Parku i fshatit Prelez i Muhaxherëve

Fshati që po bën një ndryshim nga vetë iniciativat e tij, shumë mirë i organizuar, dhe i përkushtuar për vullnetarizëm, dhe raporte te sinqerta me banore. Fshati që po bën një ndryshim nga vetë iniciativat e tij, shumë mirë i organizuar, dhe i përkushtuar për vullnetarizëm, dhe raporte te sinqerta me banore.

03.04.2021 Views

Kryesia e FshatitPrelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, KosovëFacebook.com/PreleziMuhaxhereveNARRATIVEKërkesë për Park të GjelbërtPËRMBLEDHJE E SHKURTËRKjo është një kërkesë e hollësishme e propozimit të projektitper Park te Gjelbert, që përfshin kërkesën me shkrim,renderat (dukjen vizuale), skicat/vizatimet, dhe parallogarinëe kostos së projektitKryesia e FshatitPrelez i Muhaxherëve

Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

NARRATIVE

Kërkesë për Park të Gjelbërt

PËRMBLEDHJE E SHKURTËR

Kjo është një kërkesë e hollësishme e propozimit të projektit

per Park te Gjelbert, që përfshin kërkesën me shkrim,

renderat (dukjen vizuale), skicat/vizatimet, dhe parallogarinë

e kostos së projektit

Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

Tabela e përmbajtjes

Të dhënat e propozim-projektit .............................................................................................................................................. 1

Emri i propozim-projektit .......................................................................................................................................................... 2

Date e dorëzmit ......................................................................................................................................................................... 2

Lokacioni i aktiviteteve të projektit ........................................................................................................................................... 2

Kostoja totale ............................................................................................................................................................................ 2

Aplikuesi .................................................................................................................................................................................... 2

Ekspertët e planifikimit dhe parallogaritëjes ............................................................................................................................ 2

Përshkrimi i projektit .............................................................................................................................................................. 3

Statistikat e fshatit ................................................................................................................................................................. 4

Çështjet .................................................................................................................................................................................. 4

Barazia gjinore ........................................................................................................................................................................... 4

Aktivitete të kufizuara rekreative për fëmijë............................................................................................................................. 4

Zgjidhjet ................................................................................................................................................................................. 4

Synimi 1 ..................................................................................................................................................................................... 5

Shesh lodrash ......................................................................................................................................................................... 5

Synimi 2 ..................................................................................................................................................................................... 5

Parandalon banorët që të ikin................................................................................................................................................ 5

Synimi 3 ..................................................................................................................................................................................... 6

Barazia shoqërore e grave .................................................................................................................................................... 6

Synimi 4 ..................................................................................................................................................................................... 7

Rekreacioni dhe Socializimi për të Moshuarit ........................................................................................................................ 7

Kohëzgjatja e projektit në muaj .............................................................................................................................................. 8

Kalendri i zbatimit .................................................................................................................................................................. 8

Përfituesit e parkut ................................................................................................................................................................ 9

Pjesmarrja e komunitetit ........................................................................................................................................................ 9

Sensitiviteti i projektit ne aspektin gjinor .............................................................................................................................. 10

Përfundimi ........................................................................................................................................................................... 10

Dokumentet shtesë në përkrahje ......................................................................................................................................... 11

Karakteristikat e top 9 pemëve në park .................................................................................................................................. 12

Ofertë për Pemët, Drunjët dhe Shkurret ................................................................................................................................ 13

Ofertë për Udhëkalimet me kubëza ........................................................................................................................................ 14

Mostra të kubëzave ................................................................................................................................................................. 15

Ofertë për Kënd lojërave ......................................................................................................................................................... 16

Lodrat në Këndin e lojërave .................................................................................................................................................... 17

Render nga Sateliti .................................................................................................................................................................. 18

Render nga syri Zogut .............................................................................................................................................................. 19

Skica e Parkut .......................................................................................................................................................................... 20

Parallogaria e përgjithshëme e kostove së parkut .................................................................................................................. 21

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 1 nga 11


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

EMRI I PROPOZIM-PROJEKTIT:

Ndërtimi i Parkut për Komunitet

DATE E DORËZMIT: 29 Shkurt 2020

LOKACIONI I AKTIVITETEVE TË PROJEKTIT:

Prelez i Muhaxhëreve, 70510, Ferizaj, Kosovo

KOSTOJA TOTALE: €

APLIKUESI:

EKSPERTËT E PLANIFIKIMIT DHE PARALLOGARITËJES:

Përbëhet nga një grup punues, anëtarë të kryesisë së fshatit, vullnetarë dhe disa individe të organizuar dhe të prirë nga

komuniteti me aftësi, shkathësi, dhe përvojë në fushën e kërkesës në fjalë. Kjo, është një nismë vullnetare me dëshirë dhe

qëllim te vetëm që të ndihmojë komunitetin lokal në fshatin Prelez të Muhaxherëve.

Grupi ynë planifikues përbëhet nga individët në vijim:

1@gmail.com

oject

mail.com

ra / ndihmës

ail.com

log

mail.com

bau Ekologjia

gmail.com

r ne Komunen e Ferizajt

i@hotmail.com

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 2 nga 11


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:

Ky propozim projekt është një planifikim për shndërrimin e hapësirës publike të papërdorur në një park të madh i cili do t'i

bashkojë fshatrat rajonale përreth dhe do të nxit bashkëpunimin dhe mirëqenjen e komunitetit në vend.

Madhësia e parkut, elementet e propozuara dhe zonat rekreative të gjelbërta do t'u ofrojnë komuniteteve në rajon një

vend ku mund të mblidhen,të ndërtojnë marrëdhënie fqinjësore, të argëtohen dhe të shijojnë ambientet e jashtme.

Vendndodhja e përsosur e parkut pranë rrugës kryesore magjistralen Ferizaj/Prishtine që lidh malet Sharr, Ferizaj dhe

Prishtinë, e bëjnë atë një vend të favorshëm për banorët nga i gjithë rajoni për të vizituar dhe shijuar ambientin e ngrohtë

miqësor që do të ofrojë ky park.

Ky park, do të mbetet një vend publik i komuntetit i mirëmbajtur dhe menaxhuar nga vetë fshati, i cili do të angazhojë

burime për funksionimin dhe mirëmbajtjen e parkut në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmërinë afatgjate të projektit.

Pas ndërtimit të suksesshëm të projektit, grupi punues synon të zhvillojë një fushatë informuese publike, në mënyrë që të

prezantohen rezultatet e iniciativës, dhe të tregohet se si këto nisma me bashkëpunimin e ngushtë të komunës mund të

ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve.

Objektivi i grupit punues është që nisma të tilla të zhvillohen në pjesë të tjera të Kosovës të cilat mund të nxisin

bashkëpunimin fshat-komunë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Parku i planifikuar, do të ketë mjaft staza për ecje në këmbë dhe vrapim përgjatë gjithë parkut, duke përfshirë perimetrin

rreth parkut dhe përmes dy urave të vogla që do të lidhin një lagje me tjetrën lagje të fshatit.

Parku me ulëset publike, pjesën për piknik, këndin e lojërave për fëmijë si dhe natyrën e saj të veçantë me mbi 280 drunjë

dhe me afro 20 lloje të pemëve dhe shkurreve karakteristike të trojeve tona do t’i jep një pamje të bukur fshatit ashtu siç

duket edhe në fotografitë më poshtë. Përpos peisazhit të bukur, llojllojshmëria e pemëve dhe drunjëve do të jenë

ndihmesë për pastrimin e ajrit nga ndotjet e ndryshme duke prodhuar më tepër oksigjen dhe ajër të pastër jo vetëm në

park po edhe vendbanimeve përreth.

Më poshtë është një pamje ajrore e fshatit të Prelezit. Fotoja tregon dy fusha boshe publike që grupi punues synon t’i

realizojë iniciativat e lartëpërmendura nëpërmjet qëllimeve dhe objektivave të paraqitura në paragrafin më posht në këtë

kërkesë.

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 3 nga 11


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

STATISTIKAT E FSHATIT:

Fshati Prelez i Muhaxherëve ndodhet në Komunën e Ferizajit të Kosovës, 7 km nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës (30 km).

Fshati përbëhet prej:

- 1500 banorë

- 185 shtëpi fizike

- 310 familje (disa shtëpi kanë shumë familje)

- 204 nxënës, nga këta:

o 108 janë të gjinisë femrore, dhe

o 96 të gjinisë mashkullore

Fshati ka një shkollë fillore, një xhami dhe afërsisht 5500 metra rrugë lokale.

37% e këtyre familjeve punojnë dhe jetojnë jashtë vendit në mërgatë, përderisa kanë një shtëpi/familje në këtë fshat,

prandaj shumica e të ardhurave dhe mbështetja e komunitetit lokal vijnë nga këto dërgesa/remitenca.

ÇËSHTJET:

Barazia gjinore

- Statistikat gjinore janë 60% femra, 40% meshkuj.

- Ka një pabarazi të dukshme gjinore në këtë fshat. Përderisa burrat punojnë jashtë d.m.th .: punë, udhëtim, etj.

shumica e grave mbeten në shtëpi dhe kujdesen për familjen.

- Gratë nuk janë të integruara aq sa duhet në shoqëri.

- Statistikat në nivel të vendit tregojnë se më pak se 10% e të gjitha bizneseve në Kosovë drejtohen ose janë pronarë

nga gratë dhe më pak se 3% e të gjitha kredive për biznes shkojnë për gra. Ky fshat nuk është ndryshe prej ketyre

statistikave.

Aktivitete të kufizuara rekreative për fëmijë

Nga rreth 350 fëmijë në fshat, fshati ka;

- Asnjë park (i çfarëdo lloji)

- Asnjë qendër sportive (përveç një në shkollë që përdoret gjatë orarit të shkollës), dhe

- Nuk ka kopshte apo sheshe lodrash

Punët fizike me fëmijë akoma janë të zakonshme në këtë pjesë të fshatit. Kjo do të thotë që fëmijët nën 18 vjeç janë të

detyruar të punojnë, në vend që të marrin një arsim të plotë. Mjerisht, edhe sot e kësaj dite, disa fëmijë deri në moshën 6

vjeçare vazhdojnë të punojnë deri në 12 orë në ditë për shumë pak ose aspak para d.m.th .: blen/shet në tregjet e qytetit,

punën bujqësore dhe të tjera.

ZGJIDHJET:

Me këtë projekt, synohet të ndërtohet një Park Komuniteti me një sipërfaqe prej 17,700 metër katror i cili do të shërbejë

për komunitetet më të gjerë të vendosura rreth fshatit Prelez i Muhaxhereve. Do të ketë një shesh lojrash për të gjitha

moshat që do të promovojë ndërveprim të shëndetshëm shoqëror, si dhe zhvillim të njohurive dhe zhvillim të aktiviteteve

fizike. Do të ketë gjithashtu një teatër të hapur të vogël ku mund të organizohen shfaqje, tregime dhe koncerte, e njejta do

të përdoret për të promovuar ngjarjet dhe zhvillimet që ndodhin në komunitetin lokal, në veçanti ato që kontribojnë në

bashkëpunimin, mirëqenjen dhe zhvillimin e aktiviteteve shoqërore.

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 4 nga 11


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

Komuna e Ferizajt njihet për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me komunitetet. Qëllimi i grupit punues dhe kësaj iniciative

është që te punojë në përmirsimin e mëtejshëm të raporteve shoqërore dhe përforcimin e vlerave mikëpritëse për të cilën

shquhet Fshati i Prelezit, e gjithë kjo me ndihmën e komunes dhe vullnetit të mirë ekzistues të banorëve të fshatit.

Parku do të shërbejë si një qendër që do të bashkojë komunitetet përreth. Natyra dhe ambientet e jashtme janë një

mënyrë e shkëlqyeshme për të tërhequr njerëz nga të gjitha grup moshat dhe prejardhjet për t'u bërë bashkë dhe ky është

pikërisht qëllimi i kësaj nisme, ambient çlodhës për banorët.

Gjithashtu do të organizohen postime dhe njoftime përgjatë rrugëve dhe në rrjetet sociale që do të reklamojnë parkun

dhe evenimentet që do të realizohen në park me qëllim që i njejti të vizitohet dhe frekuentohet jo vetëm nga banorët e

fshatit po edhe ato përreth.

Për më tepër, parku do të jetë një pikë takim i përbashkët për të trajtuar tre kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë :

- Fëmijët

- Gratë, dhe

- Të moshuarit

Me ndihmën e Komunë së Ferizajit dhe komunitetit lokal (kontributeve dhe remitancave), ky projekt do të sigurojë trajtim

të veçantë të kategorive të lartëpërmendura për të forcuar statusin dhe rrolin e tyre në shoqëri.

Më poshtë janë 4 synimet e planifikuara nga ana e grupit punues:

SYNIMI 1

a) Të sigurohet një shesh lodrash shumë të nevojshëm për fëmijët që jetojnë në këtë komunitet dhe në zonën më të

gjerë. Për momentin nuk ekziston as edhe një park i vetëm i ngjashëm në një rreze prej 20 kilometrash.

Rezultatet dhe të mirat konkrete të kësaj pike:

- Inkurajimi dhe stimulimi i fëmijëve që të jenë të shëndetshëm dhe fizikisht aktiv, të lënë anash telefonat e

mençur (gjë që është një problematik në rritje) dhe të zhvillohen fizikisht.

- Të kultivohet tek fëmijët shprehia e ushtrimit, qoftë ajo duke e bërë një aktivitet argëtues, kjo do rezulton në

inkurajimin e fëmijëve të qëndrojnë aktiv gjatë gjithë jetës së tyre.

- Organizimi i ngjarjeve për fëmijë, në bashkëpunim me OJQ-të lokale dhe rajonale, dhe inkurajimi fëmijëve të

takohen me fëmijët nga fshatrat tjera për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme që në moshë të re.

- Inkurajimi fëmijëve të krijojnë aftësi shoqërore.

- Parandalimi i fëmijëve nga ekspozimi ndaj punëve të detyruara.

- Socializimi i fëmijëve të grupmoshave të njejta dhe zhvillimi i aktiviteteve edukative të përbashkëta.

- Zhvillimi i sporteve të atletikës për të sëmurët kronik.

- Me anë të aktiviteteve dhe lojërave të ju iket dukurive devijante si alkooli, droga, duhani etj.

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 5 nga 11


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

SYNIMI 2

b) Parandalon banorët që të ikin nga fshati.

Njëra ndëra arsyet pse shumë familje shpërngulen në vendet më të zhvilluara, përpos kushteve të mira ekonomike

është edhe mirëqenia dhe dëshira për të rritur fëmijët në një ambient të shëndosh, me ajër të pastër, parqe,

gjelbrime dhe vende të sigurta për socializim.

Ky park do jetë një arsye e fortë për çdo familje që të qëndroj në vendlindje.

Fëmijët do të kenë aktivitete arsimore, do të zhvllojnë aftësitë e tyre sociale dhe do të kenë një shesh lodrash për

t’u argëtuar. Mungesa e këtyre aktiviteteve, për shumë familje është faktori i vetëm që i ndihmon ata të marrin

vendimin e tyre kur janë në dyshim.

Tabela e mëposhtme tregon statistikat aktuale të familjeve që kanë lënë fshatin për një ose më shumë arsye, ose

faktorë të përmendur më lartë gjatë 20 viteve të fundit:

VENDI/QYTETI KU KAN MIGRU NUMRI I FAMILEJVE

GJERMANI 42

ZVICËR 29

QYTETI FERIZAJT (KOSOVË) 21

FRANCË 14

KANADA 13

MBRETËRIA E BASHKUAR 3

BELGJIKË 3

TË TJERA 14

Ky park, do t'i bëjë këto familje të mendojnë dy herë para se të marrin vendimin për tu larguar.

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 6 nga 11


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

SYNIMI 3

c) Barazia shoqërore e grave në fshatra

Rezultatet dhe të mirat konkrete të kësaj pike:

Të krijojmë një vend për gratë në këtë fshat dhe fshatrat rajonale që të bashkëpunojnë dhe të qëndrojnë aktiv

fizikisht. Grupet e grave lokale do të inkurajohen të krijojnë klube sociale të cilat mund të ndihmojnë zhvillimin e

nismave të ndryshme.

Për më tepër, aktualisht gratë në këtë fshat dhe fshatrat rajonale bëjnë ecje rekreativisht në rrugët rajonale për

shkak të mungesës së një vendi shëtitore të dedikuara për ecje. Si rezultat, parku do të ofrojë një mjedis të sigurt

dhe të rehatshëm për të ecur.

Gjithshtu kjo do të ndikonte mjaft mire në krijimin e raporteve sa më të mira dhe të afërta mes femrave si dhe

ndërveprimit të tyre me njëra tjetrën.

Ky projekt do të kontribuojë gjithashtu në mirëqenien e banorëve nga të gjitha kategoritë gjinore dhe moshe,

përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara.

SYNIMI 4

a) Mundësi Rekreacioni dhe Socializimi për të Moshuarit

Rezultatet dhe të mirat konkrete të kësaj pike:

Parku i komunitetit gjithashtu do të sigurojë një vend argëtimi dhe shoqëror për qytetarët e moshuar. Mirëqenia

fizike dhe sociale është një faktor i rëndësishëm në shëndetin e të moshuarve.

Parku do të sigurojë terenin ideal për banorët e moshuar që të mblidhen dhe të përfshihen në ecje dhe aktivitete

fizike. Ulëset dhe tavolinat publike do të ofrojnë një mundësi të shkëlqyeshme për krijimin e klubeve sociale për të

organizuar dhe inicuar aktivitete të ndryshme te kohërave të tyre Shah, Dekerrxhik, Mos u Hidhero, Peshqir, etj.

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 7 nga 11


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

KOHËZGJATJA E PROJEKTIT NË MUAJ:

4 Muaj

KALENDRI I ZBATIMIT:

Aktivitetet kryesore:

Muaji 1 Muaji 2 Muaji 3 Muaji 4

FAZAT, PAJISJET DHE KARAKTERISTIKA E PARKUT

Kanali X X

Udhëkalimi me kubëza X X

Bari X X

Pemë/Drunjë X X

Tavolina/Ulëse X X

Parku botanik X X

Fontane të ujit X X

Çeshme X X

WC Publike X X

Urë Druri X X

Veranda Druri X X

Kamerat e Sigurise X X

Ndriqimi X X

Kënd lojërash X X

Teatër të jashtëm

X

Të tjera X X X X

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 8 nga 11


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

PËRFITUESIT E PARKUT:

Numri i vlerësuar i përfituesve të drejtpërdrejtë është mbi 1500 banorë të komunitetit lokal

Kurse numri i vlerësuar i përfituesve indirekt është i bazuar ashtu si në vijim:

Mbi 3049 përfitues indirekt.

Sipas analizave dhe statistikave të grumbullara nga ana e grupit punues të kësaj iniciative, parashikohet që edhe

komunitetet dhe fshatrat përreth do të përfitojnë nga parku dhe qendrat sportive në menyrë indirekte. Më poshtë

një statistikë në bazë të numrit të popullsisë së fshatrave përreth që do mund të përfitojnë nga të mirat e parkut:

1. Mirash, me një popullsi prej 2078 banorë

2. Prelezi i Jerlive, me një popullsi 1667 banorë

3. Tërn, me një popullsi prej 1256 banorë

4. Papaz, me një popullsi prej 570 banorë

5. Bablak, me një popullsi prej 285 banorë

6. Surqinë, me një popullsi prej 245 banorë

Vlerësojmë se 1/3 e popullsisë së tyre janë fëmijë që do të përfitojnë nga parku, numri i të cilëve është 2033

përfitues gjithsej, dhe 1/6 janë të rinj/popullatë e interesuar që do të përfitojnë nga qendrat sportive (një projekt

dhe kërkesë tjetër, e cila nuk është pjesë e këtij projekti, veçanërisht fusha e tenisit pasi nuk ka asnjë në tërë

Komunën e Ferizajt që të përfshijë 45 fshatrat).

Numri i vlerësuar i grave vetëm ne këtë fshat është mbi 600

Numri i vlerësuar i fëmijëve në fshat është mbi 500

Numri i parashikuar i burrave në fshat është mbi 500

Komunitetet që do të përfitojnë:

- Fshati

- Fshatrat përreth

- Individët/grupet që kalojnë (parku është përreth magjistrales Ferizajt/Prishtinë)

PJESMARRJA E KOMUNITETIT DHE KONTRIBUTET AFATGJATE:

Gjatë zbatimit të projektit -

- Fshati Prelez i Muhaxhereve ka kryetarin e vet z. dhe kryesinë i tij që përbëhet pej 15 anëtarëve që

do të mbikëqyrin, monitorojnë dhe zbatojnë të gjitha funksionet e projektit në përputhje me udhëzimet e Komunës

së Ferizajit në mënyrë profesionale dhe transparente.

Pas përfundimit të projektit për të siguruar qëndrueshmërinë e parkut:

- Pas përfundimit të projektit, kryesia e fshatit do të marr përgjegjesinë për mirëmbajten dhe mbarrëvajten e

aktiviteteve në park, e cila do të jetë konform parimeve dhe prioriteteve të një kulture moderne.

- Krysia e Prelezit të Muhaxhereve do të mirrëmbajë terrenin dhe të gjitha pajisjet në park në plan afatgjatë.

- Kryetari dhe kryesia e fshatit tashmë kanë një plan dhe buxhet (vullnetarisht nga komuniteti lokal)që të sigurojnë

tre punëtorë me orar të plotë; dy kopshtarë dhe një teknik mirëmbajtjeje.

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 9 nga 11


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

SENSITIVITETI I PROJEKTIT NE ASPEKTIN GJINOR:

1) Parku do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh gjininë, moshën, përkatësinë etnike, racën,

aftësintë e kufizuara apo ndonjë kategori tjetër;

2) Të gjitha aktivitetet do të organizohen duke pasur parasysh barazinë gjinore, veçanërisht duke marrë parasysh

nevojat e grave, fëmijëve dhe të moshuarve;

3) Qëllimi i projektit është të ofrojë mundësi dhe përfitime të barabarta për të gjithë banorët pa marrë parasysh

gjininë. Aktivitetet do të synojnë segmente veçanërisht të prekshme të komunitetit, siç janë gratë, fëmijët dhe të

moshuarit

PËRFUNDIMI:

Grupi punues është në gadishmëri të përgjigjet për çdo pytje apo infromatë shtesë të nevojshme nga ana e zyrëtarëve të

Komunës së Ferizajit dhe pret me padurim përgjigjen pozitive të Komunës se Ferizajt për të mbështetur përpjekjet e

komunitetit për të ndërtuar një park të gjelbërt që do të jetë në dispozicion për gjithë banorët e rajonit.

Ne, grupi punues, të cilët kemi nënshkruar më poshtë konfirmojmë që informacioni i paraqitur në këtë dokument është i

vërtetë dhe i saktë.

Me rrespekt,

Ekspertët e planifikimit dhe parallogaritjes:

____

E

____

____

____

J

____

I

____

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 10 nga 11


Kryesia e Fshatit

Prelez i Muhaxherëve, 70510, Ferizaj, Kosovë

Facebook.com/PreleziMuhaxhereve

Karakteristikat e top 9 pemëve të përdorura në park:

Pemë, Platan

Rritet si një pemë shtrirjeje. Karakterizohet nga

lëvorja e saj eksfoluese në pllaka.

Pemë, Pisha Picea

Prezent në Alpet. E njohur per arome pishe, me

gjelbërim të përhershëm. E gjate deri ne 20m.

Pemë, Arra e degezune

Pervec se e njohur per frutet e saj, ajo bene dhe

hije te mire dhe krijn arome. Rritet deri ne 25m

Pemë, Acer i kuq

Një pemë e bukur. Gjethet e tyre janë të kuqe që

do të krijojnë një kontrastë të vogël për parkun

Pemë, Shelne të varura

Karakterizohen për degëzat e tyre si kurore dhe

degë të varura që mund të prekin në tokë.

Pemë, Pisha Leilan

Me gjelbërim të përhershëm, mund te përdoren

per privatcy apo edhe vetem dekorim ne vete.

Pemë, Catalpa

Të shkëlqyeshme për dekorim për zona të mëdha.

Gjethet e gjera në formë zemre i bëjnë pemë me

hije të shkëlqyeshëme.

Bimë Dekorative Juniperus

Janë shkurre zbukuruese me gjelbërim të

përhershëm, janë në forma të ulëta përqafojnë

tokën. Ato ofrojnë peizazh me strukturë.

Pemë, plep i bardhë

Specie nga Maroko që rritet edhe tek ne. Rritet në

vende me lagështi, shpesh afer lumenjëve. Eshte

enjohur per lekuren e saj te bardhë.

Projekt-kërkesa për Park të Gjelbërt Faqja 11 nga 11


0.10 120 0.10

0.10 120 0.10

0.10 400 0.10

0.10 400 0.10

0.10 1.20 0.10 600 0.10

0.10 1.20 0.10 600 0.10

GSPublisherVersion 0.8.100.100










Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!