23.06.2020 Views

Revista SHFMU "EMIN DURAKU" PRIZREN

  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ARDHMËRIA

REVISTË E SHFMU “EMIN DURAKU”- PRIZREN

VITI VIII, NR. 8 - Maj 2020



Do të ndalem edhe te mësimi në distancë. Shkolla

jonë sërish është shembull para të gjitha

shkollave, sepse këtë lloj nësimi e ka filluar nga

data 12 - 13 mars 2020. Përkushtimi i

mësimdhënësve ka qenë shumë i madh për të

qëndruar pranë kompjuterëve dhe celularëve e

për t'iu ndihmuar nxënësve, por nuk mund të lë pa

e përmendur edhe angazhimin maksimal të

prindërve, të cilët qëndruan pranë fëmijëve të

tyre, sepse pa përkrahjen e tyre, vështirë do ta

kishim edhe ne...

Në shkollën tonë janë kryer xhirimet e

mësimit në distancë për komunitetin turk dhe

boshnjak, sepse ishim shkolla e dytë e vetme

aktive ku është improvizuar studioja RTK-së.

Nga shkolla jonë ky mësim është përcjellë në tërë

territorin e Kosovës.

Për këtë ishim në qendër të vizitave të

kreut të lartë shtetëror nga Kryeministri,

Kryeparlamentarja, Ministrja dhe zëvendësministrat

e arsimit etj.

Me datë 15 mars 2020 me sukses është

mbajtur Festa e Abetares në distancë.

Rrethanat e krijuara nga pandemia na

imponuan ta mbajmë në këtë formë. Sikurse çdo

kund në botë, mësueset, së bashku me prindërit,

kryen një punë të mrekullueshme.

Duke i parë rrethanat e krijuara, me

iniciativën e zëvendësdrejtorit, Akif Gas, kemi

nënshkruar me IPKO-n edhe kontratën për

Microsoft Times që mundëson kyçje në të gjitha

platformat e komunikimit online në numër të

madh të palëve. Këtë platformë po mundohemi ta

jetësojmë plotësisht në shkollën tonë.

Gjithashtu, këtë vit shkollor (2019/20) kemi

fituar projektin për zhvillimin e shkollave nga

MASHT-i në vlerë prej 13.500,00 €, donacion

nga Banka Botërore.

Me këtë rast dua t'ju përshëndes të gjithë

juve nxënës të dashur, mësimdhënës të nderuar

dhe prindër të respektuar, duke ju uruar

përmbushjen e misionit edukativo-arsimor dhe

ARDHMËRIA

Revistë e SHFMU

“Emin Duraku”- Prizren

Viti VIII - qershor, 2020

Botues:

SHFMU “Emin Duraku”

Për botuesin:

Ma. sc. Rrahim Bekteshi

Këshilli redaktues:

Shkurte Berisha- Kastrati,

Rrushe Xhemaj,

Meriton Thaçi,

Arta Zajmi dhe

Ayse Spahi.

Dorëshkrimet dhe fotografitë

nuk kthehen

www.eminduraku-ks.com

GËZUAR DITËN E SHKOLLES!

Me shumë respekt,

Drejtori Msc. Rrahim Bekteshi

Maj, 2020

Realizimi kompjuterik

në Redaksinë e revistës “Fidani”

E-mail: revista_fidani@hotmail.com

3 Ardhmëria


MERHABA DEĞERLİ ÖĞRETMEN VE ÖĞRENCİLERİMİZ;

Her yıl hazırlamış olduğumuz okul

dergisinin bu yılki sayısında tekrar sizlerle

b i r l i k t e o l m a n ı n m u t u l u l u ğ u n u

yaşamaktayız.

2020 yılı bildiğiniz üzere COVID-19

salgını nedeniyle pek te iyi başlamadı.

Maalesef 11 Mart 2020 tarihi ile

derslerimize ara vermek zorunda kaldık.

Derslere verilen aranın hemen ardından

öğretmenlerimizle yapmış olduğumuz

toplantıda süreci en etkili yönetmek adına

çeşitli kararlar aldık. Dersler online olarak

yapılacak ve ders kayıplarını en aza

idirgemeye çalışacaktık. Öğretmenlerden

gelen raporlar doğrultusunda tüm

öğrencilerimiz derslere katılmış ve süreç

sorunsuz ilerlemiştir. Bu bağlamda

velilerimize de göstermiş odlukları

Maj 2019 4

işbirliğinden dolayı teşekkür ederiz.

“23 Nisan Kosova Türkleri Milli

Bayramı” vesilesiyle okulumuzun

öğretmen ve öğrencileri “Atatürk Çocukları”

isimli şarkıyı online seslendirmiş ve

hazırlanan video büyük ilgi görmüştür.

30 Mart 2020 tarihinde okulumuzda RTK

için hazırlanacak olan Türkçe ve Boşnakça

Uzaktan Eğitim ders çekimleri okulumuzda

başlatılmış ve öğretmen-lerimizin

göstermiş olduğu özverili çalışmaları

sayesinde öğrencilerimizin derslerden geri

kalmaması adına önemli bir hizmet

sunulmuştur.

IPKO telekomunikasyon şirketi ile 13

Mayıs 2020 tarihinde imzalanan anlaşma

çerçevesinde online eğitimi tek bir

merkezde toplamış ve “Microsoft Teams”

platformunun kullanımına geçilmiştir.

Gerekli altyapı hazırlıklarının tamamlanması

ve öğretmenlere yönelik

toplantıların yapılmasının ardından 18

Mayıs 2020 itibariyle platformun

kullanımı resmi anlamda başlamıştır.

Öğrencilerimize yönelik olarak yapmış

olduğumuz tüm faaliyetlerimiz ile bu zor

süreci el birliğiyle atlatmak en büyük

arzumuzdur.

Öğretmen ve Öğrencilerimize sunmuş

olduğumuz kaliteli çalışma ve öğrenme

şartları Okul-Aile işbirliği ile bundan

böyle de devam edecektir.

Bizlere destek olan tüm paydaşlarımıza,

öğretmenlerimize, velilerimize teşekkürü

bir borç biliriz.

“Daha yapacak çok işimiz var”

Saygılarımla.

Ardhmëria


Aktivitetet e mësimdhënësve: Gjuhët dhe komunikimi gjatë vitit shkollor 2019-2020

“KUSH THA SE NË KOHË TË VËSHTIRA

NUK ÇELIN LULE TË MIRA?!...

Si edhe viteve të tjera, edhe këtë vit,

mësimdhënësit e fushës, Gjuhët dhe

komunikimi, në fillim të vitit shkollor

mbajtën takimet e planifikuara për

përpilimin e planprogrameve lidhur

me zhvillimin e aktiviteteve të

shumta gjatë vitit shkollor.

Në vazhdimësi mësimdhënësit e

Gjuhës Shqipe bënë analizën e

përgjithshme të planprogrameve

mësimore të vitit të kaluar, duke

prezantuar vështirësitë dhe përparësitë

e zhvillimit të planprogrameve

mësimore. Për vitin shkollor 2019/20

planifikuan këto aktivitete.

Po të ishte kohë normale si çdo vit,

realizimi i planprogramit nuk do të

ishte sfidë. Këtë vit të gjendjes së

veçantë, ku u detyruam që mësimin ta

zhvillojmë nga distanca, realizimi i

planprogramit vërtet ishte një sfidë në

vete. Edhe këtë vit nuk munguan

aktivitetet e shumta kulturore e

sportive në nivel shkolle. Prandaj me

plot të drejtë e citojmë poetin tonë

kombëtar Abdullah Thaçin, ku thotë:

“Kush tha se në kohë të vështira/ nuk

çelin lule të mira?!...

Shpresojmë, jo vetëm që shpresojmë,

po jemi të bindur, se edhe në këtë

kohë ia kemi dalë të arrijmë rezultate

të shkëlqyeshme.

PLANPROGRAMI I AKTIVITETEVE

NË FUSHËN: GJUHËT DHE KOMUNIKIMI

Maj 2020

5 Ardhmëria


DETYRAT E KOORDINATORES SË CILËSISË NË SHKOLLË

Quhem

Fëllanza Kirajtani.

J a m m ë s i m d h ë n ë s e e

gjeografisë dhe e historisë në

SHFMU ”Emin Duraku” prej

vitit 1992. Kam përfunduar studimet

master në degën Trashëgimia

kulturore dhe menaxhimi i turizmit.

Çdo punë që më ofrohet, mundohem

ta bëj me përkushtim dhe me

përgjegjësinë më të madhe.

Asnjëherë nuk mundohem që duke

shfrytëzuar të tjerët t’i realizoj

qëllimet e mia, por mundohem që

dorë për dore me anëtarët e

kolektivit të arrijmë suksese sa më

frytdhënëse për shkollën.

Qëllimi im si mësimdhënëse është ta bëj

mësimdhënien sa më atraktive, duke i kombinuar

njësitë me teknologjinë digjitale si dhe të zhvilloj

aktivitete të ndryshme jashtëkurrikulare, në mënyrë

që të krijoj nxënës - komunikues efektivë,

mendimtarë kreativë dhe kritikë, nxënës të

suksesshëm, kontribuues produktivë dhe qytetarë

të përgjegjshëm.

Kam qenë pjesëmarrëse në shumë trajnime të

akredituara profesionale për mësimdhënie dhe

mësimnxënie për udhëheqësi arsimore etj. Disa vite

kam udhëhequr me Këshillin e Nxënësve dhe këtë

punë tash me sukses vazhdon ish nxënësja ime,

mësimdhënësja, Selvije Lamaj Kryeziu, në

bashkëpunim me Burbuqe Berishën. Çdo herë kemi

bashkëpunuar pët të pasur aktivitete sa më

produktive për nxënës, duke ftuar përfaqësues të

Maj 2020

ÇDO PUNË QË MË OFROHET,

MUNDOHEM TA BËJ ME PËRKUSHTIM

Zyrtarët nga IPK - Z. Agim Bujari dhe Skënder Mekolli

«Lumturinë e gjen ai që punon». – Leonardo Da Vinci

profesioneve të ndryshme dhe kemi

vizituar institucione të veprimtarive

të ndryshme.

Me vendimin e drejtorit, Msc

Rrahim Bekteshi, pasi kam qenë si

punëtore me përvojë e shkollës dhe

kam plotësuar kriteret sipas

Udhëzimit Administrative nr

24/2016 për Sigurim të Cilësisë në

Arsimin Parauniversitar për

Koordinator të cilësisë, e kam

p r a n u a r k ë t ë p r o p o z i m m e

përgjegjësi dhe prej prillit të vitit

2 0 1 8 j a m n ë p o z i t ë n e

Koordinatores së Cilësisë në

shkollë.

Detyrat e koordinatores së cilësisë janë: të

planifikoj, organizoj dhe monitoroj procesin e

sigurimit të cilësisë së shkollës në bashkëpunim me

drejtorin e shkollës. Të kontribuoj në zhvillimin e

projekteve dhe proceseve për të zbatuar masat e

sigurisë së cilësisë në shkollë. Jam anëtare e EVV –

(Ekipi Vetëvlerësues). Ekipi vlerëson progresin në

pesë fushat e ndryshme të cilësisë për perfomancë

t ë s h k o l l ë s . S ë b a s h k u m e d r e j t o r i n ,

zëvendësdrejtorin dhe KDSH-në i analizojmë

rezultatet e vetëvlerësimit në shkollë duke formuar

edhe Fokus grupe. Në bashkëpunim me aktivet

profesionale, siguroj që të gjithë përfaqësuesit t’i

përpilojnë planet e veprimit sipas fushave dhe të

raportojnë me shkrim për aktivitetet, secili aktivitet

më pas protokollohet nga sekretarja e shkollës,

Gëzime Bardhi, në Librin e Protokollit të shkollës.

Organizojmë gara, ekspozita e kuize, aktivitete të

ndryshme me nxënës.

Pasi jam e certifikuar për tri nivelet e MKLSHsë

dhe jam trajnere e saj, kam monitoruar mbi 50

mësimdhënës të shkollave të ndryshme fillore, të

mesme të ulët dhe të lartë, të rajonit të Prizrenit. Për

këtë arsye i propozova drejtorit që edhe unë mund të

ndihmoj në monitorimin e mësimdhënësve të

shkollës sonë. Kjo u realizua me sukses nga drejtori

dhe unë. Brenda vitit shkollor, kemi arritur t’i

monitorojmë mbi 60% të mësimdhënësve .

Përpos Një që mësim-Vizual kemi bërë vetëvlerësimin i përgatitur nga nx. e perfomancës

e kl. VII

Fëllanza Kirajtani,

mësimdhënëse

në shkollë, po ashtu kemi pasur edhe vlerësim të

jashtëm nga Instituti Pedagogjik i Kosovës. Kemi

realizuar takim me përfaqësuesit e IPK-së, duke

raportuar për veprimtaritë dhe detyrat tona të

realizuara në shkollë. Kjo vizitë u realizua nga dy

6 Ardhmëria


Çdo punë e suksesshme në shkollë është duke u

realizuar me bashkëpunimin dhe përkushtimin e të

gjithë mësimdhënësve, me menaxhimin e suksesshëm

të drejtorit, me kontributin e prindërve si dhe me

aktivizimin e nxënësve. Asgjë nuk do ta kishte vlerën e

lartë të cilësisë pa bashkëpunimin e mirëkuptimin e të

gjithëve. Kjo u dëshmua edhe gjatë kohës së

pandemisë. Të gjithë treguan gatishmëri në kryerjen e

obligimeve shkollore.

Duke bashkëpunuar, sukseset s'do të na mungojnë dhe

çdo herë do të kemi performanca të mira në shkollë.

EVV (Anëtarët e Ekipit Vetëvlerësues të shkollës)

zyrtarët, Agim Bujari e Skënder Mekolli. Vizita në

theks të veçantë kishte të bënte me përvojat gjatë

zbatimit të Kurrikulës së bazuar në kompetenca, për

PZHSH, sfidat, mundësitë si dhe nevojat për

mbështetje të vazhdueshme të mësimdhënësve.

Zyrtarët kontrolluan edhe dokumentacionet përcjellëse

të KK dhe u ndanë shumë të kënaqur me punën e

mësimdhënësve dhe të drejtorisë së shkollës.

Dokumentet - dosjet e përgatitura i shpalosëm para

këtyre zyrtarëve së bashku me zëvendës drejtorin Msc.

Akif Gas.

Këshilli i Nxënësve krijon mundësi që nxënësit të

përfitojnë aftësi për menaxhim, komunikim dhe

organizim, të cilat do të shërbejnë, në interes të

veçantë, për të ardhmen tonë.

Puna e realizuar e këtij Këshilli na mundëson të

marrim përgjegjësi në projektet për të drejtat e

detyrimet tona dhe të demonstrojmë, që zëri ynë të

dëgjohet në instanca më të larta. Përfitimet në këtë

aspekt janë të mëdha, si për ne nxënësit, ashtu edhe për

vetë shkollën, sepse politikat arsimore janë të prira të

jenë më të suksesshme po që se në të përfshihen

pjesëmarrës nga të gjithë partnerët brenda shkollës.

Roli kryesor i Këshillit të Nxënësve është:

“Promovimi i interesave të nxënësve në shkollë”.

Këshilli i Nxënësve e ka statutin e vet dhe

strukturën e brendshme ekzekutive.

Kryesia e Këshillit të Nxënësve, të vitit shkollor

2019/2020, u formua nën mbikëqyrjen e

mësimdhënëseve: Burbuqe Berisha, Fëllanza

Kirajtani dhe Selvije Lamaj Kryeziu.

Këshilli Drejtues i Shkollës-KDSH

PËRZGJEDHJA E KRYESISË SË KËSHILLIT

TË NXËNËSVE NË MËNYRË DEMOKRATIKE

Në takimin e parë (2019/2020) pjesëmarrës ishin të

gjithë kryetarët e klasave 6-9, të paraleleve në gjuhën

shqipe e turke. Kandidatët e propozuar për kryesi u

prezantuan para pjesëmarrësve, duke promovuar anët

pozitive që i kanë dhe arsyetimet pse duhet të votohen

pikërisht ata. Me anë të votimit, në mënyrë

demokratike, me shumicë votash u zgjodh kryesia e

Këshillit të Nxënësve me këtë përbërje:

Era Kasolli, IX-3

Cavit Kaan Potokci, VI-5 (nga komuniteti turk)

Ariana Rexhepi, IX-4.

Këshilli i Nxënësve ka Planin e Aktiviteteve sipas

muajve. Gjatë këtij viti shkollor kishim të ftuar

psikologë, përfaqësues nga organizata të ndryshme,

mjekë, avokatë, historianë dhe kemi vizituar

institucione të ndryshme.

Temat e realizuar gjatë këtij viti nga Këshilli ynë

ishin:

“Bullizmi”, “Trashëgimia kulturore”, “Dhuna në

familje”, “Puna vullnetare”, “Mbrojtja e

ambientit”, “Gjithëpërfshirja”, “Dita Universale e të

D rejtave të F ëmijëve”, “Varshmëria nga

substancat narkotike dhe çrregullimet psikologjike që

shkaktohen nga përdorimi i këtyre substancave".

Mirëpo, aktivitetet tona u ndërprenë me paraqitjen

e pandemisë COVID 19.

Por, edhe gjatë kësaj faze, me anë të platformës

ZOOM,

Një mësim-Vizual

kemi arritur

i

përgatitur

realizojmë

nga

takim

nx. e kl.

nëpërmjet

VII

mësimdhënëseve udhëheqëse të Këshillit dhe të

diskutojmë për çështjet aktuale, si mësimet online,

shqetësimet, kujdesi nga virusi etj.

Ariana Rexhepi, kl. IX/4

Maj 2020

7 Ardhmëria


EDUKIMI GJITHËPËRFSHIRËS

Nxënësit e SHFMU "Emin Duraku", me

25.09.2019 ishin pjesëmarrës në debatin që u

organizua në kuadër të Këshillit Rinor Kosovar-

KYC, në lidhje me projektin e organizatës Save

the Children "Do not Suppose my needs".

Projekti implementohet në shkolla.

Debati për temë pati gjithëpërfshirjen me

nxënësit në shkolla, se si mund ta ndihmojmë

njëri-tjetrin. Arsimi gjithëpërfshirës është

përfshirja e të gjithë fëmijëve në shkolla të

Bullizmi është dhunë fizike dhe psikologjike i

ushtruar nga një grup individësh kundrejt një

individi tjetër.

Dhuna në mjedise të shkollës është një shkelje e të

drejtave të adoleshentëve për arsim, shëndet dhe

mirëqenie. Bullizmi në shkollë është një lloj

bullizmi që zhvillohet në hapësira edukimi, mund

të këtë efekte të ndryshme, si: zemërim,

depresion, stres dhe mund të shkojë deri tek

vetëvrasja. Ekzistojnë 3 lloje të bullizmit:

bullizmi social, bullizmi fizik dhe ai verbal.

Bullizmi dallohet kur:

1. Fëmija ka shenja të ndryshme në trup dhe nuk

di t'i shpjegojë. Pra, zakonisht fëmijët janë

viktima të bullizmit, apo kur kërcënohen, nuk i

shprehin ndjenjat e tyre te prindërit, apo te

individët tjerë, që mund t'i ndihmojnë.

2. Fëmija kërkon para pa ndonjë arsye.

3. Fëmija vjen vonë nga shkolla.

4. Fëmija ka dëme materiale.

Maj 2020

zakonshme, ku iu ofrohet arsimim sipas nevojave

të individëve.

Arsimi gjithëpërfshirës është një proces i nisur

në vitet 80-të të shekullit të kaluar dhe sot po

përparon me ritme të shpejta. Ai po e zëvendëson

arsimin tradicional, që përfaqësonte një sistem

binar të ndarë në dy komponentë: në arsim të

zakonshëm dhe në arsim special.

Sistemi binar i ka mbajtur fëmijët në dy

sisteme të veçuara edukative dhe ka kontribuar në

përjashtimin shoqëror të fëmijëve me aftësi të

kufizuara e me nevoja të veçanta. Jo të gjithë

fëmijët me aftësi të kufizuara kanë vështirësi në të

nxënë, për këtë arsye të gjithë duhet të kemi

bashkëpunim në shkollë, që fëmijët të jenë të

suksesshëm, pa dallime në fe, gjini, etnitet etj.

Bashkëpunimi duhet të fillojë që nga klasat

tona, duke mos bërë dallime të asnjë forme me

shokët dhe shoqet tona.

Takimi u mbajt në ambientet e shkollës fillore

"Ibrahim Fehmiu", ku ishin pjesëmarrës edhe

nxënësit e tri shkollave të tjera. Nga shkolla jonë

morën pjesë tetë nxënës, nën përcjelljen e

z ë v e n d ë s d r e j t o r i t , A k i f G a s h i d h e

mësimdhënëses Fëllanza Kirajtani.

Roa Rruka, kl. IX-3

BULLIZMI- VETËDIJESIMI KUNDËR BULLIZMIT

Bullizmi mund të ndodhë kudo dhe në çdo kohë,

andaj në çdo moment duhet të jemi të gatshëm ta

parandalojmë këtë dukuri, duke biseduar

vazhdimisht me pedagogë apo psikologë. Kjo

nuk e eliminon tërësisht, mirëpo ndihmon në

uljen e numrit të rasteve.

Erda Shatri, kl. IX/2

8 Ardhmëria

Kleonis Dida, kl. IV/4


GRUPI DRAMATIK I SHKOLLËS SONË

GJITHNJË AKTIV

Të pakta janë shkollat të cilat e kanë

aktiv grupin dramatik. Në shkollën tonë

ka vite të tëra që grupi dramatik, i

udhëhequr nga arsimtarët e gjuhës, është

shumë aktiv. Përpos paraqitjes para

nxënësve të shkollës sonë, me pjesë të

ndryshme teatrale dhe drama me temë

atdhetare, ky grup merr pjesë edhe në

festivale të ndryshme teatrore për fëmijë

e të rinj që mbahen në nivel të

Republikës së Kosovës. Vlen të

theksojmë se në festivalin “Drenushat“ që

mbahet nga 3-6 qershor, Grupi Dramatik i

shkollës sonë çdo vit ishte pjesëmarrës

dhe u vlerësua me çmime të ndryshme, si:

çmimi i publikut, aktori më i mirë,

skenografia dhe kostumografia më e

suksesshme.

Për këtë grup drejtori i shkollës, Ma. sc.

Rrahim Bekteshi, përveç lëvdatave të

rastit, tha se grupi dramatik është krenaria

e shkollës.

Suksesi asnjëherë nuk iu mungoi.

ANËTARËT E GRUPIT LETRAR PJESËMARRËS

NË PROMOVIMIN E LIBRIT “TRËNDAFILI I BARDHË”

Më 26 dhjetor 2019 qytetin e Prizrenit e

vizitoi princeshë Elia Zaharia Zogu.

Princesha, Elia Zaharia Zogu, në lokalet e

librarisë “Altera” në Prizren, organizoi

përurimin e librit “Trëndafili i bardhë”, ku

ishte i ftuar edhe grupi letrar i shkollës sonë.

Me këtë rast, në bashkëpunim me

përfaqësuesit e librarisë “Altera”, anëtarët e

grupit letrar, pjesëmarrës në këtë promovim

libri, princeshën, Elia Zaharia Zogu, e pritën

me buqetë lulesh.

Takimi ishte shumë festiv dhe në fund të

takimit princeshë Elia Zaharia Zogu iu

përgjigj pyetjeve që ia parashtruan nxënësit

pjsëmarrës.

B.K

Maj 2020

9 Ardhmëria


DITËLINDJA DHE PENSIONIMI I MËSIMDHËNËSIT

DHE KOLEGUT TONË, NAGIP JYRISHI

Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e j.

(Henry Adams)

16 prill 2020, ditë kur kolegu ynë,

mësimdhënësi i dalluar, po përshëndetet me

Drejtori i shkollës Mr.sc. Rrahim Bekteshi

në çastin e dorëzimit të mirënjohjes

për arsimtarin NAGIP JYRISHI

nxënësit e tij, për t' iu përkushtuar moshës së

tretë. Do të ishte dobësi e jona që në këtë ditë

të mos shkruanim pak rreshta falënderues.

T ë s h k r u a s h p ë r b i o g r a fi n ë e

mësimdhënësve, të cilët japin maksimumin

nga vetja, nuk mjaftojnë faqet e

revistës sonë. Mirëpo, sot do të japim një

pasqyrë të punës arsimore, të kaluarën dhe

përvojën e mësimdhënësit Nagip Jyrishi në

procesin edukativo-arsimor.

Jeta është interesante, fillon me punë në

moshën e re dhe përfundon me pensionim

në moshë më të shtyrë, në këtë rast 65

vjeçare. Shoqëritë nuk arrijnë t'i vlerësojnë

mësimdhënësit që për gati gjysmë shekulli

nxjerrin kuadro e kuadro, duke iu shërbyer

pikërisht shoqërisë dhe atdheut.

Nuk ka gjë që e kompenson punën e

mësimdhënësit. Ajo është e madhe. A ka gjë

më të shenjtë se puna e mësimdhënësit? Kjo

vërtetohet me faktin se fëmija kur bëhet 6

apo 7 vjet, prindi ia dorëzon mësuesit.

prandaj gjithë lavdia iu takon mësuesve.

Mësimdhënësi, Nagip Jyrishi, kishte

filluar me punën si mësimdhënës i shkollës

së mesme teknike "Gani Çavdërbasha" në

Prizren, më 1 shtator 1978 dhe pas një viti,

në shtatorin e vitit 1979, kalon në shkollën e

mesme ekonomike "Ymer Prizreni", ku do

të punojë deri në vitin 2012, derisa përfundimisht

vendoset në SHFMU "Emin Duraku"

në Prizren, ku kishte filluar nga viti 2008,

sepse punonte paralelisht në dy shkolla.

Ai punoi edhe në shtëpi- shkolla dhe për

këtë arsye u intervistua dhe u maltretua nga

policia serbe. Por ai nuk u ndal në misionin e

e përhapjes së dijes as në kushte të rënda

okupimi, sikurse edhe shumë mësimdhënës

të tjerë.

Mësimdhënësi Nagip ishte mjaft i

përgatitur, i tillë kishte qenë edhe në shkollë

Një mësim-Vizual i përgatitur nga nx. e kl. VII

Maj 2020

10 Ardhmëria


të mesme. Kërkonte nga nxënësit të punojnë, por nxënësit

e arsimtarit dalloheshin edhe në shkollë të mesme, ishin më

të mirët. Arsimtari shquhej edhe në udhëheqjen e klasave si

mësimdhënës kujdestar për disiplinën e mbajtur. Ishte një

bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm i drejtorisë, ishte përpilues i

orareve për më shumë se 10 vite. Shpeshherë kolegët i

ankoheshin për orar, por ishte i pamundur rregullimi orarit

për të gjithë si iu konvenonte atyre).

Shkollës sonë do t'i mungojë arsimtari profesionist dhe

bashkëpunëtori i shkëlqyeshëm i drejtorisë së shkollës, i cili

dallohej me precizitetin e tij, që ndoshta ndonjëherë edhe

keqkuptoheshim, por kuptohet, në kuadër të kryerjes së

detyrave. Në emër të të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe

stafit teknik:

Urime ditëlindjen dhe pensionimin, i nderuar arsimtar!

Shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë në jetë, për ty dhe mbarë familjen tuaj!

Drejtori, Mr.sc. Rrahim Bekteshi

S'e besoj se kështu na gjeti pranvera, me lot e

me humbje të shumë njerëzve...

Këto fjalë nuk mjaftojnë për ta shpërblyer

mundin dhe djersën që ke dhënë për të gjithë

ne. Ditën e parë kur u takuam me ju, ka qenë

dita kur ne jemi kthyer në fëmijëri për të dytën

herë. Atë ditë kujtimet, momentet, emocionet

që kaluam me mësuesen, ia lamë së shkuarës

në zemër. E filluam një të ardhme të re me ju.

Na treguat punën që kishit bërë gjatë gjithë

viteve me radhë, që nuk ju kishte ndalur asgjë

për të realizuar ëndrrën tuaj deri në këtë ditë.

Nga ju morëm maksimumin e dijes, nga ju

mësuam që shpresat s'duhen humbur kurrë.

Të ishe kujdestar i klasës sonë, ishte një

mësim i jetës për ne. Menduam që do të ishe

me ne deri në fund e do të bëheshim klasa më e

mirë në karrierën tuaj. Por planet nuk ecin

gjithmonë ashtu siç duam ne. Jemi me fat që të

kemi pasur kujdestar, sepse është vështirë të

ketë të tillë si ju.

Ndoshta nuk kemi qenë klasë e mirë, ashtu siç

keni pasur dëshirë, por besoj që kemi qenë

klasa ku kujtimet nuk humben dhe klasa që

nuk i ka humbur vullneti për mësim kurrë. Nuk

e di si t'i mbyll këto fjalë....

Të ndahesh me ju në këtë kohë pandemie pa të

thënë lamtumirë edhe një herë për herë të

fundit, do të thotë shumë për ne.

Klasës sonë do t’i mungojnë fjalët, këshillat e

lavdërimet tuaja... Zëri juaj na hiqte gjithë

stresin, na bënte të ndiheshim sikur fluturonim

qiellit të kaltër. Do t'i mungosh klasës,

kujdestari Nagip.

Na mbetshin kujtimet në zemrat tona!

Je kujdestari ynë në zemër e në mendje!

Do të na mungosh pa masë, i dashuri

kujdestar.

Maj 2020

Era Bytyqi, kl. Vll/1

11 Ardhmëria


Grupi i biologëve të rinj

ÇDO VIT SHËNOHET DITA E USHQIMIT TË SHËNDOSHË

Biologët e rinj janë një grup nxënësish të cilët

eksplorojnë për tema të ndryshme, kryesisht që

janë të lidhura me lëndën e biologjisë.

Nxënësit e zgjedhur, sidomos ata të cilët kanë

prirje në lëndën e

biologjisë, konsultohen

mes vete për sëmundje

të ndryshme, apo për

ndonjë shqetësim tjetër

lidhur me mjedisin ku

jetojnë dhe ambientin

shkollor etj.

Më 16 tetor, çdo vit

shënohet Dita e Ushqimit

të Shëndoshë, ku

nxënësit e shkollës sonë,

së bashku me prindërit, përgatisin ushqime të

ndryshme tradicionale.

Biologët e rinj organizojnë edhe aktivitete të

ndryshme për nxënësit e shkollës sonë duke dhënë

informacione për sëmundjet si: HIV - AIDS-i ,

TUBERKULOZI, KANCERI etj. Të gjitha këto

aktivitete mbahen me qëllim të sensibilizimit dhe

vetëdijesimit të nxënësve për këto sëmundje.

Ndërkohë, ekologët e rinj të shkollës sonë

marrin pjesë në shumë aktivitete mjedisore të

qytetit dhe të shkollës.

EDUKATË FIZIKE

SHKOLLA JONË TRADITË E KA EDHE SKIJIMIN

Në vitin shkollor 2019-2020, jemi fokusuar

kryesisht në realizimin e plan-programit mësimor,

duke i dhënë prioritet kalitjes fizike. Fillimisht i

paralelet, nga kl. VI - IX. Fitues në këtë turne janë

:VI-1, VII-6, VIII-4 dhe IX-5. Por, për shkak të

tërmetit në Shqipëri nuk i kemi ndarë mirënjohjet.

Shkolla jonë traditë e ka edhe skijimin. Si çdo vit,

edhe këtë vit, kemi organizuar shkuarjen në

Brezovicë me të gjitha paralelet, nga kl. VI-IX,

nën udhëheqjen e mësimdhënësve:Nexhat

Hameli, Taulant Tamniku dhe Deniz Shishko. s

kemi kryer matjet antropometrike, pesha e trupit

dhe gjatësia e trupit, si dhe matjet motorike,

vrapimet 30 - 60 m dhe i kemi të dhënat për secilin

nxënës. Në nëntor, për nder të festës së 28 Nëntorit

është mbajtur turneu në futboll, në të gjitha

Një mësim-Vizual i përgatitur nga nx. e kl. VII

Maj 2020

12 Ardhmëria


20 NËNTORI - DITA UNIVERSALE

E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

Dita Universale e Fëmijës është

ngjarje ndërkombëtare vjetore. Kjo ditë

shënohet më 20 nëntor, sipas vendimit të

Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Q ë l l i m i ë s h t ë t ë p r o m o v o h e t

mirëkuptimi reciprok dhe ndërveprimi

ndërmjet fëmijëve. Kjo ditë festohet edhe

që të tërhiqet vëmendja e opinionit për

obligimin e shoqërisë ndaj fëmijëve, si dhe

për problemet me të cilat ballafaqohen

fëmijët.

Me rastin e shënimit të kësaj dite

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP)

organizoi ditën e hapur për debat me

fëmijë. Pjesëmarrës ishin pesë nxënës të

shkollës sonë: Era Kasolli, Edi Bytyqi,

Lidra Rashiti, Skender Krasniqi dhe Olta

Zajmi . Në këtë debat u diskutua për çështje të

rëndësisë jetike, si; dhuna ndaj fëmijëve në

familje ose shkollë, diskriminimi i

minoriteteve, sjelljet e të rriturve ose

udhëheqësve të fëmijëve në institucionet

edukativo- arsimore dhe ndihma e IAP-së.

Gjithashtu u diskutua për çështjet e

suksesshme të avokatëve që ishin të

pranishëm në debat si dhe ndihmat që ata

mund të ofrojnë për popullin me referencë të

veçantë ndaj fëmijëve.

Po në këtë datë, Asambleja e Përgjithshme

e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar

Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve dhe

Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

Që nga data 20 nëntor 1989, kur u miratua

Deklarata e të Drejtave të Fëmijëve nga ana e

Kombeve të Bashkuara, secili shtet obligohet

për të zbatuar ligjet për të drejtat e fëmijëve pa

bërë dallime racore, etnike, fetare etj.

Gjithashtu iu siguron fëmijëve të drejtat

elementare njerëzore për strehim, ushqim,

shprehje të mendimit, shkollim etj.

E përgatitën: Era Kasolli, Edi Bytyqi, Lidra Rashiti, Skender Krasniqi

MËSIMI I LËNDËS SË KIMISË

NË SHKOLLËN TONË MBAHET NË KABINET

Në shkollën tonë funksionon kabineti i

kimisë, i financuar nga TIKA. Kabineti

është i pajisur me kompjuter, projektor

dhe mjetet të tjera përcjellëse. Arsimtarët

e kimisë punojnë me metoda të reja të

punës, pra me kurikulë të re.

Koha e pandemisë na detyroi që gjatë

kësaj kohe mësimin ta zhvillojmë në

distancë. Edhe përkundër këtyre

vështirësive të krijuara nga pandemia, në

këtë lëndë suksesi nuk na mungoi.

Maj 2020

13 Ardhmëria


TAKIM LETRAR NË SHFMU "EMIN DURAKU" NË PRIZREN

ME ANËTARËT E LIDHJES E SHKRIMTAREVE TË KOSOVËS

FJALA ARTISTIKE JEHOI BUKUR PARA NXËNËSVE

Shkrimtarë të shumtë nga LSHK

anekënd Kosovës në krye me kryetarin

e LSHK prof. dr. Shyqri Galica ishin

mysafirë në shkollën tonë. Së bashku me nxënësit

dhe mësimdhënësit mbajtëm një orë letrare. Në

këtë takim letrar të pranishmëve iu drejtua me një

fjalë rasti drejtori i shkollës, Ma. sc. Rrahim

Bekteshi, i cili i falënderoi shkrimtarët për

përzgjedhjen e shkollës sonë për mbajtjen e këtij

takimi letrar, duke iu dëshiruara që të kalojmë

çaste të bukura poetike.

Ma. sc. Rrahim Bekteshi gjatë përshëndetjes

së të pranishmeve

Kryetari i LSHK, prof. dr. Shyqri Galica, para

nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës sonë

mbajti një fjalë rasti si dhe e falënderoi drejtorin e

shkollës për mirëpritje.

Në këtë orë letrare punimet e tyre i lexuan:

Shyqri Galica, Albina Idrizi (nënkryetare e

LSHK), Salajdin Krasniqi, Ilam Berisha,

Milazim Bajraj, Avdi Ibrahimi, Rabije Bytyqi,

Arben Rashkaj, Mirvete Kabashi Leku, Tyran

Prizren Spahiu. Në shenjë falënderimi, LSHK ia

dhuroi disa vepra letrare bibliotekës së shkollës

sonë të autorëve të pranishëm në këtë takim.

Në fund u organizua një koktej rasti dhe u

vizituan ambientet e shkollës sonë, ndërsa Dritë

Ruhani i dhuroi tre tituj me 24 ekzemplarë.

Nxënësja Anila Leka kishte punuar portretin

e kryetarit të LSHK-së, z. Shyqri Galica, të cilin

ia dhuroi në fund të këtij takimi të përzemërt

artistik.

Mysafirët vizituan objektin shkollor e në

veçanti kabinetet e ndryshme të shkollës sonë,

për ta përfunduar këtë takim me një koktej rasti.

MËSIM PLOTËSUES NË LËNDËN E GJUHËS SHQIPE

Drejtoria e SHFMU "Emin Duraku" në

Prizren, së bashku me mësimdhënësit e

Gjuhës Shqipe, kanë filluar të mbajnë

mësim plotësues me nxënësit të cilët kanë

ngecje në mësim.

Mësimdhënësit pa kurrfarë hezitimi i kanë

pranuar këto orë shtesë, të cilat

organizohen pas të orarit të mësimit të

rregullt. Mësimi plotësues do të

organizohet edhe në lëndët tjera, me qëllim

të ngritjes së suksesit të nxënësve në lëndët

ku ata kanë ngecje.

Maj 2020

14 Ardhmëria


Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

LIBRI

Libri derë që kur hapet, sheh dritën,

Lumturia që sjell ti, asnjëherë nuk venitet.

Shumë gjëra nga ti ne i mësojmë

dhe shumë shpesh t'i na argëton.

Fletët e tua sa herë që shfletohen,

Në kokë, shumë dituri na shtohet.

I mjerë ai që ty nuk ta di vlerën,

I strukur e i përhumbur do ta kalojë jetën.

SHKOLLA IME

Vigan Musahu, kl.VI/2

Kopsht i zbukuruar me plot trëndafila,

Arsimtarët të ndritur njëjtë si kandila.

Ajo është streha jonë e diturive,

Është lumë i madh i shumë mirësive.

Është si një det që derdh vetëm dobi,

E në këtë vend përfiton shumë njohuri.

Arsimtarët punojnë me shumë përkushtim,

Ligjërojnë si bilbili e të kënaqin me arsimim.

Këshillat e tyre gjithmonë na udhëzojnë,

Na bëjnë më të vetëdijshëm, na motivojnë.

Ata posedojnë edukatë të lartë,

Virtyte të pastra e dije të artë.

Sa shpejt kaluan 9 vite shkollim,

E tani, edhe pak kohë jemi në përfundim.

Në rrugën e dijes shumë keni kontribuar,

Dhe pas shumë mundimeve keni triumfuar.

Si shkëndijat ju shpërndatë ndriçim,

Si drita ju përherë na dhatë shkëlqim.

Edhe pse po ndahemi, gjithmonë

do t'ju kujtoj,

Do të mburrem me ju dhe kurrë

s'do t'ju harroj.

Ermira Krasniqi,

kl. IX-3

NËNË TEREZA

Për ne u bë me vlera

Të larta e me vepra

Të arta

E falënderojmë

Nënën Terezën që dha

Shpresë nga një e zezë

Zemërgjerë e

Ëmbëlsi dhe u fali dashuri

Nënë Tereza është

Kujtim edhe e vendit tim

Vlera Kraja, kl. IV/2

Maj 2019

Sa do të doja këtë ditë

Së bashku ta festonim,

Si çdo herë, me recitime

Këngë e valle të kumbonim.

Po kësaj radhe

Çdo gjë ka ndryshuar,

Një virus botën

E ka trazuar.

Të gjithë të mbyllur

Jemi lodhur duke menduar:

A thua edhe sa do të zgjasë?

Kur do të jemi të liruar?

MË MUNGON

SHKOLLA

Sa çaste të bukura

E ndonjëherë emocionuese,

Buzëqeshje të sinqerta

Kisha në shkollën time.

Sot, unë larg mësueses,

Shokëve e shoqeve

Ua shkruaj këto vargje

Me mall në zemër.

Më mungon shkolla ime,

Ky vendi i dijes,

Ku shpirti

Më mbushej me dashuri.

Sa me mall i kujtoj

Çastet në klasë,

Uroj që sa më shpejt

Të bëhemi përsëri bashkë.

Urata Shpendi

GJAKU QË NUK FALET

Qaj për gjyshin,

Qaj për vëllanë

Qaj për motrën,

Dora hasmit që i vranë.

Ah,e mjera nënë,

Të lutem, ti mos qaj,

U flijuan për Kosovë,

Për Kosovë dëshmorë ranë.

Sot festojmë lirinë,

Lot e nënës nuk ndalen,

Malli po e përvëlon

Por gjaku nuk falet.

Gjaku i tyre u bë lule

Që t’i kujtojmë çdo herë,

Brez pas brezi fëmijët

Do t’u thurin vargje përherë.

DITA E SHKOLLËS

Me bindje dhe dëshirë

Shpresoj se do të bëhet

mirë,

E ty shkolla ime

Të dëshiroj çdo të mirë.

Urime ju mësimdhënës,

Me ju jemi çdo herë

krenarë,

Ju uroj nga Zemra

Ju priftë çdo e mbarë!

Vesa Gashi, kl. VI/4

Viz. Ravza Shantir, kl VI/1

NDJESI KARANTINE

Përtej imagjinatës

dal thuri vargje të trishta,

e ndezi përsëri qirinjtë e dijes.

Dritaret janë mësuar me

fytyrën time,

reliefin rrethues e kam

mësuar me pikmëri,

nata bëhet e vrugët, mavi,

unë i themvetes një burg

në vetmi.

E ndrojtur e me plot kujdes

rri

kur dikush flet me urrejtje

për pandemi.

Ardita Duraj, kl.VIII/5.

NëNA E BOTËS

Nëna e botës,

Nëna jonë,

E shtrenjta Shën Tereza,

E shtrenjta jonë.

E deshe gjithë botën,

E gjithë bota te deshi Ty.

Për të gjithë ne u kujdese

Me ato dy duar të arta.

Na mungon të gjithëve,

Na mungon shumë,

E shtrenjta Gonxhe,

Je njëlloj si emri Yt.

Aurel Delhysa, kl. IV/2

Erna Pula, kl. V/4

15 Ardhmëria


Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Jam larg shkollës, larg mësueses, larg shokëve

dhe shoqeve që më mungojnë shumë. Më ka marrë

malli për ta dëgjuar mësuesen duke ligjëruar dhe

ta dëgjojmë e të mësojmë prej saj. Më ka marrë

malli ta shikoj afër dhe t'ia ndiej aromën dhe çdo

gjë tjetër të mësueses sime.

Pyetem, a është klasa ashtu siç e kemi lënë? A

iu mungojmë bankave, sa na mungojnë ato neve?

A po i mungojmë edhe tabelës? A i mungojnë asaj

detyrat e zhvilluara nga ne në të, gabimet tona

apo edhe shkarravinat tona?

Shumë shpesh natën më del gjumi dhe a e dini

SHKOLLA IME

Ah, moj nënë ime e dashur, moj nëna ime,

Sa më ka marr malli për shkollën time,

Pa pritur, oj nënë, nga shkolla jam larguar

Më thanë në shtëpi mbyllur për të qëndruar.

Të lutem, oj ti shkollë e dashur, oj shkolla ime,

Më hap derën të vij e të futem në klasën time,

Lotët t’i ndali e ta kthej mallin e dashurisë sime

Se shpirti si qiri po më digjet, për ty shkolla ime.

Dua përsëri të kthehem aty në shkollën time

Për ty me lotë në sy jam duke ndenjtur klasa ime,

Se nga shoqet, shokët, ky virusi na ka ndarë

Ah, sa më ka marr; mall, të gjithë për t’i parë.

Oh, Zot po të lutem edhe ty që të na ndihmosh

Këtë virus të na e largosh sa më parë,

Shpirtrat nga frika duam, o Zot të na i shërosh

E me shokë, shoqe, në shkollë të na bashkosh.

Dua t’i nxjerr mbi bankë libra, faletore e lapsa

Më mungon gjithçka, më dhimbset e zbrasta klasa.

Dua të kthehem e të ulem në karrigen time

Hapma derën, oj e dashura, e bukura shkolla ime!...

SA SHUMË MË MUNGON...

Orhidea Kryeziu

Viz. Arnisa Dida, kl. VIII/3

se kush ma prish gjumin? Po ju tregoj … Zilja e

shkollës. Më duket që po të kisha mundësi ta

dëgjoja në këtë moment, do të më dukej si zë bilbili

apo kanarine. Sa shumë më mungon.

E di që kështu mendojnë edhe shokët dhe

shoqet e mia, sepse atyre, sa edhe mua, iu mungon

shkolla. Por ne jemi të vegjël dhe nuk mundemi të

bëjmë asgjë tjetër, përveçse kemi shpirtin e

pastër.

T΄i lutemi Zotit që kjo pandemi të përfundojë

sa më parë.

SA SHUMË KAM MALL

Valzë Vorfi, kl. V/5

E mërzitur shikoj qiellin përplot yje. Sa shumë yje, sikur të më

ftojnë në mesin e tyre dhe të gjithë kanë nga një emër, janë

shokët dhe shoqet e klasës. Të gjithë janë aty, vrapojnë, luajnë

e qeshnin pafund. Ah, sa më paska marrë malli për ta. Por unë

sonte i shikoj. Ja, atje në oborrin e shkollës jam edhe unë në

mesin e tyre, duke luajtur me lojërat tona të çmendura.

Vrapojmë duke e nxënë njëri-tjetrin, qeshim, e ndonjëri qan

se rrëzohet, po ne ia zgjasim dorën për ta ngritur përsëri dhe

prapë vazhdojmë sikur nuk ndodhi asgjë.

Papritur mësuesja fytyrë hënë zgjat kokën atje në hapësirën e

qiellit dhe sikur na fton me zërin e ëmbël që të rreshtohemi. E

ne të gjithë i afrohemi duke u kapur dore për dore sikur

valltarët e një ansambli që hedhin valle nëpër festa.

Mësuesja ime e dashur, e bukur dhe e qetë, ti na i ndriçon

rrugët tona, të ardhmen tonë, ti që sa herë ndihem e mërzitur

ma ledhaton kokën e më kap për dore dhe ma ngroh shpirtin.

Sonte nuk je, sepse dora ime u bë akull, sonte ndiej trishtim,

mall, dhimbje se unë vetë e sajova oborrin e shkollës atje në

qiellin e pafund, shokët e shoqet e klasës i bëra yje, hëna ishte

mësuesja ime e bukur, por unë jam këtu e vetmuar, e trishtuar

nga kjo sëmundje që iu kanos gjithë globit.

Kjo sëmundje që na ndau për dy muaj, ndoshta ende do të

zgjasë. Nuk e di kur do të fillojë përsëri mësimi, të vazhdojmë

aty ku e lamë, ta përqafojmë mësuesen fort, të luajmë të gjithë

së bashku, të qeshim e të qajmë, por të jemi të gjithë bashke.

Nuk e di, sepse thonë që nuk duhet afrohemi mes vete, se mund

të sëmuremi, nuk duhet të përqafohemi se është rrezik, nuk

duhet të dalim në natyrë, nuk duhet të mbledhim lule e as t'u

marrim erë. Më thoni pra, çfarë të bëjmë në këtë stinë të

luleve, të gjelbërimit, në këtë pranverë të izoluar e të

helmuar? Më thoni, çfarë të bëj pa shkollë, pa festa, pa shokë

e shoqe, pa mësuesit tanë të dashur?

Rinesa Kryeziu, kl. IV/4

prill 2019

16 Ardhmëria


Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

SHKOLLA IME

Vendi që na ndriçoi mendjen është shkolla .

Tani unë jam në klasën e tretë dhe çdo ditë e

më shumë shoh se si pasurohem me njohuri

e dije. Me të vërtetë shkolla qenka

“Dritarja e dijes". Në kohët e fundit vendi

ynë është në një pandemi e cila e ka

kapluar gjithë botën. Të gjithë jemi të

brengosur për këtë situatë, por assesi nuk u

ndërpre mësimi dhe mundi i mësuesve

tanë. Përkundrazi, ata janë frymëzuar

edhe më shumë dhe e vazhdojnë punën e

tyre me përkushtim të madh, ku dhe mua më

është shtuar më shumë dëshira për të

mësuar. Gjatë kohës së pandemisë filluam

ta mbajmë mësimin online, pra, në

distancë. ashtu siç është më e mira për ne,

që të mos mbesim mbrapa. Për këtë, së pari

dua ta falënderoj mësuesen time, që me

përkushtim të madh e me punë të palodhur

ishte gjithmonë pranë nxënësve nesh.

Falë mësuesve tanë, fitojmë dituri dhe

njohuri të ndryshme, që në të ardhmen do

të na hapin shumë rrugë të mbara.

Shpresoj që pandemia të mos zgjas më

shumë dhe ne të rikthehemi në banka

shkollore. Tani e kuptoj më mire vlerën dhe

ngrohtësinë e shkollës sime.

Maj 2020

Hira Gorani, kl. III/1

LARG SHKOLLËS

Jam larg shkollës, larg mësueses, larg

shokëve dhe shoqeve që më mungojnë

shumë. Më ka marrë malli për ta dëgjuar

mësuesen duke ligjëruar dhe ne nxënësit ta

dëgjojmë dhe të mësojmë prej saj. Më ka

marrë malli ta shikoj afër dhe t'ia ndiej

aromën e saj dhe çdo gjë tjetër të

mësueses sime. Pyetem se a është klasa

ashtu siç e kemi lënë? A i mungojmë ne

bankave sa na mungojnë ato ne? A po i

mungojmë edhe tabelës? A i mungojnë

asaj detyrat e zhvilluara nga ne në të,

gabimet e shkarravinat tona?

Shumë shpesh më del gjumi natën. A e

dini se kush ma prish gjumin? Po ju tregoj,

zilja e shkollës . Më duket se po të kisha

mundësi ta dëgjoja në këtë moment, do të

më dukej si zë bilbili apo kanarine.

Sa shumë më mungon!

E di që kështu mendojnë edhe shokët dhe

shoqet e mia, sepse atyre, sa edhe mua, iu

mungon shkolla. Por ne jemi të vegjël dhe

nuk mundemi të bëjmë asgjë tjetër përveç

se ta kemi shpirtin tonë të pastër e t΄i

lutemi ZOTIT, që kjo pandemi të

përfundojë sa më parë.

Valzë Vorfi, kl. V/5

DUART E ARTA

Engjëlli i pastër, i çiltër, i palodhur, i buzëqeshur që mbron botën, njeriu i

vetëm që ka durim shumë dhe frymëzim për të të ushqyer me dashuri.Ndjesia

e shtëpisë është e mbushur me aromën e saj, kudo që ndodhemi, ajo plotëson

çdo mbetje në zemrat tona. Nga gjiri i saj e deri tek plakja ajo nuk humbet,

nuk vjetërsohet, nuk tretet, nuk lodhet.

Jeta është e bukur kur je në krahët e saj, përqafimet e ngrohtat e kujtojnë

frytin, rritjen, sakrificën. Arritjet, sukseset gjithmonë te përkrahura. Sa me

shumë rritem, e kuptoj botën, e cila pa të mos ishte fjala NËNË, nuk do të

kishte kuptim. Ngase jeta fillon me emrin nënë. Duart e palodhura, të arta, të

bukura gjithë shpirt janë duart e nënës. Kërkojmë... ku do t'i gjejmë më të

mirën! Por prapëseprapë, fjala nënë edhe duart e arta të saj janë më të mirat

e të mirave. Aroma e dorës së butë e të ngrohtë, aroma e syve që të shohin

thellësisht deri në shpirt, aromë brenge, aromë malli…

Ta ruajmë dritën e pastër dhe duart e nënave që na rritën.

Sara Gashi, kl.VI

DITA E SHKOLLËS

Sa e pikëlluar jam sot. E pikëlluar dhe me mall e kujtova që mu me këtë

datë është dita e shkollës sonë "Emin Duraku" . Për fat të keq, tani në këtë

kohë pandemie, që e kaploi tërë globin, jemi të izoluar nëpër shtëpitë

tona. Nuk e kemi lirinë për të shkuar në shkollë e për ta festuar ditën e

shkollës ashtu siç bënim në secilin përvjetor, duke organizuar programe

të ndryshme, duke i kushtuar vjersha e tregime, shkollës dhe mësuesit

tonë.

Shpresoj që kjo luftë ndaj këtij virusi të kalojë sa më shpejt. Edhe pse nuk

është një luftë armiqësore, është shumë e vështirë... Dhe tani po e kuptoj

atë ndjenjë të paraardhësve të mi, që kanë dhënë shumë mundime e

sakrifica që sot ta kemi lirinë e të shkolluarit e të jemi të lumtur si të gjithë

fëmijët e botës. Nëpër shkollën tonë kanë kaluar shumë e shumë gjenerata,

morën dije, lanë shumë kujtime, por dhe i arritën qëllimet e tyre.

Edhe unë si të gjithë do të mundohem shumë të marrë dije në shkollën

time të bukur, duke lexuar veprat e Naim Frashërit për gjuhën tonë, veprat

e Ali Podrimës për vendin tonë, ta kujtojmë historinë tonë, ta duam

familjen, shkollën, t'i respektojmë mësuesit e shoqërinë tonë. Shpresoj që

në të ardhmen të arrij ta plotësoj ëndrrën time dhe vendi ynë të jetç më i

zhvilluar .

Bejza Xharra, VII-2

NA MUNGON SHKOLLA

Qyteti im është në heshtje. Shqetësimi i kapluar qytetarët dhe asgjë nuk është

si më parë. Rrugët e zbrazëta, dyqanet e boshatisura, ajo që sheh janë vetëm

hijet nëpër dritare. Sa mall.... Mall për dyert e “Viganit", vigan të them moj

shkolla ime, sepse ti qëndron aty në vetmi, pa zhurmë, pa buzëqeshje, pa

përqafime dhe pa ndëshkime. Më mungon shumë... Më mungojnë zërat e

bilbilave që kënduan diturinë, ju fëmijë që i mbushnit korridoret, klasat dhe

oborrin. Sa mall... për kapitenin. Po! Kapiten të them drejtori im i dashur, më

mungon vizita jote nëpër klasa, kujdesi yt për të gjithë ne, çdo iniciativë që

more qe ne të jemi të fortë. Më mungojnë duart e arta që shënonin orën kur

fillonte dhe zilja kur binte dhe ngjallte ato korridore të gjata.

Po, zëri yt... Oh, sa mall kam ta dëgjoj zërin tënd, e shtrenjta ime, aq me vlerë

për ne, e dashura kujdestare. Kam mall ti’ dëgjoj shpjegimet e tua, këshillat,

e të ta shoh atë fytyrë të njomë që na do aq shumë.

Mall për ju, arsimtarë të nderuar. Të kap vallen e numrave, të dëgjoj për

botën e gjallë dhe jo të gjallë, të mësoj për historinë e njerëzimit e t’i rendis

ato formula kimike. Po ju shoqet e shokët e mi, jemi së bashku në mendime,

por nuk mund të flasim e t’i tregojmë gjëra njëri-tjetrit.Shpresoj që këto ditë

të kalojnë sa më shpejtë, ky ankth të largohet dhe të vijë dita kur do t’i

marrim çantat dhe të drejtohemi tek ti shkolla ime.

Më mungon!

Edona Hodaj, kl. IX-3

17 Ardhmëria


Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

LAJMËTARJA E PARË

Të jesh i lumtur në jetë, ngase të ofrohet e mira

materiale, nuk është një gjë rëndësishme. Gjërat e tilla, në të

shumtën e rasteve, është vështirë të arrihen. Por kufizimi i

njeriut në produkte të tilla nuk mund ta shpie atë askund

tjetër, pos në mbylljen e kullës së fildishtë. E cila në

instancën e fundit është rezultat i çmendurisë, apo më mirë

të themi çoroditjes.

Rastësisht e fillova këtë ese kësisoj, e mërzitur nga

paraqitja e njëanshme e pranverës. Teksa akrepat takonin

numrat nën qelq, e kuptova sa të vështirë e kam të flasë për

këtë temë. Sa natyrë cinike jam dhe pikërisht e tillë për të

mos u përballur me momente si ky.

Kalendari i atyre dy viteve fshihte datat e vdekjeve për

të gjithë, megjithëse ajo tanimë flinte vetëm në sytë tanë.

Nata shumë shpejt ia zinte skenën dritës, hëna lart dukej e

zbehtë në kupën e qiellit. Drita e saj kishte rënë mbi malet e

veshura me trupa të ushtarëve. Flaka ndriçonte errësirë dhe

shkëndijat kapërcenin në pamjen e të gjithëve. Të moshuarit

rënkonin, disa të lodhur flinin e të tjerët endeshin të humbur

SHKOLLA IME E DASHUR

Jemi në fund të vitit shkollor, por ky vit për mua është më ndryshe. Seç ndihem më keq

për këtë fakt, sepse ky vit është i fundit për mua si nxënëse e shkollës fillore. Nëntë vite të

çmuara diturie do të përfundojnë dhe do të jem e gatshme për më tej. Gjatë gjithë këtyre

viteve jam ndier si në shtëpi dhe çdo ditë e re më ka sjellë befasi. Gjithçka më është bërë më e

lehtë, sepse me secilin nga mësimdhënësit jemi të lirë të shprehemi e në këtë mënyrë e

kuptova se sa i vlefshëm është libri dhe dija.

Nëntë vite shkuan dhe unë ende nuk mund ta besoj se jam bërë ajo që është parë si e

pamundur për mua në klasë të parë. Njohuritë që i mora në këtë shkollë do të më përcjellin

gjatë gjithë jetës, së bashku me valën e kujtimeve dhe të momenteve të bukura e të

paharrueshme. Do të më marrë malli për ty mësuesja ime e parë, që zure një vend të madh

në zemrën time. Do të më marrë malli për të gjithë ju, shokë e shoqe, që i kaluat këto vite me

mua, për ty kujdestare, që na i dhe këshillat më me peshë që kam dëgjuar ndonjëherë, për ty

drejtor, që na udhëhoqe drejt rrugës së mirë dhe na mësove se si të ecim drejt drejtësisë. Do

të më marrë malli edhe për muret e zbukuruara të korridoreve, për klasën dhe për çdo gjë

tjetër në ty, oj shkolla ime. Shpresoj që as ti të mos më harrosh mua, edhe pse gjenerata e

gjenerata ke përcjellë dhe je e gatshme të presësh akoma më shumë.

Faleminderit të gjithëve, që m'i bëtë këta nëntë vjet të paharrueshëm për mua!

në pikëllim. Në mes të gjithë asaj katrahure dëgjuam

zhurma. Jo plumbash, as granatash, por të qara foshnjash.

Fëmijë të lindur, na thanë, të jetës e të shpresës këtu në

Kosovë. I patën emërtuar Qëndrim, Shpëtim dhe Lirie.

E dini pse? Sepse vazhdonim të qëndronim të fortë,

synonim shpëtimin dhe lirinë e tokës sonë. Me gëzim në mes

të frikës, na kishte zënë gjumi, për ta vazhduar nesër

odisejadën e vuajtjeve. Por nuk e dinim se e nesërmja do

na e sillte diellin e asaj pranvere.

21 mars 1999. Teksa qëndroja e mbështetur në pragun e

shtëpisë, ëndërroja se si viteve tjera vinte dallëndyshja. Ta

shihja atë shpend, që kur cicëronte na jepte besimin, se një

kapitull i trishtuar nuk e shënon fundin e një historie.

Buzëqeshja na rrezatonte më shumë se herëve tjera, sepse

ata avionë, që i ngjasonin dallëndyshes, në fakt nuk na linin

ta shihnim atë, por na e sollën vetë ndjenjën e çlirimit. Dielli

i kësaj pranvere, që nuk e kishim parë prej vjeshtës së fundit,

ndriçonte shpresë se pranvera e heshtur do ta sillte lirinë e

vonuar.

Lidra Rashtiti IX-3

SHKOLLA, KJO VATËR DITURIE

Esra Susuri, kl.IX-1

Vizatoi: Anila LekaI, kl.IX/1

Nëse flasim për shkollën mendimet e secilit prej nesh janë të ndryshme. Por

secili prej nesh e dimë rëndësinë e shkollës, e dimë që është një vatër diturie, që

është një vend ku ne marrim shumë njohuri të reja. Të qenit i shkolluar është

arritja më e madhe në jetë për secilin prej nesh. Vlerësimi dhe respektimi i një

njeriu të shkolluar bëhet më ndryshe, sepse të vlerësojnë si një person i ditur që

duan të marrin njohuri prej teje. Shkolla është vendi më me vlerë sepse i'a

mundëson individit njerëzor që t'i shpreh njohurit që di dhe të marrë më shumë

njohuri. Një emër me vlerë, një vend i çmueshëm, një vatër e diturisë ku nga kjo

vatër e diturisë shumë njerëz arritën të bëheshin shkrimtarë, doktorë, mësuese,

ekonomistë, etj… Të gjitha këto fjalë e përshkruajnë “shkollën”.

Përpos shkollës duhet t'i falënderojmë edhe mësuesit dhe arsimtarët për

punën e tyre të palodhur që ne të kemi një të ardhme sa me të ndritur. Unë i

falënderoj mësuesit dhe arsimtarët për punën dhe përkushtimin e tyre ndaj nesh.

Respekt për mësuesit tanë, që sakrifikojnë veten për të na ndritur mendjen

neve!

Maj 2020

Alea Shehu, kl. V-4

18 Ardhmëria


Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

NËNTË VITE ISHIN TË BUJSHME PËR MUA

Regjistrimi në klasën e parë për mua ishte

ndryshim i madh, sepse fillova rrugën e dijes.

Pesë klasat e para i mbarova me mësuesen time

të dashur. Me të mësova shkrim-lexim dhe

numrat në lëndën e matematikës. Krahas rritjes

sime, përpara e kisha të ardhmen. Sikur të mos

ishin këto vite shkollore për mua, e ardhmja

ime do të ishte e pasigurt.

Duke e falënderuar mësuesen dhe prindërit e

mi, e mbarova me përkushtim klasën e gjashtë.

Për mua tani filloi një fazë tjetër, tani isha më i

rritur. Në vend të mësueses sime, tani kisha

mësimdhënës të ndryshëm, duke e përfshirë

edhe kujdestaren e klasës. Kjo ishte një fazë më

e rëndë, sepse mësimet ishin më të vështira, por

me ndihmën e arsimtarëve, arritëm sukses dhe i

tejkaluam të gjitha sfidat. Çdo ditë e më shumë

rriteshim, e normalisht se vitet kalonin e po

ashtu kalonin edhe klasat. Unë ndihem shumë

krenar me mësim-dhënësit, sepse më

ndihmonin pa hezituar rreth çdo gjëje që kishim

nevojë. Në klasën e nëntë kur u rrita, e pashë se

koha kishte kaluar shumë shpejt dhe tani kishte

ardhur momenti ta kryej filloren e të ndahem

nga shokët e shoqet, po ashtu edhe nga

kujdestarja dhe mësimdhënësit tjerë.

Me gjithë respektin, e falënderojmë

kujdestaren tonë për punën e

jashtë-zakonshme që e bëri për ne.

Na ndihmoi dhe na largoi të gjitha

brengat të cilat na shqetësonin gjatë

shkollës. Çdo gjë që ka fillim, ka edhe

mbarimin e vet, po ashtu edhe

shkolla. Por kujtesa ime nuk do t'i

harrojë këto momente, të cilat për 9

vite ishin të bujshme për mua dhe

më pajisën me mirësjellje, edukatë

dhe dituri.

Andin Bytyqi, kl. IX/3

PO SHIKOJ RRUGËT

Po shikoj rrugët me të cilat deri dje

me shoqe e shokë kaloja.

Po shikoj rrugët e shkollës,

që deri dje zëri i fëmijëve

mbizotëronte.

Me mall pres ditët

që do ta ndiej buzëqeshjen

e ngrohtë të miqve.

Zhurma e zileve të shkollës

më mungon,

për të cilën ndonjëherë minutat

i numëronim.

Më mungojnë...

Më mungojnë arsimtarët

që më fshihen prapa çdo suksesi.

Më mungojnë miqtë

që më japin motiv për jetë

dhe më zbukurojnë ditën.

Më mungojnë cicërimat e zogjve

që më përcillnin çdo mëngjes

për në shkollë.

Më mungon liria e shoqëria...

Më parë ia kufizuam lirinë kafshëve,

ndërsa tani liria jonë u kufizua.

Ah moj jetë, tani po të kuptoj më mirë,

por e besoj, e besoj se edhe kësaj

do t'ia dalim,

Asgjë nuk mund të jetë arsyeja

e zbehjes së ngjyrave të ylberit

në botën tonë.

Maj 2019

Vizatoi: Diella Bilurdagu, kl. VIII/4

Sena Tyfekçi, kl.Vll/4

19 Ardhmëria


Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Ardhmëria

Pranverë e pazakontë, me

gjelbërim, me lule, me shi e borë.

Pranverë e përzier me dhimbje,

me lot. Të mbyllur në shtëpi

endim shpresa për të ardhmen

tonë. Dua të shkruaj sot për

kujdestarin tonë, Nagip Jyrishi.

Ai sot ka ditëlindjen, por edhe do

të dalë në pension.

Kur erdhëm në klasën VI, ne ishim

të hutuar, ishim të ndarë nga

mësuesja që e donim aq shumë.

Në klasën V-të, mendonim se

ishim të rritur, por kur erdhëm në

klasën VI-të e kuptuam sa të

vegjël ishim. Kujdestari, me qetësinë që e

karakterizon, na mori, na dërgoi në klasë dhe na

tregoi se ai ishte kujdestari ynë.

Kujdestar, ne e dimë se të kemi mërzitur shpesh, e

kuptojmë se nuk ishim nxënësit që ju keni

dëshiruar të jemi, të sjellshëm, të mësonim shumë,

por përsëri ju na keni dashur ashtu siç ishim.

Jemi të lumtur që po jetojmë në kohën tënde, jemi

të lumtur që patëm mundësi të të njohim, jemi të

lumtur që në fund të karrierës tënde të jemi

nxënësit e tu. Ne kemi ëndërruar ndryshe të të

Maj 2020

FALEMINDERIT PËR TË GJITHA!

(Kujdestarit tim, Nagip Jyrishi)

E mërzitur shikoj qiellin përplot yje. Sa shumë yje,

sikur të më ftojnë në mesin e tyre dhe të gjithë kanë

nga një emër, janë shokët dhe shoqet e klasës. Të

gjithë janë aty, vrapojnë, luajnë e qeshnin pafund.

Ah, sa më paska marrë malli për ta. Por unë sonte

i shikoj. Ja, atje në oborrin e shkollës jam edhe

unë në mesin e tyre, duke luajtur me lojërat tona të

çmendura. Vrapojmë duke e nxënë njëri-tjetrin,

qeshim, e ndonjëri qan se rrëzohet, po ne ia

zgjasim dorën për ta ngritur përsëri dhe prapë

vazhdojmë sikur nuk ndodhi asgjë.

Papritur mësuesja fytyrë hënë zgjat kokën atje në

hapësirën e qiellit dhe sikur na fton me zërin e

ëmbël që të rreshtohemi. E ne të gjithë i afrohemi

duke u kapur dore për dore sikur valltarët e një

ansambli që hedhin valle nëpër festa.

Mësuesja ime e dashur, e bukur dhe e qetë, ti na i

ndriçon rrugët tona, të ardhmen tonë, ti që sa herë

ndihem e mërzitur ma ledhaton kokën e më kap

për dore dhe ma ngroh shpirtin. Sonte nuk je,

SA SHUMË KAM MALL

përcillnim, ashtu siç ju e

meritoni, por kjo sëmundje

g l o b a l e n a b ë r i q ë t ë

përshëndetemi me ty nga

larg.

Urime ditëlindjen kujdestar!

Urime edhe pensionin!

Dje ishte dita e shkollës sonë,

shkollë që ju ia kushtuat tërë

qenien tuaj.

Sa do të donim të ishim të

gjithë aty. Ju të krenoheshit

me nxënësit tuaj dhe ne të

krenoheshim me të arriturat

tuaja.

Ëndërrojmë sikur drejtori i nderuar ta thërret

emrin dhe të falënderon për punën gati gjysmë

shekullore, e ne, aty pranë, duke të të kënduar e

brohoritur ty.

Faleminderit kujdestar që ishe aty për ne!

Ne, klasa jote, VII/1, me lot në sy të premtojmë se

do të mundohemi të të bëjmë krenar.

Faleminderit për të gjitha!

Orhidea Kryeziu, kl. VI

Lena Plakiqi, kl. VII/1

sepse dora ime u bë akull, sonte ndiej trishtim,

mall, dhimbje se unë vetë e sajova oborrin e

shkollës atje në qiellin e pafund, shokët e shoqet e

klasës i bëra yje, hëna ishte mësuesja ime e bukur,

por unë jam këtu e vetmuar, e trishtuar nga kjo

sëmundje që iu kanos gjithë globit.

Kjo sëmundje që na ndau për dy muaj, ndoshta

ende do të zgjasë. Nuk e di kur do të fillojë përsëri

mësimi, të vazhdojmë aty ku e lamë, ta përqafojmë

mësuesen fort, të luajmë të gjithë së bashku, të

qeshim e të qajmë, por të jemi të gjithë bashke.

Nuk e di, sepse thonë që nuk duhet afrohemi mes

vete, se mund të sëmuremi, nuk duhet të

përqafohemi se është rrezik, nuk duhet të dalim në

natyrë, nuk duhet të mbledhim lule e as t'u marrim

erë. Një Më mësim-Vizual thoni pra, çfarë i përgatitur të bëjmë nga në nx. këtë e kl. stinë VII të

luleve, të gjelbërimit, në këtë pranverë të izoluar e

të helmuar. Më thoni, çfarë të bëj pa shkollë, pa

festa, pa shokë e shoqe, pa mësuesit tanë të

dashur.

Rinesa Kryeziu, kl. IV/4

20 Ardhmëria


̈

̈

̈

̈

̈

̈

̈

Personaliteti i mësuesit Ramë karakterizohet me

isnikëri, sinqeritet, besnikëri, përkushtim në punë

dhe me virtytet e një njeriu shumë pozitiv, që e

përcollën gjatë tërë jetës.

Ramë Hadërgjonaj lindi më 09.12.1943 në fshatin

Prokollukë, Komuna e Deçanit. Shkollën illore e kreu

në fshatin Izniq-Deçan, kurse shkollën Normale në

Gjakovë.

Në vitin 1969 shpë rngulet në Prizren dhe

punësohet si mësues në disa fshatra të Komunës së

Prizrenit. Ka punuar në fshatin Billushë, Hoçë e

Qytetit, Lubizhdë dhe në fshatin Gërnçar, kur për

herë të parë organizohet mësimi në gjuhën shqipe.

Në vitin 1976 punë sohet në SHFMU “Emin

Duraku” në Prizren si mësues i angazhuar deri në

pensionim (2008).

Lamtumira e fundit e veteranit të arsimit iu dha

vitin 2019 në Prizren.

Mbi 40 vite me ditar në dorë , çdo herë me

vullnetin më të madh në edukimin dhe arsimimin e

gjeneratave të reja. Përkushtimi i tij për dekada në

arsimin e Komunës së Prizrenit ishte i pakursyer.

Coronavirus Escape

Lajmi për vdekjen e mësuesit Ramë

preku thellë të gjithë kolektivin e

shkollës ”Emin Duraku”.

Do të mbajmë gjithmonë në mendje

dhe në zemër mësuesin Ramë.

Blend Qollpani, kl. IV/2 dhe Eron

Qollpani, kl. VII/4, janë nxënës në

SHFMU “Emin Duraku”,

sisht edhe nxënës të Akademisë

njëkohë-̈

jCoders në Prizren. Këta kanë

zhvilluar një lojë duke përdorë

gjuhën programuese Scratch, për

të njoftuar moshatarët e tyre se si

duhet të mbrohen gjatë këtyre

ditëve. Karakteri kryesor i lojës

quhet Bleon, ai duhet të kalojë

pengesa të cilat janë “viruse” dhe të

arrijnë sa më shpejtë në izolim

brenda në shtëpi. Gjithashtu,

përgjatë rrugës, në rast të prekjes

ose sulmit nga ndonjë virus,

karakteri kryesor, Bleoni, ka

m u n d ë s i t ë m a r r ë d o r ë z a ,

dezinfektues ose sapun për të shtuar

sigurinë. Në rast të prekjes së

virusit, grumbullimi i vitaminës C i

ndihmon që ta rrisë imunitetin e tij.

Blendi dhe Eroni: “Secili nga ne

mund të jetë Bleoni, andaj të

shtojmë ̈ kujdesin.”

Maj 2020

SI TË MBROHEMI

NGA COVID-19?

1. Ta mbajmë distancën;

2. T'i lajmë duart;

3. Ta mbulojmë gojën me

shami me bërryl;

4. Kontaktoni mjekun kur

keni temperaturë,

kur kolliteni ose kur keni

frymëmarrje të

vësh rësuar.

Për ta provuar lojën, klikoni mbi linkun më

poshtë:https://scratch.mit.edu/projects/386726498/full

screen/ Për ta shikuar videon e lojës klikoni ne lingun

më poshtë https: //www.facebook.com/307430

196094279/posts/1249106208593335/?vh=e&d=n

Blend Qollpani, kl. IV/2 dhe Eron Qollpani, kl. VII/4

21 Ardhmëria


PROJE TABANLI ÖĞRENME

2019/2020 eğitim-öğretim

yılında başlamadan kısa bir süre

önce “Proje Tabanlı Eğitim”

okul müdür yardımcısı ve

anasınıfı öğretmenimiz Esin

Metlilo tarafından kısa bir

seminere tabi tutulduk.

Eylül ayından itibaren “Renkli

Sınıfımız” adlı kitabımız için

ç a l ı ş m a y a b a ş l a d ı k .

Öğrencilrimiz her hafta kendi

y a z d ı k l a r ı y a z ı l a r ı n ı

biriktirmeye başladılar, eğitim

y ı l ı s o n u n d a k i t a b ı m ı z ı

yayınlamayı düşünüyoruz.

Bunun yanı sıra öğrencilerimize

kendilerini geliştirmeleri için

fırsat sunduk. Her hafta belirli

b i r s ı r a l a m a y a g ö r e

öğrencilerimiz kendi projelerini

hazırlayıp sunum yaptılar. Bu

projeyi uygulama amacımız

öğrencilerimizin bireysel

yeteneklerini ve potansiyellerini

keşfetmek ve onları geleceğe en

uygun şekilde hazırlamaktır.

bahçesine bir fidan diktik.

Bu dünya hepimizin ona iyi

bakma-mız gerekiyor.

KARANTİNADA EĞİTİM

SÜRCİ

Bilindiği üzere bu yıl küresel

çapta yaşanan salgın sebebiyle

eğitime geçici süreyle ara

verildi. Bu durum sınıflarımızda

ders yapmamıza engel olsa da

eğitime devam etmemize engel

olmadı ve bu duruma kısa sürede

bazıları “Geçmişten Günümüze

Bilgisayarlar”, ve “Robotlar”

görsellerini sizlerle paylaşmak

istedik.

Neşe Tabak Gaş V-5 Sınıfı

ÇEVREMİZİN ÖNEMİ

Birinci sınıftan bu yana öğrencilerimizi

eğitirken çervemize

duyarlı olma davranışını

kazandırmaya çalıştık her

fırsatta doğayı korumayı ve

d o ğ a y a k a t k ı s u n m a y ı

kendimize ilke edindik. Bu yıl

artık beşinci sınıf olduk ve

doğaya verdiğimiz önemi kalıcı

hale getirmek için okulu-muzun

Maj, 2020

uyum sağladık.

Konularımızı video görüntüleri

ve fotoğraflar yardımıyla

açıkladık, çözdük, çalıştık, hiç

bıkmadan yılmadan uğraştık.

Evde kaldığımız bu süreçte

öğrencilerimizin daha fazla

araştırma yapmaya fırsatları

oldu. Bunun akabinde çeşitli

deneyler yaptılar, projeler

ürettiler.

Yaptığımız çalışmalardan

22 Ardhmëria


MERHABA SAYGI DEĞER ÖĞRETMENLERİMİZ.

Vll6 sını olarak hepinizi

selamlıyoruz.Dünyayı saran

salgın nedeniyle okuldan uzak

kaldık.

Okuldan uzak kaldık ama derslere hiç ara

vermeden devam ediyoruz. Bu zorlu dönemde

eği mimiz öğretmenler, öğrenciler ve veliler

sayesinde devam etmektedir.

R e s m i

bayramlarımızı, okul günümüzü uzaktan eği m

sürecinde kutladık.

Bu vesileyle yap ğımız çalışmalardan birkaç

örnek sunmaktayız

Bu arada temizliğimize dikkat ediyoruz . EVDE KAL GÜVENDE KAL

Uzaktan eği m sürecinde “Emin Duraku” ilkokulu öğretmenleri olarak,

öğrencilerin eği mden geri kalmamaları adına elimizden geleni

yapıyoruz. Bu süreçte öğrencilerle, velilerle beraber çalışıyor çaba

harcıyoruz. Bu süreçte öğrencilerimiz de eği mden geri kalmamak için

çalışmalarını, ödevlerini hazırlayıp öğretmenlerine gönderiyorlar. VI/5

sını öğrencilerinin yapmış olduğu bazı çalışmalardan örnekler vermek

is yorum.

Sınıf öğretmeni: Ayşe SPAHİ

Dostluk

Dostluk öyle bir şey

Kimse önüne geçemez.

Öyle kuvvetlidir ki,

Kimse onu yenemez.

Herkes dostluğu bilir!

Herkes ona kıymet verir.

Umudumuz, yüreğimiz,

hayal ve isteklerimiz

Sırlarımız, sevgimiz,

hüzünlerimiz beraberdir dostum.

Dostluk her şeyden önemlidir,

Her şeyden kıymetlidir.

Eğer gerçek dostun varsa,

Sıkı sarıl bırakma.

İrem KRASNİÇ

Maj, 2020

23 Ardhmëria


“Emin Duraku” İ.Ö.Ö Okul Dergisi

IX-5 Sını Çalışmaları • 16.05.2020

"EMIN DURAKU" İLKÖĞRETİM OKULU lll/5 SINIF ÖĞRENCİLERİNDEN DERSLERLE

İLGİLİ ÇALIŞMALAR. 12.03.2020 tarihinden bugüne dek CORONAVİRUS nedeniyle tüm

Dünya'da olduğu gibi ülkemiz Kosova'da da DÜNYA SAĞLIK ÖRGÜTÜ'NÜN vermiş olduğu karara

göre PANDEMI ilan edildi. Milli Eğitim Bakanlığı'nın kararına göre: "TATİL DEĞİL UZAKTAN

EĞİTİM" sloganıyla yeni bir süreç başlatıldı. İnternet aracılığıyla yapılan derslere: Öğretmen, öğrenci,

veli üçlüsü sıkı işbirlik yaparak, zorluklarla da olsa bu süreç atlatılmaktadır. Öğrencilerimizin

başarılarını kutlar, velilerin işbirliği için kendilerine teşekkür ederim. ÖĞRENCİLERİMİZDEN

GELENLER "Uzaktan Eğitim" gören tüm öğrencilerin her dersle ilgili yaptıkları etkinliklerin sadece

bazılarını sergiliyoruz. Sınıf öğretmeni: Suzan BRAHLOKA öğrenciler: Bartu Topalli, Bedir Vagaci,

Emre Çiko, Ismail Mula, Kayra Mula, Mert Şkurtak, Muhammed Müdüt, Muhammed Maced, Onur

Renda, Onur Spahi, Roa Damka, Tanem Pula, Tuana Arni, Ubeyd Çiçolar,

Yasemin Hisari

Maj, 2020

24 Ardhmëria


“Emin Duraku” İ.Ö.Ö Okul Dergisi IX-5 Sını Çalışmaları • 16.05.2020

Pandemi sürecinde okulların

zorunlu tatil edilmesinden bu yana

öğrencilerin derslerinden kopmaması

için öğretmenler olarak canla

başla çalışıyoruz.

Sınıf öğretmeni olarak IX-5

sınıfıyla hem başarı testi için

a l ı ş t ı r m a o l m a s ı , h e m d e

konulardan geri kalmamaları adına

Google Classroom platformundan

ders işlemekteyim. Keza diğer

sınıflarla da bu platformdan ders

işliyorum.

Matematik konularıyla alakalı

videolu ders anlatımları paylaşıp

öğrencilere konuyla ilgili ödev ve

projeler veriyor, yaptıkları ödev ve

çalışmalarını kontrol edip geri

dönüş yapıyorum. Son zamanlarda

ise Classroomdan Google Forms

ile test hazırlayıp öğrencilerime

uygulamaya başladım. Geri

dönüşleri de gayet memnun edici

oldu.

Mathonopoly oyunu, bu karantina

sürecınde hem öğrencilere oyun

alternatifi sunma hemde konu

alıştırması yapmaları açısından

başarılı bir proje uygulaması oldu.

Öğrenciler bu projeyi hazırlarken

Monopoly oyununun kurallarından

esinlenerek işin içine matematiksel

işlemleri de katıp güzel bir çalışma

ortaya çıkardılar.

Pi Günü Projeleri

Grup çalışması

Bu yıl 9. Sınıflara trigonometri

konusu dahil oldu. Öğrencilerin

eğitimlerinin evde devam ettiği bu

süreçte trigonometrinin başlangıç

s e v i y e s i n i a n l a m a l a r ı ç o k

önemliydi. Gerekli kaynakları

sunduktan sonra konuyla ilgili bir

grup çalışması yaptırdım. Bu

çalışma öğrencilerin uzaktan da

olsa beraber çalışma yapmasına

vesile oldu.

Türkçe dersinden öğrencilerin

yaptığı bazı çalışmalar

Yukardaki şekil IX-5 sınıfına

uyguladığım testin toplam puan

dağılım grafiği. Sorular önceki

yıllarda başarı testinde çıkmış

t o p l a m d a 2 0 m a t e m a t i k

sorusundan ibaret. Her soru 5 puan

değerinde. Soruları önce kendim

işleyip doğru cevapları bularak

sorular ile beraber sisteme

yükledım ve gerekli açıklamaları

yaptıktan sonra testi yaptırdım.

Bundan sonrası için de en az

haftada bir bu şekilde test

uygulaması yapıp onları başarı

testine hazırlamayı düşünüyorum.

Mathonopoly

Pi günü için yapılan projelerden

bazıları arasında hamer çalışması,

p i l a m b a s ı v e p i y a p b o z u

bulunuyor. Resimler IX-5 sınıf

öğrencilerinin projelerine ait. Bu

proje uygulamasını tüm sınıflara

yaptırdığımı da eklemek isterim.

Beden Eğitimi dersinden yapılan

bazı sunum çalışmaları

Maj, 2020

Bu projede öğrenciler matematik

olasılık soru ve cevaplarının

olduğu oyun yada hamer çalışması

hazırladılar. Tırtıl, merdiven oyunu

v.s gibi oyunları matematiğe

uyarlayarak olasılık işlemleriyle

birleştirdikleri başarılı bir proje

ortaya çıkardılar.

Fizik/Kimya dersinden yapılan

bazı sunum çalışmaları

Hazırlayan:

Canan Karamuço

25 Ardhmëria


1/5 SINIFI UZAKTAN EĞITIM OKUMA BAYRAM

*Biz bu yıl birinci

sınıftayız.

Öğrendik okumayı

yazmayı.

Çok çalıştık.

Öğrendik başarmayi.

* Simdi ç ok mutluyuz.

Seviyoruz okulumuzu.

Sevgili öğretmenim.

Aydınlati yolumuzu.

*Okumayı yazmayı

öğrenmek.

Ne kadar güzel imiş.

Başarmanın tek yolu.

Çokça çalışmak imiş.

*Ana,baba, öğretmen.

Hepimiz el ele,

kalp kalbe.

Başarımız için topluca.

Uğraş veriyoruz,hayat

boyunca.

Daha da öğreneceğim.

* Her şeyi okuyorum.

Hikaye setlerim var.

Anlatabiliyorum.

Okumayi öğrendim.

Seneye ikideyim.

Maj, 2020

26 Ardhmëria


Ii5 SINIFI BAĞAMSIZLIK GÜNÜ FAALİYETİ

KOSOVA

Durmadan dalgalanır şanlı bayrağım.

Yurdumun en büyük bayram günü.

Ufuklar gül açsın toprağım.

Yurdumun en büyük bayramı bugün.

Ağaçlar bezensin dallar süslensin.

Bahçeler donansın sokaklar süslensin.

Yurdumun en büyük bayramı bugün.

Yurt için savaşmak bir şanlı düğün.

Merhaba Sevgili Çocuklar!

Covid-19 nedeniyle okulların zorunlu

t a l e d i l m e s i n d e n b u y a n a ,

derslerimizi aksatmadan tüm

öğretmenlerimizle birlikte can

gönülden çalışmaktayız.Bu sürecin

hep birlikte üstesinden geleceğiz

sevgili çocuklar.

Emin Duraku VIII-6 Sını nın

Çalışma Etkinlikleri

Emin Duraku İ,Ö, VIII-6 Sınıf

Bayrak günü dolayısıyla II 5 sınıfı

olarak sınıfta proğram düzenledik ve

bu önemli günü sınıfça kutladık.

HAZIRLAYAN :

Zeycan CAHA II 5 SINIFI

Sevgili çocuklar bu süreçte

kendinizi iyi bakmanız,

temizliğe dikkat etmeniz

ve bolca kitap okumanızı

tavsiye ederim.

EVDE KAL

SAĞLIKLI KAL

Maj, 2020

27 Ardhmëria


PRINDËRIT E TREGUAN PËRKUSHTIMIN

E TYRE MAKSIMAL

Mësimdhënësja Msc. Arta Zajmi punoi javë të tëra me nxënësit e saj në

këtë kohë pandemie me mësimin online me përkrahjen e drejtorit Msc.

Rrahim Bekteshi, i cili në çdo kohë ishte kontribuues i denjë që puna të

shkojë sa më mirë. Mësimdhënësja tha se mësimi online është një formë e

mirë bashkëpunimi e trekëndëshit pedagogjik: nxënës - prind -

mësimdhënës.

Gjatë mbajtjes së mësimit online nxënësit ishin aktivë, të përgatitur,

gjithashtu edhe prindërit treguan përkushtim maksimal me fëmijët e tyre.

Pos punës me ZOOM, ajo bëri punime dhe video të ndryshme me nxënësit e

saj.

Puna jonë e përbashkët u bë shumë tërheqëse dhe pothuajse ishte e përafërt

me atë që e bëjmë në klasë.

Mendoj që edhe më tutje të vazhdojmë dhe kontribuojmë për filizat tanë, për

aq sa të zgjasë pandemia në mënyrë që ata të mos ngecin me mësime në

procesin mësimor. Duke u nisur nga fakti se arsimi është shtyllë e shoqërisë,

kontributi im nuk do të mungojë asnjëherë për nxënësit e mi. Shpresojmë të

kalojë sa më shpejtë kjo gjendje e pandemisë.

VIRUSI KORONA

Një virus

ende te ne,

një kohë të gjatë,

të qetë s'na la.

Të mbyllur qëndrojmë

të gjithë ne,

- Ç'bën o virus,

Ti me ne?

Botën tonë fëmijërore,

s'mund të na shkatërrosh,

lufto sa të duash,

S'mund të na sfidosh.

Andaj o virus,

ti që m'ke kurorë,

lufto sa të duash,

do ia dalim ne!

Arta Zajmi, mësimdhënëse

STINA MË E BUKUR

E VITIT

Pranvera është një ndër stinët më të

bukura të vitit. Në stinën e pranverës

mbretëron kohë me diell, çelin lule

dhe dëgjohen cicërimat e zogjve që

kthehen nga viset e ngrohta, kur në

vendin tonë mbretëronte kohë e ftohtë

dhe acar.

Në pranverë dalin pemët dhe perimet

që ne i konsumojmë , ndërsa unë do të

përzgjedhja dredhëzat dhe qershitë,

pasi ato mund t'i konsumojmë vetëm

në stinën e pranverës.

Për pranverën janë thurur shumë

vjersha dhe këngë të bukura, sepse

natyra gjallërohet, çelin lule shumëngjyrëshe

dhe bari gjelbëron.

Për të thënë shkurtimisht, çdo gjë në

natyrë rilind në stinën e pranverës.

Mirëserdhe moj pranverë!

Rozina Pula,

kl. III/2

Maj 2020

28 Ardhmëria


AKTIVITETET E LËNDËS SË HISTORISË

GJATË VITIT SHKOLLOR 2019/2020

Si çdo vit shkollor, edhe këtë vit, mësimdhënësit e

lëndës së historisë, në bashkëpunim me Fushën

Shoqëria e Mjedisi, hartuan planin e aktiviteteve.

Planprogrami lëndor është bazuar në Kurrikulën e re.

Këtë vit na erdhëm edhe tekstet e reja për kl.VI dhe

VII-të dhe ishte një lehtësim për nxënësit dhe për

mësimdhënësit, pa mëdyshje se edhe suksesi është më

i mirë se vitet e tjera, edhe pse u përballëm me kohën e

pandemisë.

Lënda e historisë zhvillohet në kabinet, mësimi

zhvillohet O-leim. Kabineti posedon gjitha kërkesat e

nevojshme për zhvillimin e mësimit vizual.

Në shkollën tonë funksionojnë klubet e ndryshme, e në

mesin e tyre është dhe Klubi i Historianëve të Rinj.

Nxënësit anëtarë të këtij klubi në çdo aktivitet shkollor

angazhohen në përgatitjet e programeve festive që

organizohen në shkollë me rastin e festave të

ndryshme. Në kohën e pandemisë nxënësit shumë

shpejt u aktivizuan dhe pa humbur kohë filluam

mësimin në distancë.

Drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me mësimdhënësit e fushës Shoqëria e

Mjedisi, organizojnë - Dyert e Hapura, kushtuar Ditës Botërore të Trashëgimisë

Pamje nga një orë mësimore e lëndës së historisë

në kabinet

Festa e flamurit kombëtar - Ekspozita

kushtuar historiku të flamurit

Një mësim-vizual i përgatitur nga nx. e kl. VII

Muzeu Lëvizës i Kosovës, nxënësve të shkollës

u prezantoi monumentet e trashëgimisë

kulturore në mjedisin ku jetojmë.

maj 2020

Projekti i punuar nga nxënësit e klasave IX-ta, kushtuar

njohurive dhe diverzitetit kulturor në regjion

Aktivitetet u përgatitën nga mësimdhënësit lëndorë

AFRIM & NAZLIJE TOPÇIDERI. prof

29 Ardhmëria


KUIZI I DITURISË

PËR NDER TË 28 NËNTORIT

Për nder të 28 Nëntorit - Ditës së

Pavarësisë së Shqipërisë, në shkollën

tonë, me klasat e teta, u organizua kuizi

i diturisë nga lënda e historisë. Organizimi u

Në garë u paraqitën pyetjet me foto

nëpërmjet projektorit. Pyetjet ishin me

përmbajtje nga historia e popullit shqiptar.

Pjesëmarrës në kuiz ishin paralelet e

klasave VIII/1/2/3/4 dhe VIII/5. Secila klasë

kishte nga katër përfaqësues. Pas pyetjeve të

prezantuara nga udhëheqësja, pas konsultimit

me anëtarët e grupit të klasave përkatëse,

përgjigjet kanë qenë të obliguara të paraqiten

në kohëzgjatje prej 60 sekondave për çdo

pyetje.

mbajt në bibliotekën e shkollës, ku edhe ishte

bërë zbukurimi i sallës me simbolet tona

kombëtare.

Kuizi u realizua nga mësimdhënësit

Afrim dhe Nazlije Topçideri. Në panelin

vlerësues ishin drejtori i shkollës Msc.

Rrahim Bekteshi dhe mësimdhënëset

Fëllanza Kirajtani, Selvie Lamaj dhe Edona

Sezallari.

Unë jam Anila Leka. Jam nxënëse e klasës IX-1.

Talenti im është vizatimi. Që nga fillimi i klasës së

VIII kam marrë pjesë në pikturimin e ambienteve

shkollore, së pari në hollin e shkollës e më pas edhe në

oborrin e shkollës. Po ashtu jam përzgjedhur edhe kryetare e

grupit të piktorëve. Disa muaj para se të fillojë pandemia në

Kosovë, shkolla jonë mori iniciativë për ta hapur një faqe

facebooku dhe unë u zgjodha mirëmbajtësja e kësaj faqeje.

Pandemia na kishte gjetur të papërgatitur për kontakt,

prandaj faqja e facebookut të shkollës u përdor për të lidhur

mësimdhënësit me nxënësit e shkollës. Kështu u postuan, jo

vetëm mësimet nga mësimdhënësit dhe nxënësit, por u

postuan edhe detyrat e nxënësve.

Gjatë kësaj pandemie faqja e shkollës bëri lidhjen e

mësimdhënësve me nxënës dhe me prindër. Mirëmbajtja e faqes u bë në bashkëpunim

me drejtorin dhe mësimdhënësit. Që nga 15 prilli, në menaxhimin e faqes së shkollës u

bashkëngjit edhe nxënësja e klasës VII-2 , Bejza Xharra, e cila ka qenë një ndihmë e

madhe gjatë kësaj kohe.

Maj 2020

Klasa VIII/2 zuri vendin I-rë, pasi kishin

numrin më të madh të përgjigjeve të sakta.

Andrra Kirajtani VIII-3

ËNDËRROJ TË BËHEM PIKTORE

30 Ardhmëria


Fëllanza Kirajtani

NJOHURI RRETH PUNËS VULLNETARE

NË SHKOLLË DHE HUMANIZMI I NXËNËSVE

Me 25 tetor u mbajt mbledhja e radhës e

Këshillit të Nxënësve. Të pranishëm në këtë

takim ishin Linda Simitçiu dhe Sedat Kalimashi

nga OJQ “Kodi i jetës”.Tema që u elaborua nga

kjo organizatë ishte “Puna vullnetare në

shkollë”.

një shërbim për ata që kanë nevojë më së shumti.

Vullnetarizmi përfshin aktivitete të ndryshme.

Çdo njeri mund të bëjë punë vullnetare. Me

rëndësi është të ekzistojë VULLNETI.

Pavarësisht nga mosha, gjinia, sa janë të aftë

fizikisht, gjithmonë ka diçka që mund të bëjnë

njerëzit, pra edhe nxënësit. Disa përfitime që sjell

puna vullnetare janë: përfitimet psikologjike,

sociale, njohëse etj.

Tërmeti që e goditi Shqipërinë, në nëntor të

vitit 2020, e preku thellë edhe qytetarët e

Kosovës. Duke pas njohuri rreth punës vullnetare

nga trajnimi dhe duke i kushtuar rëndësi realizimit

të kompetencave, që të kemi nxënës kontribuues

Puna vullnetare është përkushtim i kohës dhe i

energjisë në një aktivitet, i cili është për të mirën e

shoqërisë, komunitetit dhe mjedisit. Kjo iu

mundëson nxënësve për t'u bërë anëtarë aktivë të

komunitetit dhe të kenë ndikim pozitiv në shoqëri.

Duke i shërbyer komunitetit, nxënësit fitojnë

aftësi dhe njohuri për vlerat e jetës si dhe ofrojnë

produktivë, u organizua aksioni vullnetar -

humanitar për solidarizimin me banorët e

Shqipërisë. Në aksionin humanitar me nxënës,

mësimdhënës dhe prindër, u grumbullua shuma

prej 3464,45eurove. Mjetet e grumbulluara u

deponuan në xhirollogarinë e formuar nga qeveria

shqiptare në Bankën Kombëtare Tregtare.

Me këtë organizim të nxënësve të shkollës

sonë u dëshmua që kemi arritur të realizojmë

edhe kompetencën qytetare, që të kemi nxënës -

qytetarë të përgjegjshëm, pasi shprehën

solidaritetin e tyre për personat në nevojë, të

rrezikuar dhe ndërmorën veprime/aksione

konkrete për ofrimin e ndihmës.

Porosia jonë për nxënës është: Bëni më të

mirën që mundeni, me atë që keni, kudo

që të jeni.

(Rusvelt)

Maj, 2020

31 Ardhmëria


NGA LËNDA E MATEMATIKËS

EDHE PSE KOHË PANDEMIE, AKTIVITETI

I NXËNËSVE ISHTE I PANDARË

Në shkollën tonë, përpos mësimit të rregullt,

zhvillohen edhe aktivitete të shumta në fusha të

ndryshme, ndër to edhe në fushën e matematikës. Garës

në lëndën e matematikës, duke marrë parasysh se

Matematika është shkencë ekzakte, i kushtohet një

kujdes i veçantë.

Gara në lëndën e matematikës për çdo vit shkollor

mbahen në nivel klase, nga

klasat e gjashta e deri te të

nëntat. Matematikanët që në

këto gara tregojnë suksese më

të larta, e përfaqësojnë

shkollën në nivel komunal

dhe në nivel të Republikës.

Nuk ka vit që në këto gara

nxënësit tanë të mos sjellin

kupa, fletëfalënderime e

mirënjohje të ndryshme. Pa

mëdyshje se këto gara të

d i t u r i s ë n ë l ë n d ë n e

matematikës ndikojnë në

arritjen e rezultateve sa më të

mira në mësimnxënie.

Qëllimi i garës është vlerësimi i njohur i vetë nxënësve

në mes te klasave për arritjen e rezultateve sa më të

larta. Në këtë vit shkollor këto gara u mbajtën gjatë dy

periudhave të para. Për realizimin e këtyre garave u

angazhuan nxënësit e klasave VI - IX, së bashku me

mësimdhënësit e matematikës. Edhe pse kohë

pandemie, aktiviteti i nxënësve ishte i pandarë dhe me

përkushtim në kryerjen e detyrave si dhe punuan

punime të shumta.

Më datë 12.11.2019 në shkollën tonë u mbajt një takim me kryetarët

e klasave, e pranishme ishte Yllka Berisha, psikologe.

VËSHTËRSITË DHE SUKSESET E NJË PERSONI

ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Në këtë takim me Këshillin e Nxënësve, e ftuar ishte

Yllka Berisha. Ajo prezantoi temën “Vështirësitë

dhe sukseset e një personi me aftësi të kufizuar“.

Kryetarët e klasave ishin pjesëmarrës bashkë me

mësimdhënëset: Selvie Lamaj, Burbuqe Berisha dhe

Fëllanza Kirajtani.

Fjalimin ajo e filloi me këtë thënie: “TI MUND TË

KESH ÇDO GJË QË DO

N Ë J E T Ë D H E T Ë

BËHESH AI QË TI DO!”.

T ë g j i t h ë n j e r ë z i t ,

pavarësisht aftësive të

kufizuara, mund të punojnë

d h e k o n t r i b u o j n ë p ë r

familjen dhe shoqërinë, por

duhet t'iu ofrohet rasti.

Nxënësit e Këshillit të

Shkollës, patën rastin të

marrin këshilla nga Yllka

Berisha, e cila çdo herë na

mahnit me njohuritë dhe

aftësitë e saj në jetë. Ajo ka

studiuar psikologjinë, është një piktore e cila

disa herë ka hapur ekspozita me punimet e saja të

shkëlqyera, këndon këngë në gjuhë të ndryshme

etj.

Yllka gjithashtu ka treguar vullnetarizëm për të

kontribuar në zhvillim e njohurive të nxënësve

që kanë pengesa në të pamur. E falënderojmë

shumë Yllkën që ishte me ne dhe na dëshmoi

edhe njëherë se njeriu me vullnet mund t’i

tejkalojë të gjitha barrierat jetësore.

Maj 2020

32 Ardhmëria


T’i njohim piktorët e qytetit tonë

PIKTORI I NDJESIVE TË LARTA

Hamdi Bardhi u lind në Prizren në vitin 1932.

Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje,

ndërsa Akademinë e Arteve Figurative - Drejtimi i

Pikturës, në Prishtinë (1979). Pas një pune si mësues

në periudhën e pasluftës, Hamdi Bardhi ka ndjekur

Shkollën e lartë të Artit Figurativ në Beograd. Në

vitet 80-të ishte profesor i artit figurativ në

Gjimnazin e Prizrenit. Më 1991 u pensionua, pas 40

vite pune në arsim. Nga viti 1965 ishte anëtar i

Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Kosovës

dhe tri herë nga 4 vite është zgjedhur anëtar i kryesisë

së SHAAFK–së. Nga viti 1997 ishte bashkëpunëtor i

revistës "Fidani" që botohet në Prizren. Ishte

pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive dhe

personale në vend dhe jashtë vendit.

Hamdi Bardhi

(1932- 2007)

KRIJIMTARIA

Hamdi Bardhi ishte piktor prizrenas. Tërë jetën ia kushtoi

krijimtarisë artistike, pikturës. Ishte pedagog i zellshëm, i cili, krahas

brushës dhe ngjyrës, afirmoi shumë breza të rinj të artit në atelienë e tij.

Aty morën mësimet e para të vizatimit dhe pikturës shumë emra tashmë

të njohur në fushën e arteve pamore.

Krijimtaria artistike e Hamdi Bardhit karakterizohet me stilin e

veçantë të pikturave me titull ''Fasada'' dhe përmbledh tërë opusin

krijues të rrugëtimit në pikturë .

Këto ''Fasada'' janë imazhe të përfytyrimeve, vizioneve më sublime

të vlerave të artit dhe të qytetërimit.

Stili dhe gjuha pikturale shprehen me një ekspresivitet që ka një

vokacion herë poetik.

''Fasadat'' janë me plot detaje e me përkushtim. Janë pikturuar me

anë të harmonisë së ngjyrave, të imagjinuara në tablotë e tij artistike.

Hamdi Bardhi zë vend meritor në historinë e arteve pamore të

Kosovës dhe atë mbarëkombëtar.

Maj 2020

33 Ardhmëria


PINGPONGISTI I NIVELIT BOTËROR

humë mendojnë se të kesh talent është çështje fati. Ndoshta fati

Sështë çështje talenti. Bazuar në këtë, mund të themi se talenti

është dhunti personale e individit. Kjo dhunti është te Blend

Hajdari, nxënës i klasës IX-të, në SHFMU ”Emin Duraku” në Prizren.

Blend (Besim)

Hajdari ka lindur

më 18.05.2005 në

Prizren. Hapat e

parë në lojën e

pingpongut i ka

filluar në moshën

8 vjeçare në klubin

e pingpongut

“Lidhja e Prizrenit”

dhe ku vijon

t'i mbrojë ngjyrat

e këtij klubi, i cili

aktualisht është

edhe kampion i

Kosovës. Trajner i klubit të pingpongut “Lidhja e

Prizrenit” është Rifat Rifati, i cili edhe është

përzgjedhës i reprezentacionit të Kosovës,

gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Federatës së

Pingpongut të Kosovës. Klubi i pingpongut “Lidhja

e Prizrenit” merr pjesë në Superligën e Kosovës,

bashkë me Blendin dhe lojtarët tjerë është kampion

që tri vite radhazi.

Blendi, nga mosha 10 deri në 13 vjet, rregullisht ka

qenë kampion i Kosovës dhe laurat në vitet 2015,

2016 dhe 2017. Më pas ka vijuar në kategorinë e

kadetëve. Edhe në këtë kategori bëhet kampion dhe

laurat i viteve 2018 dhe 2019.

Deri më tani Blendi e ka prezantuar Kosovën në

aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare.

Pjesëmarrjet dhe sukseset e deritashme të këtij

pingpongisti janë: •Kampionati Ballkanik në

Bosnjë, vitin 2018. •Reprezentues i Kosovës;

•Lojërat Mesdhetare, në Lignano Sabiadore të

Italisë, prill 2019;

•Kampionati Ballkanik, Shkup, qershor, 2019;

•Kampionati Evropian në Ostrava (Çeki), korrik,

2019; Turneun i Maltës, shtator, 2019;

•Kampionati Botëror për të rinj në Shkup, tetor,

2019;

Rezultatet në nivel të Republikës në Ligën

ekipore të juniorëve dhe U21:

•Kampion i Kosovës për Junior, për vitet

2016, 2017, 2018, 2019;

•Kampion i Kosovës për U21, për vitet 2018,

2019.

Blendit i urojmë suksese të mëtejme dhe në

garat ndërkombëtare ta përfaqësojë

Kosovën në nivelin më të mirë sportiv.

R.A.

Maj 2020

34 Ardhmëria



Mësimdhënësit e

SHFMU «Emin Duraku»

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!