavarur me

me gojë, motivues

nxënësve, libri, CD

157 Të lexuarit 63 “Katedralja e

Parisit”

Analizë krahasuese

për objektet

Punë me tekstin

shkrim, diskutim, turi i galerisë.

Stuhi mendimi, diskutim, punë e

pavarur me shkrim, analizë tekst

dhe me notë,

vetëvlerësim

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme., libri digjital,

CD

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



34

158 Të lexuarit 64 “Portreti dhe

autoportreti i

Balzakut”

Analizë krahasuese

Punë me tekstin Punë me hapa, analizë teksti,

stuhi mendimi, punë e drejtuar,

punë e pavarur.

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme., libri digjital,

CD

159 Të shkruarit

19

“Stuhi qershori”

dhe “Stuhia Sindi”

Analizë krahasuese

Punë me tekstin Orientuesi grafik analogji, punë

në grupe, punë e pavarur

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë,

vetëvlerësim

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme., libri digjital,

CD

160 Të lexuarit 65 Rregullorja e klasës Punë me tekstin Lexim i pjesës, punë me

fjalorin, diskutim, punë e

pavarur, pyetje-përgjigje

Vlerësim i vazhduar

me gojë, motivues

dhe me notë

Teksti, përvoja të

nxënësve, materiale të

ndryshme, libri digjital,

CD

161 Përdorimi i

drejtë i gjuhës

61

162 Për provimet

e lirimit

163 Të shkruarit

20

164 Orë

përsëritjeje

165 Orë

përsëritjeje

166 Orë

përsëritjeje

170 Orë

përsëritjeje

Diktim 3 Punë me shkrim Diktim Vlerësim motivues me

gojë dhe me notë

Materialet e mësuesit

Përsëritje Punë me tekstin Diskutim, pyetje-përgjigje, punë Vlerësim i vazhduar Teksti, përvoja të

e pavarur, ditarët e të nxënit me gojë, motivues nxënësve, materiale të

dhe me notë

ndryshme nga mësuesi,

libri digjital

Test 3 Testim Testim Vlerësim me notë Teste

Për provimet e Të ndryshme Pyetje-përgjigje, diskutime, Vlerësime motivuese

lirimit

punë e pavarur

me gojë

Për provimet e Të ndryshme Pyetje-përgjigje, diskutime, Vlerësime motivuese

lirimit

punë e pavarur

me gojë

Për provimet e Të ndryshme Pyetje-përgjigje, diskutime, Vlerësime motivuese

lirimit

punë e pavarur

me gojë

Për provimet e Të ndryshme Pyetje-përgjigje, diskutime, Vlerësime motivuese

lirimit

punë e pavarur

me gojë

Materiale të përgatitura

nga mësuesi

Materiale të përgatitura

nga mësuesi

Materiale të përgatitura

nga mësuesi

Materiale të përgatitura

nga mësuesi

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



35

172 Orë

Për provimet e

Të ndryshme

Pyetje-përgjigje, diskutime,

Vlerësime motivuese

Materiale të përgatitura

përsëritjeje

lirimit

punë e pavarur

me gojë

nga mësuesi

173 Orë

Për provimet e

Të ndryshme

Pyetje-përgjigje, diskutime,

Vlerësime motivuese

Materiale të përgatitura

përsëritjeje

lirimit

punë e pavarur

me gojë

nga mësuesi

174 Orë

Për provimet e

Të ndryshme

Pyetje-përgjigje, diskutime,

Vlerësime motivuese

Materiale të përgatitura

përsëritjeje

lirimit

punë e pavarur

me gojë

nga mësuesi

175 Orë

Për provimet e

Të ndryshme

Pyetje-përgjigje, diskutime,

Vlerësime motivuese

Materiale të përgatitura

përsëritjeje

lirimit

punë e pavarur

me gojë

nga mësuesi

Orë

Për provimet e

Të ndryshme

Pyetje-përgjigje, diskutime,

Vlerësime motivuese

Materiale të përgatitura

përsëritjeje

lirimit

punë e pavarur

me gojë

nga mësuesi

Shënime.

1 Mund të zhvillohen si bisedë letrare Eposi i Kreshnikëve ose libri i M. Kutelit Tregime të moçme shqiptare.

2 Mund të zhvillohet dhe si projekt me temë “ Folklori ynë, vlerë dhe thesar i paçmuar”, që mund të zhvillohet në tri orë. Orët e projektit shpërndahen

sipas dëshirës së mësuesit/es.

3 Ky libër mund të përdoret edhe për bisedë letrare.

4 Kjo temë mund të zhvillohet në tri orë, si projekt me temë “Poetë të njohur shqiptarë”. Orët mund të shpërndahen sipas dëshirës së mësuesit/es.

5 Bisedë letrare mund të organizohet për personalitetin e Musine Kokalarit ose për një vepër tjetër.

Libër mësuesi për tekstin “ Gjuha Shqipe

9”



Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri për tekstin

Rubrika: Të folurit

Tema mësimore: Teksti dhe gjuha

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• diskuton rreth qëllimit të përdorimit të teksteve;

• klasifikon llojet e teksteve sipas qëllimit;

• dallon karakteristikat e secilit lloj;

• flet për letërsinë.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit.

Situata e të nxënit: U jepen nxënësve dy tekste:

një tekst joletrar dhe një tekst letrar.

1. recetë gatimi

2. përshkrim

Fjalë kyç:

tekst letrar, tekst joletrar, aktiv, pasiv, funksion

estetik, funksion praktik, letërsia

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, punë e drejtuar, diskutim, lexim i koduar, Diagrami i

Venit, praktikë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: (bisedë, punë e drejtuar, diskutim)

Ora e parë e mësimit për vitin e ri mësimor nis me një bisedë të shkurtër me nxënësit rreth pushimeve verore:

Si i kaluat pushimet verore?

Ç’të veçantë kishin këtë vit pushimet për ju?

➢ Ç’libra keni lexuar? Cili ju ka lënë më shumë mbresa?

Vëmendja e nxënësve të përqendrohet në pyetjen e fundit.

Njihen nxënësit me strukturën e tekstit “Gjuha shqipe 9”, si vazhdim logjik i tekstit të klasës VIII, por duke

u ndalur në të veçantat e pjesës së parë, “Njohuri për tekstin” (shfrytëzohet përmbajtja e dhënë në tekst në

faqet 4-8)

U prezantohet nxënësve tema e parë “Teksti dhe gjuha”. Jepen dy tekstet e mëposhtme:

Kek me kos

Në një enë rrihen 2 kokrra vezë me 1 gotë sheqer, shtohen 2 filxhanë kafeje kos, 2 filxhanë kafeje vaj ose

gjalpë, lëkurë portokalli ose limoni, arra të grira hollë dhe të gjitha bashkë përzihen mirë. Pastaj hidhen 2 gota

uji miell, përzihen me një lugë kafeje sodë buke. Brumi nuk duhet të rrihet shumë, që të mos bëhet elastik.

Hidhet në tavë të lyer me yndyrë dhe të pudrosur me pak miell. Piqet ne furrë me 180 o , për 40 min.

36

Bora

Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtueshme erdhi dhe iku. Tani po hyn

dimri edhe qiellin e kanë mbuluar re të qeta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë, zu të bjerë borë.

Prapa qelqeve të dritares po shikoj. Ngadalë, ngadalë, sikur ka frikë të dëgjohet, bora fluturon flokë-flokë,

e shtrohet mbi dhe. Bie kudo e duket sikur kërkon të ndreqë e të zbukurojë. Dy çupa të vockla shkojnë, e në

leshrat e tyre të arta, të lëshuara mbi shpatulla, bora shkruan trëndafila të argjendta. Djemtë qeshin, hidhen,

luajnë e luftojnë me topa.

Si në verë, gjithë bota është veshur në të bardha. Flokë-flokë, ngadalë po bie bora…

Më pas nxënësve u drejtohet pyetja: Cili nga tekstet është letrar dhe cili joletrar? Çfarë qëllimi kanë këto

tekste?

Nxënësit përgjigjen duke dhënë argumentimin e tyre për secilin rast.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

HAPI 2

Ndërtimi i njohurive të reja: (lexim i koduar, Diagrami i Venit)

Udhëzohen nxënësit të lexojnë me vëmendje informacionin në faqen 10-11, për t’u dhënë përgjigje gruppyetjeve

që mësuesi|ja i shkruan në tabelë:

A Ç’është teksti? Përse shërben ai?

Ku i përdorim tekstet?

Pse themi se tekstet përdoren në mënyrë aktive dhe pasive?

B Si klasifikohen tekstet sipas qëllimit?

Cila është pikënisja e këtij klasifikimi?

A janë funksionet e teksteve të ndara në mënyrë të prerë?

Ku dallojnë nga njëri-tjetri teksti letrar dhe ai joletrar? (Këtu nxënësit mund të përdorin Diagramin e Venit)

C Ç’është letërsia? Si bëhet klasifikimi i teksteve letrare në varësi të anës së brendshme dhe të anës së

jashtme? Cilat janë tiparet e tyre?

Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve të shtruara, plotësojnë njëri-tjetrin, pyesin nëse duan të dinë më shumë

rreth asaj që lexuan e diskutuan. Diagramin e Venit për klasifikimin e teksteve sipas qëllimit mësuesi\ja e

shkruan në tabelë.

Teksti letrar:

• mite, legjenda, përralla, tregime, novela,

roman, poezi, dramë;

• qëllimi kryesor: edukimi artistik i lexuesit;

• funksion estetik;

• përdoret për kënaqësinë e lexuarit,

pasurimin e imagjinatës, për t’u argëtuar;

• gjuha e figurshme.

Teksti joletrar:

• gazeta, revista, tekste mësimore,

enciklopedi etj.;

• qëllimi kryesor: përçimi i informacionit.

• funksion praktik;

• përdoret për të informuar, për të mësuar, për

të thelluar njohuritë;

• gjuha e drejtpërdrejtë.

Të përbashkëtat

• Përdoren në mënyrë aktive dhe pasive

• I shërbejnë njeriut për të pasuruar kulturën dhe sjelljen e tij.

HAPI 3

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (praktikë e pavarur)

Punohet ushtrimi 5, nëpërmjet të cilit nxënësit ushtrohen për të klasifikuar sipas tabelës llojet e teksteve.

Pas plotësimit bëhet diskutimi i ushtrimit.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përcaktimin e llojeve të teksteve.

Detyra dhe puna e pavarur: Ushtrohuni faqe 12

Në fund të orës, mësuesja nuk harron të porositë nxënësit që të sjellin informacione në lidhje me temën

pasardhëse, si:

1. Mite që lidhen me prejardhjen e emrit ilir.

2. Cilat ishin fiset ilire dhe ku banonin ato?

3. Emrat e hyjnive dhe trashëgimtarëve të tyre.

37


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Letërsi gojore

Rubrika: Të folurit

Tema mësimore: Mitologji shqiptare

Situata e të nxënit: Mite që lidhen me

prejardhjen e emrit ilir

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• flet rreth mitologjisë shqiptare;

• diskuton për mitin “Kadmi dhe Iliri”, që lidhet me prejardhjen e

shqiptarëve;

• hulumton nga historia për viset ilire;

• gjen pikëtakimet e mitit me historinë.

Fjalë kyç:

mit, mitologji, gjarpër, dragua, fise ilire

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, informacione

të marra nga interneti.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Histori, Gjeografi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, bisedë, diskutim, punë në çift,punë e drejtuar.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësit (bisedë)

Rikujtohen nëpërmjet një bisede njohuritë e nxënësve të marra një vit më parë për letërsinë gojore dhe për

mitet, duke e përqendruar vëmendjen te thelbi i përmbajtjes së mitit: dëshira dhe përpjekja e njeriut primitiv

për të shpjeguar origjinën e jetës dhe të dukurive të ndryshme natyrore, si dhe pyeten për veçoritë e miteve.

Mythos vjen nga greqishtja

Bindje, besim

kolektiv, që nuk

bazohet në fakte

Mitet

figura perëndish,

prijësish dhe

personalitetesh historike

ngjarja është

fantastike

Shpjegimi që i jep miti,

që d.m.th.” Tregim”

Pyeten nxënësit nëse njohin ndonjë mit, që lidhet me prejardhjen e shqiptarëve dhe me emrin ilir.

HAPI II

Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar)

Lexohet miti nga mësuesi\ja, kurse nxënësit nënvizojnë informacionet më interesante që marrin prej tij dhe

diskutojnë për to.

HAPI 3

Prezantimi dhe përmbledhja për rezultatet e arritura (punë në çift, diskutim)

Nxënësit punojnë ushtrimet e tekstit sipas kërkesave të dhëna, duke diskutuar përgjigjet për to. Këtu vijnë

në ndihmë informacionet e marra në lëndën e historisë. Nëse është e nevojshme, mund të kërkohet një

bashkëpunim me mësuesin\en e lëndës së historisë.

Ushtrimi 1. Nxënësit sjellin në klasë informacione për fiset e ndryshme ilire.

38


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 2. Nxënësit gjejnë pikëtakimet e mitit me historinë, duke u mbështetur te emrat e trashëgimtarëve të

Ilirit dhe te fiset ilire, si dhe në vendndodhjen e tyre.

Ushtrimi 3. Nxënësit plotësojnë emrat e hyjnive dhe të trashëgimtarëve të tyre. Ata njohin perënditë greke,

por mirë është që të mbështeten tek ato ilire.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për hulumtimet e bëra rreth prejardhjes së emrit ilir, dhënien e pikëtakimeve

midis mitit dhe historisë, argumentimet e dhëna gjatë diskutimeve etj.

Detyrat dhe puna e pavarur: Materiale që flasin për simbolet e gjarprit dhe dragoit në folklorin shqiptar.

Literaturë: “Mitologjia ndër shqiptarë”, Mark Tirta, për gjarprin autori flet në faqet 145-163, ndërsa për dragoin

në faqet 121-132.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Klasat e fjalëve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

• identifikon klasat e fjalëve;

• i klasifikon ato në të ndryshueshme e të pandryshueshme, në të

mëvetësishme e të pamëvetësishme;

• përcakton veçoritë gramatikore të klasave të ndryshueshme të

fjalës.

Fjalët kyç: klasat e fjalëve, të

ndryshueshme, të pandryshueshme,

fjalë kuptimplota e jokuptimplota.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të nxënësve

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, di, dua të di, mësova, punë e drejtuar, analizë

rastesh, punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Nxënësit kanë njohuri në lidhje me klasat e fjalëve dhe në një tabelë u kërkojmë t’i klasifikojnë ato në të

ndryshueshme e të pandryshueshme.

Nxënësit japin vetë kriterin ku bazohen për një klasifikim të tillë, në ndryshueshmërinë e tyre gjatë përdorimit në fjali.

KLASAT E FJALËVE

Të ndryshueshme

të pandryshueshme

Emri, mbiemri, folja, numërori, përemri, ndajfolje, lidhëza, parafjala, pjesëza, pasthirrma.

39


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ndërtimi i njohurive: DI, DUA TË DI, MËSOVA.

Nxënësit ndalen në tekst dhe plotësojnë tabelën me njohuritë që dinë dhe ato të reja duke u ndalur në pyetjet

që kanë.

DI DUA TË DI MËSOVA

Klasat e ndryshueshme e të Pyetjet e nxënësve Njohuritë e reja

pandryshueshme të fjalëve Fjalët kuptimplota

Fjalët jokuptimplota

Fjalët thirrmore

Sqarojmë nxënësit që fjalët kuptimplota janë ato që mund të qëndrojnë të pashoqëruara dhe të pavarura,

ndryshe quhen dhe të mëvetësishme, ndërsa fjalët jokuptimplota nuk qëndrojnë të pavarura dhe nuk kanë

kuptim leksikor të pavarur (të pamëvetësishme).

Prezantimi i njohurive: punë e pavarur

Diskutojnë nëse kanë lidhje fjalët e ndryshueshme me të pandryshueshme me ato kuptimplota dhe

jokuptimplota.

Ushtrimi 1 sipas kërkesës

Ushtrimi 2

me - parafjalë, fjalë jokuptimplote mes atyre kuptimplota

mos - pjesëz, fjalë jokuptimplote mes atyre kuptimplota

nuk - pjesëz, fjalë jokuptimplote mes atyre kuptimplota

nëpër - parafjalë, fjalë jokuptimplote mes atyre kuptimplota

Ushtrimi 3

Të ndryshueshme

Emër Mbiemër Përemër Numëror Folje

gjë, këtë, dy prisja,

propozimin, askush, nisën,

djemve, tyre, vazhduan,

gjahtarët, të cilit vendosën

rrugën,

e pyllit,

fushimin

Të pandryshueshme

Ndajfolje Lidhëz Parafjalë Pjesëz Pasthirrmë

përsëri dhe prej,

pranë

duke, mos,

u,

eh

Ushtrimi 4, 5. Sipas kërkesës

Theksohet që fjalët kuptimplota kanë kuptimin e tyre dhe kur janë të shkëputura nga fjalia.

Vlerësimi: me notë për çdo rezultat të nxëni, mënyrën e aktivizimit etj.

• Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, sipas kërkesës.

40


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa:IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Emërzimi i mbiemrit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore

Nxënësi/ja:

• dallon mbiemrat e emërzuar nga mbiemrat e

zakonshëm;

• përcakton veçoritë e mbiemrave të nënvizuar;

• ndërton mbiemra të emërzuar në fjali e tekste.

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Fjalët kyç;

mbiemër i emërzuar, i qëndrueshëm,

kontekstual, veçori gramatikore.

Burimet:

Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimesh, analizë rasti, punë e drejtuar, INSERT,

punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: stuhi mendimi

- Ç’është mbiemri?

Thoni veçoritë e tij gramatikore dhe jepni shembuj të përshtatjes së tij me emrin.

Ndërtimi i njohurive: Analizë rasti, punë e drejtuar, INSERT.

Grupet emra me mbiemra që sollën si shembuj, nxënësit i përdorin në fjali dhe i shkruajmë në tabelë.

P.sh.: Ai është djalë i mirë. ` Ajo është vajzë e mirë.

U kërkohet nxënësve që mbiemrin ta zëvendësojnë me një emër të prejardhur prej mbiemrit duke e

emërzuar atë.

P.sh.: Ai është më i miri i klasës.

Ajo është më e mira e klasës.

Vazhdohet me përcaktimin e veçorive gramatikore të tyre duke nxjerrë vetë nxënësit përfundime lidhur me

gjininë, numrin e rasë e mbiemrit të emërzuar.

Nxënësit rikthehen në tekst për të punuar me shenjat e tabelës INSERT, duke u ndalur kryesisht në njohuritë

reja.

Njohuri që

nxënësi i di

+ - ?

Njohuri të reja por

që i kupton

Njohuri që i di

ndryshe

Njohuri që nuk i

kupton

Ndalemi në shpjegimin e koncepteve emërzim i qëndrueshëm dhe kontekstual. Në emërzimin e qëndrueshëm

mbiemrat përdoren rëndom si emra. Fjalët e urta kanë kryesish emërzime të qëndrueshme.

P.sh.: I mençuri mëson edhe nga gabimet e të tjerëve.

Emërzimet kontekstuale janë ato që ndodhin në kontekste të caktuara dhe janë të lidhura me një emër të

përdorur më parë në tekst dhe nuk janë gjithmonë në çdo situatë të përdorur si të tillë.

Mbiemrat, pasi emërzohen, bëjnë pjesë në klasën e emrave. Ata mund të jenë në gjininë mashkullore: i miri,

41


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

në gjininë femërore, e mira, dhe në gjininë asnjanëse, emrat prejfoljorë, që vijnë nga mbiemra të formuar nga

pjesoret e foljeve, si vepruar, i vepruar, të vepruarit; mësuar, i mësuar, të mësuarit etj. Ata marrin sipas rastit

e përdorimit, mbaresat e gjinisë mashkullore, femërore dhe asnjanëse.

Prezantimi i njohurive: Ushtrime

Ushtrime 1

Mbiemra

Mbiemra të emërzuar

i dehur, i uritur i shtrembër i ngopuri, të uriturin E keqja

i ngopur i marrë të keq e shtrembra, i marri, të dehurit

Ushtrimi 2

Një të mirë, një të keqe, i dituri, të gjallët, të këqijtë, të mirët, i ndershmi, të kërkuarit, të jetuarit, të vërtetën,

me të vërtetën.

Ushtrimi 3

barkploti, barkboshit –

i duruari, i lëvduari –

emra të gjinisë mashkullore, të prejardhur nga emërzimi i mbiemrave të përbërë nga

emri bark dhe nga ndajfoljet plot, bosh.

emra të gjinisë mashkullore, të prejardhur nga emërzimi i mbiemrave të prejardhur

prejfoljorë i duruar, i lëvduar

i zhveshuri, i përqeshuri – emra të gjinisë mashkullore, të prejardhur nga emërzimi i mbiemrave prejfoljorë,

të prejardhur, me parashtesë, i zhveshur, i përqeshur

fjalështruari, punëmbaruari – emra të gjinisë mashkullore, të prejardhur nga emërzimi i mbiemrave të përbërë

hapshpejti, këmbëlehti – emra të gjinisë mashkullore, të prejardhur nga emërzimi i mbiemrave të përbërë

i mbyturi, i pasuri, i zhyturi – emra të gjinisë mashkullore, të prejardhur nga emërzimi i mbiemrave të

prejardhur prejfoljorë i duruar, i lëvduar

Ushtrimi 4

të vjetrën – emër, i prejardhur nga emërzimi i mbiemrit, gjinia femërore, rasa kallëzore, numri njëjës

E vjetra – emër, i prejardhur nga emërzimi i mbiemrit, gjinia femërore, rasa emërore

e reja – mbiemër, i nyjshëm, gjinia femërore, rasa emërore, numri shumës

E rrëfimit të së vjetrës – emër, gjinia femërore, numri njëjës, rasa gjinore.

revolucionin e madh – mbiemër, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzore,

T’afërmit e tyne – emër, gjinia mashkullore, shumës, rasa emërore

Rrënojnë të vjetrën – emër, gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore.

Flamurin e kuq – mbiemër, i nyjshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa kallëzor,

E një të riu – emër, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa gjinore.

Ushtrimi 5

Mund të organizohet një konkurs për gjetjen e sa më shumë fjalëve të urta me praninë e mbiemravë të

emërzuar.

Vlerësimi: vlerësim me notë sips gjykimit të mësuesit për;

Aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpi: Ushtrimi 6 sipas kërkesës. P.sh.:

Njeriu i mençur – i mençuri, Njeriu i pasur – i pasuri, ngjyra e bardhë – e bardha etj.

42


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla:IV Klasa:IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Ushtrime për emërzimin e mbiemrit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

• Identifikon mbiemrat e emërzuar nga mbiemrat e zakonshëm

• Analizon veçoritë gramatikore të mbiemrave.

• Dallon për të korrigjuar përdorimet e gabuara të mbiemrave të

emërzuar.

• Ben shkrime të shkurtra me përdorimin e mbiemrave të

emërzuar.

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Fjalët kyç:

mbiemër i emërzuar, i

qëndrueshëm, kontekstual, veçori

gramatikore.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të nxënësve. • Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimesh, punë e pavarur, ushtrime.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I: Stuhi mendimi

• Ç’janë mbiemrat e emërzuar?

• Nga dallojnë emrat e prejardhur nga mbiemrat nga mbiemrat e zakonshëm?

• Ç’vlerë i jep gjuhës përdorimi i tyre?

Hapi II: Punë e pavarur, ushtrime.

Ushtrimi 1. Mbiemra të emërzuar janë: e drejta, e vogla, i mbyturi, të dehurit; e bujarit, e zeza, i çmenduri, e

reja, e madhja, të shtrembrën.

Ushtrimi 2. I ardhur, i shtypur, besnik, i ditur, e bukur, i njohur, të ftohtë.

Nxënësve u kërkojmë të formojnë fjali me fjalët që përdoren në të dy format dhe të tregojnë përmes ndryshimeve

rolin e emërzimit të mbiemrave.

Një popull i shtypur kurrë nuk ecën përpara.

I shtypuri ul kokën para çdo padrejtësie.

Ushtrimi 3

të vepruarit – mbiemër prejfoljor, i emërzuar, i prejardhur nga pjesorja vepruar, gjinia asnjanëse,

numri njëjës, rasa kallëzore;

të së mirës, (të) së keqes – gjinia femërore, numri njëjës, rasa gjinore.

Të mirën – gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore

E keqja – gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore

Të mirën – gjinia femërore, numri njëjës, rasa kallëzore

Ushtrimi 4

Në bazë të së vërtetës,

Të së mirës dhe të së keqes,

Midis së shkuarës dhe së ardhmes

Asaj të bukure

Së dashurës

43


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 5,6,7 sipas kërkesës

Ushtrimi 8

Të ftohtë, të shkuarën, të ngrohtët, e drejta – emra abstraktë.

të holla – përdoret vetëm në shumës.

i mençuri, i marri, barkngopurit, të marrë – emra konkretë frymorësh.

Ushtrimi 9

mbiemra – e çuditshme, e vështira, e tashme, ngastër të kaluar, ngastër të ardhme, e përjetshme,

mbiemra të emërzuar – e tashmja, të tashmen, një e tashme, e së ardhmes, e ardhmja, së ardhmes,

analizohen si emrat: kanë trajtë, gjini, numër e rasë.

Vlerësimi: vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për:

aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie : Ushtrimi 10 sipas kërkesës. (mund ta përdorim dhe si detyrë dosjeje).

Në këtë temë mund të jepet si detyrë dosjeje gjetja e fjalëve të urta me praninë e mbiemrave të emërzuar në

të.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Letërsi gojore

Rubrika: Të lexuarit

Tema mësimore: Narcisi

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• lexon për të identifikuar mitin për hyjnitë;

• lexon bukur mitin duke iu përmbajtur rrjedhës së ngjarjes;

• dallon ngjashmëritë ndërmjet hyjnive, njerëzve dhe

dukurive natyrore;

• dallon dhe të interpreton figurën e epitetit dhe të

metamorfozës, si figura qendrore të këtij lloji;

• vlerëson qëndrimin e tij në raport me mitin.

Burimet: teksti “Gjuha shqipe 9”, fletë formati A 4

me ngjyra, fjalor mitologjik, CD, shkumësa me ngjyra.

Situata e të nxënit: Informacione për

mitin e Narcisit

Fjalë kyç:

Narcis, narcizëm, nimfë, dashuria për

vetveten

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, pema e mendimit, lexim zinxhir, ditari

dypjesësh, hartë semantike e personazheve, rrjeti i diskutimit.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Stuhi mendimi. Rikujton njohuritë për mitin. Mësuesi/ja shkruan në qendër të tabelës me shkumës

me ngjyrë: MITET dhe së bashku me nxënësit ribën pemën e mendimit.

Pas kësaj veprimtarie nxënësit (dy –tre) lexojnë detyrën e shtëpisë. Nxënësit bëjnë vlerësime për punët e

shokëve.

44


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi II. Nxënësve u shpërndahen skeda me informacion të shkurtër për historinë e veçoritë e disa

heronjve të Mitologjisë së Greqisë së lashtë.

për origjinën e botës

rrëfime të lashta

lindën bashkë

me kultet dhe festat

Mitet

personifikimi

formë e thjeshtë tregimi

për dukuritë natyrore

me strukturë

Afërdita - e bija e Zeusit dhe e Dionës, por është i përhapur edhe miti që ka lindur nga shkuma e

detit. Orët (stinët) e veshën dhe ua paraqitën zotave të Olimpit. Mbahet si perëndesha e dashurisë dhe e

bukurisë, por edhe e jetës në përgjithësi dhe e pjellshmërisë.

Narcisi – djalë i perëndisë lumore Cefis dhe i nimfës Liriopa. Sipas mitit, pak pasi lindi, e ëma e tij pyeti

falltarin Tirezia për jetëgjatësinë e të birit. Falltari iu përgjigj se do të rronte gjatë në qoftë se nuk do të

shikonte vetveten. Narcisi ishte një djalosh me bukuri të jashtëzakonshme, që kishte refuzuar dashurinë e

të gjitha nimfave. Ai u ndëshkua nga Nemesi, që i nxiti një dashuri të çmendur ndaj vetvetes. U dashura

me imazhin e vet që reflektohej në ujin e burimit Ramnusia. U mbyt në ujë (ra apo e shtynë perënditë)

dhe u shndërrua në lulen që mban emrin e tij.

Nimfa Jehonë (Ekoja)- njëra nga nimfat e maleve, bijë e Arias dhe e Gjeas. U dashurua më kot me

Narcisin që e refuzoi. E drobitur nga dhimbja, nimfa u fsheh në pyll ku vazhdoi të tretej derisa i mbeti

vetëm zëri.

(Për hollësi të tjera rreth figurave mitologjike shih Fjalorin mitologjik.)

Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit të ri: “Narcisi”dhe përzgjedh nxënësit që do të lexojnë. Me

këtë metodë ai/ajo u jep mundësinë nxënësve të lexojnë të gjithë dhe të kontrollohet leximi.

Gjatë leximit nxënësit do të nënvizojnë epitetet dhe shprehjet frazeologjike.

Hapi III. Kalohet te rubrika“Reflektimi kuptimor”.

Edhe në këtë temë, nxënësit njihen me një mit për zotat dhe heronjtë.

Një nga veçoritë e miteve është se perënditë sillen njësoj si njerëzit.

- Gjeni në mit rastet kur personazhet:

o dashurojnë (Jehona mbeti e mahnitur nga bukuria e djalit...)

o qajnë (Vajtuan në pyll nimfat e reja...)

o vuajnë (Jehona vuante atje nga dashuria për Narcisin....)

o dënojnë (Perëndesha e dashurisë Afërdita e ndëshkoi Narcisin...)

o hakmerren (Dëshira e nimfës u përmbush...)

o vdesin (Narcisi vdiq...)

Përgjigjet i ilustroni me pjesë nga teksti.

Ushtrimi 2. Ndaluni në ngjashmëritë ndërmjet hyjnive dhe dukurive natyrore:

Nimfa Jehonë - dukuria e jehonës; kthimi i zërit mbrapsht.

Afërdita - dashuria njerëzore kërkon përkushtim, sakrificë dhe respekt ndaj atij që dashuron, sepse gjithkujt

mund t’i ndodhë që të vuajë nga mospërgjigjja e dashurisë (siç i ndodhi Narcisit).

Narcisi - lulja e vdekjes. Të dashuruarit e vetvetes dhe mohimi i tjetrit të çon në vuajtje të madhe deri në

shkatërrim.

45


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 3. Ritregoni me fjalët tuaja përmbajtjen e këtij miti.

Nxënësve u rikujtohet skema përmbledhëse e përmbajtjes.

Kur e ku zhvillohet ngjarja?

Si shkoi Narcisi drejt rrugës tragjike?

Çfarë dënimi rëndonte

mbi Nimfën Jehonë?

Përmbajtja

Pse e ndëshkoi Narcisin

perëndesha Afërditë?

Cili është mesazhi?

Cilat janë personazhet?

Si ndodhi që Narcisi shkoi

drejt rrugës tragjike?

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Përemri i pacaktuar

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• identifikon përemrin e pacaktuar nga përemrat e tjerë;

• përcakton veçoritë gramatikore të tyre

• shkruan saktë sipas rregullave përemrat e përngjitur;

• përdor përemrat e pacaktuar në situata të ndryshme

krijuese.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të

nxënësve

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Fjalët kyç:

përemër i pacaktuar, veçori gramatikore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, shkrim i lirë, punë e drejtuar, analizë rasti,

punë e pavarur, INSERT.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: shkrim i lirë, stuhi mendimi

Nxënësit kanë njohuri për përemrat dhe u kërkohet të bëjnë një shkrim të shkurtër me temë, “Pushimet e mia”,

ku të përdorin sa më shumë përemra të llojeve të ndryshme dhe t’i nënvizojnë ato.

Pasi lexohen disa shkrime, nxënësit listojnë llojet e përemrave që kanë përdorur duke ndërtuar pemën e

mendimit, ku të jepet përkufizimi i tyre dhe veçoritë gramatikore.

46


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

e pacaktuar

pyetës shërbejnë për të

pyetur për vende a persona,

kush? ka vetëm rasë, cili?,

cila, cilët, cilat?, kanë gjini,

numër, rasë

dëftorë tregojnë objekete

a frymorë që ndodhen larg ose

afër folësit. ky, kjo këta këto, i

këtillë, për afër dhe ai, ajo,

ata, ato, i atillë

për larg

vetorë tregojnë folësin,

bashkëfolësin ose zëvendësojnë një

emër të përdorur më parë. Kanë tri veta, në

njëjës e shumës, trajta të shkurtra në rasat

dhanore e kallëzore, veta e

tretë ka dy gjini, lakohen.

Përemrat

vetvetorë tregon folësin,

vetja, vetvetja, ka rasë.

pronorë tregon kujt

i përket diçka, një send a

frymor.Kanë vetë, gjini, numër

e rasë. Gjininë e rasën

e kanë sipas pronës

lidhorë që dhe i cili.

e pronarit.

I cili ka rasë, gjini e

numër. Shërbejnë dhe

si mjete lidhëse

• Ndërtimi i njohurive: analizë rastesh, diskutim, INSERT.

Lexojmë pjesën në tekst dhe ndalemi te përemrat e pacaktuar me të zeza. Nxënësve u kërkojmë të përcaktojnë:

- Çfarë tregojnë këta përemra?

- Çfarë veçorish gramatikore kanë?

Përfundimet shkruhen në tabelë.

Nxënësit rikthehen në tekst dhe punojnë në të me shenjat e tabelës INSERT.

Njohuri që

nxënësi i di

+ - ?

Njohuri të reja por

që i kupton

Njohuri që i di

ndryshe

Njohuri që nuk i

kupton

Diskutohen njohuritë e reja dhe vazhdohet me ushtrimet.

Vetë mësuesi mund të shtojë informacion se përemrat e pacaktuar të përngjitur si: kurrkush, gjithkush, e të tjera

shkruhen pa ë, pasi zanorja ë te gjithë e kurrë bie gjatë përngjitjes.

• Prezantimi i njohurive; punë e pavarur.

Ushtrimi 1: sipas kërkesës, mund të punohet edhe në fund të fazës së ndërtimit të njohurive.

Ushtrimi 2: grupi i fundit, janë përemra të ngurtë që nuk kanë kategorinë e gjinisë, numrit e të rasës.

Ushtrimi 3:

Përemra të pacaktuar për frymorë,

sende

ndonjë strehë, të gjithë atë kohë,

dikush, ndokënd, mbarë vendin, asgjë.

Përemra të pacaktuar për frymorë e

sende të një lloji

tërë thjeshtësinë, të gjithë spektatorët

Ushtrimi 4

Teksti i plotësuar me përemrat e pacaktuar.

Në gjithë atë diell të nxehtë qershori fëmija ishte veshur shumë trashë. b) Ata kishin respekt të veçantë dhe

për një copë herë të dy i hapën rrugë me mirësjellje njëri-tjetrit. c) Ndonjëri mund ta bënte fare mirë projektin

47


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

dhe vetëm, sepse nuk ishte i vështirë. ç) Ju falënderoj shumë, por tani për tani nuk kam nevojë për asnjërin.

d) Djali pyeti me shaka se cila ishte e rruga më e mirë për të shkuar pa rënë në ndonjë greminë. dh) Dhoma

e madhe e ngrënies ishte e mbushur me gjithfarë orendish dhe pajisjesh. e) Për një kohë nuk foli më me

askënd dhe ndërronte rrugë për të mos u ndeshur me ndonjërin.

Ushtrimi 5 sipas kërkesës.

Vlerësimi: vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e

njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: ushtrimi 6 sipas kërkesës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Numërori

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• identifikon numërorët;

• përcakton llojet e numërorëve;

• analizon veçoritë e numërorëve;

• drejtshkruan saktë numërorët sipas ndërtimit.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Fjalët kyç:

numërori, llojet e numërorëve,

numërorët sipas ndërtimit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, analizë rasti, grupet e ekspertëve, punë e

drejtuar, punë e pavarur.

48

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: stuhi mendimi

Nxënësve u lexohet fragmenti i Umberto Eco-s dhe u kërkohet të mbajnë shënim numërorët që dëgjojnë.

Nxënësit kanë njohuri dhe thonë ato që dinë në lidhje me numërorin.

• Çfarë shënon? • Llojet e numërorëve. • Drejtshkrimi i tyre.

• Ndërtimi i njohurive: Grupet e ekspertëve, punë e drejtuar.

Ndajmë klasën në grupe dhe çdo dy grupe flasin për një nga konceptet e numërorit.

2 grupe - numërorët, llojet e tij 2 grupe - përdorimi i numërorëve

2 grupe - numërorët thyesorë 2 grupe - ndërtimi i numërorëve

Në çdo grup njohuritë do të shoqërohen me shembuj.

Shënohen në tabelë të gjitha konceptet kryesore për numërorin, si emërzimi i numërorëve.

• Prezantimi i njohurive: ushtrime, punë e pavarur

Për ushtrimet 1 dhe 5 duhen pasur parasysh rregullat:

Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme:

a) numërorët themelorë që nga njëmbëdhjetë deri më nëntëmbëdhjetë

b) ata që tregojnë dhjetëshe, qindëshe, si dhe numërorët rreshtorë, pavarësisht nga numri i pjesëve përbërëse

të tyre: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë. nëntëmbëdhjetë; tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë,


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

nëntëdhjetë etj. njëqind, treqind, katërqind etj.

(i, e) njëmbëdhjetë, (i, e) dymbëdhjetë), (i, e) tridhjetenëntë, (i, e) dyqindedytë, (i, e)

njëmijekatërqindepesëdheteshtatë, (i, e) njëmilionepesëqindmijekatërqindeshtatëdhjetë etj.

Shkruhen ndaras: numërorët themelorë të formuar me pjesëmarrjen e fjalëve mijë, milion, miliard etj. dhe pjesët

përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën e: një mijë, dy mijë, dhjetë mijë, pesëmbëdhjetë

mijë, një milion, dy milion e një miliard etj. njëzet e një, tridhjetë e dy, dyzet e katër, treqind e pesëdhjetëve

katër, një milion e pesëqind mijë e dyqind e dymbëdhjetë etj.

Ushtrimi 2, 3, 4 dhe 6 sipas kërkesës.

Për ushtrimin 6 kihet parasysh që tre përdoret në gjininë mashkullore dhe tri në gjininë femërore.

Vlerësimi: vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e

njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Jepet detyrë shtëpie.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Letërsi gojore

Rubrika: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: E Bukurza e Dheut (ora I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• përkufizon përrallën si lloj letrar i rrëfimit;

• lexon pjesën për të nxjerrë veçoritë e përrallës;

• përgjigjet për pyetje rreth të kuptuarit të përrallës;

• interpreton bukur mesazhin që përcjell përralla;

• komenton thënie, shprehje dhe sjellje të

personazheve.

Fjalë kyç:

përrallë, e Bukurza, rrëfim,

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, pema e mendimit, diskutim, lexim i pjesës,

pyetje-përgjigje, ditarët e të nxënit.

HAPI I

Autorë të njohur në botë; Andërsen,

Vëllezërit Grim.

Përralla të njohura; princesha bizele,

Rrobat e reja të mbretit etj.

Organizimi i orës së mësimit

Hyrje dhe mbyllje klishe

PËRRALLA

Personazhe reale e joreale

Fund i lumtur, e mira fiton mbi të

keqen, e vërteta mbi gënjeshtrën.

Përralla të njohura në shqip; Nastradini,

përralla e tri vëllezërve, etj.

Elemente të njohura; numri tri, i vogli, njeriu fiton

mbi fuqitë e mbinatyrshme dhe forcat negative.

49


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.

Nxënësit kanë njohuri për përrallën, ndaj dhe risjellin përmes pemës së mendimit njohuritë që kanë rreth saj,

duke listuar dhe përrallat më të njohura shqiptare e botërore dhe autorët më të njohur.

HAPI II

Ndërtimi i njohurive: lexim i pjesës dhe rrëfim i pjesës, pyetje-përgjigje.

Leximi i pjesës bëhet nga nxënësit në heshtje dhe pas disa minutash kërkohet të interpretojnë përrallën me fjalët

e tyre, duke treguar kujdes në leximin e fjalëve të personazheve në dialektin gegë, në të cilin është shkruar pjesa.

Mund të dëgjohen dy rrëfime dhe nxënësit vlerësojnë rrëfimtarin më të mirë.

Nëse ka shprehje dhe fjalë që i kanë hasur në tekst dhe nuk u dinë kuptimin, bëhet shpjegimi i tyre nisur nga

konteksti.

Nxënësve u kërkohet të ndërtojnë nga dy a tri pyetje lidhur me përrallën.

Ndërkohë, pyetjet të cilat duhet të marrin përgjigje pas leximit të përrallës, lidhen me:

o motivin; mesazhin; personazhet; veprimet e tyre.

HAPI III

Prezantimi i njohurive; koment dhe ditarët e të nxënit.

Ushtrimi 3

Në pjesën më të madhe të përrallave, personazhi i vajzës është me bukuri të jashtëzakonshme, karakter të

fortë dhe martesa me të është e vështirë.

Zakonisht këto përralla kanë fund të lumtur dhe ndryshimi në mbylljen e kësaj përralle tregon për origjinalitetin

e përrallave shqiptare, ndonëse kanë ngjashmëri në motive dhe mesazhe.

Përralla të tjera që kanë Të Bukurën e Dheut protagoniste, janë:

• E bukura e dheut;

• Princi dhe e Bukura e Dheut Djali;

• E Bukura dhe zhgaboja.

Në një pjesë të përrallave, E bukura e Dheut ndihmon trimat, me të cilët bie në dashuri, ndonëse atë janë të

varfër, dhe në fund të përrallave martohet me ta.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Letërsi gojore

Rubrika: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Tema mësimore: E Bukurza e Dheut (ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• ritregon përrallën duke reflektuar cilësi interpretuese;

• analizon nga ana strukturore përrallën;

• komenton domethënien e veprimeve të personazheve në përrallë;

• shpjegon domethënien e numrave në përrallë;

• analizon raportet e dialogut, përshkrimit dhe rrëfimit në përrallë.

Fjalë kyç:

përrallë, E Bukurza e Dheut,

peshku, molla, numra, stil.

50


Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja e nxënësve.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Lidhja me fushat e tjera dhe

temat ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe

njohja e kulturave

Metoda dhe veprimtari të nxënësve: Me hapa, analizë teksti, diskutim, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Nëse kemi orë 90-minutëshe, vazhdojmë normalisht me analizën e përrallës, ndërsa në orët 45- minutëshe,

bëhet një ritregim i bukur, duke kërkuar interpretim të përrallës.

Hapi II

Ushtrimi 4

Me ditarët e të nxënit, nxënësit komentojnë bisedat dhe takimin e djalit me kafshët. Në çdo bisedë me

kafshët, ndonëse i varfër, si ndodh në përgjithësi në përralla, djali përfaqëson njeriun me virtyte, zemërmirë

dhe që të mirën e sheh si diçka të natyrshme, si ndaj njerëzve, ashtu dhe ndaj kafshëve. Secila nga kafshët

përfaqëson një tipar. Peshku përfaqëson diçka të lirë e të pastër, një element i njohur në përralla për misterin

dhe elementin magjik, të cilin “autori” e përdor për të bërë të mundur të pamundurën për njeriun e zakonshëm.

Shqiponja, simbolikë e origjinës së përrallës, simbolizon lirinë, por dhe forcën e besnikërinë, të drejtën dhe të

virtytshmen.

Dhelpra njihet si simbol i dinakërisë dhe kjo del në fund, kur djalin e fsheh aty ku nuk mund të gjendej më

dhe, ndryshe nga një fund i lumtur dhe i pritshëm për përrallën, kemi një fund të trishtë, duke nxjerrë në pah

dinakërinë e saj. Realizoi dëshirën e djalit sipas fjalës së dhënë, por nuk e beri atë të lumtur.

Ushtrimi 5

Nxënësit sjellin shembuj përrallash me personazhe dhelprat, duke shpjeguar simbolikën e tyre.

Molla është simbol i çelësit të lumturisë, fsheh misterin dhe përgjithësisht ka konotacion pozitiv në përralla.

Pikë 6

Një nga elementet karakteristike të përrallave është që e mira triumfon mbi të keqen dhe ajo kryesisht

përfaqësohet nga njerëz ose qenie të thjeshta, të varfra, por me botë të pasur shpirtërore.

Hapi III Gjuha dhe stili

Ushtrimi 7

Nxënësit analizojnë elementet e strukturës në përrallë:

• hyrje (pika e lidhjes);

• zhvillimi ( konflikti, pika kulminante);

• mbyllja (zgjidhja e konfliktit).

Në secilin element të strukturës, nxënësit nxjerrin veçoritë e përrallës dhe klishetë.

Ushtrimi 8

Nxënësit vëzhgojnë hapësirat e dialogëve, të përshkrimit dhe të rrëfimit dhe diskutojnë rreth tyre.

Dialogët janë të shkurtër, shkëmbehen një a dy fjali mes personazheve, sa për të dhënë raportin që ekziston apo

që krijohet mes personazheve. Një pjesë të konsiderueshme e zë rrëfimi i autorit, kombinuar me dialogët dhe

përshkrimin. Asnjë nga elementet nuk mbizotëron në raport me të tjerët. Përshkrimi dhe rrëfimi shkrihen në një.

Ushtrimi 9

Një sërë elementesh karakteristike të përrallës janë: numrat, klishetë, personazhet kafshë e njerëz, që hasen

më së shumti, bashkë me simbolikën e tyre.

Numri tre përshkon gjithë përrallën: tre kafshë, i treti përcakton fundin etj.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

51


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Letërsi gojore

Rubrika: Të lexuarit

Tema mësimore: Muji dhe Halili

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• lexon për të identifikuar llojin e legjendës në letërsinë

gojore;

• përmbledh legjendën në pak fjali dhe i vendos një titull;

• dallon dhe interpreton figurën e hiperbolës, si karakteristikë

e këtij lloji;

• dallon elementin fantastik nga ai real;

• gjen shprehje me forcë të madhe shprehëse dhe shpjegon

rolin e tyre.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, fletore, mjete shkollore, tabela,

shkumësa me ngjyra.

Situata e të nxënit: Informacione për

Eposin e kreshnikëve dhe epikën popullore

Fjalë kyç:

Muji, Halili, zana, rapsodë, Jutbinë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, punë e drejtuar, punë në çift, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja përzgjedh një nxënës për të lexuar detyrën e shtëpisë.

Hapi II. I njeh nxënësit me titullin e ri të mësimit, me llojin e tekstit letrar dhe zhvillon me nxënësit një stuhi

mendimesh për legjendat. Shkruan në tabelë titullin e mësimit dhe plotëson stuhinë e mendimit.

Hapi III. Mësuesi/ ja lexon fragmentin “Muji dhe Halili” duke ruajtur gjatë leximit karakteristikat e gegërishtes.

Nxënësit do të nënvizojnë hiperbolën dhe elementin fantastik.

tekst letrar

lloji i veçantë i rrëfimit popullor

elemente fantastike

legjenda

mrekullia dhe e

jashtëzakonshmja

përcillet gojë

më gojë

flet për një

ngjarje

figurë historike

Ka një qëllim, është

trillim poetik:

a. hiperbolë

b. personifikim

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. Do të zhvillohet në formë diskutimi.

Ushtrimi 2.

Përgjigje të mundshme:

Të dy kreshnikët largohen nga vendi, futen nën dhè, sepse na s’kemi shka ba mbi ftyrë të tokës.

Tragjikja qëndron në largimin e tyre nga jeta mbi tokë; tërheqja e tyre jo prej luftërave, por prej një sendi:

pushkës, plumbit.

52


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 3.

Përgjigje. Ilustrimi: Muji e shtrëngoi aq fort çelikun, sa e shtypi si të ishte prej dylli. Forca e një vendi matet

nga fuqia e banorëve të tij.

Ushtrimi 4. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të thonë tituj gojëdhënash, përzgjedh dhe shkruan në tabelë

titujt më të përshtatshëm.

Ushtrimi 5. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik- gjuhësor”.

Pikat e përbashkëta që lidhin dy gojëdhënat.

Vendi: nëpër male

Personazhet: Muji, Halili, bariu

Mesazhi: Zhvillimi i shoqërisë, largimi prej skenës së luftërave dhe jetës shqiptare të Mujit dhe Halilit.

Diskutim i lirë

Ushtrimi 6. Shprehja: “Jo fort larg prej këtyre kohëve tona”, gojëdhëna e dytë rrëfen për një kohë të

papërcaktuar, që qëndron shumë larg kohëve të lashta dhe më pranë kohës së luftërave me armë baruti.

Ushtrimi 7. Do të punohet me tabelën e figurave.

Ushtrimi 9. Toponimet e vendeve reale që u përmendën në legjendë janë:

Fjalia Lloji i figurës Interpretimi im

Mos ia shtje dorën, se

t’a kputë

Hiperbolë

Ushtrimi 8. Do të punohet me teknikën Ditari dypjesësh.

Imazhi që përftohet është i

madhështisë fizike. Njerëz me fizik

të madh, që jetojnë nëpër malet e

Shqipërisë, ashtu siç është dhe vetë

natyra shqiptare.

Fragmenti

Ai vend po ishte i dam tanë

megja-megja e aty gjindej Muji me Halilin.

Komenti i nxënësit

Shpella e Bjeshkëve të Kelmendit, Qafa e Diellit, Dukagjini.

Ushtrimi 10. Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre për gjetjen dhe interpretimin e shprehjeve. Më pas

përfaqësues të grupeve do të japin përgjigjet, të cilat mësuesi i shkruan në tabelë.

Shprehja

E shpon anë m’anë

Mbi ftyrë të tokës

Asht ende gjallë ndër shpella

Interpretimi

Përdorimi i shprehjes anë m’anë në kuptimin

që përftojnë sot, tregon për lashtësinë e

gjuhës dhe legjendës. Plaga që lë pushka

ndihet në çdo pjesë të trupit.

Detyrë shtëpie. Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve.

53


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore.

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Ushtrime për numërorët

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• identifikon numërorët;

• përcakton veçoritë dhe llojet e numërorëve;

• drejtshkruan numërorët sipas ndërtimit;

• përdor shumëllojshmëri numërorësh në situata të ndryshme.

Fjalët kyç:

numërorët, llojet, drejtshkrimi i

numërorëve

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, punë e pavarur, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Nëse kemi orë 90-minutëshe nuk ka nevojë për një rifreskim njohurish por nëse orët janë 45-minutëshe do të

bëhet një stuhi mendimi për njohuritë e një ore më parë te numërorët.

• numërori, llojet e tij

• përdorimi i numërorëve

• numërorët thyesorë

• ndërtimi i numërorëve

Hapi II

Ushtrimi 1

Përemrat e fjalisë së dytë dhe të tretë, të parafundit dhe të fundit shënojnë sasi. Të tjerët shënojnë numër

abstrakt.

Ushtrimi 2

Shtatë, tre, pesë, tetë, gjashtë, tridhjetë, njëzet, njëqind, një, dhjetë, nëntë, dy, zero etj.

Ushtrimi 3

Të parmë - dy, një

Të përngjitur - 14

Të përbërë - 100, 30

Shprehje - 25, 45, 7999, 3999

Ushtrimi 4 sipas kërkesës dhe ushtrimi 5 mund të jepet si detyrë dosjeje.

Ushtrimi 6

a. - ndajfolje

b. - përemër

c. - përemër

ç. - numëror

d. - përemër

dh. - numëror

e. - përemër

Ushtrimi 7. Numërorët me nyjë me veçori si mbiemrat janë numërorë rreshtorë.

Ushtrimi 8. Janë përdorime të figurshme në shprehje frazeologjike.

Vlerësimi: Sipas saktësisë dhe angazhimit gjatë orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9 sipas kërkesës.

54


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Letërsi gojore

Rubrika: Të dëgjuarit

Tema mësimore: Eposi i kreshnikëve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• identifikon veçoritë e eposit të kreshnikëve;

• dëgjon për qëllime të caktuara pjesë nga eposi i

kreshnikëve;

• dallon figuracionin artistik të përdorur në këto krijime.

Situata e të nxënit:

Deka e Omerit

Martesa e Halilit

Fjalë kyç:

epos, kreshnik, elegji, Omeri, Ajkuna, Muji,

Halili

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit,

informacione nga interneti.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, diskutim, punë në çift.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. (stuhi mendimi)

U kërkohet nxënësve që të shprehin mendimin e tyre rreth pyetjes:

Ç’ju kujtojnë emrat: Gjergj Elez Alia, Muji, Halili, zanë, orë, bjeshkë, kreshnik?

U jepet nxënësve një afat kohor për t’iu përgjigjur pyetjes. I nxisni të shprehin sa më shumë mendime lidhur

me pyetjen. Mos u përqendroni për një kohë të gjatë te asnjëra prej përgjigjeve.

Përgjigjet e nxënësve mund të jenë:

• personazhe të Ciklit të Kreshnikëve;

• jetonin në Bjeshkë;

• ishin trima, të fortë, të fuqishëm;

• luftonin kundër pushtuesve sllavë;

• e donin shumë familjen, atdheun dhe e mbronin atë me jetë (Kujtohet beteja e Gjergj Elez Alisë kundër

Bajlozit për të mbrojtur nderin e familjes);

• Zanat, hyjneshat e natyrës së virgjër, që e ndihmuan Mujin të bëhet i fuqishëm;

• Orët, hyjnitë e familjes, mbrojnë familjen nga e keqja.

Në këtë hap mësuesi\ja u përgjigjet këtyre pyetjeve:

• Ç’është Eposi i kreshnikëve?

• Cilat janë personazhet më të njohura të këtyre këngëve?

• Përse luftojnë kreshnikët dhe kundër kujt?

• Ç’karakteristika kanë këto këngë?

• Ku këndohen këto këngë dhe me ç’vegël shoqërohen?

2. Ndërtimi i njohurive të reja (diskutim)

Para se të lexohen nga mësuesi\ja pjesët e përzgjedhura nga Cikli i Kreshnikëve, udhëzohen nxënësit të

dëgjojnë me vëmendje dhe të kenë parasysh këto këshilla:

55


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Këshilla gjatë të dëgjuarit

Mbani në dorë laps ose stilolaps për të mbajtur shënime gjatë të lexuarit.

Dëgjojeni tekstin me kujdes dhe dalloni notat emocionale që përshkojnë të dyja këngët.

Dalloni momentet më të rëndësishme nga ato më pak të rëndësishme, personazhet që

marrin pjesë, ngjarjen që ndodh, si dhe figuracionin artistik që përdor autori popull në

këto këngë.

Pas dëgjimit të këngëve, nxënësit punojnë me fjalorin dhe diskutojnë rreth çështjeve të shtruara më lart.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë në çift, diskutim)

Punohen në fund të faqes 25 dy ushtrimet plotësuese për të dyja këngët.

Nxënësit punojnë në çift për realizimin e detyrës. Diskutohen përgjigjet e dhëna me të gjithë klasën.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për dëgjimin e kujdesshëm, pjesëmarrjen në diskutime për çështjet e

shtruara, si dhe për plotësimin e ushtrimeve në libër.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Foljet kalimtare dhe jokalimtare. Forma veprore dhe

joveprore e foljeve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• klasifikon foljet në kalimtare e jokalimtare;

• dallon përdorimin e foljeve sipas kontekstit në kalimtare e jokalimtare;

• dallon formën veprore nga ajo joveprore e foljeve.

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Fjalët kyç:

folje kalimtare e jokalimtare,

formë veprore e joveprore.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, analizë rasti, punë e drejtuar, INSERT, punë

e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Nxënësit japin njohuritë që kanë rreth foljes duke plotësuar pemën e mendimit për veçoritë dhe kategoritë

gramatikore që kanë.

56


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

zgjedhimi I, II, III

formë veprore e

joveprore

kalimtatre/

jokalimtare

vetë I, II, III

folja tregon veprim

ose gjendje

numër njëjës e

shumës

kohë

Të thjeshta e të

përbëra

8 kohë

mënyrë dëftore, lidhore,

kushtore, dëshirore,

habitore, urdhërore

• Ndërtimi i njohurive; diskutim, analizë rasti, punë e drejtuar, INSERT.

Nxënësit lexojnë tekstin e dhënë dhe përcaktojnë nëse foljet me të zeza mund të marrin ose jo kundrinorë të

drejtë. Praninë ose jo të kundrinorit nxënësit e argumentojnë sipas formës përfaqësuese dhe sipas kontekstit.

Përcaktohet kushti që foljet të kenë karakter kalimtar ose jokalimtar.

Kështu folja shkrij mund të jetë kalimtare në formën përfaqësuese por në rastin e fjalisë do të shkrinte dëbora

është përdorur si jokalimtare.

Nxënësit kujtojnë kuptimin e formës veprore e joveprore të foljes duke dhënë dhe mënyrat e realizimit të saj.

Për foljet që marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë kemi të bëjmë me folje kalimtare të zhdrejta.

Vazhdohet me shenjat e tabelës INSERT në tekst dhe diskutohen njohuritë e reja në lidhje me foljen dhe

formën e saj.

Njohuri që

nxënësi i di

+ - ?

Njohuri të reja por

që i kupton

Njohuri që i di

ndryshe

Njohuri që nuk i

kupton

• Prezantimi i njohurive: punë e pavarur.

Ushtrimi 1 sipas kërkesës. Për të parë ndryshimet bëhet qarkimi i elementeve dalluese në formimin e

formës joveprore.

Ushtrimi 2

a. JK

b. K

c. JK

ç. K

d. K

dh. JK

e. JK

ë. K

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3 sipas kërkesës.

57


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Forma veprore e joveprore e foljeve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• përcakton formën e foljeve të dhëna;

• jep formën e kundërt të foljes;

• përcakton elementet e formimit të formës joveprore;

• përdor foljet në format e kërkuara në situata të ndryshme.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të

nxënësve

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Fjalët kyç:

folje, formë veprore e joveprore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, punë e drejtuar, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: stuhi mendimi

Rikujtohen njohuritë për foljet kalimtare e jokalimtare dhe ndalemi te foljet kalimtare për dy format e saj,

veprore e joveprore.

• Ndërtimi i njohurive: punë e drejtuar

Nxënësit lexojnë fragmentin për formën e foljeve dhe analizojnë format e foljeve me të zeza. Për foljet në

joveprore dallojnë elementet formuese të kësaj forme.

Ndalen në tekst për të rikujtuar të gjitha kalimet në çdo kohë e mënyrë nga forma veprore në joveprore.

Nxjerrin tri mënyrat e kalimit dhe i shkruajnë në tabelë:

• me mbaresë

• pjesëzën u

• me foljen ndihmëse jam për kohët e përbëra.

Nxënësit të përpiqen të bëjnë dallimin mes foljeve jokalimtare dhe atyre joveprore.

Foljet në formën joveprore nuk marrin kundrinor të drejtë por nëse kalojnë në veprore marrin kundrinor të

drejtë ndërsa foljet jokalimtare, pavarësisht formës, nuk marrin kundrinor të drejtë (përjashtohen rastet kur

foljet kalimtare përdoren si jokalimtare dhe anasjelltas).

• Prezantimi i njohurive: punë e pavarur. Ushtrime.

Ushtrimi 4

Folja

Elementi i formës joveprore mënyra

të kthehesh hesh - mbaresë lidhore

do të ishte parë Folja jam kushtore

druhesh hesh dëftore

qofshi nderuar qofshi (jam ) dëshirore

të çlodhej Ej - mbaresë lidhore

58


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

u ul pjesëza u dëftore

u rritkësh pjesëza u habitore

u mbyll pjesëza u dëftore

Ushtrimi 5 sipas kërkesës.

Ushtrimi 6

• të kishit dëgjuar - të ishit dëgjuar

• do të kishe parë - do të ishe parë

• ka veshur - qe veshur

• do të pëlqesh - do të pëlqehesh

• kënduaka - u kënduaka

• pastruan - u pastruan

• haptë - u haptë

• mbarojnë - mbarohen

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit përaktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: ushtrimi 7 f. 187 sipas kërkesës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Ushtrime për format e foljes

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• përcakton veçoritë e foljes;

• dallon foljet kalimtare e jokalimtare;

• dallon formën e foljes;

• jep formën e kundërt të foljes;

• përshtat foljet sipas kërkesës në fjali;

• përdor të njëjtat folje herë si kalimtare e herë si jokalimtare

në fjali;

• bën shkrime të thjeshta duke përdorur folje në forma të

ndryshme

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Fjalët kyç:

folje kalimtare e jokalimtare, forma veprore

e joveprore

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, punë e pavarur, diskutim.

59


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

u ul pjesëza u dëftore

u rritkësh pjesëza u habitore

u mbyll pjesëza u dëftore

Ushtrimi 5 sipas kërkesës.

Ushtrimi 6

• të kishit dëgjuar - të ishit dëgjuar

• do të kishe parë - do të ishe parë

• ka veshur - qe veshur

• do të pëlqesh - do të pëlqehesh

• kënduaka - u kënduaka

• pastruan - u pastruan

• haptë - u haptë

• mbarojnë - mbarohen

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit përaktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e

njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: ushtrimi 7 f. 187 sipas kërkesës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Mitologji shqiptare

Rubrika: Të lexuarit

Tema mësimore: Rozafati

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• liston veçoritë e baladave;

• lexon pjesën për t’u përgjigjur rreth të kuptuarit;

• shpjegon fjalë e shprehje nga teksti që janë në dialekt;

• përcakton elementet folklorike në tekst;

• dallon temën dhe motivin qendror të baladës

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të nxënësve,

pjesë nga filmi “Muri i gjallë”.

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Pjesë nga filmi “Muri i gjallë”.

https://www.youtube.com/

watch?v=USKGIpZwGyw

Fjalë kyç:

baladë, Rozafa, motiv, tematika

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

Metodologjitë dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, pema e mendimit, vëzhgim i materialeve filmike,

stuhi mendimi, lexim teksti, analizë teksti.

60


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi, pema e mendimit.

Nxënësit kanë njohuri për baladat dhe vendin e tyre në folklor.

Plotësojnë organizuesin grafik për baladën, duke u ndalur në veçoritë që e dallojnë nga të tjera krijime letrare

të folklorit.

Baladat më të njohura shqiptare: Rozafa,

Kostandini dhe Doruntina, Ago Ymeri etj.

Bazohet në një motiv

kryesor, si: besa, nderi apo

fjala e dhënë.

BALADA

Karakterizohet nga elemente epike (rrëfimi)

dhe dramatike (fund i trishtë për heroin

kryesor) ndërthurur me elemente lirike.

Karakterizohet nga tragjikja individuale,

kapërcimet e mëdha në rrëfim dhe me

situata themelore të zhvillimeve psikologjike.

Tematika më e njohur ajo e vetëflijimit dhe në veçanti

e murimit, që i kapërcen kufijtë vendas e shtrihet në

gjithë Ballkanin; murimi në kala, në ura etj.

HAPI II

Ndërtimi i njohurive; vëzhgim materiali filmik, lexim i pjesës, diskutim.

U vendosim nxënësve një fragment nga filmi “Muri i gjallë” dhe nxënësit diskutojnë rreth njohurive që kanë

për këtë baladë.

Lexohet balada me zë , duke u kujdesur për intonacionin, dialektin dhe rimën e përdorur.

Ndalemi në shpjegimin e fjalëve dhe shprehjeve të reja, që nxënësit nuk i kuptojnë nga konteksti.

Përmbledhin dhe një herë shkurtazi subjektin e baladës, duke vënë theksin në momentet kyç, renditjen

kronologjike të veprimeve dhe ruajtjen e intonacionit shprehës.( USHTRIMI 1 dhe 2)

HAPI III

Prezantimi i njohurive. Diskutim

USHTRIMI 3

Këtu bëhet fjalë për temën e qëndresës, murimit të gjallë dhe motivi themelor (kodi moral) që e përshkon është

besa e dhënë.

USHTRIMI 4

Këtu hyn në veprim elementi karakteristik i folklorit: numri tre dhe vëllai i vogël, më i drejti dhe më pozitivi, që e

ruan besën, ndryshe nga dy të mëdhenjtë, besa e të cilit e çon të shoqen drejt flijimit për qëndresën e kalasë.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur. Vlerësimi mund të bëhet dhe në fund

të orës së dytë.

Detyrë shtëpie: Kthejeni baladën në prozë.

61


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Mitologji shqiptare

Rubrika: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Rozafati (ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• rrëfen baladën duke manifestuar mënyrë artistike

shprehitë dhe notat dramatike që e përshkojnë;

• analizon psikologjinë dhe karakterin e personazheve,

nisur nga veprimet e tyre;

• veçon elemente stilistikore që i japin ritëm dhe

muzikalitet baladës;

• përcakton raportin mes rrëfimit dhe dialogut dhe

përcakton efektin që sjell ky raport;

• shpjegon rolin e thirrorit në baladë.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Fjalë kyç:

balada, Rozafa, murim, strukturë, stil.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

Metoda, teknika dhe veprimtaritë e nxënësve: me hapa, diskutim, ditarët e të nxënit, analizë teksti.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Nëse kemi orë 90-minutëshe, vazhdojmë normalisht me analizën e përrallës, ndërsa për orët 45-minutëshe,

bëhet një ritregim i bukur, duke kërkuar interpretim e baladës.

HAPI II

USHTRIMI 4-5

Nxënësit analizojnë veprimet e vëllezërve dhe nuseve të tyre. Duke u ndalur në veprimet e vëllezërve, vjen

mesazhi që besa është diçka e shenjtë, por dhe kërkon sakrifica për ta mbajtur, është një lloj sprove për

karakterin dhe qëndresën e personazheve. Vetëm vëllai i vogël sakrifikon në emër të besës dhe fjalës së

dhënë, rrjedhimisht dhe të qëndresës së kalasë.

Personazhi i Gjelinës përshkohet nga një sprovë e fortë psikologjike. Mëmësia dhe dashuria për jetën qëndrojnë

nga njëra anë, ndërsa në anën tjetër qëndron përgjegjësia për plotësimi i detyrës përmes flijimit.

Ajo përpiqet të gjejë një zgjidhje të ndërmjetme, e cila i jep mundësinë edhe të kryejë ritin e flijimit, edhe të

mbajë lidhjen me të birin. Gjithsesi, ajo e pranon sakrifikimin, duke qenë se ai është për një interes më të

përgjithshëm.

USHTRIMI 6

Tragjikja në baladë përfaqësohet nga Gjelina, vëllai i vogël dhe foshnja e tyre.

Me murosjen e Gjelinës, familja humbet gruan, bashkëshorten dhe nënën, ndërsa Gjelina humbet mëmësinë,

këtë ndjesi të provuar rishtazi që e çmonte shumë.

Fakti që gjysma e trupit qëndron jashtë, tregon se ajo përpiqet të realizojë të dyja detyrimet.

62


USHTRIMI 7

Nxënësit identifikojnë elementin e jashtëzakonshëm në baladë.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Lënia e trupit jashtë për të mëkuar të birin edhe pas murimit, njëlloj si të qe gjallë, përbën të jashtëzakonshmen

në forma të ndryshme. Ky element e afron atë me përrallën dhe është një element që haset në të gjitha baladat.

USHTRIMI 8

Nxënësit gjejnë në tekst ato elemente që i japin muzikalitet poemës, si:

o inversioni- e treta Gjelinë;

o përsëritjet –fjala nanë, (epanalepsa);

o zhurma e çekiçëve;

o Rimat fundore të puthura, të shoqëruara me anaforë.

USHTRIMI 9

Nxënësit gjejnë në tekst vargjet rrëfyese, dialoguese dhe ato medituese, të cilat shpesh herë gjenden të

ndërthurura me njëra-tjetrën. Në dialogë mbizotëron koha e tashme, në vargjet rrëfyese koha e kryer e

thjeshtë, ndërsa në vargjet meditative përdoret mënyra lidhore në kontekstin e së ardhmes.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Foljet njëvetore dhe pavetore

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dallon foljet njëvetore dhe pavetore;

• përdor në shkrime të ndryshme folje njëvetore e pavetore;

• transformon fjalitë me folje nga vetore në pavetore ose njëvetore.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Fjalët kyç:

folje vetore, njëvetore, pavetore.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, punë e drejtuar, INSERT, punë e pavarur,

diskutim.

Organizimi i orës së mësimit:

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: stuhi mendimi

Cilat janë gjymtyrët kryesore të fjalisë?

Si përshtaten kryefjala dhe kallëzuesi?

A ka fjali pa kryefjalë?

Në ç’raste ndodh kjo?

63


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• Ndërtim njohurish: punë e drejtuar, INSERT

Një nxënës lexon bukur vargjet nga “Cikli i kreshnikëve” dhe pasi dallojnë foljet, gjejnë kryefjalën e tyre.

Për çdo rast nxënësit përcaktojnë nëse këto folje marrin kryefjalë në çdo vetë, vetëm në vetën e tretë apo

nuk marrin kryefjalë në asnjë nga vetat.

Vazhdohet me punën në tekst me shenjat e tabelës INSERT dhe diskutohen njohuritë e reja në lidhje me

emërtimin folje njëvetore dhe folje pavetore.

Ndalemi në rastet e përdorimit të foljeve pavetore si modale e folje jokalimtare.

• Prezantim njohurish: punë e pavarur, diskutim

Ushtrim1 sipas kërkesës.

Ushtrimi 2. Foljet pavetore janë:

Rastis, dihet, bihet, shkreptinte, më besohet, iket, bën ftohtë, duhet vajtur, të lënë të futesh

Ushtrimi 3

Matet shtatë herë e pritet një herë.

Nuk bëhet shuuu pa pasur pula

Nuk mbahet shtëpia me miell hua

Sipas vendit bëhet kuvendi

Dardha që ka kokrra qëllohet me gurë

Puna e sotme nuk lihet për nesër

Hekuri rrihet së është i nxehtë

Nuk bëhen petulla me ujë.

Kryesisht janë folje që kanë vetëm vetën e tretë dhe kanë kaluar në formën joveprore .

Ushtrimi 4 sipas kërkesës.

Ushtrimi 5

• flitet - pavetore, (kalimtare e zhdrejtë)

• duket - pavetore

• u ngrys - pavetore

• bën ftohtë - pavetore

• gjëmon - pavetore

• durohej - pavetore

• zbardh - njëvetore

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për;

Aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: ushtrimi 6 sipas kërkesës.

64


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Foljet e parregullta

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dallon foljet e parregullta nga foljet e rregullta;

• përcakton kriteret e dallimit të foljeve të rregullta nga foljet e

parregullta;

• klasifikon foljet e parregullta sipas ndryshimeve që pësojnë;

• përcakton rolin e foljeve të parregullta në formimin e kohëve të

mënyrës habitore e dëshirore.

Fjalët kyç:

folje të parregullta, mënyrë

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, punë e drejtuar, analizë rasti, INSERT,

diskutim, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit:

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Nxënësit japin disa njohuri për foljen duke kujtuar veçoritë dhe kategoritë gramatikore të foljes.

• folja tregon veprim ose gjendje

• kohë

• Të thjeshta e të përbëra

• 8 kohë

• mënyrë dëftore, lidhore, kushtore, dëshirore, habitore, urdhërore

• numër njëjës e shumës

• formë veprore / joveprore

• zgjedhimi I, II, III,

• veta I, II, III.

• kalimtare/jokalimtare

• Ndërtimi i njohurive: Analizë rasti, punë e drejtuar, diskutim, INSERT.

U japim fillimisht nxënësve të lexojnë dhe të analizojnë tekstin hyrës për foljet me të zeza duke pasur

parasysh këto kritere.

• Si e bëjnë kohën e kryer të thjeshtë?

• Si e bëjnë pjesoren (a i ruajnë format fillestare të foljes plotësisht, pjesërisht apo fare)?

• Në cilin zgjedhim mund t’i klasifikojmë për nga mbaresat që marrin?

Nxjerrim së bashku konkluzionet se këto folje nuk i përkasin asnjë zgjedhimi dhe ndryshojnë plotësisht ose

pjesërisht formë në të kryerën e thjeshtë dhe në pjesore.

Nxënësve u bëhet e qartë se njohja saktë e foljeve të parregullta bën të mos gabojnë në ndërtimin e kohëve

të mënyrës habitore e dëshirore që ndërtohen përmes pjesores.

Me shenjat e tabelës INSERT, nxënësit punojnë në tekst dhe nxjerrin ato njohuri që kanë nevojë për sqarim

të mëtejshëm.

Njohuri që

nxënësi i di

+ - ?

Njohuri të reja por

që i kupton

Njohuri që i di

ndryshe

Njohuri që nuk i

kupton

65


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• Prezantimi i njohurive: Punë e pavarur, ushtrime.

Ushtrimi 1

• u dashka

• erdhi

• dhënë

• rënë

• ngrënë

• dashkan

• ndenjur

Ushtrimi 2 dhe 4

Grupi I, vajta e parregullt - foljet e tjera janë zgjedhimi I

Grupi II, shoh e parregullt - foljet e tjera janë zgjedhimi I

Grupi III, ha e parregullt - foljet e tjera janë zgjedhimi III

Grupi IV bie/ rashë e parregullt, (them është e parregullt jo supletive, pra që nuk ndryshon plotësisht formën,

ndërsa ato që ndryshojnë plotësisht formë në pjesore e të kryer të thjeshtë quhen josupletive) foljet e tjera të

këtij grupi janë zgjedhimi III

Ushtrimi 3

Thoshte, kishte rënë, ishte, doja, pata, ishte, kishte qenë, të jetë, kanë rënë.

Ushtrimi 5 sipas kërkesës

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6 sipas kërkesës.

66

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Ushtrime

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dallon foljet e rregullta nga të parregullta

• identifikon foljet njëvetore e pavetore

• analizon foljet për veçoritë e tyre gramatikore

• vendos në fjali e tekste foljet sipas kërkesës së dhënë

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, punë e pavarur, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Fjalët kyç:

foljet e rregullta e të parregullta, foljet

njëvetore e pavetore

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: stuhi mendimi

Nëse ora është 90’ nuk kemi nevojë për rifreskim njohurish, por nëse kemi të bëjmë me orë 45’ mund të rifreskojmë

njohuritë në lidhje me veçoritë e foljeve të parregullta, foljeve njëvetore e pavetore duke dhënë dhe shembuj.

Ushtrimi 1

GI, vajtkeni - folje e rregullt, i gjithë grupi është me folje të parregullta

GII, lashë - folje e rregullt, i gjithë grupi është me folje të parregullta


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

GIII, lënçim - folje e rregullt, i gjithë grupi është me folje të parregullta

GIV, shitur - folje e rregullt, i gjithë grupi është me folje të parregullta

Ushtrimi 2

dukej - pavetore punohet - pavetore shkohet - pavetore iu qepën, kërcyen,

gërricnin. . . - njëvetore rrihej - pavetore erdhi keq - pavetore jetohet - pavetore

erret - pavetore

Ushtrimi 3

kisha - kohë e pakryer, VI, njëjës, dëftore.

erdhi - kryer e thjeshtë, VIII, mënyrë dëftore, njëjës

dha - kryer e thjeshtë, VIII, mënyrë dëftore, njëjës ishte - kohë e pakryer, VIII, njëjës, dëftore.

kishte prurë - më se e kryer, V III, njëjës, dëftore.

Ushtrimi 4 dhe 5 plotësohen sipas kërkesës.

Ushtrimi 6

• të kishe • ngrënkësh • dha • ndenjkeni

• shihnim

Ushtrimi 7, ,

• do të thoshe • dua • lënçin

bie, ngrënë, lë, rri, dua, shoh, vete, desha, thënë, bie, desha, dha, vë etj.

Ushtrimi 8 sipas kërkesës.

Ushtrimi 9

Do të doja, të vije, duke parë, rrinë, ramë, vajtëm, pamë.

Ushtrimi 10

ngrihem - bie; hesht - them; ngjallem - vdes; iki - vij marr - bie; shkoj - vij.

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: Formoni fjali ose përdorini në një tekst çiftet e foljeve të ushtrimi 10.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Rubrika: Të folurit

Situata e të nxënit: Filmi “Muri i

Tema mësimore: Skenari i filmit

gjallë”

Poema “Rozafati”

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyç:

mësimore:

skenar, monolog, dialog, interpretim

Nxënësi/-ja:

• flet rreth veçorive të skenarit të filmit “Muri i gjallë”;

• liston ngjashmëritë dhe dallimet midis tij dhe veprës letrare,

poemës “Rozafati”;

• kupton, merr mesazhe, diferencon, krahason situata, tekste, si

dhe personazhe që shfaqen gjatë sekuencave;

• dallon monologët dhe dialogët;

• mëson pjesë përmendësh dhe i interpreton.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, DVD e filmit “Muri i gjallë”, balada e Lidhja me fushat e tjera ose me

murosjes, njohuritë e nxënësit, informacione nga internet.

temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, Diagrami i Venit, punë në çift, hulumtim, lojë me

role.

67


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

HAPI I

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme. (stuhi mendimi, Diagrami i Venit, punë në çift)

Paraprakisht mësuesi\ja ka sjellë një DVD me pjesë nga filmi “Muri i gjallë”. Ua shfaq ato nxënësve për t’i

parë, pa u treguar se cili film është. Pasi e shohin, mësuesja u kërkon nxënësve të flasin rreth skenarit të

filmit, duke i nxitur me pyetjet:

Cili është titulli i këtij filmi?;

Cilët janë personazhet që marrin pjesë?;

A ju ka pëlqyer ky film? Pse?;

Ku është mbështetur skenari i këtij filmi?;

A ka ndryshime midis filmit të realizuar dhe veprës letrare?.

Përgjigjen e pyetjes së fundit mësuesi\ja mund ta realizojë nëpërmjet Diagramit të Venit. Për plotësimin e tij,

nxënësit punojnë në çift.

U jepet si detyrë: Gjeni ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet skenarit dhe baladës te e cila ajo mbështetet.

Në përfundim të detyrës diskutohen përgjigjet e nxënësve.

HAPI II

Ndërtimi i njohurive ( hulumtim, diskutim)

Mësuesi\ja prezanton skedën e filmit “Muri i gjallë”,

nëpërmjet së cilës nxënësit marrin një informacion

më të plotë rreth filmit.

Pas kësaj veprimtarie, nxënësit lexojnë një pjesë të

skenarit të dhënë në faqet 28-29. Bëhet leximi i fragmentit

me role. Nxënësit zgjidhen me kujdes nga mësuesi\ja,

mbështetur në aftësitë e tyre interpretuese.

HAPI III

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

(lojë me role)

Pas leximit, nxënësit dallojnë monologët dhe dialogët, si

dhe sqarimet e skenaristes. U thuhet nxënësve se këtë

pjesë do ta interpretojnë me role. Përzgjidhen nxënësit

që do të marrin pjesë, duke caktuar edhe rolet e tyre:

➢ Regjisori

Kompozitori

Skenografi

Kostumografi

Aktorët: Gjetoja, plaku mjekërbardhë, Gjelina, Tuta, Fata.

Titulli shqip

Vendi i prodhimit

Viti i prodhimit

Ekipi realizues

Regjia

Skenari

Muzika

Aktorë kryesorë

Luiza Xhuvani

Ilir Sulejmani

Elvira Diamanti

Gëzim Rudi

Rajmonda Bulku

Edmond Budina

Aktorët e tjerë

Vangjel Toçe

Lec Bushati

Stavri Shkurti

Ilir Borodani

Muri i gjallë

Arkivi i filmit

Muri i gjallë

Shqipëri

1989

Muharrem Fejzo

Natasha Lako

Zef Çoba

Është mirë që t’u lihet nxënësve pak kohë për t’u përgatitur për interpretimin.

Vlerësimi: Vlerësimi do të jepet ditën që nxënësit do të interpretojnë fragmentin. Do të vlerësohen nxënësit për:

intonacionin e përdorur, gjestet, mimikën, komunikimin me njëri-tjetrin, kostumografinë dhe për skenografinë

e përdorur.

68


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Rubrika: Të dëgjuarit

Situata e të nxënit: Lirikat e dhëna në libër

Tema mësimore: Lirika popullore

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dallon llojet e lirikës popullore (këngët e punës, këngët e

dasmës, ninullat etj.);

• shpjegon veçorinë e ndërtimit të këngëve të punës,

mbështetur te përmbajtja dhe forma, duke u ndalur te:

rima, theksi, ritmi i brendshëm etj.;

• dallon ndryshimet në intonacion të lirikave të llojeve të

ndryshme (këngë pune, dasme, mërgimi dhe ninulla).

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, materiale folklorike, njohuritë e

nxënësit, informacione nga interneti.

Fjalë kyç:

lirikë popullore, këngë pune, këngë dasme,

këngë vaji, ninulla ose këngë djepi, ritmi, theksi,

rima.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Muzika

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, punë e drejtuar, diskutim, lojë me role.

Punë përgatitore

Meqenëse kënga “Mbolla li te plepi i gjatë” është një këngë e mirëfilltë pune, që lidhet drejtpërdrejt me një

proces pune që në zanafillë e deri sa mbaron, do të ishte mirë që një grup nxënësish (3 vajza) të improvizojnë

gjithë procesin e mjeshtërisë së përpunimit të lirit. Nxënëset të mbajnë në një dorë nga një shkop në vend të

furkës dhe në tjetrin lëmshin për t’u treguar shokëve të tyre se po kryejnë procesin e tjerrjes. Secila nxënëse

do të recitojë një fragment të këngës që tregon një proces të përpunimit.

P. sh.: Nxënësja e parë do të recitojë fragmentin e mbjelljes së kësaj bime që fillon nga vargu: “Mbolla li te plepi

i gjatë…” deri te “…si e shfarosa, donte shkundur”.

Nxënësja e dytë reciton fragmentin që tregon procesin e përpunimit të lirit, nga i cili nxirret fija:

“ …Si e shkunda, donte regjur ...si e rogja, donte zier”.

Nxënësja e tretë reciton fragmentin që tregon procesin e endjes dhe të përgatitjes së veshjes:

“…….Si e zjeva ……” e deri në fund.

Tri nxënëse të tjera le të recitojnë këngën e dasmës, këngën e mërgimit dhe ninullën.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (bisedë)

Mësuesja u bën të njohur nxënësve temën e re mësimore, të cilën e shkruan në tabelë duke ritheksuar se lirika

popullore është pjesë e letërsisë gojore. Rikujton nëpërmjet skemës së mëposhtme dy nga gjinitë kryesore të

folklorit dhe krijimet që bëjnë pjesë në to.

Folklori

Epika

Lirika

këngët heroike,

këngët historike,

përralla,

legjenda,

miti

këngët e dashurisë,

ninullat (këngët e djepit), vajet,

këngët e dasmës,

këngët e punës,

këngët e mërgimit etj.

69


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Mësuesi\ja qarkon te gjinia e lirikës ninullat, këngët e mërgimit, këngët e dasmës, këngët e punës.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (lojë me role, punë e drejtuar, diskutim)

Mësuesja nis me prezantimin e këngës së parë, si një këngë e vjetër dhe e mirëfilltë pune, që lidhet drejtpërdrejt

me një proces pune. Këto këngë i kanë shoqëruar njerëzit gjatë punës në bujqësi, blegtori, zejtari etj.

Fillimisht mësuesi\ja pyet nxënësit nëse ndonjë prej tyre e di se ç’është liri, nëse jo, ai\ajo ua sqaron vetë.

li,- ri m, bot. bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të holla, të gjata e me majë, me lule të vogla e të kaltra,

nga kërcelli i së cilës nxirren fije për të bërë pëlhurë, thasë, litarë etj. Nga farat nxirret vaj. Fijet nxirren duke

rrahur kërcellin e kësaj bime.

Mësuesi\ja tërheq vëmendjen e nxënësve, duke thënë se kjo këngë e vjetër pune fillimisht do të recitohet me

ritëm nga tri nxënëse, ku secila do të paraqesë një proces pune. Nxënësit duhet të dëgjojnë me kujdes, që të

mund të identifikoni këto procese pune.

Dëgjohen përgjigjet e nxënësve. Nëse ata arrijnë t’i dallojnë ato, shkruhen në tabelë nga mësuesi\ja, nëse jo,

nxënësit kthehen në tekst dhe lexojnë me kujdes, në heshtje, duke nënvizuar me laps proceset e kultivimit të

lirit.

Nxënësit bashkë me mësuesin\en përqendrohen në mënyrën se si është ndërtuar kjo këngë, si nga përmbajtja,

ashtu edhe nga forma. Nxënësit ndalen te ritmi dhe melodia.

Mësuesi\ja drejton pyetjet:

➢ Sa rrokësh është vargu i kësaj kënge? 8-rrokësh

➢ Ku bien theksat në këtë këngë? Në rrokjet 1,2,5,7.

Mësuesi\ja shton: Kjo këngë, me ritmin që ka, priret ndaj recitativit. Këndohet thuajse duke u recituar nga grupi

i vajzave e grave që po tjerrin, endin a lajnë lirin. Ritmi shërben për të nxitur fuqinë fizike të atyre që janë duke

punuar, si dhe për të krijuar një ndjenjë të gëzuar e çlodhëse. Nxënësit drejtohen që të lexojnë informacionin

për ritmin dhe theksin në faqen 30 të tekstit të tyre.

Në këtë çast mësuesi\ja mund të ngrejë një çështje për diskutim: A mendoni se kjo këngë ka karakter të

theksuar didaktik (mësimor edukativ)?

Dëgjohen me kujdes mendimet e nxënëseve dhe arrihet në përfundimin se kjo këngë ka karakter të theksuar

didaktik dhe se realizon dy funksione:

Së pari, shoqëron një proces pune në mjeshtërinë e përdorimit të lirit, ku të gjitha proceset e punës numërohen

me radhë, saqë nuk lihen mënjanë dhe veprime të dorës së dytë, të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me procesin,

si p.sh.: thurja e gardhit, ruajtja e arës.

Së dyti, mund të jetë përdorur edhe si këngë didaktike për fëmijët. Nëpërmjet saj fëmija mëson një zinxhir të

tërë me procese pune, forcon kujtesën dhe pasuron fjalorin. Fëmijës i kumtohet mesazhi se këto tesha prej liri,

që ti i vesh aq lehtë, janë bërë me një mije mundime, ndaj ruaji, mos i gris e mos i ndot.

Nga notat e ritmit të punës kalohet te notat e gëzimit në këngën e dasmës, në notat e vajtimit te kënga e

mërgimit, dhe notat e dashurisë e të qetësisë te ninulla.

Bëhet një sqarim i shkurtër nga mësuesi për secilën këngë.

Këngët lirike të dasmës janë shumë të bukura. Ato këndohen gjatë dasmës në kohë të ndryshme: kur fillon

dasma (siç është kënga “Këndon bilbili, këndon”), kur përgatitet nusja apo dhëndri, kur shkohet për të marrë

nusen etj.

Ninullat ose këngët e djepit janë këngë të krijuara nga nënat. Ato i këndojnë fëmijës kur e vënë në gjumë.

Në këto këngë nëna e përshkruan me dashuri e krenari bukurinë e fëmijës dhe e uron atë që të rritet i

shëndetshëm, i zgjuar, i dashur që të shquhet në shoqëri.

70


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Recitohen ose këndohen nga nxënëset këngët e dhëna në libër. Këngën “Moj e bukura More” nxënësit e kanë

më të thjeshtë ta këndojnë, se e kanë të dëgjuar.

Ata kuptojnë se si melodia që shoqëron vargjet e fuqizon artistikisht përmallimin e poezisë, sa të na prekë edhe

ne shpirtërisht e na bën të përjetojmë ato ndjenja të dhembjes së shqiptarëve të asaj kohe, që detyroheshin

të braktisnin vendin e tyre.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim)

Punohen ushtrimet e rubrikës “Diskutoni” në fund të faqes 31.

Vlerësimi: Vlerësimi do të kryhet për përgjigjet e dhëna nga nxënësit gjatë gjithë orës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Dallimi i parafjalëve nga emrat dhe

ndajfoljet me të njëjtën formë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dallon të njëjtën fjalë përdorur si emër, ndajfolje e

parafjalë;

• përdor të njëjtën fjalë si emër ndajfolje e parafjalë në

fjali e tekste;

• drejtshkruan sipas përdorimit fjalët që përdoren në

klasa të ndryshme.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të

nxënësve

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Ndërtim fjalish me fjalë që përdoren si emra, si

ndajfolje e si parafjalë njëkohësisht.

Fjalët kyç:

parafjalë, ndajfolje, emër

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, shkrim i lirë, INSERT, punë e drejtuar, punë

e pavarur, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit:

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: stuhi mendimi.

Nxënësit rikujtojnë njohuritë për klasat e fjalëve, ndarjen dhe përkufizimin e tyre si të mëvetësishme e të

pamëvetësishme, të ndryshueshme e të pandryshueshme, funksionin e tyre.

• Ndërtimi i njohurive: shkrim i lirë, diskutim, punë e drejtuar, INSERT.

U japim nxënësve fjalët e mëposhtme: rreth, buzë, rrafsh, rrotull, faqe.

Nxënësit të bëjnë një shkrim të shkurtër ku t’i përdorin këto fjalë një herë si emra por nëse është e mundur

71


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

edhe si mbiemra e ndajfolje, duke dhënë një ide rreth problemeve që ka mjedisi sot.

Shkëpusim rastet më tipike ku fjalët e mësipërme janë përdorur si emra, ndajfolje e parafjalë dhe diskutohet

rreth tyre.

Çështjet që mund të diskutohen janë:

• Në cilat raste fjalët ndryshojnë formë, pra, janë klasë e ndryshueshme, emra?

• Në cilat raste të përdorimit si klasë e pandryshueshme mund të lëvizin lirshëm në fjali dhe në cilin rast

janë të lidhur pas një emri?

• Me cilën gjymtyrë janë të lidhur dhe varen kuptimisht?

Përpiqemi që nxënësit të arrijnë në këto përfundime:

Kur fjala është e përdorur si e ndryshueshme, pra, merr rasë e ndryshon formë sipas numrit, ajo është përdorur

si emër.

Kur lidhet me emrin dhe nuk shkëputet prej tij në fjali, është përdorur si parafjalë. Kur është e pandryshueshme

dhe lëviz lirshëm në fjali, është ndajfolje.

Kalohet në tekst me shenjat e tabelës INSERT dhe shpjegohen njohuritë që për nxënësit nuk janë të qarta.

Njohuri që

nxënësi i di

+ - ?

Njohuri të reja por

që i kupton

Njohuri që i di

ndryshe

Njohuri që nuk i

kupton

Tabelën për dallimin ndajfolje emër mund ta plotësojmë dhe për parafjalët duke futur veçoritë që janë para

emrit dhe nuk mund të shkëputen prej saj, nuk marrin përcaktorë sikurse dhe ndajfolja e nuk ndryshojnë formë.

• Prezantimi i njohurive: punë e pavarur, diskutim, ushtrime.

Ushtrimi 1 dhe 2 sipas kërkesës.

Ushtrimi 3

• vjen anës - ndajfolje

• anës krevatit - parafjalë

• anës teorike - emër

• rrotullës së djathit - emër

• rrotull shtëpisë - parafjalë

erdhi rrotull - ndajfolje.

Ushtrimi 4

natën - nga rasa kallëzore e emrit natë

vjet - nga rasa kallëzore

natën - nga rasa kallëzore

sheshit - nga rasa rrjedhore

rrafsh - nga rasa kallëzore ose emërore

rrotull - nga rasa emërore

rresht - nga rasa emërore ose kallëzore.

Ushtrimi 5

Rreth dhe anës

Ushtrimi 6 sipas kërkesës.

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e

njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: Të formohen fjali me raste të ndryshme nga ushtrimi 5.

72


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Proza

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Rinë-Katerinëza

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:

temës mësimore:

rrëfenjë, Rinë-Katerinëza, tregimi-

Nxënësi/-ja:

rrëfenjëa

• lexon për të përcaktuar llojin e rrëfimit;

• dallon elementet fantastike në rrëfim mes vendit dhe

personazheve;

• krahason përrallën me rrëfimin si lloje të prozës.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore. ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pema e mendimit, DRTA, ditari dypjesësh, vështrim

krahasues.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja paraqet temën e re mësimore, të cilën e shkruan në tabelë. Më pas, përmes teknikës

Pema e mendimit, rikujton njohuritë e marra për autorin Mitrush Kuteli, si dhe për rrëfenjat: “Vendosa të shkoj

në mërgim” dhe“Gjonomadhë e Gjatollinj”.për këtë ndihmohen nxënësit edhe me anë të pyetjeve:

- Kush është Mitrush Kuteli?

- Ç’dini për të?

- Ç’vepra të tij keni lexuar?

- Cili është ndryshimi i këtij prozatori nga prozatorët e tjerë?

fjalë të gjuhës popullore

shprehje frazeologjike

Gjuha

Dhimitër Pasko

(emri i vërtetë i Kutelit)

rrëfen rrëfenjën

për ngjarje

ruan tiparet e

prozës popullore

Mitrush Kuteli

bashkëjetesë të dy

tipave të shkrimit

mbart tiparet e

prozës së shkruar

vepra

“Tregime të moçme shqiptare”

përshtatje në prozë e Ciklit të kreshnikëve.

.....................................................

........................................................ etj.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit se fragmenti është shkëputur nga tregimi me të njëjtin titull.

73


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi III. Do të punohet me teknikën “DRTA”.

Mësuesi/ja do të lexojë me ndalesa, të cilat janë përgatitur më parë. Nxënësit do të sqarojnë, së bashku me

mësuesen, fjalët dialektore apo fjalët e vjetra (arkaizmat).

Paragrafi I. Hëna... deri te ... qivur të Kirolloit.

Mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Ku zhvillohet ky rrëfim? (vendi)

- Kur zhvillohet? (koha, si kohë e ditës, është natë)

- Cilat janë personazhet pjesëmarrëse?

- Çfarë parashikoni se do të ndodhë?

- Cilat janë detajet që ju bindin për parashikimin tuaj?

Paragrafi II. U hoq... deri te ... Katerinëza i foli.

Mësuesi/ja nuk komenton rreth parashikimit të bërë nga nxënësit. Përgjigjen, nëse ishte i saktë apo jo ky

parashikim, ata e marrin gjatë leximit.

Mësuesi/ja drejton pyetjet:

- Mbështetet ky tregim në rrëfimet fantastike popullore?

- Për ç’element fantastik bëhet fjalë?

- Cilat janë mjetet sugjestionuese që mbizotërojnë?

- Si e përfytyroni Rinë Katerinëzën? Përshkruajeni atë duke përdorur detaje nga teksti.

- Si mund ta përshkruani Kirolloin?

Paragrafi III. Sa i tretur je o im Zot... deri te ... e mejtuar.

- Përse M. Kuteli zgjedh pikërisht varrezat për të zhvilluar rrëfimin e tij:

a) Për të treguar fatalitetin e vdekjes apo

b) forcën e dashurisë?

Argumentoni zgjedhjen e alternativës së dytë.

- Cili është mesazhi që merrni?

o Vdekja e trimit na njeh si lexues edhe me një temë tjetër që ka ndikuar në historinë e vendit tonë, në

jetën sociale e kulturore të popullit shqiptar.

- Mendoni se është një zgjidhje e rastësishme apo autori e ka sjellë për të karakterizuar personazhin Kirillo?

- Kjo e dhënë na ndihmon për të përcaktuar kohën e rrëfenjës?

o Po aq e rëndësishme në jetë, sa lidhja e dy të dashuruarve, është edhe lidhja e nënës me fëmijën e saj.

Ku shprehet kjo në tregim?

Paragrafi IV. Vështronte... deri te ... së Rinë Katerinëzës.

- Në ç’dilema i vendos autori personazhet?

Ndaluni në ndjesitë e kundërta.

Hapi IV. Në këtë etapë mësuesi/ja mund të punojë me teknikën Ditari dypjesësh ose me organizuesin

grafik për të komentuar ndjesitë e kundërta të personazheve.

Ushtrimi 4.

74


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Paragrafi

Komenti im

ose

Fragmenti nga tregimi

(rrëfenja)

Ç’ndjenja e mendime ju

shkaktojnë këto fjalë?

Ç’tipare të karakterit dalin

nga këto fjalë?

Mësuesi/ja u lë nxënësve një kohë të mjaftueshme 7’-10’ dhe u kërkon mendimet, të cilat i shkruan në

tabelë. Duhen shmangur përsëritjet. Nëse është e nevojshme mësuesi jep mendimin e vet duke shtuar një

kolonë me titull komenti i mësuesit.

Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.

- Flisni për veçoritë e përbashkëta të kësaj rrëfenje (tregimi) me përrallën.

Çdo tipar do të plotësohet me të dhëna nga fragmenti i tregimit nëpërmjet fjalive dhe fjalëve kyç.

Rrëfenja

Përralla

a. Komunikimi “i fshehtë” i rrëfyesit me lexuesin.

E askush s’duhej të dinte besën e martesës së tyre...

b. Elementi fantastik.

Trak-trak, kërcitnë ca drrasa që thyheshin; drrasat e qivurit të Kirollojit.

c. Dialogu i pasur me shprehje popullore.

- O im-zoti Kirollo

As unj veshin më dëgjo

As zgjat krahun më shpëto...

d. Gjuha dialektore.

Ndenjnë në një tjatër varr...

e. Dëshira për shndërrim (metamorfoza).

- Ç’do deshe të bëhej ti, o im-zot?

- Qiparis, o vasha ime.

- Edhe unë dhriz’ e bardhë...

Pas kësaj merret për krahasim një përrallë dhe mësuesi së bashku me nxënësit ndalet në pikat e mësipërme:

a. Kujtoni si komunikon autori i përrallës me lexuesin (hyrja, mbyllja, gjatë rrëfimit etj.)

b. Jofrymorët shpirtëzohen.

c. Gjuha e përrallës është e mbushur me shprehje popullore e arkaizma.

ç. Murosja e të gjallëve ose sjellja e tyre prapë në jetë; shndërrimi i princit në bretkosë, i vajzës në zog etj.

Detyrë shtëpie.

Zgjidhni një nga alternativat e detyrës në f. 28. Udhëzohen nxënësit që detyra e parë lidhet me shumë

elemente dhe duhet vënë në plan të parë fantazia, por edhe shfrytëzimi i skenave nga filmat që ata kanë parë.

Ndërsa alternativa tjetër lidhet më tepër me ndjenjat e tyre në një raport krejtësisht personal.

Vlerësimi i orës së mësimit dhe i nxënësve pjesëmarrës.

75


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Ushtrime për dallimin e ndajfoljes nga

parafjala

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• përcakton klasën e fjalëve për të njëjtën fjalë në përdorime të

ndryshme;

• përcakton origjinën e disa ndajfoljeve e parafjalëve që përdoren

dhe si emra;

• përdor të njëjtën fjalë në fjali si klasë ligjërate emër, ndajfolje e

parafjalë.

Fjalët kyç:

ndajfolje, parafjalë, emër

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, punë e drejtuar, diskutim, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: stuhi mendimi

Nëse kemi të bëjmë me orë 90’ nuk kemi nevojë për rifreskim njohurish, por nëse kemi të bëjmë me orë 45’

mund të rifreskojmë njohuritë në lidhje me përdorimet e ndryshme të së njëjtës fjalë si ndajfolje, përemër dhe

origjinës së disa prej tyre për t’u përdorur në funksione të ndryshme.

Ushtrime

Ushtrimi 1 sipas kërkesës

Ushtrimi 2

• kur moti i verës - emër

• i ka fillesat moti - emër

• moti vazhdon - emër

• mot kampionati - ndajfolje

• moti i vrenjtur - emër

• mot në këtë kohë - ndajfolje

• mot të bëjmë - ndajfolje

Ushtrimi 3

• këtë moti - ndajfolje

• rreth - emër

• anash - ndajfolje

• rreth putrave - parafjalë

• përreth - ndajfolje

• rreth sheshit - parafjalë

• faqet - emër

• faqe të ngjeshura - emër

• copë rrugë - emër

Ushtrimi 4

prapa, për, krahas, rrotull, matanë, brenda, buzë, pranë, në, përballë.

76


Ushtrimi 5

buzë, ballë, faqe, majë, mes, rrëzë, anës.

Ushtrimi 6

Afër, drejt, gjatë, jashtë, larg, matanë, para, pas, përmes, pranë, sipër, veç.

Ushtrimi 7 dhe 8 sipas kërkesës.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9, sipas kërkesës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Dallimi i lidhëzave nga përemrat,

ndajfoljet dhe parafjalët me formë të njëjtë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• identifikon sipas përdorimit klasën e së njëjtës fjalë;

• argumenton klasën së cilës i përket sipas përdorimit;

• përdor saktë në fjali e tekste të njëjtën fjalë si lidhëz,

ndajfolje dhe parafjalë.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të

nxënësve

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Shkrimi i lirë rreth përdorimit të lidhëzave,

ndajfoljeve dhe parafjalëve.

Fjalët kyç:

ndajfolje, parafjalë, lidhëz

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, shkrim i lirë, punë e drejtuar, punë e pavarur,

INSERT.

Organizimi i orës së mësimit:

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Cilat janë klasat e fjalëve që kanë më shumë përdorime dhe si klasa të tjera fjalësh.

Jepni shembuj të tyre dhe nga dallojnë gjatë këtyre përdorimeve.

• Ndërtimi i njohurive: shkrim i lirë, analizë rasti, punë e drejtuar, diskutim, grupet e ekspertëve, punë

e pavarur.

Nxënësve u jepet për të punuar një shkrim i lirë me temë “Atdheu im” ku të përdorin fjalët: nga, që, veç, si

ndajfolje, lidhëz e parafjalë.

Shembujt nga tekstet e nxënësve shkruhen në tabelë dhe nëse nuk janë të plotësuara për të gjitha rastet

ndërtohen së bashku.

Në secilin rast nxënësit tregojnë rolin që kanë fjalët në fjali, si lidhëz, si parafjalë e si ndajfolje. Në cilat raste

qëndrojnë si të pavarura kuptimisht dhe në përdorim, kur si fjalë shërbyese për të lidhur fjali e kur para emrit.

77


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Vazhdohet me grupet e ekspertëve ku pasi ndahet klasa në grupe, një grup ose dy përmes shembujve tregojnë:

• Ngjashmëritë e lidhëzave me përemrat lidhorë për të përcaktuar funksionin e lidhëzave në fjali.

• Krahasimin e ndajfoljeve me lidhëzat

• Krahasimin e lidhëzave me parafjalët

Të gjitha shpjegimet shoqërohen me shembuj.

• Prezantimi i njohurive: punë e pavarur, diskutim.

Ushtrime

Ushtrimi 1

Ushtrimi 3

sapo - ndajfolje

kudo - ndajfolje

tek e motra - parafjalë

se - lidhëzqë - përemër lidhor

veç nesh - parafjalë

kudo - ndajfolje

si - përemër - pyetës

që shkonte - lidhëz

që - përemër lidhor

këtu - ndajfolje

tek - lidhëz

përse - lidhëz

si e kreu detyrën - ndajfolje

dhe - lidhëz

sapo - lidhëz

si - lidhëz

në - lidhëz.

prapë - ndajfolje

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për;

Aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: ushtrimi 5 dhe 6 detyrë shtëpie.

78

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Tingullimitimet

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• përkufizon tingullimitimet si kategori e veçantë fjalësh;

• përcakton mënyrat e realizimit të tingullimitimeve;

• jep familje fjalësh të realizuara nga tingullimitimet.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Fjalët kyç:

tingullimitimet, familje fjalësh,

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Shkrim i lirë, analizë rasti, diskutim, INSERT, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I: analizë rasti

U japim nxënësve një fragment nga “Gjahu i malësorëve” dhe u kërkojmë të përcaktojnë kuptimin e fjalëve

që imitojnë zhurma dhe të diskutojnë rreth tyre.

• Nxënësit të japin mjetin ose qenien që imitohet

• Intonacionin e përdorur

“Ty, ty, ty! Ty, ty, ty! (bie trumbet’ e bririt).

Ha, ha, ha! Ha, ha, ha! Ha, ha, ha! (ndërsejnë qentë).

Kam kum, kam kum, kam kum! (lehin qentë).


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Taf tuf! Taf tuf! Taf tuf! (kërcasin pushkët).

- Prite, o Mark!

- Prite, o Gjergj!

- Prite, o Gjon!

Taf tuf! Ha, ha, ha! Ty, ty, ty! ”

(Konstandin Kristoforidhi “Gjahu i malësorëve” (Hieja e Tomorrit), Tiranë, 1950, faqe 22).

Hapi i II. Punë e pavarur, diskutim

Nxënësit e rishkruajnë tekstin ose e riprodhojnë atë duke hequr imitimet e zhurmave dhe duke e

zëvendësuar me të treguarit e tyre pa këto fjalë.

Nxënësit diskutojnë ndryshimet mes dy teksteve duke përcaktuar rolin dhe vlerën e përdorimit të

tingullimitimeve në një tekst.

Hapi III. INSERT

Nxënësit rikthehen në tekst dhe përcaktojnë njohuritë që janë të reja për ta.

Këtu ndalemi në termin që ekziston për këto lloj fjalësh: tingullimitime, onomatope, si dhe klasat e reja të

fjalëve që krijohen nga këto lloj fjalësh si, folje dhe emra.

Hapi IV. Punë e pavarur

Ushtrimi 1

krrau - krrau, sorra hi - hi, të qeshurit ty - ty, bori ku - ku, kukuvajkë

ga - ga, pata ki - ki, gjeli hapçëu - teshtimë.

Ushtrimi 2

ha - ha, hi - hi ka - ka - ka, ki - ki - ki ham - ham, hum - hum bëlldum - bëllduq

Ushtrimi 3 dhe 4 sipas kërkesës.

Ushtrimi 5

Bëllduq, gëk, ku, Bëlldum, plluq, ha, muu etj.

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6. Shkrim i lirë.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Sfinksi

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• lexon tekstin për të përcaktuar llojin e tekstit;

• përgjigjet rreth pyetjeve të të kuptuarit të tekstit dhe të kontekstit;

• shpjegon titullin e pjesës në fillim dhe në fund të leximit;

• përshkruan gjendjen e personazhit nisur nga rrëfimi i tij.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja e nxënësve.

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Fjalë kyç:

sfinksi, mik, kolerë

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: stuhi mendimi, lexim i pjesës, pyetje-përgjigje rreth të

kuptuarit, diskutim.

79


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Nxënësve u përmendim titullin e pjesës dhe kërkojmë të përgjigjen për gjithçka që dinë rreth Sfinksit si figurë

mitologjike.

Pas shpjegimit të fjalës nga këndvështrimi mitologjik, ku mbizotëron një qenie me trup luani dhe kokë njeriu,

(në Egjipt me trup luani e kokë faroni), apo interpretime të tjera mitologjike, kalojmë në leximin e pjesës.

Ndërtimi i njohurive; lexim i pjesës.

Bëhet leximi i pjesës nga nxënësit me aftësi shprehëse për të pasur intonacionin e duhur.

Nëse ka fjalë e shprehje që duhet të shpjegohen, bëhet interpretimi i tyre nga konteksti.

U kërkojmë nxënësve të përcaktojnë nëse është kuptimi i termit “sfinks” është i njëjtë me atë që dhanë në

fillim. Jepet koncepti i ri i fjalës, nisur nga tregimi duke dhënë edhe lidhjen që ekziston mes dy kuptimeve.

Ushtrimi 1

Një qenie e papërcaktuar qartë në sytë e personazhit, aspak unike dhe e ngjashme me një qenie të vetme,

që të ngjall mister, frikë dhe ndjesinë e së panjohurës.

Nxënësit përcaktojnë llojin e tregimit si tregim psikologjik dhe mistik, tipik për stilin e Posë.

Prezantimi i njohurive, pyetje-përgjigje, diskutim.

Ushtrimi 2

Në lidhje me tregimin mund të sqarojmë se imagjinata e autorit shkon përtej reales, por gjendja në të cilën ai

ndodhet justifikon çdo interpretim të vegimeve të tij. Këtu autori ecën me idenë e perspektivës, që nënkupton

se sfinksi realisht është një insekt që ecën në një fije merimange, por shpjegimi dhe vegimi i personazhit është

sipas gjendjes së tij, paralajmërimit të tij dhe, në njëfarë mënyre, i krizës së frikës mbi vdekjen, kur gjithkund

pati rënë kolera dhe tmerri e frika e sëmundjes vdekjeprurëse kishte pushtuar gjithkënd. Edhe leximet në

bibliotekën e mikut të tij rreth pamjes që ai shihte, ia zhvilluan imagjinatën, duke rritur ndjenjën e së panjohurës,

të ankthit e të frikës.

Ushtrimi 3. Përgjigja e saktë është: 3. si simptomë e një krize marrëzie

Vlerësimi: vlerësimi me notë për angazhimin dhe saktësinë mund të përfundohet në orën e dytë.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9, faqe 39.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Proza

Rubrika: Të lexuarit

Tema mësimore: Sfinksi

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• diskuton gjendjet e personazheve dhe këndvështrimet e tyre ndaj realitetit;

• jep përshkrimin dhe vizatimin e tij për “Sfinksin” sipas pjesës;

• ilustron mendimin dhe përshkrimin e tij në lidhje me insektin dhe personazhet;

• diskuton raportin mes përshkrimit, meditimit dhe elementeve fantastike;

• shpjegon me mënyrën e rrëfimit dhe stilin e autorit.

Situata e të nxënit: Punë

me tekstin

Fjalë kyç: sfinksi,

personazh, qenie, kolerë,

insekt

80


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, diskutim, punë e pavarur me shkrim, vizatim.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Lexohet dhe diskutohet detyra e shtëpisë, që është dhënë orën e mëparshme. Dëgjohen disa variante të

tregimit me fundin e imagjinuar dhe përzgjidhet më interesanti. Në këtë mënyrë bëhet dhe një përmbledhje

e ngjarjeve në tregim.

Hapi II

Ushtrimi 4. Rrjeti i diskutimit.

Nxënësit japin mendimin e tyre, duke diskutuar e argumentuar alternativën e përzgjedhur.

Megjithatë pika a.) nuk krijon largësi emocionale e psikologjike do ishte përgjigja më e saktë, sepse i gjithë

përshkrimi i personazhit për insektin, halucinacionet në lidhje me të, interpretimi që i bën lëvizjeve, pamjeve

të insektit dëshmojnë për tmerrin psikologjik që ai përjeton dhe gjurmët që ka lënë murtaja dhe vdekja në

mendjen e tij, pavarësisht se ai përpiqet t’u largohet fizikisht.

Ushtrimi 5

Miku i personazhit kryesor fillimisht nuk sheh asgjë dhe nuk i beson mysafirit të tij, pastaj krijesa/insekti i

duket shumë e vogël. Asnjëri prej personazheve nuk e shikon objektin në mënyrë realiste, gjë që na bën të

kuptojmë që të dy mund të jenë të ndikuar nga situata që i rrethon, pavarësisht se në mënyra të ndryshme.

Hapi III

Ushtrimi 6

Në tekst mbizotërojnë më tepër fjalitë me natyrë përshkruese, ku dallojnë përshkrimet që i bëjnë dy

personazhet insektit, si dhe fragmenti i lexuar nga një tekst shkollor, ku jepen të dhëna të detajuara për këtë

insekt sipas shkencës së botanikës.

Ushtrimi 7

Kjo lidhet me temperamentin e personazheve, por dhe me gjendjen psikologjike të secilit. Miku i personazhit

ka natyrë më objektive dhe është i lidhur me shkencën, filozofinë dhe dukurinë e shpjegon shkencërisht,

ndërsa personazhi që rrëfen është një natyrë më meditative dhe dukurinë e shpjegon subjektivisht.

Ushtrimi 8

Nxënësit diskutojnë duke dhënë mendimin e tyre. Një variant do ishte fakti që personazhi, i tmerruar nga

frika e vdekjes nga murtaja, përfaqëson shumë të tjerë që po përpiqen t’i iknin murtajës dhe vdekjes prej saj,

por që frika e tmerri i shoqëron vazhdimisht.

Ushtrimi 9.

Këtu nxënësit bëjnë vetë një vizatim, sipas përshkrimeve të dhëna në tekst dhe bëjnë krahasimin me

fotografinë e dhënë në figurë.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

81


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të folurit

Tema mësimore: Frika dhe tmerri në arte

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• flet rreth gjërave që e trembin atë në jetën e përditshme;

• diskuton për ndjenjën e frikës dhe të tmerrit në letërsi dhe

në kinematografi, mbështetur në librat “Herri Poter” dhe

“Drakula”, si dhe te filmat me të njëjtin titull;

• gjykon për ndalimin e filmave horror te fëmijët, duke treguar

dëmet që shkaktojnë filma të tillë.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri “Herri Poter”, “Drakula”,

njohuritë e nxënësit, informacione nga interneti.

Situata e të nxënit: Frika në jetën e

përditshme

Fjalë kyç:

frikë, tmerr, mister, kinematografi

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, hulumtim, lexim në heshtje, pyetje-përgjigje, rrjeti i

diskutimit.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme. (Bisedë)

Nxënësve u kërkohet që të shprehin mendimet e tyre rreth pyetjes:

Ø Cilat janë gjërat që ju trembin në jetën tuaj të përditshme?

Dëgjohen me kujdes mendimet e tyre, duke i inkurajuar që të flasin sa më shumë dhe pa u gjykuar nga njëri-tjetri.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (hulumtim, lexim i heshtur, pyetje përgjigje)

Njihen nxënësit me temën e re të rubrikës “Të flasim”, e cila shkruhet në tabelë. U kërkohet atyre të japin përkufizimet

e tyre për termat: frikë, tmerr, mister. Sipas Fjalorit të gjuhës shqipe, këto terma përkufizohen si më poshtë:

Frikë - përkufizohet si një ngritje emocionale që shkaktohet nga pritshmëria e një stimuli të rrezikshëm, që

është prezent në një situatë konkrete. Është reagim emocional i fuqishëm përballë perceptimit të një rreziku të

vërtetë objektiv apo imagjinar. Është një ndjenjë shqetësimi e thellë kur jemi përpara një rreziku që na kanoset

drejtpërdrejt a përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie.

Tmerr - Frikë e madhe që ndien para një rreziku ose fatkeqësie. Diçka që të fut frikë të madhe.

Mister - Diçka e panjohur ose shumë e fshehtë, diçka që nuk kuptohet ose mezi kuptohet, diçka e errët dhe e

pashpjegueshme, fshehtësi, e fshehtë.

Pas sqarimit të këtyre koncepteve shtrohet pyetja: Pse frika ka lidhje me misterin, me të panjohurën?

Dëgjohen me kujdes shpjegimet që japin nxënësit.

Udhëzohen nxënësit të lexojnë informacionin e dhënë në faqen 40 mbi frikën dhe tmerrin në letërsi dhe në

kinematografi.

Diskutohen pyetjet:

➢ Cili prej jush e ka lexuar librin “Drakula”? Po librin “Harry Poter”?

➢ Çfarë emocionesh keni përjetuar?

➢ Po filmat e realizuar mbi bazën e këtyre librave i keni parë?

➢ Si ju janë dukur skenat e filmit në krahasim me librin?

82


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

➢ A ju tërheqin këto lloj filmash?

➢ Si i vlerësoni ju mesazhet e këtyre filmave?

Nxiten nxënësit të përgjigjen lirshëm për pyetjet e shtruara.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (rrjeti i diskutimit)

Pyetjen numër 6, në faqen 40 mësuesi\ja e realizon nëpërmjet teknikës së rrjetit të diskutimit.

Po

Si mendoni ju, a u duhen ndaluar fëmijëve filma të

mbingarkuar me skena tmerri dhe dhune? Pse?

Cilat janë dëmet që mund të shkaktojnë filma të tillë?

Jo

Mësuesi i dëgjon me kujdes argumentimet e nxënësve, pa paragjykuar asnjë prej tyre. Argumentimet që

lidhen me pyetjen e fundit, shkruhen në tabelë nga mësuesi\ja.

Vlerësimi: Vlerësohen përgjigjet, argumentimet dhe aktivizimi i nxënësve gjatë gjithë orës mësimore.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Ushtrime për njohuri të përgjithshme morfologjike

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• identifikon klasat e fjalëve;

• i klasifikon ato në kuptimplota dhe jokuptimplota;

• përcakton veçoritë e mbiemrave të emërzuar;

• analizon përemrat e pacaktuar;

• bën analizën e foljeve sipas kërkesave;

• dallon foljet e parregullta dhe ato njëvetore e pavetore;

• veçon në fjali përdorimin e së njëjtës fjalë si emër, ndajfolje, përemër,

parafjalë e lidhëz;

• përdor në shkrime të ndryshme klasat e fjalëve në forma të ndryshme.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Fjalët kyç:

klasë fjalësh, kuptimplota e

jokuptimplota, emër, mbiemër

i emërzuar, folje, ndajfolje,

përemër i pacaktuar, numëror,

lidhëz, parafjalë

Lidhja me fushat e tjera dhe

temat ndërkurrikulare: Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, punë e drejtuar, diskutim punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit:

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Për të kujtuar dhe një herë klasat e fjalëve u kërkojmë nxënësve të paraqesin një hartë mendimi për

klasifikimin e klasave të fjalëve.

83


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

KLASAT E FJALËVE

Kuptimplota thirrmore jokuptimplota

Emri, mbiemri, folja, pasthirrma, pjesëz, lidhëza, parafjala

ndajfolja, numërori, përemri

Për secilën prej tyre nxënësit japin përkufizimin dhe argumentojnë pse janë kuptimplota ose jo.

Ushtrimi 1

Fjala Klasa e fjalës kuptimplota jokuptimplota thirrmore

mendoi folje +

edhe lidhëz +

dy - tri numëror +

fletë emër +

të tjera përemër +

por lidhëz +

i la folje +

përgjysmë ndajfolje +

sepse lidhëz +

nuk pjesëz +

deshi folje +

të pjesëz +

prishte folje +

përshtypjen emër +

e mirë mbiemër +

të ëndrrës emër +

me parafjalë +

hënë emër +

Ushtrimi 2

e vërteta - gjinia femërore, njëjës, rasa emërore, e shquar

të bërat - gjinia femërore, shumës, rasa emërore, e shquar

të ligave - gjinia femërore, shumës, gjinore, e shquar

të penguar - gjinia mashkullore, njëjës, kallëzore, e pashquar

Ushtrimi 3

• gjithçka - sende, i pashoqëruar, i ngurtësuar

• çdo - sende, i shoqëruar, i ngurtësuar

• asgjë - sende, i pashoqëruar, i ngurtësuar

Ushtrimi 4 plotësohet sipas kërkesës.

Ushtrimi 5

• u ul – joveprore, u, e kryer e thjeshtë, dëftore, veta III, njëjës, zgjedhimi II

• ishte vonuar - joveprore, jam, koha e kryer, dëftore, veta III, njëjës, zgjedhimi I

• u futën - joveprore, u, e kryer e thjeshtë, dëftore, veta III, shumës, zgjedhimi II

84


• thoshte - joveprore, mb. te, pakryer, dëftore, veta III, njëjës, zgjedhimi II

• merrej - pakryer, mb. -ej, veta III, njëjës, dëftore, zgjedhimi II

• ishte shqetësuar - joveprore, më se e kryer, njëjës, veta III, zgjedhimi I

Ushtrimi 6

• gjelbëron - njëvetore

• fryn erë - njëvetore

• hingëllinte - njëvetore

• dukej - njëvetore

• thonë - pavetore

• këndon - njëvetore

Ushtrimi 7

• kishte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta III

• ishte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta III

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• kishte qenë - më se e kryer, dëftore, veta III, njëjës

• vinte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta III

• rrinte - e pakryer, dëftore, njëjës, veta III

• isha - e pakryer, dëftore, njëjës, veta I

• doja - e pakryer, dëftore, njëjës, veta I

• thosha - e pakryer, dëftore, njëjës, veta I

Ushtrimi 8

afër - ndajfolje mes gurit - parafjalë drejt kishës - parafjalë

rreth poetësh - emër sipër - ndajfolje poshtë - ndajfolje

përballë pallatit - parafjalë afër dritare - parafjalë buzë - emër

Ushtrimi 9

• që do të bëja - lidhëz

• tek fliste - lidhëz

• kur - lidhëz

• uleshim tek - ndajfolje

• kur - lidhëz

• tek e mora - parafjalë

• që do ta shtojë - përemër lidhor

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë dhe aktivizimin në ushtrime.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 10, sipas kërkesës.

85


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Drejtshkrim

Tema mësimore: Përdorimi i apostrofit në trajtat e

shkurtra të përemrit vetor

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• liston rastet e njohura të përdorimit të apostrofit;

• dallon trajtat e shkurtra që shkruhen me apostrof;

• përcakton rregullat e drejtshkrimit të trajtave të

shkurtra me apostrof;

• shkruan saktë të gjitha rastet e trajtave të shkurtra

më apostrof.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, tekste të

ndryshme me trajta të shkurtra me apostrof, Drejtshkrimi

i gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve.

Situata e të nxënit:

Fragmente nga tekste të ndryshme,

që kanë të bëjnë me drejtshkrimin e

apostrofit te trajtat e shkurtra.

Fjalët kyç:

Trajta të shkurtra, apostrof, drejtshkrim.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

Shkenca dhe shoqëria

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, INSERT, diskutim, punë

e drejtuar.

Zhvillimi i orës mësimore

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.

Listoni rastet që njihni të fjalëve që shkruhen me apostrof.

Apostrofi është shenja që vihet sipër rreshtit, në vend të një zanoreje a të një rrokjeje që ka rënë dhe pas

pjesëzës mohuese s.

Për të shënuar rënien e -ë-së fundore, apostrofi përdoret në këto raste:

a) te trajtat e shkurtra të përemrave vetorë më dhe të, kur pas tyre vijnë trajtat e shkurtra i, u, ia, iu, ja,

jua, ua ose pjesëza u e trajtave joveprore të foljeve. P.sh.: m’i dha, t’i dha, t’i shkruash shokut, t’i zbatosh

porositë, të m’u bësh të fala, të m’ia numërosh një nga një etj.;

b) te pjesëza të e mënyrës lidhore, e kohës së ardhme të dëftores, kur pas tyre vijnë trajtat e shkurtra

i, u, trajtat e shkurtra të bashkuara ose pjesëza u e trajtave joveprore të foljeve.: t’i kërkoja, t’u kërkoja, do

t’i tregoja; do t’u them, do t’jua kujtoj, do t’ua kisha sjellë etj.

c) te ndërtimet e ndryshme me pjesore (për të, me të, një të + pjesore) përpara trajtave të shkurtra të

përemrave vetorë i, u, trajtat e shkurtra të bashkuara ia, iu, ju, jua, ua:

për t’i pasur parasysh, për t’ua sqaruar, për t’u dhënë librat, me t’i thënë, me t’jua sjellë veglat, me t’iu afruar etj.

Mbani mend!

Shkruhen pa apostrof trajtat përemërore ma, ta, ku nuk kemi një rënie të ë-së, por një shkrirje dy

zanoresh (më + e = ma; të + e = ta): ma dha librin; s’ma thotë; ma thotë; jepma; për të ma treguar; duke

ma treguar; me të na treguar; pa ma thënë; një të ma kujtuar etj.

Ndërtimi i njohurive; analizë teksti, punë e drejtuar, INSERT, diskutim.

86

E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t’ia jepnin, sepse trimi ndonëse i mirë e i

fisëm, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Konstandini, donte.

- T’ia japim zonja mëmë, - thoshte ai, - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër.

- Konstandin biri im, çfarë po thua kështu? - ia kthente e ëma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinën time?

Se në e daça për gëzim, për gëzim nuk do ta kem; se në e daça për helm, për helm nuk do ta kem.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

- Të jap besën zonja mëmë, se kur ta duash ti Doruntinën, qoftë për gaz, qoftë për helm, vete unë e ta sjell!.

Nxënësit evidentojnë rastet e përdorimit të apostrofit dhe ndalen në ato të trajtave të shkurtra, duke u

munduar të arsyetojnë arsyen e përdorimit.

Punojnë me shenjat e tabelës INSERT dhe analizojnë të gjitha rastet e përdorimit të apostrofit te trajtat e

shkurtra.

Njohuri që nxënësi i di

Njohuri të reja,

por që i kupton

+ - ?

Njohuri që i di

ndryshe

Njohuri që

nuk i kupton

Prezantimi i njohurive;Ushtrime.

Ushtrimi 1 faqe 219

M’i , me t’ia, me t’ua, t’u, do t’u, ma, në m’u, ta.

Ushtrimi 2

Ç’t’u desh të shkoje.....

Atëherë vendosa t’ua thosh atë gjithëve....

Nuk di si t’ua mbush mendjen....

M’u mbush zemra ...

... që t’ua përcillnin kolegëve dhe t’ua zbukuronin...

Ushtrimi 3

Do t’i telefonoj motrës.

Mendoj të ta jap dhe ty adresën e bibliotekës elektronike.

Ju lutem, na shkruani emrat si në kartën e identitetit.

Duhet t’i korrigjoni.

Do të shkojmë nesër për ta parë shfaqen e re teatrore?

Përpiqu t’u gjesh bileta të gjithëve.

Pse nuk duhet t’u themi të gjithëve.

Duhet t’i sqarojmë më parë mes nesh.

Ushtrimi 4

....se do t’u thoshte atyre që ta shtynin pak orarin...

.....ia kishte ndryshuar ngjyrat natyrës.

Po të na kishte njoftuar... s’do të na e kishin kaluar...

...se do ta kishin zgjatur aq shumë...

...t’ua punoje të tjerëve

...për t’ia dalë të mësonte...

Ushtrimi 5 bazohet në rregullat e dhëna më sipër.

Vlerësimi: vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për

saktësinë e përgjigjeve.

Detyra: Bëni një shkrim të shkurtër me temë “Autori im i preferuar”, ku të rrëfeni duke përdorur sa më shumë

trajta të shkurtra me apostrof.

87


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Kështjella

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• flet për jetën dhe veprimtarinë e Kadaresë si shkrimtar;

• lexon fragmentin nga libri për t’u përgjigjur pyetjeve rreth të

kuptuarit;

• përshkruan me fjalët e tij gjendjen e kështjellarëve;

• përmbledh ngjarjen duke dhënë një fund të logjikshëm për të.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Fjalë kyç:

kështjella, Ismail Kadare, roman

historik.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Histori

Metodologjitë dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, DRTA, diskutim, lexim dhe analizë teksti.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Nxënësit njohin jetën dhe veprimtarinë letrare të Kadaresë. Nxënësve u është dhënë më parë detyrë të

hulumtojnë për jetën dhe aktivitetin letrar të Kadaresë, kështu që ata kanë sjellë informacione rreth tij për:

jetën, vendlindjen, aktivitetit letrar, veprat më të njohura dhe marrëdhënien e tij me Shqipërinë dhe Europën.

• Ndërtimi i njohurive; DRTA

Nxënësve u kërkohet të ndjekin në lexim fillimisht mësuesin dhe më pas nxënësit e tjerë dhe të përgjigjen

për pyetjet duke parashikuar vijueshmërinë e ngjarjeve.

Ndalesa 1... të lumit.

• Kur zhvillohen ku dhe janë vendosur ngjarjet?

• Cilët janë protagonistët kryesorë të ngjarjes?

• Çfarë roli luan kali, nisur nga fragmenti?

Ndalesa 2.... dhe rënkimit.

• Cilët janë personazhet në dialog?

• Për se shërben kali në ngjarje?

• Cili është misioni i tij?

• Çfarë ndodh me të?

Ndalesa 3... Thirri Tursun Pashai.

• Çfarë ndodhi me kalin?

• A e gjen ujin e kështjellarëve ai?

• Çdo të ndodhë me burimin e ujit të kështjellës?

• A do të bjerë kështjella pas ndërprerjes së burimit?

• Cili do të ishte shpëtimtari i saj?

Pas përgjigjeve të pyetjeve, bëhet dhe një shpjegim i fjalëve dhe shprehjeve që nuk u dihet kuptimi.

88


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• Prezantimi i njohurive; Diskutim, pyetje-përgjigje.

Ushtrimi 1

Ushtarët dynden rreth gardhit pikërisht për të parë këtë gardh të sapongritur ndërmjet kështjellës dhe kampit

të ushtrisë turke. Fillimisht ata nuk e kuptojnë arsyen e ndërtimit të tij, por, më pas, me ardhjen e komandantit

dhe të vetë Pashait, e kuptojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndësishme. Kur dëgjojnë hingëllimat e kalit,

e kuptojnë se kali, i etur nga ngrënia e elbit dhe e kripës i ndihmuar dhe nga vapa e mesditës, është sjellë për

të gjetur ujësjellësin që furnizonte kështjellën e shqiptarëve me ujë.

Ushtrimi 2

• Hingëllimë

• U sul përtej gardhit

• Vrapoi

• Qëndroi

• Shkrofëtiu

• Goditi tokën

• Ngriti kokën

• Shkrofëtiu

• Vrapoi drejt lumit

Ushtrimi 3

Ushtarëve u dhimbset kali i etur dhe komentojnë të prekur vuajtjet e tij, pavarësisht se ai po përdorej si

strategji lufte për t’u dhënë mundësi pushtuesve turq të merrnin kështjellën nëpërmjet ndalimit të ujit të

pijshëm.

Ushtrimi 4

Rrëfimi bëhet nga dy nxënës duke pasuar njëri-tjetrin dhe duke perifrazuar ligjëratën e drejtë.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur. Vlerësimi me notë mund të bëhet orën

e dytë.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5 sipas kërkesës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Proza

Rubrika: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Kështjella.(ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• gjykon mbi veprimet e personazheve;

• komenton fragmente nga teksti me ditarët e të nxënit;

• identifikon kohën historike dhe kohën e brendshme;

• analizon raportin e rrëfimit me dialogët;

• shpjegon kuptimin e shprehjeve dhe figurave letrare në tekst;

• dallon personazhet reale nga ato të trilluara.

Fjalë kyç:

kështjella, Kadare, ushtria, kampi

armik, personazhe, figura letrare,

koment.

89


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

Histori

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: me hapa, diskutim, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Nëse kemi orë 90-minutëshe, vazhdojmë normalisht me analizën e pjesës, ndërsa për orët 45-minutëshe,

bëhet një ritregim i bukur, duke kërkuar interpretim të pjesës.

Hapi I

Ushtrimi 6

Gjetja e ujësjellësit për Tursun Pashën do të thoshte nënshtrim i kështjellarëve, gjë që deri tani me luftë dhe

mënyra të tjera kishte qenë e pamundur. Për kështjellarët, ndërprerja e ujit, i burimit të jetës, do të thoshte

rrezik për humbjen e luftës, pavarësisht se ata vazhdojnë të bëjnë qëndresë dhe të mos i dorëzohen armikut.

Ushtrimi 7

Nxënësit duhet të përdorin sa më shumë emra abstraktë për të përshkruar ndjesitë e tyre.

Ushtrimi 8

Punohet me ditarët e të nxënit.

Në çdo vështirësi, në çdo moment që kështjellarët ishin të pashpresë, figura e Skënderbeut ishte

shpresëdhënëse. Pavarësisht se ngjarjet paraqiten nga këndvështrimi i kampit armik, figura e Skënderbeut,

Heroit Kombëtar, është e pranishme në të gjithë veprën, si nëpërmjet shpresës që u jep kështjellarëve, ashtu

edhe nëpërmjet frikës që u kall armiqve.

Hapi III

Ushtrimi 9.

Shpjegohet koncepti i kohës së brendshme e të jashtme në romanin historik.

Koha e jashtme – Periudha e Skënderbeut, lufta kundër pushtimit osman

Koha e brendshme – koha në të cilën veprojnë personazhet.

Rrëfimi bëhet nga dy këndvështrime:

1. Në pjesën e parë në vetën e tretë shumës, ku rrëfen rrëfimtari i gjithëdijshëm dhe përshkruan si një

vëzhgues i gjithçkaje, i veprimeve, i ndjesive, i anktheve të ushtarëve.

2. Në pjesën e dytë në vetën e parë shumës, ku rrëfehet ngjarja nga këndvështrimi i kështjellarëve. Në

pjesën e dytë rrëfimi i ngjan më tepër një kronike lufte.

Ushtrimi 10.

Në pjesën e parë dialogët ndërtohen si ndërmjet personazheve të panjohura nga turma, si dhe nga personazhe

realë historikë, siç ishte Pashai dhe funksionari i lartë. Në pjesën e dytë mungon dialogu dhe rrëfimi është më

shumë në trajtën e përshkrimit.

Ushtrimi 11

Në këndvështrimin e parë, ku rrëfehen ngjarjet sipas kampit armik, personazhet përqendrohen m shumë te

vuajtja e kalit, ndërsa në këndvështrimin e dytë vëmendja përqendrohet më shumë në ankthin e kështjellarëve,

pa u përqendruar te vuajtjet e kështjellarëve.

Ushtrimi 12

Shkrofëtiu, gulçoi, goditi, u rrotullua, uli turirin, zhgërreu baltën, goditi, u rrëzua.

Ushtrimi13

si një mallkim....- krahasim i zgjeruar (similitudë)

Gjak të ngrirë, - epitet

90


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Mbyllnim sytë me tmerr, - metaforë

Si hienat - krahasim

Kampi përpëlitet e gulçon, - metaforë

Si furi e papërmbajtshme – krahasim + epitet

Përmes tyre jepet gjendja e kështjellarëve, të dëshpëruar, të mbushur me urrejtje ndaj kampit armik, por me

shpresë për mbijetesë.

Ushtrimi 14

Epiteti kalë i bardhë përmendet disa herë për të treguar “pafajësinë” e tij, si një kafshë që po shfrytëzohet për

një qëllim të lig, por që vetë është i pafajshëm.

Ushtrimi 15

Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Tursun Pasha.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Kumbulla përtej murit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon tregimin duke respektuar gjuhën e përdorur nga autori;

• ritregon me fjalët e tij ngjarjen;

• analizon elementet e përshkrimit të kopshtit;

• përcakton rolin e shqisave që marrin pjesë në përshkrim;

• të krahasojë dy kopshtet me kalimin e viteve;

• të komentojë gjykime e mendime të autorit në tregim.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Fjalë kyç:

Lec Gurrmolla, kumbulla, kopshti,

muri.

Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, DRTA, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë titullin e fragmentit: “Kumbulla përtej murit”. U drejton nxënësve pyetjen:

Si mendoni, çfarë tregon ky titull?

Nxënësit japin disa mendime, të cilat mësuesi nuk i kundërshton, por kërkon prej tyre të arsyetojnë për

opinionet e dhëna. Iu tërhiqet vëmendja nxënësve te tabloja e Idromenos “Kopsht shtëpie në Shkodër”, me

qëllim që nxënësi më pas të bëjë përqasjen ndërmjet saj dhe përshkrimit të Koliqit.

91


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi II. Mësuesi/ja informon nxënësit se ky fragment është marrë nga tregimi me të njëjtin titull. Shkruan

në tabelë:

Autori përshkruan ndjesitë e personazhit nëpërmjet kujtimeve të së shkruarës, të fëmijërisë.

Nxënësit lexojnë informacionin për autorin dhe librin. I drejtojnë pyetje mësuesit, nëse u lindin gjatë leximit

të informacionit.

Mësuesi/ja e lexon fragmentin me qëllim që nxënësit të shijojnë përshkrimin në dialektin geg. Gjatë leximit

nxënësit mund të kërkojnë shpjegim për ndonjë fjalë që nuk e kuptojnë, të cilën e shpjegon mësuesi/ja.

Hapi III. Rilexohet fragmenti i ndarë në paragrafë, për të cilët nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve.

Paragrafi 1: Kjo i ndodhi ... deri te ... fminisë së largët.

-Si fillon tregimi? (A është një fillim skematik?)

-Cila pyetje lind menjëherë në mendjen tuaj?

-Cili është personazhi?

-Sa kohë kishte larg vendlindjes?

-Në ç’moshë është?

-Përse qe larguar?

-Në ç’stinë zhvillohet ngjarja?

-Çfarë veprimesh bëri?

-Me fjalën skutë, kuptoni skutat e kopshtit apo ato të nënvetëdijes së personazhit?

Paragrafi 2: Kopshti ... deri te ... përtej murit.

-Si përshkruhet kopshti?

-Çfarë insektesh ka aty?

-Ç’ngjyra zotërojnë në kopsht?

-Çfarë muzike dëgjohet në kopsht? Cilët janë tingujt? (onomatopetë)

-Çfarë shijesh e aromash të kujton leximi i paragrafit? Komento.

-Si do ta interpretonit dëshirën e Lecit: “i tërhequn prej nji fuqie shortare kërkuen nji kumbull përtej murit”.

Muri simbolizon:

botën e ndaluar?

frenimin individual të njeriut të përgjegjshëm?

konservatorizmin e shoqërisë së kohës përkundër idesë së lirisë së individit?

Nxënësit interpretojnë mendimin e tyre. Mësuesi/ja nuk bën vlerësime për mendimin e drejtë apo jo.

Përgjigjen nxënësit do ta marrin në komentet dhe argumentet e ushtrimeve të mëposhtme.

Paragrafi 3: Ishin 10 vjet ... deri te ... e shije të harrueme.

-Çfarë ndryshimesh vë re?

-Si përshkruhet muri, me çfarë ngjyrash?

-A ndihet në sytë e Lecit muri i vjetër dhe i plakur? Ilustro.

Në këtë fragment autori përdor antitezën:

jasemin...me lule të bardha të çeluna / pleqësia e murit.

- Çfarë interpretimi mund t’i bëni?

Përgjigje: jaseminë e bardhë – harmoni e pafajësisë, me tërheqjen, kureshtjen e vet ngushëllonte

pleqësinë...(vazhdimësi e jetës).

-Përse në sytë e Lecit ka adhurim për kumbullën që zgjatej përtej murit?

Nxënësi: Kumbulla e ka më të lehtë të kapërcyejë murin e vjetër.

Muri i vjetër: norma prangosëse që duhen kapërcyer.

-Për çfarë ëndërronte Leci?

Nxënësi: Sikur të kthehej përsëri fëmijëria e pastër.

92


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Paragrafi 4: Përmbante kopshti ... deri te ... këthente?

-Çfarë të dhënash mësojmë në këtë paragraf?

-Cila është dëshira që i flakoi në shpirt Lec Gurrmollës?

-Cili është shkaku që nji dëshir e falisur i flakoi në shpirt. Ilustroje me fjali nga teksti.

Nxënësi: Ndjeu dëshirën, nevojën e çuditshme për të kërkuar ato kokrra të vogla, të verdha me ngjyrën e

dyllit, të kumbullës përtej murit.

- Në grupin e fjalëve: ato kokrra të vogla, të verdha me ngjyrën e dyllit (pse jo e verdha e diellit). Është

simbol, metaforë apo alegori?

Nxënësi: metaforë.

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 6. Do të punohet me teknikën “Ditari trepjesësh”.

Komenti i nxënësit

Komenti i mësuesit

Detyrë shtëpie. Përshkruani imazhin, ngjyrat që përftoni në vetëdijen tuaj, kur përfytyroni një kopsht që ka

kohë që nuk është punuar, me bimësi të dendur, të rritur spontanisht, me pak dritë, si vendi i princeshave të

zhdukura, nën këmbët e të cilave gjendet një tokë e virgjër, hali përrallash shpalisë nën kâmbët...

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i orës së mësimit.

-Çfarë shije ju la kjo orë mësimi?

Nxënësit sjellin shembuj frutash apo nga ushqimi i preferuar. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës,

nxit dhe ata që ishin më pak pjesëmarrës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Drejtshkrim

Tema mësimore: Drejtshkrimi i pjesëzave dhe i parafjalëve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dallon pjesëzat e parafjalët në tekst;

• përcakton rregullat e drejtshkrimit të tyre;

• jep përjashtimet për drejtshkrimin e pjesëzave e

parafjalëve;

• përdor si duhet në shkrime pjesëzat e parafjalët.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, Drejtshkrimi i

gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve.

Situata e të nxënit:

Punë me tekstin

Fjalët kyç:

Drejtshkrim, pjesëza, parafjalë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, dua të di, mësova,

diskutim, punë e drejtuar.

93


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve në lidhje me klasat e fjalëve pjesëza e parafjalë.

• Ç’janë pjesëzat?

• Ç’janë parafjalët?

• Si klasifikohen për nga ndërtimi?

• Si shkruhen këto klasa fjalësh, kur janë të përngjitura?

Ndërtimi i njohurive; analizë teksti, punë e drejtuar, DI, DUA TË DI, MËSOVA, diskutim.

Ndalemi në poezinë e Naim Frashërit dhe nxënësit gjejnë pjesëzat e formave të ndryshme foljore dhe

parafjalët.

Ndalen në përcaktimin e përdorimit të tyre në gjymtyrët homogjene, duke dhënë mendimin e tyre në

lidhje me përsëritjen e tyre.

Kalojnë në tekst me teknikën DI, DUA TË DI, MËSOVA, për njohuritë mbi përdorimin e pjesëzave e

parafjalëve para gjymtyrëve homogjene.

Shtojmë si informacion se mospërdorimi i parafjalëve para gjymtyrëve homogjene mund të mos bëhet

për arsye stilistike.

Shembull: Ne duhet të ndihemi krenarë për kombin e atdheun.

• Prezantimi i njohurive; punë e pavarur, ushtrime

Ushtrimi 1

Të matesha - pjesëz e lidhores

T’i (Të) ç’ngjitja- pjesëz e lidhores

Do të shënonte - formë foljore e së ardhmes së shkuar.

Nuk kishte - pjesëz mohuese

Të prishej - pjesëz e lidhores

Do të pasonte, do të ndodhte - formë foljore e së ardhmes së shkuar.

Për t’u përmbajtur - formë e pashtjelluar foljore

Do të ishte zhdukur - formë foljore e së ardhmes së shkuar.

Ushtrimi2

Parafjala në e përsëritur sipas drejtshkrimit para gjymtyrëve homogjene.

Ushtrimi 3

A të ta përgatitë motra........ – duhet të vendoset të-ja e lidhores

...nuk do të linte pa shkaktuar.......- pjesëza do të shkruhet e plotë para formave foljore.

... pa u vënë re ose pa nxitur ... – pjesëza pa duhet vënë para gjymtyrëve homogjene.

....më të vegjlit të përfshiheshim në atë atmosferë...

.... perëndonte pa shpresë, pa synime të reja, kuptohej .... pjesëza pa duhet vënë para gjymtyrëve homogjene.

Ushtrimi 5 sipas kërkesës.

Vlerësimi: vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe

për saktësinë e përgjigjeve.

Detyra: Ushtrimi 6. Mbahen parasysh rastet përjashtimore më lart.

Ushtrimi 4 mund të jepet si detyrë e pavarur me shembuj nga media e shkruar ose tekste të

ndryshme publicistike.

94


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Jesminë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon për të identifikuar llojin e novelës sociale;

• lexon për të dalluar përshkrimin e vendlindjes, brengën e

Jesminës dhe të mësuesit;

• jep gjykimet e tij rreth sjelljes së personazheve;

• diskuton rreth rolit të njeriut në qytetërimin e një vendi.

Fjalë kyç:

Jesminë, bletë, qytet, qytetërim, insekt

i shenjtë

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, fletore, lapsa, tabela, shkumësa.

Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, lexim zinxhir, punë me grupe,

tabela e personazheve, ditari dypjesësh

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Kjo orë mësimi do të nisë me leximin e detyrës së shtëpisë, me temë: “Cili është kontributi juaj për

të luftuar dukurinë e gjakmarrjes?”. Dëgjohen dy nxënës, të cilët i përzgjedh mësuesi, por mund të aktivizohen

edhe ata, që kanë dëshirë të lexojnë detyrën. Nxënësit vlerësojnë punën e shokëve. Mësuesi/ja shkruan në

tabelë mesazhin e detyrës.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit. Informon nxënësit për autorin duke zgjedhur

ndonjë detaj interesant për jetën dhe veprën e tij.

Nxënësit që kanë dëshirë ose të përzgjedhur nga mësuesi lexojnë fragmentin “Jesminë”, ndërsa nxënësit

e tjerë të ndarë në grupe do të nënvizojnë.

Grupi I - Nënvizoni të dhënat dhe detajet që përdor autori për përshkrimin e vendlindjes së mësuesit.

Grupi II - Nënvizoni detajet që përshkruajnë brengën e Jesminës.

Grupi III - Nënvizoni detajet që përshkruajnë brengën e mësuesit.

Përfaqësuesit e grupeve lexojnë paragrafin.

Hapi III. Mësuesi/ja shënon në tabelë.

Tema: “Jesminë”

Vendi ku zhvillohet ngjarja.

Personazhet dhe kë përfaqësojnë.

Nxënësit përgjigjen dhe mësuesi/ja shkruan në tabelë.

Hapi IV. Mësuesi/jo do të punojë së bashku me nxënësit me tabelën të cilën e vizaton në dërrasën e zezë.

Për efekt kohe nxënësit punojnë në 3 grupe në çifte. Me përgjigjet e përfaqësuesve të grupeve, mësuesi

plotëson në tabelë, ndërsa nxënësit plotësojnë në fletoret e tyre.

95


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Personazhi Çfarë thotë Çfarë mendon Si ndihet

Mësuesi Rrëfen për vendlindjen Nëse kthehem një ditë

atje.. çka do të mbesë

Ndihet i trishtuar,

pesimist

prej atij dheu...

Jesmina

Babai

Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektime kuptimore”.

Ushtrimi 2. Nxënësit do të shprehin gjykimin e tyre rreth sjelljes së personazheve. Për këtë do t’i ndihmojë

tabela, e cila u punua në hapin e katërt.

Ushtrimi 3. Nxënësit lexojnë fragmentin. Do të përdoret teknika “Ditari dypjesësh”.

Ushtrimi 4. Bisedë: Duke u përqendruar në thënien: “Ai s’është qytet, por katund”, cili është roli i njeriut në

qytetërimin e një vendi?

Fragmenti

Komenti

Dëgjohen disa mendime bazuar në fragment.

Detyrë shtëpie. Përshkruani mësuesin/en, duke u mbështetur në përshkrimin objektiv dhe subjektiv.

Në fund të orës së mësimit, mësuesi/ja bën vlerësimin e orës së mësimit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Drejtshkrim

Tema mësimore: Drejtshkrimi i fjalëve që kanë grupet

e zanoreve ua, ue, ye

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

• liston dallimet fonetike mes dialekteve;

• përcakton rregullat e përdorimit të grupeve të zanoreve ua,

ue, ye;

• shkruan saktë grupet e zanoreve ua, ue, ye në fjalë të

parme e të prejardhura prej tyre;

• dallon përdorimin e grupeve në tekste të ndryshme në

dialekt.

Situata e të nxënit:

Punë me tekstin

Fjalët kyç:

dialekte, gegërisht, toskërisht, grupe

zanoresh ua, ue, ye.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, Drejtshkrimi

i gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, INSERT, diskutim, punë

e drejtuar.

96


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.

Nxënësit kanë njohuri për dialektet, ndaj u kërkojmë të listojnë dallimet fonetike kryesore mes tyre:

à-ja hundore në gegërisht ‒ ë-ja e theksuar në toskërisht;

n-ja në gegërisht ‒ r-ja në toskërisht (rana- rëra, rotacizmi);

grupi ue në gegërisht ‒ grupi ua në toskërisht (krue-krua).

Ndërtimi i njohurive; analizë teksti, punë e drejtuar, INSERT, diskutim.

U japim nxënësve këtë material përmes librit digjital, video-projektorit ose në fletë format dhe rastet e dhëna

në libër i studiojnë në grupe ose në çift. Evidentojnë dhe përcaktojnë sipas cilit rast janë përdorur grupet e

zanoreve në shembujt e dhënë.

Në përfundim të punës së pavarur në grup a në çift, nxënësit diskutojnë dhe krahasojnë përfundimet me ato të

rregullave në tekst, duke plotësuar me njohuritë nga shpjegimi tabelën e INSERT-it.

Grupi i zanoreve YE

• shkruhen me ye fjalët e parme arsye, pyes, fyej, lyej, shkëlqej, kryeneç, dhe fjalët e prejardhura prej tyre: i

arsyeshëm, pyetje, fyerje, i lyer, i shkëlqyeshëm etj.

Grupi i zanoreve UA

• shkruhen me ua: dragua, duaj, huazim, i huaj, muaj (por mujor-e,

- emrat dhe mbiemrat, si: tremujor-i), i përmuajshëm, thua etj.;

- foljet me temë më -ua, si: dua - duam, duam, duaje, duajeni etj.; druaj - druan, (jam) druajtur etj.;

kruaj, quaj, ruaj, rruaj, shkruaj, shuaj etj.,

- shumësi i së kryerës së thjeshtë: quajtëm, ruajtëm ...,

- habitorja dhe pjesorja e foljeve me temë më -o: mësuakam, punuakam; mësuar, punuar, sulmuar, treguar etj.

Grupi i zanoreve UE

• shkruhen me ue:

- emrat dhe mbiemrat foljorë të formuar me prapashtesat -s dhe -shëm nga folje me temë më -o / -ua, si edhe

fjalët e formuara prej tyre: botues-e, dëgjues-e etj.; i afrueshëm, i dëgjueshëm, i gëzueshëm, i paharrueshëm

etj, (mëso/ mësuar; puno/punuar; gëzo/gëzuar)

Kujdes! Trajtat foljeve të tipit kryej, bluaj etj., duhen shkruar me togjet ye, ua, ndonëse në trajtat joveprore nuk

kanë grup zanoresh: kryhet, bluhet etj.

U plotësojmë nxënësve njohuritë në lidhje me përdorimin e grupeve të zanoreve dhe kalojmë te ushtrimet.

• Prezantimi i njohurive; punë e pavarur, ushtrime

Ushtrimi 1

i rrëmbyeshëm; kryekëput; gjuhet; pajtuake; i pazëvendësueshëm; vijueshmëri; kryelartë; treguan; i

përmuajshëm; përpunues; fyenin; plotësuese

Ushtrimi 2

Këtu vërejmë që gegërishtja është përdorur në shtypin e shkruar deri në fillim të shekullit XX.

Në fragmentin e dhënë

Ushtrimi 3

pabesueshmet; filluaka; pyeturi; shquanin; dragua; mrekullueshme kuptueshmëri; përkryer; pëlqyeshme;

pazbërthyeshme; shfrytëzuar; besueshmërinë; cenuar

97


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 4

caktuakan; kuptueshme; kapërcyell; zhgënjyese; pikëpyetje; drithëruan; zgjoheshin; bashkëvuajtëse;

quajtura; shuhej; mësuan

Ushtrimi 6. Kujtojmë që bazë për të formuar habitoren është pjesorja e foljes dhe në zgjedhimin e parë

zanorja-o- zbërthehet në grupin- ua-. Vëmë në dukje se bashkëtingëllorja -h- e së tashmes joveprore nuk ka

lidhje me grupin e zanoreve, por me mbaresën e joveprores për zgjedhimin e parë.

folja

Koha e tashme,

mënyra habitore

Mbiemër foljor me

prapashtesën- shëm

Koha e tashme

folja joveprore

arsyetoj arsyetuakam i arsyetueshëm arsyetohem

pëlqej pëlqyekam i pëlqyeshëm pëlqehem

dëgjoj dëgjuakam i dëgjueshëm dëgjohem

lexoj lexuakam i lexueshëm lexohem

huazoj huazuakam i huazueshëm huazohem

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për

saktësinë e përgjigjeve.

Detyrë: Ushtrimi 5 mund të jepet si detyrë e pavarur kërkimore.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Drejtshkrim

Tema mësimore: Takimi i dy zanoreve të njëjta

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• jep rregullat e drejtshkrimit për zanore të njëjta në të

njëjtën fjalë;

• shkruan saktë fjalët me takim zanoresh të njëjta;

• shkruan saktë fjalë që kanë takim të zanores -ë- dhe të

një zanoreje tjetër.

Situata e të nxënit:

Punë me tekstin

Fjalët kyç:

• drejtshkrim, pjesëza, parafjalë.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, Drejtshkrimi

i gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, INSERT, konkurs,

diskutim, punë e drejtuar.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.

Nxënësit kujtojnë rregullat e drejtshkrimit të përemrave dhe ndajfoljet që formohen nga fjala gjithë. Gjithkush,

gjithkujt, gjithkund, gjithandej, gjithmonë, i përgjithshëm etj.

U kërkojmë nxënësve të kujtojnë rregullat e drejtshkrimit të fjalëve ku takohen dy zanore.

98


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• Ndërtimi i njohurive; konkurs, INSERT, punë e drejtuar, diskutim.

U paraqesim nxënësve me video-projektor ose librin digjital tabelën e germave në ushtrimin 4 dhe u

kërkojmë të gjejnë sa më shumë fjalë që formohen dhe kanë dy zanore të njëjta njëra pas tjetrës.

Ushtrimi zhvillohet në formë konkursi dhe nxirren rregullat nga nxënësit për drejtshkrimin e fjalëve që kanë

takim të njëpasnjëshëm të zanoreve të njëjta.

Kur në formim fjalësh takohen dy zanore të njëjta, ato shkruhen të dyja: i paaftë, i paafrueshëm, i

paanshëm, paanësi, i paapelueshëm, i paarmatosur, i paarrirë, deetimologjizim, kryeengjëll, antiimperialist,

autoofiçinë, joobjektiv, joorganik, jooksidues, joorigjinal, mikroorganizëm etj.

Nxënësit i rikthehen tekstit me shenjat e tabelës INSERT dhe punojnë me njohuritë e tjera për

drejtshkrimin e takimit të dy zanoreve te fjalët e përbëra.

• Prezantimi i njohurive; punë e pavarur, ushtrime

Ushtrimi 1

kinooperator, zoologjik, i porsaardhur, koordinator, kinooperator, mirë se erdhe, joorganik, alkool, kooperativë

Ushtrimi 3

të paarsimuar e paanalizueshme porsaardhur

Ushtrimi 5

Koordinojë, ndërkufitar, zoologut, paraardhës, i pakoordinuar, i pakontrolluar, të paarritshme, cunguar, të

paaftë,

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për

saktësinë e përgjigjeve.

Detyra: Ushtrimi 6 faqe 225

99


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Drejtshkrim

Tema mësimore: Disa tipa fjalësh me prejardhje të huaj dhe

emrash të përveçëm të huaj

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• jep rregullat e drejtshkrimit për fjalët dhe emrat e përveçëm me

prejardhje të huaj;

• shkruan saktë fjalët dhe emrat e përveçëm me prejardhje të

huaj;

• dallon rastet përjashtimore të rregullave të drejtshkrimit të

fjalëve dhe emrave të përveçëm me prejardhje të huaj.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, Drejtshkrimi i

gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve.

Situata e të nxënit:

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe.

Fjalët kyç:

fjalë të huaja, grupe ie, ia, io,

Drejtshkrimi i fjalëve me ç dhe s.

Lidhja e temës me

fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

Shkenca dhe shoqëria

Të drejtat e njeriut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, grupet e ekspertëve,

diskutim, punë e drejtuar.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve;diskutim.

I nxitim nxënësit të diskutojnë mbi temën “Unë kam të drejtë të kem një emër” dhe u kërkojmë të japin

shkurt mendimin e tyre mbi prirjen për vendosjen e emrave të huaj të vegjëlve.

Nxënësit diskutojnë për raportin e përdorimit e emrave shqip dhe emrave të huaj.

Kërkojmë nga nxënësit të japin mendimin se si duhen shkruar emrat e huaj, kur ato ndryshojnë në shqiptim

nga shqipja. Lexojnë dhe diskutojnë edhe fjalët në tekstin ilustrues ne libër.

• Ndërtimi i njohurive; grupi i ekspertëve; punë e drejtuar, diskutim.

U japim nxënësve fjalët: Belgjikë, Korfuz, Koka-kola, Daniel, Havai dhe u kërkojmë t’i drejtshkruajnë në një

nga gjuhët ë huaja që dinë, p.sh. në anglisht, dhe diskutohet mbi ndryshimet që kanë dhe ku bazohen.

Kalohet në grupet e ekspertëve duke u dhëne nxënësve materialin e mëposhtëm:

100

Në gjuhën shqipe, gjatë shekujve por edhe deri më sot, hyjnë fjalë nga gjuhë të tjera. Ato shkruhen sipas

rregullave të drejtshkrimit të shqipes.

1. Fjalët me prejardhje të huaj dhe emrat e përveçëm, që kanë grupet e zanoreve -ia-, -ie-, -io-, -iu-, i ruajnë

këto grupe, kur ato janë në trup të fjalës: ia - dialekt, miliard, pianist, financiar etj;

ie - ambicie, bankier, higjienë, tastierë etj;

io - komision, iluzion, injeksion, milion etj;

iu - helium, herbarium, stadium etj.

Diana, Iliada, Danieli, Violeta, Molieri etj.

Mbani mend! Ka disa fjalë që shkruhen me -ja-, -je-, -jo-, -ju-: plejadë; medalje, objekt, projekt, fjord, rajon,

pavijon, adjutant etj.

Grupet -ia-, -ie-, -io-, -iu-, shkruhen me ja-, je-, jo-, ju-, kur gjenden në fillim të fjalës: jaht, jamb, jeniçer,

jezuit, jod, jon, jug, juri, Jalta, Jerusalem, Jordan, Jupiter etj.

Fjalët e huaja dhe emrat e përveçëm, që kanë -aj-, -ej-, -oj-, -uj-, shkruhen:


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

- me j kur janë në trup të fjalës: lajtmotiv, volejboll, bojkotoj, Hajne; Rio-de-Zhanejro, Troja.

- me i kur këto janë në fund: Uruguai, Shangai, Sidnei, Sergei, Tolstoi.

- Fjalët dhe emrat e përveçëm me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat

në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç a me s.

certifikatë, celebrim, kancelar, proces etj.; bilance, elektricist, klasicizëm, konciz, publicistikë, agjenci etj.

Mbani mend! Shkruhen me ç dhe jo me c: biçikletë, çiklist, çiklizëm, çimento etj. Shkruhen me s fjalët:

dispensë, mensë.

- Fjalët dhe emrat e përveçëm, me burim kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane, që kanë

një g të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj e jo me g. gjenetik, gjenezë, gjeni, higjienë Egjipti, Eugjen,

Gjeorgjia; gjirafë, Algjer-i, Belgjikë, Gjenevë etj.

Kujdes! Shkruhen me xh dhe jo me gj fjalët: inxhinier, xhandar, xhandarmëri, xhenier, xhenio, xhirim,

xhiro, xhiroj, inxhinieri, xhirues, xhaketë, xhelatinë, xhol.

- Shkruhen me h- fjalët që në greqishten e vjetër fillonin me zanore të aspiruar dhe në latinishten me h: himn,

hiperbolë, hipizëm, rehabilitoj etj.; Hagë, Hamburg, Hanoi, Hanover, Helsinki etj.

- Fjalët e huaja që burojnë nga nga greqishtja e vjetër, latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto

gjuhë kanë një l të thjeshtë ose dyfishe, shkruhen me l dhe jo me ll: kolonë, luks,analogji, atlas, kolos,

komplot, logjikë, lotari, lustër, lustroj, mitologji etj. Apolon-i, Atlantiku, Babiloni-a etj

Mbani mend!

a. Ndër fjalët me burim nga anglishtja shkruhen me l: gol, golf, kloun, klub, etj. dhe me ll: basketboll,

futboll, hendboll, penallti, volejboll etj.

b. Ndër fjalët e reja të burimit sllav shkruhen me l: polak, polka, etj. dhe me ll: bjellorus, sllav, sllovak,

slloven etj.; po kështu Bjellorusi.

- Fjalët me prejardhje kryesisht nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë rr, shkruhen me rr dhe jo me

r. arrestim, arrivist, arrogancë, karrierë, irracional, korridor, korrigjoj, surrealizëm, tarracë, territor, terror etj.

- Shkrimi i emrave të përveçëm të huaj mbështet përgjithësisht në shqiptimin e tyre në gjuhët përkatëse,

duke iu përshtatur sistemit grafik të shqipes. Aligieri, Atila, Bethoven, Gëte, Moxart, Vagner, Vilhelm Tel, Zhan-

Zhak Ruso etj.; Bolonjë, Havai, Këln, Lajpcig, Mançester, Nju-Jork, Rio-de-Zhanejro etj.

Mbani mend!

Disa emra të përveçëm me prejardhje të huaj shkruhen sipas traditës së ngulitur prej kohësh në

gjuhën shqipe: Bruksel, Korfuz, Moskë, Paris, Selanik, Stamboll, Suedi, Vjenë, Zvicër etj.

Nxënësit ndahen në grupe të vogla dhe u jepet materiali i mësipërm në fisha më ngarkesë afërsisht të njëjtë,

që t’i studiojnë dhe të risjellin informacionin të ilustruar me shembuj.

• Prezantimi i njohurive; punë e pavarur, ushtrime.

Ushtrimi 1

Studjue, leksikologjik, frazeologjik, konstruktevet.

Sipas Aleksandër Xhuvanit, është shumë e rëndësishme që gjuhëtarët të punojnë për studimin dhe

zëvendësimin e fjalëve të huaja të panevojshme me materialin leksikologjik dhe frazeologjik të shqipes.

Ushtrimi 2

Media, italiane, dimension, studiuesit, studionin, kamerier, materiale, rajon, devijonin.

Ushtrimi 3

Zhongler, certifikatë, anulim, dezintegrim, gjenocid, dezinfekton, atelie, diversion, të impenjuar, korrekt,

mazhorancë, vizionar.

Ushtrimi 4

Lajtmotiv, Bajkal, bojkotoj, likuidim, Molier, hokej, Vjenës, tastierat, gjenial, egjiptian, higjiena, kauboj,

brazialian, Sofie, Bombei, Sidnei.

101


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 5

Gjeneral, gjenetik, gjenezë, Gjermani, Gjenevë, mitologji – fjalët me origjinë nga greqishtja ose latinishtja

shkruhen me -gj- dhe jo me -g-.

Inxhinier, xhandar, - shkruhen me -xh- dhe jo me -gj-.

Ekzakt, ekzaltoj, ekscentrik, ekskavator, eksluziv, -, Shkruhen me ks fjalët e burimit grek a latin që

përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një bashkëtingëllore, dhe me kz fjalët e po këtij burimi që përmbajnë

elementin eks të ndjekur nga një zanore ose temat ekzo a hekza: ekscentrik, ekskavator, ekskluziv,

ekzistencializëm etj.; ekzocentrik, ekzodermë, ekzogami, ekzogjen, ekzotik etj.; hekzametër, hekzaklorant etj.

Mitologji, monolog, Apoloni- shkruhen me- l -dhe jo me –ll-.

Shkruhen me ll - hendboll, penallti.

Ushtrimi 6

• Shkruhen me -z- fjalët e huaja të formuara me parashtesën dez- (des-), kur s-ja e parashtesës gjendet në

pozicion ndërzanor:

dezinfektoj, dezinfektim, dezintegroj, dezintegrim etj.

• Fjalët me parashtesën dis- përpara një bashkëtingëlloreje dhe ato me parashtesën trans- e ruajnë

gjithmonë s-në e parashtesës në shkrim: disharmoni, diskreditoj, diskriminim, disnivel, dispeçer, disponoj,

dispozitë etj.;

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit dhe për

saktësinë e përgjigjeve.

Detyra: Ushtrimi 7, sipas kërkesës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Nën qarr po rrinte vasha ( ora I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• lexon tekstin në mënyrë shprehëse dhe kuptimplotë;

• respekton dialektin dhe intonacionin gjatë leximit;

• shkëput nga teksti histori për të krijuar lidhje mes tyre;

• përgjigjet për pyetjet që lidhen me të kuptuarit të tekstit;

• vazhdon historinë e Dilës, sipas fantazisë së tij;

• shpjegon fjalët në dialekt, nisur nga konteksti.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Fjalë kyç: qarr, vashë, Dila, rrëfim,

Zanë.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: parashikim me terma paraprakë, lexim i pjesës, formulim

pyetje-përgjigje.

102


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: parashikim me terma paraprakë.

Nxënësve u japim fjalët dragua, zanë, dashuri, fejuar në djep, rrëmbeu, që të krijojnë ose ritregojnë një tregim.

Pasi shkruajnë rrëfimet e shkurtra, i tregojnë ato dhe bëhet një krahasim mes tyre dhe krijimeve popullore që

njohin me këto personazhe.

• Ndërtimi i njohurive: lexim teksti, shpjegim fjalori.

Nxënësve u jepet për të lexuar pjesa dhe u kërkohet që leximi të jetë shprehës dhe me intonacionin që kërkon

një rrëfenjë.

Ndalen në fjalët dhe në shprehjet që nuk kuptojnë dhe bëhet shpjegimi i tyre përmes kontekstit.

U kërkojmë nxënësve të nxjerrin rrëfenjat popullore nga rrëfimi i autorit, duke treguar rolin e saj brenda rrëfimit.

• Prezantimi i njohurive: pyetje-përgjigje.

Nxënësit hartojnë pyetje në lidhje me tekstin, rreth të kuptuarit dhe u përgjigjen atyre.

Disa nga pyetjet që mund të bëjnë nxënësit, janë:

• Kush është Dila?

• Çfarë i ka ndodhur asaj?

• Ku ndodhet dhe pse?

• Çfarë ëndërron dhe me çfarë lidhen ëndrrat e saj?

• Çfarë i ndodh Dilës? A është në ëndërr a në zhgjëndërr gjatë rrëmbimit të saj?

Punohet Ushtrimi 1, që lidhet me çështjen e mësipërme.

Dila ëndërron që të rrëmbehet prej dashurisë, ashtu si Zana prej Dragoit. Dila ndodhet mes ëndrrës dhe

zhgjëndrrës dhe përjetimet e saj janë mes realitetit dhe kllapisë (gjendjes të së fikëtit, që i shkakton infeksioni

në këmbë, plaga e këmbës ther, sikurse plaga e saj e zemrës).

Ushtrimi 2 mund të jepet si punë hulumtuese për në dosje ose detyrë shtëpie.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Nën qarr po rrinte vasha (ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dallon elementet reale nga ato fantastike në tekst;

• komenton me ditarët e të nxënit shprehje e thënie nga

teksti;

• harton një fjalor me fjalë e shprehje dialektore;

• diskuton mbi analogjinë e emrave dhe të historisë;

• shpjegon përdorimin e figurave tingullore.

Fjalë kyç:

qarr, vashë, Dila

103


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të

nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, pyetje-përgjigje, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I.

Ushtrimi 3

Shprehja është e lidhur me rrëfimin e gjyshes e të nanës së Dilës për Dragoin e Zanën, që u dashuruan dhe

i dhanë fjalën njëri-tjetrit te ai qarr. Nëna dhe gjyshja druheshin se historia e Zanës do të përsëritej te Dila, e

qarri ishte vendi i magjisë së dashurisë, ku vasha mund të rrëmbehej nga trimi.

Hapi II

Ushtrimi 4

Ndërthurja e elementeve reale me ato fantastike bëhet në disa aspekte:

– personazhet;

– koha;

– hapësira.

Kështu, personazhet e Zanës e Dragoit paralelizohen me Dilën dhe Delinë.

Koha reale është ajo në të cilën autori vendos ngjarjet e personazheve, ndërsa koha joreale, ajo e Zanës dhe

e Dragoit, është e motmotit. Hapësira është bjeshka, qarri nën të cilin pushonte Dila dhe që identifikohet me

vendin ku lidhën besën Zana dhe Dragoi.

Ushtrimi 6

Autori i rimerr emrat disa herë gjatë rrëfimit, sikurse rimerr historinë e Zanës. Këto elemente e ndihmojnë

në krijimin e një spiraleje rrëfimi, e cila, nëpërmjet gjërave që përsëriten, ndërthur historinë e legjendës me

historinë e rrëfimit. Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve se rimarrja e krijimeve folklorike nuk është e panjohur në

letërsinë shqipe, mjafton të kujtojmë Rinë-Katertinzën dhe tregime të tjera të Kutelit.

Ushtrimi 7

Mënyra e strukturimit të historisë është ndryshe nga ajo tradicionale. Nuk ka një rrëfim klasik, me hyrje, zhvillim

e mbyllje. Po ashtu, shikojmë që paragrafët ndryshojnë dhe nga madhësia. Ka nënndarje që përbëhen me

vetëm një fjalë, që është zgjedhje e qëllimshme e autorit dhe bëhet për qëllime stilistikore. Ky fragmentarizim, i

ndarë ashtu siç ndahen kapitujt e një romani, shërben për të ndarë ngjarjet që zhvillohen në kohë të ndryshme,

pra ndan historinë e Zanës dhe të Dragoit me historinë e Dilës dhe të Delisë; gjithashtu ndan dhe ngjarjet që

i përkasin së njëjtës kohë, por që zhvillohen në vende të ndryshme, siç janë rrëfimi për Dilën që qëndron nën

qarr, me ngjarjet që ndodhin në kafenenë e vogël të katundit.

Detyra Ditarët e të nxënit (trepjesësh)

Figurat Formimi Roli

Shushurimë

Murmurima

therra në

thembër e therrte

aliteracion (përsëritja e bashkëtingëlloreve

brenda fjalës e fjalisë) (tingullimitim)

aliteracion (përsëritja e bashkëtingëlloreve

brenda fjalës e fjalisë) (tingullimitim)

Aliteracion e asonancë (përsëritja e

bashkëtingëlloreve dhe zanoreve brenda

fjalës e fjalisë )

sjell një imazh të qartë të zhurmës dhe

jetës së natyrës

sjell një imazh të qartë të zhurmës dhe

jetës së natyrës

sjell përfytyrimin e dhimbjes

104


Dredha-dredha

Tojë e zjarrtë,

tojë rrufeje u rrek

Aliteracion e asonancë (përsëritja e

bashkëtingëlloreve dhe zanoreve brenda

fjalës)

Aliteracion e asonancë (përsëritja e

bashkëtingëlloreve dhe zanoreve brenda

fjalës)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

sjell përfytyrimin e rrugës ku kalonte

vasha

sjell një imazh të qartë të zhurmës dhe

jetës së natyrës

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie:

Ushtrimi 5 jepet si detyrë shtëpie sipas kërkesës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Ngjarje pa lëvizje (ora e I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dëgjon një dokumentar për Migjenin për të diskutuar mbi

jetën dhe veprën e tij;

• lexon pjesën për të kuptuar ekzistencializmin;

• përshkruan gjendjen dyfish të mjerueshme, duke identifikuar

fjalët kyç;

• krahason shpjegimet e titullit para dhe pas leximit të pjesës;

• komenton përmes ditarëve të të nxënit fragmente nga teksti

për ta shpjeguar atë.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

https://www.youtube.com/watch?v=9i7BYsHRAJI

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

https://www.youtube.com/

watch?v=9i7BYsHRAJI

Fjalë kyç:

kalë, ngjarje pa lëvizje, luftë për

ekzistencë

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: imagjinatë e drejtuar, dëgjim i materialeve në librin

digjital, diskutim rreth tyre, lexim, pyetje-përgjigje, analizë teksti, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; imagjinatë e drejtuar.

U japim nxënësve termin “ngjarje pa lëvizje”, dhe u kërkojmë që të mund të shprehin idetë e tyre se çdo të

thotë një ngjarje pa lëvizje. Pasi dëgjohen disa nga fantazitë e nxënësve, kalohet në ndërtimin e njohurive.

• Ndërtimi i njohurive; dëgjim i materialeve, lexim i pjesës.

Nxënësve u vendosim një dokumentar të shkurtër për Migjenin, duke u ndalur në momentet kyç të jetës dhe

105


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

veprës së tij. Lexohet teksti nga nxënësit dhe nxirren fjalë që nuk u njihet kuptimi për t’i shpjeguar sipas

kontekstit. Nxënësit bëjnë dallimin mes konceptit që kishin në fillim për titullin dhe të atij që sugjeron pjesa.

Përmblidhet shkurtimisht kuptimi dhe nënteksti i pjesës, duke u përqendruar në temën ekzistenciale.

• Prezantimi i njohurive; pyetje-përgjigje, diskutim.

Ushtrimi 2. Gjendja e mundimit dhe e dhembjes jepet në paragrafin: “fshikullonte kamxhiku nëpër ajr”....

deri.... “se barra ishte tepër e randë”.

Mjetet artistike, përmes së cilave përçohet mundimi dhe dhimbja, janë:

- retiçenca - por më kot....Kali s’ec;

- epiteti - trupi i djersitun;

- krahasimi - si lamsh dejesh;

- kontrasti (veprim – mosreagim) - kali s’ec...kamxhiku fshikullonte n’ajr;

- enumeracionit shkallëzues - fshikullonte, binte dhe u njitte pa pra.

Ushtrimi 3. Punohet me ditarët e të nxënit.

Kontrasti mes lëvizjes së kamxhikut që fishkullon dhe kalit që nuk lëviz, na krijon imazhin e së keqes vepruese

dhe mbizotëruese, kundrejt një mjerimi të pafuqishëm për të lëvizur. Po ashtu, kjo mungesë lëvizjeje krijon

paralelizëm dhe me titullin e tregimit, “Ngjarje pa lëvizje”, duke lënë të kuptohet që ngjarjen në këtë tregim e

përbën vetë mjerimi. Disa nga figurat letrare me të cilat jepet kontrasti fshikullim/moslëvizje, janë:

retiçenca: por më kot....;

litota: ...përgjysmë ma i vogël;

Metafora: u njihte për trup të kalit;

Enumeracioni: fshikullonte, binte dhe u njitte pa pra

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie: Jepet detyrë ushtrimi 10, sipas kërkesës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Ngjarje pa lëvizje (ora e II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• komenton shprehje nga teksti për të dhënë nëntekstin e

pjesës;

• interpreton në mënyrë të kuptimshme dhe shprehëse tekstin;

• analizon tekstin nga ana stilistikore;

• ndërton një fjalor me fjalë dialektore.

Fjalë kyç:

kalë, ngjarje, lëvizje, ekzistencë

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, ditarët e të nxënit, punë në grupe.

106


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I - Ditarët e të nxënit

Ushtrimi 4

“Fragment rruge” do të thotë që kjo është jeta e njeriut, e dukshmja me të cilën përplaset çdo ditë, ajo që

përfaqëson jo një individ, po një shoqëri. Kjo është jeta e zakonshme për shumicën e shoqërisë, e cila vuan

prej mjerimit. Fjala “fragment” po ashtu të lë të kuptosh që kjo është vetëm një pjesë e tablosë së përgjithshme

të mjerimit të shoqërisë shqiptare, kështu që kjo rrugë është e mbushur me ngjarje të kësaj natyre.

Ushtrimi 5

Momenti kur njeriu nga fajtor kthehet në i ndëshkuar jepet me pjesën: ... edhe ky njeri ka kamxhikun e

vet që fishkllon dhe e rreh ndër ndjenja, asht kamxhiku i pamëshirë i jetës; ti harron se ky njeri mundet me pasë

te shpija katër-pesë palë duer të vogla që nuk dijnë asgja tjetër, veç bukë me lypë. Nga ky fragment kuptojmë

që i dhunuari dhunon, pra njeriu, dhunën psikike dhe shpirtërore që i sillte mjerimi, e përçonte si dhunë fizike

te kafsha e punës. Pra, njeriu, edhe pse qenie me ndërgjegje, nuk i shpëton dot reagimeve të pavetëdijshme.

Hapi II - Punë në grupe

Ushtrimi 6

Ndiqet kërkesa për leximin e pjesës.

Grupi I

Ritmi i brendshëm në tekst krijohet përmes:

- përsëritjes së pasthirrmave: hyjo, hyjo,

- përsëritjes së parafjalëve, foljeve: pa ngjyrë, pa lëvizje, pa jetë; flitshin..., flitshin

- pyetjes retorike: ...a meriton t’i hidhen në shpinë të gjithë ata gurë, që janë barra e kalit të mjerë?

Grupi II

Në paragrafin e parë, përshkrimi me epitete e krahasime i kalit: trupi i djersitun; u ba si lamsh dejesh; kryet në

vuajtje; i shtrimun përpara etj.

Paragrafi i tretë: një kufomë e gjallë; që si fantomë i rri kundruall; kali, bota e mjerueme; e fundit kufomë etj.

Paragrafi i fundit, gjendje mundimi e dhimbjeje të jashtëzakonshme.

Përmes këtyre imazheve pasqyrohet bota, shoqëria njerëzore, vuajtja, kamxhiku dhe njeriu, lufta e njeriut për

mbijetesë në një shoqëri të vuajtur e të pashpresë.

Grupi III

Fillimisht kujtojmë tiparet e prozës poetike: formë poetike e shkruar në prozë që del jashtë rregullave që lidhen

me ecurinë e një proze, kryesisht në lidhje me gjuhën e imazheve dhe me ndikimin emocional dhe që nga

ana tjetër nuk respekton rigorozisht tiparet klasike (kërkesat strukturore) të poezisë tradicionale (rima, ritmi,

metrika, asonancat, aliteracionet etj).

Kështu, tiparet e prozës poetike i gjemë në përshkrimin e imazheve të rrugës, të gjendjes së kalit, të gjendjes

së shpërfytyruar të njeriut, në ritmin e brendshëm (veçori e poezisë, që u përmend më lart), të krijuar përmes

përsëritjeve e pyetjeve retorike.

Hapi III

Ushtrimi 7

Shprehjet popullore, si pasthirrmat “Hyjo”, mallkimi “Të marroftë Zoti!” apo urimi “Ta pasha hajrin!” shprehin

gjendjen shpirtërore të njeriut, i cili, i pazoti për të vënë në punë kalin, “kërkon ndihmë” prej urimeve dhe

mallkimeve. Mjete të tjera, me të cilat autori shpreh gjendjen e mjerueshme, trishtimin dhe melankolinë, janë

imazhet e forta poetike që krijohen përmes përshkrimeve të detajuara, dialogu i zhdërvjellët mes personazhit

që rrëfen dhe mikut të tij.

107


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 8

Gjendje - ngjante, dridheshin vrimat e hundës, ishte bamë përgjysëm, s’pikoshin, barra ishte e randë, ngjajnë,

një kufomë i rri kundruall, zu të qelbet, dhimbsej, ndiente si unë, meriton, flitshin, e rreh ndër ndjenja, harron,

me pasë, shikojshe njerin, nuk dijshe.

Lëvizje - ngasi kalin, fshikullonte, binte, rraheshin, përkuleshin, dridheshin.

Mbizotërojnë foljet e gjendjes, kjo lidhet dhe me veçoritë e prozës poetike që u thanë, dhe që autori nuk ka

qëllim të rrëfejë një ngjarje, por të pasqyrojë një gjendje të shoqërisë.

Vlerësimi

Vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen e

njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie Jepet detyrë shtëpie ushtrimi 9, sipas kërkesës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Drejtshkrim

Tema mësimore: Diktim

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• shkruan saktë tekste me fjalë të përngjitura ë të përbëra;

• ndjek rregullat e drejtshkrimit për fjalë me origjinë të huaj;

• përdor si duhet grupet e zanoreve në fjalët që e kanë.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, Drejtshkrimi i gjuhës

shqipe, përvoja të nxënësve.

Situata e të nxënit:

Diktimet

Fjalët kyç:

Drejtshkrim i apostrofit,

fjalëve me takime zanoresh

të njëjta, pjesëza parafjale,

fjalë me origjinë të huaj, grupe

zanoresh.

Lidhja e temës me

fushat e tjera dhe tema

ndërkurrikulare;

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diktim, ushtrime me plotësim.

Organizimi i orës së mësimit

Fillimisht diktojmë tekstin e mëposhtëm dhe më pas nxënësit plotësojnë ushtrimet e dhëna.

3 pikë (mësuesi ul një pikë për përsëritje gabimesh)

Historia e arsimit shqip është sa e lashtë, po aq edhe krenare, me gjithë vështirësitë dhe sakrificat e zhvillimit

të saj. Themi e lashtë për faktin se shqiptarët nuk pushuan së punuari për të zhvilluar arsimin shqip në trojet

etnike shqiptare. Kështu, historia e arsimit shqip është e mbushur me ngjarje lavdie, krenarie, deri në sakrifica

sublime që bënë mësuesit e popullit. Ata duke ditur thënien e njohur se “arsimi është arma kryesore e çdo

populli” dhanë çdo gjë për çështjen e arsimit shqip. Në marrëveshjen e arritur në Vjenë, më 21-22 prill 1941,

ndërmjet Berlinit dhe Romës, të përfaqësuar nga ministri i Jashtëm gjerman dhe ministrit i Jashtëm i Italisë

108


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

ishte përcaktuar harta e re politike e Ballkanit. Harta mbështetej në parimet e ndarjes së zonave të influencës

midis Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë. Pushtuesi njohu të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe dhe të

zhvillimit të arsimit e të shkollave shqipe. Këto masa do të ndikonin në forcimin e lidhjeve, të unitetit e të

vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.. Gjatë viteve 1941-1944 arsimi në Kosovë punonte në bazë të ligjeve dhe

rregullave arsimore të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, të cilën e udhëheq fillimisht Ernest Koliqi. Kjo ministri

përcaktoi detyrat e Drejtorisë së Arsimit, të inspektorëve të arsimit dhe komisioneve shkollore. Po ashtu kjo

ministri merrej edhe me studimin e programeve mësimore, teksteve shkollore, si dhe me nevojat e tjera që

mund të dilnin gjatë punës. Komisionet shkollore krijoheshin pranë çdo komune dhe përbëheshin nga kryetari

i komunës, drejtori apo kryesuesi i shkollës, si dhe nga mësues e përfaqësues të prindërve.

Ushtrime plotësuese

Ushtrimi 1

Gjeni format e gabuara të përdorimit të apostrofit dhe jepni formën e saktë.

do t’i them

do tu thuash;

të mia numërosh një nga një;

ma dha librin

do t’ia njoftoj

duam tju nderojmë

të mos mua prishni qejfin

su pëlqen

t’ua kujtojmë

5 pikë

Ushtrimi 2

Gjeni fjalët e shkruara gabim.

6 pikë

braziljan, financiar, antibiotik, ambicjoz, violinë, digjital, Vjenë, akuarjum, Diana, koordinatë, alkol, censurë,

çertifikatë, proçedurë, motoçikletë,

Ushtrimi 3.

Plotësoni fjalët.

10 pikë

K_ _perativë, leu_emi, publi_istikë, akuar_um, ob_ektiv, kolon_al, kolon_alizëm, bank_er, mil_on, in_inieri.

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0- 6 7-8 9-10 11-15 16-20 21-22 23-24

Vlerësimi: vlerësim me notë.

Çelësi i përgjigjeve

Ushtrimi 1 Gjeni format e gabuara të përdorimit të apostrofit dhe jepni formën e saktë.

do t’i them, do tu thuash; do t’u thuash

të mia numërosh një nga një;

të m’ia numërosh

ma dha librin

do t’ia njoftoj

5 pikë

109


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

duam tju nderojmë

të mos mua prishni qejfin

su pëlqen

t’ua kujtojmë

duam t’ju nderojmë

të mos m’ua prishni qefin

s’u pëlqen

Ushtrimi 2. Gjeni fjalët e shkruara gabim.

6 pikë

brazilian, financiar, antibiotik, ambicioz, violinë, digjital, Vjenë, akuarium, Diana, koordinatë, alkool,

censurë, certifikatë, procedurë, motoçikletë,

Ushtrimi 3. Plotësoni fjalët.

Kooperativë, leucemi, publicistikë, akuarium, objektiv, kolonial, kolonializëm, bankier, milion, inxhinieri.

10 pikë

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tema mësimore: Gjymtyrët e dyta. Rendi i tyre

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• përzgjedh leksikun sipas fushës leksikore të situatës;

• shfrytëzon leksikun e kësaj fushe në funksion të

gjymtyrëve të dyta;

• zbaton njohuritë gjuhësore, për gjymtyrët e dyta në

situatë.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore.

Situata e të nxënit: Ndodheni në një qendër

tregtare, ku po vizitoni disa shitore të saj.

Doni të ndryshoni pamjen e dhomës suaj

(ndriçuesit, perdet etj.).

Fjalë kyç:

gjymtyrët e dyta, rend i gjymtyrës së dytë,

përcaktor

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: imagjinatë e drejtuar, mbajtja e strukturuar e shënimeve,

punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I (Imagjinatë e drejtuar) Parashtrimi i situatës. Nxënësit orientohen për këtë situatë. Ndërtojnë një

paragraf me 5‒ 6 fjali, ku të përdoren sa më shumë gjymtyrë të dyta.

HAPI II Prezantimi i punës nga nxënësit. Përzgjidhen gjymtyrë të dyta që janë përdorur.

HAPI III Veçimi dhe analiza e grupeve emërore, sipas kësaj skeme, p.sh.:

GE STRUKTURA ME SE SHPREHEN RENDI I PËRCAKTORËVE

Perde të bardha

mëndafshi

Fjala bërthamë (Fb)+P

+P (P=përcaktor)

Emër + mbiemër +

mbiemër

Mbiemër i nyjshëm

Emër në rrjedhore

110


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

HAPI IV: (Mbajtja e strukturuar e shënimeve) Nxënësit orientohen drejt tekstit. Lexojnë informacionin e

dhënë në Rendi i përcaktorëve dhe plotësojnë organizuesin grafik me rastet e rendit të përcaktorëve.

Nr. Rendi i përcaktorëve (nga informacioni) Rastet e përdorura nga unë në situatën e dhënë

1 Mbiemër i nyjshëm + mbiemër i panyjshëm

2 Mbiemër i nyjshëm + mbiemër i nyjshëm

3 Përemër + mbiemër

4 Mbiemër + emër

5 Përemër + emër

6 *Emër në gjinore +emër me parafjalë (kur Fb

është emër prejfoljor)

*Emër me parafjalë+emër në gjinore (kur Fb

nuk është emër prejfoljor)

*Zbatimi në praktikë i njohurive.

HAPI V: (Punë e pavarur) Punimi i ushtrimeve 1‒ 4

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5. Kërkoni nga nxënësit që çdo GE të zgjerohet me jo më pak se 2 përcaktorë të

shprehur me mbiemër të nyjshëm dhe të panyjshëm, përemër pronor, emër në rasën gjinore.

Shënim: Një punim i kujdesshëm i kësaj detyre do t’i ndihmojë nxënësit për temën e ardhshme për shkrimin

e nyjës së përparme.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Lamtumirë universi plak (Ora I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore

Nxënësi/ja:

• lexon për të identifikuar letërsinë fantastiko-shkencore;

• dallon në tregim elemente të mjedisit fantastikoshkencor;

• zbërthen nga ana kuptimore fjalët e gjykatësit;

• përshkruan personazhet e tregimit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Situata e të nxënit: Punë me tekstin.

https://www.youtube.com/

watch?v=IjStTS4J7Ag

Fjalët kyç:

tregim fantastiko-shkencor, mjedisi,

Lidhja me fushta e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: lexim, parashikim me terma paraprakë, diskutim, pema e

mendimit.

111


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja u paraqet nxënësve pamje të Tokës të marra nga sateliti. Nxënësve nuk u kërkohet

mendim për pamjet që po shikojnë.

Hapi II. Parashikim me terma paraprakë. Mësuesi/ja shkruan në tabelë termat: universi plak, një hekurishte,

Gjykatësi i Apelit, duhej të zhdukej, përtej kohës e hapësirës sonë, universe të tjera.

Nxënësit shkruajnë një tregim, të cilit i vendosin një titull. Kjo veprimtari zgjat deri në 7 minuta. Edhe për

këtë veprimtari nuk bëhet nga mësuesi asnjë vlerësim.

Hapi III. Mësuesi/ja ka shkruar në tabelë titullin e temës së re: “Lamtumirë, universi plak”.

Nxënësit lexojnë informacionin për autorin dhe librin dhe fragmentin e lexojnë zinxhir. Gjatë leximit atyre u

jepet si detyrë të nënvizojnë ato detaje që dallojnë mjedisin fantastiko-shkencor.

Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve se ky tregim është fantastiko-shkencor. Nxënësit lexojnë

informacionin mbi termin fantastiko-shkencor dhe plotësojnë në tabelë me mësuesin organizuesin grafik:

i shkurtër rrëfen një ngjarje

ka mesazh tregimi fantastiko-shkencor veprojnë personazhe

detaje fantastike

detaje shkencore

reale

joreale

112

(gjithçkangrirësi)

(universi, kozmosi, dielli,

hëna, hapësira, koha)

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. - Cilat janë karakteristikat e universeve “model i fundit”?

Përgjigjja:

- funksionon më thjesht

- tërësisht i kompjuterizuar

- të plotësuar me aksesorë modernë

- mundësitë janë të pafundme.

Ushtrimi 2. - Cilat janë ato sjellje të papajtueshme në këndvështrimin e Gjykatësit?

Përgjigjja:

- protestuan për formën e tavolinës

- secili qahej për fqinjin

- vendosën të “ngriheshin në protesta”.

Dalloni notat e ironisë së Gjykatësit.

Përgjigjja: “Jeni të sigurt se nuk keni bërë ndonjë gabim duke e klasifikuar si inteligjente këtë formë jetese

të quajtur qenie njerëzore?”

Ushtrimi 3. - Cili është morali i fshehur në këtë fragment?

Përgjigjja: Qenia njerëzore e këtij universi është përgjegjëse për shkatërrimin e kushteve natyrore,

përgjegjëse për mosangazhimin e mbrojtjes së universit plak, vlerave që janë krijuar me kohë.

- Cili është mesazhi që jep shkrimtari?

Përgjigjja: Ta duam universin, të ndihmojmë në mbrojtjen e tij nga shkatërrimi.

Mesazhin dhe moralin mësuesi/ja e shkruan në tabelë.

Ushtrimi 4. Nxënësit plotësojnë skemën e ushtrimit duke ilustruar me pjesë nga teksti:

a) Fredi është Shefi Shfarosës, pra merret me shfarosjen e universeve.

b) Gjykatësi i Apelit është gjykatës dhe detyra e tij është të hynte në lidhje me universin, të intervistonte dhe

të shpallte vendimin.

c) Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është kryetari i Organizatës të të gjitha shteteve.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi V. Mësuesi/ja kërkon prej nxënësve të ndajnë personazhet në grupe: në reale dhe fantastike. Mësuesi/

ja paraqet në tabelë organizuesin grafik.

Personazhet reale Çfarë thonë? Si ndihen?

- Sekretar i Përgjithshëm i - protestuan - të indinjuar

Kombeve të Bashkuara - kërkuan të bënin një - të dëshpëruar

- kryetarë shtetesh konferencë mbi konferencë

- njerëz, të rinj - larg duart nga Bumbledori

- protestues - shfajësime

- propozime të rastit

Personazhe fantastike Çfarë thonë? Si ndihen?

- Fredi

- Gjykatësi i Apelit

Kjo detyrë përfundon në shtëpi.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi për nxënësit dhe për pjesëmarrjen e tyre.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Lamtumirë universi plak (ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

• dallon fjalët kyç që vendosin raportin tokë-hapësirë;

• bën dallimin mes së vërtetës shkencore dhe

elementeve fantastike;

• analizon ironinë dhe figuracionin në përgjithësi në

funksion të mesazhi;

• jep në forma të ndryshme: me vizatim, shkrim, maket

idetë e tij për kozmosin.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Fjalët kyç:

universi, hapësira, kozmosi

Lidhja me fushta e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pema e mendimit, diskutim, vështrim krahasues, punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë orë mësimi me leximin e detyrës së shtëpisë. Përshkrimi i personazheve,

karakterizimi i tyre nga fjalët që thonë dhe ndjeshmëria e tyre. Si ndihen?

Hapi II. Mësuesi/ja krijon organizuesin grafik në tabelë për të përforcuar njohuritë e marra për tregimin fantastikoshkencor.

“Lamtumirë universi plak”

tregimi fantastiko-shkencor.

113


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Plotëson në tabelë të gjitha veçoritë e tregimit fantastiko-shkencor.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik-gjuhësor”.

Ushtrimi 5. Dy dimensionet që rregullojnë jetën tonë:

a) hapësira

b) koha

Shkruani në fletore sa më shumë fjalë, që u referohen këtyre dy dimensioneve (fusha leksikore).

Ushtrimi 6. Ky ushtrim shkathtëson nxënësit të zgjidhin termin e saktë në një kohë të shkurtër. Mësuesi/

ja i udhëzon nxënësit të bëjnë një zgjedhje pa iu rikthyer leximit. Zgjedhja e fjalës në çiftet e dhëna përcakton

dhe nivelin e të kuptuarit.

Hapi IV. Nxënësit lexojnë individualisht informacionin e librit në faqen 73, “Fantastiko-shkencorja në art”.

Nxënësit në këtë veprimtari duhet të gjejnë ngjashmëritë dhe lidhjen ndërmjet faktit shkencor dhe fantazisë

në fragmentin “Lamtumirë, universi plak”.

Në faktet shkencore kemi të dhënat mbi universin dhe ekzistencën e universeve. Në fakte të imagjinuara

në fantazinë e njeriut:

-pjesëmarrja e personazheve

-konflikti që zhvillohet ndërmjet qenies njerëzore dhe të dërguarit

-Federata e Universeve

-rregullat

-procedura e apelimit etj.

Hapi V. Për këtë ushtrim do të punohet me Integrim ndërlëndor.

Grupi I – grupi i biologjisë

Grupi II – i historisë

Grupi III – i pikturës

Çdo grup do të punojë me materialet e nevojshme, duke sjellë komentin e tyre në postera. Do të krijohet

turi i galerisë. Nxënësit komentojnë idetë e paraqitura me poster. Në fund të orës së mësimit mësuesi vlerëson

disa nxënës për njohuritë e përvetësuara dhe për pjesëmarrjen aktive. Mësuesi/ja nxit dhe nxënësit e tjerë.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Shkrimi i nyjës së përparme

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• zbaton në praktikë përdorimin e nyjës së përparme;

• ndërton GE sinonime me secilin rregull drejtshkrimor

të dhënë;

• argumenton përdorimin e nyjës së përparme në çdo

rast të përdorimit të saj.

Situata e të nxënit: Të nxënit bashkëpunues.

Të gjithëve na ka rënë rasti të marrim pjesë në

kërkim të një “thesari”. Gjeni shenjat në tekst

të cilat të udhëheqin drejt vendit të duhur.

Fjalët kyç:

nyjë, gjinore, grupe emërore, e përparme,

mbiemër i nyjshëm, emër.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda.

114


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Udhëzues i të lexuarit ndërveprues.

Punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

• Prezantohet tema mësimore si dhe situata e të nxënit “Udhëzuesi i të lexuarit ndërveprues”

Të gjithëve na ka rënë rasti të marrim pjesë në kërkim të “thesarit”.

Na janë dhënë udhëzime apo shenja për të na udhëhequr drejt vendit të duhur.

Pikërisht këtë do të bëjmë edhe ne sot.

Do të ndërtojmë një udhëzues të të lexuarit ndërveprues.

Pyetjet e shkruara apo të drejtuara do të jenë pikat udhëzuese që do t’i ndihmojnë nxënësit të zbulojnë

informacion në çdo paragraf të lexuar.

Hapi I

*Një model i këtij udhëzuesi mund të jetë:

shkruhet në tabelë GE

takimi i autorit të librit të ri me nxënësit

• Sa GE dalloni?

• Cilat nyja të përparme janë përdorur?

• Në cilën rasë është secili prej emrave në këto GE?

• Në ç’përfundim arrini për përdorimin e nyjës?

Mbështetur në përgjigjet e dhëna nxënësit shkruajnë rregullin drejtshkrimor.

Kujdes duhet të tregohet te rregulli 1/b ku në shembujt e dhënë fjala e përcaktuar është në rasën dhanore.

*Pas çdo rregulli të zbuluar është mirë që nxënësit të ushtrohen duke ndërtuar GE të reja.

P. sh.: Shkruhet GE vendimi i mësueses së gjuhës

emri bërthamë – vendimi + emër në gjinore + emër në gjinore.

a. Vendimi + emër në gjinore + emër në gjinore

b. Shkruhet një grup tjetër emëror:

c. Emri bërthamë mënyra + emër në gjinore

zgjidhja + emër në gjinore problem

mënyra – zgjidhja – problem

Në këtë mënyrë të veprohet për tri rregullat e drejtshkrimit të nyjës së përparme.

Hapi II

Tërhiqet vëmendja e nxënësve në vendosjen e nyjës te GE të zgjeruara, ku përcaktori i një emri bërthamë

mund të kthehet në emër bërthamë të një përcaktori tjetër. P.sh.:

hartimi i skemës së zgjidhjes së problemit.

Udhëzohen nxënësit:

• të veçojnë GE

115


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• të përcaktojnë emrin bërthamë (EB) dhe përcaktorët e tij;

• të shpjegojnë përdorimin e nyjës.

P.sh.: hartimi i skemës PC

E(b) i skemës së zgjidhjes Pc

E(b) së zgjidhjes së problemit PC

Në GE: Veshjet e krahinës së Mirditës dhe të Matit.

U kërkoni nxënësve të veprojnë si në rastin e mëparshëm.

- Çfarë ndryshimi vunë re në përdorimin e nyjes? Argumentoni.

Përgjigja e nxënësit është:

• veshjet e krahinës

• e krahinës së Mirditës

• e krahinës të Matit

Argumenti i nxënësit mbështetet se cilën fjalë bërthamë përcaktojnë

Të dyja përcaktojnë të njëjtën E(b)

Hapi III

Rregullat drejtshkrimore shkruhen në skeda, të cilat mund t’i mbajnë gjatë punimit të ushtrimeve.

Hapi IV

Punë e pavarur

Punohen ushtrimet 1 – 4 sipas kërkesave të dhëna.

Ushtrimi 5 të kontrollohet si diktim.

Ushtrimin 6 mund ta shfrytëzoni si punë për portofol.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për zbatimin në praktikë dhe argumentet e përdorura të përdorimit të secilit

rregull drejtshkrimor.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të shkruarit (2 orë)

Tema mësimore: Udhëtim – lojë mes shkencores e fantastikoshkencores

Situata e të nxënit:

Bisedë rreth universit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• diskuton rreth universit, trupave qiellorë, anijeve kozmike,

stacioneve hapësinore etj.;

• shkruan një mesazh për ta nisur në hapësirë;

• përdor fjalor që i përket fushës së shkencës dhe fantastikes;

• shkruan një tregim fantastiko-shkencor mbështetur mbi

sugjerimet e dhëna;

• zbaton rregullat drejtshkrimore në krijimin e tij;

• vlerëson punën e shokëve për këtë tregim.

Fjalë kyç:

univers, anije kozmike, stacion hapësinor,

trupa qiellorë, shkrim fantastiko-shkencor

116


Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, informacione

nga interneti.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, diskutim, hulumtim, punë e drejtuar, shkrim i lirë, turi

i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (hulumtim, bisedë)

(Mësuesi\ja i ka porositur nxënësit një orë më parë që të hulumtojnë dhe të sjellin informacione rreth universit,

trupave qiellorë, anijeve kozmike, stacioneve hapësinore etj.)

Mësimi nis me një bisedë me nxënësit:

A ju pëlqejnë tregimet ose romanet fantastiko-shkencore? Pse?

Cilët libra fantastiko-shkencorë keni lexuar kohët e fundit?

Çfarë informacionesh keni marrë prej tyre?

2. Ndërtimi i njohurive të reja (diskutim, punë e drejtuar)

Udhëzohen nxënësit të hapin librat dhe të shikojnë me kujdes çështjet mbi të cilat mund të diskutojnë.

Në pikën A, nxënësit njihen me imazhin që përmban tabela e vendosur në Hënë nga “Apolo 11”, një mesazh

paqeje.

Po ju, ç’mesazh do të donit të dërgonit në hapësirë, nëse do të kishit mundësi ta dërgoni një të tillë?

Lihen nxënësit të punojnë në qetësi për 5 minuta. Lexohen disa prej tyre. Nxënësit vetë zgjedhin mesazhin që

u pëlqen.

Në pikën B, paraqitet puna e dy astronautëve në Hënë.

➢ Mbështetur mbi njohuritë tuaja dhe në informacionet e sjella, a mund ta përshkruani aktivitetin e tyre dhe

të krijoni disa emra për mjetet që shihni në figurë?

Nxënësit mund të punojnë në çift për këtë detyrë.

Në pikën C, nxënësit shohin një stacion hapësinor. Ata shpjegojnë se:

➢ Ç’është një stacion hapësinor?

➢ Përse shërben?

➢ Si mund të ndërtohet ai? Sa të tillë ka në hapësirë?

Nxënësit diskutojnë lirshëm. Ata që nuk kanë mundur të sjellin material, përpiqen të dëgjojnë me kujdes shokët

e tyre ose të mbajnë shënime.

Mësuesi\ja shton: A ju ka tërhequr ndonjëherë ideja e udhëtimit në hapësirë? Nëse po, me çfarë do të dëshironit

të udhëtonit? (Nxënësit janë të lirë në zgjedhjen e udhëtimit sipas fantazisë së tyre)

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (shkrim i lirë, turi i galerisë)

Më pas mësuesi\ja kërkon nga nxënësit të shkruajnë një tregim fantastiko-shkencor mbështetur në skemën e

dhënë në libër, faqe 83. Struktura e tekstit që nxënësit duhet të shkruajnë, duhet të përfshijë:

• prezantimin e protagonistit (ushtar Toni) dhe të situatës fillestare (viti 7552, Toka është vetëm një bazë

ushtarake, një anije kozmike ulet);

• prezantimin e disa prapaskenave (ekziston një aleancë ndërgalaktike, ekzistojnë dy perandori);

• vazhdimin e ngjarjes;

• zhvillimet negative (ushtar Tonin e burgosin);

• ecurinë pozitive (Toni arratiset dhe kthehet në Tokë)

117


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• zgjidhjen (Toni udhëheq rimarrjen e Tokës).

Sigurisht, nëse ndonjë nga nxënësit do të shkruajë diçka tjetër që s’ka lidhje me skemën e dhënë, është i

lirë ta shkruajë. Mësuesi\ja sqaron se këto sugjerime janë vetëm ndihmëse dhe jo të detyrueshme të ndiqen.

Nxënësit nuk duhet të harrojnë t’i vendosin një titull krijimit të tyre.

Mësuesi\ja sqaron se në përfundim të detyrës secili nga nxënësit mund të vlerësojë punën e tij, duke u

ndihmuar nga tabela e vetëvlerësimit në fund të faqes 83.

Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për realizimin e kësaj detyre. Mësuesja kalon bankë më bankë dhe i

ndihmon kur ata kanë nevojë.

Kjo detyrë vazhdon edhe orën e dytë, pasi puna me shkrim do të zhvillohet në dy orë.

Në përfundim të detyrës, nxënësit lexojnë disa nga shkrimet e tyre dhe diskutojnë se cili u pëlqen më shumë

dhe pse.

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi për idenë, respektimin e strukturës së një tregimi fantastiko-shkencor, për

origjinalitetin, si dhe respektimin e rregullave drejtshkrimore në shkrimin e tyre imagjinar. Shkrimet më të mira

mund të vlerësohen me notë sipas planifikimit të mësuesit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Përcaktori kallëzuesor

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• identifikon në situatën e të nxënit përcaktorin

kallëzuesor.

• ndërton fjali, situate me përcaktor kallëzuesor.

Situata e të nxënit: Janë zgjedhjet për

senator të klasës. Ti ke vendosur të

kandidosh. Bëj prezantimin të profilit dhe të

programit tënd.

Fjalët kyç:

përcaktor kallëzuesor, kryefjalë, kundrinor,

lidhje të dyfishtë

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë e pavarur, të nxënët në bashkëpunim, mbajtja e

strukturuar e shënimeve.

118


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Mësuesi shtron situatën për të cilën do të punojnë nxënësit.

Ndërtohet një paragraf ligjërimi (5 – 6) fjali.

Hapi II

Prezantimi i punës nga nxënësit mund të bëhet para klasës duke krijuar atmosferën e kërkuar nga situata e

ligjëruesit – dëgjuesit

• Orientohen nxënësit të jenë të vëmendshëm si dëgjues për të shkëputur fjali ku të jenë përdorur

përcaktorë.

• Veçohen grupet emërore që kanë përcaktorë të thjeshtë si dhe përcaktorë kallëzuesorë. Shkruajini në

tabelë. P.sh.:

Unë quhem Sidrit

aftësi organizuese

ndihem i respektuar

dëgjues i mirë

E quaj këtë vendim të rëndësishëm.

- Ndihmojini nxënësit të arrijnë vetë në zbulimin e informacionit të ri përmes pyetjeve.

Shembulli 1: aftësi organizuese.

• Ç’lidhje krijon fjala përcaktuese me fjalën bërthamë?

(lidhje të drejtpërdrejt)

• Po të ndryshojmë rendin e përcaktorit a qëndron kuptimisht ky GE?

(jo)

Shembulli 2: Unë ndihem i respektuar.

• Cilat janë dy gjymtyrët kryesorë të fjalisë?

unë

ndihem

• Me cilat gjymtyrë kryesorë të fjalisë krijon lidhje fjala i respektuar.

- krijon lidhje me KR (unë) dhe

kallëzuesin (ndihem)

• Paraqiteni në mënyrë skematike

Unë

ndihem

i respektuar si?

• A qëndron kuptimi i fjalisë nëse ndryshojmë rendin e fjalës i respektuar?

• Karakteristikë të cilës gjymtyrë tregon?

KR

Mbështetur në analizën e dy shembujve, në ç’përfundim arrijmë?

Shembulli 1

• përcaktor i thjeshtë

• ka lidhje të drejtpërdrejtë

• ka emër bërthamë

• rendi i zakonshëm është i përcaktuar

• vetëm për arsye statistikore ndryshon dhe ndërton zhvendosje artistike

Shembulli 2

• Fjala përcaktuese përcakton emrin bërthamë KR dhe kallëzuesin.

• Krijon lidhje të dyanshme përmes kallëzuesit, dhe ngjason me rrethanorin e mënyrës.

• Rendi i fjalës përcaktuese mund të ndryshojnë.

Mbështetur në këto veçori i respektuar është përcaktor kallëzuesor i kryefjalës.

119


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi III

Mbajtja e strukturuar e shënimeve.

Nxënësit orientohen në tekst.

Lexojmë informacionin: llojet dhe me se shprehen.

Ndërtojmë skedën dhe e plotësojmë me shënimet e mbajtur si:

Llojet shembuj me se shprehen

• PC/kall KR

• PC/kall KD/KZHD

Hapi III

Zbatimi në praktikë i njohurive të marra.

Punohen ushtrimet 1 – 6 sipas kërkesës së dhënë

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për zbatimin në praktikë të njohurive. Analizën sintaksore të fjalive.

Jepet detyrë shtëpie një nga ushtrimet e tekstit ose një detyrë krijuese.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Drita është si uji ( ora I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• diskuton për marrëdhëniet e tij me prindërit;

• lexon tekstin për t’u përgjigjur rreth pyetjeve të të kuptuarit;

• parashikon ngjarjet nisur nga situata e dhënë;

• identifikon elementet reale dhe të trilluara në tekst.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Fjalë kyç: dritë, ujë, elemente reale

dhe jorelae.

Metoda teknika dhe veprimtari të nxënësve: imagjinatë e drejtuar, analizë teksti, punë e drejtuar, punë

e pavarur, diskutim, punë e pavarur me shkrim.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; imagjinatë e drejtuar

Nxënësve u kërkohet të shkruajnë disa minuta një tekst në lidhje me ndonjë ëndërr të cilën e kanë përjetuar

edhe si realitet. Këtu nxënësit japin përshtypjet e tyre në lidhje me këtë fakt, si e kanë përjetuar në realitet dhe

si në ëndërr.

Nxënësit japin shembuj se ç’qëndrim mbajnë prindërit për dëshirat dhe fantazitë e tyre, duke treguar sa

mbështetje gjejnë tek ta për përmbushjen e tyre.

120


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• Ndërtimi i njohurive, Analizë teksti, pyetje-përgjigje.

Lexohet pjesa nga një nxënës dhe, nëse ka fjalë e shprehje të paqarta, shpjegohen përmes kontekstit ose

përmes fjalorit.

Në fund të leximit u kërkojmë nxënësve të japin thelbin e ngjarjes, duke identifikuar personazhet, ngjarjen dhe

vendin ku zhvillohet ngjarja.

Nxënësit dallojnë cila pjesë i përket realitetit në tekst dhe cila ëndrrës.

Prezantimi i njohurive; diskutim

Bëhet identifikimi i ngjarjeve sipas pyetjeve në tekst.

Ushtrimi 1. Në këtë tregim bëhet fjalë për imagjinatën e shfrenuar të fëmijëve.

Ilustrimet... të mërkurën që erdhi.....deri.....në fund.

Ushtrimi 2. Madridi për familjen është një vend ku nuk mund të bëheshin aktivitete detare, sepse nga Vertagena

de India, ku e kishin shtëpinë në mol, në Madrid jetonin në një apartament në kat të pestë.

Ushtrimi 3. Këto detaje tregojnë se fantazia e fëmijëve dhe pritshmëria e prindërve ishin larg njëra-tjetrës.

Megjithatë, prindërit pak nga dëshira që t’u japin fëmijëve gjithçka, pak nga fakti që kishin marrë një çmim ua

realizuan ëndrrën e tyre për një barkë, duke vënë në punë fantazinë e fëmijëve.

Marrëdhënia ideale mes tyre do të ishte që të merrnin pjesë dhe prindërit në festimet, ëndrrat, realitetin e tyre

fëmijëror, në mënyrë që të njihnin më mirë botën e tyre.

Nxënësit mund të japin interpretime të ndryshme.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Tema mësimore: Drita është si uji ( ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• përcakton rolin e ndërthurjes së elementeve reale me ato

fantastike;

• analizon anën gjuhësore në tekst në funksion të stilit;

• komenton thënie e shprehje nga teksti;

• jep përmbledhje ne pjesës bazuar në fjalët kyç.

Fjalë kyç:

dritë, ujë, personazh, fantazi

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Metoda teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, diskutim, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Nxënësit vazhdojnë me aparatin pedagogjik për të nxjerrë në pah mjeshtërinë e Markezit në ndërthurjen e

realitetit me fantazinë. Kështu, gjatë tregimit vetëm elementi i lundrimit në dritë ndan realitetin nga fantazia dhe

kjo shkrirje është mjeshtëri që fut dhe lexuesin në botën tregimit magjik për ta përjetuar si të tillë.

121


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi II

Nxënësit punojnë për nxjerrjen e pikave të tregimit sipas planit të pavarur dhe, në bazë të tyre, rishkruajnë

përmbledhjen e pjesës, pasi kanë nxjerrë dhe fjalët kyç të tekstit.

Hapi III.

Nxënësit rikthen në tekst dhe dallojnë në të pjesët rrëfyese, përshkruese dhe dialogët, duke treguar raportin e

përdorimit mes tyre, por edhe rëndësinë që ka ndërthurja e tyre në ndërtimin tregimit.

Pjesa më e madhe e rrëfimeve përshkruese i përket fantazisë dhe një pjesë e tyre i përket përshkrimit të qytetit

ose të jetës së prindërve larg fëmijëve.

Hapi IV

Nxënësit me ditarët e të nxënit komentojnë domethënien e paragrafit të fundit, për të arritur në konkluzionin se

fantazia e tyre prej gjenish të vegjël vazhdonte.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në

nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Gjymtyrët homogjene

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dallon gjymtyrët homogjenë në situatë;

• ndërton GE dhe GF me gjymtyrë homogjenë;

• argumenton kur gjymtyrët janë homogjene.

Situata e të nxënit:

Risill në imagjinatë ekskursionin e fundit

me shokët e klasës në lëndën e biologjisë.

Përqendrohu te:

- ndjesitë e përjetuara para, gjatë ose pas

- udhëtimit,objektet që vëzhguat

- ngjyrat e stinës që perceptuat

Fjalët kyç:

gjymtyrë, homogjene, fjalë përgjithësuese

raporte barazie, punë në grup

122

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: imagjinatë e drejtuar, udhëzues i të lexuarit ndërveprues.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Përzgjidhen nxënësit që do të lexojnë situatën e shtruar që në hyrje të mësimit.

Hapi II

Identifikohen gjymtyrët kryesore dhe të dyta.

Veçohen gjymtyrët që listohen njëra pas tjetrës e kryejnë të njëjtin funksion në fjali, p.sh.:

sytë u mahnitën nga ngjyrat e shumta të pranverës; e kuqja, e bardha, jeshilja dhe e verdha e zambakut

vallëzonin në lëndinë.

• Ç’raporte vendosen mes këtyre gjymtyrëve?

• Cilat mjete lidhjeje i vendosin këto raporte?

• Ç’figurë letrare ndërtohet?

Përmes këtyre pyetjeve nxënësit arrijnë në zbulimin e informacionit të ri.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi III

Gjatë leximit të informacionit në tekst nxënësit udhëzohen të identifikojnë katër kushtet që duhen plotësuar

për të pasur gjymtyrë homogjene. Paraqiten të përmbledhura.

Kushtet

shembull

• Çifte fjalësh → varg gjymtyrësh

• Vendos raporte

barazie (lidhëza, intonacioni)

• Kanë të njëjtën funksion sintaksor

• Lidhen më të njëjtën gjymtyrë

P. sh.: Deti nuk dukej as i kaltër, as i pafund si ditëve të tjera.

DETI

i kaltër, i pafund → çift fjalësh

i kaltër i pafund - as…as

raporte barazie

dukej

- përcaktor kallëzuesor i kryefjalë

- ka lidhje të dyfishtë

Shpjegohen veçoritë e vargjeve homogjene:

a. të mbyllura: pas gjymtyreës së fundit, nuk shtohen gjymtyrë të tjera

b. të hapura: shtohen gjymtyrë

c. përdorimi i fjalëve përgjithësuese

ç. shenjat e pikësimit pranë tyre

Për këtë informacion vëmendja të përqendrohet tek analiza e shembujve në tekst.

Hapi V

Zbatimi në praktikë i njohurive.

Për të arritur realizimin e plotë të kompetencave të të nxënit, klasa ndahet në disa grupe, të cilët punojnë

ushtrimet 1 – 6.

Argumentimi shoqëron çdo veprim.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për:

ndërtimin e situatës të të nxënit

argumentimet që sjellin për gjymtyrët homogjene.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Ushtrime për gjymtyrët homogjene

Situata e të nxënit:

Prindërit gjithmonë më tërheqin vëmendjen

për rrëmujën që krijoj në dhomën time dhe

sidomos për mosrespektimin e orarit të

veprimeve të mia.

123


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

• zbaton në praktikë përdorimin e gjymtyrëve homogjene.

• dallon gjymtyrët homogjene.

• përcakton funksionin e tyre.

• ndërton situate të të nxënit me këto gjymtyrë.

Fjalët kyç:

gjymtyrë homogjene, funksion, raporte,

mjete lidhjeje

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: harta e konceptit, punë me grupe.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Nxënësit plotësojnë grafikun “Harta e konceptit”.

Ç’funksione kryejnë?

Çfarë janë?

Cilës klasë i përket fjala

përgjithësuese

gjymtyrët homogjene

Ç’raporte vendosin?

Ç’shenja pikësimi vendosen?

Cilat janë llojet e vargjeve homogjene?

Ç’figurë letrare ndërtojnë?

Hapi II

Situata e të nxënit prezantohet në këtë hap për të ballafaquar qëndrueshmërinë e njohurive të marra.

Hapi III

Zbatimi në praktikë i njohurive.

Klasa ndahet në 5 grupe. Secilit grup i kërkohet të bëjë punë me kërkesa të veçanta.

Grupi 1 – Ushtrimi 1 Kërkesa e ushtrimit

- dallon gjymtyrët e dyta homogjene; - përcakton funksionin; - me se shprehen; - mjetet e lidhjes

Grupi 2 Kërkesa e ushtrimit 4

u kërkohet: me se shprehet dhe mjeti lidhës

Grupi 3 Punohet siç është kërkesa

u kërkohet edhe pikësimi

Grupi 4 Punohet ushtrimi 7 u kërkohet: funksioni dhe mjetet e lidhjes

Grupi 5 Nxënësit grupojnë kallëzuesit në bashkësi sipas kërkesës së tekstit

Ushtrimi 10 mund të shfrytëzohet për punë për portofol.

• realizimi i shkrimit

• nënvizimi i gjymtyrëve homogjene

• emërtimi i funksionit të tyre

• shenjat e pikësimit

124

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për:

ndërtimin e situatës

argumentet mbështetëse

përkushtimi në situatën e të nxënit


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Plaku dhe deti (ora I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• sjell informacion për Ernest Heminguejn dhe veprën e

tij letrare;

• lexon pjesën për t’u përgjigjur pyetjeve rreth të

kuptuarit;

• interpreton temën e trajtuar nga autori për të dhënë

kontekstin e ngjarjeve.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

https://www.youtube.com/watch?v=HJpGizLfN3k

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

https://www.youtube.com/

watch?v=HJpGizLfN3k

Fjalë kyç:

plaku, deti, mbijetesë, luftë, peshkaqen.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

Arte

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: stuhi mendimi, vëzhgim i materialeve në video-projektor,

punë e drejtuar, lexim i pjesës, pyetje-përgjigje, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve, stuhi mendimi

Nxënësit që nga viti i kaluar njohin “shkrimtarët e brezit të humbur”, prandaj diskutojnë në klasë rreth autorëve

më përfaqësues dhe tematikës që ata trajtuan, duke përcaktuar dhe se pse u quajtën të tillë.

Brezi i humbur

Emërtimi “brez i humbur” iu dha fillimisht brezit të shkrimtarëve të rinj amerikanë, që u takoi të burrëroheshin

në vitet e Luftës I Botërore dhe të bënin emër në letërsi gjatë viteve njëzet. I tillë qe rasti i Heminguejt.

Problemi me këtashkrimtarë ishte se panë tëshembeshin në fushëne betejës tërë idealet etyretë mëdha dhe për

këtë shkak orientoheshin me vështirësi në botën e pasluftës. Heminguej, për shembull, në momentin kur u

kthye nga fronti, ku i shpëtoi vdekjes për një fije, ndihej tepër i ndryshuar dhe e pati mjaft të vështirë të

përshtatej me jetën që bënte përpara apo të riintegrohej në familje e në shoqëri. Ngaqë prindërit nuk e kuptonin

dot, ai qe prishur me ta dhe në dhjetor 1920 qe shpërngulur bashkë me të shoqen të jetonte në Paris. Këtu ai

ra nën ndikimin dobiprurës të poetit Ezra Paund dhe të shkrimtares Gertrudë Shtajn, që e nxitën të shkruante

për përvojën e jashtëzakonshme të jetës e të vdekjes të përjetuar në llogoret e luftës. Madje emërtimi “brez

i humbur” e ka zanafillën nga një vërejtje e kësaj shkrimtareje drejtuar djaloshit Heminguej: I tillë qe Erih Maria

Remark, që fitoi famë të përbotshme me romanet “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” dhe “Tre shokët”, në të cilët

tregohet sesi një brez i tërë të rinjsh u sakrifikua si mish për top në famëkeqen “luftë të transheve”. Në kuptim më

të gjerë, jo veç shkrimtarët, po tërë ata që përjetuan tmerrin e dy luftërave, mund të quhen një “brez i humbur”.

Përpjekja e parë e popujve me fashizmin ndodhi më 1936 në Spanjë, ku brigadat ndërkombëtare luftuan për

mbrojtjen e Republikës. Mirëpo Lufta e Spanjës ishte vetëm preludi i Luftës II Botërore të viteve 1939-1945,

ku u përfshi sërish mbarë Europa. U deshën shkatërrimi dhe dhuna e tmerrshme prej bombës atomike,

që fashizmi të gjunjëzohej e lufta të merrte fund. Të këtillë realitet, as njerëzit më pesimistë nuk e kishin

imagjinuar. Heminguej jetoi në një realitet të tillë dhe andej nxori forcën e vet krijuese.

Nxënësve u jepen fakte nga materiali i mësipërm për të zgjeruar njohuritë e tyre.

125


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• Ndërtimi i njohurive;vëzhgim i materialit në video-projektor, lexim i pjesës, diskutim.

U vendosim nxënësve një dokumentar të shkurtër, ku jepen faktet kryesore nga jeta dhe vepra e Heminguejt.

Nxënësit diskutojnë materialin dhe ato që dinë për Heminguejn.

Kalohet në leximin e pjesës dhe diskutimin e fjalorit, nëse ka paqartësi apo fjalë që nuk i njohin, duke i

shpjeguar përmes tekstit.

Lexohet shënimi rreth autorit dhe romanit pas pjesës së dhënë dhe vazhdohet me shtjellimin e çështjeve.

• Prezantimi i njohurive. pyetje-përgjigje

Ushtrimi 1

Dhe vetë vepra “Plaku dhe deti” ka në qendër luftën e vazhdueshme të njeriut për mbijetesë.

Plaku është në fund të jetës së tij dhe, megjithatë, lufton me jetën (detin plot dallgë e të pafund) dhe me të

papriturat e saj (peshkaqenin). Dhe, ndonëse i ka mbetur pak fuqi në këtë agoni të jetës, plaku Santiago fiton.

Ushtrimi 2

Plaku dhe peshkaqenët janë dy kampet e kundërta në luftën për ekzistencë, ndërkohë peshku është trofeu

i mbijetesës, ndërsa peshkaqeni armiku i pashmangshëm, kundrejt të cilit duhet luftuar për të mbijetuar dhe

ruajtur trofeun e mbijetesës.

Vlerësimi. Vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie: Kërkim në internet për realizimin e filmit.

Përgatitni një skedë me të dhënat kryesore mbi filmin.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Të lexuarit

Tema mësimore: Plaku dhe deti (ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• komenton monologët e plakut me ditarët e të nxënit;

• analizon veçori të stilit të autorit, si për shembull, teknikën “ajsberg”;

• krahason pjesë të realizimit kinematografik me ato të librit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja e nxënësve.

https://www.youtube.com/ëatch?v=gGsBn7rTeZg

Situata e të nxënit: Punë

me tekstin

https://www.youtube.com/

watch?v=gGsBn7rTeZg

Fjalë kyç:

plaku, deti, film, personazh,

mesazh.

Lidhja me fushat e tjera

dhe temat ndërkurrikulare:

Arte

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, ditarët e të nxënit, tabela e krahasimit, diskutim.

126


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I.

U vendosim nxënësve minutat e fundit të filmit “Plaku dhe deti”, në të cilin roli i plakut Santiago realizohet nga

aktori Antoni Kuin.

Pasi shohin me vëmendje momentet e fundit të filmit, nxënësit lexojnë pjesën dhe diskutojnë mbi të përbashkëtat

dhe ndryshimet mes tyre.

Këtu nxënësit mund të pyeten nëse i tërheq realizimi i filmit dhe nxiten të bëjnë krahasimin midis përfytyrimit që

u lind nga leximi dhe mes ekranizimit që ka bërë regjisori dhe stafi që ka realizuar filmin. Kështu, në tekst dialogu i

Santiagos me veten ka shumë forcë e domethënie krahasuar me filmin. Regjisori është bazuar në veprën letrare

për ndërtimin e kësaj skene, por nga mesazhi dhe bota e Santiagos mbetet gjithmonë diçka e padeshifruar.

Hapi II

Ushtrimi 3

Trajta e shkurtër “na” tregon se plaku dhe peshku qenë bërë një. Ai është simbol i triumfit të tij mbi detin, është

“shoku” i tij në këtë udhëtim dhe tashmë janë bashkë e të pandarë në rrugën e kthimit për në shtëpi. Ishte era

e gjakut të peshkut të vrarë, që i ndolli peshkaqenët dhe tashmë plakut Santiago i duhet të luftojë për të dy.

Pikë 4

Santiago tashmë në këtë fazë të jetës nuk është më një peshkatar i çfarëdoshëm, ai mund të quhet mjeshtër

i peshkimit dhe, së fundmi, forca e tij nuk mjafton për ta mposhtur detin, ai me domosdo duhet të përdorë

eksperiencën, hiletë, mjeshtërinë që ka fituar, por, mbi të gjitha, arsyeja e fitores është guximi që e ka shoqëruar

gjithmonë, që është dhe çelësi i mbijetesës së tij.

Hapi III

Ushtrimi 5 - Ditarët e të nxënit.

Të dyja justifikimet janë pjesë e luftës dhe të dialogut të brendshëm të Santiagos, e pavetëdijshmja, që

shprehet përmes vrasjes së peshkut për ta përdorur si ushqim për të mbijetuar dhe vetëdijshmja, që e bën të

ndihet mëkatar për vrasjen e peshkut, sepse, siç mendon Santiago, ai nuk e ka vrarë vetëm nga nevoja për

mbijetesë, por dhe nga kryelartësia. Të dyja arsyetimet janë të vërteta dhe qëndrojnë.

Ushtrimi 6

Plaku dhe viktima tashmë janë një, ai nuk mund të kthehet i mundur nga deti, sepse ai është trofeu i punës së tij.

Ushtrimi 7

Fjali që mund t’i drejtohen një dialoguesi: Unë e vrava për t’u mbrojtur, - tha plaku me zë të lartë. - Dhe e vrava

me zotësi të madhe.

Fjali që një dialogues mund t’ia drejtonte plakut: “T’i s’e vrave peshkun për t’ua shitur të tjerëve..”

Ushtrimi 8

Teknika “ajsberg” nënkupton që me pak fjalë të thuhen shumë gjëra, çka e bën interpretimin e veprës akoma

më të shumëfishtë.

E gjithë thënia mund të ketë një sërë interpretimesh e përkthimesh. Sillen interpretimet e nxënësve, si: shpresa

për një kthim të lavdishëm në breg, shpresa për mbijetesë etj. Nxënësit lihen të lirë në interpretime.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

127


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Tipat e fjalive sipas kumtimit

Fjalia dëftore dhe pyetëse

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon në tekste të ndryshme këto dy lloj tipa fjalish;

• zbaton në praktikë përdorimin e 2 tipave të fjalisë;

• argumenton veçoritë e përdorimit të këtyre 2 tipave.

Situata e të nxënit:

Në klasën tuaj ka ardhur për të marrë

mendimin tuaj një përfaqësues i organizatës

së mbrojtjes së kafshëve në terren. Ju doni të

njihni veprimtarinë e kësaj organizate si dhe

idetë bashkëpunuese me shkollat.

Fjalët kyç:

fjali pyetëse, dëftore, veçori, shenja pikësimi

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skedë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Leximi i koduar, Diagrami i Venit, marrëdhëniet pyetjepërgjigje,

punë në grup.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Fillimisht prezantohet situata e të nxënit.

Udhëzohen nxënësit të përqendrohen te struktura e ndërtimit të fjalisë dëftore, fjalisë pyetëse si dhe të shenjat

e pikësimit të përdorura në situatë.

Hapi II

Lexim i koduar. Nxënësit orientohen:

- të lexojnë me kujdes informacionin mbi fjalinë dëftore dhe pyetëse në tekst;

- të bëjnë shënime në tekst për karakteristikat e secilit tip fjalie.

Pyetjet e mëposhtme shënohen në tabelë

Ç’kumton fjali dëftore?

Si paraqitet veprimi?

Ç’mënyrë e foljes përdoret?

Cili është rendi i zakonshëm i gjymtyrëve?

Ç’lloj informacioni ka?

Cili është ndryshimi mes fjalisë dëftore dhe dëftore – thirrmore.

Informacioni i zbuluar në tekst përmblidhet në skedën “Fjalia dëftore” dhe mbahet si ndihmëse për ushtrimet

dhe vështrimin krahasues

Zbatim praktik

Përzgjidhen 2 – 3 fjali të përdorura në situatë dhe analizohen tiparet e nxjerra nga teksti.

Hapi III

Mësimi vazhdon po me të njëjtin ritëm.

Pyetjet për fjalinë pyetëse:

1. Cilat janë tiparet dalluese të qarta të fjalive pyetëse?

128


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

2. Si është informacioni në këtë tip fjalie?

3. Me çfarë nis zakonisht fjalia pyetëse?

4. Cili është rendi i fjalive pyetëse?

5. Kur një fjali pyetëse është e drejtë dhe e zhdrejtë?

6. Cilës gjymtyre të fjalisë i drejtohet kërkimi i informacionit?

7. Ç’lloj fjali pyetëse ndërtojmë?

Ndërtohet skeda “Fjalia pyetëse” me informacionet e zbuluara. Me dy skedat e përgatitura bëhet vështrimi

krahasues.

Diagrami i Venit

Fjalia dëftore

-

-

-

-

-

të përbashkët

Fjalia pyetëse

-

-

-

-

-

Hapi IV

Zbatimi në praktikë i njohurive

Punë në grup

Grupi I – Punohen ushtrimet 2 – 3 të grupuara sipas kërkesës.

Grupi II – Punohet ushtrimi 4. Nxënësit grupojnë në 2 bashkësi përgjigjet e fjalive pyetëse tërësore e të

pjesshme.

Grupi III – Punohet ushtrimi 5 sipas kërkesës.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6

Vlerësimi: Nxënësi vlerësohen për: ndërtimin e situatës dhe argumentimin e njohurive të marra gjatë punës

me tekstin dhe zbatimin në praktikë të njohurive.

129


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Odin Mondvalsen (ora I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• sjell informacion për konceptin “liri fjale”, në periudhën

e diktaturës.

• lexon pjesën për të dhënë kuptimin e saj të parë dhe

kontekstin.

• lidh personazhin me jetën e autorit.

• evidenton fakte lidhur jetën e personazhit.

Burimet: “Gjuha shqipe

nxënësve.

9”, libri digjital, përvoja të

Liri e fjalës

Fjalë kyç:

Odin Mondvalsen, Kasem Trebeshina,

personazhi.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

• Shkenca dhe shoqëria

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: diskutim, rrjeti i diskutimit, lexim i pjesës, ditarët e të

nxënit, pyetje-përgjigje.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi, diskutim.

Çdo të thotë “Liri e fjalës”?

Nxënësve u është kërkuar të gjejnë informacione nga lëndët e tjera mësimore, nga prindërit dhe nga burime

të tjera, si libra e dokumentarë, për konceptin “liri fjale”.

Fillon tema me përkufizimin e konceptit nga vetë nxënësit dhe me mënyrën si trajtohej “liria e fjalës” në diktaturë.

Nxënësit mund të sjellin shembuj realë, historikë apo nga veprat e lexuara në lidhje me këtë koncept.

• Ndërtimi i njohurive, lexim teksti, diskutim

Nxënësit lexojnë me kujdes pjesën, duke u ndalur dhe në fjalë e shprehje që nuk janë të njohura dhe i

shpjegojnë ato përmes kontekstit ose fjalorit.

Nxënësit japin kuptimin e parë që deshifrojnë nga teksti dhe më pas duke u ndalur në interpretimin e dhënë,

japin kontekstin e saj.

• Prezantimi i njohurive; pyetje-përgjigje, diskutim,ditarët e të nxënit.

Ushtrimi 1

a. Më parë kisha një emër...., i kishte humbur gomari,..., mblodhëm domate, kunguj...;

Nga këta shembuj dhe nga mënyra e sjelljes së personazhit, kujtimet dhe mënyra se si ai i rikujton ato kuptojmë

se shpërfytyrimi i personazhit është i tejskajshëm.

130


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

b. Shkruaj!- urdhëroi Hetuesi sekretarin e tij. – Erdha në Botën e Re për qëllime spiunimi.

Strukturat e shtetit, përveçse shpërfytyrojnë të tjerët me dhunën psikologjike që ushtrojnë, paraqiten dhe vetë

të shpërfytyruar prej ideologjisë, dhe shohin armiq dhe aty ku nuk ka.

Ushtrimi 2

Kjo shprehje do të thotë se të presekutuarit në kampet e përqendrimit trajtoheshin aq keq, sa ishte më mirë të

jetoje në çmendinë. Nxënësit mund të japin disa shpjegime dhe lihen të lirë në interpretimin e tyre.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Odin Mondvalsen (ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• identifikon të dhëna të së shkuarës së personazhit në

tekst;

• diskuton për lidhjen mes kohës dhe të vendit të zhvillimit të

ngjarjeve;

• evidenton elementet e romanit modern përmes fragmentit;

• vendos paralele mes dy jetëve të personazhit, në të

tashmen e në të shkuarën;

• dallon elemente stilistike të ironisë dhe të satirës në tekst;

• shpreh në një ese mendimin e tij mbi konceptin e “lirisë së

fjalës” sot e në të shkuarën.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

https://www.youtube.com/watch?v=QHfmHBPaa8s

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

https://www.youtube.com/

watch?v=QHfmHBPaa8s

Fjalë kyç:

Odin Mondvalsen, Kasem Trebeshina,

diktaturë, spital psikiatrik, personazhe

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

Shkenca dhe shoqëria.

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, vëzhgimi i materialeve në video, diskutim, punë

e pavarur, punë e drejtuar, shkrim i lirë.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Ushtrimi 3

U vendosim nxënësve në video materialin për Kasem Trebeshinën dhe u kërkojmë të regjistrojnë momentet

kyç të jetës së tij.

Rikthehen në tekst për të lexuar pjesën dhe për të nxjerrë momentet kyç të jetës së personazhit në:

• në të shkuarën (mblodhëm kunguj, domate, dhe qiqra, pesë vetë në një gomar, ne ishim të pestë komisarë,

ata të katër vdiqën në hënë);

• në të tashmen (njerëz me bluza të bardha vijnë vërdallë, erdha në botën e re për qëllime spiunimi, të më

shtrojnë në dru).

131


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

HAPI II

Ushtrimi 4

Vërehet një çekuilibrim i vetëdijes së personazhit, në një pikë të atillë sa mendja e tij rrok hapësira joreale dhe

trillon ngjarje të paqena.

Ushtrimi 5

Kjo mënyrë e shkrimit të titullit e nëntitullit nuk është karakteristik për romanin tradicional, por për romanin

modern. (shprehje të mendimeve pa censurë, shmangie të logjikës në mënyrën e të shprehurit). Ndryshimi i

rendit të kapitujve, titujt dhe nëntitujt e çuditshëm krijojnë një paralelizëm artistik me gjendjen e personazhit.

Ushtrimi 6.

Dialogu ndërmjet Odinit dhe hetuesit, për vetë gjendjen psikike të Odinit, zhvillohet jashtë modelit të marrjes

nën hetim të të pandehurit nga hetuesit. Odini thotë atë që i vjen më parë ndër mend, pa marrë parasysh se

çfarë kërkon hetuesi, ndërsa hetuesi pavarësisht se kë ka përpara dhe çfarë thotë ai, kërkon përgjigjen që do

të dëgjojë.

Ushtrimi 7

Ironia dhe sarkazma janë një hap larg njëri-tjetrit, sepse autorit nuk i mjafton të konstatojë dukuri jonormale

nëpërmjet ironizimit të sistemit, por kërkon të godasë përmes sarkazmës pikërisht këtë realitet e sistem.

Ushtrimi 8

Pamje realiste janë: njerëz me bluza të bardha vijnë vërdallë; i pandehur, vetëm përgjigju!;dhe i urdhëroi rojet

ta shtrojnë në dru etj.

Pamje të mendjes së sëmurë janë: ishte një gjë e trishtuar të shikoje Tokën nga Hëna; u nisëm për në Mars

që ta gjenim etj.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie: Bëni një shkrim të lirë, ese shpjeguese, ku të shpjegoni konceptin tuaj për lirinë e fjalës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (ora I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore

Nxënësi/ja:

• lexon tekstin për t’u përgjigjur rreth të kuptuarit të pjesës;

• përcakton personazhet, kohën dhe hapësirën e ngjarjeve;

• ndërton organizuesin grafik të personazheve referuar pjesës;

• shkruan një ese lidhur me temën e trajtuar në fragment.

Situata e të nxënit: punë me

tekstin

Fjalët kyç:

Zylo, sukses, Demkë, burokraci,

satirë

132


Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve, materiale

të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Lidhja me fushta e tjera dhe

temat ndërkurrikulare:

• Vendimmarrja morale

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, lexim në role, diskutim, organizues grafik, ese.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja zhvillon një diskutim me nxënësit rreth pyetjeve:

-Ç’është burokracia?

-A mendoni se mendimi i lirë dhe i emancipuar duhet kundërshtuar apo luftuar?

Nxënësit shprehin opinionet e tyre, të cilat i diskutojnë me njëri-tjetrin. Për termin “burokraci”, nëse kuptimi

nuk del i plotë, ndërhyn mësuesi duke e shkruar:

Për mësuesin

Burokracia: sistem qeverisjeje, me shumë nëpunës, që janë të shkëputur nga

populli dhe veprojnë në kundërshtim me interesat jetësore të

njerëzve, që mbivlerësojnë shkresat, zvarritin punët dhe pengojnë zgjidhjen e çështjeve.

Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë temën e re: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

Stuhi mendimesh.

-Çfarë dimë për shkrimtarin Dritëro Agolli?

Dritëro Agolli

Nxënësit i shtojnë njohuritë duke lexuar informacionin mbi autorin dhe veprën. Mësuesi/ja i njeh nxënësit

me llojin e romanit satirik dhe veçoritë e tij dalluese.

Nxënësit plotësojnë skedën me veçoritë e romanit satirik.

Skeda:

- Shkallëzimi rritës i humorit dhe talljes bën që ironia të arrijë në sarkazëm duke përfaqësuar një

opinion shoqëror.

- Rrëfimi vihet në shtratin e prozës me tiparet e komedisë së karaktereve.

- Plani komik krijohet nga pranëvënia e të kundërtave.

Hapi III. Lexim në role. Në këtë etapë lexohet pjesa në role. Nxënësit gjatë leximit do të nënvizojnë fjalë,

shprehje që kanë nota humori.

Mësuesi/ja ka shkruar në dërrasë ose në një tabak letre pyetjet:

-Ku dhe kur zhvillohet ngjarja në këtë fragment?

-Cilat janë personazhet pjesëmarrëse?

-Çfarë teme trajtohet?

-A ka nota ironie?

-Pse autori ka zgjedhur këtë mënyrë?

-Cili është konflikti që zhvillohet?

Nxënësi: Konflikti midis aftësisë dhe paaftësisë, midis punës dhe shpërblimit.

Nxënësit përgjigjen, diskutojnë me njëri-tjetrin dhe plotësojnë përgjigjen e duhur.

133


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Nxënësit lexojnë ushtrimin 2. Njohja me kontekstin e një vepre.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën:

Monizëm: 1. doktrinë filozofike, sipas së cilës bota dhe të gjitha dukuritë kanë

vetëm një fillesë a bazë, materien ose idenë, e kundërta dualizmi,

2. sistem politik e shoqëror që pranon udhëheqjen e shtetit dhe

përbërjen e qeverisë vetëm nga një parti e kundërta pluralizmi.

Nxënësit sjellin informacion që kanë marrë nga lëndët shoqërore për monizmin dhe burokracinë, si një

plagë e sistemit monist, që lufton mendimin e lirë dhe të emancipuar.

Në këtë kontekst ata diskutojnë edhe për personazhet: Zylon dhe Demkën, duke vënë në dukje tipare që

lidhen me kohën.

Ushtrimi 1. Ku zhvillohet ngjarja?

Koha

në fragment

në roman.

Nxënësi:

a) Në këtë fragment njihemi me shkëlqimin e shokut Zylo. Është koha kur ai shkëlqen me raportet e

Demkës në mbledhje. Ngjarja në fragment zhvillohet në konferencë.

b) Në roman ngjarjet zhvillohen në kohën e monizmit.

Hapi V. Mësuesi/ja do të realizojë objektivin e parë në këtë etapë. Nxënësi të identifikojë veçoritë e romanit

satirik. Shkruan në qendër të tabelës:

Hapi III. Në këtë hap do të punohet për karakterizimin e personazheve.

Romani Lloji Veçoritë

“Shkëlqimi dhe roman satirik - ka në qendër tipin e burokratit, individit, që identifikon veten me

rënia e shokut Zylo”

shtetin,

- ka nota humori dhe ironie, që shkojnë deri në sarkazëm,

- tema e luftës mes aftësisë dhe paaftësisë, mediokritetit dhe talentit,

- e hipokrizisë dhe intrigës që dalin shpesh fituese mbi të vërtetën,

- titulli i fragmentit dhe i romanit kanë nëntekst ironik,

- rrëfimi ka karakteristikat e prozës satirike, por edhe me tiparet e

komedisë së karaktereve.

Ushtrimi 3. Nxënësit do të rilexojnë fragmentin për të gjetur fjalë, shprehje që karakterizojnë personazhet.

Do të punohet me organizuesin grafik të personazheve.

Fjalët, shprehjet

- Zyloja lexonte

1. qetë, qartë, bukur.

Zyloja u vrenjt. Ai më hodhi një

vështrim të rreptë dhe pastaj me

një buzëqeshje të shtirë:

- Shoku Zylo

2. fshiu djersët dhe priti sa të

pushonin duartrokitjet.

Si përshkruhet personazhi?

Si ndihet?

- i ngurtë, i vetëkënaqur,

triumfues.

- Ka marrë forcë pas

konferencës, vërejtja tregon

epërsinë ndaj Demkës.

- Si një figurë komike, ndihet i

suksesshëm, fshin djersën që

nuk tregojnë lodhjen e tij.

Ç’mendime ju lindin?

1) Zyloja shkëlqen në sajë të raporteve

të shkruara nga ndihmësi i tij, Demka.

Është thithës i energjisë të të tjerëve.

2) Demka është një vëzhgues i

kujdesshëm; në ato djersë, shihet

djersa që ka fshirë ndihmësi kur e ka

shkruar raportin.

134


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi IV. Do të punohet me teknikën “Punë me shkrim”. Nxënësve u kërkohet të bëjnë një ese që lidhet me

një nga figurat e fragmentit. P.sh., për Demkën ata mund të shkruajnë esenë me titull “Guximin ke humbur, ke

humbur vetveten”.

Nxënësit duke u mbështetur në disa veçori karakterizuese të Demkës do të punojnë me esenë, si: Demka

karakterizohet nga frika, përulja. Ai hesht, nuk rebelohet, por përfundon e vuan tjetërsimin e tij.

Nxënësit shkruajnë deri në 15 minuta. Lexohen 3-4 punime dhe së bashku me nxënësit e tjerë, bëhet

vlerësimi për esenë më të mirë.

Nxënësit që s’e kanë përfunduar në klasë e vazhdojnë esenë si detyrë shtëpie.

Mësuesi vlerëson nxënësit pjesëmarrës.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore

Nxënësi/ja:

• identifikon fjalët kyç që i japin karakterin satirik veprës;

• dallon veçoritë e romanit satirik dhe ilustron përmes veprës;

• analizon shprehjet e figurshme në tekst;

• argumenton mendimin e tij për personazhet.

Situata e të nxënit: punë me

tekstin

Fjalët kyç:

satirë, personazh, Demkë, shoku

Zylo

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Lidhja me fushta e tjera dhe

temat ndërkurrikulare:

• Vendimmarrja morale

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, lexim në role, diskutim, organizues grafik, ese.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë temë mësimi me punimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit dhe mësuesi/ja

vlerësojnë detyrat.

Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”. Nxënësit do të gjejnë fjalë kyç që shkaktojnë humor.

• Në fjalët e Adilës:

-Dy javë të tëra u sfilit Zyloja

-Sa punë të vështirë ka Zyloja! Lodhet shumë!

-Atë pasdite që mbaroi raporti, ne bëmë festë. U shkarkua nga një barrë e rëndë.

-Si do të pritet raporti i Zylos?

-... po sa lezet i pati. Unë nuk e dija se Demka qenka shakaxhi!

135


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• Në fjalët e Demkës kemi një ironi qesëndisëse:

-E kam lexuar më përpara se shoku Zylo!

-E detyroi suksesi!

• Në reagimin e shokut Zylo autori e rrit shkallën e ironisë në sarkazëm:

Shoku Zylo fshiu djersët dhe priti sa të pushonin duartrokitjet.

-Ai ishte ende i skuqur, i skuqur e i djersitur nga lodhja. Por në qenien e tij ndiheshin një kënaqësi e madhe

dhe një lumturi e hapur.

Shoku Zylo u vrenjt. Ai më hodhi një vështrim të rreptë dhe pastaj me një buzëqeshje të shtirë:

- Demka rrallë bën shaka, po kur bën, bën!

Mësuesi/ja do të zhvillojë një veprimtari së bashku me nxënësit për të interpretuar rolin e personazheve,

duke hyrë në natyrën dhe karakteret e tyre.

Do të punohet me tabelë.

Fragmenti Lloji i figurës letrare Efekti stilistik

1. Fjala iu dha shokut Zylo. 1) metonimi 1. Raporti përbëhet nga fjalë.

2. Unë dëgjoja frazat e mia. 2) metonimi 2. Shkëlqimi i shokut Zylo mbetet në fushën

3. Ai i dha fund fjalës së tij. 3) metaforë e fjalëve, jo të veprave, që i ka bërë dikush

4. Tok me sallën ndjeva dhe unë 4) metaforë tjetër.

emocion, unë i panjohur, unë 5) shpreh. 3. Jep meritat e vërteta të këtij tipi shoqëror.

që rrija diku në një karrige në frazeologjike 4. Gjendja emocionale e Demkës është për të

auditorin e madh. 6) ironi ardhur keq. Ai vuan, ndihet i shfrytëzuar keq,

5. Mua më hipi në kokë një 7) shpreh. ndihet i zvogëluar në auditorin e madh, ka

marrëzi. frazeologjike frikë nga shefat.

6. Shoku Zylo fshiu djersët. 8) shpreh. 5. E quan marrëzi të thotë të vërtetën, të fyejë,

7. U përpoqa ta hedh mendjen frazeologjike të dalë nga natyra e tij e duruar, frikacake dhe

jashtë sallës. 9) metaforë/ironi e nënshtruar.

8. Unë e humba durimin. 6. Djersët e shokut Zylo i kujtojnë djersët e tij.

9. Shoku Zylo u vrenjt. Një 7. Adila i ka ndërprerë ëndrrën.

buzëqeshje e shtirë.

Hapi V. Roli që u është dhënë personazheve.

8. Maksimumi i së vërtetës së tij.

9. Rezistenca e Demkës ka marrë fund, ai e di

që nuk ka shpëtim nga raportet.

Shoku Zylo: është i paaftë, karrierist, mjeshtër i hipokrizisë, servilizmit, përvetësues i djersës së të tjerëve,

gëzon privilegje që nuk i meriton. Zylo është pjesë e mekanizmit që mban gjallë mentalitetin e zyrtarit.

Demka:

Adila:

Hapi VI. Në këtë etapë do të punohet me teknikën Balona.

Nxënësit, pasi kanë analizuar natyrën, karakterin dhe rolin e personazheve janë të gatshëm të zhvillojnë

veprimtarinë Balona. Hapat e veprimtarisë:

1. Do të ndahet klasa në tri grupe.

2. Nxënësit duhet të sjellin një argument, që personazhi i zgjedhur prej tyre është më i mirë se dy të tjerët.

Të sjellin argumente që (ndoshta) personazhi i tyre, edhe pse nuk është i tillë, është sistemi i tillë, mentaliteti i

zyrtarit, që po edukohej te njeriu.

3. U tregoni grupeve se cilët janë konkurrentët e personit që po studiojmë, në mënyrë që secili grup të

136


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

mendojë cilësitë e tij, përkundrejt personazheve të tjera në balonë.

4. Grupet zgjedhin nxënësin që do të luajë rolin e personazhit dhe argumentet që do të përdorë për ta

mbrojtur atë para klasës. Secili aktor duhet të përfaqësojë sa më mirë personazhin e tij, sepse balona nuk

mund të mbajë shumë personazhe.

5. Në kohën që personazhet brenda balonës aktrojnë dhe argumentojnë, nxënësit e tjerë mbajnë shënime

dhe vendosin se cili do të hidhet nga balona.

6. Nxënësit deri në 4 minuta diskutojnë për vendimin që do të marrin, duke përdorur argumente bindëse.

7. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit për këtë punë, veprimtari sa zbavitëse aq dhe e vështirë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6 i tekstit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Fjalia nxitëse e dëshirore

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon në tekste të ndryshme këto 2 tipa fjalish.

• zbaton në praktikë përdorimin e 2 tipave fjalish.

• ndërton situate të ndryshme të nxëni me përdorimin e

këtyre2 tipave fjalish.

Situata e të nxënit:

Skuadra e futbollit (volejboll, basketboll, grup

kërcimi etj.) e shkollës suaj ka mbërritur në

finale. Euforia juaj ka arritur pikën kulmore,

pasi që në minutat e para, një nga lojtarët

e skuadrës suaj ka shënuar gol (kosh, pikë,

perfomancë).

Fjalët kyç:

nxitëse, dëshirore, veçori, shenja pikësimi,

dëshirë sugjerim

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda, tabela.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhëniet pyetje – përgjigje, Diagrami i Venit, punë në

grup

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Prezantohet situata e të nxënit. Vëmendja përqendrohet te pasuria e fjalive nxitëse dhe dëshirore që nxënësi

lexon për të shprehur emocionet dhe dëshirat e tij.

U shpërndahen fletë A 4

ose tabakë letre (më parë janë porositur që të sjellin fletë A 4

ose tabakë letre), ku

nxënësit të ndarë në grupe shkruajnë si pankartë urimet, nxitjet më të arrira.

Hapi II

Marrëdhënie pyetje – përgjigje

Klasa ndahet në dy grupe. Secili grup punon njërin tip fjalie. p.sh.:

Grupi 1 Fjalia nxitëse. Grupi 2 Fjalia dëshirore

Shkruhen më parë fjalitë në tabelë.

137


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fjalia nxitëse

• Çfarë shpreh fjalia nxitëse?

• Ç’intonacion përdoret në këtë tip fjalie?

• Në cilën mënyrë përdoret folja në këtë tip fjalie?

• Cilat fjalë e shprehje mund të shoqërojnë fjalinë nxitëse?

• Si shprehet urdhri në fjalinë nxitëse të mirëfilltë?

• Kur fjalia nxitëse jo e mirëfilltë është e drejtpërdrejtë dhe e zhdrejtë?

• Kur fjalia nxitëse kthehet në fjali nxitëse – thirrmore?

• Ç’shenja pikësimi përdoret te fjalia nxitëse dhe te nxitëse – thirrmore?

Përgjigjet e pyetjeve shënohen në skedë ose në fletore. Ilustrohen me shembuj nga situatat e ndërtuara.

Hapi III

Po me këtë teknikë studimi punohet edhe me fjalinë dëshirore.

Fjalia dëshirore

• Çfarë shpreh folësi nëpërmjet fjalisë dëshirore?

• Në ç’mënyrë është folja në këtë tip fjalie?

• Kur folja është në mënyrën lidhore me cilën përafrohet ky tip fjalie?

• Ç’raporte ka me pjesët e tjera në fjalinë e përbërë?

• Kur fjalia dëshirore del si dëshirore – thirrmore?

Përgjigjet përmblidhen në skedën e vizatuar në fletore.

Hapi IV

Diagrami i Venit

Fjalia nxitëse

-

-

-

-

-

të përbashkët

Fjalia dëshirore

-

-

-

-

-

Më pas kalohet në zbatimin në praktikë të njohurive.

Klasa ndahet në 3 grupe.

Qëllimi: Të punohen të gjitha ushtrimet.

Grupi I Punohen ushtrimet 2, 3. Bashkohen kërkesat

Grupi II Punohet ushtrimi 4. Nxënësit argumentojnë përdorimin e pikësimit në këta tipa fjalish.

Grupi III Punohet sipas kërkesës së dhënë në tekst.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për: ndërtimin e situatës, zbatimin në praktikë të njohurive, argumentimin e

përdorimit të shenjave të pikësimit

138


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: punë me tekstin

Tema mësimore: Kthimi i Ululës

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore

Nxënësi/ja:

• lexon tekstin për t’u përgjigjur rreth të kuptuarit të pjesës;

• përcakton personazhet, kohën dhe hapësirën e ngjarjeve;

• ndërton organizuesin grafik të personazheve referuar

pjesës;

• shkruan një ese lidhur me temën e trajtuar në fragment.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Fjalët kyç:

Ulula, adoleshente,

drejtoresha,mësuesi

Lidhja me fushta e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, lexim në role, diskutim, organizues grafik, ese.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Ora e mësimit nis me vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Mësuesi/ja ka vizatuar në tabelë dy portrete.

Tipari që bie në sy te portreti i parë është një gojë e madhe, ndërsa te i dyti janë veshët e mëdhenj.

Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të gjejnë diçiturën.

Nxënësi: Portreti i parë është një njeri që flet shumë dhe që dëgjon pak.

Portreti i dytë është një njeri që flet pak dhe dëgjon shumë.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e ka shkruar në tabelë, me llojin e

tregimit dhe me autorin.

Shkruan në tabelë:

Tregim social - tregim që rrëfen ngjarje nga jeta sociale.

Mësuesi/ja ritregon një pjesë të subjektit të tregimit. Rikujtohet ai nga klasa e shtatë: Letër babait. Ritregon

hyrjen, situatën fillestare dhe pikën e lidhjes, çastin kur vajza pas shëtitjes në bregun e detit, është kthyer në

lice. Më pas nxënësit lexojnë në heshtje se çfarë ndodh me vajzën në zyrën e drejtoreshës.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimet 1 dhe 2. Nxënësit ilustrojnë përgjigjet e tyre me pjesë nga teksti.

Ushtrimi 3. Nxënësit argumentojnë alternativat që zgjedhin.

Ushtrimi 3/b. Mësuesi/ja do të njihet me qëndrimin, mendimin kritik të nxënësve në raport me marrëdhëniet

e tyre me mësuesit.

Si do të veproni?

Ky diskutim do të orientohet nga mësuesi/ja drejt logjikës duke shmangur përgjigjet me emocion dhe duke

nxitur arsyetimin logjik.

Mësuesi/ja shtron para nxënësve disa alternativa për të orientuar diskutimin:

-Mendoni se shqetësimi i drejtoreshës:

a) ishte i drejtë

b) nuk ishte i drejtë

c) nuk duhej shfaqur në atë mënyrë?

Ushtrimi 6. Cili është bashkëbisedimi që u zhvillua ndërmjet vajzës dhe mësuesit? Përse vajza kërkoi që

në fillim të bisedonte me mësuesin? Nxënësit zgjedhin alternativën.

Për këtë ushtrim do të përdoret organizuesi grafik:

139


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fragmenti Si ndihet personazhi? Ç’mendime e ndjenja ju lindin?

- Ke bërë ndonjë udhëtim? - Pak e shqetësuar Midis tyre është krijuar një marrëdhënie

Po...

dhe e hutuar.

besimi reciprok, bashkëbisedim i

- Dhe...kalove mirë?

natyrshëm, që nuk njeh kufirin e moshës.

Hapi IV. Në këtë hap do të punohet me organizuesin grafik dhe Harta e personazhit.

Pas përfundimit të hartës së personazhit, mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës.

Ulula

- e vetëdijshme

- nuk e njeh frikën

Fragmenti

Mbërriti para portës së liceut, hyri

brenda, u ul në një stol në fund të

oborrit.

- nuk gënjen

Detyrë shtëpie. Përshkruani vajzën duke cilësuar ato tipare të karakterit të saj që spikasin në marrëdhënie

me drejtoreshën dhe z. Filip.

140

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Manual i djaloshit ambientalist

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore

Nxënësi/ja:

• dallon si lloj tregimin social me temë ekologjike;

• risjell subjektin në paralelizëm me jetën e përditshme;

• ndërton një fjalor me terma nga fusha e mjedisit;

• përcjell mesazhe në lidhje me dëmin ekologjik që ekziston sot.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve, materiale

të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Situata e të nxënit: Unë

kujdesem për mjedisin që më

rrethon

Fjalët kyç:

mjedis, ambientalist

Lidhja me fushat e tjera dhe

temat ndërkurrikulare:

• Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, turi i galerisë, ditarët e të nxënit, pyetje-përgjigje.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja në bashkëpunim me disa nxënës ka krijuar një montazh me pamje nga natyra shqiptare,

flora dhe fauna. Këtë montazh e paraqet me videoprojektor të shoqëruar në sfond me muzikë. Në vazhdimësi

të filmit ka dhe pamje ku mjedisi paraqitet i ndotur.

Mesazhi i këtij filmi është: “Të njohësh natyrën do të thotë ta duash atë, ta duash natyrën do të thotë ta

mbrosh atë, të kujdesesh për të”.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Mësuesi/ja i ka porositur nxënësit më parë që të përgatisin objekte me materiale të riciklueshme, të cilat

nxënësit i kanë vendosur në tavolinë para klasës.

Mesazhi që japin nxënësit është i qartë. Pas filmit, diskutojnë për mendimet që u lindin.

-A ka ndonjë prej jush që ndihet i shqetësuar për mjedisin?

-Cili është mesazhi që do të jepnit?

Mësuesi/ja shkruan në tabelë mesazhet më mbresëlënëse. Pastaj paraqit një tabak letre ku ka shkruar

thënien: “Të mendojmë globalisht, të veprojmë lokalisht” ose e shkruan në dërrasë me shkumës me ngjyrë.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me titullin e temës së orës së mësimit. Nxënësit lexojnë informacionin

për autorin dhe veprën. Dy deri në tre nxënës lexojnë zinxhir fragmentin.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Mësuesi/ja cakton nxënësit që do të lexojnë pyetjet, po këta nxënës do të zgjedhin nxënësit që do t’u

përgjigjen pyetjeve.

Ushtrimi 1. - Për ç’arsye Nikola e këshillon shokun e tij Leonardon?

Punohen edhe ushtrimet 2, 3 dhe 4.

Hapi IV. Në këtë etapë zhvillohet një diskutim.

Ushtrimi 5. Mësuesi/ja shkruan në tabelë se çfarë na del si detyrë:

1.Të marrim informacion,

2. Të japim informacion,

3. Të veprojmë për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Është veprimi, ai që jep më së miri mesazhin për mbrojtjen e mjedisit.

Ushtrimi 6. Mësuesi punon në tabelë. Nxënësit do të plotësojnë dy rubrikat “Këshillat që dija” dhe “Këshillat

që mësova”.

Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik – gjuhësor”.

Në këtë rubrikë nxënësit do të lexojnë informacionin për ndikimin mjedisor.

Mësuesi/ja kërkon shembuj të shkatërrimit mjedisor nga dora e njeriut. Nxënësit sjellin shembuj:

-gërryerja e shtratit të lumenjve

-prerja e pemëve pa kriter etj.

Ushtrimi 7. Për zhvillimin e këtij ushtrimi nxënësit do të gjejnë ilustrime nga teksti. Mësuesi/ja plotëson në

tabelë organizuesin grafik me përgjigjet e nxënësve.

Ndikimi mjedisor Detaje nga tregimi Detaje që i referohen ekologjisë

a) nëpërmjet të dhënave

të etiketës

b) me dialog

c) nëpërmjet shkrimit

këshillues

a) produkt ngjyrues

Ushtrimi 8. Punë në çift.

Për këtë ushtrim do të punojnë në çifte. Do të rendisin terma që i referohen ekologjisë dhe fushës së mjedisit.

a) Terma që i referohen ekologjisë: ambientalist, dekompozim, toksik.

b) Terma që i referohen fushës së mjedisit, si: erë e keqe, tym i zi, shkumë e ndotjeve.

141


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi VI. Kalohet te rubrika Detyrë.

Nxënësit do të vërejnë që do të përzgjedhin diçiturën më të saktë, që shpreh mesazhin. Kjo veprimtari do

të zgjasë deri në 7 minuta.

Hapi VII. Organizues grafik

Mesazhi Manual i djaloshit tregimi social me temë ekologjike

ambientalist

terma ekologjike terma të mjedisit

Detyrë shtëpie: 1. Nxënësve u lihet për detyrë të krijojnë postera me temë: “Të duam natyrën!”. Këta

postera do të ngjiten në mur orën e ardhshme duke krijuar një ekspozitë në klasë. Nxënësit do të shkruajnë

mendimet dhe vlerësimet e njëri-tjetrit në çdo poster.

2. Të sjellin informacione mbi ndikimin negativ që kanë lëndët toksike në natyrë, çekuilibrimi natyror, rreziku

që i kanoset njeriut dhe universit.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të folurit

Tema mësimore: Mjedisi në kinema (media)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• diskuton për problemet e mjedisit në medien e shkruar dhe

atë elektronike;

• bën një reklamë, poster, letër të hapur në lidhje me

problemet e mjedisit dhe parqet kombëtare të rrezikuara;

• ndërmerr veprimtari praktike për pastrimin, ruajtjen dhe

gjelbërimin e mjedisit.

Situata e të nxënit:

Konkurs me filma që prekin temën e mjedisit.

Fragmente nga filmi “Erik Brockovich”

Fjalë kyç:

media elektronike, media e shkruar, mjedis,

ndotje, ruajtje

142

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, DVD e filmit “Erik Brockovich”,

njohuritë e nxënësit, informacione nga interneti.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Gjeografi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: minikonkurs, lexim në heshtje, diskutim, punë me grupe.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (minikonkurs)

Mësuesi\ja u bën të njohur nxënësve se në atë orë mësimore ata do të diskutojnë për temën e mjedisit në media.

U thuhet nxënësve se çështja e mjedisit sot është nga më të diskutuarat jo vetëm në medien e shkruar, por


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

dhe në atë elektronike. Le të mendohen për disa minuta dhe të listojnë disa nga titujt e filmave që ata kanë

parë dhe që trajtojnë këtë çështje. Fitues i këtij minikonkursi shpallet nxënësi që sjell më shumë tituj filmash.

Në përgjigjet e nxënësve mund të jetë edhe titulli i filmit “Erik Brockovich”. Nëse jo, atëherë ai shtohet nga

mësuesi\ja. Me anë të një video-projektori u shfaqen nxënësve disa fragmente nga ky film.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (lexim në heshtje, diskutim)

Pasi panë disa fragmente nga filmi, nxënësit njihen me subjektin e plotë në librin e tyre në faqen 76. Bëhet një

lexim i kujdesshëm në heshtje i materialit të dhënë.

Mësimi vazhdon me diskutimin e këtij filmi ose edhe të filmave të tjerë që trajtojnë këtë temë.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë me grupe)

Ndahen nxënësit në 5 grupe. Jepet detyra për secilin grup.

Grupi I Ndikimi i mjedisit në shëndetin e të gjithëve.

Grupi II Shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit.

Grupi III Si mund të ndihmojë secili prej nesh në komunitetin ku jeton për të pasur një mjedis sa më të pastër.

Grupi IV Shkruani një letër të hapur në lidhje me problematikën e mjedisit, ku të përfshihet edhe kujdesi që

duhet të tregojmë ne për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura.

Grupi V Përgatitni një poster ose reklamë, ku të jepni mesazhin: “Për një mjedis të pastër”.

Në përfundim të detyrës, çdo grup zgjedh një përfaqësues për të prezantuar materialin.

Në fund, nxënësit mund të marrin edhe një angazhim që përkon me daljen në një ditë të zakonshme për

pastrimin e mjedisit përreth shkollës, ose për mbjelljen e pemëve apo luleve në oborrin e shkollës.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për diskutimin, fjalorin e përdorur, argumentimin e mendimeve për të gjitha

çështjet e shtruara, si edhe për respektimin e rregullave gjatë punës në grupe.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Fjalia pohore dhe mohore

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon këto tipa fjalish në tekste të ndryshme;

• zbaton në praktikë përdorimin e dy tipave të fjalisë;

• ndërton situate të ndryshme të nxëni me përdorimin e

këtyre tipave fjalish.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda, fletore.

Situata e të nxënit:

Midis teje dhe dy shokëve/shoqeve të klasës

sapo ka nisur një hatërmbetje për shkak të një

keqkuptimi, Uleni për të biseduar e sqaruar

këtë situatë emocionale.

Fjalët kyç:

pohore, mohore, e sigurt, e pasigurt, mohimi i

plotë, i pjesshëm të njohurive

143


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

-Marrëdhënia pyetje – përgjigje

-Punë në grup

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Prezantohet situata. Vëmendja përqendrohet te këta dy tipa fjalish gjatë leximit të tekstit.

Veçohen e shkruhen në tabelë disa nga fjalitë më interesante që mund t’i ndihmojnë për ilustrimin e njohurive

që do t’i plotësojnë gjatë leximit të tekstit.

Hapi II

Marrëdhënia pyetje – përgjigje .

Klasa ndahet në grupe çift, brenda bankës njëri nxënës punon për fjalinë pohore, kurse tjetri për mohoren.

Shkruhen pyetjet në tabelë.

• Cili është roli i fjalisë pohore?

• Cilës klase i përket fjala që e bën pohimin të sigurt?

• Po të pasigurt?

Informacioni vilet nga teksti dhe shkruhen përmbledhtazi në skedën e ndërtuar në fletore. Ballafaqohen këto

karakteristika me shembujt e përdorur në situatën e të nxënit.

Kurse pyetjet e grupit të dytë janë:

• Ç’mjete gjuhësore e bëjnë fjalinë mohore?

• Kur mohimi është

• i plotë

• i pjesshëm

• i thjeshtë

• i përforcuar

• Në një fjali të përbërë pjesët e saj janë: të gjitha pohore

mohore

të gërshetuara

Nxënësit e plotësojnë skedën dhe ballafaqohen me ilustrimet e përdorura në situatën e të nxënit.

Hapi III

Zbatimi me përpikëri i njohurive

Klasa ndahet në 4 grupe

Qëllimi: Punimi i të gjitha modeleve të dhëna në tekst.

Secili grup punon në tekst një nga ushtrimet 2 – 5.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për :

- zotërimin e njohurive të fjalisë pohore, mohore;

- ndërtimin e situatave me këto lloj fjalish.

144


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Ushtrime për tipat e fjalive

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

• zotëron njohuri rreth tipave të fjalisë;

• ndërton situate me këto tipa fjalish.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda, fletore.

Situata e të nxënit: Mund të përdoren

këto situata, si: hulumtimi dhe ndërtimi i

dialogëve me 4-5 replika si në:

• biletarinë e një teatri

• një shitore veshjeje

• një kartolinë urimi

• një intervistë të shkurtër me një

historian etj.

Fjalët kyç:

tipa fjalish, dëftore, nxitëse pyetëse,

dëshirore

pohore, mohore

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: udhëzues i të lexuarit ndërveprues, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Prezantohet situata e të nxënit. U shpërndahen tekste të ndryshme të përzgjedhura po nga libri ku nxënësit

hulumtojnë për njohuritë e marra.

Ndërtojnë dialogë me disa replika ku njeri nxënës hyn në rolin e gazetarit, kurse tjetri të specialistit të fushës.

P.sh.: Roma, ëndrra ime! Musine Kokalari

Hapi II

Mbështetur në hulumtimin dhe ndërtimin e situatave plotësohet “Harta e konceptit”

Mohore -

- -

-

-

Pohore

-

-

- dëshirore

-

-

-

Tipat e

fjalive

dëftore

-

-

-

nxitëse

-

-

-

-

-

pyetëse

145


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Sugjerim: Kjo detyrë punohet me kujdes, pasi mund t’u shërbejë nxënësve si pjesë e punës me portofol.

Nxënësit e pasurojnë me një nga situatat e të nxënit.

Hapi III

Zbatimi në praktikë i njohurive.

Punohen ushtrimet 1 – 9

Shënim. për të plotësuar mozaikun e njohurive për tipat e fjalive, sugjerojmë:

Përzgjidhni në secilin ushtrim 2 – 3 fjali që përmbushin kërkesën e shtruar në tekst,

p.sh.: Ushtrimi 1

fjalia: Hej, kush është këtu? – pyetëse

Eja këtu! – nxitëse thirrmore

Ushtrimi 2

fjalia: Narusi i bukur vështroi përqark i habitur - pohore

Nuk duket asnjeri. - mohore

Ushtrimi 3

fjalia: Ç’bën këtu ti ?! – pyetëse-thirrmore

Ushtrimi 4

fjalia: - Çfarë duhet të bëj unë?

- Ti duhet të regjistrohesh në bibliotekë. – fjali pyetëse të pjesshme

Ushtrimi 5

fjalia: Këtë nuk e di me siguri… - pohore e pasigurt

Kjo sigurisht ndodhi. – pohore e sigurt

Ushtrimi 6

Fjalia: Vendose këmbën tek ajo kllapa e shkëmbit.

Mos e vendos këmbën…

trajta e shkurtër del para foljes

Ushtrimi 7

fjalia: Mos e vendos kurrë këmbën …

Ushtrimet 8, 9 punohen sipas shembujve ilustrues në tekst.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për:

zotërimin e njohurive të të gjitha tipave të fjalisë

ndërtimin e situatave të ndryshme të nxëni në këto tipa fjalish

146


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Proza

Kompetenca: Të shkruarit (2 orë)

Tema mësimore: Teksti rrëfimtar (tregimtar)

Situata e të nxënit:

Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• diskuton për veçoritë e tekstit rrëfimtar;

• shkruan një tekst rrëfimtar duke zgjedhur strukturat e

duhura gjuhësore, fjalorin e përshtatshëm dhe duke

respektuar rregullat drejtshkrimore të shqipes;

• vlerëson tregimin me shkrim të shokëve.

Burimet:“Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit,

informacione nga interneti.

Fjalë kyç:

tekst rrëfimtar, rrëfyesi, rrëfim objektiv, rrëfim

subjektiv, parashtrimi, pika e lidhjes, ndodhitë

qendrore, zgjidhja e konfliktit, përfundimi

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, punë e drejtuar, shkrim i lirë, turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)

Rikujtohen me nxënësit veçoritë kryesore të tekstit rrëfimtar (tregimtar):

• Rrëfen, tregon përmes ngjarjeve që lidhen me një ose disa personazhe, një histori të vërtetë ose të sajuar.

• Tema

• Mesazhi

• Vendi

• Koha

• Konteksti

• Personazhi/et (kryesor, dytësorë, protagonist, antagonist)

• Rrëfyesi (në vetën e parë ose të tretë)

• Gjuha dhe stili i shkrimtarit

Ndërtimi i tekstit rrëfimtar

Kulmi

zhvillimi

Hyrja Pika e lidhjes

zgjidhja

2. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, diskutim)

Njihen nxënësit me temën e mësimit, si të shkruajnë një tekst rrëfimtar. Por, para kësaj, mësuesi\ja sqaron

nxënësit se do të njihen me disa këshilla, që do t’i ndihmojë ata në shkrimin e një tregimi. Udhëzohen nxënësit

të hapin librat në faqen 84.

Së bashku me mësuesin\en lexojnë dhe diskutojnë të gjitha udhëzimet e dhëna se çfarë duhet të kenë

parasysh kur të shkruajnë një tregim:

• të zgjedhin cili do të jetë rrëfyesi;

• të zgjedhin ngjarjen;

• të përcaktojnë skemën e rrëfimit;

• të vendosin shkallën e objektivitetit të rrëfimit;

• të vendosin rendin e ngjarjeve;

147


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• të zbatojnë rregullat drejtshkrimore.

Diskutohen dhe sqarohen paqartësitë që nxënësit mund të kenë.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (shkrim i lirë, turi i galerisë)

Nxënësit shkruajnë një tregim duke pasur parasysh udhëzimet që jepen në librin e tyre.

Kjo punë me shkrim do të zhvillohet në dy orë, kështu që nxënësit mund të punojnë edhe orën e dytë.

Në përfundim të detyrës, punimet e nxënësve vendosen në Turin e Galerisë, ose lexohen me zë. Nxënësit

bëjnë vlerësimin e njëri-tjetrit.

Vlerësimi: Bëhet vlerësim me notë i disa fletoreve sipas planifikimit të mësuesit.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Poezia

Kompetenca: Të dëgjuarit

Tema mësimore: Koment krahasues

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• gjen emrin e poetit mbështetur në disa të dhëna rreth

jetës dhe veprës së tij;

• dallon llojet e poezisë (poema epike, odeja, poema

didaktike, idili) mbështetur në veçoritë e tyre;

• konkretizon me shembuj veçoritë e secilit lloj;

• bën dallimin midis llojeve të ndryshme të poezisë.

Situata e të nxënit:

Minikonkurs

Fjalë kyç:

poema epike, odeja, poema didaktike, idili

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, informacione

nga interneti.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: minikonkurs, punë në çift, diskutim, Diagrami i Venit, hulumtim.

Punë parapërgatitore

Përgatiten katër skeda. Secila prej tyre përmban pyetje mbi jetën dhe veprën e katër autorëve të njohur.

148

Skeda I

Poet epik legjendar i Greqisë së Lashtë.

Ka jetuar rreth shek. IX p.K.

Supozohet se ka qenë i verbër.

Autor i poemave “Iliada” dhe “Odiseja”.

(Homeri)

Skeda III

Ateist, poet dhe filozof.

Ka jetuar rreth viteve 98-95 p.e.s.

Nxënës i Epikurit.

Mendohet se i ka dhënë vetë fund jetës, pas

një humbjeje dashurie.

(Lukreci)

Skeda II

Mendohet se ka lindur në Mitilena\Lesbos.

Ka jetuar në shek VII-VI p. K (në vitet 630).

Hodhi bazat e lirikës.

U pagëzua si poetesha e dashurisë.

(Safo)

Skeda IV

Lindi në 25 maj 1846 dhe vdiq në 20 tetor 1900, në

Frashër të Përmetit.

Poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare.

Ka hartuar shumë tekste për shkollën shqipe. Është

autor i poemës “Bagëti e bujqësia” (Naim Frashëri)

(Naim Frashëri)


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Në një tabak të bardhë mësuesi\ja do të shkruajë veçoritë e:

a) poemës epike

b) odes

c) poemës didaktike

d) idilit

Për këtë shfrytëzohen veçoritë e dhëna në faqen 89.

Organizimi i orës së mësimit.

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (minikonkurs)

Mësimi nis me një minikonkurs. Mësuesi\ja ka përgatitur 4 skeda me pyetje enigmë për 4 autorë që u

përkasin periudhave të ndryshme dhe që njihen nga nxënësit.

Pyetjet zbulohen njëra pas tjetrës. Secila prej tyre shërben si një çelës drejt zbulimit të emrit të autorit.

Nëse autori nuk zbulohet nga vetë nxënësit pas pyetjes së fundit, bëhet i njohur nga mësuesi.

Katër emrat e autorëve të zbuluar shkruhen në tabelë.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, punë në çift, diskutim)

Ndërkohë që të gjithë librat e nxënësve janë të mbyllura, mësuesi\ja ngre katër nxënës, që recitojnë\lexojnë

më bukur, për të lexuar/recituar:

• fragmentin e shkëputur nga poema “Iliada” e Homerit;

• poezinë “Lulja e Afërditës” nga Safo;

• poezinë “Mbi natyrën e sendeve” nga Lukreci;

• fragment nga poema “Bagëti e bujqësi” nga N. Frashëri.

U tërhiqet vëmendja nxënësve që të dëgjojnë me kujdes çdo fragment, pasi, mbështetur në aftësinë e tyre si

dëgjues të kujdesshëm, do t’u duhet të realizojnë një detyrë.

Mësuesi\ja ngjit në tabelë tabakun që ka përgatitur më parë me veçoritë e llojeve të poemës epike, odes,

idilit, poemës didaktike, duke i orientuar nxënësit që t’i lexojnë me kujdes këto veçori e më pas të lidhin

tekstet letrare që dëgjuan të recituara nga shokët\shoqet e tyre me veçoritë që i karakterizojnë, duke

përcaktuar në këtë mënyrë se cilit lloj i përket “Iliada” e Homerit, poezia e Safos dhe e Lukrecit, apo poema

“Bagëti e bujqësia” e N. Frashërit.

Dëgjohen me kujdes përgjigjet e tyre dhe ato që janë të sakta shkruhen në tabelë.

“Iliada” e Homerit → Poemë epike

“Lutja e Afërditës” e Safos → Odja

“Mbi natyrën e sendeve” e Lukrecit → Poemë didaktike

“Bagëti e bujqësia” e N. Frashërit → Idili

Jo vetëm kaq, por mësuesja kërkon nga nxënësit edhe ilustrimin e veçorive me shembuj konkretë për secilin

lloj poezie, duke plotësuar edhe ushtrimin 1 në faqen 89.

Nxënësit punojnë qetësisht, duke shkëmbyer ide e mendime me shokun e bankës.

Mësuesi\ja i këshillon nxënësit që të jenë të kujdesshëm në përcaktimin e karakteristikave për secilën lloj

poezie.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Diagram i Venit, punë në çift, diskutim)

Pasi nxënësit përcaktuan:

• notat e theksuara rrëfyese, intonacionin deklarativ dhe heroik në poemën epike;

• notat e theksuara didaktike, filozofike, medituese, fjalorin shkencor dhe përshkrimin lirik në poemën didaktike;

149


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• notat e theksuara lirike, të adhurimit të perëndisë, epitetet, ndjeshmërinë e hollë, notat e lutjes te odja;

• notat e theksuara idiliko-baritore, himnizimin e natyrës dhe jetës së barinjve, përdorimin e apostrofave te

idili;

përpiqen me ndihmën e mësuesit të realizojnë një Diagram Veni për të katra llojet e poezisë, duke theksuar të

përbashkëtat dhe ndryshimet e tyre. Nxënësit mund të vazhdojnë të punojnë në çift, ashtu si edhe te ushtrimi 1.

P.sh.:

Lexohen e diskutohen përgjigjet e nxënësve.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për bashkëpunimin në çift, dallimin e veçorive të llojeve të tekstit poetik dhe

ilustrimin e tyre në tekst.

Detyrat dhe puna e pavarur:

Nxënësit japin shembuj të tjerë të llojeve të tekstit poetik të mësuara më parë, të lexuara prej atyre vetë ose të

ndihmuara nga hulumtimet në internet.

P. sh., lloji epik: “Këngët e Mujit e të Halilit”, “Kënga e Ymer Agës”, “Kënga e Gjergj Elez Alisë”, “Kënga e

Dhoqinës” etj.

• lloji didaktik: poezia didaktike e Josif Bagerit

• lloji idilik: “Fshati im”, Sejfulla Malëshova (Lame Kodra)

• lloji lirik: elegjia “Vaje” e Çajupit, himni “Himn Nilit”, soneti “Fytyra e saj” e Zef Serembes.

150

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Poezia

Kompetenca: Të folurit

Tema mësimore: Strofa, rima dhe vargjet

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon llojet e poezisë lirike;

• dallon llojet e strofave, rimave dhe vargjeve në poezitë e

dhëna;

• komenton veçoritë e himnit, elegjisë dhe sonetit në poezitë

e tekstit;

• analizon formën metrike të poezive;

• komenton detajet me të cilat shprehen notat pikëlluese në

elegjinë e Fishtës.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti.

Situata e të nxënit:

Fjalë kyç:

strofa, rima, vargu, ritmi, himn, elegji,

sonet

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, INSERT, kllaster,punë e drejtuar, diskutim.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (diskutim)

Mësuesi\ja zhvillon me nxënësit një diskutim rreth tekstit poetik, qëllimit të tij për të komunikuar gjendjen

shpirtërore dhe emocionale të poetit, si dhe ndërtimin e tij. Ai\ajo drejton pyetjen: Si ndërtohet një tekst poetik?

Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë. Disa nga përgjigjet e mundshme mund të jenë:

• duke përdorur vargjet;

• i lidh vargjet nëpërmjet rimave;

• i jep çdo vargu një ritëm të veçantë;

• zgjedh një leksik të veçantë;

• përdor një gjuhë figurative të pasur.

Mësuesi\ja sqaron se që të komentosh një poezi, duhet të njohësh mirë llojet e vargjeve, rimave, strofave etj

2. Ndërtimi i njohurive të reja ( INSERT, diskutim)

Njihen nxënësit me temën e rubrikës “Të flasim”: Strofat, rimat, vargjet.

Udhëzohen nxënësit që të marrin informacion në tekst dhe të vendosin shenjat e INSER-it

√ ( e di) + (e mësova) - (e dija ndryshe) ? ( dua të di)

Diskutohen së bashku llojet e strofave, vargjeve dhe rimave. Shpjegohen paqartësitë.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (kllaster, punë e drejtuar, diskutim)

Për ilustrimin e koncepteve të marra për strofat, vargjet dhe rimat do të analizohen:

- poezia himn “Himni i flamurit” e Fan Nolit

- elegjia “Mbi vorr t’Anton Xaxonit” e Gjergj Fishtës

- soneti “Lirija” e Ndre Mjedës

Nxënësit zbulojnë veçoritë e secilit lloj të poezisë lirike.

Pasi lexojnë me kujdes duke respektuar gjuhën dialektore çdo poezi, nxënësit punojnë ushtrimet 1 dhe 2.

Në poezinë e Nolit kemi të përdorura strofat 4-vargëshe dhe rimën AAAB. Noli e sheh flamurin si dëshmi

historike, kulturore dhe politike. Ai zgjedh që të përdorë shumë folje kalimtare, në mënyrë që t’i shtojë muzikalitet

dhe ritëm vargut. Noli, për të ruajtur ritmin, bën një shmangie të rregullave drejtshkrimore:

- shmang gjymtyrën kryesore, kallëzuesin (përdor varg eliptik)

- përdor lidhëzat, (polisindetin). Këto veçori i japin poezisë muzikalitet dhe ritëm marcial.

Poezia e Fishtës është e shkruar në kolonë, nuk ka vargje të rimuara, nuk ka numër të barabartë të rrokjeve.

Autori përpiqet jo aq shumë për formën, muzikalitetin, sesa për brendinë. Poezinë e tij elegjiake Fishta e nis

me disa pyetje retorike, si për të treguar se e ka të vështirë ta besojë një lajm të tillë, të vdekjes së mikut të

tij, Anton Xanonit, një ndër figurat e shquara të arsimit katolik gjatë periudhës së Rilindjes. Autori duket sikur

rrëfen ngjarjen që ka ndodhur. Poezia është ndërtuar si një bisedë midis autorit dhe heroit (sikur ta kishte atë

pranë), që herë e qorton pse iku kaq shpejt e herë e lavdëron për veprën e tij, aq sa do të jetë e vështirë që

emri i tij të harrohet. Në këtë mënyrë, Fishta përpiqet të përcjellë te lexuesi ndjenjat që përjeton subjekti lirik.

Fjalitë pyetëse thirrore kanë efekt tingullor për t’iu dhënë nota elegjiake vargjeve. Përmes tyre poeti e bën

më të dukshme dhimbjen, duke i dhënë poezisë muzikalitetin karakteristik të vajit, tonin pikëllues, ritmin e

nevojshëm.

Mendimi nuk mbaron në fund të vargut, por në fillim të vargut tjetër. Ky vargëzim përcjell notat e unit lirik të

autorit, duke iu drejtuar mikut të vdekur, veprës që ai la pas. Ndihet uni lirik dhe notat e pikëllimit dhe ato

optimiste.

151


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Në sonetin e Mjedës kemi përdorimin e strofave 4 dhe 3-vargëshe. Dy strofat katërshe kanë rimën e përmbyllur

ABBA, dy strofat treshe (tercinat) kanë rimën CDD. Kjo poezi përshkohet tërësisht nga ndjenja të tendosura

dhe thirrje të forta. Poezia “Lirija” është shkruar në vitet 1910-1911, pra në prag të shpalljes së pavarësisë dhe

është ndofta vepra e Mjedës me ide më të fuqishme. Ai shpresonte se çlirimi kombëtar do të sillte përmirësimin

e gjendjes së masave, prandaj në poezinë e tij ai bën thirrje për liri. Vihet re përdorimi i pyetjeve retorike dhe

apostrofave. Mjeda përpiqet t’u mbushë mendjen shqiptarëve që të luftojnë për liri, për këtë ndjenjë kaq të

madhërishme, sa duket sikur vetëm zogjtë e maleve mund ta zotërojnë. Fundi i poezisë karakterizohet nga

optimizmi që frymëzon edhe besimin për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.

Autori përdor vargun 11-rrokësh. Risia që solli Mjeda në poezinë e tij, është përdorimi i të njëjtit metër. Lloji i

zgjedhur i organizimit të vargut 11-rrokësh në tingëllima i disiplinon shpërthimet lirike.

Vlerësimi: Sipas gjykimit të mësuesit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Fjalia dykryegjymtyrëshe dhe njëkryegjymtyrëshe

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon në tekste të ndryshme fjalitë dy dhe njëkryegjymtyrëshe;

• zbaton në praktikë njohuritë e marra;

• ndërton situata të ndryshme të të nxëni me këto dy lloj fjalish.

Situata e të nxënit:

Hulumtim në tekste letrare, joletrare

të karakteristikave gjuhësore

(sintaksore)

Fjalët kyç:

fjalia dykryegjymtyrëshe, fjalia

njëkryegjymtyrëshe, fjali foljore,

emërore, e zgjeruar, e pazgjeruar,

stil

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të nxënësve,

skeda.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, tabela e konceptit, punë e pavarur e në grup.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Mësimi nis me diskutim, ku shfrytëzohen njohuritë e marra rreth fjalisë së thjeshtë.

Rikujtimi i njohurive ilustrohet me shembujt e hulumtuar në tekste të ndryshme.

• Cila është struktura dhe rendi i zakonshëm në një fjali të thjeshtë?

• A janë të pranishëm gjithmonë dy gjymtyrët kryesore?

• Si emërtohet fjalia së cilës i mungon njëra prej gjymtyrëve kryesore?

152


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi II

Nxënësit orientohen në tekst ku zbatojnë në praktikë njohuritë që zotëronin për fjalinë dykryegjymtyrëshe dhe

njëkryegjymtyrëshe.

Punohet paragrafi në krye të temës mësimore.

Hapi III

Bëhet ballafaqimi i njohurive që nxënësi zotëronte me njohuritë që i paraqiten në tekst. Njohuritë e reja, të

marra përmes leximit individual në tekst, i liston në tabelë.

Njohuritë që dolën përmes diskutimit

-Fjalitë janë:

dykryegjymtyrëshe

njëkryegjymtyrëshe

Njohuritë e reja që dolën përmes leximit

- Fjalitë njëkryegjymtyrëshe janë:

a. foljore

b. emërore

Hapi IV

Zbatimi në praktikë i njohurive.

Punohen ushtrimet 2, 3, 4.

Gjatë punimit të këtyre ushtrimeve nxënësve u kërkohet të argumentojnë përzgjedhjen dhe emërtimin e fjalisë.

Ushtrimi 3, 4. Nxënësi i emërton fjalitë në:

emërore

njëkryegjymtyrëshe

përveç

foljore

kërkesës së dhënë në tekst.

Këto ushtrime punohen në grupe me të njëjtën kërkesë.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për:

- dallimin dhe emërtimin e fjalive dykryegjymtyrëshe dhe njëkryegjymtyrëshe

- zbatimin në praktikë të njohurive të marra.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Fjalia njëkryegjymtyrëshe foljore

Situata e të nxënit:

Në orën e qytetarisë mësuesi/ja u shtroi një

problem shqetësues: humbja e kujtesës. Truri

elektronik po dëmton kujtesën dhe po ju largon

nga libri. Listoni disa këshilla të cilat ia drejtoni

vetes, shokut, klasës, se si të mbajmë gjallë

kujtesën e ta shpëtojmë atë nga sëmundja e

harresës.

153


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon fjalitë njëkryegjymtyrëshe vetore me vetë të

përcaktuar, të papërcaktuar e të përgjithësuar;

• zbaton në praktikë njohuritë e marra;

• ndërton situata të ndryshme të të nxënit me këtë lloj

fjalie.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda.

Fjalët kyç:

vetore, e përcaktuar,

përgjithësuar.

e papërcaktuar, e

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: veprimtari me mendim të drejtuar, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Prezantohet situata e të nxënit.

Kushtojuni vëmendje këshillave të përdorura në veta të ndryshme.

Veçohen këto përdorime dhe shkruhen në tabelë.

• Nënvizoni kallëzuesin.

• Përcaktoni vetën e kallëzuesit.

Hapi II

Veprimtaria mendim i drejtuar.

Orientohen nxënësit të lexojnë tekstin për të kërkuar informacionin për pyetjet e shtruara.

Si ndahen fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore?

Po fjalitë vetore si i klasifikoni?

Cilat janë tri karakteristikat tipike të fjalisë me vetë të përcaktuar?

Çfarë shpreh fjalia me vetë të përcaktuar?

Ç’tip fjalie përdoren për foljen me vetë të përcaktuar?

Në ç’mënyrë është folja?

Në ç’lloje tekstesh gjen përdorim?

Plotësohet skeda Fjalia me vetë të përcaktuar

- Ilustrime nga situata e të nxënit

-

-

-

-

-

154

Hapi III

Pyetjet e shtruara me vetë të përcaktuar.

• Në ç’vetë, mënyrë, kohë është folja në këtë fjali?

• Ku përqendrohet vëmendja e folësit?

• Në ç’lloj tekstesh gjen përdorim?


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Plotësohet skeda Fjalia me vetë të papërcaktuar.

- Ilustrime nga situata e të nxënit

-

-

-

-

-

Hapi IV

Për fjalitë me vetë të përgjithësuar.

• Nga cili mund të kryhet veprimi në fjalinë me vetë të përgjithësuar?

• Në ç’lloj tekstesh gjen përdorim?

Plotësohet skeda Fjalia me vetë të përgjithësuar.

- Ilustrime nga situata e të nxënit

-

-

-

-

-

Hapi V

Zbatimi në praktikë i njohurive.

Punohen ushtrimet 2, 3, 4, 5

Nxënësit i punojnë ushtrimet sipas kërkesave të dhëna.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Fjalitë njëkryegjymtyrshe foljore vetore

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore pavetore.

• zbaton në praktikë njohuritë e marra.

• ndërton situate të ndryshme të të nxënit me këtë lloj

fjalie.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda.

Situata e të nxënit:

Përshkruaj një ditë vjeshte në pyll duke dhënë

imazhe të gjalla të natyrës, zhurmat e dukurive

natyrore, të shpendëve, aroma e tokës etj.

Fjalët kyç:

fjalitë njëkryegjymtyrëshe, vetore, pavetore,

kryefjalë, mungesë

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:harta e konceptit, marrëdhënia pyetje – përgjigje, punë e

pavarur.

155


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Prezantohet situata e të nxënit.

Kushtojuni vëmendje fjalive që përmbajnë folje pavetore.

Veçohen kallëzuesit.

Emërtoni llojin e fjalisë.

Përgjigjet e pyetjeve e gjejmë gjatë studimit të tekstit mësimor.

Hapi II

Mësimi nis me plotësimin e “Hartës së konceptit”. Listojmë karakteristikat e fjalisë vetore foljore

Fjalia

Njëkryegj.

foljore

vetore

pavetore

-

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Për plotësimin e pjesës së mbetur të hartës nxënësit shfrytëzojnë informacionin e dhënë në tekst. Ndihmohen

nga pyetjet e dhëna.

• Ç’lloj fjalie është fjalia pavetore?

• A e ruan kuptimin e vetës folja?

• Ku përqendrohet vëmendja te kjo fjali, te veprimi a te vepruesi?

• A e pranon kryefjalën?

• Listo 5 llojet e foljeve që përdoren për këtë fjali.

Nga përgjigjet e marra nga informacioni i dhënë në tekst plotësohet harta e konceptit. Ilustrohen me shembuj

nga situate.

Hapi III

Zbatimi në praktikë i njohurive.

Punohen ushtrimet 1 - 5 sipas kërkesave në libër.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6

156


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Poezia

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Fëmijëria ime.

Tema mësimore: Bregu i mollës

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• sjell kujtime të vendlindjes e të fëmijërisë;

• lexon në mënyrë të kuptimshme dhe me intonacionin e

duhur poezinë;

• bën interpretimin e parë dhe atë të figurshëm për

poezinë;

• analizon metrikën dhe figuracionin e poezisë;

• kthen poezinë në prozë poetike.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Fjalë kyç:

breg, mollë, të kuqe, të verdha, fëmijëri.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: shkrim i lirë, lexim i poezisë, diskutim, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: shkrim i lirë.

Për disa minuta nxënësve u kërkojmë të shkruajnë për kujtimet që kanë nga vendi i origjinës dhe ndjesitë që

provojnë kur rikthehen, duke treguar dhe ndryshimet dhe perceptimet e ndryshme në kohë për të njëjtin vend.

• Ndërtimi i njohurive: lexim i poezisë, diskutim.

Lexohet poezia nga nxënësit në mënyrë shprehëse. Ndalemi në shpjegimin e fjalëve e të shprehjeve të reja

sipas kontekstit. U kërkohet nxënësve të interpretojnë poezinë, duke u ndalur te dy elemente kyç:

- vendi, pra vendlindja; - koha, pra fëmijëria.

Ushtrimi 1

• Toponimet- Lugu i Helmit, Bregu i Mollës, Shpella e Bli Hunit? Gurra e Magjupit),

• Epitete- Ujëhollë, (ujëmirë, toka e vjetër, verën e lume, degëbigë)

• Lojërat e fëmijërisë - zjarri i madh, pushkët e vogla.

Prezantimi i njohurive;diskutim, ditarët e të nxënit.

Ushtrimi 2

Mollët e kuqe nënkuptojnë fillimet e adoleshencës së poetit, ku çdo gjë i dukej e bukur, entuziaste dhe

shpresëdhënëse. Kur kthehet poeti, vendlindja i duket si “motiv i verdhë”, që përafrohet me ngjyrat e vjeshtës,

pra që tregon në mënyrë metaforike vetëdijen e poetit për fundin e jetës.

Ushtrimi 3

Po ikim nga gjaku im motive të verdha

Po ikim nga gjaku ose një herë tjetër

po lindim mes bimëve të tjera...

Nëpërmjet këtyre vargjeve poeti sugjeron se rilindja dhe ripërtëritja vjen nëpërmjet gjakut, pra trashëgimisë.

Ripërtëritja që sjell cikli i natyrës me “bimët e reja”, sugjeron se kujtimi i vendlindjes dhe i vetë poetit do të

përcillet te trashëgimtarët.

157


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 4

Përsëritja e vargut “Kurrgjë s’qenka kurrgjë...”, përveçse i jep ritëm poezisë nga ana formës, po ashtu dhe në

përmbajtje tregon dhe një të vërtetë të njohur nga njerëzimi që prej antikitetit: çdo gjë ndryshon me kohën. Prandaj

poetit i duket vendlindja ndryshe nga si e mban mend në fëmijëri. Dhe ky ndryshim më shumë vjen sepse te poeti

ka ndryshuar mënyra e perceptimit të realitetit me kalimin e moshës, se sa sepse vërtetë vendlindja ka ndryshuar

kaq shumë, gjë që e dëshmon dhe vargu në fund të poezisë: Të gjitha këtu janë të gjitha janë pos fëminisë...

Ushtrimi 5

Disa nga përsëritjet në poezi janë:

Që ra shi mbarë, Që ra shi i mirë; Po kush i paska prekur, Po kush i paska prishur; Gurra e Magjupit Ujëhollë,

Gurra e Magjupit ujëmirë; Veç toka e vjetër dhe era, Veç toka e vjetër dhe retë etj. Përveç përsëritjes së fjalëve

të njëjta, që krijojnë figurën letrare të anaforës, kemi dhe bashkëtingëllore që përsëriten, duke krijuar figurën e

aliteracionit, ose përsëritje zanoresh, që krijojnë figurën e asonancës. Gjithashtu ato i japin ritëm e muzikalitet

poezisë, duke kompensuar mungesën e rimës dhe të vargut të rregullt.

Ushtrimi 6 Identifikojnë fjalët në poezi, sipas kërkesës së ushtrimit.

Ushtrimi 7

Mungesa e shenjave të pikësimit i jep lirinë poetit për t’u shprehur pa barriera, ashtu si e ndien, pa theksa të

veçantë, pa ndërprerje, ashtu siç ai e kujton fëmijërinë dhe vendlindjen e tij. Ajo nga ana emocionale i jep dhe

lexuesit liri në përjetimin e poezisë.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie: Detyra, faqe 95.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Poezia

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Gjeniu i anijes

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore

Nxënësi/ja:

• jep veçoritë e lirikës, bazuar në poezinë e “Gjeniu i anijes”;

• lexon për të zbërthyer nga ana kuptimore dhe filozofike

poezinë;

• identifikon kuptimin e parë dhe nëntekstin e poezisë;

• zbulon idenë qendrore dhe mesazhin që përcillet përmes

poezisë;

• përcakton pozicionin e unit të poetit në poezi;

• analizon strukturën poetike të poezisë.

Fjalët kyç:

gjeniu i anijes, poeti, poezi meditativefilozofike.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë me grupe, ditarët e të nxënit, pyetje-përgjigje, diskutim.

158


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë orë me një rikujtim të njohurive mbi lirikën e veçoritë e saj, me teknikën Pema

e mendimit.

shoqërore e dashurisë atdhetare

meditative-filozofike

poezi të shkurtra

lloji

lirika

e peizazhit

nuk rrëfen ngjarje

shpreh ndjenjat e mendimet e poetit

është në vetën I

Mësuesi/ja shkruan në tabelë veçoritë që nxjerrin nxënësit, të cilët i shkruajnë edhe në fletoret e tyre.

Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit dhe autorin e përmbledhjet e Lasgush Poradecit

(informacione të marra nga viti i kaluar).

Mësuesi/ja informon nxënësit për vlerësimet që ka për këtë poet, si poeti i parë modern shqiptar që zhvilloi

në poezinë shqipe traditën e simbolistëve francezë.

Mësuesi/ja paraqit një tabelë ku është pema e mendimit: Lirika moderne dhe veçoritë e saj.

Lirika moderne

mbështetet në lirikën tradicionale

zotërojnë përjetimet dhe mbresat e poetit

gjuha e re poetike (figuracioni)

struktura të reja stilistike

vargu i matur lidhet me vargun e lirë

përmbledhjet poetike nuk ndërtohen sipas tematikës

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje poezinë “Gjeniu i anijes”, duke vendosur në sfond CD

me tinguj nga valët e detit, ndërsa në tabelë shkruan pyetjet të cilave do t’u përgjigjen nxënësit:

- Si e kuptoni titullin e poezisë?

- Ç’lloj lirike është: poezi peizazhi apo filozofike?

- Çfarë imazhesh përftuat gjatë leximit të shoqëruar me muzikë?

Nxënësit punojnë rreth 5 minuta në fletoret e tyre dhe mësuesi/ja dëgjon mendimet dhe përftimet e tyre për

këtë poezi. Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje pa bërë ndërhyrje.

Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.

Ushtrimi 1. Heroi lirik, që flet me zërin e poetit, është Gjeniu i anijes, rrëfimi është në vetën e parë.

Ushtrimi 2. Strofa III e IV tregojnë luftën e pandërprerë të gjeniut të anijes. Nxënësit evidentojnë vargjet:

“prej zallit sot po largohem,/ fillova mërgimin e ri/hepohem..., po sulmin s’e ndal...

Dh’ ato më gremisin në fund/ mi kulmin e valës malore/ un’ heq të shpëtoj sa mund”.

Interpretimi: Autori në këto vargje nuk rrëfen për ndodhinë, por për pasojën që vjen prej saj.

Ushtrimi 3. Heroi lirik nuk tërhiqet. Kjo jepet në vargjet:

Hepohem.....anohem.....humbohem

Po sulmin s’e ndal kurrsesi.

Ku përpjekjet e tij me dallgët e detit arrijnë pikën kulmore. Kërkuesi, gjeniu, nuk është në mbrojtje, në

tërheqje, por në sulm. Ai përballon njëlloj me guxim valët e gjeratores.

Ushtrimi 4. A nuk i frikësohet prekjes së vdekjes dhe tmerrit të fundosjes, sepse:

Se prapë le vazhdën e ndritur

Q’ e hapa me shpirtin fatos.

Puna që ka lënë mbrapa është e ndritur, gjithçka e ka bërë me forcën e përkushtim.

Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre me teknikën Ditari dypjesësh.

159


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Vargjet

Valimi i anijes së letë

Qetohet, ndalohet, mbaron

Njeriu i anijes përjetë,

Hepohet...anohet..valon

Komenti im

Pas dallgëve dhe zhurmës përftohet një imazh i

qetë. Lëvizja nuk është më me zhurmë, por e qetë.

Anija shfaqet mbi valë duke treguar triumfin. Pas

stuhisë vjen qetësia, që është përjetësi.

Dëgjohen komentet e nxënësve, diskutohen dhe, nëse është e nevojshme, ndërhyn mësuesi/ja me

mendimet e veta.

Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi stilistik- gjuhësor”.

Nxënësit lexojnë informacionin mbi kuptimet e fshehura. Mësuesi/ja informon nxënësit se poezia “Gjeniu i

anijes”, është në ciklin e poezive mbi vdekjen, të krijuara mbi bazën e simbolit. Vdekja është akt që shpaguhet

me të mirat që bëhen në jetë, siç shpaguhet flijimi për hir të idealit.

Në lirikën filozofike, Poradeci mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u përballur me

të. Kjo poezi ngrihet mbi simbolin (anija, gjeniu).

Gjeniu është simbol i krijuesit të humbur dhe të flijuar pa dhembje për idealin, është fati i krijuesit të kuptuar.

Interpretimi i raportit të këtyre fjalëve në këtë poezi provohet nga ndeshja e shpirtit krijues me vdekjen, në

udhën e idealit të vetëflijimit, i cili është i dashur, i bukur, sepse synon përjetësinë.

Mësuesi/ja do të pranojë interpretime të tjera të nxënësve, ata do të plotësojnë interpretimin nëpërmjet vargjeve.

Ushtrimi 5. Nxënësit japin disa mesazhe, më të pranueshmet, mund t’i shkruajnë vetë në tabelë.

Mesazhi: Mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të, ndërsa në aktin sublim

poetik realizohet nëpërmjet krijimit, i cili sjell pavdekësinë. Vetëm kur të jetë përmbushur ky ideal, vdekja bëhet

e pavuajtur “Po nis e përmbysem me gas”.

Ushtrimi 6. Klasa ndahet në pesë grupe, për secilin ligjërim do të gjejnë strofën përkatëse.

Strofa I

rrëfim (tregon një situatë).

Strofa II, III, IV, V ligjërim poetik i unit lirik (gjeniut).

Strofa VI

sugjerim, jep mesazhin.

Strofa VII heshtja e poetit, i lihet hapësirë imagjinatës së lexuesit .

Strofa VIII meditimi i poetit për përfundimin e ndodhisë, si triumf i idealit

mbi realitetin, i cili është nënteksti i përjetësisë.

Pasi shkëmbejnë mendimet në çift, japin përgjigjet përfaqësuesit e grupeve, të cilat mësuesi i plotëson në

tabelë ose përfaqësuesit e çdo grupi plotësojnë në tabelë (për efekt kohe).

Analiza ritmike, muzikaliteti i poezisë

Klasa ndahet në shtatë grupe, secili grup do të punojë me një strofë:

1. Struktura e rimës (ABAB).

2. Përsëritja e tingujve brenda vargut (përfitimet tingullore).

3. Përdorimi i retiçencës (meditimi i poetit dhe lexuesit).

4. Strofa e heshtur e krijuar me pika: mungesa e tekstit fjalësor i lë hapësirë imagjinatës së lexuesit.

Analiza e strukturës poetike

Ky poet lirik punon me fjalën ku mungon e ëmbla, e buta melodi. Më shpesh vjershat e tij janë drama ku

shquan prologun (aktin e parë të dramës), kulmin e dramës, pastaj si vala e detit bie pasi pat luftuar shpirti i

munduar (Eqerem Çabej “Mbi poezinë e Lasgush Poradecit”).

160

Detyrë shtëpie: Shkruani një ese argumentuese: “Vdekja është akt që shpaguhet me të mirat që bëhen në

jetë, siç shpaguhet flijimi për hir të idealit”. Ose nxënësit të zgjedhin strofën që u la më tepër mbresa, u lindi

mendime, përfytyrime dhe të shkruajnë rreth tyre.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore

pavetore

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon në fjali e në situate të ndryshme fjalitë

njëkryegjymtyrëshe emërore;

• zbaton në praktikë njohuritë e marra;

• ndërton situata të ndryshme me këtë lloj fjalie.

Situata e të nxënit:

Këto ditë në shkollën tuaj u hap ekspozita

e pikturës me temë: “Aroma e alpeve dhe e

bregdetit Na prezanto emocionet e tua për

pikturën më mbresëlënëse duke përdorur fjali

njëkrye-gjymtyrëshe ku të mbizotërojnë fjali

emërore.

Fjalët kyç:

fjalitë njëkryegjymtyrëshe, fjali emërore,

e zgjeruar, e pazgjeruar, përshkruese,

treguese, emërtuese

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Veprimtaria e mendimit të drejtuar, Punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Prezantohet situata e të nxënit.

Përqendroni vëmendjen te situatat që plotësojnë qëllimin e kërkuar.

Nxënësit nënvizojnë në situatën e dhënë fjalitë njëkryegjymtyrëshe emërore.

Organizojeni mësimin vetëm mbi situatat e krijuara nga nxënësit.

Po ju sugjerojmë një model se si punohet mbi një situatë.

• Cila është gjymtyra kryesore?

• Me se është shprehur dhe në ç’rasë është ajo?

• Ku përqendrohet vëmendja në këto fjali?

• A janë fjali këto GE? Pse mendoni kështu?

• Ktheni fjalinë emërore pohore në mohore. Çfarë vure re?

• Ç’lloj paragrafi ndërtuat përmes këtyre fjalive? (paragraf përshkrues)

• Në një ose dy fjalitë emërore që ndërtuat ju paravendosni pjesëzën jo. Ç’vlerë fitoi fjalia juaj? (tërheq

vëmendjen, e bën më të afërt imazhin)

• Për të plotësuar njohuritë për fjalinë emërore emërtuese shfrytëzo titullin e ekspozitës “Aroma e alpeve

dh e bregdetit”.

Hapi III

Zbatimi në praktikë i njohurive.

Punohen ushtrimet 1, 2, 3, 4.

Ushtrimi 2. Klasa ndahet në 2 grupe.

Grupi 1 – dallon fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore.

Grupi 2 – dallon fjalitë njëkryegjymtyrëshe emërore

Secilit grup i kërkohet të argumentojë zgjedhjen, të japën të gjitha veçoritë e mësuara.

161


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 3. Nxënësit grupojnë sipas tipave

a. fjalitë vetore

b. argumentojnë veçoritë

p.sh.: shtëpia ime e fëmijërisë!

- fjali emërore përshkruese

- vëmendja përqendrohet tek objekti shtëpi

- këtë tip fjalie e gjejmë në letërsinë artistike

- është fjali dëftore – thirrmore

- është pohuese

Detyrë shtëpie: Ndërtoni një situate personale ku të përqendroheni te mbresat, emocionet, shijet nga:

dëgjimi i një kënge

ndjekja e një aktiviteti sportiv

një sfilate mode e stinës

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për:

- dallimin e fjalive 1 KR emërore

- argumentimin e veçorive të secilës

- ndërtimin e situatave të ndryshme

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Ushtrime për fjalitë dykryegjymtyrëshe

dhe njëkryegjymtyrëshe

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

• dallon fjalitë dykryegjymtyrëshe dhe

njëkryegjymtyrëshe;

• zbaton në praktikë njohuritë e marra;

• ndërton situata me këto lloj fjalie.

Situata e të nxënit: Shfrytëzohet si situatë

detyra e shtëpisë.

Fjalët kyç:

fjali dykryegjymtyrëshe, fjali

njëkryegjymtyrëshe, veçori

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të

nxënësve, skeda, tabela, fletorja.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: organizimi grafik i analogjisë, Punë në grup

162


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Mësimi nis me riorganizimin e njohurive për fjalitë dykryegjymtyrëshe dhe njëkryegjymtyrëshe.

Klasa ndahet në grupe. Secili grup në një fletë formati A 4

plotëson organizuesen e dhënë.

Qëllimi i veprimtarisë është të vëzhgohet qëndrueshmëria e njohurive.

Modeli i organizuesit është:

Fjalia

Dykryegj.

Njëkryegj

ngjashmëritë

dallimet

Ilustrime nga situata

Hapi II

Zbatimi në praktikë i njohurive.

Punohen ushtrimet 1, 2.

Ushtrimi 1, 2. Klasa ndahet në 2 grupe.

Grupi 1 – nënvizon në tekst fjalitë dykryegjymtyrëshe.

Grupi 2 – nënvizon në tekst fjalitë njëkryegjymtyrëshe.

Prezantimi i punës shoqërohet me argumente.

Ushtrimet 3 – 9 të shfrytëzohen për t’u përzgjedhur nga vetë nxënësit si shembuj ilustrues të informacionit

teorik “Organizuesi grafik”.

• Në përfundim të plotësimit të organizuesit secili përfaqësues grupi, prezanton punën.

• Ballafaqohen punimet e grupeve.

Nëse është e nevojshme, bëhet qartësimi i informacionit, argumenteve të sjella nga vetë nxënësit.

Vlerësohen nxënësit për:

qëndrueshmërinë e informacioneve

argumentet e sjella për secilën zgjedhje

ndërtimin e situatave të të nxënit.

163


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Të lexuarit

Tema mësimore: Diej që perëndojnë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• jep përshtypjet dhe mendimet e tij në një perëndim dielli;

• lexon në mënyrë të kuptimshme dhe me intonacionin e

duhur poezinë;

• jep mendimin e tij për ndjesitë e autorit në poezi;

• krahason poezi me të njëjtën tematikë nga autorë të

ndryshëm;

• analizon, leksikun dhe metrikën e poezisë;

• shpjegon figuracionin letrar në poezi të ndryshme.

Situata e të nxënit: https://www.

youtube.com/watch?v=iarqIF3mtTI

Fjalët kyç:

perëndim, ëndërr, melankoli.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, https://www.

youtube.com/watch?v=iarqIF3mtTI, përvoja të nxënësve.

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: shkrim i lirë, lexim i poezisë, diskutim, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; shkrim i lirë.

U vendosim nxënësve videon e përzgjedhur në projektor, e cila paraqet një perëndim dielli dhe u kërkojmë të

flasin për ndjesitë që u ngjallin imazhet,ose u kërkojmë të flasin për emocionet që kanë përjetuar kur kanë parë

një perëndim dielli në breg të detit. U kërkojmë të flasin nëse imazhe të tilla u krijojnë ndjesi qetësie, melankolie

apo i bëjnë të ëndërrojnë. Nxënësit lexojnë shkrimet e tyre dhe nuk gjykojnë shkrimet njëri-tjetrit.

Ndërtimi i njohurive; lexim i poezisë, diskutim

Lexohet poezia nga nxënësit në mënyrë shprehëse dhe kuptimplotë. Nëse ka fjalë dhe shprehje të reja,

ndalemi në shpjegimin e tyre, sipas kontekstit ose me fjalor.

Nxënësit japin kuptimin e poezisë “Diej që perëndojnë” dhe nëntekstin e saj, duke folur për ndjesitë që

përjetojnë.

Pika 1

imazhet reale janë: dielli që perëndon, fushat, plazhe.

imazhe imagjinare janë: ag i ligështuar, melankoli, këngë, ëndrra, fantazma të kuqe.

Prezantimi i njohurive; diskutim, ditarët e të nxënit.

Pika 2

Ag i ligështuar, diell i perënduar, melankoli, trishtisht nëpër plazhe, - simbolizojnë trishtimin, ëndrrat e humbura

të poetit, dëshirat e parealizuara.

Pika 3

Fjala diell është fjalë që gjendet vetëm në numrin njëjës (singularia tantum), por poeti na e jep në numër

shumës për të na dhënë idenë e një ndjesie që përsëritet në mënyrë ciklike, sa herë që perëndon dielli.

Pika 4

Vendosim video të perëndimit të diellit, nëse nuk e kemi bërë në hyrje të mësimit dhe nxënësit paraqesin me

shkrim ndjesitë e tyre. Lexohen punimet e nxënësve në lidhje me imazhet dhe ndjesitë që u krijohen kur shohin

një perëndim dielli.

164


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Pika 5

Poezia përçon gjendjen melankolike të poetit, por kjo gjendje krijohet përmes imazheve lëvizëse që ka

natyra në momentin e perëndimit të diellit, ndryshimit të pozicionit të diellit, apo dhe ndryshimeve të tjera që

shoqërojnë këtë dukuri, si p.sh. ndryshimi i ngjyrës së qiellit.

Pika 6

Kjo detyrë mund të jepet paraprakisht ose mund të jepet si një detyrë dosjeje në vazhdim. Mund të sugjerohet

Lasgush Poradeci, por dhe poetë të tjerë.

Pika 7

Evidentojmë fjalën ¨melankoli¨ dhe ¨fantazma të kuqe¨, të cilat bëjnë thyerjet e vargut.

Në këto vargje duket sikur poeti ndalon dhe krijon një jehonë të ëndrrës së tij.

Pika 8

Duket se nuk është i identifikueshëm vendi që përshkruan autori në poezi. Herë të jep përshtypjen e një

perëndimi në bregdet, herë të një vendi të papërcaktuar në një moment të caktuar, kur poeti ndalon dhe

mediton, sepse ajo që ai përcjell, simbolika e vargjeve, nuk ka rëndësi për vendin, por për atë që përjeton

poeti.

Pika 9

Fjalët i ligështuar dhe trishtisht janë të prejardhura dhe rruzull-mëdhenj është e përbërë. Dy të parat vërejmë

që ekzistojnë si fjalë në fjalor dhe shpjegimi për to në fjalor është i njëjtë me ndjesinë që përcjell poezia.

Ndërsa fjala e përbërë nuk gjendet në fjalor dhe duket së është neologjizëm e autorit/përkthyesit.

Pika 10

Këtu nxënësit punojnë me ditarët e të nxënit duke evidentuar figurat letrare dhe shpjeguar funksionin e tyre.

Poezinë lirike moderne, sidomos atë simboliste, e zotëron metafora.

• Epitete: i ligështuar, i perënduar, të ëmbla, të çuditshme, të kuqe, rruzull-mëdhenj.

• Metafora: Nëpër fusha… i shtrin melankolinë, melankolia… e përkund, këngë …i këndon, zemrës… që

shkund, ëndrra… bëjnë të kalojnë, ngjasojnë… me diejt.

Përmes tyre jepet imazhi dhe ndjesia e qetësisë së poetit, por me shumë jepet ndjesia e trishtimit dhe e

melankolisë së tij.

Pika 11.

Pothuajse në të gjithë poezinë vjen një lloj qetësie melankolike dhe e trishtuar e poetit, që i përcillet lexuesit

përmes imazheve të natyrës dhe në veçanti përcillet dhimbja dhe trishtimi.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë , logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie: Pjesa e dytë pika 11.

Pika 12 jepet si detyrë plotësuese ose dosjeje.

165


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Të folurit

Tema mësimore: Misteret e natyrës

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• identifikon imazhe të fshehura në një pikturë a vizatim;

• përshkruan imazhet e identifikuara;

• jep nëntekstin e tyre sipas mënyrës së tij;

• diskuton variante të ndryshme përgjigjesh.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të

nxënësve.

https://goo.gl/images/DETifq , https://goo.gl/images/gU3qJN

https://goo.gl/images/KcNZcT, https://goo.gl/images/tkDpgW

https://goo.gl/images/PGtGZq, https://goo.gl/images/9XdkGx

Situata e të nxënit: https://goo.gl/

images/DETifq

https://goo.gl/images/gU3qJN

https://goo.gl/images/KcNZcT

https://goo.gl/images/tkDpgW

https://goo.gl/images/PGtGZq

https://goo.gl/images/9XdkGx

Fjalët kyç: mister, natyrë, poet, art,

imazhe.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

Arte

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: punë me grupe, stuhi mendimi, shkrim i lirë, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I Stuhi mendimi, diskutim.

Nxënësit diskutojnë rreth saj që kuptojnë me fjalën ¨mister¨ dhe si e kanë perceptuar atë në arte: filma, libra

e piktura. Nxënësit janë informuar më parë për të lexuar e vëzhguar dhe japin idetë e tyre rreth pranisë së

misterit të natyrës në art.

Hapi II Punë e pavarur me shkrim

Ndajmë klasën në grupe të vogla dhe u japim një nga imazhet e tekstit dhe imazhet e marra nga interneti.

Në mungesë të imazheve nga interneti, kërkojmë të sjellin vetë foto pikturash të famshme, që kanë

në qendër misterin e natyrës. Ndahen fotot dhe u kërkojmë nxënësve të fiksojnë dhe të përshkruajnë

shkurtimisht atë që shohin e atë që kuptojnë prej imazhit të dhënë.

Hapi III Diskutim.

Nxënësit diskutojnë për interpretimet e imazheve. Pranohen interpretime të ndryshme, sipas

këndvështrimeve.

Vlerësimi: vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit për aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë , logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë e pavarur: Përpiquni të pasqyroni në mënyrë simbolike në një pikturë, grafikë apo në poezi, një

imazh të parapëlqyer që ju ka mbetur në mendje.

166


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tema mësimore: Fjalia e përbërë me më shumë se dy pjesë

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• shpjegon karakteristikat dalluese të secilit lloj të fjalisë së

përbërë;

• zbaton njohuritë e marra për fjalitë e përbëra në praktikë.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore.

Situata e të nxënit: punë me tekstin

Fjalë kyç:

marrëdhënie varësie, marrëdhënie

barazie, asidentike.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë e pavarur/në grup.

HAPI I (pyetje – përgjigje) Gjatë punimit të ushtrimeve të mëposhtme, vëmendja e nxënësve do të

përqendrohet në përcaktimin e fjalive të përbëra.

*Nxënësit duhet të ndjekin këto hapa, para se të plotësojnë tabelën e dhënë:

• Nënvizojnë kryefjalën e kallëzuesin;

• Ndajnë pjesët e fjalisë.

a) Një fluger mbi çatinë e një shtëpie të

lartë kishte formën e një zogu metalik.

E thjeshtë

Ka një kallëzues

FJALIA LLOJI I FJALISË ARGUMENTIMI

b) Fëmijët arbëreshë flasin, lexojnë e

shkruajnë shqip.

E thjeshtë

Ka kallëzues homogjenë

c) Koha erdhi dhe u nxi si pus. E thjeshtë Ka një kallëzues (nisi të nxihej)

d) Frynte era dhe flugeri vërtitej majtas e

djathtas.

e) Pa mbaruar fjalën plaku, djali u ngrit në

këmbë.

E përbërë

E përbërë

Ka dy kallëzues

Ka dy kallëzues (forma e pashtjelluar, kur i

përgjigjet kryefjala në fjali)

f) Nata ra për të dalë i ligu nga ferra. E përbërë Ka dy kallëzues (forma e pashtjelluar, kur i

përgjigjet kryefjala në fjali)

g) Duke mos i ndenjur në krye ju, s’ka si

të ecë puna mirë.

E përbërë

Ka dy kallëzues (forma e pashtjelluar, kur i

përgjigjet kryefjala në fjali)

Mbështetur në punën e bërë nxënësit të formulojnë vetë përkufizimin për fjalinë e përbërë.

Fjalia e përbërë është………………………../ Fjali e përbërë nuk është………………………..

HAPI II: Nxënësit, për t’i dhënë përgjigje pyetjes: ç’raporte ndërtojnë pjesët e fjalisë së përbërë mes njëratjetrës,

punojnë fjalitë 2, 4 dhe 5 në paragrafin në krye të tekstit.( Ata ndihmohen me hapat që do ndjekin:

nënvizo kallëzuesin;qarko mjetin e lidhjes;ndaj pjesët e fjalisë; mbështetur në mjetet e lidhjes përcakto raportet)

Pasi përfundojnë së punuari me fjalitë, nxënësit thonë se kur pjesët e fjalisë së përbërë ndërtojnë raporte

barazie apo varësie, si mënyrën e bashkimit, me mjet lidhës ose me bashkim asindetik.

Zbatimi në praktikë i njohurive. Punë individuale, punë në grup.

HAPI III: Punimi i ushtrimeve 2 – 5.

Për punimin e ushtrimeve 2 dhe 3, nxënësit ndjekin hapat që u dhanë më lart.

Ushtrimi 4 Nxënësit, pasi bëjnë shndërrimin, le të shpjegojnë raportet që vendosen mes pjesëve.

Ushtrimi 5 Të punohet në grupe, ku secili grup të ketë një detyrë të përcaktuar.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6

167


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Skema e fjalive të përbëra me më shumë se

dy pjesë

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon pjesët e fjalisë së përbërë me më shumë se dy pjesë;

• ndërton skemën për fjalinë e përbërë me më shumë se dy

pjesë;

• argumenton varësinë midis pjesëve në fjalinë e përbërë.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore.

Situata e të nxënit: punë me tekstin.

Fjalë kyç:

fjalia e përbërë, skema e fjalisë, varësi,

mjet lidhje.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: paraqitja grafike e fjalisë, punë e drejtuar/e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I: Mësimi nis me punimin e detyrës së shtëpisë, ku tri grupet sipas llojit të fjalisë së përbërë bëjnë

argumentimin për fjalitë e veçuara, p.sh.:

Grupi I: Fjalitë e përbëra me raporte barazie të bashkuara me mjet lidhës, ku secila pjesë mund të qëndrojë

si fjali e thjeshtë.

Grupi II: Fjalitë e përbëra me raporte varësie.

Grupi III: Fjalitë e përbëra asidentike me raporte bashkërenditje /nënrenditje (të përziera).

HAPI II: Nxënësit punojnë në tekst. Vëmendja përqendrohet te pikat 3‒ 5.

Në pikat 3, 4 nxënësit kalojnë hapat tashmë të mësuar për punën me fjalinë e përbërë dhe më pas

konkretizojnë skemat dhëna.

Në pikën 5 mendojmë se duhet treguar kujdes në skemën e fjalisë. Skema është kjo:

shkalla II

shkalla II

shkalla IV

shkalla V

Zbatimi në praktikë i njohurive. Punë individuale. Punë në grup.

HAPI I: Punimi i ushrimeve1-5. (Mund të punohen sipas nivelit të nxënësve)

168


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 1: Nxënësve u rikujtohen hapat që duhet të ndjekin para se të realizojnë kërkesën e zbatimin

sipas shembullit të dhënë.

Ushtrimet 2, 3: Çdo nxënës u përgjigjet kërkesave të këtyre ushtrimeve për një nga fjalitë.

Ushtrimet 4, 5: Punohen si ushtrimet 2 dhe 3 me nga një fjali, por nxënësit bëjnë dhe skemën e fjalisë.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6

Sqarim: Që detyra të jetë sa më gjithëpërfshirëse, nxënësve t’u kërkohet të zgjedhin nga dy fjali të përbëra

me më shumë se dy pjesë dhe, duke ndjekur hapat tashmë të mësuar, të bëjnë skemën e tyre.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Poezia

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Kadenca e Violës

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore

Nxënësi/ja:

• lexon për të zbërthyer kuptimin e parë dhe nëntekstin e

poezisë;

• përcakton efektet muzikore që përcillen në poezi;

• përshkruan imazhet që përcjell autori në poezi;

• dallon kuptimin e metaforës që rrëmben gjithçka me

vete;

• analizon poezinë nga ana metrike;

• shpjegon lidhjen e poezisë me muzikën.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

https://www.youtube.com/

watch?v=oIgcGwPnb5M

https://www.youtube.com/

watch?v=t2pkxvkF8w4

Fjalët kyç:

violë, natyrë, stuhia, muzikë

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Arte (muzika)

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: lexim, diskutim, ditarët e të nxënit, shkrim i lirë, punë me

grupe, organizues grafik.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën që do të punojë dhe autorin. Para se të lexohet poezia do të

kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”:

1. lexohet dhe, nëse është e nevojshme, sqarohet informacioni;

2. lexohen fjalët e shpjeguara (fjalori).

Hapi II. Mësuesi\ja zgjedh një nxënës që reciton bukur për të lexuar poezinë.

Pyetje: - Ç’lidhje mund të vendosni midis titullit dhe përmbajtjes së poezisë.

- Nga ç’nota përshkohet poezia?

Përgjigjet mund edhe të shkruhen në dërrasë:

Poezia flet për elemente të natyrës, për vjeshtën e cila mbizotëron kudo. Ajo përshkohet nga nota të trishtuara.

169


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi III. Punohen ushtrimet e rubrikës Reflektimi kuptimor. Ushtrimi 1. Do të punohet me grupe:

Grupi I. Strofa I.

Të krijohet përshtypja e një koncerti në natyrë që nga bregorja e deri te jehona e kashturinave. Kjo muzikë

largon pikëllimet.

Grupi II. Strofa II.

Në këto net, plot kureshtje e kënaqësi, zhbirojnë saktësinë e këngës polifonike, duket sikur harmonizohet

kënga me zhvendosjet e yjeve, një harmonizim i bukur, i saktë, midis botës së universit me botën e shpirtit

njerëzor.

Grupi III. Strofa III.

Imazhet vijnë nga një mjedis dhe kohë reale: shkollarë, vajza dhe djem, rrëzë mureve, në një stinë vjeshte,

mbase në vitin e fundit që mund të jetë kufiri ndërmjet adoleshencës dhe pjekurisë.

himni

lirika tradicionale

elegjia

lirika filozofike

.................

.................

.................

Poezia lirike

përcillet te

lexuesi përmes

organizimit të të

gjitha niveleve:

përjetimeve,

emocioneve të

poetit përmes

fjalëve të tij.

trajta

tinguj

fjala

rend sintaksor

Ushtrimi 2. Nxënësit nënvizojnë në poezi ato fjalë poetike që sjellin nota trishtimi e nostalgjie. Mësuesi\

ja do t’i shkruajë në dërrasë dhe me to nxënësit do të shkruajnë duke imagjinuar kohën e fëmijërisë së poetit.

Përgjigje: ... më parë se ti të zhdukeshe kometë, edhe yni iku.

lotët rridhnin përzierë me shi

e djemve zemra u mori cegëm.

Ushtrimi 3. Koha – shtrëngatë e madhe atë ditë.

Mësuesi\ja do të fokusohet për të zbuluar kuptimet e fshehura nëpërmjet kuptimit fillestar. Përzgjidhen fjalët

poetike:

ujëra të amullt - mijëra fyej që të kujtojnë kohën e bukur të fëmijërisë;

zhbironim – mendja e një fëmije përpiqet të kuptojë, kjo shoqërohet me rritjen e njeriut;

edhe i yni iku – është koha e rinisë që iku pa e kuptuar, koha e rinisë që zgjat sa çel bohçja e karafilit.

Kur kupton se kjo kohë ka zgjatur për pak kohë kupton se në jetën tënde s’do të ketë më gëzime, por edhe

shqetësime, rënkime deri në klithma. Është shtrëngata e jetës që do të vendosë përpara vështirësi.

Mësuesi\ja do të kërkojë të bëhet analiza e fjalëformimit.

Ushtrimi 4. kushdiku

– kush: përemër pyetës që përdoret për të pyetur për të panjohur; diku – ndajfolje vendi që tregon mënyrë

të papërcaktuar.

Interpretimi: Jeta, çastet e gëzuara të rinisë u shkëputën nga e panjohura në një çast të papërcaktuar,

lumturia ngeli diku.

170

Hapi IV. Kalohet te rubrika Reflektimi stilistik gjuhësor.

Praktikë e udhëhequr nga mësuesi.

Ushtrimi 5. Diskutohet mbi përshkrimin e natyrës:

Kashturinat jehojnë; shtrëngatë e madhe rrugën e përmbyt shiu, rrëke përçojnë...


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 6. Nxënësve u drejtohet pyetja:

- A ka lidhje muzika me natyrën? Si duhet kuptuar kjo lidhje:

a. Si një imitim i tingujve të natyrës?

b. Si një përqasje shpirtërore e botës së unit lirik me kompozimin hyjnor të natyrës?

Nxënësve u lihet hapësirë për të interpretuar tingujt.

Ushtrimi 6. c. Shpjegoni titullin “Kadenca e violës” (pjesa e koncertit që instrumentisti e luan me fantazi pa

u shoqëruar nga orkestra).

Pra, imagjinoni veten në një sallë koncerti, kur pas heshtjes së orkestrës, interpreton solisti në violinë.

Kështu ndodh edhe në natyrë, pas verës vjen vjeshta me melankoli e trishtim.

Ushtrimi 7. Nxënësit do të punojnë të ndarë në dy grupe:

Grupi 1. Epitete imazhi mbresëlënës

ujëra të amullt

zhvendosje të sakta

faqet e skuqura

rrugë e përmbytur

rrëke e murrme

Grupi 2. Metafora imazhi mbresëlënës

ujërat moçalore harbohen

kashturinat jehojnë

bohçe karafili

Hapi V. Punohet me teknikën pema e mendimit (Organizues grafik):

Mësuesi bën një përmbledhje të njohurive që kanë marrë nxënësit për lirikën.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tema mësimore: Ushtrime për përbërjen dhe skemat e

fjalive të përbëra

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon pjesët e fjalive të përbëra;

• emërton pjesët e fjalisë së përbërë;

• ndërton fjali të përbërë me më shumë se dy pjesë sipas

modelit të dhënë;

• ndërton fjali të përbërë me më shumë se dy pjesë sipas

skemës së dhënë.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë e pavarur, diskutim.

Situata e të nxënit: punë me tekstin

Fjalë kyç:

raporte barazie, raporte varësie, skemë,

shkalla e parë.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

171


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

Sugjerim:Mendojmë se duhen përzgjedhur ushtrime,fjali brenda ushtrimeve për t’u punuar gjatë orës me

qëllim që të realizohen të plota rezultatet e të nxënit për temën.

Zbatimi në praktikë e njohurive. Punë në grup.

HAPI I: Punohen ushtrimet 2 dhe 4 në dy grupe, ku secili nxënës përzgjedh dy fjali për të përmbushur kërkesën.

Grupi I: Ushtrimi 2 Grupi II: Ushtrimi 4

Ushtrimi 5: Nxënësit punojnë me grupe të ndarë në

Grupi I - fjalitë a+b;

Grupi III - fjalitë c+ç;

Grupi III - fjalitë d+dh. Nxënësit ndjekin të gjithë hapat deri te skema.

Ushtrimi 8, 9: Për kërkesat e këtyre ushtrimeve nxënësit punojnë në 4 grupe (A, B, C, Ç). Formojnë fjali të

përbërë me pjesët e grupit, të cilit i përkasin. Bëjnë ndarjen, emërtimin, skemën, sipas hapave të mësuar.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 10

(Duke pasur parasysh shkallën e vështirësisë së këtij ushtrimi, le t’u jepet dhe një detyrë alternative: Përzgjidhni

nga një tekst letrar ose joletrar 2 fjali të përbëra me më shumë se dy pjesë dhe bëni skemën e tyre.)

172

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Poezia

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Kitara

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon poezinë dhe flet për botën poetike të poetit;

• përkufizon romancën si lloj i letërsisë artistike;

• interpreton pjesën për të deshifruar dhimbjen e poetit;

• analizon gjuhën dhe stilin e autorit.

Burimet: “Gjuha shqipe

nxënësve.

9”, libri digjital, përvoja të

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

https://www.youtube.com/

watch?v=CRKInwLq5FE

Fjalë kyç: kitara, dhimbje, romancë

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

• Arte

Metoda, teknika e veprimtari të nxënësve: leximi poezisë, stuhi mendimi, koment, diskutim, ditarët e të

nxënit.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Nxënësve u kërkohet të flasin për kitarën si instrument, çfarë dinë dhe si e përjetojnë melodinë e saj.

• Ndërtimi i njohurive; lexim i poezisë, analizë e saj.

Lexojmë poezinë dhe u kërkojmë nxënësve të japin përshtypjet e tyre pas leximit të poezisë.

U japim informacion në lidhje me romancën dhe u kërkojmë të argumentojnë pse ajo është një romancë.

Rrëfimi ku mbizotëron lirizmi, dhembja dhe fundi i trishtë i japin poezisë tipare të romancës.

• Prezantimi i njohurive; pyetje-përgjigje, diskutim.

Ushtrimi 1

Malli shprehet përmes vargjeve: Vajton për gjërat e largëta... Majë degës së lartë.

Ushtrimi 2

Dhimbja më e madhe e poetit shfaqet në dy vargjet e fundit.

Ushtrimi 3

Krisjen e kupave të agimit në kuptim të parë e bën vaji i kitarës nëpërmjet tingujve të telave të saj, por është

pikërisht kjo kitarë që përcjell dhe dhimbjen e vajin e shpirtit.

Ushtrimi 4

Kitara vajton për të shprehur dhimbjen dhe mallin për gjërat e largëta që nuk janë më, madje dhe për ato që

poeti nuk i ka njohur kurrë.

Ushtrimi 5

Fjalët perëndim/mëngjes dhe nishan/shigjetë, janë çifte fjalësh të varura nga njëra-tjetra. Po nuk pati mëngjes,

nuk mund të ketë as perëndim; po nuk pati nishan, shigjeta nuk ka vlerë. Shembull tjetër mund të jetë kamelia

me rërën e shkretëtirës.

Ushtrimi 6

Në varësi të këndvështrimit dhe të mënyrës së interpretimit, kitara mund të shihet, si:

• instrument i heroit lirik, sepse me këtë element luan muzikë cigani.

• instrument i poetit, sepse me përcjell botën poetike të poetit.

• metaforë e shpirtit njerëzor, sepse metaforikisht vaji i kitarës simbolizon një shpirt që vuan.

Ushtrimi 7

Nëpërmjet vargut: Fillon kitara // të vajtojë. // Kupat e qiellit // bëhen copë tregon në mënyrë metaforike gjëmën

e vajit të kitarës, por gjithashtu krijon dhe një imazh poetik me analogjinë mes kupës së qiellit dhe kupës prej

druri të kitarës.

Ushtrimi 8 dhe 9

Fjalët i nxehtë dhe i bardhë e ndihmojnë autorin të krijojë imazhin e shkretëtirës. Ndërsa uji që vajton dhe era

që fryn mbi dëborë, ashtu siç qan kitara, krijojnë një paralelizëm figurativ me vajin e kitarës, duke dhënë idenë

se “vuajtja dhe vaji” gjenden kudo.

Ushtrimi 10

Metafora është: O kitarë! / Zemër e plagosur për vdekje / Nga pesë shpata. Kjo metaforë krijon imazhin e

diçkaje të prerë në mes, të një gjendjeje të dhimbshme dhe melankolike.

Ushtrimi 11

Nga ana metrike poezia është monokolorë, me varg dhe rimë të lirë.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie: Detyra faqe 103.

173


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Drama

Rubrika: Të lexuarit

Tema mësimore: Romeo dhe Zhuljeta (ora I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

• sjell informacione mbi jetën dhe veprën e Shekspirit;

• lexon fragmentet në mënyrë të kuptimshme dhe me intonacion;

• përgjigjet për pyetje rreth të kuptuarit të fragmentit;

• komenton thënie e vargje nga vepra;

• analizon veçoritë e gjinisë dramatike përmes fragmentit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Fjalë kyç: tragjedi, Shekspir

Lidhja me fushat e tjera dhe

temat ndërkurrikulare:

• Arte

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: lexim në role, punë në grupe, diskutim, punë e drejtuar,

ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; diskutim.

Nxënësit janë porositur të hulumtojnë mbi jetën dhe veprën e Shekspirit dhe diskutojnë mbi veprën e tij, duke

u ndalur veçanërisht te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta”.

Nëse dëshirojnë dhe kanë mundësi, mund të shohin dhe një fragment nga realizimet në teatër të veprës, gjë

që do t’i ndihmonte për t’u integruar më tepër me veprën.

• Ndërtimi i njohurive; lexim i pjesës, ditarët e të nxënit, komente.

Klasa ndahet në grupe, afërsisht me nga 7-8 anëtarë dhe secili grup lexon njërin fragment në heshtje.

Secili grup bën analizën e fragmentit, sipas aparatit pedagogjik në të.

Orën e parë do të ndalemi në analizën kuptimore të tragjedisë, ose analizojmë të plota dy nga pesë fragmentet

(aktet dhe skenat) e dhëna. Kjo lihet në dëshirën e mësuesit. Nëse punojmë me anën kuptimore orën e parë,

ana gjuhësore e fragmenteve do të analizohet në orën e dytë.

Prezantimi i njohurive;

Pyetjet që duhet të marrin përgjigje në orën e parë për çdo fragment janë:

Koha, vendi, personazhet e ngjarjes së çdo skene.

Ngjarja që jepet në të.

Akti I skena III

Ngjarjet zhvillohen në shtëpinë e Kapulet dhe dialogët tregojë se Zhuljeta është në moshën e adoleshencës,

pikërisht kur mund të njohë dashurinë. Vaja (shoqëruesja, dadoja dhe nëna e Zhuljetës dialogojnë, duke

përcaktuar pikërisht këtë ndryshim në gjendjen e saj dhe kalimin në një fazë të re të jetës.

Vaja kujton tërmetin që ra kur Zhuljeta ishte vetëm tri vjeçe, ndërsa tani ajo është një vajzë e rritur, zonjushë

që ka filluar të ndryshojë fizionomi dhe konceptin ndaj botës e ndaj njerëzve.

174

Akti I. Në mbarim të ballos.

Këtu duken shkëndijat e para të asaj që pritet të ndodhë, shkëndija e dashurisë mes Romeos dhe Zhuljetës.

Fjalët e fundit të Zhuljetës janë shenjat paralajmëruese të dashurisë që do të përfundojë në tragjedi: “...Kjo

dashuri me këtë armik të ndyrë”.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Akti II, skena II

Në këtë fragment monologu i Romeos shpreh gjithë përjetimet, perceptimet dhe ndjesitë që ka ndaj Zhulietës,

që qëndron në ballkon. E parë me sytë e dashurisë, Zhulieta portretizohet me tipare hyjnore.

B

Në shprehjen e tyre të dashurisë duket se Zhuljeta është më e arsyeshme dhe Romeo më emocional. Kjo

duket në hyrje, ku Zhuljetës i duket e gënjeshtër çdo element i natyrës, për të cilin përbetohet Romeo.

Akti V, skena III

Princi kumton lajmin dhe informacionet për vdekjen e të rinjve. Ai shfaqet i penduar që nuk ka përdorur

autoritetin e tij për të ndërhyrë në armiqësinë ndërmjet familjeve Montag dhe Kapulet, armiqësi që u bë shkak

i kësaj tragjedie. Me fjalët e tij “Kështu pra që të gjithë u dënuam” nënkupton se, kur ndodh një fatkeqësi, të

gjithë kanë përgjegjësinë e tyre. Tashmë dashuria mes Romeos dhe Zhulietës është bërë model i dashurisë

pasiononte, por të papërmbushur në të gjithë letërsinë botërore dhe jo vetëm. Kështu ajo mbetet model i

dashurisë në të gjitha kohërat.

Vlerësimi: vlerësim me notë në orën e dytë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin

në nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Romeo dhe Zhuljeta (Ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• komenton fragmente nga vepra;

• analizon anën stilistikore të pjesëve;

• nxjerr veçoritë e tragjedisë përmes fragmenteve.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të

nxënësve.

Fjalë kyç:

tragjedi, analiza stilistikore, Romeo dhe

Zhuljeta

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Arte

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, diskutim, ditarët e të nxënit, punë në grupe, lojë në role.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Në çdo grup nxënësit analizojnë fragmentet për të nxjerrë veçoritë e tragjedisë shekspiriane.

Evidentohen elementet dramatike në tekst, duke u ndalur në çdo fragment dhe veçoritë e dramës si tragjedi.

(Fundi i trishtë i veprës është element i tragjedisë).

175


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi II

Secili grup, në varësi të pjesës, përshkruan Romeon dhe Zhuljetën, duke u ndalur në vetë fjalët e personazheve.

(Monologët e dialogët përcaktojnë veçoritë e tyre fizike dhe të karakterit.)

Kështu, në pjesën e parë dhe të dytë mësohet se Zhuljeta është 14 vjeç dhe sapo ka rënë në dashuri me

Romeon.

Në fragmentin e tretë dhe të katërt jepet shpirti i ndjeshëm e i dashuruar i Romeos. Përmes mënyrës se si

përshkuan Zhuljetën, mësojmë që personazhi i tij është romantik, shpirtbutë dhe ëndërrimtar, ndryshe nga

Zhuljeta që është më e përmbajtur.

Në fragmentin e fundit kuptojmë se personazhet ishin bërë një në dashurinë për njëri-tjetrin dhe do të mbeteshin

simbol i dashurisë së përjetshme në historinë e letërsisë, duke u kthyer dhe në simbol të dashurisë së vërtetë

njerëzore.

Hapi III

Bëhet analiza stilistikore, duke u ndalur në figurat më të përdorura, të cilat komentohen me ditarët e të nxënit.

• Figura e inversionit është mbizotëruese: i vetmi bir i hasmit, e vetmja dashuri etj.

• Metaforat - diell është Zhuljeta, ajo hënën e venit, dy yjtë më të ndritshëm që ka qielli, dy sytë e saj ndrinin atje lart.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin e nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie: Sipas dëshirës së nxënësve, përzgjidhen fragmente për lojë në role.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Poezia

Kompetenca: Të shkruarit

Tema mësimore: Shkruajmë poezi (2 orë)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• përcakton strukturën e poezisë;

• përcakton rregulla për shkrimin e poezisë;

• krijon poezi për të shprehur emocionet dhe ndjenjat e tij për

natyrën e për vetveten;

• vlerëson poezinë e tij dhe të shokëve.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti.

Situata e të nxënit:

Shkruajmë poezi

Fjalë kyç:

poezi, vargje, rime, ndjenjë, natyrë, portret,

imazhe

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pyetje-përgjigje, punë e drejtuar, punë e pavarur me shkrim,

diskutim, turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit

176

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (pyetje-përgjigje)

Prezantohet nga mësuesi\ja tema e re e mësimit “Shkruajmë poezi”.

Gjatë kapitullit të poezisë, nxënësit kanë marrë njohuri të mjaftueshme për poezinë dhe strukturën e saj.

Pyeten nxënësit rreth njohurive që kanë për poezinë, për metrikën dhe për stilistikën.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

‒Ç’është poezia?

‒Çfarë transmeton ajo?

‒Përse shkruajmë poezi?

‒Si ndërtohet një poezi?

‒Sa lloje strofash kemi?

‒Cilat janë rimat më të përdorura?

‒Ç’lloj figurash letrare përdoren më shumë në poezi?

‒A keni shkruar ndonjëherë poezi? Cilat tematika ju tërheqin më shumë?

Për përgjigjet e këtyre pyetjeve, shfrytëzohen njohuritë e nxënësve dhe informacionet e dhëna në libër në

faqen 86.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar,diskutim, punë e pavarur më shkrim)

U thuhet nxënësve se gjatë dy orëve ata do të shkruajnë poezi që u kushtohen stinëve të vitit dhe vetes.

Sigurisht, nëse nxënësit kanë preference për tema të tjera, janë të lirë të zgjedhin.

Udhëzohen nxënësit të lexojnë me kujdes materialin e dhënë në tekstin e tyre dhe të plotësojnë dy skedat (për

stinët dhe veten), të cilat do t’i ndihmojnë për të realizuar poezitë e tyre. Mësuesi\ja këmbëngul në leximin me

kujdes të sugjerimeve të dhëna për të pasur elementet e nevojshme në krijimin e poezive.

U lihen nxënësve disa minuta për t’i plotësuar të dyja skedat. Në përfundim të detyrës lexohen e diskutohen

me të gjithë nxënësit përgjigjet e dhëna.

Në këtë hap nxënësit lihen të punojnë qetësisht për të krijuar një poezi. Ata punojnë të pavarur për të shkruar

një poezi të shkurtër mbështetur në tematikat e ofruara nga teksti i tyre ose, nëse kanë dëshirë, zgjedhin

tematika të tjera. Mësuesi\ja u kujton që të mos harrojnë t’i vendosin një titull poezisë.

Ndërkohë që nxënësit punojnë, mësuesi\ja i shpërndan nga një fletë çdo nxënësi (ose materialin e fletës e

shkruan në tabelë), me qëllim që ai të kenë mundësi të kontrollojë punën e tij\saj dhe vlerësojë veten.

Kompetenca e të shkruarit Dobët Mjaftueshëm Mirë Shumë mirë

Titulli i poezisë lidhet me përmbajtjen e tekstit poetik.

Kam shprehur ndjesitë e mia mbi temën e poezisë.

Kam respektuar formën e jashtme të shkrimit të poezisë:

në vargje dhe strofa.

Kam përdorur gjuhë të figurshme.

Kam zgjedhur dhe i kam vendosur fjalët për të arritur

efekte të veçanta zanore.

Vargjet janë në unitet logjik me njëri-tjetrin.

Kam luajtur me rendin sintaksor të fjalës për të krijuar

imazhe më të bukura artistike.

Kam përdorur si duhet shenjat e pikësimit brenda dhe në

fund të vargut.

Kam respektuar shkrimin e fjalëve në standardin e

shqipes.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim, turi i galerisë)

Pasi kanë përfunduar poezitë e tyre, nxënësit i lexojnë dhe tregojnë përse zgjodhën atë tematikë, diskutojnë

rreth strukturës së poezisë, llojit të rimës, llojit të strofës, vargjeve të përdorura, figurave letrare etj. Nxënësit

zgjedhin poezitë që u pëlqejnë më shumë dhe i vendosin në Turin e Galerisë.

Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësve nga mësuesi\ja bëhet mbështetur edhe mbi vetëvlerësimin që ata bënë për

poezitë e tyre.

177


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Tema mësimore: Përdorimi i shenjave të pikësimit.(dy

pikat, pikëpresja, presja)

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• njeh rastet e përdorimit të shenjave të pikësimit (dy

pikat, pikëpresja, presja);

• korrigjon duke argumentuar përdorimet e gabuara të

këtyre shenjave në një tekst të dhënë;

• zbaton rregullat e përdorimit të shenjave të pikësimit

gjatë të shkruarit të një teksti.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore.

Situata e të nxënit: Diktim.

Fjalë kyç:

dy pikat, pikëpresja, presja.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: shpjegim i përparuar, tabelë koncepti, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I Diktim.

Mësuesja dikton 2-3 fjali të përzgjedhura, ku përfshihen disa nga rastet e përdorimit të shenjave të pikësimit

(në përputhje me temën). Nxënësit, pasi e shkruajnë, shpjegojnë rastet e përdorimit të tyre.

HAPI II Shpjegimi i përparuar.

a) Përmes kësaj metode nxënësit u rikthehen njohurive të mëparshme dhe u japin përgjigje pyetjeve të shtuara.

(Ndihmohen nga rastet e identifikuara gjatë diktimit)

P.sh., përcaktojnë ku përdoren:

Shenjat e pikësimit. Rastet që njeh nxënësi Përdorimet që mëson nga informacioni

Dy pikat ... ...

Pikëpresja

Pika

b) Lexojnë informacionin në tekst dhe plotësojnë tabelën me informacionin shtesë.

c) Nxënësit krahasojnë renditjen me rastet e njohura prej tyre në raport me atë që mësuan nga informacioni.

ç) Nxënësit reflektojnë rreth informacionit të paraqitur dhe plotësojnë tabelën e konceptit.

d) “Tabela e konceptit”- Nxënësit plotësojnë nga një koncept. Dyshet në bankë të plotësojnë secili nga një

koncept të caktuar. Kjo do t’i ndihmojë ata gjatë punimit të ushtrimeve.

Shenja e pikësimit Përdorimet Ilustrim

HAPI III

Zbatimi në praktikë i njohurive.

Punimi i ushtrimeve 1-4.

Ushtrimet 1,2 punohen me përzgjedhje shembujsh për rastet e përdorimit të shenjave te pikësimit. Nxënësit

punojnë në grupe ose me kërkesë të përcaktuar.

178


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimet 3,4 punohen në formë vetëdiktimi. Dyshet në bankë punojnë njëri ushtrimin 3, ndërsa tjetri ushtrimin

4. Pas përfundimit të punës, nxënësit bëjnë korrigjimin e punës së njëri-tjetrit. Lexohen 2 ushtrimet nga 2

nxënës të përzgjedhur nga mësuesi/ja e nën kontrollin e tij/saj bëhen korrigjimet e nevojshme e gjithë klasa.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5

Punimi i kësaj detyre do të ishte më i efektshëm, nëse do të punohej në këtë formë:

FJALIA

M’u duk se në largësi po tingëllonte si një za i

marrun, por depërtues.

SHENJA E PIKËSIMIT QË MUNGON

*presja para lidhëzës kundërshtuese

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Tema mësimore: Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe i ligjëratës së

zhdrejtë

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon ligjëratën e drejtë dhe të zhdrejtë;

• njeh shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë;

• shndërron ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë dhe anasjelltas.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore.

Situata e të nxënit: fisha me ligjëratë të

drejtë dhe të zhdrejtë.

Fjalë kyç:

ligjëratë e drejtë, ligjëratë e zhdrejtë,

shenjat e pikësimit, shndërrim

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: shpjegim i përparuar, tabela e konceptit, punë e pavarur, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

Shpjegim i përparuar.

Nxënësit, duke shfrytëzuar njohuritë që kanë, u japin përgjigje pyetjeve të shtruara. Më pas plotësojnë

tabelën për informacionin që morën.

LIGJËRATA PYETJET

*E drejtë Çfarë është (kur kemi) ligjërata e drejtë?

Nga sa pjesë përbëhet ?

Cili është rendi i fjalëve të autorit (pjesës lajmëruese)?

Çfarë shenjash pikësimi përdoren për secilin rast?

NXËNËSI DI MËSON

*E zhdrejtë Çfarë është (kur kemi) ligjërata e zhdrejtë?

Çfarë ndryshimesh ndodhin kur ligjërata e drejtë kthehet

në ligjëratë të zhdrejtë?

A mund të kthehet çdo ligjëratë e drejtë në të zhdrejtë?

179


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Nxënësit:

a) lexojnë informacionin në tekst dhe plotësojnë tabelën me informacionin shtesë;

b) reflektojnë rreth informacionit tashmë të plotësuar dhe e paraqesin në tabelën e konceptit, e cila do t’i

ndihmojë gjatë të ushtruarit.

LIGJËRATA

E drejtë

VEÇORITË

E zhdrejtë

Zbatimi në praktikë i njohurive. Punë individuale.

Nxënësit punojnë Ushtrimet 1‒ 4

Ushtrimet 1,2: Nxënësit, pas shndërrimit (1) dhe identifikimit të përgjigjes së saktë (2), të argumentojnë

veprimet e bëra.

Ushtrimi 3: Përgjigja e nxënësit të jetë në tri alternativat. p.sh.

a) “Të mos ndërtohet ura! ‒ tha plaku. ‒ Te ne nuk ka burra!”

b) Plaku tha: “Të mos ndërtohet ura!(ose, se te ne…) Te ne nuk ka burra!”

c) “Të mos ndërtohet ura! (ose,se te ne…) Te ne nuk ka burra!”‒ tha plaku.

Ushtrimi 4: Nxënësit punojnë në dy grupe. Pas shndërrimeve, shpjegojnë ndryshimet që ndodhin.

Grupi I: Shndërron ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë.

Grupi II: Shndërron ligjëratën e zhdrejtë në të drejtë.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5

Detyrë alternativë: Nga një tekst dramatik shkëputni 2- 3 pjesë të dialogut. Ndërtoni me to një ligjëratë të

drejtë më pas shndërrojeni në ligjëratë të zhdrejtë.

Shpjegoni shenjat e pikësimit te ligjërata e drejtë dhe ndryshimet te ligjërata e zhdrejtë.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Drama

Rubrika: Të lexuarit

Tema mësimore: Pas vdekjes (ora I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore

Nxënësi/ja:

• lexon komedinë për të dalluar komedinë si lloj i dramës;

• flet për kontekstin historik-shoqëror, në të cilin janë vendosur

ngjarjet;

• evidenton elementet e satirës, ironisë dhe humorit në fragment;

• analizon rolin e këtyre elementeve në dramë.

Situata e të nxënit:

https:/www.youtube.com/

watch?v=RLxN9G_HNxc

Fjalët kyç:

tekst dramatik, veçori, komedi

180


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Lidhja me fushat e tjera dhe

temat ndërkurrikulare:

• Arte (teatri)

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: lojë në role, punë në grupe, diskutim, tabela e koncepteve,

dramatizim.

Punë përgatitore:

Organizimi i orës së mësimit

Mësuesi/ja ka përzgjedhur tre nxënës, që kanë përgatitur fragmentin ta luajnë me role (dramatizim) duke

përgatitur me kujdes veshjen e personazheve ose shfaq nga komedia “Pas vdekjes” pjesën e fragmentit që do

të lexojnë nxënësit në tekst.

Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, titullin e komedisë dhe autorin. Nxënësit bëjnë

një diskutim të shkurtër rreth temës që trajton Çajupi në komedinë e tij: shqetësimi i autorit për zhvillimin e

shoqërisë shqiptare dhe mentalitetin shoqëror të shqiptarëve. Këtë informacion nxënësit e kanë marrë vitin e

kaluar me komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”.

Mësuesi/ja në bashkëpunim me nxënësit shkruan në dërrasë veçoritë e gjinisë dramatike (komedisë),

njohuri që nxënësit i kanë nga viti i kaluar.

Hapi II. Mësuesi/ja përzgjedh disa nxënës që të lexojnë me role fragmentin e dhënë, nxënësit do të jenë

të vëmendshëm për leximin e rrjedhshëm, me intonacion, respektimin e të folurit me dialektizma krahinore.

Nxënësit vlerësojnë shokët për leximin dhe lexuesin më të mirë.

Hapi III. Punë me grupe do të punohet me tabelën e koncepteve.

Grupi I. Nxënësit do të përcaktojnë kontekstin historik-shoqëror.

- Kur është shkruar komedia?

- Çfarë e shqetësonte autorin? (Informacionin e lexojnë në tekst).

• “Pas vdekjes” është një komedi karakteresh. Kjo komedi shquhet për krijimin e dy personazheve, karakteri

i të cilave zbulohet përmes konfliktit politik-social.

Grpui II. Konflikti dramatik që shfaqet në fragment.

- Ku qëndron komizmi?

Grupi III. Personazhet pjesëmarrëse në komedi.

- Ç’përfaqësojnë në shoqëri?

Grupi IV. - Cila është ngjarja që zbulohet?

Grupi V. - Në cilat raste kemi përdorimin e komizmit?

Tabela:

Fragmenti

Konteksti

historikshoqëror

Tema që

trajtohet

Personazhet

Ngjarjet që

zhvillohen

Komizmi

Kur Adhamudhi mëson nga shkrimi i qëllimshëm i Vurkos e nga goja e znj. Lulushe gjithçka të zezë që

mendohet për të, Adhamudhi tregon faqen e vërtetë të karakterit të tij prej sharlatani e pseudopatrioti; Mallkon

shqiptarët dhe gjuhën shqipe!

Ushtrimi 4. Nxënësit interpretojnë komiken përmes teknikës “Ditari dypjesësh”. Ky ushtrim punohet deri

në 7 minuta.

181


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fjalët e personazhit

Komizmi (komenti im)

Ushtrimi 4. Për këtë ushtrim nxënësit do të shkruajnë fjalitë komike dhe sarkazmin

që përdor autori në përshkrimin e personazheve.

Fragmenti

Të lëvdohet një grua dhe një

shëronjës si unë të shahet pas

vdekjes.

Prandaj, kur u hap kjo lajm’ e

zezë ndë qytet...lot rrëke.

Karakterizimi i personazhit

Vlerësimi i doktorit si shëronjës i dhimbjeve fizike të popullit, po dhe si

shëronjës i problemit të kohës, plagës, dhimbjes shqiptare. Shkrimi i

gjuhës shqipe dhe leximi i saj.

Komizmi për vlerësimin e kësaj zonjusheje, vlerësim për bukurinë, butësinë,

dashurinë dhe miqësinë. Jepet vuajtja e znj. Lulushe dhe mendjelehtësia

e saj. Çfarë ndihme kishte sjellë kjo mësuese për plagën e shoqërisë

shqiptare të asaj kohe? Ku ishte përqendruar vëmendja e saj? (Pas këtyre

pyetjeve fshihet përshkrimi i plotë i figurës së znj. Lulushe).

Përmes ndryshimit të toneve përshkruese, autori paraqet me tone të buta humori znj. Lulushe dhe fshikullon

me sarkazëm doktor Adhamudh-Utin.

Te figura e Lulushes, Çajupi paraqet një femër sa të bukur, aq dhe mendjelehtë. Autori e paraqet atë me

nota lirizmi dhe kërkon të japë mesazhin se vajza të tilla që kanë marrë detyrën e vështirë dhe fisnike të

mësuesisë, duhet të përshtaten ku jetojnë dhe të jenë më të sigurta për veprimet e tyre. Adhamudhin, Çajupi e

vizaton si mjekun sharlatan, të paaftë nga ana profesionale dhe të pabesë në pikëpamjen politike. Në çdo fjalë

duke qenë kontradiktor me veten, zbulon dobësitë e tij dhe të grupit shoqëror që përfaqëson.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5. Nxënësit do të shkruajnë fjalë që i përkasin dialektit të toskërishtes dhe do t’i

shkruajnë në gjuhë standarde. Do të bëjnë një argumentim të përdorimit të këtyre fjalëve në karakterizimin e

personazheve dhe notave komike që përftohen.

Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës, idetë, komentet dhe argumentet e tyre.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Drama

Rubrika: Të lexuarit

Tema mësimore: Pas vdekjes (ora e II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore

Nxënësi/ja:

• diskuton rreth veçorive në të folurën dialektore të personazheve;

• zbulon veçoritë e komedisë;

• perifrazon mesazhin që përcillet përmes humorit;

• analizon figurat e personazheve nisur nga dialogët në fragment.

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Fjalët kyç:

komedi, satirë, personazhe, komike

182


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Lidhja me fushat e tjera dhe

temat ndërkurrikulare:

• Teatri

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, pema e mendimit, punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja do të nisë këtë orë mësimi me leximin e detyrës së shtëpisë.

Çajupi e ka thurur komedinë mbi bazën e një të folmeje dialektore për të karakterizuar personazhet. Kjo

duket në trajtën e fjalëve. Mësuesi/ja shkruan në tabelë disa prej tyre.

thumbon, fshikullon

dukuri, të meta të

shoqërisë;

dukuritë dhe

karakteret vihen në

lojë me anë të të

qeshurës;

s’ka heronj, po njerëz

të zakonshëm me

dobësi njerëzore.

K

O

M

E

D

I

A

mesazh

stil i ulët

komizmi

lloji i gjinisë dramatike

dënimi i veseve dhe dobësive

njerëzore

gjuha e njerëzve të thjeshtë

shprehje popullore

ironia, satira, sarkazmi

Hapi II. Nxënësit do të zbulojnë veçoritë e komedisë. Do të punojnë me teknikën “Pema e mendimit”.

Pas plotësimit në tabelë të veçorive të komedisë, mësuesi/ja e ndan klasën në grupe për t’i zbuluar këto

veçori në fragmentin e dhënë.

Grupi I: - Karakterizimi i personazheve: Gjetja e komikes në fjalët e tyre, arsyetime që shtojnë notat e

humorit.

Grupi II: - Gjetja e fjalëve që deformohen në gojën e personazheve për të realizuar të qeshurën.

Grupi III: - Të gjejnë fjalët që tregojnë mospërputhje midis fjalëve dhe veprimeve të personazheve.

Përfaqësuesi i çdo grupi do të plotësojë (ose mësuesi/ja) në tabelë pemën e mendimit për veçoritë e

komedisë, mjetet që përdor autori për të realizuar të qeshurën.

Detyrë shtëpie: Nxënësit do të ndahen në grupe për të dramatizuar fragmentin.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Situata e të nxënit: punë me tekstin.

Tema mësimore: Ushtrime për ligjëratën e drejtë e të zhdrejtë

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon dy llojet e ligjëratave;

• zbaton rregullat e pikësimit në ligjëratën e drejtë;

• ndërton situatë me llojet e ligjëratave.

Fjalë kyç:

ligjëratë e drejtë, ligjëratë e zhdrejtë, pjesë

lajmëruese, pjesë përmendësh, shndërrim,

shenjë pikësimi.

183


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: organizuesi grafik analogjik, punë e pavarur, punë në grup, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

Organizuesi grafik analogjik.

Ushtrimi I. Nxënësit punojnë sipas kërkesës, por brenda dyshes në bankë njëri punon fjalitë e para (1) te të

dyja ligjëratat, ndërsa tjetri të dytat (2). Në përfundim të punimit plotësojnë organizuesin:

LIGJËRATA

E drejtë

E zhdrejtë

NDRYSHIMET NË:

Strukturë Koha e foljes Përemri pronor Përemri vetor

Fjalët Pjesa 1. e tashme 1. jonë 1. ti

lajmëruese përmendëse 2. e ardhme FV 2. tënd 2. unë

Pjesë Pjesë e 1. e pakryer 1. e tyre 1. ai

kryesore nënrenditur 2. e ardhme FJV 2. të tij 2. ai

Ushtrimi 2 dhe 3: Nxënësit punojnë si në ushtrimin 1, por në tri grupe (emërtoni nxënësit:1,2,3), ku 1-shi

punon fjalinë e parë, 2-shi të dytën e kështu me radhë.

Ushtrimi 4: Nxënësit përzgjedhin 1-2 nga ligjëratat e zhdrejta të dhëna, të cilat duhet të jenë të ndryshme

brenda dysheve të bankës. Po ashtu, nxënësit shkruajnë shenjat e pikësimit sipas ligjëratave dhe

shpjegojnë ndryshimet që ndodhin.

Detyrë shtëpie:

Ushtrimi 5

Detyrë alternative, si p.sh.:

1) “Takim me një shkrimtar/sportist”, ku të përdorin gjatë shkrimit e më pas të shpjegojnë pikësimin te një

ligjëratë e drejtë dhe ndryshimet te e zhdrejta.

2) Mendoni të organizoni një ekskursion mësimor e argëtues. Në klasë diskutohet për vendin ku do të

shkoni. Shkëputni një moment nga ky diskutim. Replikat shkruajini në të dyja format e ligjëratës.

*Këto detyra mund të bëhen pjesë e portofolit të nxënësit.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Drama

Rubrika: Të lexuarit

Tema mësimore: Arturo Ui (ora I)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

• përcakton kontekstin historik në të cilin zhvillohen ngjarjet e

dramës;

• lexon në role fragmentin në mënyrë shprehëse e intonative;

• shpjegon fjalë dhe shprehje të reja nga teksti duke iu referuar

kontekstit.

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

https://www.youtube.com/

watch?v=qëTWxRUEh6I

Fjalë kyç:

Arturo Ui, konteksti historik, dramë,

personazhe

184


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

https://www.youtube.com/watch?v=qwTWxRUEh6I

Në një kohë prej 2-3 minutash jepen fragmente nga vënia në skenë

e dramës “Arturo Ui”

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Shkenca dhe shoqëria.

• Arte

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: stuhi mendimi, diskutim, punë e pavarur, vëzhgim i

materialeve në video-projektor.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Nxënësit, me njohuritë që kanë nga lëndët e tjera mbi ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit, japin informacione

shtesë mbi regjimin e tij diktatorial, dhe sidomos për oratorinë e tij, që arriti të bindte një popull të tërë të

shkonte drejt luftës.

• Ndërtimi i njohurive; vëzhgim i materialeve në video, diskutim rreth tyre,

U vendosim nxënësve fragmente nga drama “Arturo Ui”, të luajtur nga aktorët e Teatrit Kombëtar. Përzgjidhen

fragmente që lidhen më tepër me kontekstin historik të veprës.

Kalohet në leximin e fragmentit nga nxënësit, duke kërkuar interpretim shprehës dhe kuptimplotë, sidomos

në fjalët e Uisë. Nxënësit diskutojnë rreth dramës, duke pasur gjithmonë parasysh kontekstin social të cilit i

referohet Brehti në mënyrë alegorike në dramë.

• Prezantimi i njohurive; diskutim, pyetje-përgjigje

Nxënësit lidhin fragmentin me momentin historik dhe me informacionet që dinë për veprën në fjalë, duke

specifikuar çfarë përfaqëson Uija në këtë fragment.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar - Drama

Rubrika: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

Tema mësimore: Arturo Ui (ora II)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

• identifikon cilësitë e personazheve përmes fjalëve dhe

veprimeve të tyre në tekst;

• komenton shprehje nga teksti duke e lidhur me figurën përmes

së cilës vijnë shprehjet;

• analizon personazhet bashkë me teknikat e përdorura nga autori.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Fjalë kyç:

Arturo UI, Hitler, personazhe, ironi,

teknikë teatrore.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Shkenca dhe shoqëria

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, diskutim, ditarët e të nxënit, shkrim i lirë.

185


186

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Fillimisht nxënësit bëjnë zbërthimin kuptimor të figurës së Arturo Uisë dhe të asaj që ai përfaqëson.

Ushtrimi 1

Uija si gjakatar dhe cinik del në pjesët: “Unë s’dua të dëgjoj fjalën “dakord”.... zorrët e barkut..”; “Ai që s’është

pro meje, është kundër meje.”.

Fakti që Arturo Uija ka shumë “shokë” del në fjalinë e fundit të epilogut: “Por kurrsesi s’duhet harruar se barku

nga ai doli, ende s’është shterpëzuar!”.

Ushtrimi 2

Deliri i madhështisë së Uisë duket në pjesën: “Çdo qytet ka tregti zarzavatesh... deri te...në favor të Hitlerit”.

Ushtrimi 3

Brehti njihet si krijuesi i “teatrit epik” me skena madhështore e masive, ku luhet fati i mbarë kombit ose i mbarë

shoqërisë njerëzore. Brehti risolli në skenë frymën e titanizmit. Në dramat e tij historia e aktualiteti ndriçojnë

njëri-tjetrin, individualja shpreh kolektiven dhe anasjelltas, e veçanta i jep kuptim së përgjithshmes dhe e merr

kuptimin prej saj. Ai përdor alegorinë për të bërë lidhjen mes personazheve dhe ngjarjeve që ndodhin në

dramë dhe personave dhe ngjarjeve reale.

Ushtrimi 4

Për Uinë është e rëndësishme fasada e një demokrati që pranon mendimin kritik, por në të vërtetë do të njohë

dhe kundërshtarët e tij, që të mund t’i eliminojë më lehtë e të sigurojë sundim diktatorial.

Ushtrimi 5

Fjalia e fundit e epilogut u tërheq vëmendjen njerëzve se reagimi i tyre duhet të bëhet gjithmonë në kohë, pa

e lënë situatën të marrë të tatëpjetën, siç ndodhi në rastin e Hitlerit. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të

mësojnë nga historia dhe të tregohen vigjilentë, sepse individë të tillë ka dhe do të ketë gjithmonë dhe është

shumë e rëndësishme që vrulli i tyre të frenohet në kohë.

HAPI II Ushtrimi 6

Një nga komentet është se Uija e sheh veten jo si një person të thjeshtë, por si një personalitet, emri i të cilit

mund të bëhet emër përgjithësues për shumë të tjerë.

Ushtrimi 7

Ju është populli, e vetmja forcë që mund të frenojë një diktaturë, sepse ata janë dëshmitarë të tmerreve që

kanë ndodhur para syve të tyre. Fjala dëshmitar është fjalë kyç, sepse është e rëndësishme që njerëzit t’i

tregojnë dëshmitë e tyre, në mënyrë që të zbulohet e vërteta dhe të mos përsëriten të njëjtat gabime.

Ushtrimi 8

Ajo dëshmon që, nëse kjo dukuri do të mbartet mbi kurriz dhe do të durohet, fundi është i sigurt, sepse

nënshtrimi është vdekje e ngadaltë, por e sigurt për një popull.

Ushtrimi 9

Informacionet e dhëna nga didaskalitë plotësojnë kontekstin ku zhvillohen ngjarjet, përfundojnë veprimet e

nisura dhe japin me imtësi për gjestikulacionin e personazheve.

Ushtrimi 10

Epilogu, siç kuptohet nga vetë termi, ndodh në fund të dramës dhe përmban mesazhe të mëdha për njerëzimin,

i cili nuk duhet të rrijë duke bërë sehir e duke u marrë me llafe, por duhet të veprojë.

Ushtrimi 11

Përdorimi i fjalës kolerë është metaforik, duke lënë të kuptohet se nazizmi dhe të gjitha llojet e diktaturave jo

vetëm që kanë fuqi shkatërruese, por kanë veti të përhapen si epidemi, prandaj duhen frenuar.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie: Detyra faqe 120


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

MODEL

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Të dëgjuarit

Tema mësimore: Arturo Ui (2 orë)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• diskuton për fuqinë e fjalës dhe aftësinë e saj për të

ndryshuar botën;

• dëgjon dhe mban shënime;

• flet për përshtypjet që i lë personazhi i Uisë;

• zbërthen nëntekstin e fjalimit të Uisë;

• shpjegon përdorimin e vetës së tretë nga personazhi;

• shpjegon rolin e didaskalive;

• nxjerr mesazhin e dramës;

• diskuton rreth këtij mesazhi.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti, DVD e shfaqjes “Arturo Ui” ose përdoret You

Tube, ku jepet shfaqja e plotë në adresën:

https://www.youtube.com/watch?v=qwTWxRUEh6I

Fjalimi i Martin Luther King.

Situata e të nxënit:

Diskutim me nxënësit për fuqinë e fjalës

dhe aftësinë e saj për të ndryshuar botën.

Fjalë kyç:

monolog, fjalim politik, didaskali, epilog,

personazh, mesazh, diktator, mendim

opozitar, pushtet

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare.

Historia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimi, minileksion, pyetje-përgjigje, rrjeti i

diskutimit, punë në çift, ditari dypjesësh.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme. (Stuhi mendimi)

Mësimi nis me një stuhi mendimi:

➢ A janë vallë fjalët në gjendje të ndryshojnë botën?

Për të nxitur diskutimin midis nxënësve, mësuesi\ja mund të përdorë edhe thëniet e mëposhtme:

1. Gjithçka që më duhet është një copë letër e bardhë dhe diçka për të shkruar mbi të dhe pas kësaj mund

ta kthej botën përmbys. (Fridrih Niçe)

2. Kurrë mos e zvogëlo fuqinë e fjalës. Fjalët lëvizin zemra dhe zemrat lëvizin gjymtyrë. (Hamza Jusuf)

Nxënësit diskutojnë se ç’janë në gjendje të bëjnë fjalët dhe si duhet të përdoren ato.

Mësuesi\ja vazhdon më tej:

➢ A e përdorin liderët fjalën për të joshur masat?

Ai/ Ajo u rikujton nxënësve fjalime të famshme historike që kanë ndryshuar fatin e botës. Kujtojmë fjalimin e

famshëm të Martin Luter Kingut “Unë ju them sot, miqtë e mi, edhe pse ne përballemi me vështirësitë e së

sotmes dhe të së nesërmes, unë ende e kam një ëndërr. Kjo është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën

Amerikane.

Unë e kam një ëndërr, se një ditë ky komb do të ngrihet dhe të jetojë kuptimin e vërtetë të kredos së tij,

se: “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.”

Unë kam një ëndërr, se një ditë në kodrat e kuqërremta të Xhorxhias, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ishpronarëve

të skllevërve do të mund të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë.”

Apo fjalimi i parë i Hitlerit në publik, në Munih, në vitin 1919, menjëherë pasi ai ishte bërë anëtar i Partisë

Gjermane të Punëtorëve, dhe frymëzimin që ata kanë përcjellë te ndjekësit e tyre. Edhe pse emri i tij ngjall

tmerr dhe frikë, kjo gjë nuk hedh poshtë faktin që ai ishte një mjeshtër i lindur në oratori. Asgjë nuk ka kontribuar

187


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

më shumë në ngritjen e tij në pushtet, sesa aftësitë e tij oratorike. Fjalët që nxirrte nga goja gjatë fjalimeve

ngjanin më shumë si kallëpe dinamiti, ato bindnin miliona vetë të ecnin pas tij dhe kauzës së tij. Si rezultat, ai

konsiderohet nga shumë studiues si një prej folësve më të mëdhenj në publik të shekullit XX.

Dëgjohen me kujdes mendimet që japin nxënësit.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (minileksion, dëgjim)

Njihen nxënësit me temën e re: drama “Arturo Ui” e dramaturgut Bertolt Breht.

Autori e shkroi dramën brenda tri javësh, ndërkohë që ishte në Finlandë duke pritur të merrte vizën për në SHBA.

Kjo pjesa dramatike është alegori satirike, e shkruar me një stil të përzier, vargje dhe prozë dhe vë në qendër

figurën më të urryer të shekullit Adolf Hitlerin. Titulli i plotë në origjinal është “Arturo Ui: historia e një karriere

që mund të frenohej”, çka shpreh idenë se ardhja në pushtet e Hitlerit, Uisë, nuk ishte e papërballueshme,

nëse njerëzit do të kishin pasur më shumë guxim dhe shpirt kritik për të kuptuar se ku po i çonin ngjarjet,

gjithçka do të ishte përballuar në kohë dhe bota do të merrte një tjetër rrjedhë. Teknika që përdori Brehti në

shkrimin e kësaj drame, ishte ajo e teatrit epik, një lloj teatri politik që trajton çështje bashkëkohore. Pikëpamjet

e Brehtit ishin marksiste dhe binin ndesh me ato naziste. Kjo ishte dhe arsyeja që pas djegies së librave në

sheshin e madh para operës së Berlinit, ai u detyrua të largohej nga Gjermania. Veprat më të rëndësishme ai i

ka shkruar në mërgim. Edhe pse drama “Arturo Ui” u shkrua më 1941, u vu në skenë në vitin 1958, në anglisht.

Alegoria e personazheve: (Çdo karakter përfaqëson një persona real)

Hinsboru - Presidenti i Gjermanisë, Hindesburg.

Arturo Ui – Hitleri

Gori – Herman Goring (njeriu më i besuar i Hitlerit, që hartoi edhe planin e shfarosjes së çifutëve)

Gobola – Joseph Goebels (ministri i Propagandës në qeverinë naziste)

Dëllfiti – Emgelbert Dalifub (Kancelari i vrarë i Austrisë)

Chicago – Gjermania

Cicero – Austria

Brehti parapëlqen të mos i paraqesë ngjarjet dhe personat historikë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por e vendos

dekorin në Çikago, qendër e gangsterizmit amerikan të viteve 30 shek XX, kurse lufta për pushtet merr formën

e luftës së egër klanore mes trusteve të zarzavateve.

Shfaqen sekuenca nga drama “Arturo Ui”. Jepet i plotë fjalimi i Arturo Uisë në fund të dramës. https://www.

youtube.com/watch?v=qwTWxRUEh6I

Udhëzohen nxënësit të dëgjojnë me vëmendje për të dhënë përshtypjet e tyre rreth personazhit të Uisë.

(Nëse nuk është e mundur të shihet drama në klasë, mësuesi\ja ndan fragmentin në role dhe lexohet prej

disa nxënësve)

188

3. Prezantimi dhe demonstrimi rezultateve të arritura. (pyetje - përgjigje, ditari dypjesësh, punë në çift, rrjeti

i diskutimit)

Pas dëgjimit të këtij materiali, punohet me tekstin në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve.

➢ Cilat janë karakteristikat e Arturo Uisë?

➢ A është Uija një person e dukuri e izoluar apo ka shumë shokë që kanë të njëjtin mendim?

➢ A janë të lirë të votojnë banorët e Ciceronit?

➢ Si është futur në politikë Arturo Uija?

➢ A ekziston mendimi opozitar?

➢ Të gjithë diktatorët vuajnë nga mania e madhështisë. Ku shprehet kjo gjë në tekst?

➢ Me cilin nga figurat politike ju ngjason Arturo Uija?

Vlerësohen me shprehje përgjigjet e nxënësve.

Vazhdohet me rubrikën “Interpretimi dhe vlerësimi”, si dhe “Gjuha dhe stili”.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 4. Uija ende nuk ka ardhur në pushtet dhe njerëzit nuk i dinë rreziqet që vijnë prej tij. Ai e di se duhet

shumë pak që turma të ndërrojë mendje dhe nga opozitarë të bëhen bashkëpunëtorë dhe këtë përpiqet ta bëjë

nëpërmjet fjalimit të tij.

Ushtrimi 5. Nxënësit nxjerrin mesazhin që bart fjalia e fundit e epilogut. Mesazhet e tyre shkruhen në tabelë.

P.sh.: Historia mund të përsëritet. Koha mund të sjellë përsëri diktatorë të tillë, por, nëse populli do të ketë

guxim dhe shpirt kritik, fundi i tyre do të jetë i shmangshëm. Diktatorët nuk lindin, i krijon shoqëria duke i

toleruar si të tillë. Nxënësit mund të sjellin shembuj edhe nga historia e Shqipërisë

Fjalinë e fundit mësuesi\ja mund ta përdorë si çështje për një rrjet diskutimi.

Po Diktatorët lindin të tillë? Jo

Po

Diktatorët i krijon shoqëria duke

i toleruar si të tillë?

Jo

Ushtrimi 6 Përdorimi i vetës së tretë është një teknikë e Brehtit për të përcjellë mendimin e tij nëpërmjet

personazhit te dëgjuesi\lexuesi, duke e nxitur atë të reflektojë nëse vërtet Uinë nuk e ndalon dot asnjë sharje

apo mallkim. Brehti nuk jep përgjigje, ai nxit lexuesin\dëgjuesin që t’i gjejë vetë përgjigjet dhe të ndërgjegjësohet

për rrezikun e një njeriu të tillë. Ai kërkon dëgjues aktivë, që të japë një gjykim objektiv për aspektin politik të

punës së tij.

Ushtrimi 7 dhe 8 mund të realizohen me teknikën e ditarit dypjesësh. Nxënësit punojnë në çift për të dhënë

komentet.

Ushtrimi 9 Didaskalitë luajnë një rol të rëndësishëm në dramën e Brehtit për të sqaruar situatat, veprimet e

personazheve, veshjet e tyre.

Ushtrimi 10 Epilogu vendoset pas skenës së fundit me Uinë.

Shpjegimi i fjalës epilog – kapitull i fundit ose pjesë përmbyllëse në një vepër letrare, ku jepet zgjidhja e veprës

ose përfundimi i ngjarjeve që shtjellohen në të ose flitet për fatin e mëtejshëm të personazheve.

Ushtrimi 11 Jepet shpjegimi i fjalës kolerë.

Kolerë - sëmundje bakteriologjike e rëndë dhe ngjitëse, që shkakton jashtëqitje dhe të vjella. Përhapet më

së shpeshti në vendet e pazhvilluara, ku uji i pijshëm është i ndotur dhe sistemi i kanalizimit nuk ekziston.

Shkakton edhe vdekje masive të popullsisë.

Në dramë ka kuptim e një gjëje të keqe dhe vdekjeprurëse, e cila po përhapet shumë shpejt, duke sjellë u

dëme në masë popujve, madje edhe vdekjen e tyre.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen e tyre në të gjitha veprimtaritë mësimore, saktësinë në

dhënien e përgjigjeve, bashkëpunimin me njëri-tjetrin.

189


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar

Rubrika: Të shkruarit

Tema mësimore: Figura të shquara politike

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• liston emra të udhëheqësve dhe politikanëve me kontribute

të shënueshme historike;

• hulumton dhe sjell materiale rreth tyre;

• plotëson skedat e librit me të dhëna të tjera mbështetur në

materialet e sjella;

• diskuton për kontributet e dhëna nga këto figura të

rëndësishme të politikës botërore.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti.

Situata e të nxënit:

Minikonkurs me 10 emra udhëheqësish e

politikanësh, që kanë ndikuar në zhvillimet

demokratike të shteteve të tyre.

Fjalë kyç:

politikan, udhëheqës, kontribut, paqe,

skedë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Histori

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: minikonkurs, hulumtim, punë e drejtuar, diskutim

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (minikonkurs)

Mësuesi\ja u kërkon nxënësve që për 5 minuta të shkruajnë në një fletë 10 emra udhëheqësish e politikanësh

në mbarë botën, që kanë ndikuar në zhvillimet demokratike të shteteve të tyre, që kanë punuar me të gjitha

forcat në respektimin e të drejtave të njeriut dhe sigurimin e paqes mes kombeve, duke krijuar modelin e liderit

paqësor.

Në përfundim të detyrës nxënësit lexojnë përgjigjet e tyre. Disa nga emrat e këtyre udhëheqësve e politikanëve

mësuesi\ja i shkruan në tabelë.

(Nëse është e mundur, mësuesi\ja mund ta nisë mësimin edhe me prezantimin në video-projektor të portreteve

të disa udhëheqësve e politikanëve të shquar në mbarë botën dhe u kërkon nxënësve të identifikojnë

personalitetin në fjalë.)

2. Ndërtimi i njohurive të reja (hulumtim, punë e drejtuar)

Mësuesi\ja nënvizon nga emrat e shkruara në tabelë emrat e:

• Martin Luter King

• Nelson Mandela

• Medllin Ollbrajt

• Bill Klinton

• Barak Obama

190

Udhëzohen nxënësit të plotësojnë në tekst në faqen 121 skedat e këtyre politikanëve mbështetur në njohuritë

që kanë dhe te materialet që kamë sjellë. Nxënësit janë porositur një orë më parë që të sjellin materiale për

politikanët e mësipërm.

Nxënësit mund të punojnë në çift për realizimin e kësaj detyre, nën drejtimin dhe ndihmën e mësuesit\es.

Mësuesi/ja mund të shfrytëzojë burime të sigurta në internet për të informacione në lidhje me jetën dhe veprën

e Martin Luter Kingut, Nelson Mandelës, Bill Klintonit (Uilliam Xheferson Klinton), Medllin Ollbrajtit dhe Barak

Obamës.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (diskutim)

Nxënësit lexojnë dhe diskutojnë rreth plotësimit të skedave.

Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësve mbështetet në prezantimin e materialeve rreth temës, diskutimet, informacionet

që ata kanë sjellë për figurat e njohura të politikës botërore, plotësimet e skedave etj.

Detyrë dhe punë e pavarur: Zgjidhni një fragment tregimi ose romani që të ketë veprim të ngjeshur dhe

dialogë. Dalloni fjalët e autorit dhe dialogët.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar

Rubrika: Të shkruarit (2 orë)

Tema mësimore: Dramatizim për teatrin e shkollës

Situata e të nxënit:

Krahasimi i një teksti rrëfimtar në prozë

me një tekst dramatik

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

Fjalë kyç:

tekst dramatik, tekst rrëfimtar, skedë,

dramatizim, didaskali, strukturë, dialog,

• krahason një tekst rrëfimtar me një tekst dramatik;

skenë

• analizon hapat që duhen ndjekur për të kthyer një tekst

rrëfimtar në tekst teatror;

• zgjedh një tregim ose një fragment romani për ta kthyer në

një pjesë për teatër;

• kthen një tekst rrëfimtar në tekst dramatik;

• ndan detyrat brenda grupit për të vënë në skenë një dramë;

• punon në grup duke respektuar detyrën e secilit pjesëtar të

grupit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Art pamor , muzika,

teatri.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë në çift, diskutim, punë me shkrim, punë me grupe, lojë

me role.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësit. (punë në çift, diskutim)

Paraqiten në tabelë dy tabakë letre ose, nëse është e mundur, paraqiten me video-projektor, dy tekste të

shkruara që më parë, një tekst rrëfimtar në prozë (tregim ose fragment romani), si dhe një tekst dramatik (nga

dramat e dhëna në tekstin e nxënësit).

Udhëzohen nxënësit të punojnë në çift për të listuar veçoritë e tyre nëpërmjet një vështrimi krahasues.

Mendimet e tyre shkruhen në tabelë.

Mësuesi\ja sqaron nxënësit se për të vënë në skenë një shfaqje teatrale, mund të zgjidhet një tekst dramatik,

por edhe një tekst rrëfimtar. Rasti i dytë kërkon një punë paraprake, pasi duhet kthyer në një tekst dramatik.

191


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

2. Ndërtimi i njohurive të reja (diskutim, punë me shkrim, lojë me role)

Nxënësit janë udhëzuar një orë më parë që të përzgjedhin një tregim ose fragment romani me veprim të

ngjeshur dhe dialogë. Ata kanë dalluar fjalët e autorit dhe dialogët.

Duke u mbështetur në informacionin e dhënë në faqet 122-123, nxënësit analizojnë hap pas hapi rregullat për

kthimin e një tregimi në një tekst për teatrin e shkollës dhe përgatitjet për vënien e tij në skenë. Kështu, përcaktohen:

•skeda e tekstit rrëfimtar, ku dallohet tema, personazhet, vendi, koha, konflikti, toni i tregimit dhe mesazhi;

•struktura , pra përcaktohet hyrja, zhvillimi, mbyllja, ndarja në akte e skena;

•didaskalitë, pra shmangen nga teksti përshkrimet, vendet, veprimet, duke i përmbledhur ato në një ose disa

fjali, të cilat futen në kllapa;

•dialogët, duhet t’u përmbahen dialogëve të tekstit rrëfimtar. por duhet të shtohen edhe dialogë të rinj;

•vënia në skenë, veprim i cili parashikon një sërë veprimesh, siç janë: zgjedhjen e regjisorit, të aktorëve, të

skenografit, të kompozitorit, kostumografit, ndriçimit etj.

Nxënësit punojnë individualisht mbi tregimin që kanë zgjedhur për ta kthyer në një tekst për teatrin e shkollës.

Këmbejnë mendime me njëri-tjetrin me zë të ulët, pa shqetësuar shokët që punojnë.

Kjo temë është dyorëshe, kështu që mund të punojnë qetësisht pa u nxituar.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim, punë me grupe)

Diskutohen punimet e realizuara nga nxënësit. Përzgjidhen punimet më të mira nga vetë ata për t’u vënë në

skenë në teatrin e shkollës ose të klasës.

Ndahen nxënësit në grupe sipas preferencave që kanë, duke u ndihmuar edhe nga mësuesi\ja. Brenda grupit

zgjedhin regjisorin, aktorët, në përshtatje me karakterin e personazhit, personat që do të rregullojnë skenën,

që do të merren me ndriçimin, që do të zgjedhin muzikën etj.

Është mirë që nxënësve, pasi bëhet ndarja e detyrave brenda grupit, t’u lihet një afat kohor, p.sh. një ose dy

javë, për ta vënë në skenë. Kjo kohë do t’u japë mundësinë atyre të prezantohen sa më mirë para shokëve.

Mund të bashkëpunohet me mësuesin\en e teatrit, të muzikës apo të artit pamor.

Vlerësimi: Pas interpretimit, bëhet vlerësimi i nxënësve që interpretuan bukur, që ndihmuan në rregullimin

e skenës, zgjedhjen e muzikës, ndriçimin, realizimin e kostumeve dhe që, mbi të gjitha, treguan një shpirt

bashkëpunues dhe krijues.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti letrar

Rubrika: Të shkruarit (2 orë)

Tema mësimore: Dramatizim për teatrin e shkollës

Situata e të nxënit:

Krahasimi i një teksti rrëfimtar në

prozë me një tekst dramatik

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

• krahason një tekst rrëfimtar me një tekst dramatik;

• analizon hapat që duhen ndjekur për të kthyer një tekst rrëfimtar në

tekst teatror;

• zgjedh një tregim ose një fragment romani për ta kthyer në një pjesë

për teatër;

• kthen një tekst rrëfimtar në tekst dramatik;

• ndan detyrat brenda grupit për të vënë në skenë një dramë;

• punon në grup duke respektuar detyrën e secilit pjesëtar të grupit.

Fjalë kyç:

tekst dramatik, tekst rrëfimtar,

skedë, dramatizim, didaskali,

strukturë, dialog, skenë

192


Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale nga

interneti.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Lidhja me fushat e tjera ose

me temat ndërkurrikulare: Art

pamor, muzika, teatri.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë në çift, diskutim, punë me shkrim, punë me grupe, lojë

me role.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësit. (punë në çift, diskutim)

Paraqiten në tabelë dy tabakë letre ose, nëse është e mundur, paraqiten me video-projektor, dy tekste të

shkruara që më parë, një tekst rrëfimtar në prozë (tregim ose fragment romani), si dhe një tekst dramatik (nga

dramat e dhëna në tekstin e nxënësit).

Udhëzohen nxënësit të punojnë në çift për të listuar veçoritë e tyre nëpërmjet një vështrimi krahasues.

Mendimet e tyre shkruhen në tabelë.

Mësuesi\ja sqaron nxënësit se për të vënë në skenë një shfaqje teatrale, mund të zgjidhet një tekst dramatik,

por edhe një tekst rrëfimtar. Rasti i dytë kërkon një punë paraprake, pasi duhet kthyer në një tekst dramatik.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (diskutim, punë me shkrim, lojë me role)

Nxënësit janë udhëzuar një orë më parë që të përzgjedhin një tregim ose fragment romani me veprim të

ngjeshur dhe dialogë. Ata kanë dalluar fjalët e autorit dhe dialogët.

Duke u mbështetur në informacionin e dhënë në faqet 122-123, nxënësit analizojnë hap pas hapi rregullat

për kthimin e një tregimi në një tekst për teatrin e shkollës dhe përgatitjet për vënien e tij në skenë. Kështu,

përcaktohen:

•skeda e tekstit rrëfimtar, ku dallohet tema, personazhet, vendi, koha, konflikti, toni i tregimit dhe mesazhi;

•struktura , pra përcaktohet hyrja, zhvillimi, mbyllja, ndarja në akte e skena;

•didaskalitë, pra shmangen nga teksti përshkrimet, vendet, veprimet, duke i përmbledhur ato në një ose disa

fjali, të cilat futen në kllapa;

•dialogët, duhet t’u përmbahen dialogëve të tekstit rrëfimtar. por duhet të shtohen edhe dialogë të rinj;

•vënia në skenë, veprim i cili parashikon një sërë veprimesh, siç janë: zgjedhjen e regjisorit, të aktorëve, të

skenografit, të kompozitorit, kostumografit, ndriçimit etj.

Nxënësit punojnë individualisht mbi tregimin që kanë zgjedhur për ta kthyer në një tekst për teatrin e shkollës.

Këmbejnë mendime me njëri-tjetrin me zë të ulët, pa shqetësuar shokët që punojnë.

Kjo temë është dyorëshe, kështu që mund të punojnë qetësisht pa u nxituar.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim, punë me grupe)

Diskutohen punimet e realizuara nga nxënësit. Përzgjidhen punimet më të mira nga vetë ata për t’u vënë në

skenë në teatrin e shkollës ose të klasës.

Ndahen nxënësit në grupe sipas preferencave që kanë, duke u ndihmuar edhe nga mësuesi\ja. Brenda grupit

zgjedhin regjisorin, aktorët, në përshtatje me karakterin e personazhit, personat që do të rregullojnë skenën,

që do të merren me ndriçimin, që do të zgjedhin muzikën etj.

Është mirë që nxënësve, pasi bëhet ndarja e detyrave brenda grupit, t’u lihet një afat kohor, p.sh. një ose dy

javë, për ta vënë në skenë. Kjo kohë do t’u japë mundësinë atyre të prezantohen sa më mirë para shokëve.

Mund të bashkëpunohet me mësuesin\en e teatrit, të muzikës apo të artit pamor.

Vlerësimi: Pas interpretimit, bëhet vlerësimi i nxënësve që interpretuan bukur, që ndihmuan në rregullimin

e skenës, zgjedhjen e muzikës, ndriçimin, realizimin e kostumeve dhe që, mbi të gjitha, treguan një shpirt

bashkëpunues dhe krijues.

193


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të mësuarit

Tema mësimore: Shqipëria nga Edit Durham

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon për të zbërthyer kuptimisht tekstin joletrar;

• dallon informacionet kryesore duke i klasifikuar ato

sipas fushës së studimit;

• përcakton karakteristikat strukturore dhe gjuhësore të

tekstit joletrar;

• ndërton situata me faktet e dhëna.

Burimet: teksti mësimor, e-libri, skeda, tabela

Situata e të nxënit: Imagjinata e drejtuar.

Jeni bashkëshoqëruesit e një grupi

ekskursionistësh nga Kosova, të cilët po

vizitojnë Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë.

Fjalë kyç:

Shqipëria, shkollë shqipe, libra shqip, mësues

sundim turk, Traktati i Berlinit

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: gjeografi, histori

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: alfabeti i njëpasnjëshëm në tryezë të rrumbullakët;

imagjinatë e drejtuar; hartë koncepti; punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Prezantohet situata e të nxënit.

•I nxitni të vënë në përdorim të gjitha shqisat e tyre gjatë kohës që imagjinojnë ndjesitë fizike, aromat, emocionet.

•Kërkojuni nxënësve të ndajnë reflektimet e tyre mbi atë çfarë imagjinojnë në situatën e të nxënit.

- Çfarë vumë re në imagjinatën e tyre?

- A kanë pyetje për atë që ata përpiqen të përfytyrojnë?

Përfytyrimi përqendrohet në shtrirjen gjeografike të qytetit, klimën, arkitekturën e ndërtimit të muzeut, personelin

arsimdashës etj.

Dëgjohen disa situata dhe vlerësohen për atmosferën e sjellë.

Hapi II

Kompetenca e të lexuarit.

Shpërndani skedën: alfabeti i njëpasnjëshëm në tryezë të rrumbullakët.

Fillimisht lexojmë tekstin. Secili nxënës orientohet të zbulojë gjatë leximit terma, fakte kyç, ngjarje, personazhe

që lidhen me atmosferën e kohës. Plotësojnë skedën duke dhënë kuptimin tërësor të tekstit brenda një

periudhe të caktuar.

Modeli i vizatuar i temës 1

Alfabeti i njëpasnjëshëm në tryezë të rrumbullakët

Shqipëria në vitet ‘20

A B C Ç D DH

E Ë F G GJ H

I J K L LL M

N NJ O P Q R

RR S SH T TH U

V X XH Y Z ZH

194


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

D → djepi K → Korçë N → nacionalistë

Sh → shkollë L → libra P → Preng Doçi

shqip Lëvizje T → Traktati i Berlini

Lidhje Shqiptare

Këto terma vendosi brenda në kutinë përkatëse

Nxënësit motivohen dhe janë më të vetëdijshëm për të bërë pyetje, si dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.

1. Ç’lloj teksti është fragmenti “Shqipëria”?

Përgjigjen e pyetjes nxënësi e shoqëron me argumente.

P.sh., teksti joletrar, udhëpërshkrimi:

• rrëfen ngjarje, personazhe reale, mbështetet në fakte historike a gjeografike

• leksiku është me kuptim të drejtpërdrejtë e jo të figurshëm

2. Kush rrëfen ngjarjen?

autorja, veta III, rrëfim objektiv, këndvështrim objektiv mbi realitetin

3. Ku dallon ky tekst nga teksti rrëfimtar letrar?

Teksti rrëfimtar joletrar

a. mbështet në fakte reale

b. ligjërim informues

c. këndvështrimi më objektiv

ç. funksion njohës

Teksti rrëfimtar letrar

a. mbështetet në trill artistik

b. ligjërim përshkrues

c. këndvështrim më subjektiv

ç. funksion artistik

4. Identifikoni llojet e paragrafëve:

a. informues

b. përshkrues

5. Cili mjet gjuhësor na shërben për t’i klasifikuar këto paragrafë si të tillë?

6. Veçoni në tekst frazat që përcjellin:

• këndvështrim objektiv;

• këndvështrim subjektiv.

7. A mund të ndërtoni një skicë-hartë, ku të paraqitni lëvizjet e autores në Shqipëri?

Përshkruajeni udhëtimin duke vendosur shenja, simbole, piketa në rolin e një historiani. Kujdes! Orientojini

nxënësit që gjatë përshkrimit të udhëtimit, të paraqesin çështjet që shqetësonin shqiptarët asokohe.

Hapi III

Mbështetur në informacionet e marra në klasën e kaluar, si dhe në dijet e reja që morën, ndajeni klasën në 4

grupe të mëdha. Secili grup ndërton hartën e konceptit “Udhëpërshkrimi” në një fletë A4.

Kush rrëfen në udhëpërshkrim?

Si është ndërtuar kjo fjali?

Në ç’këndvështrim rrëfen autori?

Çfarë është?

Udhëpërshkrimi

Ç’lloj leksiku përdoret në këtë rast?

Ç’tipare të tekstit joletrar ka?

Cila është fusha leksikore e kësaj fjale?

Ç’lloj paragrafësh mbizotërojnë?

Udhëzojini nxënësit të përdorin informacione ilustruese nga teksti për çdo përgjigje. Nxënësit, pasi ta kenë përfunduar

së ndërtuari hartën e konceptit, të shkruajnë përkufizimin, i cili duhet të përfshijë edhe veçoritë e këtij teksti.

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve në arritjen e kompetencave.

195


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Model 1

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon tekstin për të zbuluar temën dhe qëllimin e tekstit;

• analizon veçoritë e shkrimit si reportazh;

• mbështet, plotëson me njohuri të tjera faktet për florën

dhe faunën në Shqipëri;

• shkruan një reportazh për një nga problemet e mjedisit që

na shqetëson sot.

Fjalë kyç:

reportazh, Park Kombëtar

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave;

• shkenca dhe shoqëria.

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: lexim në grupe, analizë teksti, stuhi mendimi, diskutim, punë

e drejtuar, punë e pavarur, shkrim ilirë.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.

Nxënësve u kërkohet të hulumtojnë më parë mbi ligjet dhe problemet që ekzistojnë sot për mjedisin, si: ngrohja

globale, shiu acid, shkatërrimi i florës dhe faunës nga njeriu.

Një pjesë e parqeve, florës dhe faunës janë marrë në mbrojtje nga ligji për të stabilizuar zhdukjen e specieve

të veçanta, prerjen e drurëve, ndotjen me elemente kimike e inerte të parqeve natyrore.

• Ndërtimi i njohurive; punë në grupe, analizë teksti.

Nxënësit ndahen në grupe (çdo tematikë në dy grupe), sipas tematikave që trajtohen. Çdo grup punon çështjet

në fund të aparatit pedagogjik.

Për pikën 1 nxënësit parapërgatiten për materiale të hulumtuara prej tyre.

196

• Prezantimi i njohurive; diskutim, pyetje -përgjigje.

Çdo grup përmbledh tematikën që trajton dhe përgjigjet për pyetjet e aparatit pedagogjik.

Ushtrimi 2

Autori synon të sjellë fakte mbi vlerat në çdo fushë të Parkut të Divjakës ( çdo grup specifikon për tematikën

e vet) dhe përkrah fakteve ngre në këndvështrim objektiv dhe subjektiv problematikën e Parkut. Nxënësit

nxjerrin veçoritë e tekstit përshkrues, informues, rrëfyes dhe elementet dalluese që janë marrë për bazë. Në

pjesën e parë: përshkruhet duke na dhënë informacion, kryesisht ka fakte, por dhe vlerësime subjektive të

autorit për këtë vend.

Elementet në të cilat ndalet si dalluese janë: llojet e florës dhe faunës, kufizimi, vendndodhja në lidhje me

kryeqytetin etj.

Ushtrimi 3


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ligjërimi është kryesisht libror, meqë kemi të bëjmë me një reportazh për t’u botuar në medien e shkruar dhe

gjuha përdoret sipas standardit. Gjithashtu përmban të dhëna shkencore në fushat e gjeografisë dhe të biologjisë.

Ushtrimi 4

Reportazhi u drejtohet instancave shtetërore, që kanë detyrë mbrojtjen e pushuesve që e vizitojnë, specialistëve

të mjedisit, ambientalistëve etj.

Ushtrimi 5

Të dhënat faktike janë kryesisht të dhëna shkencore në fushën e gjeografisë e biologjisë.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6 bëhet në trajtën e një shkrimi përshkrues bindës për një agjenci turistike ( një guidë

e thjeshtë). Detyra në faqen 132 mund të jepet si detyrë dosjeje ose si projekt.

Model 2

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Parku kombëtar Divjakë-Karavasta

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon për të zbërthyer nga ana kuptimore tekstin joletrar;

• dallon informacionet kryesore, duke i klasifikuar ato

sipas fushës së studimit;

• përcakton karakteristikat strukturore dhe gjuhësore të

tekstit joletrar;

• ndërton situata mbi problemet e shtruara.

Situata e të nxënit:

Ndërtoni një reklamë, ku të bëni të njohura pikat

më të rëndësishme natyrore të vendbanimit tuaj.

Fjalë kyç:

Park Kombëtar, sipërfaqe, muze natyror, flora,

fauna, Divjakë-Karavasta

Burimet: teksti mësimor, foto me pamje nga zona e Divjakës,

skeda, fletë format A4.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

gjeografi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: mbajtje e strukturuar e shënimeve, punë në grupe, hartë koncepti.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Parashtrohet situata e të nxënit.

Nxënësit punojnë në grupe 4-she.

Secili nxënës e zgjedh një fushë kulturore, të cilën do të reklamojë, p.sh.: muze, park, arkitekturë, traditë

popullore, teatër, muzikë, kuzhinë, kushte klimatike, florë, faunë.

Ndërtojnë reklamën me jo më shumë se dy paragrafë, me nga 4-5 fjali secili.

Lexohen reklamat e secilit grup.

197


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Bëhet lidhja me temën mësimore.

Shkruani në tabelë titullin e mësimit. U drejtoni këto pyetje:

1. Me ç’lloj fjalie është ndërtuar titulli? Po nëntitulli? (fjali njëkryegjymtyrëshe emërore përshkruese)

2. Çfarë informacioni zbuloni nga titulli dhe nëntitulli?

3. Në cilën fushë informimi përfshihen?

4. Cili është referenti mbi të cilin ndërtohet shkrimi?

HAPI II

Mbajtja e strukturuar e shënimeve. Kompetenca e të lexuarit.

U shpjegoni nxënësve se me informacionet që do të zbulojmë në tekst, do të ndërtojmë mozaikun natyror të

këtij parku.

Klasa ndahet në 5 grupe. Secili grup punon për një fragment të caktuar. Informacioni hidhet në fletë A4 me

ngjyra të ndryshme, që të jepet imazhi i mozaikut.

Grupi 1 Gjatë leximit të tekstit, përqendrohet vëmendja te shtrirja dhe sipërfaqja e parkut. Nënvizojnë

informacionet mbi:

• vendndodhjen e parkut;

• qytetet e lumenjtë që e kufizojnë;

• florën dhe faunën e këtij muzeu natyror.

Grupi 2 përqendrohet te kushtet natyrore dhe nënvizojnë fjalitë që tregojnë për përparësitë natyrore që e

kthejnë parkun vend të preferuar për adhuruesit e natyrës.

Grupi 3 përqendrohet te klima dhe nënvizojnë informacionet më të rëndësishme mbi kushtet e favorshme

klimatike të kësaj zone.

Grupi 4 përqendrohet te bota bimore dhe nënvizojnë informacionet mbi pasurinë bimore të këtij vendi.

Grupi 5 përqendrohet te bota shtazore dhe te kuzhina tipike dhe nënvizojnë informacionet për pasurinë

shtazore, duke i klasifikuar në tri grupe: qiell, tokë, ujë, si dhe informacionet për artin e të gatuarit.

Çdo grup, pasi mbaron punën, e ngjit në tabelë fletën A4 të plotësuar.

HAPI III

Me informacionet e mbajtura me kujdes, nxënësit e secilit grup ndërtojnë reklamën për Parkun Kombëtar

Divjakë-Karavasta.

Nxënësit shpalosin idetë se si mund të shfrytëzohet ky mjedis për zhvillimin e turizmit ekologjik.

HAPI IV

Nxënësit plotësojnë hartën e konceptit: Reportazhi – karakteristikat e këtij lloji shkrimi.

- Prezantohet informacioni i grumbulluar në hartën e konceptit

karakteristikat

gjuhësore: leksiku, koha e foljeve, lloji

i fjalive, lloji i ligjërimit, toponimet

lloji i tekstit

Reportazhi

tiparet e reportazhit

synimi

këndvështrimi

qëndrimi i gazetarit

198

Detyrë shtëpie: Kjo detyrë mund të shërbejë si punë me portofol.

Shtohen disa situata, nxënësi e zgjedh për të ndërtuar një tekst joletrar.

a. Ndërtoni një buletin meteorologjik me veçantitë kryesore të klimës, nëpërmjet së cilës ju shpjegoni arsyet

pse flora dhe fauna janë kaq të pasura.

b. Ndërtoni një poster, ku të nxisni ndërgjegjësimin qytetar të bashkëqytetarëve tuaj që për arsye të ndryshme

fitimi abuzues, po presin drurë dhe po prishin ekuilibrin natyror.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Leksiku i gjuhës shqipe dhe pasuria e tij

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dallon shtresat kryesore të leksikut të gjuhës shqipe;

• vlerëson pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;

• përdor pasurinë leksikore duke ruajtur pastërtinë e

gjuhës shqipe.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit,

materiale nga interneti.

Situata e të nxënit:

Punë me tekstin.

Fjalë kyç:

leksik, burim, shtresë, vendase, e huazuar,

historizmat, neologjizmat

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, lexim i detajuar me kodim teksti, punë në çift

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (diskutim)

Njihen nxënësit me temën e re mësimore: “Leksiku i gjuhës shqipe dhe pasuria e tij”

Udhëzohen të lexojnë me kujdes fragmentin e dhënë në krye të faqes 285, të ndalen te fjalët me të kuqe dhe

të shpjegojnë se cilat prej këtyre fjalëve i njohin, por nuk i përdorin dhe cilat nuk i njohin. Dëgjohen me kujdes

komentet e nxënësve. Le të lihen të lirë të shprehin mendimet e tyre.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (lexim i detajuar me kodim teksti, punë në çift)

Shkruhen në tabelë pyetjet e mëposhtme.

1. Ç’quajmë leksik?

2. Si grupohen shtresat e fjalëve që dallohen në leksikun e gjuhës shqipe?

3. Sa shtresa dallohen në leksik sipas burimit dhe përdorimit?

4. Nga cilat gjuhë kryesisht janë huazuar fjalë në leksikun e shqipes?

5. Si grupohen fjalët e vjetruara në gjuhën shqipe?

6. Ç’janë neologjizmat?

7. Cilat janë rrugët e pasurimit të gjuhës shqipe?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve nxënësit do t’i gjejnë në tekst. Krijojnë një simbol të thjeshtë për secilën pyetje.

Nxënësit lexojnë tekstin dhe vënë shenjën e caktuar (lehtë me laps) për përgjigjen që i jepet pyetjes përkatëse,

duke vendosur në vend të numrave brenda kllapave simbolet që kanë përdorur gjatë leximit.

U kërkohet nxënësve që të plotësojnë një tabelë të tillë.

(1) (2) (3) (4) (5) (6) (7) (8) Shënime

Nxënësit mund të punojnë edhe në çift për të plotësuar tabelën. Çdo dyshe shkruan informacionin që gjen

për secilin simbol.

P.sh.: Te kolona e parë me simbol numrin 1 shkruajnë përgjigjen e pyetjes 1: “Tërësia e fjalëve të një gjuhe

përbën leksikun e saj”. Kështu vazhdohet edhe me kolonat e tjera. Ndërsa në kolonën “shënime’, nxënësit

mund të shkruajnë pyetje, paqartësi ose ndonjë informacion shtesë që ai kërkon për këtë temë mësimore.

Pas plotësimit të tabelës, nxënësit diskutojnë përgjigjet e tyre. Ata mund të plotësojnë njëri-tjetrin. Mësuesi\ja

ndërhyn vetëm në ato raste kur është e nevojshme me shpjegimin e tij\saj për çdo paqartësi e informacion shtesë.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (punë e drejtuar, punë e pavarur)

Punohen ushtrimet 1-7 në faqen 287.

Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësit do të kryhet për pjesëmarrjen aktive gjatë zhvillimit të orës mësimore.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 8, faqe 287 (me qenë se ka nevojë për literaturë, ky ushtrim jepet

detyre shtëpie)

199


200

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të dëgjuarit

Tema mësimore: Bisedë me Nolin

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon për të dalluar informacionet mbi jetën e Nolit;

• përcakton karakteristikat strukturore dhe gjuhësore të

tekstit joletrar;

• ndërton situata mbi tema të shtruara.

Burimet: teksti mësimor, fletë A4

Situata e të nxënit:

Situata e të nxënit: Jeni duke lexuar librin

tuaj të preferuar. Ngjarjet ju kanë përfshirë të

tërin, saqë nuk po ndani dot kufijtë. Papritur në

kujtesën tuaj gjendet përballë personazhi që ju

e doni shumë. Çfarë do t’i këshillonit e çfarë do

të bisedonit me të?

Fjalë kyç:

bisedë, pyetje, studio, muzikë, përkthim, libër

gjuhë e huaj, Shekspir

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

muzikologji, teatër, biografi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: imagjinatë e drejtuar; diagramë piramidale FAN NOLI;

pyetje për autorin; punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Parashtrohet situata e të nxënit

Nxënësit punojnë individualisht, ndërtojnë një situatë jo me më shumë se 4-5 pyetje-përgjigje.

Lexohen disa prej situatave.

Hapi II

Bëhet lidhja me temën mësimore. Kompetenca e të lexuarit.

- Prezantoni metodologjinë e të lexuarit të kësaj bisede me Nolin.

“Diagrami piramidal”, të cilin e paraqitni si skicë në tabelë.

- Sqaroni nxënësit se kjo teknikë do t’i ndihmojë në veprimtarinë e të lexuarit.

- U jepni nxënësve pyetjet e mëposhtme, të cilat do t’i ndihmojnë të përzgjedhin informacionin e duhur, p.sh.:

- Kush ka ndikuar në formimin e tij muzikor?

- Cilat ishin arritjet e tij në fushën e përkthimit dhe në atë të teatrit?

- Vizatoni në tabelë dy drejtkëndësha që përfaqësojnë dy shkallët e majës së piramidës. Kërkojuni që të

përcaktojnë një titull të përshtatshëm për piramidën. Titulli duhet të përfaqësojë temën kryesore të bisedës. Më

pas, duke përdorur titullin, emërtimit e kategorive dhe detaje nga leximi, kërkoni nga çdo nxënës të shkruajë

një fjali pohore, që përmbledh informacionin e paraqitur nga Noli gjatë bisedës.

Pamja e diagramit do të jetë:

DIAGRAMA PIRAMIDALE - FAN NOLI

Arritjet e Nolit si muzikolog, si përkthyes, si poliglot (njohës i shumë gjuhëve), si dramaturg e si poet

tregojnë se ai ishte njeri me shumë prirje dhe interesa të shumta.

Muzikolog Përkthyes Poliglot Dramaturg Poet

- Bethoveni dhe - Don Kishoti - anglisht - -

Revolucioni Francez - Armiku i popullit - spanjisht - -

- - Rubairat - danisht - -

- - - - -


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi III

Pyetje për Nolin.

Përmes kësaj teknike nxënësit mësohen të jenë të vetëdijshëm e të vëmendshëm, lexues që në mënyrë të

vazhdueshme vëzhgojnë dhe mendojnë për të kuptuarin e tyre gjatë leximit.

Pasi rilexohen paragrafët e bisedës së dhënë, ndaloni ku e shihni të arsyeshme e bëni pyetje për Nolin, p.sh.:

- Çfarë po përpiqet të thotë Noli?

- Noli bën një klasifikim të studentëve. Pse mendoni se e dha këtë informacion?

- Si lidhet kjo me përvojën e tij personale?

- A është i thjeshtë e i qartë në komunikim Noli?

- Cili është, sipas jush, mjeti me anë të të cilit ai përfshin audiencën dhe ju si lexues në bisedën e tij?

Hapi IV

Orientoni nxënësit të ndërtojnë portretin e Nolit, të ndihmuar nga dy veprimtaritë mësimore, por pa u përqendruar

te prirjet e tij artistike. Shmangni informacionet e dhëna në diagram.

Zhvillimi i ushtrimit 3 do t’i ndihmojë.

flet thjesht

shumë i kulturuar

miqësor

N O L I

bën humor

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të dëgjuarit

Tema mësimore: Bisedë me Nolin

Situata e të nxënit:

Jeta dhe krijimtaria e Fan Nolit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• hulumton rreth jetës dhe krijimtarisë së Fan Nolit;

• dëgjon me vëmendje bisedën me Nolin dhe mban shënim

informacionet më të rëndësishme në lidhje me të;

• përcakton tiparet e një bisede dhe e dallon atë nga intervista;

• veçon të dhënat që mësoi nga biseda për punën e Nolit në

fushën e muzikës, përkthimit, teatrit;

• jep përfytyrimin e tij për natyrën e Nolit pas dëgjimit të bisedës;

• diskuton për mesazhet që ka marrë pas dëgjimit të kësaj

bisede.

Fjalë kyç:

bisedë, intervistë, karakteri i pyetjeve,

të dhëna, mesazh, natyra e Nolit,

muzikë, përkthim, teatër

201


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale nga

interneti. Regjistrimi i bisedës së Nolit.

https://www.zeriamerikes.com/a/fan-noli-shkrimtarregjistrim/2678901.

html

Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: hulumtim, pemë mendimi, dëgjim, lexim, punë e drejtuar, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Hulumtim, pemë mendimi, diskutim)

Mësimi nis me një diskutim për Fan Nolin. U drejtohet nxënësve pyetja:

• Çfarë dini për Fan Nolin?

Fan Noli

(6 janar 1882-13 mars 1965)

Figurë poliedrike Veprat e shkruara: Përkthime:

poet /prozator/dramaturg Vëllimi poetik “ Album” “Rubairat” e Omar

përkthyes, gjuhëtar, muzikant, teolog, drama “Izraelitë dhe Ffilistinë” Khajamit; “Makbethi”,

Politikan, kryeministër i Shqipërisë romani “Historia e “Jul Qezari”, “Hamleti”,

(16 qershor 1924-23 dhjetor 1924), Skënderbeut” “Otello” nga

ministër i Punëve të Jashtme “Bethoveni dhe Revolucioni Shekspiri; “Don Kishoti” i

(24 dhjetor 1921-11 shtator 1922) Francez” Servantesit

Mendimet e nxënësve organizohen në një pemë mendimi.

202

2. Ndërtimi i njohurive të reja (Dëgjim)

Dëgjohet përmes leximit të dy nxënësve (njëri në rolin e gazetarit dhe tjetri në atë të Nolit) biseda e Nolit e

mbajtur në anglisht, në ShBA, në vitin 1961.

Nëse është e mundur, mësuesi\ja mund t’u ofrojë nxënësve dëgjimin e bisedës në origjinal, ku ata do të kenë

mundësinë të dëgjojnë zërin e vërtetë të Nolit.

https://www.zeriamerikes.com/a/fan-noli-shkrimtar-regjistrim/2678901. html

Gjatë dëgjimit të tij, udhëzohen nxënësit që të mbajnë shënime në lidhje me informacionet dhe faktet që

paraqiten në këtë bisedë.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e drejtuar, punë e pavarur, diskutim)

Diskutohet me nxënësit materiali i dëgjuar. Ata përcaktojnë veçoritë e bisedës, siç është karakteri i lirë i

pyetjeve, duke e dalluar nga intervista, në të cilën pyetjet janë të përgatitura që më parë nga gazetari.

Nxënësit dallojnë se ku përqendrohen pyetjet e dëgjuesve, duke përzgjedhur krijimtarinë artistike.

Punohet në tekst ushtrimi 2 dhe 3. Nëse është e nevojshme, lihen nxënësit disa minuta për t’i hedhur një sy

bisedës së dhënë në libër, bëhet një lexim në heshtje, pasi përgjigjet e ushtrimeve duhet të ilustrohen me pjesë

nga teksti. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur disa minuta për të plotësuar përgjigjet e ushtrimeve. Në

përfundim diskutohen me gjithë klasën.

Në pjesën e fundit të orës mësimore, mësuesi\ja u kërkon nxënësve të shkruajnë disa nga mesazhet që

kanë marrë nga kjo bisedë dhe nëse ndonjë prej këtyre mesazheve përputhet me mendimet e tyre. Nxënësit

diskutojnë lirisht rreth mesazheve të marra.

Disa nga mesazhet mund të jenë, p.sh.:

1. Duhet të punosh shumë, që të arrish sukses në jetë.

2. Njohja e disa gjuhëve të huaja të jep mundësinë të lexosh shumë e të zgjerosh njohuritë tuaja. 3. Kur

ndiheni të lodhur, mbyllni librin dhe ndërprisni leximin etj.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për njohuritë e tyre rreth figurës së Nolit, dëgjimin e kujdesshëm të bisedës

për mbledhjen e të dhënave e informacioneve për punën e Nolit, si dhe diskutimet për çështjet e shtruara.


MODEL 1

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Intervistë me Ernesto Sabaton

Gjithnjë ëndërroja vendin e të parëve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon intervistën për dhënë fakte nga jeta e Ernesto Sabatos;

• diskuton mbi mendimet e autorit për artin dhe letërsinë në intervistë;

• identifikon shprehje leksikore që lidhen me ndjesitë e autorit për

origjinën;

• komenton thëni të shkrimtarit me ditarët e të nxënit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ernesto_Sabato

Situata e të nxënit: Punë me

tekstin

https://sq.wikipedia.org/

wiki/Ernesto_Sabato

Fjalë kyç: i

ntervistë, shkrimtar, letërsi,

arte, origjinë

Lidhja me fushat e tjera dhe

temat ndërkurrikulare: Arte

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: stuhi mendimi, lexim i pjesës, punë e drejtuar pyetjepërgjigje,

diskutim, ditarët e të nxënit, punë e pavarur me shkrim.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi

Nxënësit japin shkurtimisht njohuritë që kanë mbi intervistën si lloj i një shkrimi në të cilin marrim informacion.

Gjithashtu shprehin mendimin e tyre për lidhjen që ekziston mes arteve dhe letërsisë.

2. Ndërtimi i njohurive; lexim i intervistës

Leximi i intervistës bëhet në role, duke e vënë theksin te fjalët e shkrimtarit.

Nxënësit ndalen në të dhënat kryesore që autori jep për jetën e tij, si origjinën, formimin dhe ndikimet si

shkrimtar etj.

Ushtrimi1 mund të jepet si detyrë parapërgatitore,ose hulumtim personal për nxënësit në një detyrë dosje,

përplotësimin e informacionit.

Sábato ka lindur në Rojas, provinca de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana

Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga

Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që

lindi, vëllai më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij. [1]

Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë.

Në vitin 1935 ai kthehet në Argjentinë ku martohet me Matilden dhe vazhdon studimet në Universidad de La

Plata. Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomik në “Laboratorin Curi”

në Paris. Në vitin 1943 ai kalon një “krizë ekzistenciale” dhe vendos të lërë shkencën dhe t’i përkushtohet

krejtësisht vetëm shkrimit dhe pikturimit.

Romani i tij i parë “Tuneli” botohet më 1948. Më 1951 botohet libri tjetër “Njerëzit dhe ingranazhet”, me

refleksione për paratë, arsyen dhe kalueshmërinë e kohës. Një studim për konceptet e botës dhe jetës moderne

duke filluar nga Rilindja. Në vitin 1961 boton romanin “Mbi heronjtë dhe varret”, një studim psikologjik i njeriut

i thurur me idetë filozofike të botuara më parë në librat e tij me ese.

3. Prezantimi i njohurive: diskutim, pyetje-përgjigje.

Ushtrimi 2

Në fakt e ndihmon dhe kjo lidhet me faktin se këndvështrimet të ndryshme nga piktura surrealiste e ndihmon

203


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

autorin të bëjë interpretime të ndryshme lidhur me letërsinë.

Ushtrimi 3

Këtu mund të sillen informacione nga nxënësit në mënyrë të pavarur. Mund të përqendrohemi në:

• lidhjen e letërsisë me pikturën;

• lidhjen e letërsisë me muzikën;

• lidhjen e letërsisë me folklorin.

Ushtrimi 4

Autorët që ai pëlqen, janë: Dostojevski, Kirkegardi, Niçja, Kafka.

Ushtrimi 5

Emocione të forta, mama ime ishte hyjni, fjalë që lidhen me bukën, grua e fortë me karakter etj.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7, punë me shkrim, ese.

Detyrë dosjeje ose projekt; Ushtrimi 6, faqe 138.

MODEL 2

204

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Gjithnjë ëndërroja vendin e të parëve

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon për të dalluar informacionet kryesore mbi

personazhin;

• analizon intervistën nga ana strukturore dhe veçoritë

gjuhësore;

• diskuton mbi informacion, duke bërë lidhje me

përvojën personale të tij;

• ndërton intervista mbështetur në situatën e dhënë.

Burimet: teksti mësimor, libri digjital, fletore

Situata e të nxënit:

Doni të çliroheni nga pesha e rëndë e një

gabimi. Papritur, zëri juaj i brendshëm nis t’ju

pyesë. Si ju përgjigjët atij?

Fjalë kyç:

Ernesto Sabato, origjina, çmime, botime,

ekspresionizëm, piktura, shkrimtar

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Letërsi, Pikturë, Histori, Filozofi, Gjuhësi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pyetje sokratike, lexime në role, mbajtja e shënimeve

strukturuar, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Parashtrohet situata e të nxënit.

Orientohen nxënësit të ndërtojnë intervistën “Intervista me ndërgjegjen time”, jo me më shume se 4-5 pyetje.

HAPI II

Lexohen disa nga situatat.

Nxënësve u kërkohet informacion.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• Me çfarë nisin zakonisht fjalitë e tua pyetëse?

• Cilës gjymtyrë fjalie i drejtohet kërkimi i informacionit?

• Ç’lloj fjalie pyetëse ke ndërtuar?

HAPI III

Bëhet lidhja me temën mësimore.

Shkruhet titulli i fragmentit.

Përcaktohet lloji i shkrimit

Teksti lexohet me role.

Fillimisht vëmendja e nxënësit drejtohet te struktura dhe te llojet e pyetjeve të ndërtuara prej një gazetari.

P.sh. Klasifikoni pyetjet në fjali dëftore pohore dhe në fjali pyetëse.

Vazhdoni klasifikimin e tyre sipas tabelës

Llojet e fjalive pyetëse

• Fjali pyetëse informuese

• Fjali pyetëse vërtetuese

• Fjali pyetëse, që kërkojnë informacion

mbi ndjenja, fakte, opinione

• Fjali pyetëse, që hetojnë

këndvështrimin, qëndrimin

• Fjali pyetëse sqaruese

Ilustrim nga teksti

Sqarojini nxënësit, nëse kanë vështirësi në dallimin e llojeve të pyetjeve.

P.sh: pyetëse informuese – pyet për diçka që nuk e di.

pyetëse vërtetuese – kërkon vërtetim të bashkëfolësit dhe jo informacion

Hapi IV

Mbajtja e strukturuar e shënimeve.

Klasa ndahet në 4 grupe, p.sh:

Grupi I - veçon përgjigjet e shkrimtarit mbi informacionet për origjinën e tij.

Grupi II - veçon përgjigjet e shkrimtarit mbi arritjet e tij në letërsi.

Grupi III - veçon përgjigjet e shkrimtarit mbi pasionet e tij dhe tregon si ndikojnë ato te njëra-tjetra.

Grupi IV - veçon përgjigjet e shkrimtarit për autorët më të parapëlqyer.

Grupi V - nxënësit ndërtojnë skedën e autorit të tyre të parapëlqyer, sipas modelit të mëposhtëm.

Autori im i preferuar Gjinia që lëvron Krijimtaria që kam lexuar Veçoritë e stilit

Hapi VI Diskutim

Kompetenca e të folurit. Nxënësit zhvillojnë diskutimin me temë:

Objektet e trashëguara nga paraardhësit përbëjnë:

pasuri kulturore të jetës

pjesë konservatore të jetës

PRO apo KUNDËR

205


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Nxënësit listojnë argumentet për njërën nga zgjedhjet.

Vlerësoni:

• forcën argumentuese;

• dëgjesën;

• respektimin e mendimit ndryshe.

Detyrë shtëpie: Zgjidhen dy tema shkrimi. Nxënësi punon njërën prej tyre.

a. Hulumtoni për rite e zakone të krahinës suaj, që kanë kaluar nga brezi në brez.

b. Ese vlerësuese: Arti dhe ëndrrat janë shumë pranë njëra-tjetrës.

MODEL 3

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të shkruarit

Tema mësimore: Intervista (ora e parë)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• përcakton karakteristikat e një interviste;

• ushtrohet duke punuar në grup për hartimin e pyetjeve për

realizimin e një interviste;

• përcakton hapat për realizimin e një interviste;

• realizon një intervistë;

• diskuton rreth punëve të shokëve të tij.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, fletore, njohuritë e nxënësve,

modele të ndryshme intervistash.

Situata e të nxënit: Një OJF vendore

(Organizatë jofitimprurëse) ka mbledhur

fonde për krijimin e një qendre sportive

në lagjen ku banoni, por ende nuk është

marrë vendimi se ku duhet të ngrihet

qendra sportive dhe se për ç’lloje lojërash

do të shërbejë. Ky vendim duhet të merret

nga bashkia (komuna).

Fjalë kyç:

intervistë, pyetje, përgjigje

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Sport, Arti, Mjekësi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë individuale, punë e drejtuar, diskutim,

punë në çift, hulumtim

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: (stuhi mendimi)

Nxiten nxënësit të rikujtojnë edhe një herë (duke iu rikthyer intervistës me Ernesto Sabaton), karakteristikat e

intervistës dhe rregullat që duhen ndjekur për të realizuar atë.

‒Ç’është intervista? Ç’lloj shkrimi është intervista?

‒Si realizohet ajo?

‒Kë intervistojmë zakonisht?

‒Për ç’qëllim intervistojmë?

‒A keni bërë ndonjëherë një intervistë?

‒Ç’duhet të kemi parasysh kur intervistojmë?

206


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

2. Ndërtimi i njohurive të reja: (punë e drejtuar)

Mësuesi/ja ndërton një situatë:

Ajo u thotë nxënësve se një OJF vendore (organizatë jofitimprurëse) ka mbledhur fonde për krijimin e një

qendre sportive në lagjen ku banoni dhe se ende nuk është marrë vendimi se ku duhet të bëhet qendra

sportive dhe se ç’lloje lojërash do të luhen në të. Ky vendim duhet të merret nga bashkia (komuna).

Ecuria: Për të filluar procedurën kërkimore, nxënësit vendosin për pyetjet që do t’u drejtojnë grupeve të

interesit.

Mësuesi\ja u drejton pyetjen nxënësve: Po të ishit ju anëtar i Këshillit Bashkiak, për çfarë informacioni do të

kishit nevojë për të planifikuar qendrën sportive?

Pyetjet e dhëna nga nxënësit mund të jenë:

‒Cilat do të jenë qëllimet e qendrës sportive?

‒Për kë do të jetë qendra sportive?

‒Çfarë lojërash do të luhen aty?

‒Çfarë veprimtarish duhen mbështetur? Cilat veprimtari nuk duhen lejuar?

‒Cilat do të jenë pjesët e qendrës? Çfarë tiparesh do të ketë secila?

‒Si do të ruhet qendra sportive?

‒Si do të mbahet pastër dhe në gjendje të mirë?

‒Ku duhet ndërtuar qendra?

‒Sa do të kushtojë mirëmbajtja e qendrës?

‒Nga do të vijnë këto fonde?

Mësuesi/ja orienton nxënësit drejt këtyre pyetjeve.

Tani nxënësit përcaktojnë individët që do të intervistojnë dhe pyetjet që do t’u drejtojnë (grupet e interesit).

P.sh., do të intervistojnë:

• një anëtar të Këshillit Bashkiak

• pronarët e dyqaneve

• prindërit

• një grup të rinjsh etj.

Disa nga pyetjet që do t’u drejtohen janë:

‒Ku mund të ndërtohet qendra sportive?

‒Si do të vendosë Këshilli Bashkiak në lidhje me vendin e ndërtimit të qendrës sportive?

‒Sipas prindërve, ku duhet të ndërtohet parku dhe pse mendojnë një zgjidhje të tillë?

‒Sipas të rinjve, ku është më mirë të ndërtohet qendra sportive dhe pse mendojnë ashtu?

‒Ku mendojnë pronarët e dyqaneve se duhet të ndërtohet qendra sportive dhe pse mendojnë ashtu?

Përveç pyetjeve, nxënësit mendojnë edhe për përgjigjet që mund të marrin për këto pyetje:

Dëgjohen me vëmendje pa i korrigjuar përgjigjet e tyre.

Fillimisht mësuesi/ja tërheq vëmendjen e intervistuesve (nxënësve), se cilat rregulla duhet të mbajnë

parasysh gjatë intervistimit.

• Kushtet e realizimit të intervistës.

• Marrja e informacionit të plotë për fushën dhe kontributin e të intervistuarit.

• Përcaktimi i vendit dhe formave të intervistimit.

• Përcaktimi i qëllimit të intervistës.

• Hartimi me kujdes i pyetjeve që nxisin mendime te i intervistuari.

• Hyrja për prezantimin e të intervistuarit.

• Duhet të ruani interesin e personit që po intervistoni.

• Të bëni pyetje në atë mënyrë që ju mundëson të merrni informacionin që doni.

• T’i regjistroni përgjigjet në mënyrë sa më besnike, ashtu siç i thotë personi.

• Të ruani etikën e komunikimit.

• Të falënderoni personin që ju dha intervistën

207


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (punë në çift)

Tani le të praktikojmë shprehitë e intervistimit. Ndahen nxënësit në dyshe. Mësuesi\ja sqaron se në secilën

dyshe, njëri nga ju do të jetë intervistuesi dhe tjetri i intervistuari.

Udhëzohen nxënësit në rolin e intervistuesit se, nëse mendojnë se u ka shpëtuar diçka pa shënuar, mund

të thonë: “Më falni, nuk arrita ta shkruaj atë që thatë, që është informacion i rëndësishëm. Ju lutem, a mund

ta thoni përsëri?”. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’i treguar personit që po intervistoni se jeni i

interesuar vërtet për ato që thotë ai.

Mos u shqetësoni për drejtshkrimin e fjalëve, me të mund të merreni më vonë. Kryesorja është të merrni

informacionin saktë. Pasi mbarojnë, nxënësit lexojnë punimet e tyre.

Vlerësimi: Mësuesi\ja vlerëson pjesëmarrjen e nxënësit në të gjitha veprimtaritë e kryera.

Detyra dhe punë e pavarur: Ndahet klasa në tri grupe.

Grupi I do të sjellë informacione për një shkrimtar.

Grupi II do të sjellë informacione për një artist nga fusha e muzikës, kërcimit, kinematografisë etj.

Grupi III do të sjellë informacione për një sportist.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të shkruarit

Tema mësimore: Intervista (ora e dytë)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• realizon një intervistë me një shkrimtar, artist , sportist;

• diskuton rreth punëve të shokëve të tij.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, fletore, njohuritë e nxënësve,

modele të ndryshme intervistash.

Situata e të nxënit:

Detyrat e shtëpisë

Fjalë kyç:

intervistë, pyetje, përgjigje

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Sport, Arte, Mjekësi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë në grup, punë e drejtuar, punë individuale, diskutim, hulumtim.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Punë në grupe, hulumtim)

Lexohen detyrat e shtëpisë sipas grupeve. Diskutohen materialet e sjella nga nxënësit për një shkrimtar, artist

apo sportist.

2. Ndërtimi i njohurive të reja. (punë individuale)

Nxënësit, siç janë të ndarë në skuadra, mbi bazën e materialeve të sjella do të realizojnë një intervistë me

pyetje dhe përgjigje, përkatësisht:

Grupi I do të realizojnë një intervistë me një shkrimtar.

Grupi II do të realizojë një intervistë me një artist të njohur nga fusha e muzikës, pikturës, kërcimit etj.

Grupi III do të realizojë një intervistë me një sportist të njohur.

Mësuesi u tërheq vëmendjen që në përfundim të detyrës ta rishikojnë edhe një herë atë dhe, nëse është e

nevojshme, të bëjnë korrigjimet drejtshkrimore dhe të shenjave të pikësimit.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (diskutim)

Pasi nxënësit mbarojnë punimet e tyre, ngrihen disa nxënës për të lexuar intervistat.

Nxënësit diskutojnë për punën e njëri-tjetrit dhe vlerësojnë intervistat më të arrira.

Vlerësimi: Vlerësim me notë sipas gjykimit të mësuesit.

208


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tema mësimore: Huazimet në gjuhën shqipe dhe shmangia e

fjalëve të huaja të panevojshme

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• njeh rrugët e pasurimit të gjuhës shqipe;

• përcakton fushën së cilës i përkasin huazimet;

• ndërton situata duke përdorur fjalët shqipe në vend të fjalëve

të huaja.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore.

Situata e të nxënit:

Fjalë kyç:

leksiku i gjuhës, huazime të ngulitura,

huazime të pangulitura, shmangie.

Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: mbajtja e strukturuar e shënimeve, punë e pavarur, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I. Mbajtja e strukturuar e shënimeve.

U kërkoni nxënësve të punojnë në dyshe gjatë leximit të informacionit. Si pjesë e këtij procesi do të jenë pyetjet

e mëposhtme, të cilat do t’i ndihmojnë nxënësit në hulumtimin e tyre.

1. Çfarë janë fjalët e huaja?

2. Çfarë janë ndërkombtarizimat?

3. Si klasifikohen huazimet?

4. Cilave fusha u përkasin huazimet dhe ç’veçori kanë?

5. Kur duhet të përdoren fjalët e huaja?

6. Pse duhet të përpiqemi të shmangim fjalët e huaja e të përdorim ato shqipe?

Gjatë punës nxënësit do të plotësojnë grafikun:

Huazimet

në gjuhën shqipe dhe

shmangia e fjalëve të huaja

të panevojshme.

HAPI II: Prezantimi i informacionit bëhet një nxënës një pyetje. Çdo përgjigje ilustrohet me shembuj. Klasa

mund të plotësojë përgjigjet ose të pyesë pas çdo pyetjeje.

HAPI III: Zbatimi në praktikë i njohurive.

Punimi i ushtrimeve o ushtrime1‒ 6

209


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrimi 1, 2: Lërini nxënësit 2-3 minuta të punojnë këto ushtrime dhe më pas 5-6 prej tyre zgjedhin nga një

shok/shoqe, të cilit ia drejtojnë pyetjen. Për ushtrimin 2 jo më shumë se 3‒ 4 fjalë, që të jenë të fushave të

ndryshme.

Ushtrimi 4: Nxënësit punojnë në tri grupe. Në varësi të kohës, të përdoren në fjali disa prej tyre.

Ushtrimi 5: Fjalët që kanë më shumë se një përgjigje të veçohen.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7

Tema alternative: a) Përdorimi i huazimeve në komunikim brenda familjes. b)Përdorimi i arkaizmave në letërsi,

p.sh., nga romani “Don Kishoti” , përralla të ndryshme etj.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tema mësimore: Ushtrime për leksikun e shqipes dhe huazimet Situata e të nxënit: paragrafë nga

shtresa kryesore të leksikut të shqipes

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• përcakton shtresën leksikore të fjalëve në një tekst të dhënë;

• dallon neologjizmat, arkaizmat dhe historizmat;

• ndërton një situatë duke shmangur fjalët e huaja.

Fjalë kyç:

leksiku i gjuhës, shtresë leksikore,

huazim, arkaizma, neologjizma,

gjegjëse shqipe.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: tabelë koncepti-organizues grafik, punë e pavarur, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I: Mësimi nis me punimin e ushtrimi 3, i cili do të shërbejë si një organizues i njohurive të marra për

shtresat e leksikut të shqipes. Ky organizues do t’i ndihmojë nxënësit gjatë punimit të ushtrimeve 1,4 dhe 8.

Punimi i ushtrimeve 1-2;4-8

Ushtrimi 1: Vëmendja e nxënësve të përqendrohet te vlerat e përdorimit të këtyre fjalëve. P.sh. atmosferë e

kohës, luftë. Fusha leksikore e funksioneve, gradave në kampin turk.

Ushtrimi 2: Realizohet me ndihmën e fjalorit. Më parë mësuesi/ja përcakton faqet, ku gjendet secila fjalë në

fjalor.

Nxënësit krahasojnë kuptimin e tyre me fjalët pantallona dhe shami koke.

Ushtrimi 4 dhe 6: Realizohet përmes tabelës së mëposhtme (4) dhe njëkohësisht japin përgjigje për kërkesën

e gjashtës.

Nr. Neologjizmat Si janë formuar? Lloji i formimit.

1 p.sh. përsydukje Për+sy+dukje (për t’u dukur në sy të të tjerëve) përngjitja

210


Ushtrimi 5:Nxënësit plotësojnë tabelën duke shfrytëzuar dhe njohuritë për figurat letrare.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Tingullimitimi Kuptimi Figura letrare

p.sh. gurgullonin efektet e zhurmës së ujit onomatope

Ushtrimi 7. Në shembujt e dhënë prapashtesat –xhi dhe –çi emërtojnë profesione ose zanate. Shembujt e

dhënë zëvendësohen me gjegjësen në shqip, p.sh.: sahatçi‒ orëndreqës.

Ushtrimi 8. Nxënësit, pasi shpjegojnë kuptimin e fjalëve me të zeza, thonë dhe si janë formuar. Po ashtu, në

varësi të kohës, krijojnë fjali me to.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 9 Klasa ndahet në tri grupe për të dhënë gjegjësen shqipe. Nxënësit e secilit grup

do të krijojnë nga një paragraf mbështetur në gjegjëset shqipe për fjalët:

Grupi I: inauguroj, final, eveniment, dominoj, detaj;

Grupi II: humanitar, eksperiencë, ekstrem, direkt, destinacion;

Grupi III: identifikoj, fragment, eliminoj, ekzemplar, fiksoj.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Pier e Mari Kyri

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon për të gjetur idetë kryesore, hollësitë, lidhjet midis

ideve dhe tekstit;

• përcakton karakteristikat dalluese mes një biografie dhe

një monografie;

• analizon kuptimin dhe funksionin e fjalëve brenda tekstit.

Burimet: teksti mësimor.

Situata e të nxënit:

Një orë krejt ndryshe në letërsi, ju dhe mësuesja

e kimisë realizoni eksperimente të thjeshta

kimie brenda orës së letërsisë. Tregoni si

komunikojnë gjuha e shkencës me atë të artit.

Fjalë kyç:

radium, Pier, Mari, burim energjie, ëndërr,

lodhje, hangar

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Letërsi, Kimi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhënia e ndërsjellë, punë e pavarur, punë në grup,

hartë koncepti.

Organizimi i orës mësimore

HAPI I

Parashtrohet tema mësimore.

Nxënësit, të ndarë në grupe dhe në bashkëpunim me mësuesen e kimisë, realizojnë eksperimente të thjeshta

kimike.

U kërkohet të flasin për emocionet e tyre para, gjatë dhe pas realizimit të eksperimentit.

Shënim: Prania e mësuesit të kimisë është e domosdoshme. Nëse nuk është e mundur kjo, eksperimenti të

bëhet përmes një pune parapërgatitore mësues kimie-nxënës.

211


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

HAPI II

Kompetenca e të lexuarit.

Marrëdhënia e ndërsjellë.

Klasa ndahet në grupe 4-she. Me radhë ata do të bëhen mësues të grupit. Mësuesi:

1. lexon paragrafin ngadalë, duke theksuar fjalët e rëndësishme;

2. përmbledh informacionet që janë thënë;

3. shpjegon veprimet, gjendjen e personazheve brenda paragrafit;

4. formuloni dhe bën pyetje për të. Po ju japim pyetjet për çdo paragraf, si p.sh.:

Paragrafi I

Paragrafi II

Për cilin zakon të familjes flitet në këtë paragraf?

Si shfaqet si nënë Maria?

Në ç’fakte e mbështet përgjigjen tënde?

Cilat tipare strukturore e gjuhësore e bëjnë këtë paragraf rrëfyes?

Në ç’vetë rrëfehet?

Paragrafi III

Paragrafi IV

Ç’lloj fjalie pyetëse është kjo?

Ç’informacion arrin të marrësh?

Pse biografja thekson se lutja është e tepërt?

Çfarë provash sjell ajo?

Në ç’kuptim është përdorur folja digjet?

Ç’figurë të stilistikës ndërton ajo?

A mund të ndërtoni raste të ngjashme me këtë përdorim të fjalës digjet?

Cilit grup të sistemit periodik i përket radiumi?

Cilat mjete stilistikore shprehëse përdoren për të?

Sipas jush, pse e shpirtëzon radiumin rrëfimtarja?

Paragrafi V

Cilat fjali të këtij paragrafi portretizojnë tiparet e karakterit të dy shkencëtarëve?

Për cilën fjalë kyç të këtij paragrafi lidhet parashikimi i veprimeve të tyre?

Si do t’i përshkruanit marrëdhëniet Pier-Mari, si burrë-grua dhe si shkencëtarë?

Çfarë e magjeps së tepërmi Pierin?

Çfarë vunë re të dy shkencëtarët kur hynë në hangar?

Gjeni fjalët të cilat lidhen me shkak-pasojën e gjendjes së tyre.

Cilin burim rrezatues zbuluan dy shkencëtarët?

Ku përdoret ai sot?

A mendoni se Maria ka të njëjtin përkushtim dhe si nënë, dhe si shkencëtare?

Argumentoni përgjigjet përmes ilustrimeve nga teksti.

Shënim: Nëse nxënësit nuk arrijnë dot të ndërtojnë pyetje të tilla informuese, vërtetuese e shpjeguese, mund

të bëheni ju pjesë e secilit grup për ta luajtur këtë rol.

212

HAPI III

Mësimi vazhdon me përcaktimin e llojit të tekstit. Nxënësit plotësojnë karakteristikat e tekstit biografik.

Këto karakteristika paraqiten në Hartë koncepti.

Harta e konceptit

D - D - M


Biografia

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

213


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

D (di) D (dua të di) M (mësojmë)

- Është lloj letrar

- Trajton tema të lidhura me

jetën, veprimtarinë

Kategoritë e informacionit që nevojiten:

1. lloji i tekstit;

2. tema, çështjet që trajtohen;

3. referenti;

4. teknika e rrëfimit.

Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve sipas kompetencave.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të shkruarit

Situata e të nxënit:

Punë me tekstin

Tema mësimore: Shkrimi biografik

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

biografi, rregull logjik, rregull kronologjik,

detaje, të dhëna.

• përcakton veçoritë e tekstit biografik;

• shkruan biografinë e një personaliteti nga një fushë e

caktuar mbështetur në të dhënat e hulumtuara për të;

• demonstron shpirt krijues gjatë të shkruarit;

• respekton gjuhën shqipe dhe rregullat e saj drejtshkrimore,

duke shmangur përdorimin e fjalëve të huaja.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Muzikë, sport, shkenca, politikë.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pema e mendimit, hulumtim, punë në grup, punë e pavarur

individuale më shkrim, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës më njohuritë e mëparshme të nxënësit (pema e mendimit)

Mbështetur edhe në fragmentin “Pier e Mari Kyri” nxënësit rikujtojnë veçoritë e tekstit biografik nëpërmjet

pemës së mendimit.

• Cilat janë veçoritë karakteristike të këtij teksti?

Pema e mendimit është mirë që të shkruhet në tabelë nga mësuesi\ja ndërkohë që nxënësit japin veçoritë e

tekstit biografik.

214


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Rrëfim i shkruar nga një person për

jetën e dikujt, në vetën e tretë.

Jep të dhëna në mënyrë të

detajuar për jetën e një njeriu

të rëndësishëm

Teksti biografik

Rrëfehen ngjarje të vërtet sipas

një rendi logjik dhe kronologjik

me vende, data dhe njerëz reale.

Tekst joletrar, i cili gërshetohete

dhe me elemente letrare

2. Ndërtimi i njohurive te reja (hulumtim, punë në grup, punë e pavarur me shkrim)

Njihen nxënësit me temën e re: “Të shkruajmë biografi”. Udhëzohen të lexojnë në heshtje, me shumë kujdes,

informacionin e dhënë në krye të faqes 141 rreth disa sqarimeve që do t’i ndihmojnë ata në shkrimin e një

biografie.

U shpjegohet nxënësve detyra që kanë për të realizuar: të shkruajnë një biografi. Për të realizuar këtë detyrë,

janë udhëzuar që një orë më parë për të hulumtuar dhe për të mbledhur materiale rreth jetës së një personaliteti

të shquar nga fusha e muzikës, sportit, shkencës dhe politikës, si:

• të dhëna për jetën e personalitetit: data, vende, veprimtari të tij etj.,

• ngjarje intime,

• foto,

• certifikata, kujtime etj.

Kjo do t’i ndihmojë nxënësit që të shkruajnë për jetën e tyre.

Ndahet klasa në grupe dhe secili nga nxënësit zgjedh të shkruajë një biografi për një personalitet të fushës

së muzikës, të sportit, të shkencës, të politikës, sipas informacioneve të grumbulluara nga interneti. (Ai që ka

sjellë materiale për një këngëtar, shkruan një biografi për të, ai nxënës që ka sjellë materiale për një politikan,

shkruan një biografi për këtë politikan e kështu me radhë.)

U tërhiqet vëmendja nxënësve të respektojnë në tekstin e tyre rregullat që lexuan dhe ato të mësuara ndër vite

për shkrimin e një teksti biografik. Lihen nxënësit të punojnë qetësisht për disa minuta.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim)

Pasi nxënësit përfundojnë detyrën, lexohen disa prej tyre. Vetë ata japin vlerësime për punën e njëri-tjetrit.

Më tej mësuesi\ja i sqaron nxënësit që, nëse kanë mundësi, materialin e punuar në klasë ta rishikojnë edhe

një herë në shtëpi dhe ta hedhin në kompjuter, duke nxjerrë një material të përpunuar rreth 2-3 faqe, që të

ngjajnë si faqe reviste.

Mësuesi\ja nuk harron të lërë një afat kohor për plotësimin e detyrës, p.sh., një javë. Më pas nxënësit mund të

krahasojnë punën me njëri-tjetrin dhe të zgjedhin 3 punimet më të mira.

Vlerësimi: Mësuesi\ja vlerëson punën e nxënësve duke pasur parasysh hulumtimin e bërë për të sjellë në

klasë materialet e duhura, shkrimin e tekstit biografik, renditjen kronologjike, strukturën, shprehjen e qartë të

mendimeve, gjuhën e mbushur me figura artistike, zbatimin e rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe etj.

215


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

MODEL 2

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të shkruarit

Tema mësimore: Shkrimi biografik

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• mbledh në mënyrë të pavarur nga burime të ndryshme

informacione rreth personazhit për të cilin do të shkruajë;

• shkruan duke ndjekur rendin kronologjik të ngjarjeve,

duke sjellë detaje, fakte, opinione, si dhe duke përdorur

fraza që i japin shkrimit gjallëri;

• zbaton gjatë të shkruarit njohuritë gramatikore dhe

drejtshkrimore.

Burimet: teksti mësimor; internet; revista etj.

Situata e të nxënit: Jeta e një personazhi

Fjalë kyç:

shkrimi biografik, rend kronologjik, ngjarje,

fakte.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: hulumtim, harta e konceptit, punë individuale/në grup, të

shkruarit, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

Shënim:Kjo orë zhvillohet me përgatitje paraprake nga nxënësit. Ata janë orientuar se çfarë informacioni do

të sjellin rreth personazhit për të cilin do të shkruajnë, si dhe burimet e mundshme të informacionit.

Hapi I: Harta e konceptit.

Nxënësit lexojnë në tekst informacionin dhe më pas plotësojnë hartën.

Ç’lloj teksti është? Informacionin që kërkon:

Shkrimi biografik

Hapi II: Punë e pavarur. Secili nxënës informacionin e sjellë e organizon i ndihmuar nga kjo skedë (hapa për

të realizuar shkrimin biografik).

1. Titulli i shkrimit. (mund të përfshijë emrin e personit për të cilin shkruan).

2. Paragrafi i parë. Bëhet prezantimi i emrit të personit për të cilin do të shkruash, duke informuar lexuesin

përse ke zgjedhur këtë personazh.

3. Paragrafi i dytë. Shkruhet rreth fëmijërisë së tij/saj, duke u dhënë përgjigje pyetjeve: Kur ka lindur? Ku ka

lindur e rritur? Kujt i ngjan? etj.

4. Paragrafi i tretë. Shkruhet informacioni që ke rreth personazhit lidhur me fëmijërinë, prirjet, pikësynimet që

ka pasur/ka, vështirësitë që ka hasur, arritjet etj.

5. Paragrafi i katërt. Shkruhet mbyllja. Jepet mendim vetjak rreth personazhit për të cilin shkruan, duke dhënë

dhe mesazhin tënd.

216


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi III: Lexohen disa prej shkrimeve të realizuara nga nxënësit, pastaj nxënësit vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit.

Hapi i IV: Nxënësit krijojnë 5-6 grupe sipas dëshirës ose me ndihmën e mësueses. Zgjedhin një koordinator.

Grumbullojnë punimet e gjithë grupit dhe fotot që kanë sjellë.

Secili grup do të përgatisë nga dy-tri faqe të përpunuara në kompjuter, në mënyrë që të ngjajnë si faqe reviste.

Në realizimin e çdo shkrimi identifikohet emri i shkruesit.

Në orën e ardhshme prezantohet puna e grupit, bëhet vlerësimi i tyre.

Punimet mund të afishohen në klasë, në mjediset e shkollës, në këndin e gjuhës shqipe ose të bëhen pjesë

e portofolit.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Roma, ëndrra ime!

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon kuptimin e fjalëve dhe të shprehjeve;

• bën dallimet kryesore mes tekstit letrar e joletrar;

• veçon idetë, çështjet kryesore duke i ilustruar me shembuj;

• analizon qëllimin e autorit duke vlerësuar mjetet që

përdor ai në tekst;

• përdor informacionin që ka marrë nga një tekst në situatë.

Burimet: teksti mësimor.

Situata e të nxënit:

Kujto 3 njerëz, me të cilët të lidh miqësia

ose ke lidhje gjaku. Me ta ti ke kaluar një

stinë pushimesh mjaft të bukur. Shkruaj një

paragraf kujtimesh (jo më pak se 6-7 fjali), ku

thekson kohën, vendin, ngjarjen dhe ndjesitë.

Fjalë kyç:

Roma, ëndrra, Bolonja, familje, universitet,

formim intelektual

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhëniet pyetje-përgjigje; organizuesi grafik i

analogjisë; diskutim; punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Prezantohet tema mësimore dhe situata e të nxënit.

Orientohen nxënësit të ndërtojnë një paragraf, ku të rrëfejë kujtime nga jeta e tij/saj.

• Lexohen disa nga situatat.

• Veçohen nga situata:

• Emra njerëzish realë

• Vlerësimi i situatës

• Vlerësime e opinione për njerëzit

217


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

• Veta e foljes

• Fjalitë subjektive

• Fjalitë objektive

HAPI II

Bëhet lidhja mes temës mësimore dhe metodologjisë e veprimtarive që do të zhvillohen për të realizuar

kompetencat.

Kompetenca e të lexuarit.

Lexohet fragmenti ngadalë, me qëllim që të identifikohen:

rrëfimtari; këndvështrimi; hapësira reale; personazhet; struktura e shkrimit.

Pasi nxënësit të kenë nënvizuar në tekst këto informacione, u drejtohen këto pyetje për secilën pjesë.

Pjesa I dhe II

Rrëfimtari:

• Kush po i rrëfen ngjarjet?

• A është i njëjtë rrëfimtari me autoren?

• Cili është qëllimi i rrëfimit?

• Ku përqendrohet rrëfimi?

Këndvështrimi:

• Në cilin këndvështrim rrëfehen ngjarjet?

• Me ç’mjet gjuhësor realizohet ky këndvështrim?

Hapësira reale:

• A janë përcaktuar qartë vendi dhe koha?

• Në ç’raport qëndron mjedisi me gjendjen emocionale të rrëfimtarit?

• Çfarë informacionesh sjell për mjediset e përshkruara?

Personazhet:

• A flasin personazhet me njeri-tjetrin apo janë të heshtur?

• Struktura gjuhësore e shkrimit. (Punë në grupe)

Grupi I

Veçon mbiemrat, emrat a foljet nga pjesa I, të cilat përshkruajnë gjendjen psikemocionale. Ndërtoni një grafik

me fjalë që shprehin gjendje emocionale: e habitura, mallëngjyes, duke qarë.

Grupi II

Veçoni fjalë të klasave të ndryshme që përcjellin fakte:

a. historike; b. kulturore; c. personale

Grupi III

Veçon paragrafët ose frazat përshkruese, rrëfyese, informuese, vlerësuese mbi mjediset ku ka jetuar, njerëzit

që ka përmendur, lidhjet mes tyre.

Grupi IV

Veçon fjalitë ku përshkruhen dëshirat, prirjet, tiparet e karakterit të rrëfimtarit.

Grupi V

Veçon nga 2 pjesët: a. leksikun e fushës që përmendet, p.sh., histori, gjeografi, kulturë etj. b. llojin e ligjërimit

Grupi VI

Veçoni fjalët që përcjellin imazhe shqisore:

• të të parit • të të dëgjuarit etj.

218


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Grupi VII

Veçoni fjalët me kuptim të figurshëm (epitete, metafora, krahasime etj.) shprehje frazeologjike.

Përmblidhni punët e realizuara të nxënësve duke vënë theksin se këto janë veçoritë e stilit.

HAPI III

Nxënësit bëjnë krahasime midis 2 pjesëve. Krahasimi përqendrohet:

- tema, idetë;

- personazhet;

- koha, periudha e shkrimit;

- emocionet e përjetuara në dy kohët e shkrimit;

- teknikat e shkrimit.

Krahasimi paraqitet në tabelë përmes Organizuesit grafik të analogjisë.

Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve për të gjitha kompetencat e të nxënit.

Detyrë shtëpie: Shkruani kujtime për një ndodhi të jetës suaj.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Tema mësimore: Regjistrat e gjuhës

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• njeh regjistrat gjuhësorë të komunikimit;

• argumenton përdorimin e regjistrave gjuhësorë të

komunikimit në situata të ndryshme;

• ndërton situata duke përdorur regjistrin e duhur.

Burimet: teksti mësimor, ushtrime gjuhësore, fisha me

paragrafë nga regjistra të ndryshëm.

Situata e të nxënit: paragrafë nga regjistra

të ndryshëm të gjuhës.

Fjalë kyç:

regjistër gjuhe, i shkujdesur, bisedor, libror.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhënie pyetje-përgjigje, Diagrami i Venit, punë

individuale, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I: Marrëdhënia pyetje-përgjigje.

Përmes kësaj metode nxënësit nxiten që, duke u mbështetur në njohuritë e tyre, të identifikojnë

informacionin e ri. Ndihmuar nga pyetjet, (mund të jenë parashkruar në një tabak, në mënyrë që të lexohen

nga e gjithë klasa), ata plotësojnë tabelën:

219


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Nr. Pyetjet

Përgjigje

1 Çfarë janë regjistrat e gjuhës? Mënyrat e ndryshme të të folurit e të të shkruarit.

2 Nga varet përdorimi i gjuhës në regjistra

të ndryshëm?

3 Sa regjistra gjuhe ka?

4 Cilat janë karakteristikat e regjistrit të

shkujdesur?

5 Në ç’përfundim arrini për regjistrin e

shkujdesur?

6 Ku përdoret regjistri bisedor?

7 Po regjistri libror?

8 Cilat janë karakteristikat e këtij regjistri?

Pasi nxënësit diskutojnë rreth informacionit të identifikuar, në tri grupe, punojnë mbi paragrafët e përgatitur për

të përcaktuar regjistrin të cilit i përkasin, duke mbështetur përgjigjet e tyre me argumente.

Zbatimi në praktikë i njohurive.

HAPI II Punë e pavarur, punë në grup.

Ushtrimi 1. Nxënësit punojnë në tri grupe. Secili grup mund të plotësojë e të drejtojë pyetje.

Ushtrimi 2. Në plotësimin e Diagramit të Venit le të krahasohet dhe regjistri libror, në mënyrë që krahasimi të

jetë më i plotë.

Regjistri i

shkujdesur

Regjistri

bisedor

Regjistri

libror

Ushtrimet 3 dhe 4 plotësohen sipas kërkesave.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5

Detyrë alternative: Shkruani 1 ose 2 paragrafë, që t’i përkasin njërit prej regjistrave.

220


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Situata e të nxënit: punë me tekstin.

Tema mësimore: Stilet e gjuhës letrare shqipe

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës Fjalë kyç:

sipas temës mësimore:

stili i letërsisë artistike, tekniko-shkencor,

Nxënësi/ja:

politiko-shoqëror, juridiko-administrativ.

• dallon stilin në tekste të dhëna;

• krahason tekste të stileve të ndryshme;

• ndërton situatë në stilin e kërkuar.

Burimet: teksti mësimor

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhënie pyetje-përgjigje, Diagrami i Venit, punë në grup

/individuale, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I:

Nxënësit, të ndihmuar nga pyetjet, (mund të jenë parashkruar në një tabak, në mënyrë që të lexohen nga e

gjithë klasa), plotësojnë tabelën:

Nr. Pyetjet

Përgjigje

1 Nga dallohet një tekst nga një tjetër? nga përmbajtja; nga fusha e veprimtarisë së

cilës i përket; nga mjetet gjuhësore etj.

2 Nga përcaktohet stili i një vepre? nga mjetet gjuhësore të përdorura, që

ndryshojnë nga një fushë në tjetrën.

3 Cilat janë veçoritë e stilit të letërsisë artistike?

4 Cilat janë veçoritë e stilit tekniko-shkencor?

5 Cilat janë veçoritë e stilit politiko-shoqëror?

6 Cilat janë veçoritë e stilit juridiko-administrativ?

Pasi nxënësit diskutojnë rreth informacionit të identifikuar, në dy grupe, punojnë mbi paragrafët e dhënë

në krye të mësimit a+c /b+d për të përcaktuar stilin të cilit i përkasin duke mbështetur përgjigjet e tyre me

argumente. P.sh.: paragrafi (a):

• stili: juridiko-administrativ;

• veçoritë dalluese: fjalë dhe shprehje me kuptim të drejtpërdrejtë etj.;

• e përbashkëta me tre paragrafët e tjerë: tematika që trajton –mbrojtja e mjedisit.

Zbatimi në praktikë i njohurive.

HAPI II: Punë në grup, punë individuale.

Për punimin e ushtrimeve 1,2,3, klasa ndahet në grupe me nga 4 nxënës (emërtohen 1, 2, 3, 4).

Ushtrimi1: Nxënësit e emërtuar me nr. 1 punojnë mbi tekstin a; 2-shi tekstin b dhe kështu me radhë.

Ushtrimet 2,3. Nxënësit diskutojnë në grup e më pas plotësojnë Diagramin e Venit.

Ushtrimet 4,5. Nxënësit lihen të lirë në përzgjedhjen e ushtrimit.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 6.

221


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Tema mësimore: Ushtrime për regjistrat dhe stilet e gjuhës

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• përcakton regjistrin gjuhësor të teksteve të dhëna;

• krahason tekste të stileve të ndryshme;

• ndërton situatë në stilin dhe regjistrin e kërkuar.

Burimet: teksti mësimor

Situata e të nxënit: punë me tekstin.

Fjalë kyç:

regjistër gjuhësor, fjalor i gjuhës shqipe, stilet

e gjuhës

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, mendim i drejtuar, punë në grup /individuale,

diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I: Rikujtim i njohurive të nxënësve për regjistrat dhe stilet e gjuhës. Stuhi mendimi.

regjistrat

stile

Nxënësit plotësojnë skicat me llojet dhe veçoritë për regjistrat dhe stilet. Mësuesja mund ta vizatojë dhe nga

përgjigjet e nxënësve ta plotësojë në tabelë. Kjo do t’i ndihmonte ata gjatë punimit të ushtrimeve.

Zbatimi në praktikë i njohurive

HAPI II: Mendim i drejtuar, punë e pavarur/në grup

Punimi i ushtrimeve 1-9. (Ushtrimet 1,4,5 zhvillohen me ndihmën e “Fjalorit të gjuhës shqipe”, duke bërë

punë paraprake ose nga mësuesja, ose nga nxënësit.)

Ushtrimi 2: Vëmendja e nxënësve të përqendrohet te kuptimi dhe funksioni. A mund të zëvendësohet në çdo

rast? Kur zëvendësohet, çfarë ndodh?

Ushtrimi 3: Nxënësit punojnë në tri grupe, nga një tekst secili. Përcaktojnë regjistrin gjuhësor duke identifikuar

veçoritë në secilin tekst. Më pas nxënësit të plotësojnë tabelën e mëposhtme:

Të përbashkëtat në tri tekstet Çfarë provash keni? Mjetet gjuhësore që e bëjnë emocionale

220

Ushtrimi 5: Realizohet si më poshtë:

Fjala Përkufizimi nga unë Përkufizimi sipas fjalorit

Baltë

….

Ushtrimet 6,7: Nxënësit punojnë në dy grupe: Grupi I- tri grupet e para emërore; Grupi II - tri grupet e dyta

emërore. Pasi gjejnë krahasime për grupet e dhëna, ndërtojnë nga një paragraf me to.

Ushtrimi 9: Nxënësit punojnë në grupe katërshe. Secili nxënës punon për një paragraf, duke identifikuar

mjetet gjuhësore të veçanta ne të. Diskutohet në grup dhe arrihet në përmbushjen e kërkesës.

Detyrë shtëpie. Ushtrimet 10, 11 (Zgjedhje e lirë nga nxënësit)



Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Tema mësimore: Mjetet me vlerë ligjërimore dhe stilistike në

gjuhën shqipe

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• njeh mjetet kryesore me vlerë ligjërimore e stilistike;

• dallon mjetet stilistike të secilës fushë në një tekst të dhënë;

• përdor mjete stilistike të fushave të ndryshme në realizimin

e një situate.

Burimet: teksti mësimor, Cikli i kreshnikëve.

Situata e të nxënit: fragment nga “Cikli i

kreshnikëve”

Fjalë kyç:

mjete ligjërimore/stilistike, përftesa,

fusha sintaksore, fonetike, morfologjike,

leksikore.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: rrjedhshmëria gojore e dyshes, punë në dyshe /individuale,

diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

Shënim: Kjo temë mund të zhvillohet me metodën “Rrjedhshmëria gojore në dyshe”. Nxënësit pas leximit

bëjnë përmbledhjen e informacionit. Kjo metodë realizohet nëpër këta hapa:

1) Nxënësit punojnë në grupe dyshe të emërtuara A dhe B.

2) Secili nxënës lexon informacioni sipas nëntemave.

3) Në përfundim të leximit të çdo nënteme, bëjnë përmbledhjen e informacionit të lexuar për 1-2 minuta.

4) Paraqitja në mënyrë të përmbledhur e informacionit për klasën. (Nëse ka pyetje apo paqartësi, u jepet

përgjigje nga mësuesi/ja)

Këto veprime u bëhen të njohura nxënësve.

HAPI I: Të nxënit në mënyrë të pavarur dhe bashkëveprues.

Nxënësit lexojnë fragmentin nga “Cikli i kreshnikëve”. Pas reflektimit dhe përmbledhjes së informacionit, njëri

nga dyshja bën prezantimin. Njëra nga përgjigjet e mundshme është se këto vargje i përkasin stilit të letërsisë

artistike, sepse:

- gjuha është e figurshme. (personifikim: pyesin bilbilat e malit.. anaforë: Kalojnë male, kalojnë lugje … krijojnë

ankth e pritje)

- gjuha e përdorur ndikon te emocionet e lexuesit.

HAPI II: Ndërtimi i njohurive të reja. Veprohet, në të njëjtën mënyrë për 4 nëntemat, si në hapin e parë.

(A,B,C,D)

Sugjerim: Për rëndësinë e informacionit që ka kjo temë, do të ishte mirë që të ndërthuret informacioni teorik

me ushtrimin ku gjendet mjeti stilistikor.

A) Mjete me vlerë ligjërimore nga fusha e sintaksës.

Përgjigja e mundshme: Në gjuhën shqipe ndërtimi i fjalisë është i lirë. Ka zhvendosje të gjymtyrëve ose të grupfjalëve.

Përsëritje të fjalëve për të tërhequr vëmendjen. Krijon mundësinë e shprehjes me lloje të ndryshme fjalish.

Punimi i Ushtrimit 1: Nxënësit përcaktojnë mjetet stilistike nga fusha e sintaksës.

P.sh.:

Zhvendosje: Thuaja këngës,Rini!. - Ngrehuni dhe bjeruni.../ katundarë dhe punëtorë…

Përsëritje: thuaja…thuaja….

222


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

B) Mjetet me vlerë ligjërimore nga fusha e leksikut.

Përgjigje: Leksiku i shqipes ka mjete me vlerë ligjërimore, si: sinonimet, antonimet, lidhja e lirë mes fjalëve;

lidhja e qëndrueshme (shprehje frazeologjike), neologjizma.

Këto mjete krijojnë larmi shprehjeje, duke e bërë atë më mbresëlënëse nëpërmjet përdorimit të figurave letrare.

Nxënësit gjejnë mjete me vlerë ligjërimore nga fusha e leksikut në Ushtrimin 1, pika 2/a dhe Ushtrimin 2:

strofa c.

C) Mjetet me vlerë ligjërimore nga fusha e morfologjisë.

Përgjigja: Ligjërimi bëhet më interesant, kur disa fjalë shmangen nga forma standarde, si p.sh.:

1) trajta e shumësit të disa emrave;

2) përdorimi në shumës i emrave të përveçëm me qëndrim lavdërues ose përbuzës;

3) mospërsëritja e ndajfoljeve me prapashtesën –isht, por zëvendësimi me mjete të tjera.

*Punimi i Ushtrimit 7: Nxënësit zëvendësojnë tri nga fjalët e dhëna.

D) Mjetet me vlerë ligjërimore nga fusha e fonetikës.

Përsëritja e tingujve: pika 2 e Ushtrimit1 – si p.sh., kundron…kristalizueme..kundron kasollet e kristalizueme

të katundit.

Intonacioni: Punimi i Ushtrimeve 5 dhe 6.

Detyrë shtëpie: Hartoni një tekst me temë: “Nesër do të jem gjimnazist”, ku të përdorni mjete me vlerë

ligjërimore e stilistike.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Të shkruarit

Situata e të nxënit:

Tema mësimore: Autobiografia

Detyrat e shtëpisë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalë kyç:

temës mësimore:

autobiografi, rrëfim i jetës personale, rregull

Nxënësi/ja:

logjik, kronologjik, objektive, subjektive

• përcakton veçoritë e tekstit autobiografik;

• shkruan një shkrim autobiografik mbështetur në një çast

kyç të jetës së tij;

• demonstron shpirt krijues gjatë të shkruarit;

• respekton gjuhën shqipe dhe rregullat e saj

drejtshkrimore, duke shmangur përdorimin e fjalëve të

huaja.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale Lidhja me fushat e tjera ose me temat

nga interneti.

ndërkurrikulare.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diskutim, INSERT, punë e pavarur individuale me shkrim,

turi i galerisë.

223


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Diskutim)

Mësimi nis me leximin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit kanë shkruar për një ndodhi të jetës së tyre. Lexohen

disa shkrime nga vetë nxënësit. Më pas kërkohet prej tyre të përcaktojnë se cilit lloj teksti i përket ky shkrim.

Përgjigjet e nxënësve do të jenë: Tekstit autobiografik.

Mësuesi\ja kërkon të japin shembuj të shkrimeve autobiografike nga figura të shquara shqiptare ose të huaja.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (INSERT, diskutim)

Njihen nxënësit me temën e re. Udhëzohen që të marrin informacionin në tekst dhe të vendosin shenjat e

INSERT-it.

√ (e di) + (e mësova) - (e dija ndryshe) ?(dua të di)

Diskutohen së bashku karakteristikat e tekstit autobiografik. Shpjegohen paqartësitë, nëse ka.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë individuale me shkrim, turi i galerisë)

Në pjesën e tretë të orës mësimore mësuesi\ja u kërkon nxënësve të shkruajnë një shkrim autobiografik, duke

u ndalur në një çast kyç të jetës së tyre, pa harruar veçoritë e shkrimit autobiografik të diskutuara më parë.

Në përfundim të detyrës lexohen, diskutohen dhe vlerësohen disa prej tyre. Punimet më të mira vendosen në

Turin e Galerisë.

Vlerësimi: Mësuesi\ja mbledh disa detyra dhe i vlerëson me notë.

224

MODEL 2

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Të shkruarit

Tema mësimore: Curriculum vitae (CV-ja)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon saktë llojin e tekstit joletrar;

• përcakton karakteristikat dhe veçoritë e CV-së;

• plotëson saktë me të dhënat e duhura modelin e CV-së

së dhënë në tekst;

• shkruan një CV-i duke ndjekur strukturën e shkrimit të

një teksti të tillë;

• vlerëson punën e shokëve të tij.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti.

Situata e të nxënit:

Keni shumë dëshirë që të pranoheni në

një shkollë të mesme profesionale. Numri i

nxënësve që do të pranohen, është i ulët dhe

kandidatë ka shumë. Për të konkurruar, ju

kërkojnë të dorëzoni një CV-i në sekretarinë e

shkollës.

Fjalë kyç:

CV-i, model, të dhëna, dokumente, aftësi,

strukturë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Aftësim teknologjik

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: pyetje-përgjigje, pema e mendimit, punë e drejtuar, diskutim,

punë e pavarur, konkurs.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësit (pyetje-përgjigje)

Keni shumë dëshirë që të pranoheni në një shkollë të mesme profesionale. Numri i nxënësve që do të pranohen,

është i ulët dhe kandidatë ka shumë. Për të konkurruar, ju kërkojnë të dorëzoni një CV në sekretarinë e

shkollës.

• A e dini se ç’është CV-ja?

• Përse përdoret?

• Cilit lloj teksti joletrar i përket?

• Ç’të dhëna përmban një CV-i?

Dëgjohen me kujdes përgjigjet e nxënësve. Ata mund të plotësojnë njëri-tjetrin sipas informacioneve që kanë.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (pema e mendimit, punë e drejtuar, diskutim)

Mësuesi\ja i njeh nxënësit me temën e re: Si shkruhet një CV-i. Ai/Ajo sqaron duke plotësuar edhe përgjigjet

e nxënësve se CV-ja është një dokument, i cili na duhet jo vetëm kur kërkojmë punë, por edhe nëse duam të

pranohemi në një shkollë të caktuar.

Curriculum vitae ose shkurt CV-ja vjen nga latinishtja dhe do të thotë jetëshkrim.

Karakteristikat e CV-së mësuesi\ja i prezanton me anë të pemës së mendimit.

Zakonisht është në

format elektronik.

CV-ja zakonisht hartohet

kur kërkon një punë.

CV-ja

Të dhënat të jenë të sakta,

të hartuara me kujdes, që të

lexohet shpejt.

Burim i parë informues, nëpërmjet

të cilit punëdhënësi vendos nëse do

ta shqyrtojë një kandidat për punë.

Nxënësit duke u mbështetur në modelin e CV-së të dhënë në libër në faqen 148, përcaktojnë strukturën e një

CV-je. Mësuesi\ja sqaron se një CV-i e hartuar në formë të shkruar përmban informacione të ndryshme. Disa

prej tyre janë të detyrueshme, kurse disa të tjera janë me dëshirë. Të detyrueshme janë të dhënat personale:

emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit, e-maili, arsimi, niveli i njohjes së gjuhëve të huaja, niveli i njohjes së

programeve të ndryshme kompjuterike, përvoja në punë .

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (punë e pavarur, konkurs)

Udhëzohen nxënësit të plotësojnë modelin e CV-së së dhënë në libër. Mësuesi u tërheq vëmendjen në

plotësimin me kujdes veçanërisht të të dhënave të detyrueshme. Gjithashtu plotësohen sipas dëshirës dhe

pikat e tjera, si p.sh.: aftësi në komunikim, aftësi drejtuese, aftësi për të punuar në grup, aftësi për sporte të

ndryshme etj., të cilat sipas mendimit të tyre mund t’u japin përparësi, nëse CV-ja e tyre do të shqyrtohej për

t’u pranuar në një shkollë me profil të caktuar. Mund të përdoret si nxitje situate e të nxënit e shtruar në fillim

të orës mësimore.

Nxënësit punojnë të lirë sipas udhëzimeve të dhëna nga mësuesi\ja. Është mirë që të punohet në një fletë

formati duke përdorur strukturën e dhënë në libër.

Ndërkohë mësuesi\ja krijon një grup me 3-4 nxënës, e cila do të funksionojë si juri. Juria do të vlerësojë CV-të

e nxënësve që duan të pranohen në një shkollë të një profili të caktuar për konkurrim.

Juria pasi i shqyrton, përzgjedh CV-të fituese.

Vlerësimi: Sipas planifikimit të mësuesit, motivues ose me notë.

225


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Rrno vetëm për me tregue

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon kuptimin e fjalëve dhe të shprehjeve;

• bën dallimet kryesore mes tekstit letrar e joletrar;

• veçon idetë, çështjet kryesore duke i ilustruar me detaje;

• analizon qëllimin e autorit duke vlerësuar mjetet që përdor ai

në tekst.

Burimet: teksti mësimor, libri digjital, video-projektor

Situata e të nxënit:

Dëgjesa e kujtimeve të At Zef Pllumit.

Fjalë kyç:

krypore, Vlorë, rrno, tregue

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhëniet pyetje-përgjigje, empati, diskutim

Organizimi i orës së mësimit

Kjo temë zhvillohet me punë parapërgatitore.

Përzgjidhen 3 nxënës: një në rolin e At Zef Pllumit, i cili do të rrëfejë disa sekuenca të jetës së tij në internim

në kriporen e Vlorës.

Bashkë me të (At Zef Pllumi) do të jenë: historiani dhe sociologu, të cilët do të bëjnë të njohur atmosferën

politike e shoqërore të kohës.

Historiani: paraqet atmosferën politike të kohës.

Sociologu: paraqet situatën e krijuar nga mosrespektimi i të drejtave të njeriut.

Për t’u bërë sa më reale kjo dëgjesë, ndërtoni atmosferën e asaj kohe dhe përdorni

video-projektor, ku të paraqitni jetën e të dënuarve politikë të asaj kohe.

HAPI I

Fillimisht prezantimin e atmosferës së kohës e bën historiani. Pastaj dëgjohet rrëfimi i At Zef Pllumit. Sociologu

flet për shkeljen e të drejtave të njeriut në sistemin politik të kohës.

HAPI II

Nxënësit kthehen në tekst për të lexuar fragmentin e shkëputur nga trilogjia me kujtime “Rrno vetëm për me

tregue”. U drejtohen pyetjet e mëposhtme:

• Cilat janë çështjet kryesore që shtrohen në këtë fragment?

• A mendoni se kujtimet për të cilat shkruan autori kanë rëndësi historike?

• Nga cili këndvështrim shkruhet teksti? Jepni argumente në mbështetje të pohimit tuaj.

• Cilës shtresë shoqërore e intelektuale i përket autori?

• Cilat informacione nga teksti ju ndihmuan?

• Përmes cilave fjalëve a grupe fjalësh autori preku ndjeshmërinë tuaj?

• Çfarë paragrafi përdor autori në kujtimet e tij dhe si ndihmuan ato në rrëfim?

• Cili është qëndrimi i personazhit ndaj realitetit të kohës?

• Cilat janë mendimet specifike, që e portretizojnë karakterin tuaj si shpirt i lirë?

226


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

HAPI III

Vëmendja e nxënësve në këtë hap përqendrohet te karakteri i At Zef Pllumit.

• A ju përngjan “shpirti”, dëshira e At Zef Pllumit me shtegtimin e shpendëve? Cilat janë provat që keni

mbledhur gjatë leximit për të shpjeguar këtë përngjasim?

• Sipas jush, në sa realitete jeton At Zef Pllumi?

• Këto realitete plotësojnë apo janë në kontrast me njëri-tjetrin?

• Ku e ka burimin forca dhe qëndresa e At Zef Pllumit, i cili nuk tërhiqet nga idetë e tij?

Pasi u përgjigjen pyetjeve, nxënësit ndërtojnë në grup portretin e At Zef Pllumit.

Një nga modelet e plotësuara mund të jetë:

shpresëplotë

shpirt i lirë

optimist

At Zef Pllumi

ëndërrimtar

karakter i

tolerant

qëndrueshëm

vullnet i

fortë

HAPI IV

Punohet me stilin e autorit.

Në kujtimet e tij, autori përdor leksik të pasur, që i përket fushave të ndryshme semantike. Klasifikojini ato sipas

modelit të mëposhtëm:

Klima

Vlorë

Leksik i fushës së

gjeografisë

Leksik i fushës së

biologjisë

Leksik i fushës

ushtarake

Leksik me kuptim të

figurshëm

Pelikanë Oficeri Shi i turrshëm

Gjuha e përdorur është e ligjërimit:

• libror

• bisedor

• i shkujdesur

Nxënësit flasin me tiparet e stilit të autorit.

HAPI V

Nxënësit portretizojnë njeriun e vuajtur me shpirt të lirë e tolerant. At Zef Pllumi përcjell:

- dashuri për natyrën e shpendët;

- dashuri për lirinë;

- tolerancë.

Bëhet vlerësimi i orës së mësimit sipas realizimit të kompetencave.

Detyrë shtëpie: Shkruani një fletë ditari, ku ju të reflektoni mbi qëndresën e At Zef Pllumit.

Tregoni se ç’përvojë fituat ju prej tij.

227


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Jeta ime. Mark Shagall

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• përcakton llojin e tekstit rrëfyes;

• analizon nga ana gjuhësore tekstin rrëfyes;

• evidenton fakte nga jeta e Mark Shagallit;

• diskuton ndikimet e pikturës te letërsia dhe anasjelltas;

• komenton shprehje e thënie nga jeta e Mark Shagallit për

të dhënë vlerësimin e tij.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja e nxënësve.

Fjalë kyç: piktor, Mark Shagall, art,

autobiografi.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Arte

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: stuhi mendimi, rrjeti i diskutimit, lexim i tekstit, diskutim,

pyetje përgjigje.

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi, rrjeti i diskutimit

Nxënësit flasin për lidhjen që ekziston mes arteve dhe letërsisë.

Shtrohet për diskutim pyetja: Çfarë ndikimesh kanë artet te njëra-tjetra? Pse?

Nxënësit lihen të japin argumentet e tyre në lidhje me përgjigjen që japin.

Ndërtimi i njohurive; lexim pjese, analizë kuptimore e saj.

Nxënësit lexojnë tekstin dhe përcaktojnë veçoritë e tij. Nëse ka fjalë e shprehje që duhen shpjeguar, shpjegimi

bëhet së bashku me mësuesin/en përmes kontekstit. Nxënësit japin shkurtimisht atë pjesë të jetës së Shagallit

që rrëfehet në tekst. Përcaktojnë këto veçori të tekstit:

• Tekst joletrar

• Tekst rrëfyes

• Autobiografi

Ushtrimi 1

Nxënësit bëjnë dallimin e biografisë me autobiografinë për nga veta e rrëfimit (veta e I autobiografia dhe veta

III biografia). Protagonisti dhe rrëfyesi në autobiografi janë një, ndërsa në biografi rrëfyesi rrëfen për një

person tjetër. Në autobiografi rrëfehet me më shumë subjektivitet sesa në një tekst biografik.

Prezantimi i njohurive: Ushtrime.

Ushtrimi 2

Këtu mund të ketë interpretime dhe etiketime të ndryshme, p.sh.:

Me mësuesit - të tmerrshme. Me mësuesit duket se nuk kishte marrëdhënie të mira, duke qenë se ata

ushtronin autoritetin e tyre në çdo lloj mënyre, deri në dhunë.

228


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Me nxënësit e tjerë – jo të mira. Ai ndihej pothuajse i padukshëm mes tyre, aspak i shoqërueshëm dhe shpesh

ishte objekt talljeje.

Me shkollën- robëruese. Shkolla për të qe si një burg, të cilin kërkonte ta hiqte qafe sa më parë.

Ushtrimi 3 diskutim i lirshëm i nxënësve

Ushtrimi 4. Marrëdhënia e Shagallit me pikturën u krijua si një protestë e brendshme ndaj shkollës dhe

mësuesve autoritarë, duke gjetur te piktura mundësinë për të konkretizuar talentin, idetë dhe fantazitë e tij.

Ushtrimi 5 dhe 6. Marrëdhëniet e tij me prindërit ishin delikate. Kryesisht ata nuk kuptoheshin mes tyre,

sepse prindërit kujdeseshin më shumë për plotësimin e nevojave parësore, sesa për motivimin e të birit në

fushën artistike.

Ushtrimi 7

Nxënësit japin mendimet dhe argumentet e tyre, por e vënë theksin në paragrafin e fundit, ku flitet mbi

ndjesitë e Shagallit për pikturën.

Vlerësimi. Vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë shtëpie; Detyra faqe 151.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Tema mësimore: Ushtrime për mjetet me vlerë ligjërimore

dhe stilistike. (ora parë)

Situata e të nxënit: punë me tekstin.

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon mjetet ligjërimore dhe stilistike nga fusha e

sintaksës dhe e leksikut;

• përdor në situata të ndryshme mjete me vlerë stilistike

nga fusha e sintaksës dhe e leksikut.

Fjalë kyç:

mjete ligjërimore, stilistike, fusha e sintaksës,

leksikut.

Burimet: teksti mësimor.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, mendim i drejtuar, punë në grup /individuale,

diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I: Rikujtim i njohurive të nxënësve për mjetet ligjërimore e stilistike (përftesat) nga fusha e sintaksës dhe

leksikut. Stuhi mendimesh. (Plotësohet dhe kërkesa e ushtrimeve 1‒ 2)

229


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

PËR FTESAT:

Në sintaksë

Në leksik

Mësuesja mund t’i vizatojë skemat në tabelë dhe t’i plotësojë ato me përgjigjet e nxënësve. Kjo do t’i ndihmonte

ata gjatë punimit të ushtrimeve.

Zbatimi në praktikë i njohurive.

HAPI I dytë: Mendim i drejtuar, punë e pavarur dhe në grup

Punimi i Ushtrimeve 3- 8 dhe 10.

Ushtrimi 3: Ky ushtrim të punohet me orientimin e mësueses, sidomos për pjesët ku nxënësit kanë hasur

vështirësi në të mësuar (p.sh. pjesë të shkruara në dialekt, pjesë me arkaizma, historizma etj.)

Ushtrimi 4: Gjatë punimit të këtij ushtrimi vëmendja të përqendrohet te:

a)lloji i fjalive; b)kuptimi i figurshëm; c)mesazhi.

Ushtrimi 5: Nxënësit, pasi lexojnë pyetjet e shtruara, vendosen në situatë rrëfimi, ku një nxënës flet p.sh.: “Dje

pasdite unë…”. Nxënësit e tjerë dëgjojnë me vëmendje dhe identifikojnë rastet kur mund t’i drejtojnë disa prej

pyetjeve dhe fjalive të dhëna në këtë ushtrim.

Ushtrimi 7: Klasa punon në tri grupe. Zgjedhja e situatës të jetë e lirë, por brenda bankës të jetë e ndryshme.

Ushtrimi 10: Nxënësit, pasi t’i përgjigjen kërkesës, të bëjnë dhe argumentimin e veprimit të bërë.

Ushtrimi 8: Nxënësit punojnë në dy grupe (a dhe b). Prezantimi i punës bëhet nga një nxënës (përfaqësuesi)

i grupit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9. Kjo detyrë do të punohet sipas ndarjes që u bë për ushtrimin 8. (prandaj është

bërë dhe zhvendosja gjatë punimit, që t’i ndihmojë në detyrën e shtëpisë.)

230

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Kompetenca: Njohuri për gjuhën

Tema mësimore: Ushtrime (ora e dytë)

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon mjetet ligjërimore dhe stilistike nga fusha e

morfologjisë dhe fonetikës;

• përdor në situata të ndryshme mjete me vlerë stilistike

nga fusha e morfologjisë dhe fonetikës.

Burimet: teksti mësimor

Situata e të nxënit: punë me tekstin

Fjalë kyç:

mjete ligjërimore, stilistike, fusha e

morfologjisë /fonetikës.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, mendim i drejtuar, punë në grup /individuale,

diskutim.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I: Rikujtim i njohurive të nxënësve për mjetet ligjërimore e stilistike (përftesat) nga fusha e morfologjisë

dhe fonetikës. Stuhi mendimi. (Plotësohet dhe kërkesat e Ushtrimeve 1 dhe 5)

PËRFTESAT:

Në morfologji

Në fonetikë

Mësuesja mund t’i vizatojë skemat në tabelë dhe t’i plotësojë ato me përgjigjet e nxënësve. Kjo do t’i ndihmonte

ata gjatë punimit të ushtrimeve.

Zbatimi në praktikë i njohurive

HAPI II: Mendim i drejtuar, punë e pavarur dhe në grup

Punimi i Ushtrimeve 2, 4, 6, 8 dhe 10.

Ushtrimi 2: Gjatë punimit të këtij ushtrimi, nxënësit do të:

• identifikojnë fjalët dhe shprehjet dialektore;

• shpjegojnë pse është përdorur kjo trajtë e fjalëve;

• zëvendësojnë fjalët dialektore me normën letrare;

• japin mendim se ku është shprehur më bukur mendimi.

Ushtrimi 4: Në përgjigje të kërkesës, për çdo fjalë të nënvizuar, të përcaktojë:

- është mjet më vlerë stilistike në morfologji. P.sh. (1) Vete = folje / (2)vete = përemër vetvetor

- është mjet më vlerë stilistike në fonetikë – vete; vete = përsëritja e tingujve/fjalës

Kuptimi – vete (1) = shkon / Vete (2) nuk e ndan nga vetja.

Ushtrimi 8: Nxënësit gjejnë dy format e shumësit dhe shpjegojnë se cilat prej tyre marrin ngarkesë shprehëse:

bakej‒ bakaj; çakej – çakaj; flamurë – flamuj; oxhakë – oxhaqe; portokaj – portokalle.

Ushtrimi 10: Nxënësit gjatë përshkrimit fizik dhe të cilësive morale të shokut/shoqes të përdorin kompozita

me fjalë që shënojnë pjesët e trupit, p.sh.: syzi, shtatselvi, mendjendritur, duarartë etj.

Ushtrimi 11: Nxënësit, pasi të gjejnë ndajfolje të tjera me të njëjtin kuptim dhe të shpjegojnë kuptimin e tyre,

ndërtojnë fjali me to.

Ushtrimi 12: Përgjigje për një fjalë ballor Në fushën e sportit GE‒ E+MB –goditje

ballore / GE—E + E –goditja në ballë.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 13

231


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar – rrëfimtar

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Racizmi shpjeguar vajzës sime

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

• përkufizon racizmin përmes tekstit;

• lexojnë në role fragmentin për ta interpretuar atë;

• nxjerr veçoritë e ndërtimit;

• punon thënie nga teksti me ditarët e të nxënit;

• shkruan një ese argumentuese duke iu referuar temës.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

https://www.youtube.com/watch?v=q0qD2K2RWkc

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

https://www.youtube.com/

watch?v=q0qD2K2RWkc

Fjalë kyç: racë, racizëm, ndryshe,

melaninë.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

• Shkenca dhe shoqëria.

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: stuhi mendimi, diskutim, lexim i materialit në role, analizë

teksti, ditarët e të nxënit.

Organizimi i orës së mësimit

Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve: stuhi mendimi.

Çdo të thotë për ju fjala “racë”?

Po “racizëm”?

Ndërtimi i njohurive:vëzhgim i materialit në video, lexim i pjesës në role.

Vendosim një video kundër diskriminimit.

Nxënësit vëzhgojnë videon ndërgjegjësuese dhe diskutojnë mbi mesazhin që përcjell.

U kërkojmë nxënësve të punojnë disa minuta me tekstin, duke nxjerrë pyetjet e vajzës dhe përgjigjet e babait.

Dy nxënës interpretojnë në role fragmentin duke nxjerrë në pah konceptin e racizmit.

Nxënësit, në fund përmbledhin shkurtimisht tekstin, duke nxjerrë karakteristikat e tekstit didaktik, si tekst

shpjegues dhe ndërgjegjësues.

Prezantimi i njohurive: diskutim, ditarët e të nxënit.

Nxënësit trajtojnë shkurtimisht çështjet e dhëna në tekst.

Ushtrimi 1. Në përkufizimin e racizmit - mospranimi dhe përbuzja ndaj njerëzve me cilësi të ndryshme fizike.

Ushtrimi 2. Përgjigjet e ushtrimit: a. Njerëzit kanë prirje të mos u besojnë atyre. b. Një fëmijë bëhet racist për

shkak të edukatës që merr.

Ushtrimi 3. Trajtohet nga nxënësit me shembuj.

Ushtrimi 4. Punohet me ditarët e të nxënit duke marrë interpretime nga disa nxënës. Këtu nxënësit lihen të

gjejnë një term, që zëvendëson fjalën racë, duke argumentuar zgjedhjen e tyre.

Ushtrimi 5. Ky shembull mbështet në konceptin e “ të barabartëve”, pavarësisht ngjyrës së lëkurës.

Ushtrimi 6. Gjuha e autorit është e thjeshtë dhe në përshtatje me gjuhën, moshën dhe njohuritë e

232


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

bashkëbiseduesit, pavarësisht se u referohet terminologjive dhe koncepteve të vështira.

Ushtrimi 7. Autori me shembujt e shumtë i thjeshton shpjegimin vajzës, duke ia bërë më konkret dhe më të

perceptueshëm. Teknika e argumentit përmes shembujve e ndihmon të thjeshtojë gjuhën e të shpjeguarit.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyra. Ushtrimi 8 mund të zhvillohet si detyrë dosjeje ose si projekt.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Të mësojmë për të gjykuar

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore

Nxënësi/ja:

• lexon për të identifikuar esenë argumentuese, si lloj shkrimi;

• dallon elementet e tekstit argumentues në tekst;

• analizon nga ana kuptimore tekstin.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, përvoja të nxënësve,

materiale të ndryshme në ndihmë të temës mësimore.

Fjalët kyç:

mësues, didaktikë, tekst argumentues

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Shkenca dhe shoqëria.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: lexim i detajuar, analizë teksti, organizues grafik, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I. Mësuesi/ja i informon nxënësit për temën e re të mësimit dhe rubrikën që do të punojnë(tekst

argumentues). Udhëzon nxënësit të lexojnë informacionin në heshtje, më pas, do t’u përgjigjen pyetjeve, të

cilat mësuesi i shkruan në tabelë apo i ka shkruar në tabakë të mëdhenj të bardhë për efekt kohe. Iu drejtohen

nxënësve pyetjet:

- Ç’është teksti argumentues?

- Mbi ç’bazë ndërtohet?

- Cili është qëllimi i tekstit argumentues?

Përgjigjet e sakta mësuesi/ja i shkruan përkrah pyetjeve ose i plotëson në pemën e mendimit.

Hapi II. Nxënësit udhëzohen ta lexojnë individualisht fragmentin Të mësojmë për të gjykuar. Mësuesi/ja ka

përgatitur disa pyetje, nxënësit përgjigjen do ta nënvizojnë në tekst me lapsa me ngjyrë, apo me kod.

- Cila është teza që shtron eseisti Montanji?

- Cila është antiteza?

- Çfarë shembuj përdor? Ose cilat janë të dhënat që përdor?

- Cilat janë argumentet që përdor?

- Çfarë arsyesh jepen në mbështetje të argumentit?

233


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

- Cila është teza që rrëzon?

- Si e rrëzon një tezë, me çfarë të dhënash?

- Cili është përfundimi në mbyllje të tezës së tij?

Nxënësit punojnë për rreth 20 minuta, fillimisht individualisht, më pas punojnë në çift. Ata shënojnë në

fletore përgjigjet, t dhënat, faktet, tezën, antitezën.

Hapi III. Mësuesi/ja punon së bashku me nxënësit duke krahasuar përgjigjet e tyre me skedën në tekst.

Skeda:

Teza:

Antiteza:

Argumentet:

Rrëzimi:

Përfundimi:

Bën vlerësimin e nxënësve dhe të orës së mësimit.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – argumentues

Kompetenca: Të dëgjuarit

Tema mësimore: Letra e Skënderbeut (Apologji)

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dëgjon për të identifikuar çështje, probleme, qëllime,

shkak, personazhe etj.;

• dallon episode kryesore të paragrafit, tekstit që dëgjon;

• prezanton informacionin që ka dëgjuar.

Burimet: teksti mësimor.

Situata e të nxënit:

Dëgjimi i një fjalimi

Fjalë kyç:

Skënderbe, Jon Antoni, jap llogari, zot e princ,

turq, pabesi, të parët.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Histori

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhënia e ndërsjellë, punë e pavarur.

234

Organizimi i orës mësimore

HAPI I

Prezantohet tema mësimore, si dhe metodologjia me të cilën do të realizohet rubrika të dëgjuarit.

Sqarim: Meqenëse teksti është i gjatë dhe përmban mori informacionesh, mund të punohen 2 paragrafë. Kjo

do të bënte realizimin cilësor të kompetencës së të dëgjuarit.

Paragrafi I: Gjergji, zot i Shqipërisë…ky është për mua shkaku i luftës me ty.

Paragrafi II: Të parët tanë… me lehtësinë më të madhe.

Ndiqni këto hapa:

1. Lexohet me zë të lartë, ngadalë, duke theksuar fjalët kyç.

2. Orientoni nxënësit se ku do të përqendrohet gjatë dëgjimit të paragrafit.

3. Bëhet identifikimi i çështjeve të shtruara.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

4. Thuhen pikat kryesore të fragmentit me një ose dy fjali. P.sh.:

Paragrafi 1

• personazhe që përmenden në fragment;

• titujt që mbajnë ata;

• shkaku dhe pasoja e qëndrimit të Gjergjit ndaj Jon Antonit.

Paragrafi 2

• origjina e shqiptarëve;

• dy argumentet më bindëse të origjinës.

Bëhet identifikimi i çështjeve të shtruara në këto dy paragrafë. Përmblidhen pikat kryesore të dy fragmenteve në dy fjali.

HAPI II

Bëhet ndërthurja e dy kompetencave, të dëgjuarit me të lexuarit, në mënyrë që të realizohen kërkesat e

shtruara në tekst. Rilexohet i plotë teksti me qëllim që të realizohet skeda e plotë e tekstit argumentues.

HAPI III

Nxënësit i japin përgjigje pyetjeve te rubrika “Ushtrohuni”.

Bëhet vlerësimi i orës mësimore.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Mënyrat e formimit të fjalëve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• dallon në fjali fjalët e parme dhe jo të parme;

• shpjegon mënyrat e formimit të fjalëve jo të parme;

• formon fjalë të prejardhura me anë të parashtesave dhe

prapashtesave;

• ndërton fjali me fjalët e reja të formuara pa ndajshtesa;

• shpjegon marrëdhëniet që vendosen ndërmjet temëve te

fjalët e përbëra.

Burimet : Libri “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit,

materiale nga interneti.

Situata e të nxënit:

Punë me skeda

Fjalë kyç:

prejardhje, parashtesë, prapashtesë,

përbërja, përngjitja, konversioni

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Punë me grupe, diskutim, pema e mendimit, lexim në

heshtje, punë e drejtuar, punë e pavarur, punë në çift.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (punë me grupe, diskutim)

Ndahet klasa në 6 grupe. Secilit grup i jepet nga një skedë. Mësuesi\ja u kërkon nxënësve të shpjegojnë

mënyrat e formimit të fjalëve të dhëna në skedë. Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe më pas plotësojnë

skedën. Kjo veprimtari mund të zgjatë 10 minuta. Tekstet e nxënësve duhet të jenë të mbyllura.

Grupi I

Përbuz

Shthur

Përmbaj

Stërnip

Fjala

Si është formuar?

235


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Grupi II

Fjala

Letërsi

Punëtor

Mbjellje

Shurdhim

Si është formuar?

Grupi III

Fjalët

Përfundoj

Përvetësoj

Përfytyroj

(I) përjavshëm

Si janë formuar?

Grupi IV

Fjalët

Buzëqesh

Dritëhije

Bregdet

Këpucëbërës

Ç’marrëdhënie vendosen ndërmjet temave përbërëse të fjalës?

Si janë formuar?

Grupi V

Fjalët Si janë formuar? Klasa

Gjithmonë

Përmbi

Meqenëse

Tungjatjeta

Grupi VI

Dalloni klasën e fjalëve me të zeza.

1. Më rri gjithnjë pranë. Erdhi pranë meje

2. Kur do të shkojmë në malin e Dajtit?

Mori të përpjetën e malit kur ra dielli mirë e mirë.

3. Plaku qëndroi për të pushuar pak.

Burri plak ecte ngadalë dhe mendueshëm.

Në përfundim të detyrës, një përfaqësues nga secili grup lexon skedën e plotësuar duke shpjeguar mënyrën

e formimit të fjalëve , klasën së cilës i përket (te fjalët e përngjitura dhe konversioni), marrëdhëniet që

vendosen ndërmjet temave (te fjalët e përbëra). Çdo pjesëtar i grupit mund të plotësojë, saktësojë, pasi

përfaqësuesi përgjigjet.

2. Ndërtimi i njohurive të reja të nxënësve (Pema e mendimit, lexim i pavarur)

Mësuesi\ja mbështetur në të gjithë veprimtarinë që zhvilluan nxënësit plotëson pemën e mendimit për mënyrat

e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe. Ai\ajo ndalet më shumë te konversioni, pasi është informacion i ri për

nxënësit.

236


Formimi i fjalëve në gjuhën shqipe

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

me prejardhje

me përbërje

me përngjitje

me konversion

me parashtesë

me prapashtesë

parashtesë + prapashtesë

emër + emër

emër + mbiemër

mbiemër + emër

emër + ndajfolje

formohen fjalë të

pandryshueshme

lidhëza, parafjalë,

pjesëza, pasthirma,

emra

Udhëzohen nxënësit të hapin tekstin në faqen 308-309 dhe të lexojnë në heshtje informacionin e dhënë në

libër. Nëse kanë paqartësi, sqarohen nga mësuesi\ja.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e drejtuar, punë e pavarur)

Punohen me nxënësit ushtrimet 1,2,3,5,6 faqe 310.

Ushtrimi 1 a) fjalët e grupi të parë janë të parme.

b) fjalët e grupi të dytë janë jo të parme (të përbëra, të prejardhura)

Ushtrimi 2

besë – besnik copë – copëtoj dëm – zhdëmtoj

grykë – grykësi hap – përhap mal – malor vend – vendos

fjalë që

ndryshojnë

klasë

Ushtrimi 3 Nxënësit punojnë në çift për realizimin e ushtrimit. Dallojnë fjalët e prejardhura dhe shpjegojnë

se si janë formuar.

P. sh: i ftohtë –(i) ftoh + të

pandërprerë – pa+ndër+prerë

i zbehtë – (i) zbeh+të

lindore – lind + or etj.

Ushtrimi 5 Fjalët e dhëna janë pasthirrma, vijnë nga klasa e emrave.

Ushtrimi 6 afër, anës, pranë, larg, drejt etj.

Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësve mbështetet në pjesëmarrjen e tyre gjatë gjithë orës mësimore.

Detyrë dhe Punë e pavarur : Ushtrimi 4 , fq 310

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Njohuri gjuhësore

Tema mësimore: Ushtrime për fjalëformimin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/-ja:

• formon me anë të parashtesave fjalë të prejardhura me

kuptim të kundërt;

• formon fjalë të prejardhura me anë të parashtesave dhe

prapashtesave, duke përcaktuar edhe klasat e tyre;

• formon fjalë të prejardhura dhe shpjegon kuptimet e tyre i

ndihmuar edhe nga Fjalori i gjuhës shqipe.

Situata e të nxënit:

Detyra e shtëpisë

Fjalë kyç:

prejardhje, parashtesë, prapashtesë

përbërja, fjalor, kuptim të kundërt

237


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit,

materiale nga interneti .

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Pema e mendimit, diskutim, punë e drejtuar, punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (pema e mendimit,diskutim)

Mësimi nis me diskutimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit lexojnë dhe vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.

Prej këtej mësuesi\ja rikujton edhe një herë pemën e mendimit për formimin e fjalëve në gjuhën shqipe.

2. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (punë e drejtuar, punë e pavarur)

Punohen me nxënësit ushtrimet në faqen 311.

Ushtrimi 1. bëj – zhbëj bllokoj – zhbllokoj çmoj – përçmoj dredh – zhdredh

pyllëzoj – shpyllëzoj vendos –zhvendos thur – shthur

Mësuesi\ja nuk harron t’u kujtojë nxënësve rregullat e drejtshkrimit të bashkëtingëlloreve nistore: sh-, zh-, ç- :

1. Shkruhen me sh- fjalët, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët: Sh - + f, k, p, q, t, th.

2. Shkruhem me zh- fjalët kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme: Zh - + b, d, g, gj, v

3. Shkruhen me ç- fjalët kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e tingullt ose zanore:

Ç - + zanore ose ç + l, m, n, r, rr, nj, j,

Ushtrimi 2

besim – mosbesim (emër)

vlerë – mbivlerë (emër)

i rregullt – i parregullt (mbiemër) çmoj – nënçmoj (folje)

dije – padije (emër)

i aftë – i paaftë (mbiemër)

mbaj – përmbaj (folje)

pastroj – ripastroj (folje)

shtresë – mbishtresë (emër)

zyrtar – jozyrtar (mbiemër)

shkruaj – nënshkruaj (folje)

plas – përplas (folje)

Ushtrimi 3

vidhos – zhvidhos, vendosem - zhvendosem, gradim-zhgradim, lyerje-shlyerje, ndryshk-çndryshk,

përdridhem-shpërdridhem, njerëzor-çnjerëzor, varros-zhvarros, gërryej-zhgërryej, mpihem-çmpihem, pagimshpagim,

liroj-çliroj, përbëhem-shpërbehem, veshje-zhveshje, gozhdoj-zhgozhdoj, prish-shprish, përfytyrimshpërfytyrim,

muroj-çmuroj, ngjyros-çngjyros.

238

Ushtrimi 5

1. Prapashtesa - im bashkohet me temën e kohës së tashme të foljeve me –oj.

- besoj – besim

- kuptoj – kuptim

- përfitoj – përfitim

- përkufizoj –përkufizim

- punoj – punim

- rishikoj – rishikim

- veproj – veprim

2. Me prapashtesën –je formohen emra veprimi të gjinisë femërore. Prapashtesa –je bashkohet me temën

e pjesores të foljeve që mbarojnë me bashkëtingëllore, me pjesoren e foljeve me –iej, -yej, -yj, -ij, me atë të

foljeve të parregullta, si edhe me pjesoren e foljeve me –uaj.

- bredh – bredhje

- heq – heqje

- hyj – hyrje

- korr – korrje


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

- mëkëmb – mëkëmbje

- ndërlidh – ndërlidhje

- përbuz – përbuzje

- zhvendos – zhvendosje

Ushtrimi 6.

Shkodër – shkodran

Dibër – dibran

Kukës – kuksian

Mirditë – mirditor

Mat – matian

Tiranë – tiranas

Durrës – durrsak

Vlorë – vlonjat

Pogradec – pogradecar

Sarandë – sarandjot

Ushtrimi 7

a) Me prapashtesën – ar formohen kryesisht emra profesionesh:

gazetar – punonjës i një gazete.

b) Me prapashtesën –tar formohen prej temash emërore emra që tregojnë njerëz të karakterizuar sipas

veprim që kryejnë:

arsimtar - ai që punon në arsim , mësues, jep mësim.

c) Me prapashtesën –or formohen kryesisht emra banorësh:

malësor - që jeton në malësi.

d) Me prapashtesën –tor formohen emra profesionesh:

murator – që ndërton me tulla.

minator- që punon në minierë për të nxjerrë minerale.

e) Me prapashtesën –ës formohen emra mashkullorë dhe femërorë që tregojnë një vegël, një orendi a një

pjesë veshjeje.

çelës – shërben për të hapur derën.

matës – shërben për të matur.

f) Me prapashtesën –ist formohen emra që tregojnë veta të karakterizuara sipas mjeshtërisë që ushtrojnë,

ose punët që kryejnë.

artist – që merret me artin.

elektricist – që rregullon energjinë elektrike.

futbollist – që luan futboll.

Ushtrimi 8

a) banoj – banesë (emër), mbuloj – mbulesë (emër), ngarkoj – ngarkesë (emër), shkruaj – shkresë

(emër), shkoj – shkesë (emër);

b) lënë – lënie (emër), ngrënë – ngrënie (emër), qenë – qenie (emër), thënë – thënie (emër), zënëzënie

(emër);

c) gëzoj –gëzim (emër), gjëmoj – gjëmim (emër), përpunoj – përpunim (emër), përballoj – përballim

(emër).

Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësit do të kryhet për pjesëmarrjen aktive gjatë zhvillimit të orës mësimore.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5, faqe 311

239


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – argumentues

Kompetenca: Të dëgjuarit

Tema mësimore: Teksti argumentues. (Eseja dhe ligjërata)

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon veçoritë e një teksti joletrar, siç është shkrimi argumentues;

• dallon karakteristikat strukturore e gjuhësore të tekstit argumentues;

• veçon argumentet e autorit që përfaqësojnë bindjen e lexuesit.

Situata e të nxënit: Fragment i

shkëputur nga eseja “Të mësojmë

për të gjykuar”.

Fjalë kyç:

teza argument, antiteza, ese, ligjëratë

Burimet: teksti mësimor

Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhëniet pyetje-përgjigje, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Mësuesja prezanton temën mësimore, si dhe metodologjinë e të punuarit.

Këshillë: Nisur nga rëndësia që ka shkrimi argumentues, do të jetë në dobi të nxënësve ndjekja e këtyre hapave:

1. Në cilin lloj teksti bën pjesë teksti argumentues?

2. Cili është qëllimi i tekstit argumentues?

3. Si ndërtohet një tekst argumentues? Ç’është teza?

4. Në cilat lloje shkrimesh përdoret teksti argumentues?

5. Paraqiteni grafikisht strukturën e një teksti argumentues.

Modele të strukturës së tekstit argumentues mund të jenë:

Tema

Problemi

TEZA

ARG/

PRO

PËRFUNDIMI

Tema ARG/ ARG/

TEZA

K/TEZA

Problemi PRO PRO

PËRFUNDIMI

240

HAPI II

Nxënësit ilustrojnë me shembuj nga eseja karakteristikat gjuhësore të dhëna në skedë.

Karakteristikat gjuhësore

Ilustrimi me shembuj

1. leksiku i përdorur sipas parim, gjykim, arsyetim

problemit që trajtohet:

shtjellim, dyshoj

2. folja zakonisht është në kohën e tashme,

veta I, veta II njëjës/shumës

mënyra dëftore, lidhore:

3. folje e mbiemra të fuqishëm duhet të shoshitë

për të rritur forcën bindëse:

të mbyllesh në burgun e kujtesës

4. fjalitë mbizotëruese janë

kundërshtore, veçuese, përmbyllëse

fjalitë shkakore, rrjedhimore:


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

5. përdorimi i shprehjeve që përfshijnë lexuesin në gjykim:

- formula të gatshme;

(ndoshta, sigurisht, siç thuhet, etj);

- pyetjet retorike;

- ligjërimi bisedor etj.

HAPI III

Zhvillohet diskutimi i këtij punimi.

Bëhet vlerësimi i punës hulumtuese të nxënësve.

MODEL

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar – argumentues

Kompetenca: Të shkruarit

Tema mësimore: Teksti argumentues

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës

sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• respekton strukturën dhe veçoritë e shkrimit argumentues;

• shkruan duke sjellë detaje, fakte (argument pro/kundër)

dhe përdorur fraza që i japin shkrimit gjallëri;

• zbaton gjatë të shkruarit njohuritë gramatikore dhe

drejtshkrimore.

Burimet: teksti mësimor, libri digjital.

Situata e të nxënit:

“Ngrohja globale - shqetësim për çdo njeri”

Fjalë kyç:

shkrim argumentues, temë, tezë, antiteza,

argument pro, argument kundër

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: lexim i drejtuar, punë e pavarur me shkrim, diskutim.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I: Lexim i drejtuar.

Nxënësit lexojnë në tekst informacionin rreth strukturës së shkrimit argumentues, rikujtojnë nga mësimet e

kaluara veçoritë e këtij teksti dhe më pas, të ndihmuar nga pyetjet e poshtme, plotësojnë organizuesin.

Skeda (organizuesi) me veçoritë e shkrimit argumentues do të ishte:

Pyetjet

Veçoritë

1. Ç’lloj teksti është? Tekst joletrar

2. Cili është funksioni i tij? Ka funksion bindës (argumentues)

3. Cila është struktura e këtij shkrimi ? Problemi

Problemi

4. Cilat janë karakteristikat gjuhësore

të tij?

Teza

Teza

A/Pro

A/Pro

Përfundimi

Antiteza A/Pro Përfundimi

• leksiku, sipas problemit që trajton;

• folja, zakonisht në kohën e tashme, veta III, mënyra dëftore/

lidhore, zgjedhja e fjalëve që kanë forcë bindëse;

• dominojnë fjalitë e përbëra me bashkërenditje, si dhe ato

nënrenditëse shkakore e rrjedhimore;

• toni sugjerues;

• përdorimi i shprehjeve që përfshijnë lexuesin në gjykim;

• përdorimi i pyetjeve retorike të cilat nxitin argumentin;

• argumentet subjektive shoqërohen me përemër vetor/pronor

“sipas meje”, “kështu e shoh unë” etj.

241


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

HAPI II: Diskutohet skeda e plotësuar. Bëhet kujdes për sqarimin e çdo paqartësie që mund të kenë nxënësit.

HAPI III: Shkrim i pavarur.

Nxënësit mund të zgjedhin në situatat e dhëna:

1. “Ngrohja globale duhet të kthehet në shqetësim për çdo njeri”

2. Është zhvilluar një anketë me 1000 prindër të shkollës suaj. Anketa përmbante 5 pyetje. Pas përpunimit të

të dhënave, rezultatet ishin këto:

A- Prindërit janë për edukimin e rreptë të nxënësve 62%

B - Prindërit janë pro që nxënësve t’u jepet më shumë liri nxënësve 31%

C - Prindërit janë pro dhënies së detyrave të shtëpisë në mënyrë sistematike 87%

D - Prindërit janë kundër mbajtjes së telefonit nga nxënësit në shkollë 73 %

E - Prindërit janë kundër mbajtjes së uniformës nga nxënësit 18%

3. “Kur fëmija rritet, kërkon pavarësi”

Për tezën e fundit, atë numër 3, mund të përdoret këto argument pro:

• nuk jam më i/e vogël;

• hedh hapa të sigurt;

• di të përballem me jetën;

• dalloj të mirën nga e keqja/ të bukurën nga e shëmtuara.

Përfundimi: E di (kam besim) se prindërit do të më kuptojnë, do të më besojnë dhe do të më mbështesin.

Shënim: Pesë përgjigjet e nxjerra nga anketimi janë pesë teza të mundshme për të krijuar ese argumentuese.

Hapi IV: Leximi i disa prej eseve.

Vlerësimi: Korrigjohen punimet e gjithë klasës. Skeda e eses dhe zbatimi i rregullave drejtshkrimore do të

jenë kriteret e vlerësimit.

MODEL

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar – argumentues

Kompetenca: Të shkruarit

Tema mësimore: Teksti argumentues

Situata e të nxënit:

Detyra e shtëpisë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon pjesët që përbëjnë tekstin argumentues;

• evidenton hapat që duhen ndjekur për shkrimin e tekstit

argumentues;

• shkruan ese argumentuese;

• vlerëson tekstin argumentues të shokëve.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti.

Fjalë kyç:

tekst argumentues, tezë, argument,

kundërtezë, problem, strukturë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë me modele, diskutim, punë e pavarur

me shkrim, punë me grupe.

242


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (stuhi mendimi)

Njihen nxënësit me rubrikën që do të punohet atë orë dhe me temën e mësimit. Mësuesi\ja zhvillon një stuhi

mendimi mbi strukturën e tekstit argumentues. Skemën e mëposhtme ai\ajo e shkruan në tabelë.

Struktura e esesë argumentuese

}

rrëzimi i tezës

problemi

teza

argumente

antiteza

argumente

përfundimi

Lexohet e diskutohet detyra e shtëpisë, plotësimi i skedës së tekstit argumentues për letrën e Skënderbeut.

Nxënësit dallojnë tezën, antitezën, argumentet, rrëzimin dhe përfundimin.

Pasi nxënësit diskutojnë për strukturën e tekstit argumentues mbështetur te letra e Skënderbeut, u kërkohet

të përqendrojnë vëmendjen te:

• organizimi i ideve;

• zgjedhja e fjalëve;

• drejtshkrimi i fjalëve dhe uniteti gramatikor;

• ndarja e paragrafëve.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (diskutim, punë në grupe, punë e pavarur me shkrim)

Sqarohen nxënësit se për të shkruar një ese argumentuese, duhet të ndjekin disa hapa, siç janë:

• njohja me problemin dhe tërheqja e vëmendjes së lexuesit me shprehje të gatshme;

• prezantimi i tezës dhe dhënia e argumenteve duke u mbështetur në fakte dhe shembuj konkretë;

• njohja e antitezës dhe argumenteve pro saj;

• përdorimi i një toni bindës, duke përdorur shprehje që zbusin rolin e tij për të mos irrituar kundërshtarin, por

edhe për të respektuar mendimin e tij;

• rrëzimin e tezës;

• në mbyllje të tekstit argumentues jepet përfundimi.

Këto hapa mësuesi\ja i shkruan në tabelë, megjithëse nxënësit i kanë edhe në librin e tyre.

Lihen nxënësit për disa minuta të lexojnë udhëzimet e dhëna në tekstin e tyre për shkrimin e esesë

argumentuese.

Ora e dytë

Udhëzohen nxënësit që të shkruajnë një ese argumentuese. Ndahet klasa në 3 grupe, sipas skuadrave. I jepet

tema secilit grup.

Grupi i Imagjinoni sikur jeni drejtues i një gazete të përditshme dhe ju duhet të shkruani një artikull për të

shtjelluar dhe mbrojtur opinionet tuaja rreth temës: “Ngrohja globale duhet të kthehet në shqetësim për çdo

njeri”.

Grupi II Përfytyroni sikur jeni kandidat për deputet. Ju duhet të siguroni shumicën e nevojshme të votave. Për

këtë ju duhet të përgatitni një fjalim për votuesit, ku të paraqitni përparësitë tuaja ndaj kandidatit tjetër.

Grupi III Ju dëshironi të vazhdoni studimet jashtë shtetit. Prindërit janë të shqetësuar për këtë. Jepni

argumentet tuaja për t’i bindur ata nëpërmjet një eseje.

243


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Nxënësit punojnë qetësisht. Pavarësisht se klasa është e ndarë në grupe për temën e esesë, puna është

individuale për secilin anëtar të grupit.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim)

Pas përfundimit të detyrës, lexohen e diskutohen disa nga esetë e nxënësve. Diskutimi përqendrohet në

elementet e strukturës së esesë argumentuese. Nxënësit vlerësojnë shkrimet e shokëve jo vetëm nga

përmbajtja, por edhe nga struktura, organizimi i ideve, qartësia e mendimit etj.

Vlerësimi: Mësuesi\ja mbledh punimet e disa nxënësve për të bërë vlerësim me notë. Vlerësohen nxënësit

për zbatimin e strukturës së esesë argumentuese, për krijimin e paragrafëve, për zgjedhjen e fjalëve, për

zbatimin e rregullave drejtshkrimore, për respektimin e shenjave të pikësimit brenda dhe në fund të fjalisë.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar përshkrues

Kompetenca: Të shkruarit

Tema mësimore: Si të përshkruajmë një qenie të gjallë (njeri

ose kafshë)

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• identifikon karakteristikat e një teksti përshkrues;

• dallon përshkrimin objektiv nga ai subjektiv;

• përcakton skemën e një përshkrimi;

• përshkruan një qenie të gjallë (njeri ose kafshë);

• duke përdorur të gjitha të dhënat që i vijnë përmes

shqisave.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti.

Situata e të nxënit:

Përshkrimi i maces persiane, në faqen 166

në tekst.

Fjalë kyç:

përshkrim, qenie të gjallë, objektiv,

subjektiv, referues

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e drejtuar me modele, krahasim i

teksteve, diskutim, punë e pavarur me shkrim.

Organizimi i orës së mësimit

244

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (stuhi mendimi)

Mësuesi\ja i udhëzon nxënësit të dëgjojnë me vëmendje tekstin që ajo do të lexojë për t’iu përgjigjur pyetjeve

rreth tij. Ndërkohë që nxënësit i kanë librat mbyllur, lexohet nga mësuesi\ja përshkrimi i maces persiane.

Pas leximit drejtohen pyetjet e mëposhtme:

• Ç’lloj teksti është ai që sapo dëgjuat?

• Çfarë përshkruhej në të?

• Cili është qëllimi i një teksti përshkrues?

• A jepet informacion në të apo rrëfehet?


➢ Në ç’kohë janë foljet e përdorura?

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

➢ Cila është klasa e fjalëve që është përdorur më shumë?

Pas përgjigjeve të dhëna nga nxënësit për pyetjet e mësipërme, hapet libri për të punuar me modelet e

teksteve përshkruese.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar me modele, krahasim teksti, punë e pavarur me shkrim)

Udhëzohen nxënësit që të lexojnë dy tekstet përshkruese në libër (teksti 1 dhe teksti 2 në faqen 166) dhe të

përcaktojnë në to:

• elementet që përshkruhen;

• referuesin, nëse është i njëjtë apo ndryshon;

• se cili prej teksteve e përshkruan vajzën në mënyrë objektive dhe cili në mënyrë subjektive;

• qëllimi e përshkrimit objektiv dhe atij subjektiv;

• nëse është përdorur gjuhë e figurshme apo fjalët janë përdorur në kuptimin e parë e të drejtpërdrejtë;

• vetën në të cilën është shkruar rrëfimi;

• se cila është klasa e fjalëve më e përdorur.

Nxënësit krahasojnë elementet që u nxorën në pah më lart, duke arritur në përfundimet për veçoritë e secilit

tekst.

Të dy tekstet janë të tipit përshkrues dhe kanë si objekt të njëjtin referues. Teksti i parë e përshkruan vajzën

në mënyrë objektive dhe i dyti në mënyrë subjektive.

Teksti përshkrues objektiv ka për qëllim të japë informacion, ndërsa ai subjektiv përveçse të informojë, kërkon

edhe të ngjallë te lexuesi emocione të ngjashme me ato që i provon vetë autori.

Në tekstin objektiv klasat e fjalëve të emrit dhe të mbiemrit janë në raport të drejtë, ndërsa te përshkrimi

subjektiv vërehet përdorim më i dendur i mbiemrave dhe fjalët janë të veshura me ngjyrime emocionale.

Prandaj është rëndësishme që të përcaktohet qëllimi i një teksti para se realizohet përshkrimi.

Pasi kanë kujtuar karakteristikat e një teksti përshkrues, mësuesi\ja u kërkon nxënësve të përshkruajnë një

qenie të gjallë, njeri ose kafshë. Nxënësit mund t’i referohen skedës së dhënë në librin e tyre në faqen 167, ku

bëhet përshkrimi i një qenie të gjallë.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim)

Pas përfundimit të përshkrimit, nxënësit lexojnë përshkrimet e tyre dhe diskutojnë rreth punimeve të njëritjetrit.

Nëse është e mundur, ndërkohë që nxënësit punojnë, mësuesi\ja mund t’u japë atyre nga një fletë për

të vlerësuar veten e tyre.

Kompetenca e të shkruarit Dobët Mjaftueshëm Mirë Shumë mirë

Kam përshkruar cili është.

Kam përshkruar pamjen e jashtme, mënyrën se si

vishet, nëse është njeri.

Kam sjellë detaje të veçanta të statusit social,

arsimit, sjelljes, karakterit (për njerëzit).

Kam sjellë perceptime të ndryshme të përftuara

prej shqisave: nga të parit, nga të dëgjuarit, nga

të prekurit, nga të nuhaturit.

Në përshkrimin tim objektiv dhe subjektiv

mbizotëron klasa e emrave dhe mbiemrave.

Fjalitë përshkruese respektojnë rendin kronologjik

dhe logjik të përshkrimit.

Foljet e përdorura janë në kohën e tashme dhe të

pakryer

245


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Vlerësimi: Sipas planifikimit të mësuesit.

Detyra dhe punë e pavarur: U kërkohet nxënësve që orën tjetër të sjellin në klasë objekte të ndryshme, si

fruta apo perime.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar përshkrues

Kompetenca: Të shkruarit

Situata e të nxënit:

Objekte të ndryshme, fruta, perime.

Tema mësimore: Si të përshkruajmë një objekt

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• përshkruan një objekt duke i përdorur të gjitha të dhënat që i

vijnë përmes shqisave;

• përdor një leksik të pasur e të larmishëm gjatë përshkrimit;

• përcakton qartë qëllimin e përshkrimit duke përdorur

përshkrimin objektiv dhe subjektiv.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale nga

interneti.

Fjalë kyç:

përshkrim, objektiv, subjektiv, objekt,

leksik, efekte pamore

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Biologji

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, organizues grafik, lexim në heshtje, punë e pavarur

me shkrim, diskutim, turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (lojë mësimore)

Ora e mësimit nis me një lojë. Nxënësit kanë sjellë në klasë objekte të ndryshme, fruta, perime, siç ishin

porositur një orë më parë. Mësuesi\ja ngre një nxënës, të cilit i mbyll sytë me shall. Detyra e nxënësit është

që me sy mbyllur duke përdorur shqisat e të prekurit, të nuhaturit, të dëgjuarit dhe të shijuarit të përshkruajë

objektin, frutat ose perimet që kanë sjellë shokët. Pasi të ketë gjetur emrin e objektit, pra të frutës apo të

perimes, dhe t’i ketë përshkruar duke përdorur katër shqisat e përmendura më lart, heq shallin dhe e plotëson

përshkrimin e tij duke përdorur edhe shqisën e të parit.

Loja është mjaft argëtuese për nxënësit dhe krijon emocion, gjallëri dhe gjithëpërfshirje në klasë.

Në përfundim të lojës, mësuesi\ja thekson se, për të realizuar një përshkrim të arrirë, duhen përdorur të gjitha

të dhënat që na vijnë përmes shqisave.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e pavarur me shkrim)

Njihen nxënësit me detyrën që do të realizojnë në këtë orë mësimore: Të përshkruajnë një objekt. Udhëzohen

të lexojnë me kujdes skedën që do t’i ndihmojë në realizimin e detyrës, ashtu siç bënë edhe më parë për

përshkrimin e një qenieje të gjallë. Nxënësit lexojnë në heshtje skedën e përshkrimit të objektit në faqen 168

dhe pastaj punojnë në mënyrë të pavarur për të realizuar përshkrimin. Shkrimi mund të ketë 10-15 fjali dhe

duhet të punohet në një kohë prej rreth 20-25 minutash.

246


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (diskutim, turi i galerisë)

Pasi mbarojnë me detyrën, zgjidhen 5-6 nxënës për të lexuar përshkrimin e tyre. Të tjerët dëgjojnë me

vëmendje, diskutojnë për shkrimet e lexuara dhe japin vlerësimin e tyre për njëri-tjetrin. Punët më të mira i

vendosin në turin e galerisë.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen në lojën e organizuar në minutat e para të orës mësimore,

për përshkrimin më të arrirë, si dhe për aktivizimin në diskutimet e ngritura për vlerësimet e punëve me shkrim.

Detyra dhe punë e pavarur: Sillni në klasë foto të mjediseve të ndryshme, që i keni parë dhe fotografuar gjatë

udhëtimeve të bëra dhe që u kanë lënë mbresa të veçanta.

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar përshkrues

Kompetenca: Të shkruarit

Tema mësimore: Si të përshkruajmë një mjedis

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• përshkruan një mjedis duke i përdorur të gjitha të dhënat

që i vijnë përmes shqisave;

• përdor një leksik të pasur e të larmishëm gjatë përshkrimit;

• përcakton qartë qëllimin e përshkrimit duke përdorur

përshkrimin objektiv dhe subjektiv.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti.

Situata e të nxënit:

Foto të mjediseve të ndryshme të bëra

gjatë udhëtimeve që u kanë lënë mbresa

të veçanta nxënësve.

Fjalë kyç:

përshkrim, objektiv, subjektiv, mjedis,

leksik, efekte pamore

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare: Gjeografi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, organizues grafik, lexim në heshtje, punë e pavarur

me shkrim, diskutim, turi i galerisë.

Organizimi orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësit (bisedë, organizues grafik)

Nxënësit janë porositur që një orë më parë të sjellin në klasë foto të vendeve apo mjediseve të ndryshme, që

ata kanë i bërë gjatë udhëtimeve me familjen dhe që u kanë lënë mbresa të veçanta. Zhvillohet një bisedë e

shkurtër me nxënësit rreth fotove të sjella dhe emocioneve të përjetuara gjatë udhëtimit në këto vende, duke

treguar edhe ndonjë histori të veçantë që lidhet me to.

Rikujtohen edhe një herë elementet e përshkrimit nëpërmjet organizuesit grafik.

Këndvështrimi objektiv

dhe subjektiv

Vëzhgimi Përshkrimi Gjuha

Mbledhja e

të dhënave

Qëllimi

247


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

2. Ndërtimi i njohurive të nxënësve. (lexim në heshtje, punë e pavarur me shkrim)

U bëhet e njohur nxënësve se atë orë ata do të përshkruajnë një vend apo mjedis. Udhëzohen të lexojnë në

heshtje skedën e dhënë në tekst në faqen 169, që do t’i ndihmojë në realizimin e përshkrimit.

Mësuesi\ja u kujton nxënësve që shkrimi duhet t’i kushtohet thjesht përshkrimit të një vendi apo mjedisi dhe

përjetimeve që ata kanë provuar gjatë vëzhgimit. Secili nga nxënësit shfrytëzon për këtë fotot e sjella dhe

kujtimet vetjake.

Nxënësit punojnë për rreth 20 minuta në mënyrë të pavarur.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (diskutim, turi i galerisë)

Në përfundim të detyrës, nxënësit prezantojnë përshkrimet e tyre, disa prej të cilave lexohen me zë para të

gjithëve e të tjerat vendosen në turin e galerisë. Për përshkrimet e lexuara nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin.

Vlerësimi: Vlerësimi bëhet për përshkrimet më të bukura, të hartuara sipas modelit dhe rregullave për këtë shkrim.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Drejtshkrim

Tema mësimore: Shkrimi i fjalëve njësh dhe ndaras

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

• dallon fjalët sipas formimit;

• shkruan saktë lokucionet, kompozitat, fjalët e përngjitura dhe fjalët e

prejardhura;

• dallon përjashtimet e rregullave të drejtshkrimit të fjalëve njësh dhe

ndaras;

• gjen për t’i korrigjuar fjalë me gabime drejtshkrimore në tekste të

ndryshme mediatike.

Situata e të nxënit:

Punë me tekstin

Fjalët kyç:

fjalë, kompozita, të

prejardhura, të përngjitura

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, Drejtshkrimi i gjuhës

shqipe, përvoja të nxënësve.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: bisedë, organizues grafik, lexim në heshtje, punë e

pavarur me shkrim, diskutim, turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.

Si klasifikohen fjalët sipas ndërtimit?

Cila është forma më e përdorshme e ndajfoljeve, e parafjalëve dhe e përemrave?

Si shkruhen lokucionet, fjalët e përngjitura dhe kompozitat?

Nxënësit prezantojnë njohuritë që kanë në lidhje me drejtshkrimin e këtyre klasave fjalësh.

248

2. Ndërtimi i njohurive; analizë teksti, punë e drejtuar, grupet e ekspertëve, diskutim.

Ndajmë klasën në grupe dhe materialin e mëposhtëm në fisha për grupet e nxënësve, i cili, pasi të studiohet,


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

jepet për t’u shpjeguar nga vetë ata.

Shkruhen zakonisht njësh, pa vizë në mes, fjalët jo të parme, që kanë kuptim leksikor si një fjalë e vetme. Këto

fjalë mund të jenë të prejardhura, të përbëra dhe të përngjitura:

- fjalë të prejardhura me parashtesa: nëndrejtor, sipërmarrje, prapaskenë, rindërtim, i papërshtatshëm, i

paaftë, i çarmatosur etj.

- fjalë të përbëra (kompozitat) të formuara nga:

emër+emër: kryeqytet, hekurudhë, besëlidhje,

emër+mbiemër: faqebardhë, lulëkuqe,peshëngritës, elektromagnetik,

numëror+mbiemër, dyvjeçar, pesëvjeçar etj.

folje+emër, marrëveshje, shitblerje etj.

- fjalë të përngjitura, ku ka më shumë fjalë të pandryshueshme dhe më pak emra,

mbiemra dhe përemra:

a. emra: ecejak, farefis, gjëegjëzë, thashetheme

b. mbiemra: i pakundshoq, (i, e) patëmetë, (i, e) pavënëre etj.;

c. përemra: asnjë, asnjëri, cilido, çdo, çdonjëri, çfarëdo etj.;

ç. ndajfolje e parafjalë: aspak, buzagaz, doemos, domosdo brendapërbrenda, drejtpërdrejt (meje), përreth

(fushës) etj.;

d. lidhëza: megjithatë, megjithëse, përderisa, teksa, përveçqë, përveçse, veçse etj.;

e. pjesëza: pikësëpari, pothuaj, kushedi, pothuajse, seç etj.;

ë. pasthirrma: obobo, falemnderit, faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjesi, mirupafshim etj.

f. numërorë:

- numërorët themelorë: nga njëmbëdhjetë deri në nëntëmbëdhjetë

- ata që tregojnë dhjetëshe, qindëshe: tridhjetë, pesëdhjetë etj.; njëqind, dyqind etj.;

- edhe numërorët rreshtorë: (i, e) njëmbëdhjetë, (i, e) njëzetenjë, (i, e) njëqindedytë, (i, e)

pesëqindegjatëdhjetekatërt etj.

Mbani mend!

Shkruhen së bashku ndajfoljet: atëherë, njëherë, përse, qëkur, (qyshkur), lidhëzat nëse, ngase, sesa,

pjesëza seç. Kur pjesët e tyre përdoren si fjalë të veçanta, ato shkruhen më vete.

Përse nuk erdhi?; por: Për se është fjala?;

Njëherë e një kohë jetonte... Mjekimin e merrte një herë në ditë.

Shkruhen ndaras ndërtimet e tipit:

- emër në emërore + emër në rasën rrjedhore: lule dhensh, lule sahati, bar blete, lule shqerrash, vaj peshku,

bojë hiri, bojë limoni, bojë qielli, bojë vaji, ngjyrë shege, ngjyrë ulliri, ngjyrë uthulle etj.

Mbani mend!

Shkruhen bashkë formimet e mësipërme, kur janë mbiemra. P.sh.: bojëlimon, bojuthull, bojëmjaltë, ngjyrëmjaltë

etj.

Në pajtim me përdorimin e sotëm emërtimet gjel deti, lule dielli, panxhar sheqeri mund të shkruhen

edhe njësh, si fjalë të vetme: gjeldeti, luledielli, panxharsheqeri.

- ndajfoljet dhe shprehjet ndajfoljore: së bashku, së fundi, së paku, së pari, më së fundi, më së miri; për së

mbari, më dysh, për dy etj

- shprehjet ndajfoljore të formuara nga dy fjalë, të lidhura në mes tyre me një parafjalë se me lidhëzën e:

këmbë mbi këmbë; kot më kot, dy nga dy, aty për aty,dorë më dorë, fund e krye, kokë e këmbë, qesh e ngjesh,

shkel e shko, rreth e rrotull, veç e veç etj.

- numërorët themelorë të formuar me pjesëmarrjen e fjalëve mijë, milion, miliard etj. dhe pjesët e një numërori

themelor, të lidhura me lidhëzën e: një mijë, dhjetë mijë, pesëmbëdhjetë mijë, dyzet mijë, dyqind mijë, një

miliard; njëzet e një, njëqind e një, njëzet e tre mijë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë, një milion e pesëqind

mijë e dyqind e dymbëdhjetë etj.

249


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

- shprehjet parafjalore ose lidhëzore: aq sa; ashtu si; deri ku, deri kur; gjer në; kaq sa; kështu që; në qoftë se;

në mënyrë që, qysh se; sado që; si edhe; vetëm se etj.;

- shprehjet emërore për qind, për mijë etj.: pesë për qind, qind për qind, njëqind e pesëdhjetë e pesë për qind,

dyqind për mijë; 8 për qind, 120 për qind, 50 për mijë etj.*;

Mbani mend!

Shenjat % (për qind) dhe ‰ (për mijë) mund të përdoren vetëm pas një numri të shënuar me shifra: 5%, 90 %, 80‰.

- shprehje pasthirrmore për përshëndetje, urime etj., pjesët përbërëse të të cilave e ruajnë pavarësinë gramatikore:

Mirë ardhshi!, Mirë ju gjetshim!, Mirë se erdhe!, Mirë se ju gjeta!, Për shumë vjet!, Qofshi shëndoshë!, Me

shëndet!, Shëndet paç!, Ju falemi nderit! Të falem nderit! Të rrosh vetë!, Vetë shëndoshë!, Si urdhëron! etj.

3. Prezantimi i njohurive; punë e pavarur, ushtrime

Në tekstin e dhënë në krye të mësimit, nxënësit gjejnë fjalë që lidhen me rregullat e mësipërme dhe përcaktojnë

se sipas cilit rregull janë shkruar.

Ushtrimi 1

Lule trëndeline, mendre e tërfili - rregulli A/1

Sapo – lidhëz e përngjitur.

Ngjyrë argjendi – rregulli A/1

Rreth e qark – lokucion ndajfoljor

Ushtrimi 2

Shkruhen ndaras: mirë se erdhët, mirë se ardhe, të falem nderit.

Shkruhen bashkë: mirudëgjofshim, mirupafshim, mirëseardhjen.

Ushtrimi 3

Shkruhen njësh

Aspak, përveçse, tridhjetë, së bashku,

mirëpo, kurse, dalëngadalë, megjithëkëtë,

përveçqë, mirëdita,

Shkruhen ndaras

Bojë mjaltë, bojë limoni, vetëm

se, në qoftë se, kot më kot, për

shembull.

250

Ushtrimi 4

Po qe se, mirëseardhjen, sikur, asnjë, katërmbëdhjetë, dalëngadalë, ngjyrë gushëpëllumbi.

Ushtrimi 5

zëvendësdrejtor,

kot me kot,

drejtpërdrejt,

faleminderit,

paanshmëri,

dyqind,

deri kur,

dy milion

bojë shege, lule dielli (këto fjalë mund të shkruhen dhe bashkë, kur kemi të bëjmë me një mbiemër.)

Vlerësimi: Sipas gjykimit të mësuesit me notë për saktësinë e përgjigjeve, paraqitjen në grupet e ekspertëve

dhe aktivizimin në klasë.

Detyra: Ushtrimi 6. Mund të jepet dh si detyrë kërkimore.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Drejtshkrim

Tema mësimore: Shkrimi i fjalëve me vizë në mes

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• liston kategori fjalësh që shkruhen me vizë në mes;

• dallon rastet përjashtimore në drejtshkrimin e fjalëve të përbëra;

• shkruan saktë fjalë e tekste sipas drejtshkrimit të tyre;

• dallon përjashtimet e rregullave të drejtshkrimit të fjalëve njësh

dhe ndaras;

• gjen për t’i korrigjuar fjalë me gabime drejtshkrimore në tekste të

ndryshme mediatike.

Burimet: libri “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, Drejtshkrimi i gjuhës

shqipe, përvoja të nxënësve.

Situata e të nxënit:

Punë me tekstin

Fjalët kyç: drejtshkrim, fjalë të

përbëra, fjalë më vizë në mes

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: stuhi mendimi, punë e pavarur, grupet e ekspertëve,

diskutim, punë e drejtuar.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve; stuhi mendimi.

Nxënësve u kërkohet të studiojnë tekstin e Fatos Kongolit dhe, pasi gjejnë fjalët e përbëra, diskutojnë rreth

drejtshkrimit të tyre.

U kërkohet të japin shembuj se kur disa fjalë të përbëra i shkruajnë duke përdorur vizë në mes.

2. Ndërtimi i njohurive; analizë teksti, punë e drejtuar, grupet e ekspertëve, diskutim.

Ndajmë klasën në grupe dhe materialin e mëposhtëm në fisha për grupet e nxënësve, i cili, pasi të studiohet,

jepet për t’u shpjeguar nga vetë ata.

Shkruhen me vizë në mes fjalët që formohen nga përsëritja:

- e së njëjtës fjalë në të njëjtën trajtë: copë-copë, fletë-fletë, gati-gati, rëndë-rëndë

- e së njëjtës fjalë në të trajta të ndryshme: dita-ditës, ora-orës, shoqi-shoqin etj.

- e dy fjalëve me kuptim të kundërt: ngarkim-shkarkim, hyrje-dalje, njëri-tjetri, aty-këtu

- e tingullimitimeve: bam-bam, ciu-ciu, dër-dër, fiu-fiu; hum-hum, kuak-kuak, llap-llap, tak-tak, fap-fup, tik-tak,

gëk-mëk

- e numërorëve themelorë: 10-15 vjet, katër-pesë veta; dy-tri orë, 5-6 ditë dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet etj.;

- emërtimet e përbëra të njësive të matjes apo të klasifikimit: ditë-punë, kuaj-fuqi, kilovat-orë, vit-dritë etj.;

grup-mallra, grup-moshë etj.

- emërtimet e tipit: hotel-restorant, kafe-restorant, shtëpi-muze, (trajta) pësore-vetvetore, plan-detyrë, qen-ujk etj.

- formimet mbiemërore, me lidhje këpujore: ekonomiko-shoqëror, historiko-gjeografik, politiko-shoqëror,

austro-hungarez, franko-gjerman, trako-ilir etj.; fjalor shqip-rusisht-frëngjisht etj.

Kujdes! Kur formimet e këtij tipi shënojnë njësi etnike ose gjuhësore të ngulitura historikisht, shkruhen pa

vizë në mes, si fjalë të vetme: anglosakson, (gjuhët) indoevropiane etj.

- pjesëza ish- përpara emërtimeve të ndryshme: ish-ministër, ish-drejtor, ish-ambasador ish-bashkëshort etj.

- emërtimet e përbëra të pikave të horizontit: jug-juglindje, lindje-verilindje, perëndim-jugperëndim, veriverilindje

etj.

- emrat e përbërë të vendeve: Mborje-Drenovë, Nikaj-Mertur, Zall-Herr; Nju-Jork, San-Marino, Sierra-Leone,

Tel-Aviv etj.

251


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

emrat ose mbiemrat e huaj të personave të përbërë prej dy a më shumë pjesësh: Maria-Luiza, Zhan-Zhak Ruso etj.

Mbani mend!

Shkruhen veç e veç, pa vizë në mes, emrat dhe mbiemrat kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë:

Fan Dinj Fung, Li Sun Sin, Lu Sin etj.

- numërorët rreshtorë kur numri ose një pjesë e tij shënohet me shifra arabe: klasa e 9-të, kreu i 4-t, shekulli i 20-të,

i 50-mijëti ose i 50 000-ti, i 500-milionti ose i 500 000 000-ti etj.

Po kështu shkruhen: 700-shi, 600 000-shi ose 800-mijëshi etj.

Mbani mend!

Kur numërori rreshtor shkruhet me shifër romake, përdoret pa prapashtesë dhe pa nyjë të përparme: klasa I,

Kreu XVI, Luigji XIV etj.

shkurtimet, shkronjat, numrat (kur shkruhen me shifra) dhe kur tregojnë rasat: SHBA-ja; a-ja; vëru pikat ë-ve;

kryengritja e 1911-s; ngjarjet e 1924-s; -tar- it si prapashtesë; pse-ja është ndajfolje pyetëse etj.

Pasi diskutohet materiali i dhënë, nxënësit punojnë me ushtrimet.

3. Prezantimi i njohurive; punë e pavarur, ushtrime

Ushtrimi 1

Ujëmbledhëse, Të lartpërmendura, morfologjike,

Fjalët e prejardhura e të përbëra shkruhen bashkë pa vizë në mes.

Ushtrimi 2

Aty-këtu, 12-vjeçare, fjalori latinisht-shqip, vende-vende, grafiko-ortografike, kulturore-shoqërore, pyetjepërgjigjeve,

ngritje-zbritje, XII-XIII.

Ushtrimi 3 punohet sipas kërkesës dhe kuptimit të fjalive.

Ushtrimi 4. Shkruhen me vizë, sipas rregullit 1, pra si fjalë të përngjitura.

Dora-dorës, ngjyra-ngjyra, herë-herë, dy-tri raste.

Vlerësimi: Vlerësim me notë për saktësinë e përgjigjeve, paraqitjen në grupet e ekspertëve dhe për aktivizimin

në klasë.

Detyra: gjeni një tekst, në të cilin te ketë përdorime të fjalëve me vizë në mes dhe thoni rregullin që është ndjekur.

252

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar përshkrues

Kompetenca: Të shkruarit

Tema mësimore: O Shqipëri; Vita; Veshjet popullore

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• dëgjon për të identifikuar referentin, tipare, cilësi të tij etj.;

• veçon detaje përshkruese të mjedisit, të portretit, të veshjes;

• prezanton informacionin që ka dëgjuar.

Burimet: teksti mësimor, libri digjital.

Situata e të nxënit: dëgjesa e tri

fragmenteve

Fjalë kyç:

Shqipëri, Vita, veshje popullore

Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: marrëdhënia e ndërsjellë, punë e pavarur.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Organizimi i orës së mësimit

Kjo temë mësimore zhvillohet me punë parapërgatitore.

Përzgjidhen 3 nxënës që kanë aftësi të mira interpretuese dhe lexuese.

Nxënësi 1 do të recitojë fragmentin poetik të shkëputur nga poema Shtegtimet e Çajld Haroldit, të Bajronit.

Nxënësi 2 do të përshkruajë veshjen popullore të zonës së Shkrelit.

Për këtë të fundit do të jetë mirë që veshja popullore të paraqitet me ndihmën e video-projektorit, që imazhet

të perceptohen më të plota e të gjalla.

HAPI I

Prezantohet tema mësimore, si dhe veprimtaritë që do të zhvillohen për të realizuar rubrikën të dëgjuarit.

Mësuesi duhet të ndjekë këto hapa:

• orienton nxënësit se ku do të përqendrohen gjatë dëgjimit të secilit fragment;

• shkruan në tabelën e ndarë në 3 pjesë pikat kryesore që nxënësit do të identifikojnë gjatë dëgjesës;

• u kërkon nxënësve të bëjnë përmbledhjen e secilit fragment me disa fjali;

• veprimtaria e të nxënit do të zhvillohet në mënyrë kronologjike, pra hap pas hapi.

1. p.sh. Dëgjohet recitimi i fragmentit poetik “ O Shqipëri!”

Nxënësit veçojnë nga dëgjesa:

a. vendin që përshkruhet;

b. tiparet e banorëve të saj;

c. mjedisi natyror.

Nxënësi mund të mbajë shënime me fjalë a grup fjalësh kyç gjatë dëgjesës.

Për dhënien e plotë të imazhit, kërkoni mendimin e shumë nxënësve.

Nxënësit përmbledhin me disa fjali atë çfarë dëgjuan nga recitimi “Vita”

2. Dëgjohet leximi i fragmentit “Vita” nga nxënësi i përzgjedhur, i cili lexon qartë, ngadalë e me theksime fjalësh.

Nxënësit veçojnë nga dëgjesa:

• moshën dhe të dhënat mbi familen;

• pjesë të portretit fizik të përshkruar.

Nxënësit përmbledhin me disa fjali atë çka dëgjuan nga leximi Veshja popullore.

3. Prezantohet përmes video-projektorit kjo veshje.

Nxënësi i përzgjedhur e përqendron vëmendjen gjatë përshkrimit te krahina së cilës i përket veshja

ngjyrat, detajet zbukuruese

U kërkoni nxënësve ta përshkruajnë këtë veshje mbështetur në pamjen e dhënë dhe në atë çfarë dëgjuan.

Bëhet vlerësimi i dëgjuesit më të mirë mbështetur në:

- shkallën e përqendrimit

- kujtesën e mirë

- detajet e dhëna

HAPI II

Nxënësit plotësojnë skedën e tekstit përshkrues me informacionet e zbuluara:

- në krye të tekstit;

- nga pjesët letrare në tekst;

- nga pyetjet e mëposhtme:

• Çfarë përshkruan?;

• Cili është qëllimi?;

• Në cilën lloj tekstesh letrare a joletrare e gjejmë?;

• Cili është roli i tij në këto lloje tekstesh?;

• Cila klasë fjale mbizotëron?;

• Cilat shqisa marrin pjesë?.

Bëhet vlerësimi i orës së mësimit për secilën kompetencë të arritur.

253


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

MODEL

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar përshkrues

Kompetenca: Të dëgjuarit

Tema mësimore: Teksti përshkrues

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• ndërton një tekst mbi bazën e fjalëve kyç;

• analizon veçoritë e tekstit përshkrues;

• dallon objektin e përshkrimit dhe fjalët kyç të përdorura

në tekstet përshkruese të dhëna;

• shkruan përfytyrimin që i krijohet për mjedisin,

personazhin dhe veshjen popullore, pasi lexon tekstet

përshkruese të dhëna.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, njohuritë e nxënësit, materiale

nga interneti.

Situata e të nxënit:

Përshkrim i mbështetur në fjalët kyç të

dhëna: horizont, perëndoj, diell, i kuqërremtë,

pasqyroj, det.

Fjalë kyç:

tekst përshkrues, mjedise, qenie të gjalla,

objekte, imazh, gjuhë figurative, mbiemra

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: parashikim me terma paraprakë, punë e drejtuar,

minileksion, fjalë kyç, shkrim i lirë.

Organizimi i orës së mësimit

1. Lidhja e informacionit me njohuritë e mëparshme të nxënësve (parashikim me terma paraprakë)

Mësuesi\ja shkruan në tabelë disa fjalë kyç, si: horizont, perëndoj, diell, i kuqërremtë, det, pasqyroj.

Udhëzohen nxënësit të shkruajnë një tekst, ku duhet të përdorin të gjitha fjalët kyç të dhëna. Mësuesi\ja

vendos kriterin për tekstin që duhet të krijojnë. Ai duhet të jetë një tekst përshkrues.

Nxënësit punojnë qetësisht për të lidhur fjalët e dhëna në një tekst përshkrues. Punimet e nxënësve dëgjohen,

diskutohen e vlerësohen para klasës, duke nxjerrë elementet e përshkrimit.

2. Ndërtimi i njohurive të reja (punë e drejtuar, minileksion)

Njihen nxënësit me temën e re të mësimit: teksti përshkrues. Mësuesi sqaron se tri tekstet përshkruese

janë marrë nga tri vepra të ndryshme letrare dhe joletrare dhe përshkruajnë një mjedis, një qenie të gjallë,

personazhin e Vitës nga romani “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, si dhe veshjen popullore të zonës së Shkrelit,

siç përshkruhet nga Etid Durham.

Udhëzohen nxënësit të dëgjojnë me kujdes leximin e tri teksteve për të kuptuar sa më mirë materialin që do

të lexohet nga mësuesi\ja.

Pas leximit të drejtuar, mësuesi\ja ngre nxënësit për të sqaruar:

§ llojin e tekstit (tekst joletrar);

§ për çfarë flet secili prej tyre (përshkrimin e mjedisit të egër e të mrekullueshëm shqiptar, të vajzës më të

madhe të Shpiragajve, të veshjes popullore të zonës së Shkrelit);

§ qëllimin e secilit tekst (të sjellë informacione);

§ mënyrën që përdor secili nga autorët për të përcjellë informacionin te lexuesi (teksti përshkrues).

Sqarohet teksti përshkrues: Teksti përshkrues është ai lloj teksti me anë të të cilit përshkruhen dukuri e

peizazhe, objekte e mjedise, qenie të gjalla (njerëz e kafshë). Ndonëse brenda tij ka elemente rrëfimtare,

254


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

funksioni i tij themelor është përshkrimi. Të përshkruash do të thotë të tregosh cilësi e karakteristika për të

krijuar një imazh sa më të qartë të objektit që përshkruhet.

Përshkrimi mund të jetë:

§ objektiv, në tekste shkencore, dokumente zyrtare etj.;

§ subjektiv, në tekste letrare, ditarë, letra personale etj.

Përshkrimi mbështetet në të dhënat që vijnë përmes shqisave të të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit

dhe të shijuarit.

Në tekstin përshkrues mbizotëron përdorimi i mbiemrave dhe fjalëve përshkruese. Përdoren saktë kohët e

foljes: e tashmja dhe e pakryera. Gjatë përshkrimit përdoret një leksik i pasur e i larmishëm, figura letrare

(metafora, krahasim, epitete, simbole).

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (fjalë kyç, shkrim i lirë, përfytyrim)

Nxënësit udhëzohen të hulumtojnë mbi tekstin, duke e lexuar me vëmendje për të dalluar në secilin përshkrim:

objektin e përshkrimit, fjalët kyç dhe përfytyrimin që u krijohet pas leximit. Pasi i kanë dalluar në secilin tekst

elementet e mësipërme, plotësojnë skedën në libër në faqet 160-161.

Model skede i plotësuar

Plotëso:

Objektin e përshkrimit: Mjedisi i egër e i mrekullueshëm Shqiptar

Fjalët kyç: Shqipëri, nënë e rreptë, burra të ashpër, hëna, ndrin, agimi, lind, çuka, përrenj të bardhë, retë

shpërndahen, ujku bredh, shqipja, zogj, bisha, njerëz të egër, moti me stuhi.

Përfytyrimi që ju krijohet: Shqipëria një vend i zymtë, i ashpër e me bukuri magjepsëse, me njerëz trima

e krenarë. Disa prej tyre muhamedanë e disa të krishterë. Duket sikur natyra e ashpër i ka bërë të tillë: të

vrazhdë, të sertë, por të besës, të paepur përpara vështirësive. Mbrëmja në këtë vend përrallor vjen e qetë

dhe e ngadaltë, ndërsa agimi lind plot energji mbi çdo luginë e çdo breg. E ndërsa retë shpërndahen, bien në

sy malet e thepisura, në të cilat bredh ujku, shqiponja fluturon e lirë, bisha të egra zënë të ulërijnë. Moti fillon

e prishet. Vend i ashpër me njerëz të ashpër, por që të ngjallin një entuziazëm të paparë.

Lexohen e diskutohen skedat e plotësuara me të gjithë nxënësit.

Vlerësimi: Vlerësim motivues gjatë orës. Vlerësohen me notë për shkrimin e tekstit mbi bazën e fjalëve kyç

përgjigjet e dhëna për veçoritë e tekstit përshkrues, plotësimin e saktë të skedës, formulimin e mendimeve etj.

255


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar përshkrues

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Analizë krahasuese. Katedralja e Parisit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon tekstet krahasuese për të evidentuar:

a. Të përbashkëtat;

b. Dallimet;

c. Elemente subjektive;

d. Elementet objektive;

e. Veçoritë e gjuhës.

• bën një shkrim përshkrues krahasues.

Fjalë kyç:

ese përshkruese-krahasuese, Katedralja e

Parisit.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

• Arte

• Shkenca dhe shoqëria

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: stuhi mendimi, diskutim, punë e pavarur me shkrim, analizë teksti.

Organizimi i orës së mësimit

• Lidhja e temës me njohuritë e nxënësve. Stuhi mendimi.

Ç’dini për Katedralen e Parisit?

Nxënësit këtu mund të përmendin veprën letrare, të dhëna të ndryshme të arkitekturës dhe të ndërtimit.

Në sfond shfaqen pamje nga Katedralja e Parisit. Nxënësit mund të flasin mbi pamjet e Katedrales që mund

t’i kenë parë në internet ose nga eksperienca personale, nëse e kanë vizituar më parë katedralen në Paris.

• Ndërtimi i njohurive;

Nxënësit lexojnë fragmente në heshtje dhe ndërtojnë analizën mbi bazën e këtyre pyetjeve:

1. Çfarë jepet në secilin shkrim (tema)?

2. Ç’lloj teksti janë të dyja? Pse?

3. Cili nga përshkrimet ka më shumë elemente objektive, po subjektive?

4. Cilat janë elementet e stilit arkitekturor? Në cilin stil janë bërë?

5. Ku ndryshon piktura nga fotoja e Katedrales? Diskutoni.

256

• Prezantimi i njohurive; diskutim.

Ushtrimi 1. Teksti përshkrues i Viktor Hygosë është subjektiv, sepse qëllimi i përshkrimit është të japë ndjesitë,

përshtypjet për katedralen në funksion të ngjarjeve në veprën artistike, gjuha e figurshme është veçoria

kryesore e ndërtimit të saj.

Teksti i dytë përshkruan duke pasur si qëllim informimin e lexuesit mbi të dhëna e fakte për përmasat, stilin

arkitekturor, kufizimin e saj, vendndodhjen dhe fakte historike që lidhen me të.

Në dallimin mes pikturës dhe fotos, fotoja është me e qartë dhe në funksion të shkrimit, ku dhënia e detajeve

është qëllimi i tekstit, detajet e stilit arkitekturor janë më të rëndësishmet për t’u parë.

Në pikturë autori i ka dhënë ngjyrat sipas perceptimit personal, pa u ndalur në detaje të hollësishme, ndërsa


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

në foto ngjyrat janë neutrale.

Madhështia me të cilën e përshkruan Hygoi katedralen, ka për qëllim tregojë dhe mbi madhështinë e kohës

dhe të qytetit, në të cilin zhvillohen ngjarjet. Nxënësit bëjnë interpretimin e tyre.

Vlerësimi. Vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

MODEL 2

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI

Tematika: Teksti joletrar përshkrues

Kompetenca: Të lexuarit

Tema mësimore: Analizë krahasuese mes dy teksteve

përshkruese

Rezultatet e të nxënit e të kompetencave të lëndës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon për të identifikuar detajet e ndryshme përshkruese

të një objekti;

• veçon detajet përshkruese objektive dhe subjektive;

• analizon dy tekste përshkruese, duke nxjerrë në pah të

veçantat e të përbashkëtat.

Burimet: teksti mësimor, libri digjital.

Situata e të nxënit: vështrim krahasues

mes dy objekteve, dy dukurive, dy

portreteve.

Fjalë kyç:

Katedralja e Parisit, portret, stuhi

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: orientuesi grafik analogji, punë në grupe, punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I

Prezantohet tema mësimore dhe veprimtaritë që do të zhvillojnë nxënësit për të arritur kompetencat.

Klasa ndahet në 3 grupe:

Grupi I Bën analizën krahasuese të dy teksteve për

Katedralen e Parisit. Përshkrimi arkitekturor i katedrales.

Grupi II Portreti dhe autoportreti i Balzakut.

Grupi III Stuhi qershori. Stuhia Sindi.

Për të ndihmuar nxënësit në veprimtaritë e tyre të të nxënit, paraqitni në tabelë skedën e mëposhtme

krahasuese, të cilën do ta plotësojnë gjatë leximit të teksteve.

Skeda: Analiza krahasuese

Elementet mbi të cilat do të punohet Titulli i tekstit 1 Titulli i tekstit 2

1. Referenti që përshkruhet

2. Lloji i tekstit ku gjendet

përshkrimi

3. Këndvështrimi i përshkrimit

4. Detajet specifike për secilin

këndvështrim

5. Imazhet shqisore

6. Teksti që përcjell emocion

257


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

HAPI II

Nxënësit e secilit grup prezantojnë skedën e tyre: Analiza krahasuese.

Më poshtë po japim një model të plotësuar

Elementet mbi të cilat do të punohet Katedralja e Parisit Përshkrimi arkitekturor i

katedrales

1. Referenti

2. Lloji i tekstit

3. Këndvështrimi

4. Detajet specifike

gjuhësore

arkitekturore

5. Imazhet shqisore

6. emocionaliteti

1. Katedralja

2. tekst letrar

3. subjektiv

4. a. leksik me ngjyrim emocional

• personifikim, epitete metaforike,

inversion

p.sh: kubeja papërvojë dhe e

druajtur, guxon të lëshohet drejt

qiellit

• gërshetohet koha e tashme me

të kryerën e thjeshtë, veta III,

forma joveprore

b. gërshetimi i romantikës me

gotiken,

kubeja me gjysmërrethi,

harqe të larta,

shtylla të rënda

5. të parit (format, përmasat)

ndërton imazh të përgjithshëm

6. përcjell më shumë emocion

dhe vlerësim për objektin

1. Katedralja

2. tekst joletrar

3. objektiv

4. a. leksik me kuptim të

drejtpërdrejtë

• ka mbiemra cilësorë e

marrëdhëniorë

p.sh: struktura në formë kryqi,

krahët anësore, 128 m e gjatë

• koha e tashme, veta III,

informon mbi përmasat

• koha e kryer e thjeshtë

informon për historinë e

ndërtimit

b. gërshetim i romantikes me

gotiken,

12 m e gjerë, statuja, kulmi i

ngritur

5. të parit (format, përmasat)

ndërton imazh të detajuar e të

hollësishëm, krijon te lexuesi

imazh të gjallë e konkret.

6. Nuk mbahen qëndrime

emocionale për objektin që

përshkruhet

HAPI III

Vëmendja e nxënësve përqendrohet te krahasimi i pikturës dhe i fotos, të dyja të katedrales.

Ndihmojeni nxënësin me këtë skedë orientuese për të arritur pritshmërinë e duhur.

1. Kompozicioni: raporti i katedrales me objektet e tjera në pikturë e fotot.

2. Elementet artistike: elementet më të rëndësishme artistike në pikturë, si:

ngjyrat, tonet, dritëhija, format, linjat, masat.

3. Pikëvështrimi: elementet artistike të përdorura për të krijuar pikëvështrimin.

4. Ngjyrat: ngjyrat e përdorura në pikturë e foto, lidhja e tyre simbolike me

kuptimin dhe epokën e ndërtimit.

5. Tonet: përdorimi i dritës dhe hijes në pikturë e në foto,

tonet e ngjyrave që tërheqin vëmendjen.

6. Linjat, format, masat: karakteristikat arkitekturore, të cilat identifikojnë stilin gotik

Shënim: Nëse koha për të realizuar gjithë veprimtarinë mësimore është e pamjaftueshme, mund ta jepni si

detyrë shtëpie, që ta përdorni më pas si punë në portofol.

258


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar përshkrues

Kompetenca: Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Portreti i Balzakut

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• analizon tekstet e dhëna për të nxjerrë:

1. të përbashkëtat dhe të veçantat mes biografisë dhe

autobiografisë, mes përshkrimit letrar dhe atij joletrar,

2. përshkrimin fizik nga ai moral;

• bën një autoportret sipas modelit të Balzakut.

Fjalë kyç:

portret, Balzaku, Stefan Cvajg,

autoportret.

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Identiteti kombëtar dhe njohja e

kulturave

• Arte

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: me hapa, analizë teksti, stuhi mendimi, punë e drejtuar,

punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I

Nxënësit sjellin informacione për Balzakun, duke u përqendruar në veçori të karakterit të tij si njeri dhe të

karakteristikat si shkrimtar, më tepër se në detaje të jetës së tij.

Hapi II

Nxënësit punojnë me tekstet në heshtje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

• elementet e përbashkëta fizike dhe në karakter;

• identifikon notat e humorit në autoportret;

• bën dallimet e përshkrimit të portretit në biografi dhe në autobiografi (portret dhe autoportret).

Portreti i tij i shkujdesur nga ana fizike është ajo që i bashkon dy përshkrimet, por përshkrimi fizik me nota

humori mbizotëron në përshkrimin e Cvajgut. Nga Cvajgu shohim se si perceptohet figura e tij në qarqe të

ndryshme shoqërore.

Vlerësimi. Vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në

nxjerrjen e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

Detyrë. Bëni një autoportret sipas modelit të tekstit.

259


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Teksti joletrar udhëzues

Kompetenca:Të lexuarit

Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Tema mësimore: Rregullorja e klasës

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• lexon rregulloret e klasës për të analizuar:

a. veçoritë e një rregulloreje klase;

b. dallimet mes rregulloreve të ndryshme klase e shkolle;

c. evidenton detyrat dhe detyrimet në një rregullore;

• harton një rregullore klase.

Fjalë kyç:

rregullorja e klasë, rregulla, detyrime, të

drejta

Burimet: “Gjuha shqipe 9”, libri digjital, përvoja të nxënësve.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

• Sociologji

Metoda, teknika dhe veprimtari të nxënësve: stuhi mendimi, analizë teksti, Diagrami i Venit, diskutim,

punë e pavarur në grupe me shkrim.

Organizimi i orës së mësimit

HAPI I Stuhi mendimi

Nxënësit japin përkufizimin e tyre për rregulloren, duke kujtuar ku përdoren ato, përse shërbejnë dhe çfarë

përmbajnë kryesisht.

RREGULLORJA

Hapi II Analizë teksti

Nxënësit punojnë me modelet e tekstit për të nxjerrë veçoritë e tekstit, si:

• tekst joletrar udhëzues;

• koha e foljeve, e tashme dhe lidhore;

• regjistri libror;

• terminologjia specifike në fushën e arsimit;

• leksiku formal;

• gjuhë e qartë dhe fjali jo shumë të gjata.

Nxënësit japin mendimet e tyre, nëse ndryshojnë rregulloret në varësi të nxënësve e të komunitetit.

Bëjnë një krahasim mes rregullores së klasës së tyre me atë të dhënë në tekst, duke përdorur Diagramin e

Venit.

Hapi III

Nxënësit ndahen në grupe e punojnë sipas tematikave të dhëna në tekst duke bashkëvepruar edhe për çështjet

e dhëna në rubrikën “Diskutoni”, faqe 171.

Më pas krahasohen tekstet e nxënësve me tekste të dhëna në libër dhe vihen në dukje dallimet mes tyre, duke

i argumentuar ato.

Vlerësimi: vlerësim me notë, sipas gjykimit të mësuesit, për: aktivizimin e nxënësve, angazhimin në nxjerrjen

e njohurive të reja, saktësinë, logjikën, shprehitë dhe leksikun e pasur.

260


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Projekt: Adoleshenca dhe problemet e saj (3 orë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

• kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit;

• kompetenca e të menduarit;

• kompetenca e të menduarit për të nxënë;

• kompetenca e të mësuarit për të nxënë;

• kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin;

• kompetenca personale;

• kompetenca qytetare;

• kompetenca digjitale.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/-ja:

• jep mendimin e tij rreth problemeve që shfaqen në adoleshencë;

• tregon mënyra të ndryshme të përmirësimit dhe zgjidhjes së

këtyre problemeve;

• interpreton në role situata të ndryshme nga jeta e adoleshentit;

• krijon vetë skenarin, skenografinë, muzikën etj.;

• liston cilësitë pozitive dhe negative që ai mendon se ka.

Numri i orëve që do të shfrytëzohen për realizimin e projektit:

• të folurit

• të dëgjuarit

• të lexuarit

Burimet: Interneti, përvojat e nxënësit

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, punë me grupe.

Partnerët: Nxënës, prindër, mësues, psikologjia.

Numri i nxënësve në projekt: Të gjithë nxënësit e klasave të nënta.

Temat e njohurive kryesore që

rimerren në projekt: Biseda,

intervista, teksti argumentues, teksti

përshkrues, autobiografia etj.

Lidhja me fushat e tjera dhe temat

ndërkurrikulare:

Arte, Tik

Temat ndërkurrikulare:

• Problemet që shqetësojnë

adoleshentët.

• Interpretimi i situatave ku trajtohet jo

vetëm problemi, por edhe zgjidhja

e tij.

• Unë dhe bota rreth meje.

Përshkrimi i projektit dhe i veprimtarive që do të zhvillohen:

Ky projekt ka për qëllim të aftësojë nxënësit të diskutojnë rreth problemeve që shfaqen në adoleshencë dhe

për rrugët e zgjidhjes së tyre. Duke qenë se është mosha më delikate, kur fëmijët fillojnë të shfaqin disa sjellje

ndryshe, është e rëndësishme që të tre partnerët: mësuesit nxënësit dhe prindërit të diskutojnë dhe të japin

mendime rreth këtyre problemeve. Përvojat e sjella nga gjithsecili mund të ndihmojnë duke sjellë edhe modele

komunikimi midis të gjithë aktorëve.

Ora I e projektit

Hapi I

• Prezantimi i temës së projektit, ndahet klasa në grupe të vogla pune me nga 5-6 nxënës.

• U jepen nxënësve fletë formati A4 dhe lapsa me ngjyra, ku do të shkruajnë problemet që kanë në këtë

moshë, adoleshencë (punojnë rreth 10 minuta).

• U sugjerohet nxënësve që brenda grupit të shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin dhe të qarkojnë me lapsa

me ngjyrë problemet e përbashkëta që kanë identifikuar.

Hapi II

• Secilit grup i jepet nga një tabak i bardhë, në të cilin do të shkruhen problemet e përbashkëta që identifikuan.

• Tabakët vendosen në tabelë njëri pas tjetrit. Qarkohen me lapsa me ngjyrë problemet e përbashkëta të të

gjitha grupeve p.sh.: marrëdhëniet me bashkëmoshatarët, mësuesit, prindërit etj.)

• Diskutohet rreth tyre.

261


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Hapi III

• U kërkohet grupeve të shkruajnë në fletën e bardhë mendimet e tyre rreth mënyrës së përmirësimit të

marrëdhënieve.

• Që kjo veprimtari të bëhet më e larmishme dhe nxënësit të mos përsërisin njëri-tjetrin, secili grup të japë

mendime për një problematikë të indetifikuar.

• Zgjedhjet bëhen nga vetë nxënësit.

Ora II e projektit

Hapi I

• Çdo grup ka për detyrë të krijojë vetë një skenar rreth një situate, në të cilën do të trajtohet jo vetëm

problemi, por edhe zgjidhja e tij. Brenda grupit nxënësit ndajnë detyrat me njëri-tjetrin për të realizuar një

dramatizim të plotë. (shkrimi i skenarit, skenografia, efekti muzikor etj.)

Hapi II

• Interpretim me role.

• Secili grup do të paraqesë nëpërmjet interpretimit situata të ndryshme nga jeta e tij si adoleshent, ku në

secilën situatë të trajtohet jo vetëm problemi, por edhe zgjidhja e tij.

a) marrëdhëniet me bashkëmoshatarët për të krijuar identitetin e tyre.

b) dhuna mes bashkëmoshatarëve, ku adoleshenti detyrohet te bëjë diçka jashtë dëshirës së tij.

c) gjendja emocionale e adoleshentit gjatë një konflikti familjar, gjë që sjell:

- rezultate të dobëta në mësime;

- frekuentim të dobët ose braktisje të shkollës;

- përfshirje në botën e krimit;

- formim të sjelljeve të rrezikshme (duhani,alkooli,droga).

• Nxënësit vlerësojnë interpretimin e njëri-tjetrit.

Ora III e projektit

Veprimtaria me temë: Unë dhe bota rreth meje

Secili nxënës vizaton në një fletë formati pesë rrathë, nga më i vogli deri te më i madhi, ku në qendër mendohet

të jetë ai vetë, pra nxënësi.

Udhëzohen nxënësit ta palosin fletën në katërsh. Pasi e hapin shkruajnë në pjesën e sipërme në të majtë

pesë cilësi pozitive, që ata mendojnë se i kanë. Në pjesën e poshtme të këtij krahu pesë cilësi negative, që ata

mendojnë se i kanë. Në pjesët e sipërme dhe të poshtme të krahut të djathtë veprohet në të njëjtën mënyrë,

por me pesë cilësi që ai mendon se të tjerët dallojnë tek ai.

Modeli i plotësuar mund të jetë ky:

i drejtë

gjaknxehtë

bujar

tolerant

punëtor

mirëkuptues

mendjemadh

arrogant

pasiv

luftarak

262

Lexohen disa fletë të plotësuara. Nxënësit mund të bëjnë pyetje rreth vlerësimit që i bëjnë vetvetes.

Cila pjesë ishte më e vështirë për t’u plotësuar? Ku u mbështete për të bërë vlerësimin që kanë të tjerët për ty

dhe ti për veten?

Në fund të orës, dilet në disa përfundime dhe bëhet vlerësimi i nxënësve.

Vlerësimi me gojë dhe motivues.

Nxënësit vlerësohen veçanërisht në dosje.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: IV Klasa: IX

Tematika: Drejtshkrim

Tema mësimore: Diktim

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

• ndjek rregullat e drejtshkrimit për fjalë të prejardhura; të

përbëra ë të përngjitura;

• shkruan saktë fjalët me vizë në mes;

• drejtshkruan numërorët në raste të ndryshme.

Burimet: Libri “Gjuha shqipe 9”, Libri digjital, Drejtshkrimi

i gjuhës shqipe, përvoja të nxënësve.

Situata e të nxënit:

Diktimet

Fjalët kyç:

Drejtshkrim i fjalëve të përbëra, të

prejardhura, të përngjitura, me vizë ne

mes, numërorë.

Lidhja e temës me fushat e tjera

dhe tema ndërkurrikulare;

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: diktim, ushtrime me plotësim.

Organizimi i orës së mësimit

Fillimisht diktojmë tekstin e mëposhtëm dhe më pas nxënësit plotësojnë ushtrimet e dhëna.

3 pikë (mësuesi ul një pikë për përsëritje gabimesh)

Drejtshkrimi nuk është vetëm një çështje shkencore, por edhe një problem i rëndësishëm shoqëror, sepse

është shprehje e drejtpërdrejtë e njësimit të gjuhës letrare kombëtare, e cila luan një rol të dorës së parë

në forcimin e vetëdijes kombëtare, në zhvillimin e jetës mendore”. Kjo është vetëm një nga pikat e dala

nga Kongresi i Drejtshkrimit që u mbajt nga datat 20 -25 nëntor 1972 në Tiranë, ku ishin të pranishëm 87

delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe arbëreshë nga Italia. 41 vjet më pas, historianët

dhe akademikët e gjuhës, janë përfshirë shpesh në debate, të cilat në thelb kanë në duhet të preket apo jo

standardi i vendosur më 1972-in.

Në fillim të shekullit XX, janë bërë përpjekjet e para për të pasur një gjuhë të unifikuar dhe në këtë ngjarje u

vendosën disa parime mbi të cilat do të mbështetej standardizimi i shqipes.

1. Rregullat e drejtshkrimit të mbështeten sa më gjerë në trajtat e përbashkëta të gjuhës kombëtare shqipe.

2. Parim themelor i rregullave të drejtshkrimit të shqipes të jetë parimi fonetik. Ky parim do të zbatohet në

të gjitha rastet kur shqiptimi letrar paraqitet i njësuar; në këtë mënyrë do të vendoset një lidhje e ngushtë

midis formës së shkruar dhe formës së folur të gjuhës letrare.

3. Meqenëse shkrimi pasqyron jo vetëm strukturën fonetike, por edhe veçoritë e strukturës gramatikore,

leksikore e fjalëformuese të gjuhës, rregullat e drejtshkrimit do të mbështeten edhe në parimin morfologjik,

i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj.

4. Parimi historik-tradicional do të pranohet në pak raste, kur në gjuhën letrare ka një traditë shkrimi të

vjetër, të ngulitur prej kohësh.

5. Rregullat e drejtshkrimit të jenë sa më të thjeshta, të qarta e përgjithësuese.

263


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Ushtrime me plotësim

1. Gjeni gabimet dhe shkruani saktë fjalët. 6 pikë

Dredha-lesh, elektro-mekanik, fletëdalje, juglindje, këpucë- bërës,kokëfortë, kokëshkëmb, kokulur,

nën-drejtor, radiomarrës, gjith ashtu, meqenë se,

2. Shkruani për secilën klasë fjalësh nga dy shembuj të fjalëve me vizë në mes. 10 pikë

Emra, numërorë, ndajfolje, mbiemra, pjesëza.

3. Vendosni aty ku duhet vizën ndërmjet fjalëve. 6 pikë

□ ishkomandant;

□ jug juglindje;

□ klasa e 2 të;

□ Kongresi V ;

□ gara e çiklizmit Tiranë-Elbasan Korçë,

□ hekurudha Rrogozhinë Fier;

□ fjalori drejtshkrimor i shqipes;

□ fjalori shqip anglisht.

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-6 7-8 9-10 11-15 16-20 21-22 23-25

Përgjigjet

1. Gjeni gabimet dhe shkruani saktë fjalët. 6 pikë

Dredhalesh, elektromekanik, fletëdalje, juglindje, këpucë-bërës,kokëfortë, kokëshkëmb,

kokulur,nëndrejtor, radiomarrës, gjithashtu, meqenëse,

2. Shkruani për secilën klasë fjalësh nga dy shembuj të fjalëve me vizë në mës. 10 pikë

Emra, numërorë, ndajfolje, mbiemra, pjesëza.

3. Vendosni aty ku duhet vizën ndërmjet fjalëve. 6 pikë

• Ish-komandant;

• jug - juglindje;

• klasa e 2-të;

• Kongresi V;

• gara e çiklizmit Tiranë-Elbasan- Korçë;

• hekurudha Rrogozhinë - Fier;

• fjalori drejtshkrimor i shqipes;

• fjalori shqip – anglisht.

264


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Bisedë letrare

Plaku dhe deti” nga Ernest Heminguej (lexim jashtë klase)

Të kuptojmë përmbajtjen

1. Në cilin vit u botua novela “Plaku dhe deti”?

a. 1950,

b. 1951,

c. 1952,

d. 1953.

2. Në fillim të novelës tregohet se sa ditë kanë kaluar që kur

Santiagoja ka kapur peshkun e fundit.

a. 40 ditë,

b. 84 ditë,

c. 87 ditë,

Ernest Heminguej

d. 120 ditë.

3. Cili është heroi i Santiagos?

a. Harry Truman,

b. Joe Di Maggio,

c. Dick Sisler,

d. Fidel Castro.

4. Një natë para se të dilte për peshkim Santiagoja ëndërroi:

a. Një stuhi të madhe,

b. Një grua të bukur,

c. Luanë në breg të detit,

d. Një ndeshje mundjeje?

5. Ç’lloj peshku kapi Santiagoja në fillim:

a. ton,

b. marlin,

c. karkalec deti,

d. breshkë uji?

6. Cila ishte dëshira që përsëriste vazhdimisht plaku Santiago gjatë dyluftimit me peshkun Marlin:

a. që djali, Manoli, të ishte me të,

b. të ishte më i ri.

c. të kishte pajisje më të mira.

d. të kishte si dëshmitarë të fitores së tij peshkatarët që e tallnin.

7. Për t’i dhënë më tepër kurajë vetes, Santiagoja kujtoi ndeshjen e tij me “zezakun e madh të

Cienfuegos”. Lloji i sportit ku mundi ai sfiduesin e tij ishte:

a. tenis,

b. boks,

c. mundje krahu (thyerje krahu),

d. skermë?

8. Çfarë nxori e hëngri plaku nga barku i delfinit:

a. karkalec deti,

265


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

b. peshk fluturues,

c. alga deti,

d. kallamar?

9. Si e vrau Santiagoja peshkun Marlin:

a. e goditi me fuzhnjë në zemër.

b. e goditi me thikë në sy.

c. e goditi në kokë me çomangë.

d. e fshikulloi brenda në barkë?

10. Sa kohë iu deshën peshkaqenëve të mbërrinin dhe të sulmonin peshkun Marlin:

a. 10 minuta,

b. 1 orë,

c. 6 orë,

d. 1 ditë?

11. Opinionet që dëgjonte plaku për veten e tij në tarracën e kafenesë:

a. e konsideronin si hero,

b. e tallnin për humbjen e tij,

c. i ofronin një pjesë të gjahut të tyre,

d. sikur nuk ekzistonte në kafene?

12. Çfarë ndodhi kur plaku u kthye në klubin e peshkatarëve:

a. Manoli i premton se do të peshkonin së bashku.

b. Peshkatarët e tallën Santiagon për tekën e tij që të peshkonte larg.

c. Turistët i kërkuan të rrëfente me hollësi aventurën e tij.

d. Për nder të tij u ngrit një statujë.

• Të analizojmë

Analiza e personazheve dhe e mjedisit

I. Plotëso pemën e mendjes (organizuesin grafik), duke u nisur nga përshkrimi i portretit fizik që i bën autori

Santiagos.

veshja

qafa

sytë

Santiagoja

duart

fytyra

II. Kjo novelë është e pasur me përshkrime të mrekullueshme artistike. Jep përshkrimin e autorit për:

Përshkrimi i autorit peshqit Ata ishin miqtë e tij më të mirë atje në det

peshqit

detin

zogun

plakun

peshkaqenin

djalin

Përshkrimi i autorit

Ata ishin miqtë e tij më të mirë atje në det

266


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

III. Duke u mbështetur në pikturën e dhënë dhe në novelën

“Plaku dhe deti” përshkruaj shtëpinë ku jetonte plaku Santiago

(jo më shumë se 10 fjali).

IV. Cilat janë veprimet më të rëndësishme që kryen plaku gjatë shtjellimit të ngjarjes dhe

si ndikojnë ato në gjendjen e tij shpirtërore dhe psikologjike?

Veprimet

- Plaku ka 84 ditë që nuk ka

zënë asnjë peshk.

-

-

-

-

Gjendja shpirtërore e psikologjike

- Disfatë që paralajmëron nënshtrimin e plakut dhe

ndarjen e tij përfundimtare me detin, por nga ana tjetër

përqendrimin e të gjitha forcave mendore, shpirtërore dhe

fizike, për t’u përballur për herë të fundit me detin.

-

-

-

V. Në bashkëbisedimin e plakut me veten nxirr arsyet se pse e vrau plaku peshkun?

• E vrau për të sfiduar peshkatarët e tjerë.

VI. Në këtë novelë autori përdor shumë simbole. Lidh me shigjetë objektin me simbolin e tij.

Peshku marlin

Luanët

Peshkaqenët

Plaku

Filli i grepit

Ligjet shkatërruese të universit.

Kundërshtar ideal që nxjerr më të mirën prej tij.

Lidhja vëllazërore midis Santiagos dhe peshkut.

Harmonia midis dy forcave të kundërta: jetës e

vdekjes, shkatërrimit dhe rigjenerimit të jetës.

Mençuria, përvoja e jetës dhe intuita e lindur.

VII. Për tri ditë e tri net plaku dhe peshku luftojnë nëpër hapësirat ujore të mbërthyer njëri me tjetrin pa

pasur asnjë mundësi shkëputjeje, më e ashpër bëhet kjo luftë kur marrin pjesë edhe peshkaqenët. Gjatë

kësaj beteje plaku ka humbur dhe ka fituar. Bëj bilancin e fitoreve dhe humbjeve të tij.

Fitoret

Luftoi me peshkun dhe e mundi.

Humbjet

Nuk arriti ta mbronte peshkun nga peshkaqenët.

267


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

VIII. Në ç’përfundim arrin duke pasur parasysh bilancin e bërë më lart? Argumenton përgjigjen. A mendon se

njeriu duhet të luftojë deri në fund të jetës së tij pavarësisht nga humbjet? (Diskutoni me shokët dhe mësuesin/en.)

IX. Heminguej ka dashur të japë një mesazh të rëndësishëm për jetën në novelën e tij.

Cili është ai? Formuloje me kujdes mendimin tënd duke pasur parasysh edhe diskutimin që bëtë më lart me

shokët dhe mësuesin/en.

• Bashkëbisedim

I. Novela “Plaku dhe deti” paraqet duelin e njeriut me natyrën, humbjes dhe fitores, jetës dhe vdekjes, vetësakrifikimit

në emër të madhështisë së njerëzimit. Përmend disa autorë dhe veprat e tyre që trajtojnë të njëjtën temë.

II. Ç’rol luan djali në jetën e plakut? Kë i sjell ndër mend ai plakut?

III. Ç’ka dashur të thotë plaku Santiago me thënien “Njeriu nuk ka lindur për të duruar dështimin. Atë mund

ta asgjësosh, por nuk mund ta mundësh”.

IV. Cila ishte ajo gjë që e vret më tepër shpirtërisht peshkatarin si qenie njerëzore?

V. Pjesën më të madhe të novelës e zë meditimi i plakut, meditim që jepet në formën e një bashkëbisedimi

me veten, me kujtimet, me peshkun apo edhe me zogun e detit që i sillet mbi krye. Si mendoni ju, pse autori

ka zgjedhur këtë mënyrë ndërtimi të novelës?

VI. Ç’mund të thoni për stilin e autorit (gjuha e përdorur, vërtetësia e përshkrimit, rrëfimi, figurat letrare,

marrëdhëniet që ai vendos me lexuesin etj.).

• Ti dhe historia

I. A mund të propozosh një zgjidhje tjetër të konfliktit, që plaku Santiago të kthehej së bashku me

peshkun fitimtar në fshat?

II. Çfarë cilësish duhet të ketë një njeri që të triumfojë mbi vështirësitë e jetës?

III. Trego ndonjë ngjarje kur je ndodhur para vështirësish të mëdha dhe si i ke kapërcyer ato? I ke

përballuar i vetëm apo të kanë ndihmuar të tjerë?

IV. Pasi ke lexuar veprën plotëso tabelën e mëposhtme.

Çfarë dije për veprën?

Çfarë mësove për të?

• Këshilla leximi

Për të krijuar një përfytyrim më të plotë dhe më të saktë për krijimtarinë e Heminguejt ju këshillojmë të lexoni

edhe vepra të tjera të tij. Po listojmë disa nga veprat e tij: Vëllime me tregime: “Në kohën tonë”, “Burra pa

gra”, “Fitimtari nuk merr asgjë”, “Vdekja në mesditë”, “Dëborat e Kilimanxharos”, “Kodrat e gjelbra të Afrikës”.

Romane: “Lamtumirë armë!”, “Për kë bien kambanat?”, “Dhe lind dielli” etj.

268


Test për tremujorin I (shtator – dhjetor)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe zgjidh a përgjigju për kërkesat e mëposhtme.

Origjina e bimëve dhe e kafshëve

Toka e shkretë mbiu nga deti dhe u transformua në një vend të banueshëm prej llojeve të ndryshme të qenieve

të gjalla.

Në fillesë të saj kishte kudo vetëm ujë. Veçse diku nisi të nxirrte krye pak tokë e shkretë, që rrihej nga erërat

dhe shirat. Ishin dy lloj erërash:

Musoli: erë e vrullshme dhe e keqe.

Mukoli: erë e freskët dhe e lehtë.

Një ditë Musoli fryu me forcë të madhe duke ngritur dallgë të mëdha si male, aq të mëdha, sa nisi të acarojë

dhe të shqetësojë Mukolin.

Kështu filloi grindja.

Musoli përçmonte rivalin e tij duke e akuzuar për dobësi dhe pazotësi.

– Kur fryn ti, – i thoshte Musoli, – uji as që e merr vesh. – Nëse fryj unë, uji fryhet, vallëzon, bërtet e ngrihet

deri në qiell.

Dhe, për të treguar aftësitë e tij, mendoi të krijonte diçka që t’u përgjigjej përkëdheljeve të tij dhe të ishte

përçuesi i mirësjelljes së vet.

Kështu krijoi lupungën, një rrënjëz që ai e futi thellë në tokë, mu në qendër të ishullit të shkretë.

Mbas disa kohësh, mbiu një kërcell që lëshoi tri gjethëza të gjelbra, e cili hapi drejt qiellit një lule të mrekullueshme.

Atëherë Mukoli fryu dhe pa me gëzim lulen të vallëzonte e gjethet të fëshfërinin si për të duartrokitur dhe për

të falënderuar për dhurimin e jetës. Qe mjaft i kënaqur.

Por arriti Musoli i furishëm që u përpoq ta këpuste bimëzën, duke fryrë me të gjithë fuqinë.

Bimëza përkulej këtej e andej, por mundi t’u qëndronte të gjitha sulmeve.

Me të kaluar stuhia, bimëza u drejtua duke treguar ngjyrat e shkëlqyera që i binin më shumë në sy pas stuhisë,

dhe nisi të kundërmojë ajrin me aromën e saj.

Atëherë Musoli kuptoi se dhe kundërshtari i tij dinte të bënte diçka të mirë dhe u tërhoq në një anë të oqeanit,

duke e lënë rivalin e tij në paqe.

Lupulunga e vogël u rrit e u bë pemë, u ngarkua me lule e fruta. Nga farat e frutave të rëna në tokë mbinë bimë

të reja. Ato formuan pyje të mëdha me pemë. Me to u mbulua i gjithë ishulli.

Me kalimin e kohës, njëra nga pemët u tha nga pleqëria dhe nga druri i kalbur doli një insekt. Ishte një krimb

i bardhë, i gjatë 2 cm dhe shumë grykës pas fletëve të buta të bimëve. Ai u shumëzua aq shumë sa vuri në

rrezik jetën e bimëve të tjera.

Atëherë Mukoli e përzuri me të gjithë pasardhësit e tij. Lejoi që të mbetej vetëm një krimb, i cili kishte premtuar

se do të ishte i urtë dhe i sjellshëm. Nga ai patën vazhdimin më tej të gjitha kafshët paqësore. Ndërsa nga

krimbat e tjerë që u fshehën, lindën kafshët grabitqare.

Pjesa I. Njohuri letrare

Rretho përgjigjen e saktë.

Pjesa e mësipërme është:

a. tekst rrëfyes letrar b. tekst rrëfyes joletrar

Veçoritë që i përkasin mitit janë:

jep informacione të vërteta dhe të pamohueshme;

përfundimi i rrëfimit është i gëzueshëm;

përpiqet t’u japë përgjigje mëdyshjeve të njeriut;

përfshihen shumë ngjarje të lidhura me njëra-tjetrën.

Cilësitë e personazheve paraqiten:

nga fjalët e personazheve të tjera;

nga fjalët e veprimet e tyre;

1 pikë

1 pikë

269


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

nga vetë rrëfimtari;

nga rrëfimtari dhe veprimet e tyre.

Musoli është erë:

e vrullshme dhe e freskët;

e freskët dhe e lehtë;

e freskët dhe e keqe;

e vrullshme dhe e keqe.

Toka në fillesë të saj kishte:

ujë kudo;

një kërcell me tri gjethëza;

stuhi e përmbytje;

veçse pemë me lule e fruta.

Në situatën fillestare u njoha me:

problemin dhe mjedisin;

kohën dhe personazhet;

tiparet e personazheve kryesore;

shkakun dhe pasojën e dashurisë.

1 pikë

1 pikë

1 pikë

1. Shkruaj karakteristikat e dy personazheve që dalin në këtë mit. 3 pikë

Musoli → .........................................................................................

Mukoli → .........................................................................................

2. Shkruaj klasën ku bëjnë pjesë fjalët që identifikuat.

.........................................................................................

.........................................................................................

3. Çfarë i bashkon dhe i ndan dy personazhet? 4 pikë

i bashkon ........................................................

i ndan ..............................................................

4. Cila figurë letrare ndërtohet nga veprimi i dy personazheve?

5. Shpjego ndryshimin e qëndrimit të Musolit ndaj kundërshtarit të tij. 2 pikë

6. Përcakto figurën kryesore letrare mbi të cilën është ndërtuar ky mit. 3 pikë

Ilustroni me 2 shembuj nga teksti.

7. Shkruaj idenë që përcillet përmes veprimeve të personazheve. 1 pikë

8. Sill detaje nga miti në mbështetje të idesë që nxore. 2 pikë

270


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Pjesa II. Njohuri gjuhësore

Emërzo mbiemrat e nënvizuar. Përdori në fjali brenda kontekstit të dhënë.

… kundërshtari i tij dinte të bënte diçka të mirë.

4 pikë

Emërzimi

Ishte një krimb i bardhë, i gjatë 2 cm.

Fjalia

emërzimi

Fjalia

Përcakto klasën e fjalëve të nënvizuara.

Mbi një kërcell që lëshoi tri gjethëza të gjelbra.

Hapi drejt qiellit një lule të mrekullueshme.

Diku nisi të nxjerrë krye pak tokë e shkretë.

Nga ai e patën vazhdimin më tej të gjitha kafshët.

4 pikë

Rretho në fjalitë e dhëna rastet kur apostrofi është përdorur gabim.

… diçka që tu përgjigjej përkëdheljeve të tij.

… m’u në qendër të ishullit të shkretë

… mundi t’u rezistojë sulmeve

… m’i trego aftësitë e tua, - tha Mukoli.

1 pikë

Shndërro fjalinë e dhënë nga forma veprore në pësore.

Ato formuan pyje të mëdha me pemë.

3 pikë

Emërto funksionin sintaksor të gjymtyrëve të nënvizuara.

Diku nisi të nxirrte krye pak tokë e shkretë.

Të ishte përçuesi i mirësjelljes së vet.

E përçmonte rivalin e vet duke e akuzuar.

3 pikë

Tabela e vlerësimit

% 0 - 24 25 - 38 39 - 51 52 - 64 65 - 77 78 - 90 91 - 100

Pikët 0 - 8 9 –13 15 - 17 18 - 22 23 - 27 28 - 31 32 -35

Nota 4 5 6 7 8 9 10

271


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Test tremujori II (Janar – Mars)

Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe zgjidh a përgjigju për kërkesat e mëposhtme.

Plaku dhe deti

Fati i tij ishte që të qëndronte në thellësirat e errëta të oqeanit, larg të gjitha kurtheve të grepave dhe dinakërive.

Fati im ishte që të shkoja dhe ta gjeja të vetëm, atje ku nuk kishte depërtuar asnjeri tjetër. Asnjeri tjetër i kësaj

bote. Tani ne jemi të lidhur bashkë me njeri-tjetrin që nga mesdita. Dhe asnjeri nuk mund t’i vijë në ndihmë atij

ose mua.

Ndoshta unë nuk duhej të bëhesha peshkatar, mendoi. Por s’ke ç’i bën, sepse për këtë gjë jam lindur në këtë

botë. Duhet të kujdesem të ha tonin përpara se të zbardhë dita.

Pak kohë para se të gdhinte, diçka kafshoi njërën nga karremat që i kish pas shpine. Dëgjoi se si u thye kallami

dhe filli rrëshqiti me shpejtësi nga buza e barkës. Në errësirë nxori thikën nga këllëfi dhe, duke përballuar

gjithë forcën tërheqëse të peshkut me shpatullën e majtë, i dha trupit prapa dhe e preu fillin tek druri i buzës së

barkës. Pastaj preu fillin që kishte më pranë dhe në errësirë lidhi fundet e lira të lëmsheve rezervë. Ai punonte

me shkathtësi duke shtrënguar fillin me njërën dorë dhe duke mbajtur me këmbë lëmshin rezervë. Të gjitha

ishin të lidhura bashkë, dy për çdo karrem të lëshuar dhe dy për litarin që kishte kapur peshkun.

“Peshk”, i tha me zë të ulët, “unë nuk ndahem nga ty gjersa jam gjallë, por ma pret mendja se dhe ti nuk

ndahesh nga unë”, mendoi plaku dhe zuri të presë mëngjesin.

Në këtë orë të mëngjesit bënte ftohët dhe ai u shtrëngua pas dërrasave që të ngrohej. “Unë mund të duroj,

derisa duron dhe peshku”, mendoi. Dhe agimi ndriçoi në fillim litarin e tendosur që futej thellë në ujë. Barka

ikte pa pushim dhe kur dielli nisi të ngrihet në horizont, ai dukej sikur qëndronte mbi supin e djathtë të plakut.

“Po ecën drejt veriut”, tha plaku. Rryma do të na ketë shpurë larg nga lindja, mendoi. Do kisha qejf që peshku

të ikte pas rrymës. Kjo gjë do të tregonte se është lodhur.

Marrë nga novela e Ernest Heminguejit“Plaku dhe deti”

Pjesa I. Njohuri letrare

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Cilat prej temave të mëposhtme trajtohen në këtë fragment: 1

pikë

forca dhe besimi i njeriut te vetja;

sfida e njeriut ndaj fatit;

krenaria njerëzore për të triumfuar në gjithçka;

njeriu dhe mbijetesa.

2. Informacioni kryesor që kërkon të përcjellë autori në paragrafin I është: 1 pikë

vendndodhja e personazheve;

fillimi i betejës mes personazheve;

fillimi i miqësisë mes personazheve;

fatet e personazheve janë të paracaktuar.

3. Në paragrafin III autori synon të paraqesë: 1 pikë

veprimet e njëpasnjëshme që kryen plaku;

gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet plaku;

njohuritë që ka plaku për profesionin;

qëndrimin e palëkundur të plakut në luftën për mbijetesë.

272

4. Rretho çiftin ku jepen dy veprime të kryera nga plaku: 1 pikë


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

u thye kallami – nxori thikën;

preu fillin – rrëshqiti filli;

shtrëngoi fillin – mban me këmbë lëmshin;

kafshoi karremin – i dha trupit para.

5. Ngjarja zhvillohet brenda kësaj periudhe kohore: 1 pikë

natë – agim;

agim – mbrëmje;

mëngjes – mesditë;

natë – mesditë.

6. Alternativat që tregojnë se plaku është peshkatar me përvojë dhe i zoti, janë: 1 pikë

orientohet mirë me pikat e horizontit;

shpejtësia me të cilën manovron;

nuk njeh ndikimin e rrymave detare;

përballon me vështirësi të papriturat e detit.

7. Përsëritja e grupit përemëror “Asnjeri tjetër ...” na jep: 1 pikë

guximin dhe kurajën e plakut;

sfidën ndaj fatit;

largësinë dhe thellësinë e detit;

rrezikun dhe të papriturat e detit.

8. Shpjego përse autori i vendos veprimet në këtë mjedis. 2 pikë

9. Gjej dhe shkruaj detajin që nxit veprimet e plakut. 1 pikë

10. Shkruaj cili është qëndrimi yt lidhur me veprimet dhe karakterin e plakut. 2 pikë

11. Teknika e shkrimit e përdorur nga autori në këtë fragment është dialog-monolog.

Jepni dy argumente përse është përdorur kjo teknikë.

2 pikë

a. b.

12. Shkruaj si i kupton fjalët e plakut “ … unë nuk ndahem nga ty sa të jem gjallë, por ma pret mendja se

dhe ti nuk ndahesh nga unë.”

2 pikë

273


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Pjesa II. Njohuri gjuhësore

1.. Gjej dhe nënvizo në paragrafin I gjymtyrët homogjene. Shkruaj cilat prej tyre kanë funksion:

3 pikë

përcaktor

kallëzues

kundrinor i zhdrejtë →

2. Shndërro fjalinë dëftore në dëftore thirrmore. 2 pikë

Tani ne jemi të lidhur bashkë me njëri-tjetrin.

3. Emërto llojin e fjalive sipas gjymtyrës kryesore.

Asnjeri tjetër i kësaj bote.

3 pikë

Asnjeri nuk mund t’i vijë në ndihmë atij ose mua.

Në këtë orë të mëngjesit bënte ftohtë.

4. Emërto fjalitë mbështetur në përbërjen kallëzuesore dhe në mjetin e lidhjes. 3 pikë

Unë mund të duroj sa duron dhe peshku.

Ndoshta unë nuk duhej të bëhesha peshkatar.

Barka ikte pa pushim dhe dielli nisi të ngrihet në horizont.

5. Shndërro gjymtyrët e nënvizuara në pjesë të nënrenditur. 4 pikë

Nuk e ndiente lodhjen nga gëzimi

Nisi të voziste me nxitim për të mos humbur kohë

• Emërto pjesët e nënrenditura që ndërtuat.

a. b.

6. Shkruaje fjalinë e dhënë si ligjëratë të drejtë, ku fjalët e autorit (pjesa lajmëruese) të jenë në fillim.

3 pikë

Peshk, i tha me zë të ulët, unë nuk ndahem nga ty sa të jem gjallë...

Tabela e vlerësimit

% 0 -24 25 - 38 39 - 51 52 - 64 65 - 77 78 - 90 91 - 100

Pikët 0 - 8 9 – 13 14 - 17 18 - 22 23 - 26 27 - 31 32 - 34

Nota 4 5 6 7 8 9 10

274


Test tremujori III (Prill – Qershor)

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe zgjidh a përgjigju për kërkesat e mëposhtme.

Autobiografia e Darvinit

Ai lindi në vitin 1809, në qytetin e vogël Shreubbury. Babai, dr. Robert Darvini, ishte një mjek i njohur i vendit

dhe njeri shumë pedant për sa i përket edukimit të djalit të tij. Kur Çarli shkoi në shkollën e përgjithshme të

qytetit, drejtori e përmendte si një djalë që lëvizte lart e poshtë, duke qeshur e folur pa mend, pa u marrë

me ndonjë gjë të dobishme. Me “të dobishme”, ky drejtor kuptonte zgjedhimin e foljeve latine dhe greke. Me

“lëvizje lart e poshtë”, kuptonte midis të tjerash, lëvizjet e Çarlit për të mbledhur kacabunj të të gjitha llojeve.

Edhe më vonë, kur studionte teologji, Darvini ishte më i interesuar për gjahun e zogjve dhe për mbledhjen e

fluturave, sesa për studimet. Kështu që nuk mori nota të mira në provimin e teologjisë. Por, krahas studimeve

në teologji, ai arriti të bënte një punë të mirë si natyralist. Jo më pak u mor me gjeologji, që ndoshta ishte për

kohën shkenca më e përhapur. Në vitin 1831, me të mbaruar provimet e teologjisë në Kembrixh, ai udhëtoi në

Uellsin Verior, për të studiuar formacionet malore dhe për të kërkuar fosile. Në gusht të të njëjtit vit, kur ishte

vetëm 22 vjeç, mori një letër që ndryshoi të gjithë rrjedhën e jetës së tij ...

Letra ishte nga miku dhe mësuesi i tij John Steven Henslov. Ai i shkruante: “Më kanë kërkuar ... për të

shoqëruar kapiten Ficroin, që është ngarkuar nga qeveria për të vizatuar hartat e brigjeve jugore të Amerikës.

Unë sugjerova... se ju konsideroj personin më të kualifikuar që mund të mendohet, për të marrë përsipër një

detyrë të tillë. Për sa i përket anës financiare, nuk kam ndonjë të dhënë. Udhëtimi do të vazhdojë dy vjet ...”.

Anija H. M. S. “Beagle” u nis nga porti i Plimuthit më 27 dhjetor të vitit 1831 me kurs për në Amerikën e Jugut,

dhe nuk u kthye në Angli përpara tetorit të vitit 1836. Dy vjetët u bënë pesë vjet të plotë. Por edhe udhëtimi për

në Amerikën e Jugut u kthye në udhëtim rreth botës. Po flas për udhëtimin më të rëndësishëm të zbulimeve

shkencore të kohëve të reja. Nga Amerika e Jugut rruga vazhdoi nëpër Oqeanin Paqësor deri në Zelandën

e Re, Australi dhe Afrikën e Veriut. Prej andej udhëtuan përsëri në Amerikën e Jugut, para se të ktheheshin

përsëri në Angli. Vetë Darvini shkroi se “udhëtimi me Beagle-n” ishte padyshim udhëtimi më domethënës në

jetën e tij. Vitet e para “Beagle” lundroi lart e poshtë nëpër brigjet e Amerikës së Jugut. Kjo i dha dorë Darvinit

të njihej me kontinentin dhe tokën në brendësi. Një rëndësi të madhe kishin ekspeditat në ishujt e Galapagosit,

në perëndim të Amerikës së Jugut. Në këtë mënyrë ai mblodhi material të mjaftueshëm, të cilin pak nga pak e

dërgoi në Angli. Sidoqoftë, reflektimet për natyrën dhe shumë histori të jetuara, ai i mbajti për vete. Kur u kthye

në atdhe, në moshën njëzeteshtatëvjeçare, ishte tashmë i njohur si shkencëtar natyralist. Që në atë kohë ai

e kishte në kokë atë që do të bëhej më vonë teoria e evolucionit. Por kaluan shumë vjet pas kthimit të tij në

atdhe, para se të publikonte kryeveprën e tij: “Origjina e llojeve me ndihmën e seleksionimit natyral dhe ruajtja

e racave të favorizuara në luftën për jetë.”

Marrë nga romani i Jostein Gaarder-it“Bota e Sofisë”

Pjesa I. Njohuri letrare

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Në paragrafin I informacionet që kërkon të theksojë autori janë: 1 pikë

vendi dhe viti ku u lind Darvini;

natyra dhe profesioni i të atit;

fakte dhe opinione të drejtorit të shkollës për Darvinin;

natyra dhe pasioni i Darvinit të ri.

2 Në paragrafin II, shkenca e re pas së cilës i përkushtua Darvini, ishte: 1 pikë

teologjia;

gjeologjia;

natyralizmi;

antropologjia.

275


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

3. Gjej cilat janë fjalitë e paragrafit II, që shtjellojnë informacione të paragrafit I. 1 pikë

Ishte më i interesuar në gjahun e zogjve dhe mbledhjen e fluturave;

Arriti të bënte një punë të mirë si natyralist;

Në vitin 1831 udhëtoi në Uellsin Verior;

Në gusht të vitit1831 mori një letër.

4. Shkruaj numrin e paragrafit dhe nënvizo vendin ku mund të vendosësh fjalinë e mëposhtme, që të

qëndrojë kuptimisht.

1 pikë

të rekomandoj një natyralist,

5. Në paragrafin IV, Darvini pohon “udhëtimi me Beagle-n” ishte padyshim udhëtimi më domethënës

në jetën e tij. Rretho arsyen:

1 pikë

se lundroi në vende të panjohura për të;

u përball me vështirësi dhe rreziqet e jetës në oqean;

bëri zbulimet shkencore të kohëve të reja;

njohu zakone e tradita të popullsisë së Amerikës së Jugut, Zelandës së Re, Australisë dhe Afrikës së Veriut?

6. Ndihmuar nga titulli i veprës së Darvinit, rretho cila nga tezat e mëposhtme është parashtruar në

veprën e tij.

1 pikë

bimët dhe kafshët vijnë nga forma të hershme primitive nëpërmjet evolucionit biologjik;

evolucioni ndodh si rezultat i përzgjedhjes natyrale;

evolucioni biologjik i bimëve dhe kafshëve nuk varet nga përzgjedhja natyrale;

bimët dhe kafshët janë krijuar njëherë e përgjithmonë nëpërmjet një akti të krijimit të posaçëm.

7. Rretho me cilin nga katër kuptimet e dhëna është përdorur fjala kurs? 1 pikë

tërësia e mësimeve brenda një kohe të caktuar;

çmimi në treg i aksioneve dhe letrave me vlerë;

drejtimi i lëvizjes së një mjeti;

rruga që ndjek një shtet a parti.

8. Shpjego arsyen e vërtetë pse Darvini nuk kishte rezultate të mira në mësime. 2 pikë

9. Shkruaj gjykimin tënd për vlerësimin që drejtori bën për Darvinin. 2 pikë

10. Shkruaj vlerësimin tënd për rëndësinë e udhëtimit të Darvinit rreth botës. 2 pikë

11. Cili është qëllimi i Darvinit gjatë studimit të formacioneve malore dhe kërkimit të fosileve?

1 pikë

12. Shkruaj argumentet tuaja, se pse ishte i rëndësishëm për Darvinin udhëtimi me “Beagle-n”?

1 pikë

13. Përcakto llojin e këtij teksti dhe shpjego çfarë e dallon një tekst rrëfyes joletrar nga një tekst

rrëfyes letrar. Ilustro me shembuj.

2 pikë

276


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

14. Pse miku dhe mësuesi i tij sugjeron emrin e Darvinit për udhëtimin në Amerikën e Jugut, duke e

konsideruar si personin më të kualifikuar?

2 pikë

Pjesa II. Njohuri gjuhësore

1. Veçoni nga teksti i dhënë një fjali të ligjërimit: 2 pikë

bisedor:

libror:

2. Gjej tri fjalë a grupe fjalësh të stilit shkencor. 3 pikë

3. Me fjalën udhë ndërtoni: 2 pikë

folje (të prejardhur) →

emër (të përbërë) →

4. Veçoni elementet trajtëformues e fjalëformues në fjalën provimet. 3 pikë

elementi trajtëformues

elementi fjalëformues `

5. Korrigjoni dy fjalët e shkruara gabim në grupet e dhëna: 2 pikë

kështu që mori nota jo të mira

për të marrë për sipër

nuk kam ndonjë të dhënë

në moshën njëzet e shtatëvjeçare

6. Gjej kuptimin e shprehjes së mëposhtme frazeologjike? Cilës klasë i përket? 2 pikë

Kjo i dha dorë Darvinit.

kuptimi:

klasa:

7. Në ç’kuptim janë përdorur dhe cilat figura letrare ndërtojnë: 4 pikë

- emri rrjedhë në GE: rrjedhën e jetës

- mbiemri të reja ne GE: zbulimet e kohëve të reja

kuptimi:

figurat letrare

8. Shkruaj gjegjësen në shqip të fjalës së huaj publikonte në fjalinë: 1 pikë

...para se të publikonte kryeveprën e vet.

Tabela e vlerësimit

% 0 -24 25 - 38 39 - 51 52 - 64 65 - 77 78 - 90 91 - 100

Pikët 0 - 9 10 - 14 15 - 19 20 - 24 25 - 29 30 - 34 35 -38

Nota 4 5 6 7 8 9 10

277


CIP Katalogimi për botim BK Tiranë

Gjuha shqipe 9 : libër mësuesi për tekstin shkollor / Grup autorësh ;

red. Ervisa Paloka. – Tiranë, etj. : Albas, 2018

278 f. ; 20.5x27.5 cm.

ISBN 978-9928-282-07-1

1.Gjuha shqipe

2.Tekste për mësuesit

3.Tekste për shkollat 9-vjeçare

811.18 (072) (075.2)


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha Shqipe 9”

279

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!