05.07.2021 Views

Fjalekryqi kosovar NR. 47

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Jeta pa rebelim është si stinët pa pranverë.

Por rebelimi pa drejtësi është si pranvera në shkretëtirë.

-Khalil Gibran

i ULTE

*Gratë kujtojnë me më shumë kënaqësi ata që

i kanë dashur sesa ata që ato kanë dashur.

*Gratë janë gjithnjë tepër të kënaqura nga

vetja për të qenë të pakënaqura nga burrat.

*Magjia e përkohëshme e dashurisë është të

na bëjë t’i shohim të gjitha femrat në një.

*Besnikëria në dashuri nuk është tjetër veçse

përtaci e dëshirës.

*Egoizmi është stadi natyror i mashkullit,

sqima ajo e femrës.

i mesem

*Meshkujt mburren me atë që kanë, femrat

me atë që nuk kanë.

*Pasuria të jep atë që të tjerëve u ngjan si

lumturi.

*Vera është një qeshje e brendshme, që për

një çast e bën të bukur fytyrën e mendimeve

tona.

*Gratë janë të afta për çdo gjë, e burrat për

çdo gjë tjetër.

*Dashuria e plotë bashkon besnikërinë e

dëshirës me kohëzgjatjen e ndjenjës.

i LARTE

*Miqësia krijon idenë e jetëgjatësisë, dashuria

atë të përjetësisë, ndërsa egoizmi i mbijeton si

njërës si tjetrës.

*Dashuria është e përjetshme, për aq sa zgjat.

*Në dashuri përvoja nuk vlen asgjë, sepse

po të vlente sadopak, askush nuk do të

dashuronte sërish.

*Femrat mbajnë mend vetëm meshkujt që i

kanë bërë të qeshin, ndërsa meshkujt vetëm

femrat që i kanë bërë të qajnë.

Thënie nga Henri de Régnier

52

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!