20.12.2020 Views

Teste_Gjuha_shqipe_10

kjhghjk

kjhghjk

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Emri ______________ Test (periudha shtator-dhjetor)

Robert Elsie

Prejardhja dhe zhvillimi i gjuhës shqipe

Gjuha shqipe është anëtare e familjes gjuhësore indoevropiane dhe kështu ka lidhje ‘fisnore’ me

pothuajse tërë gjuhët e Europës. Për karakterin indoevropian të gjuhës shqipe u botua për herë të parë në

vitin 1854 prej gjuhëtarit gjerman Franc Bop. Brenda familjes indoevropriane shqipja përbën një degë me

vete. Me gjithë afërsinë gjeografike të Greqisë, shqipja e vjetër, nëse mund ta quajmë kështu, duket se nuk

ka pasur kontakte të dendura me greqishten e vjetër, por ngulimet romake në bregdetin ilir dhe përfshirja e

Shqipërisë në Perandorinë Romake, nga ana e tyre, kanë lënë gjurmë të thella në gjuhën shqipe. Huazimet

nga latinishtja për shumë shekuj kanë qenë kaq të shumta, saqë ndryshuan vetë strukturën e gjuhës shqipe.

Kontaktet kulturore me sllavët (bullgarët dhe serbët), turqit dhe italianët kanë lënë gjithashtu shtresime

tepër të dukshme fjalësh në gjuhën shqipe. Jo vetëm në fjalor, por edhe në morfologji e në sintaksë, gjuha

shqipe ka shumë elemente të përbashkëta me gjuhë të tjera të Ballkanit dhe kjo për shkak të ndikimit

të mundshëm të gjuhëve të vjetra substrate (ilirishtja, trakishtja, dakishtja) dhe si pasojë të shekujve të

zhvillimit të përbashkët. Ndër këto tipare janë: nyja shquese në fund të fjalës; mbaresa të njëjta për rasën

gjinore dhe dhanore; fjalëformimi i numrave 11-19 bazuar në teknikën “një mbi dhjetë, dy mbi dhjetë” e

kështu me radhë. Përveçse një gjuhë shumë e vjetër shqipja shihet jo pak dhe si një gjuhë e bukur nga ana

tingullore. Nuk mund të vërtetojmë me siguri nëse gjuha shqipe është pasardhëse e gjuhës ilire sepse nuk

disponojmë shumë të dhëna të shkruara ilirisht. Megjithatë, sot pranohet gjerësisht teoria e prejardhjes

ilire.

Pasi të lexoni tekstin jepuni përgjigje pyetjeve të mëposhtme.

Rrethoni alternativën e saktë:

1. Teksti i mësipërm është: 1 pikë

a. Përshkrues

b. Informativ

c. Udhëzues

d. Rrëfyes

2. Objekti kryesor në shkrimin e mësipërm është 1 pikë

a. Origjina dhe prejardhja e gjuhës shqipe

b. Historia e origjinës së gjuhës shqipe

c. Karakteri indoevropian i gjuhës shqipe

d. Dokumentet e para të gjuhës shqipe

3. Teksti i mësipërm është: 2 pikë

a. Analitik

b. Sintetik

Argumento përzgjedhjen: ______________________________________________________

4. Dokumenti i parë i gjuhës shqipe është: 1 pikë

a. Fjalori i Fon Harfit

b. Meshari i Gjon Buzukut

c. Ungjilli i Pashkëve

d. Formula e Pagëzimit

197


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

5. Duke iu referuar tekstit të mësipërm, origjina e gjuhës shqipe pranohet se është: 1 pikë

a. Latinishtja

b. Indoevropianishtja

c. Trakishtja

d. Ilirishtja

6. Ndani në tekst elementet e strukturës. Hyrje- zhvillim- mbyllje. 1 pikë

7. Plotësoni në mënyrë të përmbledhur elementet e skemës së komunikimit. 5 pikë

Dhënësi:_________________________________________________________________

Marrësi: _________________________________________________________________

Referenti:________________________________________________________________

Mesazhi: ________________________________________________________________

Kanali:__________________________________________________________________

8. Riformuloni me fjalët tuaja tezën e objektit kryesor të informacionit në tekst. 2 pikë

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

9. Informacionet e tjera në tekst kanë karakter 1 pikë

a. Shpjegues

b. Analitik

c. Renditës të fakteve

d. Numërues

10. Nënvizoni në tekst një opinion. 1 pikë

11. Lloji i leksikut të përdorur në tekst është; 1 pikë

a. Arkaik

b. Teknik

c. Pasiv

d. I përgjithshëm

12. Bëni analizën gjuhësore të leksikut të specializuar në tekstin e mësipërm.

(për çdo klasë nga dy–tri fjalë)

5 pikë

Folje (koha në të cilën janë përdorur)_________________________________________________

Përemmra______________________________________________________________________

Lidhëza_________________________________________________________________________

Parafjalë________________________________________________________________________

Numërorë_______________________________________________________________________

198


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

13. Nga grupi i fjalëve të mëposhtme veço disa nga emrat (minimumi 5 fjalë) që i përkasin

leksikut të specializuar gjuhësor 1 pikë

Jo vetëm në fjalor, por edhe në morfologji e në sintaksë, gjuha shqipe ka shumë elemente të

përbashkëta me gjuhë të tjera të Ballkanit dhe kjo për shkak të ndikimit të mundshëm të gjuhëve të

vjetra substrate (ilirishtja, trakishtja, dakishtja) dhe si pasojë të shekujve të zhvillimit të përbashkët.

Ndër këto tipare janë: nyja shquese në fund të fjalës; mbaresa të njëjta për rasën gjinore dhe

dhanore; fjalëformimi i numrave 11-19 bazuar në teknikën “një mbi dhjetë, dy mbi dhjetë” e kështu

me radhë.

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

14. Përshtatni si duhet fjalët në kllapa për të formuar grupin emëror dhe jepni shumësin e grupeve që

formuat. ( Ruani trajtën dhe rasën e emrit.)

4 pikë

Fjalëformim ( e re) ______________________________________________________________

e gjuhës (i vjetër) _______________________________________________________________

15. Sipas elementeve të strukturës bëni një paraqitje të plotë sintetike të tekstit të mësipërm

(1 pikë hyrja, 2 zhvillimi, 1 mbyllja) 4 pikë

Pikët 4 5 6 7 8 9 10

Nota 0-7 8-10 11-13 14-19 20-25 26-28 29-31

1. Teksti i mësipërm është: Informativ

2. Objekti kryesor në shkrimin e mësipërm është: 1 pikë

e. Origjina dhe prejardhja e gjuhës shqipe

3. Teksti i mësipërm është:

c. Analitik

Argumento përzgjedhjen

Informacioni jepet në mënyrë të plotë e të detajuar

4. Dokumenti i parë i gjuhës shqipe është:

e. Formula e Pagëzimit

5. Duke iu referuar tekstit të mësipërm origjina e gjuhës shqipe pranohet se është Ilirishtja

6. Ndani në tekst elementet e strukturës. Hyrje- zhvillim- mbyllje.

Deri te ...Franc bop. - Hyrja. Paragrafi i fundit mbyllja

199


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

7. Plotësoni në mënyrë të përmbledhur elementet e skemës së komunikimit. 5 pikë

Dhënësi - Robert Elise

Marrësi -lexues të interesuar për studimet rreth origjinës së gjuhës shqipe

Referenti -Historisë së gjuhës shqipe

Mesazhi - origjina e gjuhës shqipe ilirishtja

Kanali -letra

8. Riformuloni me fjalët tuaja tezën e objektit kryesor të informacionit në tekst.

9. Informacionet e tjera në tekst kanë karakter Analitik

10. Nënvizoni në tekst një opinion. Në mbyllje, nënvizon një opinion

11. Lloji i leksikut të përdorur në tekst është: Teknik

12. Bëni analizën gjuhësore të leksikut të specializuar në tekstin e mësipërm.

(për çdo klasë nga dy–tri fjalë)

Folje (koha në të cilën janë përdorur) - kanë lënë, ka patur ( e kryer)

Përemra - e tjera, kjo

Lidhëza - por, dhe

Parafjalë - në, nga,

Numërorë - një, dhjetë ( ka dhe të tjera fjalë për secilën klasë që kërkohet

5 pikë

13. Nga grupi i fjalëve të mëposhtme veço disa nga emrat (minimumi 5 fjalë) që i përkasin leksikut

të specializuar gjuhësor 1 pikë

fjalor, morfologji, sintaksë, gjuha (ilirishtja, trakishtja, dakishtja), nyja të fjalës, mbaresa të njëjta për

rasën gjinore dhe dhanore; fjalëformimi.

__________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

14. Përshtatni si duhet fjalët në kllapa për të formuar grupin emëror dhe jepni shumësin e grupeve

që formuat. (Ruani trajtën dhe rasën e emrit.)

4 pikë

Fjalëformim (e re) - fjalëformim i ri, fjalëformime të reja

e gjuhës (i vjetër) - e gjuhës së re, e gjuhëve të vjetra

15. Sipas elementeve të strukturës bëni një paraqitje të plotë sintetike të tekstit të mësipërm

(1 pikë hyrja, 2 zhvillimi, 1 mbyllja) 4 pikë

200


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Emri ______________ Test (periudha janar-mars)

Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve rreth tij.

Në biografinë e tij Chaplin shprehet: “Nuk e dija se tek cili grimier të drejtohesha. Ndërsa përqendroja

vëmendjen te gardëroba, mendoja të vishja një palë çorape të grisura, dy këpucë tepër të mëdha, pa

harruar bastunin dhe beretën. Dëshiroja që gjithçka të ishte në kontrast, pantallonat e grisura, xhaketa e

shkurtër, kapela tepër e vogël dhe këpucët tepër të mëdha. Isha i pasigurt nëse duhej të trokohesha tek

të vjetrit, apo tek të rinjtë, më pas u kujtova se Sennett më kishte besuar një person më të matur, i cili

arriti të më plakte, pa fshehur mendimin tim. Nuk kisha idenë më të vogël në lidhje me personazhin. Pasi

u vesha, kostumi dhe grimi më bënë të kuptoja se çfarë tipi isha. Shpikjet komike dhe gjetjet qesharake

më turbullonin vazhdimisht. Personazhi im ishte një personazh origjinal dhe pak familjar tek amerikanët.

Për mua ky ishte një personazh i gjallë, që nuk do ta kisha arritur kurrë nëse nuk do të kisha veshur atë

kostum dhe nuk do të isha grimuar në atë mënyrë. Charlot është një vagabond, jo domosdoshmërish i

mirë, por simpatik, që në situata të ndryshme gjendej në kontraste të ashpra të ligjeve morale dhe civile të

shoqërisë. Kështu ndodhi në “Dritat e qytetit”, kur publiku filloi të qeshte me rolin e vagabondit. Vagabondi i

tij kishte rolin e një memeci. ‘Kisha menduar për mundësitë e zërit të vagabondit, nëse ishte momenti që ai

të fliste, por…kjo nuk vlejti për asgjë. Nëse do të filloja të flisja, do të isha bërë sigurisht një komik si gjithë

të tjerët. Tani që tingulli filloi të zhvillohej, pamjes dhe lëvizjeve po u vinte fundi. Në këtë kohë, producentët

filluan t’i kërkonin Chaplin-it filma me zë, por ai, nuk e ndjente ende një gjë të tillë, kështu që vazhdoi të

realizojë edhe dy filma të tjerë pa zë. Insistimi, nga ana e tij do të kishte qenë absurd. “Pothuajse asnjë

artist, nuk xhironte më filma të heshtur në Hollivud, dhe unë kisha mbetur i vetëm. Deri në atë moment fati

më kishte përkrahur, por duke vazhduar me mendimin se arti i heshtjes po ikte nga moda, kjo nuk ishte

një perspektivë e guximshme”.

1. Teksti i mëposhtëm është: 1 pikë

a. Përshkrues

b. Informative-paraqitës

c. Rrëfyes

d. Argumentues

2. Argumento përzgjedhjen tënde 2 pikë

3. Në tekstin e mësipërm përcakto: 5 pikë

a. Kush?

b. Çfarë?

c. Ku?

d. Kur?

e. Pse?

4. Në tekstin e mësipërm nxirrni: 2 pikë

a. Një fakt ____________________________________________________________

b. Një opinion__________________________________________________________

201


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

5. Çfarë karakteristikash ka ky tekst nga llojet e tjera të teksteve. Përmendi një prej tyre.

Argumentoni mendimin tuaj përmes ilustrimit.

2 pikë

1.___________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________

2.___________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________

6. Në tekstin e mësipërm perifrazoni në marrëdhënie shkak-pasojë. 2 pikë

7. Në tekstin e mësipërm kemi: 1 pikë

a. Rend kronologjik ngjarjesh

b. Sekuenca kohore faktesh

c. Rend artificial

B. Argumento përgjigjen duke ilustruar nga teksti. 1 pikë

8. Nga teksti i mëposhtëm nxirrni: 2 pikë

Charlot është një vagabond, jo domosdoshmërish i mirë, por simpatik, që në situata të ndryshme

gjendej në kontraste të ashpra të ligjeve morale dhe civile të shoqërisë. Kështu ndodhi në “Dritat e

qytetit”, kur publiku filloi të qeshte me rolin e vagabondit. Humori dhe ndjenja, dimensioni romantik

dhe patetik, filluan të bashkëjetonin te Charlot.

a. Një mbiemër cilësor ___________

b. Një mbiemër marrëdhënior ______________________

9. Në fragmentin e mëposhtëm gjeni foljen në kohën e tashme, mënyra dëftore.

1 pikë

a. Në biografinë e tij Chaplin shprehet: “Nuk e dija se tek cili grimier të drejtohesha. Ndërsa

përqendroja vëmendjen te gardëroba, mendoja të vishja një palë çorape të grisura.

b. Përcaktoni formën e saj. 1pikë

c. Jepni dëshiroren e kësaj foljeje duke ruajtur vetën dhe formën. 1pikë

d. Jepni përcjelloren dhe paskajoren e kësaj foljeje. 2 pikë

10. Bëni një ese përshkruese me temë “ Aktori im I preferuar” 8 pikë

Pikët 4 5 6 7 8 9 10

Nota 0-7 8-10 11-13 14-19 20-25 26-28 29-31

202


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

1. Teksti i mëposhtëm është: Rrëfyes

2. Argumento përzgjedhjen tënde.

Përkufizimi i saktë shoqëruar dhe me ndonjë veçori, duke u nisur nga fakti që është një biografi me

elemente biografike

3. Në tekstin e mësipërm përcakto:

f. Kush? Chaplin

g. Çfarë? Si triumfoi si hero i filmave pa zë

h. Ku? Në Hollivud, studiot e filmave në Amerikë

i. Kur? Në kohën e filmit pa zë

j. Pse? Të bënte për të qeshur, të ishte një hero i filmave pa zë, të argëtonte publikun amerikan

4. Në tekstin e mësipërm nxirrni:

c. Një fakt - Chaplin aktor i filmave pa zë, titull filmi etj

d. Një opinion - Personazh familjar te amerikanët etj

5. Çfarë karakteristikash ka ky tekst nga llojet e tjera të teksteve. Përmendini një prej tyre dhe

argumentoni mendimin tuaj me ilustrime.

1. përshkruese – (në hyrje, veshja)

6. Në tekstin e mësipërm perifrazoni në marrëdhënie shkak-pasojë

Në këtë kohë, producentët filluan t’i kërkonin Chaplin-it filma me zë, por ai nuk ende nuk e ndjente

ta hidhte këtë hap. Ai vazhdoi të realizojë edhe dy filma të tjerë pa zë. Insistimi, nga ana e tij, do

të kishte qenë absurd. “Pothuajse asnjë artist nuk xhironte më filma të heshtur në Hollivud, dhe

unë kisha mbetur i vetëm. Deri në atë moment fati më kishte përkrahur, por duke vazhduar me

mendimin se arti i heshtjes nuk ishte më në modë, kjo nuk ishte një perspektivë e guximshme.”

7. Në tekstin e mësipërm kemi: Rend artificial

B. Argumento përgjigjen duke ilustruar nga teksti.

Ngjarjet nuk vendosen sipas renditjes kohore të fakteve dhe as kronologjike

8. Nga teksti i mëposhtëm nxirrni: .

c. Një mbiemër cilësor - i mirë.

d. Një mbiemër marrëdhënior - civile

9. Në fragmentin e mëposhtëm gjeni foljen në kohën e tashme mënyra dëftore.

shprehet

e. Përcaktoni formën e saj - joveprore

f. Jepni dëshiroren e kësaj foljeje duke ruajtur vetën dhe formën - u shprehka

g. Jepni përcjelloren dhe paskajoren e kësaj foljeje - duke shprehur, për të shp

203


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

Emri ______________ Test (periudha prill-qershor)

Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve

Komunikimi me qytetarë

Komunikimi me publikun nga institucionet bëhet në mënyra të ndryshme, përmes komunikatave për

medie, konferencave për shtyp, medieve sociale, telefonit, zarfeve, shkresave, qoftë përmes postës së

regjistruar apo asaj elektronike. Materialet informuese, fletëpalosjet, broshurat, doracakët, shpalljet, ftesat

për propozime, konkurset dhe ueb-faqet elektronike duhet të jenë të shkruara dhe të publikuara në gjuhët

zyrtare. Institucionet publike janë të obliguara që secili informacion që i ofrohet publikut, të jetë në të njëjtën

kohë në gjuhët zyrtare.

Obligimet e institucioneve për zbatimin e ligjit

• Institucionet duhet të marrin masat e nevojshme që të zbatojnë plotësisht ligjin për të realizuar të

drejtat gjuhësore sipas këtij ligji.

• Të sigurohet dokumentacioni publik dhe informacionet në gjuhët zyrtare dhe në gjuhët zyrtare në

nivel komunal.

• Të respektohet barazia gjuhësore në të gjitha dokumentet publike që dalin nga institucionet.

• Materialet shoqëruese që përdoren për komunikim ndërinstitucional, të jenë në të gjitha gjuhët

zyrtare.

• Shenjat topografike të jenë të evidentuara mirë në të gjitha gjuhët, duke respektuar barazinë

gjuhësore.

• Të harmonizohen faqet zyrtare të internetit sipas gjuhëve zyrtare në të gjitha institucionet nën

juridiksionin e ZKGJ –së.

• Përcjellja e informacioneve në gjuhët zyrtare, të bëhet në të njëjtën kohë

1. Teksti i mësipërm është: 1 pikë

a. Përshkrues

b. Informativ

c. Udhëzues

d. Rrëfyes

B. Argumento pse 2 pikë

2. Ky tekst i drejtohet_________________________________________ 1 pikë

3. Regjistri i përdorur në tekst është 1 pikë

a. Formal b. joformal

4. Leksiku është 1 pikë

a. Teknik i përgjithshëm

b. Teknik specifik

c. I përgjithshëm

d. I specializuar

204


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

B. Argumento me shembuj përzgjedhjen 1 pikë

5. Përcaktoni: 2 pikë

a. Formën e përdorur të foljeve ___________________________________________________

b. Mënyrën e tyre______________________________________________________________

6. Në paragrafin e parë nënvizoni:

a. Një fjali dëftore dhe përcaktoni çfarë kumton ajo. 2 pikë

b. Gjeni në paragrafin e parë gjymtyrët homogjene dhe thoni funksionin e tyre në fjali.

2 pikë

7. Në fjalinë më poshtë përcaktoni rendin e gjymtyrëve në fjali. 1 pikë

Të respektohet barazia gjuhësore në të gjitha dokumentet publike.

B. Komentojeni atë duke argumentuar mendimin tuaj 2 pikë

8. Qarkoni fjalinë që ka kallëzuesin emëror në fjalitë e mëposhtme. 1 pikë

a. Shenjat topografike të jenë të evidentuara mirë në të gjitha gjuhët, duke respektuar barazinë

gjuhësore.

b. Të harmonizohen faqet zyrtare të internetit sipas gjuhëve zyrtare në të gjitha institucionet nën

juridiksionin e ZKGJ–së.

c. Përcjellja e informacioneve në gjuhët zyrtare, të bëhet në të njëjtën kohë.

d. Të respektohet barazia gjuhësore në të gjitha dokumentet publike që dalin nga institucionet.

9. Qarkoni formën e saktë. 6 pikë

a. Letra saja/ e saj mbërriti me vonesë

b. Qyteti i ynë/ ynë është shumë i bukur

c. Kostumet e/ së Shqipërisë të/ së Veriut, janë pëlqyer nga të gjithë të huajt dhe në lëvizjet e tyre

së /të fundit kanë blerë veshje së/ të vjetra nga këto zona.

10. Bëni një ese argumentuese për temën “ Zbatimi i ligjit për mbrojtjen e gjuhës në përdorimin

publik të saj”

8 pikë

Pikët 4 5 6 7 8 9 10

Nota 0-7 8-10 11-13 14-19 20-25 26-28 29-31

1. Teksti i mësipërm është: Udhëzues

B. Argumento - Sepse është një ligj i cili jep udhëzime për përdorimin e tij te qytetarët.

2. Ky tekst u drejtohet - institucioneve që kanë detyrim përdorimin e drejtë publik të gjuhës në

komunikimin e përditshëm me qytetarët

205


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 10”

3. Regjistri i përdorur në tekst është: Formal

4. Leksiku është: Teknik specifik

B. Argumento me shembuj përzgjedhjen:

Obligimet e institucioneve për zbatimin e ligjit etj

5. Përcaktoni: 2 pikë

a. Formën e përdorur të foljeve - përdoret modalja me duhet

b. Mënyrën e tyre - lidhore

6. Në paragrafin e parë nënvizoni

c. një fjali dëftore dhe përcaktoni çfarë kumton ajo.

Komunikimi me publikun nga institucionet bëhet në mënyra të ndryshme, përmes komunikatave për medie,

konferencave për shtyp, medieve sociale, telefonit, zarfeve, shkresave, qoftë përmes postës së regjistruar

ose asaj elektronike.

(jep informacion rreth mënyrës së komunikimit të institucioneve me publikun)

d. G j e n i n ë p a r a g r a fi n e p a r ë g j y m t y r ë t h o m o g j e n e d h e t h o n i f u n k s i o n i n e t y r e n ë f j a l i

Komunikimi me publikun nga institucionet bëhet në mënyra të ndryshme, përmes komunikatave

për medie, konferencave për shtyp, medieve sociale, telefonit, zarfeve, shkresave, qoftë

përmes postës së regjistruar ose asaj elektronike.

Kundrinorë të zhdrejtë pa parafjalë

7. Në fjalinë më poshtë përcaktoni rendin e gjymtyrëve në fjali. 1 pikë

Të respektohet barazia gjuhësore në të gjitha dokumentet publike.

Kallëzues + kryefjalë+ rrethanor

B. Komentojeni atë duke argumentuar mendimin tuaj. 2 pikë

Meqenëse është tekst udhëzues në qendër të të cilit qëndron folja në lidhore që përcakton detyrimin ligjor

ajo del në krye për të theksuar këtë fakt.

8. Qarkoni fjalinë që ka kallëzuesin emëror në fjalitë e mëposhtme.

Shenjat topografike të jenë të evidentuara mirë në të gjitha gjuhët, duke respektuar barazinë

gjuhësore.

9. Qarkoni formën e saktë.

d. Letra e saj mbërriti me vonesë

e. Qyteti ynë është shumë i bukur

f. Kostumet e Shqipërisë së Veriut, janë pëlqyer nga të gjithë të huajt dhe në lëvizjet e tyre të

fundit kanë blerë veshje të vjetra nga këto zona.

206

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!