Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
ARDHMËRIA
REVISTË E SHFMU “EMIN DURAKU”- PRIZREN
VITI IX, Nr. 9 • Prill, 2021
MISIONI I MËSUESIT ËSHTË I SHENJTË,
KËTË MISION E KAM NË ZEMËR
Intervistë me drejtorin e shkollës ”Emin Duraku” në Prizren, ma.sc. Rrahim Bekteshi
Ardhmëria: Përshëndetje z. Drejtor, së pari
faleminderit që gjetët kohë për këtë intervistë. Ju keni
një përvojë të gjatë në çështjen arsimore dhe
atdhetare, na tregoni pak nga përvoja juaj e hershme
në arsim, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në TMK
dhe së fundmi, drejtor i SHFMU “Emin Duraku“.
Rinia e brezit tonë ishte e brumosur me ndjenja
atdhetare, pasi ne u përballëm që në moshë të re me
pasojat e regjimit serb, andaj në këtë aspekt mund të
them se ishim pjekur para kohe për ta kuptuar
brengën e atdheut dhe t'i dallojmë me kohë të zezat
e pushtuesit dhe joshjet e tij. Si pjesa më e madhe e
të rinjve, që ëndërronim ta shihnim vendin e lirë,
edhe unë si bashkëmoshatarët e mi, sapo
përfundova shkollën e mesme, ia mësyva
shkollimit të lartë, sepse doja që sa më shpejt të
kontribuoja për atdheun në edukimin dhe
shkollimin e të rinjve. Kjo dëshirë e imja, mbase e
ka burimin edhe në bisedat e pleqve, që sa herë na
takonin kur ktheheshim prej takimeve të fshehta
na thoshin: “Nuk kemi pasë shkollë, nuk kemi pasë
dije dhe nuk kemi pasë rrugë tjetër, se as ne nuk iu
kemi besuar shkijeve!” Kështu në vitin 1986, në
moshën 19 vjeçare, pasi kisha diplomuar në SHLP
“Bajram Curri” në Gjakovë, fillova të punoj në SHF
“Migjeni” në Gjinoc, me paralelet e ndara në Leshan
dhe Tërrnje të Komunës së Therandës. Një vit më vonë
kam punuar në QAMO “Jeta e Re” në Therandë
(paralelet e ndara të vitit të I-rë dhe të II-të në Banjë të
Malishevës). Në vitin shkollor 1987/88 u ktheva
përfundimisht në SHF “Vaso Pashë Shkodrani” në
fshatrat Leshan dhe Tërrnje të Therandës deri në vitin
1991, kur më është ofruar mundësia që të kthehem në
vendlindje në SHF “Dituria” në fshatin Samadraxhë të
Therandës. Gjatë viteve 90-të krahas punës edukativearsimore
në shkollën fillore, u angazhova edhe në
paralelet e shkollës së mesme “Jeta e Re” në shkollat
shtëpi, që i mbanim aso kohe. Karshi angazhimit në
arsim, kam qenë i angazhuar edhe në jetën kulturore,
që më shumë në atë kohë bënim mobilizimin e të
rinjve, duke dashur që të jemi të gatshëm për çdo të
papritur të mundshme. Kështu, për 10 vite e kam
udhëhequr edhe shoqërinë kulturo artistike “Dardanët
“ në fshatin Samadraxhë, ku ishin të angazhuar
kryesisht nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Së
bashku me disa kolegë mësimdhënës historianë kemi
formuar edhe shoqatën e historianëve “Hasan
Prishtina”, ku u mobilizuam që të mbledhim të dhëna
për vuajtjet e popullit shqiptar nga regjimi serb,
vrasjet dhe masakrat në periudha të ndryshme kohore.
Me një theks të veçantë jemi angazhuar që të
mbledhim të dhëna e dokumente për masakrën e
Tivarit. Gjatë kësaj kohe kemi intervistuar me
dhjetëra dëshmitarë të kësaj masakre, përkatësisht të
mbijetuar, të cilët deri më atëherë nuk kishin folur dhe
nuk kishin treguar as para familjarëve nga frika se po t'i
dëgjonte ato tregime, regjimi dhe do t'u hakmerrej
familjarëve të tyre. Pra, kemi bërë një punë të madhe
në baza vullnetare, sepse sot më ata të mbijetuar të
masakrës së Tivarit nuk jetojnë më.
Gjatë viteve 1997/98 kam punuar në dy shkolla,
me dy norma, në fshatrat Leshan dhe Samadraxhë,
sepse në këtë kohë mungonte kuadri arsimor, jo
vetëm për faktin se nuk kishte pagë, por edhe
shumë të rinj kishin mërsyer Perëndimin dhe
kishte nevojë që të punonim në dy shkolla. Këto
vite (1997/98) tregonin qartë se po lëvizte diçka në
të mirë të kombit. Në fakt, lëvizjet kishin filluar
edhe më herët, por ende nuk ishin bërë publike,
prandaj veprimtaria ilegale po kalonte në legalitet
dhe po përhapej në gjithë Kosovën. Në këtë
mënyrë edhe unë, si pjesa më e madhe e të rinjve e
në veçanti e mësimdhënësve në fillimin e
pranverës së vitit 1998, isha në kontakt me ish
nxënësin tim, që ishte ndër komandantët më të
shquar të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, ai ishte komandant Çeliku –
Fatmir Limaj. Pasi kisha të përfunduar
një shkollë ushtarake të oficerëve
rezervë në Banjallukë, fillimisht u
angazhova në përgatitjen dhe trajnimin
e luftëtarëve të lirisë gjatë muajit maj
1998. Me këtë rast duhet të shtojmë se të
rinjtë që kishin vullnet dhe dëshirë për
t'u inkuadruar në radhët e UÇK-së,
kishin nevojë që t'i merrnin njohuritë e
para për armët, meqë pjesa më e madhe
e tyre nuk kishin qenë në shërbim
ushtarak. Dhe kështu, pas ushtrimit dhe
demonstrimit të disa ushtrimeve
fillestare, me shumë të rinj, në qershor të vitit
1998, u ndava nga ditari dhe nxënësit e mi dhe e
mora pushkën për liri, sepse ashtu e kërkonte
atdheu dhe liria. Pas inkuadrimit në radhët e UÇKsë,
u bashkëngjitën edhe një numër i madh i shumë
nxënësve të mi që sot janë edhe dëshmorë të
kombit.
Gjatë luftës kam kryer detyra me rëndësi
në hierarkinë e lartë ushtarake të UÇK-së,
përkatësisht aty ka qenë më i nevojshëm
kontributi im. Lufta e drejtë për çlirim kombëtar
është vepra më madhështore e popullit tonë më në
krye me UÇK-në e ndërkombëtarizuan si kurrë më
parë çështjen kombëtare shqiptare në arenën
botërore dhe falë qëllimit, luftës së pastër, shumë
shpejt UÇK-ja u bë partnere ndërkombëtare dhe
fitoi simpatinë e shumë shteteve të botës. Në këtë
mënyrë UÇK-ja u konsiderua ushtri e barabartë
me ato të shteteve të Evropës dhe falë
gatishmërisë për bashkëpunim me NATO-n nisën
edhe bombardimet kundër Serbisë dhe forcave
pushtuese të saj. Për një kohë kam qenë në disa
zona të luftimeve, ndërsa me fillimin e
operacionit vendimtar për çlirimin e Kosovës,
gjatë operacionit “Shigjeta”, të organizuar nga
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, me shumë
bashkëluftëtarë kam qenë në Maje të Pashtrikut.
Me përfundimin e luftës më 12 qershor
1999 dhe pas demobilizimit të UÇK-së dhe
transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të
Kosovës, u emërova zëvendëskomandant i
Batalionit të Gardës, detyrë që e kreva deri në vitin
2009, kur edhe u formua Forca e Sigurisë së
Kosovës, që gjithashtu edhe në FSK u emërova
shef i operatives në njësinë e Reagimit të Shpejtë
në Gjilan. Aty punova vetëm 2 muaj dhe me vetë
dëshirë u demobilizova dhe kështu vendosa t'i
kthehem profesionit të vjetër, arsimit. Në tetor të
vitit 2010, pas konkurrimit në dy shkolla të
Prizrenit, u pranova në detyrën e drejtorit të
SHFMU “Emin Duraku” në Prizren.
Fillimisht ka qenë një lloj opinion ndoshta
pak i gabuar, kinse unë, ushtarak nuk i njoh
problemet arsimore, por koha shpejt e dëshmoi të
kundërtën, në fakt e shpërfaqi profesionin tim, që
e kam pasur qysh në moshën 19 vjeçare. Pra,
mësues nuk bëhesh pse do dikush të të bëjë, por
pse vetë njeriu është i përcaktuar për atë mision.
Dhe unë këtë mision të mësuesit e kisha në shpirt
dhe sa vinte dhe ky mision rritej edhe në kohën sa
kam shërbyer si ushtarak. Në fillim kur e kam
pranuar detyrën e drejtorit, objekti i shkollës sonë
ishte i ri, por kishte vetëm banka dhe karrige, tre
k o m p j u t e r ë e a s g j ë t j e t ë r. A t ë k o h ë
zëvendësdrejtor i shkollës sonë ishte Fevzi
Karamuqo, me të cilin kemi bashkëpunuar
ngushtë, por nuk mundem pa i përmend edhe ish
drejtorin Nexhdet Kuqanin, Nexhat Hamelin,
Nagip Jyrishin dhe kolegë të tjerë, të cilët i kisha
bashkëpunëtorë të ngushtë, të cilët, duke parë
seriozitetin dhe përkushtimin tim për punë, më
dhanë edhe më shumë kurajo që shkolla jonë të
bëhet shembull pozitiv në shkollat e Prizrenit. Për
këto 10 vite punë jam i kënaqur që së bashku me
mësimdhënësit e shkollës sonë e kemi ngritur
imazhin e shkollës, pasi është ndër shkollat më të
kërkuara nga nxënësit e qytetit tonë me rrethinë.
Ajo, tani pas 10 viteve, është një shkollë
tjetër, me një cilësi të lartë në mësimdhënie dhe
mësimnxënie, me kabinete moderne ( të Kimisë,
Fizikës, Biologjisë, Informatikës, Artit Figurativ,
Edukatës Muzikore), me kopsht parafillor, me
sallë të Edukatës Fizike, me sallën e konferencave
të pajisur me tabela të mençura interaktive.
Serioziteti i punës sonë, ka hasur në mirëkuptim
edhe në DKA, që na ka përkrahur çdo herë në
infrastrukturë, por nuk kanë munguar as donacio-
Prill, 2021
3 Ardhmëria
net nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Jemi të pajisur me mikrobit, Llabox dhe në këtë vit
shkollor ka filluar me punë edhe psikologja e
shkollës, Rrita Çollaku, e cila është duke kryer një
p u n ë t ë s h k ë l q y e s h m e n ë o r d i n a n c ë n
stomatologjike etj.
Në këto suksese kuptohet që edhe pa një ekip
të mirë dhe bashkëpunim me Këshillin Drejtues të
Shkollës, sikurse edhe me prindërit, të cilët na janë
gjendur gjithmonë pranë, nuk do të arriheshin.
Falënderues i veçantë i jam edhe TIKA-s nga
Turqia, e cila na ndihmoi mjaft në kompletimin dhe
modernizimin e kabineteve. Andaj, me të drejtë,
duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese dhe
sukseset e nxënësve të shkollës sonë, mund të them
se shkolla e jonë është një shkollë model.
Ardhmëria: Ju keni dy mandate në shkollën tonë
në detyrën e drejtorit, si ndiheni kur shkolla jonë
mban epitetin si shkollë elitare në Prizren dhe në
nivel të Kosovës?
Unë jam në përfundim të mandatit të dytë
dhe ndihem krenar dhe shumë i kënaqur me
sukseset e shkollës sonë dhe me këtë rast do ta
përmend një thënie nga Stiv Xhobs: “Sukseset më
të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë
kohë.”
Shkolla jonë tani është e kërkuar shumë nga
prindërit arsimdashës sa që ka shumë prindër qe
vijnë një vit përpara për ta rezervuar vendin për
regjistrimin e fëmijëve të tyre. Kjo më motivon
edhe më tepër për angazhimin tim dhe të kolektivit
të mrekullueshëm të shkollës sonë, sepse drejtuesi i
një shkolle pa përkrahjen e kolektivit nuk do të
arrinte asgjë. As nuk do të kisha arritur sukses,
sikur të mos e kisha pasur përkrahjen dhe
përkushtimin e kolektivit. Tashmë jemi një
kolektiv i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në punë,
ku vullneti dhe sukseset janë qëllimet dhe
objektivat tona. Ne kemi marrë fjalë miradije edhe
në vlerësimet që janë kryer në shkollën tonë, por
edhe eksperti arsimit, prof. dr. Xhavit Rexhaj.
Të gjitha këto na inkurajojnë dhe na
motivojnë se duhet mbajtur lart moralin e punës si
shkollë elite me një ekip elitar, ku për çdo ditë kemi
kërkesa për projekte të reja novative dhe angazhim
maksimal, që nxënësve t'u afrojmë çdo gjë nga
vetja. Me pak fjalë, shkolla jonë është një fanar i
dritës, ku të gjithë jemi të angazhuar që rrezet e
kësaj drite të shpërndahen sa më shumë në mesin e
nxënësve.
Ardhmëria: Sa jeni i kënaqur gjatë këtyre
viteve me pjesën e mësimdhënies, mësimxënies,
përkatësisht me stafin dhe nxënësit e shkollës
sonë?
Falë angazhimit të madh të mësimdhënësve
që punuan para luftës (1999), por edhe
përkushtimit të madh të pasluftës, arsimi në
Kosovë është në fazën përfundimtare të reformimit
nga ai klasik tradicional, të reformuar me kurrikulë
dhe teknika bashkëkohore të mësimdhënies me
nxënësin në qendër.Trajnimet e shumta,
përkushtimi i stafit të shkollës, por në përgjithësi i
arsimit tonë, kanë bërë që edhe ne në Kosovë të
jemi në hap me kohën, në hap me shtetet e
zhvilluara, ani pse ende nuk janë të dukshme
rezultatet, sepse jemi në hapat e parë, por këta hapa
janë hapa gjigantë, sepse nxënësit tanë sot garojnë
me nxënësit e vendeve që kanë një arsim më të
avancuar dhe më besoni, kemi shumë raste kur
nxënësit tanë i fitojnë garat ndërkombëtare.
Gjithsesi, këto fitore i dedikohen stafit mirë të
përgatitur të shkollës sonë. Këto reforma kanë
marrë kohë, por kemi arritur që me sukses t'i
zbatojmë edhe t'i implementojmë. Në këtë kontekst
mund të them se shkolla jonë, ka qenë ndër shkollat
e para pilot të zbatimit të KK.
Për të qenë një menaxher i mirë në një
shkollë, duhet të kesh një ekip të mirë e këtë e ka
shkolla jonë. Jam i kënaqur me punën e
mësimdhënësve, sepse ne në vazhdimësi ndjekim
nga afër punën e tyre. Sa për ilustrim po e përmend
që vetëm gjatë këtyre dy muajve të fundit
koordinatorja e cilësisë msc. Fëllanza Kirajtani ka
hospituar në secilën lëndë mësimore të
mësimdhënësve tanë dhe shihet se mësimdhënia
është në nivel të lartë, por edhe mësimnxënia
gjithashtu, sepse kemi nxënës shumë të mirë të
cilët i kanë argumentuar fuqishëm sukseset e tyre,
siç është rasti me nxënësin Skënder Krasniqi, që në
garën e lëndës së Fizikës ishte i dyti në Republikën
e Kosovës.
4 Ardhmëria
Ardhmëria: Ky vit ka qenë sfidues për të
gjithë botën edhe për ne me pandeminë KOVID -
19, si ja keni dalë me organizim të mësimit, ku dihet
se ju menjëherë keni formuar Task Forcën, keni
organizuar dezinfektimin ditor dhe javor të
shkollës dhe shumë masa tjera në nivel shkolle?
T'ju them të drejtën, ne që nga fillimi i
paraqitjes së pandemisë ishim ndër shkollat e para
në Kosovë që filluam me mësimin online dhe kemi
marrë të gjitha masat për dezinfektimin,
dezinfektimin dhe deratizimin e shkollës, pasi këtë e
kemi kryer tash e tri vite edhe para paraqitjes së
Kovidit. Me paraqitjen e pandemisë, ne kemi qenë të
mobilizuar të gjithë dhe jemi furnizuar me maska,
dezinfektues, doreza, por edhe me preparate të
prodhimit gjerman dhe makinën për spërkatje -
dezinfektim të shkollës dhe hapësirave tjera,
njëherësh kemi përgatitur edhe fokistin Nysret
Muja, i cili çdo 48 orë ka kryer spërkatjen me
preparatin për dezinfektim. Gjithashtu kemi
formuar Task Forcën për luftën antikovid, ku në
përbërje kemi pasur edhe dy mjekë dhe një psikolog,
të cilët kanë kryer një punë të mrekullueshme, duke
ardhur herë pas here në kontrollin sistematik të
nxënësve dhe mësimdhënësve. Nga paraqitja e
pandemisë të gjithë nxënësit, të cilët nuk kanë pasur
maska, janë furnizuar nga shkolla, por edhe
punëtorët teknikë kanë kryer një punë të mirë sa i
përket pastërtisë.Me pak fjalë i gjithë stafi i shkollës
ka qenë i mobilizuar, që ambienti i shkollës të jetë i
sigurt për nxënësit dhe të mos kemi raste me
simptome.
Ardhmëria: Me menaxhimin tuaj dhe të
stafit, a mendoni se shkolla jonë ka arritur që të jetë
model për shkollat e rajonit dhe Evropës, kur dihet
se kemi të angazhuar stafin: koordinatoren e
shkollës, sekretarin, zëvendësdrejtorin, psikologen
e shkollës, kabinetet, bibliotekën dhe shumë
ambiente kreative për seminare dhe aktivitete të
ndryshme?
Unë edhe më sipër e potencova se ne kemi një
ekip shumë të mirë dhe tani i delegojmë
përgjegjësitë te secili, duke filluar nga
zëvendësdrejtori, Akif Gashi, i cili është duke kryer
detyrat si profesionist, koordinatorja e cilësisë,
Fëllanza Kirajtani, është gjithmonë në krye të
d e t y r ë s , d u k e m o n i t o r u a r d h e s q a r u a r
mësimdhënësit. Ajo është urë lidhëse në mes
drejtorisë dhe mësimdhënësve. Kjo treshe drejtorzëvendësdrejtor
– koordinatore në vazhdimësi është
në harmoni me takime dhe zgjidhje të problemeve
dhe avancimin e çështjeve mësimore, sikurse edhe
sfidat që dalin para nesh. Psikologja, ka kryer një
punë të shkëlqyeshme, duke iu ndihmuar shumë
nxënësve me probleme të ndryshme. Mësimi është
kabinetik në lëndët Kimi, Fizikë, Teknologji me
TIK, Art Figurativ.
Kemi fituar projektin për Grantet e Zhvillimit
të Shkollave nga Banka Botërore me vlerë prej
15.000 $ dhe kemi realizuar projektet për Mallra dhe
Shërbime, sikurse kemi përcaktuar tri trajnime për
mësimdhënës, pasi i kemi kryer të gjitha procedurat
dhe jemi duke pritur konfirmimin nga MASHT-i për
t'i mbajtur në shkollën tonë.
Jemi të pajisur gjithashtu edhe me tri tabela të
mençura interaktive, llabox dhe mikrobit. Këto
mjete të konkretizimit, pajisje dhe kabinetet janë
mundësi e mirë për t'i treguar vlerat e veta secili
mësimdhënës.
Aktivitetet në shkollën tonë nuk mungojnë
asnjëherë. Edhe në kushte pandemie ne kemi
mbajtur aktivitete, duke filluar nga kuizet, orët
letrare, por gjithmonë duke e respektuar distancën.
Kreativiteti është edhe një nga kriteret që duhet ta
ketë secila shkollë dhe parakusht për sukseset e një
shkolle.
Ardhmëria : Cili është sekreti juaj si individ
dhe intelektual, nga e merrni këtë energji për
shumë punë, rregull, disiplinë dhe marrëdhënie
shumë të mira në raportet drejtor - mësimdhënësnxënës-prind?
Sepse dihet se shkolla jonë ka pasur
investime dhe menaxhim të mahnitshëm në
mandatin e dytë të vlerësuar në nivel qyteti.
Suksesi për një menaxher shkolle, në radhë të
parë në krijimin raporteve të mira, është në mes stafit
me drejtorin e pastaj stafit me nxënës dhe prindër, e
kjo nuk ka munguar, sepse të jem i sinqertë, këtë
gatishmëri e kam gjetur te stafi. Një ndikim të madh
në mua ka ushtruar edhe angazhimi im në procesin
mësimor që në moshë të re, ku si mësimdhënës e
kam dashur gjithmonë punën, disiplinën dhe
saktësinë. Natyra ime e punës është e atillë që të mos
ndalem dhe problemet mundohem t'i zgjidh aty për
aty, duke mos ia lënë kohës. Jam bashkëpunues,
pranoj me lehtësi këshilla nga të gjitha ata që e duan
arsimin. Por, sekreti, siç e quani ju të suksesit, është
te disiplina në punë dhe pikërisht për këtë fakt,
prindërit nga i gjithë qyteti i Prizrenit kërkojnë
regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollën tonë,
sepse është një ambient i sigurt, ku disiplina është
ajo që iu duhet nxënësve dhe prindërve, e në veçanti
në këtë kohë, kur ky faktor është lënë pas dore në
shkollat tjera.
Sa i përket investimeve ne e mbajmë
flamurin, sepse janë të pakta shkollat në Kosovë që
kanë pasur investime sa shkolla e jonë, por kemi
marrë edhe projekte të shumta. Në fakt, projektet
janë synimet tona, që të përfitojmë sa më shumë,
sepse sa më shumë investime në shkollë, rezultatet
janë më të mëdha. Shkolla është vend i shenjtë, ku të
gjithë duhet të angazhohemi që të investojmë dhe të
dimë se ku t'i orientojmë ato investime.
Këshilli Drejtues i Shkollës së bashku me
Këshillin e Prindërve kanë kryer një punë shumë të
mirë dhe u jam mirënjohës, sepse këto dy organe të
shkollës janë pasqyra ku ne shihemi për çdo ditë dhe
Prill, 2021
5 Ardhmëria
i krahasojmë të arriturat dhe mangësitë
tona.
Pa punën e përbashkët dhe pa
harmonizimin e vullnetit të të gjithëve edhe
shkolla jonë do të ishte si shkollat tjera.
Prandaj, të menaxhosh një shkollë është art
në vete, i cili përvetësohet duke i krahasuar
sukseset.
A mendoni se mandati i tretë do të
ishte synimi për të bërë shkollën tonë më të
mirë në vend dhe rajon?
Për dy mandatet e kaluara jam
munduar të bëj maksimumin e mundur, duke
e mbajtur lart imazhin e shkollës sonë.
Disiplina, rregulli në ambientet në shkollë,
pastërtia e shkollës, kanë ndikuar, që gjatë
muajve mars – maj 2020, shkolla jonë të jetë
qendër, ku janë instaluar studio e mësimit
online në gjuhën turke dhe boshnjake për
komplet territorin e Republikës së Kosovës
dhe në vazhdimësi kemi qenë të vizituar nga
instancat e larta shtetërore nga ministri i
Ministrisë së Arsimit, nga Kryeparlamentari e
deri të Kryeministri. Dhe përshtypja e të
gjithë atyre që e kanë vizituar shkollën tonë ka
qenë mbresëlënëse dhe inkurajuese.
Me këtë rast, dua t'i falënderoj të gjithë
kolegët e mi bashkëpunëtorë, të gjithë
mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës sonë
për bashkëpunimin dhe për përkushtimin e
treguar, sepse falë këtij bashkëpunimi së
bashku edhe i kemi arritur sukseset. Sa i përket
mandatit të tretë mbetet të shihet, është një
thënie e Gandit ku thotë: “Kush punon për
qëllime fisnike, nuk dështon kurrë”, unë do të
jem ai që isha deri më tash dhe nuk e ndryshoj
vullnetin për punë dhe për disiplinë e rregull
në shkollë, sepse pa këto tipare nuk
menaxhohet shkolla. Për mua është e
rëndësishme që sukseset e shkollës sonë të
vazhdojnë, këtë vazhdimësi e premtoj se do ta
ketë shkolla, pasi çdo gjë është ashtu siç duhet.
Ardhmëria: z. Drejtor, për fund, cili
do të ishte mesazhi juaj për stafin dhe për
nxënësit e shkollës sonë?
Mesazhi im është që në secilin
institucion, edhe në shkolla, duhet të ketë
energji pozitive, të kultivohen marrëdhënie të
mira ndërnjerëzore, të motivohen ata që
punojnë dhe t'i jepet mundësia secilit që është
punëtor ta tregojë veten. Mbi të gjitha, puna
kolektive është çelësi i suksesit të një shkolle
dhe këtë çelës dëshiroj që ta kenë çdo herë stafi
i shkollës sonë dhe të punohet si ekip. Ky është
edhe një kriter i doktrinës amerikane të
lidershipit. Kur ne stafi jemi unik, nxënësit
janë “çelik” dhe të pajisur me suksese e
lëvdata.
Ardhmëria: z. Drejtor, suksese në
misionin tuaj të shenjtë!
Suksese edhe juve dhe të gjithë
shkollës sonë!
Merhaba.
Her yıl hazırlamış olduğumuz
okul dergisinin bu yılki
sayısında tekrar sizlerle
birlikte olmanın mutululuğunu
yaşamaktayız.
Değerli öğretmenlerimiz,
sevgili öğrencilerimiz ve
kıymetli velilerimiz, bildiğiniz
üzere 12 Mart 2020
tarihinde COVID-19 salgını
nedeniyle derslerimize
ara vermek zorunda kaldık.
Okul yönetimi ve öğretmenlerimiz
ile yaptığımız
toplantıdan sonra “Online
Derslerin” uygulamasına
hemen başlayarak ders
kayıplarını en aza indirgemeye çalıştık ve bunu da öğretmen,
öğrenci ve velilerimizin işbirliği sayesinde başardık.
2019/2020 eğitim-öğretim yılının iknci ve üçüncü dönemini
Uzaktan Eğitimle tamamladık.
Gecikmeli de olsa 14 ve 21 Eylül 2020 tarihinde kademeli bir
şekilde derslerimize Eğitim ve Bilim Bakanlığının önerisiyle
“B senaryosu ile başladık”. Derslerimizin bir kısmını yüz yüze
bir kısmını da online eğitim ile yürütüyoruz. Derslerimizi
sınıfları ikiye bölerek ve okulda kalma süresini en fazla 120
dakika okulda olacak uygulamaya başladık. Zaman kısa olsa
da yüz yüze eğitimin vermiş olduğu avantaj sayesinde
eksiklerimizi gidermeye çalışıyoruz.
Karşılaşılan durumun üstesinden gelebilmek amacıyla
öğretmenlerimize Online Eğitim platformları, Çağdaş
Öğretim Yöntem ve Teknikleri konularında kısa bilgilendirme
toplantılar düzenledik.
Dünya Bankasından aldığımız proje desteği neticesinde
öğretmenlerimizin mesleki gelişimlerine yönelik üç semineri
2021 yılı içerisinde durumun elverişli olmasıyla yüz yüze
gerçekleştirmeyi planlıyoruz. Ayrıca aynı proje çerçevesinde
Akıllı tahta, Eğitim Materyalleri, Müzik ve Resim dersleri için
malzemeler, Spor salonu için malzemeler, Fizik, Kimya ve
Biyoloji laburatuarları için malzemeler temin ettik.
Okulumuzun bilgisayar laburatuarı için okul bütçesinde 20
adet bilgisayarın temin edilmesi için talebimizi Eğitim
Müdürlüğüne ilettik ve projemizi en kısa zamanda
tamalayacağız.
Okul Gelişim Planı çerçevesinde Okulumuzun Fiziki
altyapısının geliştiirlmesi, öğrenci başarısının arttırılması ve
öğretmenlerin kişisel gelişimlerini önceliklerimiz olarak
belirledik ve düzenleyeceğimiz projeleri ile hedeflerimize
ulaşmayı amaçlamaktayız.
2021/2022 eğitim-öğretim yılı için özellikle öğrenci merkezli
eğitim uygulamalarına önem vererek öğrencilerimizin
“Eleştirel Düşünme ve Problem Çözme” yaklaşımıyla
müfredat ile belirkenen yetkinlikleri yerine getirmeye
çalışacağız.
Pandemi sürecinde en değerlilerimiz olan öğrencilerimizin
gelişimlerine katkı sağlamak hedefiyle bizlere destek olan
öğretmenlerimize ve velilerimize teşekkürü bir borç biliriz.
Saygılarımla.
Akif GAŞİ
6 Ardhmëria
Emin Duraku u lind në vitin 1917, në Gjakovë,
ku edhe i kreu mësimet e para në gjuhën
serbe. Gjendja e vështirë e krijuar në atë kohë,
e shtyri që në moshë të re, në vitin 1932, së
bashku me disa shokë të kalojnë kufirin
ilegalisht dhe të marrin rrugën për në Shqipëri,
me qëllim për t'i ndjekur mësimet në gjuhën
amtare (shqipe), meqë në atë kohë ishte e
ndaluar shkrim-leximi shqip, nga Jugosllavia
monarkiste.
Me të arritur në Tiranë, regjistrohet menjëherë
në shkollën e mesme të qytetit, nga e cila
shkollë në vitin 1935 përjashtohet për shkak të
angazhimit të tij në grupet revolucionare. Pas
përjashtimit nga shkolla në Tiranë, ai vazhdon
rrugën për në qytetin e Shkodrës dhe atje vijon
mësimet në shkollën e mesme.
Shkuarja në qytetin e Shkodrës nuk ndryshoi
asgjë në personalitetin e tij, por ai vazhdoi me
ide përparimtare, si: politike, shoqërore e
ideologjike. Duke qenë se aktiviteti i tij
tashmë ishte nën vëzhgimin e sigurimit të
shtetit, arrestohet dhe dënohet me tri vite burg.
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 1939
ndikoi në fatin e Emin Durakut, me ç'rast ik
nga burgu.
Me të dalë nga burgu, fillon prapë angazhimin
në organizimin e rezistencës kundër
pushtuesve italianë, të cilët e kishin okupuar
Shqipërinë. Pakënaqësitë i paraqiti përmes
demonstratave në qytetin e Shkodrës. Aty e
zënë me disa aktivistë dhe u internua në Itali,
në ujdhesën Ventotena. Pas mbarimit të
burgut, në vjeshtën e vitin 1941, kthehet
bashkë me mendimtarët revolucionarë në
Tiranë.
Më pas vazhdoi rrugën për në vendlindje, në
Gjakovë, ku qëndroi deri në nëntor të vitit
1942.
Në vendlindje Emin Duraku u dallua si
organizator i Lëvizjes Nacional Çlirimtare
dhe luftoi kundër fashizmit. Aty ai gëzonte
autoritet. Në fillim të 1942, në qytetin e
Gjakovës, me nismën e tij, të Fadil Hoxhës
dhe të disa komunistëve të tjerë revolucionarë,
u formua Komiteti Çlirimtar dhe Emini
emërohet sekretar i këtij komiteti.
Në fund të vitit 1942, me direktivë të
Komitetit të Krahinës së Kosovës dhe të
Rrafshit të Dukagjinit u zgjodh në Byronë e
Komitetit Krahinor të Kosovës.
Në vjeshtën e vitit 1942, Emin Duraku kishte
kontaktuar grupet komuniste në rrethin e
Lypjanit. Atje rrethohet nga karabinierët
italianë dhe plagoset rëndë. Duke e parë
gjendjen e rëndë nga plagët e marra, Emin
Duraku i ishte lutur shokut të tij, Ismajlit, të
cilin e njihte dhe i besonte, që ta niste për në
spitalin e Prizrenit, ku sipas tij do të ishte afër
familjes. Ai ndërroi jetë në moshën 25 vjeçare
në spitalin e Prizrenit, në dhjetor të vitit 1942.
Emin Duraku varroset në Prizrenit.
Gëzim Beshiri, mësimdhënës
7 Ardhmëria
Arsimi dhe kultura janë themelet bazë për
zhvillimin mendor dhe intelektual të një shoqërie.
Shkollat vazhdimisht janë zhvilluar në rrethana dhe
procese përkatëse historike-shoqërore, duke kaluar
nëpër etapa më të errëta të shoqërisë e për të arritur
deri në ditët e sotme. Nëpër këto etapa kaloi edhe
shkolla fillore“ Emin Duraku“, ku fillimet e saja
datojnë që nga viti 1955.
Shkolla fillore “Emin Duraku“ punën edukativoarsimore
e filloi në nëntor të vitit 1955, me paralele të
ndara në gjuhën shqipe, turke dhe serbe. Si gjeneratë e
parë e nxënësve që ndoqën mësimin në këtë shkollë
׃ishin Jusuf Ҫollaku, Musa Buleci, Naxhi Kuqani,
Xhemil Bytyqi, Nazlije Uka, Nerime (Kuqani) Pasuli,
Kimete Hisari, Salajdin Vezgishi, Ruzhdi Kolshi,
Reshit Kinzolli, Luli Ҫapari, Hasan Hajgeri, Hajrije
Kryeziu, Shaban Berisha, Rahmi Borku, Besa
(Bunjaku) Zajmi, Shyrete (Ҫika) Nushi, Jashar
Vranica…etj. Ndërsa kujdestar i klasës ishte Mendu
Vezgishi.
Mësimdhënësit e parë të cilët dhanë kontributin e
tyre në gjuhën shqipe dhe turke në shkollën fillore
“Emin Duraku“ kanë qenë Mybegjele׃ Bajmaku,
Rukije Hisari, Servete Ҫurdina, Xhemal Telaku,
Abdurahman Buqaj, Hamdije (Dërdovski) Polis,
Sadri Kuk, Nybevete Berisha, Sami Gjurgjeali,
Hajdar Siqeca, Myrvete Limani, Mikel Lumezi,
Shtjefën Ҫollaku, Rexhina Shiroka, Iljaz Llausha,
׃ishin Bajram Danjolli, Meleqa Raҫa. Në gjuhën turke
Sylejman Randobrava, Aliriza Deda, Menduh
Maksut, Myrvete Shishko.
Ndërsa drejtori i parë në shkollën fillore Emin
Duraku ka qenë z. Filip Kajtazi (1955-1963), më pas
drejtues të tjerë kanë qenë: Gjorgje Mlladenoviҫ
(1963-1978), Fejzullah Ҫollpani (1978-1982), Iljaz
Tamniku (1982-1995), Nexhdet Kuqani ( 1995-
2007), Nazlije Alihafezi (2007-2010). Drejtues aktual
i shkollës fillore "Emin Duraku" është Rrahim
Bekteshi nga viti 2010, ndërsa zëvendësdrejtorë kanë
׃qenë Iljaz Tamniku, Fevzi Karamuҫo, Akif Gash.
Kjo shkollë në vitin e parë të themelimit 1955/56
numëronte gjithsej 19 paralele, me 674 nxënës; në
vitin e dytë shkollor 1956/57, numri i paraleleve ka
qenë 22, me 778 nxënës; në vitin e tretë shkollor
1957/58, numri i paraleleve ka qenë 26, me gjithsej
923 nxënës. Në vitin e katërt shkollor 1958/59, numri
i paraleleve ka qenë 27, me 1010 nxënës; në vitin e
pestë shkollor 1959/60, numri i paraleleve ka qenë 28,
me 1087 nxënës; në vitin shkollor 1960/61, numri i
paraleleve vjen duke u rritur, në 34, me dyfishimin e
numrit të nxënësve në 1222, nga të gjitha
nacionalitetet.
Duke e parë se në këtë shkollë numri i paraleleve
dhe nxënësve po shkon duke u rritur, në vitin shkollor
1961/62 është hapur shkolla e re “17 Nëntori“, (Tani
“Mati Logoreci“). Në këtë shkollë kalojnë mbi 330
nxënës për t'i ndjekur mësimet e bashkë me ta edhe një
grup i mësimdhënësve nga kjo shkollë. Shkolla
“Emin Duraku“, si shkollë amë ka pasur paralelet e
ndara në fshatrat: Dushanovë (lagjja Arbanë), Nashec
dhe në fshatin Landovicë.
Arsimtarët e shkollës sonë, sikurse edhe shumë
mësimdhënës tjerë të Kosovës, gjatë viteve 90-të nuk
u mposhtën përpara terrorit e pushtuesit serb, madje
nuk i vuri në mëdyshje as gjendja e rëndë ekonomike,
ata dhanë kontribut edhe pa para, punuan në bodrume
e shtëpi private, duke mos i lënë nxënësit e tyre jashtë
arsimimit.
Në shtator të vitit 2003, në kuadër të kësaj shkolle,
si paralele e ndarë funksionon shkolla në lagjen
“Bajram Curri” me 28 paralele, nga klasa e I-rë deri në
klasën e IX-të, me 980 nxënës. Kjo shkollë do të
pavarësohej më vonë.
Objekti i ri ka filluar punën në vitin 2010. Gjatë
këtyre 66 viteve dritë e dituri, nga bankat e kësaj
shkolle kanë dalë shumë nxënës, në mesin e tyre janë
edhe personalitete të njohura nga jeta politike,
ekonomike, kulturore, sportive etj.
Mësimdhënësit tanë janë duke u aftësuar për një
mësimdhënie moderne dhe të avancuar. Kjo shkollë
ka pasur gjithmonë bashkëpunim të shkëlqyer me
Bordin e Prindërve. Prindërit e kësaj shkolle e kanë
përkrahur shkollën në çdo pikëpamje, duke iu
falënderuar udhëheqësve të shkollës. Prandaj edhe ne
si shkollë duke e pasur përkrahjen e tyre morale dhe
materiale, gjithnjë kemi kapërcyer ato pak vështirësi
që janë paraqitur.
Pas këtyre viteve, i kujtojmë me krenari gjithë ata
mësimdhënës që kontribuuan që kjo shkollë të fitojë
këtë reputacion që ka sot.
Gëzim Beshiri, mësimdhënës
8 Ardhmëria
Viti shkollor 2020/21 nuk filloi si zakonisht me
entuziazëm për fillim të suksesshëm. Në vend të
buzëqeshjes në fytyrat e fëmijëve ishin vendosur
maskat. Pandemia COVID-19 krijoi frikë, ankth dhe
pasiguri, jo vetëm tek fëmijët, por tek të gjithë
njerëzimin. Mirëpo fëmijët janë ata që i vuajnë më
shumë këto pasoja. Frika nga pandemia ishte pjesë jo e
zakonshme e sfidave për një fillim të mbarë.
Unë si koordinatore e cilësisë duke biseduar me
drejtorin e shkollës, msc. Rrahim Bekteshin,
zëvendësdrejtorin, msc. Akif Gashin si dhe personat
tjerë kyç për shkollën, ishim në dilemë se cila do të
ishte mundësia më e mirë për organizimin e mësimit
për këtë vit shkollor. Cili vendim do të ishte më i miri
për nxënësit?
Skenarët që na u ofruan nga Ministria e Arsimit
dhe Shkencës ishin:
Skenari A - Mësimi me prezencë në shkollë;
Skenari B - Mësim i kombinuar -një pjesë e orëve
të organizohet në shkollë dhe pjesa tjetër në distancë;
dhe
Skenari C - Të organizohet vetëm mësimi në
distancë.
Klasat të ndahen në dy grupe, në mënyrë që edhe të
respektohen rregullat për mbrojtje nga COVID-19 dhe
numri i nxënësve nëpër klasa të jetë më i vogël, të ulen
në distancë, të mbajnë maska, të dezinfektojnë shpesh
duart me preparatet që janë siguruar nga shkolla dhe
DKA-ja dhe të kihet kujdes të rregullt për
dezinfektimin e hapësirave shkollore etj.
Pra, qëllim parwsor gjatë këtij viti ishte që të
përkushtoheshim për ruajtjen e shëndetit të nxënëseve,
mirëqenies shëndetësore të qytetarëve duke mos
anashkaluar realizimin e procesit edukativ e arsimor
sipas Kornizës Kurrikulare të Kosovës.
Edhe pse me dy javë vonesë, ishim me fat që viti i ri
shkollor filloi.
Jeta e nxënësve gjatë pandemisë është krejtësisht
e ndryshme nga ajo që ka qenë më parë, andaj me
shumë se kurdoherë, përqendrimi i gjithë stafit tonë ka
qenë dhe është te shëndeti dhe mirëqenia e tyre. Me anë
të aktiviteteve të ndryshme, programe, lojëra,
ekspozita, këngë, kuize e gara tw ndryshme jemi
munduar që të ruajmë shëndetin mendor dhe si staf me
psikologen e shkollës, Rrita Çollaku, të tregojmë
përkrahje psiko-sociale duke u nisur nga ajo që nëse
mësimdhënësit janë mbështetës, të durueshëm,
inkurajues dhe të vëmendshëm ndaj nxënësve, atëherë
do të shmangen efektet negative psikologjike që mund
të shkaktojë pandemia tek ata. Nëpër klasa u
shpërndanë mesazhe për mbrojtje nga COVID-19, në
hyrje të shkollës dhe në korridore e klasa u vendosën
reklama vetëdijesuese për kujdesin që duhet të
tregojmë gjatë pandemisë. Nga organizata të
ndryshme u shpërndanë maska, mjete higjienike.
Shkolla dezinfektohet me mjetet më efikase për
eliminimin dhe mospërhapjen e virusit. Nxënësit kanë
një rol aktiv në shpërndarjen dhe promovimin e
mesazheve, të masave dhe praktikave parandaluese
ndaj COVID -19.
Andaj duke iu falënderuar angazhimit të të gjithë
pjesëmarrësve në shkollë dhe me ndihmën e TASK
Forcës së shkollës, arritëm me sukses të përfundojmë
edhe periudhën e dytë vlerësues për vitin shkollor
2020/2021.
Shpresojmë që me kujdes të shtuar do të
përfundojmë në banka shkollore edhe periudhën e
fundit të këtij viti shkollor.
Fëllanza Kirajtani
Cila do të ishte mundësia më e mirë në mënyrë që
edhe suksesi të mos na mungojë si shkollë, por edhe
mos të rrezikohet shëndeti i fëmijëve dhe i stafit
shkollor?
Duke analizuar kushtet që ofrohen në shkollë,
numrin e nxënësve dhe numrin e klasave, u vendos që
të punohet sipas skenarit B.
9 Ardhmëria
Gjuhët dhe Komunikim gjatë vitit
shkollor 2020 -2021
Edhe pse në kohë pandemie, arsimtarët e
gjuhës shqipe: Shkurte Kastrati, Rrushe
dhënë ngjyrim festiv organizimeve të
mbajtura gjatë këtij viti shkollor.
28 Nëntori festohet tradicionalisht
Për nder të 28 Nëntorit u mbajt një
program modest për shkak të pandemisë.
Pikat kyçe ishin: fjala e drejtorit, recitime
Xhemaj, Meriton Thaqi nuk i ndalën
aktivitetet për nder të festave kombëtare e
shtetërore, duke përgatitur dhe vendosur
gazetën e murit, orën letrare, programe
festive dhe aktiviteteve të tjera, për t'iu
nga nxënësit e ciklit të ulët dhe të lartë, si
dhe u ekzekutuan edhe disa pika
muzikore.
Festa shtetërore - 17 Shkurti
Me rastin e 17 Shkurtit, shpalljes së
pavarësisë së Kosovës, u krijua dhe u
vendos gazeta e murit si dhe u mbajt orë
letrare. Gjithashtu ora e parë iu kushtua
shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Prill, 2021
10 Ardhmëria
(Me rastin e pensionimit të kolegut tonë,
msc. Afrim Topçideri, i cili u pensionua
më 12 tetor 2020)
Pas shumë vitesh punë në arsimimin e gjeneratave
të reja, vjen koha e pensionimit edhe pse kundër
dëshirës sonë, për pak çaste secili përfytyron jetën dhe
punën e tij, sigurisht edhe moshën, të cilën nuk e
ndalim dot, sepse ajo vërshon si lumë dhe nuk na pyet.
Këto ditë vjeshte, tetori 2020, kolektivit të
SHFMU” Emin Duraku” në Prizren iu pensionua
kolegu Afrim Topçideri. Ai për vite të tëra punoi me
entuziazëm të madh dhe puna e tij shkëlqeu ndër
gjenerata. Secila etapë e jetës i ka sfidat dhe të mirat që
e shquan karakterin e një personaliteti.
Në çdo kohë, me plot përkushtim, ishit ju
arsimtari Afrim. Andaj, ne kolektivi i shkollës të
urojmë shëndet dhe jetë të gjatë. Shpresojmë që
kolegu ynë i nderuar të mos shkëputet nga veprimtaritë
e shkollës ku do të jetë përherë i mirëpritur.
Urime pensionimin kolegu ynë, Afrim Topçideri!
Ju dëshirojmë mbarsi dhe pleqëri të mbarë!
Me respekt,
Kolegët dhe drejtoria e shkollës
Aktivi Gjuhët dhe Komunikimi, edhe
pse në kohë pandemie, vazhdoi me
aktivitete duke vlerësuar lart këto festa:
Epopeja e UÇK-së (më 5, 6 e 7 mars), Dita
e Mësuesit (më 7 mars) dhe Dita e Nënës
(më 8 mars).
Për nder të këtyre festave organizuam
program festiv. Në këtë program u
përfshinë shumë ese, poezi dhe disa pika
muzikore.
11 Ardhmëria
“Fëmija ka të drejtë të thotë lirisht mendimin e j në çështjet që lidhen me të”.
(Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës, NENI 12)
Bashkësia e Nxënësve është strukturë përfaqësuese
nëpërmjet së cilës nxënësit e shkollës mund të
përfshihen në punët e shkollës, në bashkëpunim me
zyrtarët e shkollës, prindërit dhe mësimdhënësit, për
të përfituar shkolla dhe nxënësit e saj.
Këshilltarët e Bashkësisë së Nxënësve janë:
Fëllanza Kirajtani, Edona Sezallari dhe
Selvije Lamaj Kryeziu.
12 Ardhmëria
“Qëllimi kryesor i arsimimit është të krijojë njerëz, që janë
të aftë të bëjnë gjëra të reja, njerëz që janë krijues, shpikës
dhe zbulues. Qëllimi i dytë i arsimimit është të formojë
mendje, që mund të jenë kritike, që të mund të verifikojnë dhe
jo të pranojnë çdo gjë që u jepet”
Kjo thënie e Piaget përbën sot detyrën parësore të shkollës.
Zhvillimi i të menduarit kritik te nxënësit dhe studentët në të
gjitha nivelet duhet të përbëjë shtyllën kryesore të tërë
sistemit: plane, programe, tekste e metodologji të cilat
përmblidhen në konceptin kurrikulë.
Pra, ne e dimë që mësimdhënia i ngjan një udhëtimi të
vështirë e plot të papritura. Misioni i saj sot është të
kontribuojë në formimin e
shprehive të të menduarit të
nxënësve.
Në fillimin e këtij udhëtimi në
rrugën drejt të menduarit,
nxënësit duhet ta përvetësojnë
gjuhën dhe ta zhvillojnë të
menduarit.
Përdorimi i metodave dhe i
teknikave të ndryshme në klasë i
pajis nxënësit me shprehi të
natyrave të ndryshme, që iu
mundësojnë atyre të marrin pjesë
g j a l l ë r i s h t n ë m ë s i m , t ë
përqendrohen, të përzgjedhin, të
organizojnë, të përfshijnë dhe të zbatojnë njohuri kur
mësojnë.
Përmes këtyre metodave ne e nxisim zhvillimin e individëve
që të bëhen mendimtarë si dhe nxënës të pavarur. Me këto
metoda dhe teknika edhe unë si mësimdhënëse ndihem e
përtërirë në profesion ku dhe mësimin e zhvilloj me
kënaqësi.Gjatë mësimit nxënësit janë më të çliruar, flasin
lirshëm para opinionit, janë
më oratorë, disku-tojnë më
shumë si dhe punojnë me
dëshirë, madje kam marrë
shumë falënderime nga
prin-dërit, pasi edhe ata e
kanë ndierë këtë ndryshim
te fëmijët e tyre.
Të gjitha këto arritje na
bëjnë të ndihemi krenarë në
përmbushjen e misionit tonë,
por ndiejmë edhe përgjegjësinë
për vazhdimësinë e
punës së mëtutjeshme drejt
suksesit.
13 Ardhmëria
Çka është bullizmi, ku dhe nga kush shfaqet, llojet e tij, çka i shkakton këto veprime dhe si duhen trajtuar këto, na tregon
psikologja e shkollës, Rrita Çollaku
Bullizmi është një sjellje devijuese e cila është
shumë evidente në shkollat fillore e të mesme.
Rrjedh nga gjuha angleze "Bully" që do të thotë të
ngacmosh. Pra, konkretisht bullizmi është dëshirë
për ta dëmtuar tjetrin në mënyrë të vazhdueshme.
Llojet e bullizmit
Bullizmi fizik
Ky lloj Bullizmi karakterizohet me goditje, shtyrje
e kërcënime që ndodhin në mes të bashkëmoshatarëve.
Kjo ndodh nëse bashkëmoshatarët e
ndiejnë veten më të fortë në krahasim me të tjerët,
apo nëse në rrethin e tyre vjen dikush i ri, ata kanë
tendencë t'i tregojnë "sesa të fortë mund të jenë".
Kjo formë e bullizmit është më shumë evidente tek
djemtë, edhe pse kohëve të fundit është e shfaqur
edhe tek vajzat.
Bullizmi verbal
Kjo formë e bullizmit manifestohet me
përgënjeshtrime, ofendime, fyerje dhe poshtërime
që mund t'i bëhet tjetrit në mënyrën më të rëndë,
vetëm që viktima të ndihet keq dhe që bullistët të
arrijnë kënaqësi. Bullizmi verbal më shumë është
shfaqur te vajzat se sa te djemtë.
Ngacmimi seksual është kur nxënësi merr
komplimente apo prekje të padëshiruara, qoftë nga
bashkëmoshatarët, apo mësimdhënësit. Po ashtu,
edhe nëse bashkëmoshatarët paragjykohen për
shkak të gjinisë së tyre apo orientimit seksual.
Cyberbullying (bullizimi në internet) është një
nga format më rënda dhe shqetësuese gjatë kohëve
të fundit. Kjo mënyrë e ngacmimit transmetohet
nëpërmjet fyerjeve, ofendimeve, ngacmimeve dhe
poshtërimeve, të gjitha nëpërmjet rrjeteve sociale.
Përse një fëmijë priret të jetë bullist?
Siç dihet, në të gjitha shkollat disa nxënës e
konsiderojnë veten "yll social", prandaj kanë tendencë t'i poshtërojnë
të tjerët që ata i konsiderojnë "viktima", apo më inferiorë, pra arsye
parësore është superioriteti në mes bashkëmoshatarëve. Këto lloj
ngacmimesh mund të ndodhin qysh nga klasa e parë, kur mësuesit
kanë tendencë të krijojnë preferenca në mes të nxënësve, andaj këtu
lindin paragjykimet dhe diskriminimet e para mes nxënësve.
Arsye tjetër se pse një fëmijë mund të jetë bullist, është për shkak të
mungesës së dashurisë familjare, dhunës në familje, rrethanat e rënda
sociale etj. Këto shkaqe reflektojnë që ai fëmijë këto sjellje të rënda,
apo të themi vuajtjen që e përjeton, ta transmetojë nëpërmjet
ngacmimeve ndaj bashkëmoshatarëve të tyre.
Si ndihet viktima?
Personat (nxënësit) të cilët janë të bullizuar, kanë tendencë të mos
kenë besim tek vetja, por as edhe tek të tjerët, janë më asocial,
braktisin shkollën për shkak se distancimin e shohin si zgjidhje më
korrekte për t'u larguar nga paragjykimet dhe diskriminimet që iu
bëhen. Ata nuk dëshirojnë që të flasin me askënd, sepse ndihen të
frikësuar dhe të kërcënuar nga të tjerët, atëherë zgjidhjen më korrekte
ata e shohin vetëvrasjen.
Ku është më i përhapur bullizmi?
Sipas hulumtimeve të ndryshme ndërkombëtare dhe atyre në
kontekstin kosovar, bullizmi është i përhapur në gjitha grupmoshat.
Mirëpo më evidente janë ato në shkolla fillore dhe të mesme, e
sidomos në shkollat fillore ku janë më evidente sjelljet diskriminuese
që ndodhin mes bashkëmoshatarëve.
Çka duhet të bëj psikologu?
Fillimisht të mbahen ligjërata të vetëdijesimit me të gjithë nxënësit, në
mënyrë që të elaborohet më shumë ky term dhe të evidentohen sa më
parë rastet e bullizmit. Pastaj, të mbahen seanca individuale me
personat që kanë përjetuar bullizëm, në mënyrë që t'ia bëjmë të ditur
se nuk janë vet dhe që pavarësisht çdo gjëje duhet të qëndrojnë të
fortë, gjithashtu të mbahen seanca individuale me shkaktarët e
bullizmit, në mënyrë që të e kuptojmë esencën e sjelljes së tyre, se
çfarë kanë përjetuar ata dhe si janë ndier në momentin kur e kanë bërë
një veprim të tillë.
Pastaj, preferohet të mbahet seancë grupore mes të shkaktarëve të
bullizmit dhe atyre që kanë përjetuar bullizëm, me anë të metodës
'role play'', përmes këtij ballafaqimi synohet të arrihet empatia e
shkaktarëve të bullizmit ndaj personave që ata kanë bullizuar.
Psikologja e shkollës, Rrita Çollaku
14 Ardhmëria
“Një popull pa njohuri për historinë, origjinën dhe kulturën e tij të kaluar është si
një pemë pa rrënjë.”
Edhe pse është kohë pandemie mësimi po
zhvillohet në kushtet dhe rregullat që kanë
vendosur institucionet tona shtetërore. Aktivitetet
u realizuan prej Klubit të Historianëve të rinj në
bashkëpunim me mësimdhënësin e lëndës. Gjatë
këtij viti shkollor, për nder të pavarësisë së
Shqipërisë, me klasat e teta, u mbajt kuizi që i
kushtohet pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
Kuizi u përgatit nga mësimdhënësja e lëndës,
Nazlije Topqideri. prof.
Aktivitete nga Klubi i Historianëve të Rinj nuk
mungoi as për 17 Shkurtin, pavarësinë e
trembëdhjetë të Republikës së Kosovës si dhe për
ngjarjet e tjera të rëndësishme kombëtare që
kremtuam deri më tani.
Për shkak të pandemisë mësimi po zhvillohet në bazë të rregullave për procesin mësimor. Në orët
mësimore jemi duke përdorur projektorin, me të cilin mësimi zhvillohet në mënyrë vizuale dhe mjetet
tjera ndihmëse, hartat, punimet etj.
Prill, 2021
15 Ardhmëria
GARA NË LËNDËN E GJEOGRAFISË PËR NDER
TË 13-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Në mesin e muajit shkurt të këtij viti, në një
ambient shumë të mirë dhe në një atmosferë
miqësore, u zhvilluan garat në lëndën e
Shishko dhe RrezanaSiqeca)
VENDI I DYTË: VI -2
(EnsarSaramati, Bleron Bresa
dhe Kybra Nanovçe)
VENDI I TRETË: VI-3 (LorenRashiti,
RiolaSusuri dhe Fatlum Gigollaj)
gjeografisë me nxënës të klasave të VI-ta nën
udhëheqjen e mësimdhënësve Selvie Lamaj
Kryeziu. Fëllanza Kirajtani dhe Drejtori i
s h k o l l ë s , R r a h i m B e k t e s h i , d u k e i
përshëndetur të pranishmit, duke iu uruar
festën dhe duke folur rreth garave, ndër të tjera
theksoi: “Gjithnjë do ti mbështes aktivitet e VENDI I KATËRT: VI-4 (Edi Pjeça, Alea
tilla, të cilat sjellin atraksion dhe freski për Shehu dhe Tea Hoxha).
nxënësit tanë.” Garat u realizuan në mënyrë Me pika muzikore garuesit dhe pjesëmarrësit i
elektronike në Kahoot me anë të tabelës së kënaqën: AurelDelhysa, nxënës i klasës V-2
mençur dhe tabletave u realizua.
dhe RiolaSusuri, nxënëse e klasës VI-3.
Vendet:
VENDI I PARË: VI -1 (KanitaZurnagji, Lum Të festojmë edhe shumë festa!
Kosova edhe nga autoritetet ndërkombëtare, në
raporte të ndryshme, është identifikuar si vend
transit i drogës, por edhe vend ku kultivohen
substancat narkotike. Fakti se nxënësit në shkolla
përdorin substancë narkotike, mbetet shqetësues.
Në lidhje me këtë, në javën e fundit të muajit mars,
u mbajt një ligjëratë në lidhje me këtë temë.
Ligjërues kryesorë ishin:z. SkenderSusuri dhe znj.
NitaAlia.
Shkolla jonë në këtë ligjëratë u përfaqësua nga
mësimdhënësja Selvie Lamaj Kryeziu dhe
nxënësit: BejzaXharra, LenaPlakiqi dhe Belis
Osmani.
U diskutua për rregulloren për parandalimin,
posedimin, konsumimin dhe shpërndarjen e
drogave dhe substancave të tjera analoge në
shkollat e Komunës së Prizrenit.
Ishte një ligjëratë shumë përmbajtjesore e cila solli
interes tek nxënësit. Po ashtu, nxënësit patën
mundësi të bëjnë pyetje të ndryshme me interes për
ta, ku edhe morën përgjigjet e duhura.
Materiali u përgatit nga:
FëllanzaKirajtani dhe SelvijeLamaj Kryeziu.
16 Ardhmëria
REZULTATET E PUNËS NË KABINET NUK MUNGOJNË
“Takimi i dy personaliteteve është si kontakti i dy substancave kimike: nëse ka ndonjë
reagim, të dy transformohen.”
Carl Jung
Në shkollën tonë funksionon edhe kabineti
i kimisë, i financuar nga TIKA. Kabineti
është i pajisur me kompjuterë, projektorë
dhe mjete të tjera përcjellëse.
Rezultate e punës në kabinet nuk mungojnë.
Mësim bëhet shumë më tërheqës kur krahas
teorisë dhe punës praktike bëjmë edhe
eksperimente.
Interesimi nxënësve për këtë lëndë nuk
mungon. Kemi mjaft nxënës të shkëlqyeshëm, pa
dashur t'i veçojmë me emra.
Quhem Klea Kabashi, jam nxënëse në
k l a s ë n V / 2 . N ë m ë s i m e j a m e
shkëlqyeshme. Pasion e kamë lëndën e
Artit figurativ. Mësuesja, Ardita Susuri më
flet fjalë miradije për punën time. Për
revistës e shkollës përzgjodha dy vizatime
me ndihmën e mësueses që t'i publikoj.
17 Ardhmëria
9 prilli i këtij viti shënoi ditëlindjen e 65-të dhe pensionimin e
mësimdhënësit të palodhur të Lëndës së Edukatës Fizike dhe
organizatorin e shumë aktiviteteve sportive, jo vetëm në shkollën tonë,
Nexhat Hameli.
Fjalët janë të pakta të shkruaj për punën dhe
angazhimin e arsimtarit, sepse krahas punës
profesionale, kreu edhe shumë punë dhe
aktivitete tjera dhe kudo ishte i pari në ballë të
të gjitha aksioneve në shkollë, duke i kryer të
gjitha detyrat me sukses.
PENSIONIMI MËSIMDHËNĒSIT
NEXHAT HAMELI
Në emër të të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve
të shkollës sonë, drejtoria e
shkollës i uroi pensionimin mësimdhënësit të
palodhur, Nexhat Hameli
Ishte shembull, jo vetëm për punën
edukativo-arsimore, por për çdo aktivitet
tjetër.
Urime arsimtar!
Shëndet dhe respekt për punën tuaj të
palodhur në shkollën tonë.
Nga drejtoria e SHFMU "Emin Duraku" në
Prizren
Nën udhëheqjen e arsimtarit Nexhat,
nxënësit tanë arritën të jenë kampionë të
Kosovës në basketboll dhe disa herë radhazi
kampionë të regjionit të Prizrenit.
Shkolla jonë ishte me fat që kishte një
mësimdhënës të këtillë, arsimtar shembull
dhe profesionist.
Por, përkundër pensionimit të tij, ai do të jetë
gjithmonë pjesë e kolektivit tonë.
Urime ditëlindjen dhe pensionimin, arsimtari
Nexhat!
Shëndet dhe mbarësi në jetë!
Me shumë respekt, në emër të nxënësve dhe
mësimdhënësve.
Drejtoria e Shkollës
18 Ardhmëria
Me rastin e pensionimit të mësimdhënëses,
Suzan Brahloka, drejtoria e shkollës, në
shenjë respekti, e nderon mësuesen Suzan
me një plaketë.
Gëzime Bardhi lindi më 12.06.1956 në
Vushtri. Shkollën fillore dhe atë të
mesme i kreu në vendlindje.
Si studente e Fakultetit Juridik, në
vitin 1986, u punësua si sekretare e
shkollës fillore “Emin Duraku“ në
Prizren.
Me përkrahjen e pakursyer të
drejtorisë së shkollës, Gëzime Bardhi
me një përkushtim prej një punëtoreje
të jashtëzakonshme, shpejt u inkorporua
në administratën e shkollës.
Me përkushtimin dhe punën profesionale
si sekretare e shkollës sonë,
Gëzime Badivuku Bardhi bëri që
shkolla jonë të jetë model për një
administratë të rregullt dhe model për
shkollat tjera.
Gëzime Bardhi tërë jetën e saj
profesio-nale e kaloi si sekretare e
shkollës fillore “Emin Duraku“, ku plot
30 vite shërbeu duke pranuar shumë
mirënjohje nga organet arsimore në
Prizren. Gëzimja do të pensionohet në
muajin qershor të vitit 2021.
Në jubileun e 66-vjetorit të SHFMU
"Emin Duraku" në Prizren, në shenjë
respekti për punën e pakursyer, në
edukimin dhe arsimimin e brezave të
rinj, mësimdhënëses së pensionuar nga
cikli i ulët, paralelet në gjuhën turke,
Suzana Braha, iu nda një plaketë nga
drejtori i shkollës. Mësuesja Suzana
Brahloka, është pensionuar më 9 nëntor
2020. Për 44 vite punë në arsim,
mësimdhënësja Suzana iu qëndroi
pranë nxënësve, sikurse një edukatore
e përkushtuar më terë qenien e saj.
Në emër të të gjithë nxënësve dhe
mësimdhënësve, mësueses Suzan i
urojmë shëndet dhe mbarësi në jetë.
Nga drejtoria e shkollës.
19 Ardhmëria
K a m l i n d u r m ë
25.11.1947 në Prizren.
Shkollën fillore dhe
Gjimnazin e kam kryer në
Prizren, kurse SHLP, dega
e Arsimit Teknik në
Prishtinë.
Në shkollën fillore
“ E m i n D u r a k u ” j a m
punësuar si mësimdhënës
në vitin 1971, kurse
d r e j t o r s h k o l l e j a m
emëruar në vitin 1995 dhe
këtë pozitë e kam vijuar deri në vitin 2007. Më pas
përsëri kam punuar mësimdhënës, nga viti 2007 deri
në vitin 2013.
Koha kur jam emëruar drejtor kanë qenë kohëra
shumë të vështira të okupimit dhe më pas plasi edhe
lufta.
Prej vitit 1990-1999 në shkollë u instalua drejtoria
e dhunshme dhe me vendimin e Sindikatës së
P a v a r u r v a z h d u a m a r s i m i n p a r a l e l m e
planprogramet e Kosovës.
Drejtoria e dhunshme na caktoi shfrytëzimin e
objektit të shkollës vetëm pas dite, dhe atë prej orës
13:30 e deri në ora 19:30.
Kemi pas shumë vështirësi në këto kushte të
realizojmë planprogramet mësimore. Por falë
angazhimit maksimal të mësimdhënësve, i kemi
përballuar këto vështirësi.
Pas luftës, me lirimin e objektit, kemi vërejtur se
shumë mjete mësimore në gjuhën shqipe janë
asgjësuar dhe shumë tituj në bibliotekë dhe mjete
mësimore që janë botuar në Shqipëri janë asgjësuar
nga drejtoria e dhunshme.
Pas lufte, më 14.12.1999, shkollën tonë e vizitoi
zonja e kryetarit gjerman, Cristina Rue.
Ishte një vizitë historike, fatlume dhe inkurajuese
për shkollën, sepse pas vizitës në shkollën tonë
filluan përmirësimet infrastrukturore të objektit,
ngritja profesionale e mësimdhënësve, përmirësimi i
mësimdhënies dhe ngritja e suksesit të nxënësve.
Menjëherë pas luftës, në dhjetor të vitit 1999,
arritëm të gjejmë një donator për rehabilitimin e
shkollës. Na erdhën në shkollë përfaqësuesit e Kryqit
të Kuq austriak. Duke parë se numri i nxënësve ishte
1800 dhe kishim vetëm dy nyej sanitare jashtë
objektit dhe në kushte shumë të vështira higjienike,
na premtuan për të na ndërtuar nyje sanitare në brendi
të objektit të shkollës.
Por kur panë përkushtimin dhe angazhimin tonë,
ata vendosën të investojnë në riparimin e :
•10 nyejve të reja sanitare brenda objektit,
•Të gjitha klasat u shtruan me dysheme të reja,
•U ndërruan të gjitha dyert e klasave dhe zyrave,
•Dritaret e drurit u zëvendësuan me ato prej
plastike,
•Riparimi i kulmit: ndërrimi i disa lëndëve
kryesore dhe ndërrimi i të gjitha tjegullave në kulm,
•Ngjyrosja e tërë objektit nga brenda dhe jashtë,
•Vendosja e ulluqeve të reja në kulm,
•Drenazhimi i oborrit dhe shtruarja e tërë objektit
me kubëza,
•Mobilimi komplet i sallës së arsimtarëve, zyrës së
drejtorit, sekretarit dhe pedagogut,
•Ndërrimi i tabelave të shkrimit në të gjitha klasat,
•Janë blerë 3 stufa termo: për sallën e arsimtarëve,
për zyrën e sekretarit dhe për bibliotekën,
•Ndërrimi i derës kryesore në shkollë (vetëm ajo ka
kushtuar 7000 DM).
Ky investim i Kryqit të Kuq austriak kapi vlerën e
140.000 DM.
Duhet theksuar se këto punime janë bërë gjatë
pushimeve dimërore dhe mësimi në gjysmëvjetorin e
dytë është shtyrë vetëm për një javë për shkak të
këtyre punimeve.
Orët mësimore janë kompensuar në fund të
gjysmëvjetorit të dytë.
Duhet lavdëruar mësimdhënësit dhe personelin për
angazhimin e tyre rreth ndihmesës së dhënë gjatë
kryerjes së punimeve në kushtet dimërore e sidomos
në pastrimin e shkollës dhe përgatitjen e saj për
fillimin e mësimit.
Edhe pse shkolla u rehabilitua, hapësira shumë e
vogël e saj nuk na mundësoi të mbajmë mësim të
rregullt sipas kërkesave dhe planprogrameve të asaj
kohe.
Vizita objektit të shkollës
20 Ardhmëria
Në shkollë, në vitin 2002 kishim afro 2000 nxënës,
pjesa mjaft e madhe na vinte nga lagjja e Bajram
Currit (rreth 750 nxënës). Nuk kishim hapësirë për
mësim plotësues dhe aktivitete jashtë mësimore.
Punuam në tri e ndonjëherë edhe në katër ndërrime.
Pas shumë peripecive u gjet donatori (Qeveria e
Lihtenshtajnit) dhe u ndërtua shkolla e re në lagjen e
“Bajram Currit”. Ajo u lëshua në përdorim më
15.09.2003 dhe u menaxhua nga shkolla jonë për dy
vite. Ajo u pavarësua në vitin shkollor 2005/06.
Në vitin 2001, nëpërmjet KEC-it, prej shkollës
shkuan në Poloni në trajnim ndërkombëtar, Nexhdet
Kuçani, drejtor, Gëzime Bardhi, administratore dhe
Sema Purova - Mati, mësimdhënëse.
Ata në këtë trajnim u aftësuan për regjistrimin dhe
veprimtarinë e OJQ-ve nëpër shkolla.
Pas kthimit, në qershor të vitit 2001, e regjistruan
shoqatën.
Shoqata në fjalë ka bërë shumë ndryshime pozitive
në shkollë, duke bashkëpunuar me komunitetin dhe
Bordin e Prindërve. Ka realizuar projektet:
Uniformat shkollore, Programi i shkollave cilësore,
Radioja shkollore, Interneti në shkollë, Kutia e së
vërtetës, Parlamenti i Nxënësve, Komiteti për
Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve etj.
Në vitin 2004 shkolla jonë ishte një ndër shkollat e
para në Kosovë që realizoi trajnimin e
mësimdhënësve për MKLSH-në, në bazë shkolle.
Kërkuam nga KEC-i trajnimin e 30 mësimdhënësve,
të cilët pas shumë moduleve e certifikoi grupin prej
30 mësimdhënësve.
Ky trajnim mundësoi që cilësia e mësimdhënies të
rritet shumë. Ndryshimi i metodave të punës ngritën
interesimin e nxënësve e sidomos dukshëm ngriti
suksesin e nxënësve.
Në vitin 2005, kremtuam 50-vjetorin e themelimit të
shkollës “Emin Duraku”.
Këtë vit jubilar e kremtuam me aktivitete të shumta
në shkollë dhe jashtë saj.
Në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” shfaqëm
një program të pasur kulturo-artistik për prindërit
dhe mysafirët e ftuar.
Në vitin 2005, me rastin e kremtimit të 50-vjetorit,
vitit jubilar të shkollës, aplikuam përdorimin e
uniformave për nxënës dhe mësimdhënës.
Ishim shkolla e parë në qytet dhe në Kosovë që
aplikuam përdorimin e uniformave për nxënës dhe
mësimdhënës. Kemi pasur shumë kundërshtime nga
DKA-ja për uniformën, por me këmbënguljen tonë
dhe të Bordit të shkollës, e realizuam, pastaj këtë
iniciativë e vijuan gati të gjitha shkollat e Kosovës.
Me mbështetjen e Bordit të Prindërve të shkollës, e
cila ka qenë shumë aktive, kemi realizuar shumë
projekte. Shkolla është ndihmuar me përkrahje dhe
mjete financiare. Kështu i kapërcyem pengesat në
realizimin e projekteve të synuara.
Në vitin 2011 kam qenë iniciator dhe me përkrahjen e
drejtorit Rrahim Bekteshi, kemi formuar kabinetin e
I n f o r m a t i k ë s , e c i l a k i s h t e r ë n d ë s i t ë
jashtëzakonshme për aftësimin e nxënësve në
përdorimin e Teknologjisë Informative në mësim.
Në muajin prill të vitit 2011, me iniciativën time dhe
të drejtorit të shkollës, Rrahim Bekteshi u hap WEB
faqja e shkollës www.eminduraku-ks.com. WEB
faqja me mijëra foto, tekste, statistika dhe lajme,
mundësoi që bashkatdhetarët tanë në mbarë botën të
njihen me aktivitetet dhe të arriturat e nxënësve dhe
sukseset e shkollës.
Mirëmbajtjen dhe plotësimin e WEB faqes, deri në
ditët e sotme, e kanë bërë Nexhdet Kuçani, tani
arsimtar në pension dhe Ervin Gurgushka, prind i
nxënësit të kësaj shkolle.
Në fund mund të them se ndiej kënaqësi dhe
mburrem që kam qenë pjesë e këtij kolektivi të
mrekullueshëm për plot 43 vite. Nga radhët e saj
kanë dalë gjenerata e gjenerata të shkëlqyer të
nxënësve. Ka pas dhe ka mësimdhënës të vyeshëm
dhe profesionalë, prindër bashkëpunëtorë dhe
udhëheqës me vizione të larta.
E kjo ka qenë edhe arsyeja, që edhe pas pensionimit
tim kam vazhduar punën si mësimdhënës pa pagesë
edhe për 1 vit.
21 Ardhmëria
Sipas UDHЁZUESIT PËR ORGANI-ZIMIN
E MËSIMIT NË VITIN SHKOLLOR 2020/2021
NË KUSHTET E PANDEMISË COVID - 19, në
shkollën tonë me datën 25 gusht 2020 u mbajt
takimi i Këshillit të Mësimdhënësve të Shkollës.
Në mbledhje njëzëri u kërkua për shtim të kujdesit
në kuptim të mbajtjes së maskave, respektimit të
distancës, higjienës personale dhe dezinfektimit,
në mënyrë që procesi mësimor të mund të
vazhdojë pa problem, ku u vendos edhe formimi i
TASK Forcës.
Task Forca është ekipi i cili u angazhua për
mbarëvajtjen e mësimit në kushte pandemie, sipas
udhëzimeve të parashtruara nga MASHT-i.
Gjithashtu u propozua që edhe prindërit të jenë si
përfaqësues të Task Forcës.
Në takimin me 7 shtator 2020, drejtori i
shkollës msc.Rrahim Bekteshi, zëvendësi, msc.
Akif Gashi , koordinatorja e cilësisë, msc.
Fëllanza Kirajtani , përfaqësuesja e
mësimdhënësve Llutfije Belloda Koro,
mësimdhënësi i artit, msc. Agim Kryeziu dhe
mësimdhënësi i Edukatës Fizike, Nexhat Hameli,
Prindërit pjesëmarrës në takim i njoftuan me
parapërgatitjet që duhet të ndërmerren për fillimin
e vitit të ri shkollor 2020/2021 në gjendje
pandemie.
U zgjodhën anëtarët e Task Forcës së shkollës
“Emin Duraku”.
U caktuan dhe u specifikuan obligimet e
përgjegjësitë për të gjithë anëtarët sipas
Udhëzuesit nga MASH-ti.
Në shkollë ekipi përpiloi planin e punës së
Task Forcës për respektimin e masave
parandaluese (ku janë përfshi mbledhjet e
rregullta, vendosja e posterëve vetëdijesues për
Prill, 2021
22 Ardhmëria
COVID-19, vendosja e mjeteve dezinfektuese në
klasa e korridore, orari i procesit mësimor,
formati i takimeve, mënyra e vendimmarrjes etj).
U verifikuan skenarët me nivelin e
rrezikshmërisë në komunë dhe duke iu
përshtatur kushteve të shkollës u vendos edhe
fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021.
Monitorimi i zbatimit të skenarëve u zhvillua
gjatë tërë kohës derisa u zhvillua edhe procesi
mësimor në shkollë.
U përcaktuan masat përkrahëse për
mësimdhënës, nxënës, prindër dhe gjithë
stafin shkollor.
Raportimi i mungesave të nxënësve dhe
punonjësve te Task Forca e DKA-ja është bërë
gjatë tërë kohës. Janë vlerësuar mungesat dhe
arsyet e mungesave duke i kontaktuar
menjëherë ata të cilët mungojnë.(sipas
IKSHPK).
Për angazhimin falënderim i veçantë shkon
për anëtarët profesionalë të TASK Forcës, dr.
Agim Gurmani, dr, Minire Guhelli, Shenaj
Mani dhe psikologun Vullnet Ramadani, që
ishin në gjendje të na udhëzojnë për veprimet
adekuate që duhet të ndërmarrim për evitimin
e përhapjes së virusit në shkollë dhe
mbarëvajtjen e procesit mësimor duke i
kushtuar rëndësi edhe shëndetit mendor.
Shpresojmë që në të ardhmen me zvogëlimin
e numrit të të infektuarve në vendin tonë, po
ashtu edhe vendimet e Task Torcës do të
ndryshohen në shkollë dhe dalëngadalë do t'i
rikthehemi normalitetit.
Fëllanza Kirajtani
Në prag të shënimit të 66-vjetorit të
shkollës sonë, mësimdhënësve të
pensionuar u ndava nga një plaket.
Nagip Jyrishi, i cili u pensionua më
16 prill 2020 dhe përkundër pensionimit
ai punoi edhe më tutje pa kurrfarë
kompensimi, deri në fund të muajit
qershor 2020, duke vazhduar me
mësimin online.
Afrim Topçideri, i pensionuar më 11
tetor 2020.
Të dy mësimdhënësve iu urova
shëndet dhe i falënderova për punën,
përkushtimin e tyre në edukimin dhe
arsimimin e brezave të rinj.
Prill 2021
Nga drejtoria e shkollës
23 Ardhmëria
İçinde bulunduğumuz bu zorlu
s ü r e c e r a ğ m e n I X - 6 s ı n ı f ı
öğrencileri,
öğretmenlerinin katkıları ile
2020/21 Okul Yılında çeşitli
etkinliklerde yer aldı.
IX-6 sınıfı öğrencisi Asel Müdüt
''Çanakkale Şehitleri'' konulu şiir
yarışmasında birincilik ödülü
kazandı.
Matematik dersinde de öğrenciler
birçok ödev ve proje tasarladılar.
Bunların arasında ''Pi Günü'' için
hazırladıkları proje ödevleri yer
alıyor. Pi günü her yıl 14 Mart'ta
k u t l a n ı r . B u d o ğ r u l t u d a
öğrencilerimiz kendi hayal
güçlerini kullanarak Pi ile ilgili
bireysel proje hazırladılar. Ortaya
fotoğraflardaki gibi güzel sonuçlar
çıktı
Ayrıca Pitagor Teoremi ile ilgili de
öğrenciler çok ilginç tasarımlar
sundular.
Özdeşliklerle ilgili de öğrenciler
hamer çalışması yap lar.
19 Mart Çanakkale Şehitlerini
anma amaçlı yapılan etkinlikte
öğrenciler düzyazı ve şiir okudu.
24 Kasım Öğretmenler günü
dolayısı ile sınıflar süslendi,
öğrenciler yazdıkları şiirleri okudu
İngilizce dersinde de derslerin bir
bölümü akıllı tahta kullanılarak
i ş l e n d i . Ö ğ re n c i l e r i n d e rs
kitaplarının bilgisayar programı
sayesinde dersler hem görsel, hem
işitsel hem de kineste k açıdan çok
daha verimli geç .
Öğrencilerin Londra Şehri adlı
hamer çalışması.
Sınıf Öğretmeni: Nuray Çürt Aşıkferki
24 Ardhmëria
2020/21 eğitim yılı boyunca pandemiden dolayı ders süre kısıtlamasına gidildi.
Ayrıca da sınıflarda öğrenciler 2 gruba ayrılarak o şekilde dersler işlenmeye devam edildi.
Bu süre zarfında öğrencileri derste aktif tutmak adına çeşitli etkinlikler yapılıp, öğrencilerin
pasifleşmemesi için öğretmenler ellerinden geleni yaptı ve yapmaya da devam ediyorlar.
Buna göre derslerde yapılan bazı etkinliklerin görsellerini aşağıda paylaşıyorum.
25 Ardhmëria
2020-2021 eği m
yılında zorlu bir süreçten
geçerken öğrencilerimizin
eği mden kopmaması için
etkinliklerimize devam
e k. Bu zorlu süreçte VII.5
sını olarak bir çok etkinlik
yap k. Öğrencilerimiz bir
ç o k p r o j e , s u n u m ,
hazırlayıp şiirler yazdı,
resimler çizdi. 24 Kasım
Ö ğ retmenler G ü n ü n ü
k u t l a d ı k , U l u ö n d e r
Mustafa Kemal Atatürk'ü
andık.
17 Şubat Kosova
Bağımsızlığını kutladık,
okulumuzun duvarlarını
süsleyen projelere imza
a k. Çanakkale Şehitlerimizi
andık bu gibi etkinliklerle
öğrencilerimizin
eği mden uzak kalmamalarını
sağladık. Pi günü
projesiyle öğrencilerimizin
hayal gücünün ne kadar
sınırsız olduğunu gördük.
26 Ardhmëria
Pandemi sürecinin 1. yılını
devirmişken 2020/21 eği m
yılının yüz yüze başlamış ve
devam ediyor olması bu
süreçte önemliydi.
Online eği me kıyasla yüz
yüze eği min daha efek f
olduğu konusu, bu süre
zar nda herkesin anladığı ve
birebir gözlemlediği bir
konuydu.
Yüz yüze eği m sürecinde
ö ğ r e n c i l e r i n o k u l a v e
derslerine adapte olmaları
bizler için öncelik konusuydu.
Özelikle de bireysel
proje çalışmaları verilerek,
sınıf içi çeşitli etkinlikler
yapılarak öğren-cilerin ak f
olmaları sağlandı.
Bu doğrultuda VI-5 sını nın
yap ğı bazı etkinlikleri şu
şekilde özetleyebiliriz:
Türkçe Dersi Etkinlikleri:
Kosova Bağımsızlık Günü
Çalışmaları
Matema k Dersi Etkinlikleri:
Teknoloji Dersi Etkinlikleri:
Teknolojinin Yarar ve Zararları
Hakkında Hamer Çalışmaları
Çevre ve Ekoloji Dersi Etkinlikleri:
Dünya Su Günü
Hamer Çalışmaları
Öğretmenler Günü Çalışmaları
Pi Günü Proje Çalışmaları
Yur aşlık Dersi Etkinlikleri:
Ünlüler Tablosu
Kendi Dünyanı Yarat
Konulu Hamer Çalışmaları
“Sebest Resim, Pandemi ve
Şiddete Hayır Temalı
Resim Çalışmaları
Hazırlayan:
Canan Karamuço
Prill 2021
27 Ardhmëria
28 Ardhmëria
Adım Asel Müdüt. 16 Ekim 2006
yılında Kosova'nın Prizren şehrinde
dünyaya geldim. Annemin adı Esfer,
babamın adı Nehat. Dört çocuklu bir ailenin
üçüncü çocuğuyum. “Emin Durak”
o k u l u n d a 9 . s ı n ı f ö ğ r e n c i s i y i m .
Derslerimde gayet başarılıyım. En
sevdiğim ders Matematik. Sayısal
derslerin yanı sıra Türk Dili ve Edebiyatıyla
yakından ilgileniyor, şiirler yazıyorum. Bu
sene katıldığım “ Çanakkale Şehitleri ” şiir
yarışmasında birinciliği kazandım. Kitap
okumayı, müzik dinlemeyi, gitar çalmayı
ve ünlü şairlerin şiirlerini okumayı çok
seviyorum. En sevdiğim yerli şair Oğuz
Atay. Bunların dışında profesyonel olarak
masa tenisi oynuyor, İngilizcemi
geliştirmek adına kursa gidiyorum. Ayrıca
geleneksel folklorla da ilgiliyim. Geçen
sene karantina döneminde makale yazarlığı
üzerine uzaktan bir eğitim aldım. İnsanın
zamanla değil de öğrendiği her bilgi ile
biraz daha büyüdüğünü düşünen meraklı,
maceracı ve sorumluluk sahibi bir kişiliğe
sahibim. Diğer taraftan tek bir konu üzerine
yoğunlaşmayıp kendimi her yönde
geliştirmeye çalışıyorum. Fakat doğruyu
söylemek gerekirse yapmayı en çok
sevdiğim şey, içimden gelenleri kâğıda
dökmek. Bana kalırsa kalem ve kağıt ile
kendinde bir yolculuk yapmak insanı
rahatlatan en güzel terapidir. İlerde hangi
mesleği seçerim bilmiyorum ama umarım
seçtiğim meslek benim ve yaşadığım ülke
için yarar sağlayacak bir meslek olur.
Başarılarımda ailemin ve öğretmenlerimin
katkısı büyük. Bu yüzden aileme ve
ö ğ r e t m e n l e r i m e b e n i h e r z a m a n
destekledikleri için teşekkür ederim.
K O S O V A M
Tarih 17 şubat
Herkezin içi rahat
Çok sabre k yıllarca
Erdik bu güzel murada.
Biz osmanlı çocukları
Bu , sevincin gözyaşları
Mutluluğumuz sonsuz
Kosova 'mız bağımsız.
29 Ardhmëria
Skender Krasniqi është nxënës i dalluar i
klasës IX/2. Ai mori pjesë vullnetarisht në gara
për krijim letrar, me rastin e shënimit të festës së
28 Nëntorit. Skenderi rrëmbeu çmimin e parë
në garën letrare "Poezia më e mirë".
Ky nxënës gjithashtu u përzgjedh për klasat
IX-ta që të marrë pjesë në garat komunale të
Fizikës të organizuara nga Drejtoria Komunale e
Arsimit në Prizren, ku shkëlqeu me vendin e
parë.
Më pas vazhdoi në garat republikane të
XXII-ta të Fizikanëve të Rinj, të organizuar nga
Shoqata Kosovare e Fizikës, më 28 shkurt 2021,
në Prishtinë dhe nga 30 nxënës, atje Skenderi
zuri vendin e dytë dhe ishte i vetmi përfaqësues
nga komuna e Prizrenit.
Armina Aliaj është
nxënëse e klasës VII-4.
Krahas mësimeve
q ë k j o n x ë n ë s e e
talentuar ndjek në këtë
shkollë, pasioni i saj
është edhe piktura, me
të cilën merret vazhdimisht
në jetën e përditshme.
Ëndrra e saj është
qënjë ditë të bëhet artiste. Ajo këtë e dëshmon
me punimet të cilat i realizon në lëndën e artit
figurativ.
Në punimet e Arminës vërehen tema të
ndryshme, si në vizatim, pikturë dhe tema të
imagjinuara, të cilat i punon me njëpërkushtim
të madh.
Armina është një ndër anëtaret më të dalluara
të klubit të piktorëve në shkollën «Emin
Duraku”e të ciline udhëheq mësimdhënësi i
lëndës së artit figurativ, Agim Kryeziu.
30 Ardhmëria
Unë jam Leandra Aliu
dhe jam 15-vjeçe. Kam
lindur dhe jetoj në
Prizren, mësimet i
ndjek në shkollën
"Emin Duraku" në
Prizren. Vizatimin dhe
pikturën e kam nisur në
kohën e karantinës,
krejt rastësisht. Kur më
kaploi mërzia vendosa të bëj diçka
interesante me vizatim. E kuptova që kisha
talent të vizatoja dhe të pikturoja. Përditë
provoja diçka të re dhe zbuloja ndjenjën e
kënaqësisë që më jepte imagjinata e
shfaqur në letrën e bardhë.
Me anë të vijave e shpalos një botë të
fshehur në brendinë time. Ndihem shumë
mirë kur e marr lapsin në dorë. Realiteti për
mua shpeshherë është shndërruar në
dimension të ngushtë, andaj kam vendosur
ta shpreh nëpërmjet imagjinatës. Vizatimi
më jep rehati, më kënaq, më jep lumturi, po
ashtu edhe muzika, andaj secilin vizatim
që provoj ta krijoj frymëzohem nga
meloditë e bukura të këngës.
NË ÇDO KOHË DO TË NDRIÇOJMË NË RRUGËN E DIJES.
Në çdo kohë ne jemi të përgatitur për
mbarëvajtje të punës sa më efikase.
Bashkëpunimi reciprok mes mësimdhënësve
nuk mungon në çdo kohë. Edhe në kohë
pandemie puna jonë ndriçon me filizat e
klasës ku etja për dije
s'shuhet kurrë, sa vjen e
shtohet çdo ditë.
Përkushtimi ynë maksimal
për punë i tejkalon
sfidat e kohës. Vullneti i
p a t h y e s h ë m p ë r t a
kalitur dijen, për të
mësuar është e shprehur
në çdo kohë.
Me entuziazëm
dhe dashurinë
e madhe
për mësimin
në çdo kohë ne
jemi vigjilentë
për ta forcuar atë me mësime si dhe aktivitete
të ndryshme. Me kreativitetin tonë ne do të
ndriçojmë në rrugën e dijes, ishin fjalët e
filizave të vegjël. Rezultatet e arritura janë
pjesa më e bukur e suksesit. Në çdo kohë do të
ndriçojmë në rrugën e dijes.
Arta Zajmi, mësimdhënëse
31 Ardhmëria
Ardhmëria
Ardhmëria
Ardhmëria
Ardhmëria
Ardhmëria
Ardhmëria
ME LIBRA
Me libra unë kudo shkoj,
Gjithkund dhe gjithkah lexoj,
Me vete i mbaj
se nga ta shumëçka mësoj.
Histori e Biologji,
Matematike dhe Fizikë,
Të gjitha këto i dua,
Por gjuha shqipe ështëpër mua.
Ngado që shkoj librat i marr unë
Nuk i harroj,
Po i harrova…
Iku dielli e s'u gëzova.
Ndaj librit t'ia divlerën,
Se pa ta s'e shoh pranverën.
SOT
Për sot bëra plane,
Që nesër t'i zbatoj,
Shoqet do t'i takoj,
Me to do të shkoj.
Do të marr, të mësoj,
Të shkruaj,
E lexoj,
Por nesërështë e shtunë ,
Ditë pushimi ,
Nesër do pushoj.
E nesërmja u bë sot
Është koha të filloj,
Përgjegjësitë e planifikuara
T'i zbatoj.
SHKOLLA
Vlera Kraja, kl, V-2
Sa do të doja që këtë vit
ditën e shkollës tok ta festojmë,
nga kënga shkolla të jehojë.
Por edhe këtë vit
asgjë nuk ndryshoi,
virusi ende nuk na liroi.
Shpresoj shkolla ime
kjo gjendje të ndryshojë
e ne përsëri bashkë të festojmë.
Nënës
Nga ky mars i bukur
është dita e nënës,
qëndriçon për mua
si rrezet e hënës.
Kur s'është afër meje
më merr malli shumë,
ditën nuk jam i qetë
natën nuk bëj gjumë.
Nuk mjaftojnë as lule,
as dhurata plot,
t'i tregoj se e dua
më së shumti në botë.
Molos Hulaj, kl. VI/3
SHKOLLA
Sa do të doja që këtë vit
ditën e shkollës tok ta festojmë,
nga kënga shkolla të jehojë.
Por edhe këtë vit
asgjë nuk ndryshoi,
virusi ende nuk na liroi.
Shpresoj shkolla ime
kjo gjendje të ndryshojë
e ne përsëri bashkëtë festojmë.
Vesa Gashi, kl.Vll-4
TRIMAT E
KOSOVËS
Adem Jashari
I lindur në Prekaz,
Me Hamzë Jasharin
Tok luftuan bashkë.
S'e ndaluan luftën,
Betejat për liri,
Dhanë jetën e tyre
Për këtë pavarësi.
Trima lindën
Trima mbetën,
Gjaku i tyre
Vijë e shpresës.
Ermal Aliu, kl.IV-1
VENDLINDJA IME
E bukur,e pastër
Përplot mrekullira,
Është vendlindja ime
Gjithnjë më e mira.
Shumë jam e lumtur
E plot me hare,
E dua vendlindjen
Të shtrenjtin atdhe.
Në vendlindjen time
Ka shumë pasuri,
Fëmijë që kanë dije
E pleq plot lumturi.
Male të larta,
Fusha plot gjelbërime,
Të gjitha të mirat
I ka vendlindja ime.
Delvina Ahmetaj, kl. VII/1
Vesa Gashi, kl.Vll-4
Prill 2021
32 Ardhmëria
Ardhmëria
Ardhmëria
Ardhmëria
Ardhmëria
Ardhmëria
Ardhmëria
Pranvera është një ditë mahnitshme,
magjepsëse dhe e bukur. Pranvera fillon me 12
mars.Me të fillojnë të çelin lulet, lulet
shumëngjyrëshe, cicërimat e zogjvedëgjohen
gjithandej, e gjithë natyra buzëqesh e të jep një
kënaqësi të ngrohtë.
Kur bëhet fjalë për pranverën, bëhet fjalë për
fëmijërinë, sepse pranvera është një stinë e bukur
që na gëzon te gjithëve e veçanërisht fëmijët.
Pranvera sjell gëzimin në fytyrat e fëmijëve,
sepse kur ne jemi të lumtur, e gjithë bota është e
lumtur.
Ne rrethohemi nga shumë njerëz të cilët
pëlqejnë stinë të ndryshme të vitit, por pranvera
është një stinë e veçantë për secilin njeri.
Ajo është stinë e paharrueshme, sepse pas saj
vjen vera, e rrethuar me rreze dielli e kaltërsi
qielli, pra pranvera është lajmëtare e verës dhe sot
jemi po në atë ditë të bukur, ditën e pranverës.Çdo
ditë e jona të jetë e bukur sikur pranvera
shumëngjyrëshe.
Urata Shpendi
Të gjithë u zgjuan në një mëngjes të freskët
me diell dhe me lule të bukura shumëngjyrëshe
dhe panë se pranvera kishte mbërritur në vendin
tim.Pranvera erdhi me plot gëzim!Dielli me
rrezet e tij iu jep energji luleve, që sapo kanë çelur
me plot petale të bukura dhe të lezetshme.Qielli
ishte i kaltër dhe në të ishin zogj të
ndryshëm.Njerëzit kishin dalë për ta shijuar
freskinë e natyrës.Era e lehtë freskonte çdo
gjë.Dëbora e dimrit ishte shndërruar në fllad të
ngrohtë dhe njerëzit e lejuan flladin që të hyjë
brenda shtëpive.
Në pranverë dielli lind më herët dhe
zogjtëfillojnë të cicërojnë për t'i zgjuar njerëzit
nga gjumi.Pranvera është një stinë e
mrekullueshme për të gjithë. Si pikënisje për
pushimet e verës,pranvera e bën te qartë se kjo
është koha më e qetë dhe fare pak ka për të qenë i
durueshëm dhe do të vijë një verë e nxehtë dhe e
lumtur. Pranvera kudo sjell gëzim, gjallëri dhe
hare në zemrat tona.Tani kur dimrit i themi
lamtumirë, sepse pranvera trokiti me gjelbërim
dhe lulëzoi gjithë vendin tim.
Sara Terziu, kl.Vl/4
Prill, 2021
Sonte do të më duhet të bëhem hajdute, sepse do
të vjedh të gjithë librat e mundshëm që të flas për
ju.Është e vështirë ta bëj, pasi të flas për ju... Eh,
sa e ndërlikuar është...
Ju, mësues e arsimtarë, ma keni rilindur diellin e
dijes,kur në jetën time gjëmonte shiu i padijes. Ju
ma keni sjellë buzëqeshje, atëherë kur buzët e mia
lageshin nga lotët.Atëherë fjalët tuaja ishin
udhëzimet e përkryera për të ecur drejt së mirës.
Ku ka më bukur se ju të jeni para meje? Jo, nuk
ka,pasi ju jeni”prindërit e mi të dytë”.
Unë nuk di çfarë të them. Para jush fjalët
humbasin e varfërohen,sepse fjalët janë aq të
vogla pranë asaj që unë ndiej për ju.
Mësues e arsimtarë, unë nuk mund t'ju shpreh
gjithçka, ndiej me këto pak fjalë,por nëse gjithçka
që ndiej për ju do të përmblidhej me një
fjalë,atëherë do thosha:Ju dua.
Erna Pula
Leandra Aliu, kl.IX/2
ATDHEU DHE DËSHMORËT
JANË AMANETI YNË
Dëshmorët e atdheut tim janë
Fanarë të lirisë,
Ata që amanetin e tyre e bënë
Fjalë të mirësisë.
Jemi në liri që
rrënjët i ka në gjak,
Dëshmorët janë
Zogjtë e amanetit kombëtar.
Kosova është amaneti
I dëshmorëve tanë,
Që shtegton
Me pasaportën e lirisë.
Kënga e legjendarit,
Komandant Adem Jashari,
Është himni i lirisë kosovare.
33 Ardhmëria
KLUBI I PIKTORËVE TË VEGJËL, GJITHNJË AKTIV
Në SHFMU “Emin Duraku” funksionojnë
seksione të ndryshme të cilat gjatë tërë
vi t shkollor bëjnë ak vitete të shumta.
Krahas shume ak viteteve te ndryshme
në SHFMU “Emin Duraku” në Prizren të
cilat realizohen gjatë festave te ndryshme,
edhe Klubi i Piktoreve të Vegjël i
udhëhequr nga mësimdhënësi i Ar t
Figura v, Agim Kryeziu. Me ras n e
manifes meve kushtuar ”Epopesë së
UÇK-së” dhe ditës së mësuesit “7 Marsit”,
nxënësit realizuan një ak vitet në hollin e
shkollës duke punuar punimet e tyre
kushtuar këtyre festave. Gjatë kë j
ak vite nxënësit realizuan viza me,
piktura me tema k nga këto festa me te
cilat u organizua një ekspozite e
përbashkët e Klubit të Piktorëve të kësaj
shkolle.
ASGJË MË BUKUR SE DIELLI
Nëse kokën tënde dielli përcëllon
Mbylli sytë dhe diçka të bukur mendo
Ti që botën ngroh me dashuri
Dije se pa fund të duam ty.
Të ndjek nga pas
Por edhe mua më ndjek
Pa ty asgjë, asgjë
Kjo jetë!
Lulet me gjelbërim
Mbajnë emrin tënd
De kaltër, rëra përvëluese
Nga kanë vlerë
Pa ty, pa ty asgjë o diell!
Morea Mjeku, kl. V/4
Leandra Aliu
Prill, 2021
34 Ardhmëria
Galeria e revistës “Ardhmëria”
Armina Aliaj,
kl.VII/4
URIME DITA E SHKOLLËS!