09.06.2020 Views

Taksa Tarifa 2020 Familje Bashkia Korce

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE 2020

PËR TATIMPAGUESIT FAMILJARË

BASHKIA KORÇË


“Taksat dhe Tarifat vendore janë jo

vetëm një detyrim ligjor, por edhe

kontributi juaj për një bashki me

infrastrukturë dhe cilësi shërbimesh

më të mirë për ju dhe fëmijët tuaj”


3

1. TAKSA MBI PASURINË E PALUAJTSHME

Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas

ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme, në territorin e Republikës së

Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive. Bëjnë përjashtim rastet kur në ligj

parashikohet ndryshe. Detyrimin për taksën mbi pasurinë e paluajtshme e ka, sipas rastit, pronari

ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshme, për pasuritë

që nuk janë të pajisura me dokumente pronësie.

Në taksat mbi pasurinë e paluajtshme përfshihen:

a) taksa mbi ndërtesën

b) taksa mbi tokën bujqësore

c) taksa mbi truallin

Taksat llogariten si detyrim vjetor i taksapaguesit. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet

ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për

periudhën e të drejtës së pronësisë.

1.a) Taksa mbi ndërtesat

Përkufizime:

“Çmim vlerësues”, njësia matëse e vlerës për metër katror të sipërfaqes së ndërtimit të pasurisë së

paluajtshme. Ky çmim mund të jetë çmimi i tregut ose çmimi i vlerësuar.

“Ndërtesë”, objekti/objektet e ndërtuara mbi/nën sipërfaqen e tokës ose të lidhura me tokën dhe

që përfaqëson një strukturë ndërtimore me një ose më shumë njësi pronësore, e cila është objekt i

taksës mbi ndërtesën sipas përcaktimit të dhënë në ligj.

“Ndërtesë e papërfunduar”, objekti ndërtimor në tërësi ose/edhe ajo pjesë e ndërtesës ekzistuese,

për të cilin zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi, por që nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit

të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

“Njësi pronësore”, ndërtesa ose pjesë e saj, e cila është në pronësi/përdorim të individit, të një


4

personi fizik apo të një personi juridik, dhe që është e ndarë ligjërisht nga pronat e tjera të pasurisë së

paluajtshme “ndërtesë”. Njësia pronësore mund të përdoret për qëllim banimi ose/edhe për qëllim

veprimtarie ekonomike etj.

“Ndarje e njësisë pronësore për banim”, pjesa e njësisë pronësore që përdoret për qëllim banimi.

“Përdorues”, individi, personi fizik ose personi juridik, që ka në përdorim ndërtesën/ njësinë pronësore

për qëllime banimi, pavarësisht nga fakti nëse kjo ndërtesë/njësi pronësore ka titull pronësie ose jo.

“Taksapagues”, çdo individ, person fizik ose juridik, vendës ose i huaj, pronar apo përdorues i

pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit

të këtyre ndërtesave. Detyrimin për pagimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme “ndërtesë” e

kanë, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë

së paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente të pronësisë, personat që kanë

aplikuar për legalizim të ndërtesës, zhvilluesit, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes

përkatëse të lëshuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

“Vlerë e pasurisë”, Vlera e pasurisë është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet shkalla e taksës

së pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore. Vlera e pasurisë llogaritet si shumëzim i

çmimit për metër katror me sipërfaqen e ndërtesës/njësisë pronësore.

• Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen individët, personat fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, pronarë

ose përdorues të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga

niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në ligj përcaktohen ndryshe.

• Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, sipas

ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.

• Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen zhvilluesit, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes

përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i planifikimit. Afati i përllogaritjes së taksës fillon nga momenti

i mbarimit të afatit kohor të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

• Detyrimi për taksën mbi ndërtesat llogaritet si shumëzim i bazës së taksës me shkallën e taksës

mbi ndërtesën.

• Taksa vendore mbi pasurinë e paluajtshme-ndërtesë llogaritet si detyrim vjetor i taksapaguesit.


Pagesa e taksës bëhet çdo muaj apo për periudha më të gjata, në varësi të kategorisë së

taksapaguesit.

‣ Çmimi mesatar referues i shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi për Bashkinë

Korçë është 45,800 lekë/m².

‣ Çmimet mesatare për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ndërtesat që nuk shërbejnë për banim

janë si më poshtë vijon:

1. Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70

(shtatëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve

2. Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 (tridhjetë) për qind e

çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit në qytet.

3. Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative

jashtë qytetit, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit

nr. 115/2014, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më

të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale.

4. Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave

shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit,

vetëm në rastin e shitjes së parë.

Shkalla e taksës mbi ndërtesat

Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë:

• 0,05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim;

Për sa i përket kategorisë ndërtesa që përdoret, shfrytëzohet për banim nëse identifikohet

ekzistenca, por nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja e ndërtesës/njësisë pronësore, përdoren vlerat

referuese për sipërfaqe, si më poshtë vijojnë:

a) 100 (njëqind) metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim;

b) 70 (shtatëdhjetë) metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim, të

privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar.

5


6

Afatet e pagesës

1. Detyrimi vjetor për kategorinë ndërtesa që përdoret, shfrytëzohet për banim do të shpërndahet

për periudhën Janar 2020 – Dhjetor 2020 do të paguhet së bashku me faturën mujore të

shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, pranë sporteleve të Ujësjellës Kanalizime Korçë.

Për të gjitha familjet e tjera të cilat nuk kanë një kontratë të shërbimit të furnizimit me ujë dhe

kanalizimeve me ndërmarjen e Ujësjellës Kanalizime Korçë detyrimi vjetor për taksën mbi

ndërtesën do të paguhet pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë për Njësinë administrative

Korçë dhe pranë sporteleve të njësive administrative për njësitë e tjera administrative brenda

datës 31.12.2020.

Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat:

a) ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

b) banesat sociale në pronësi të bashkive;

c) pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të

marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;

ç) ndërtesat e banimit të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetëm pension

pleqërie / pension social kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë ose dhe me persona në

ngarkim të tyre që janë të pa aftë për punë;

d) ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës mbi ndërtesën për familjarët është Drejtoria e Taksave

dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Korçë, agjenti tatimor UKKO, administratorët e lagjeve (për

njësinë administrative Korçë) dhe për njësitë e tjera administrative struktura e ngarkuar është njësia

administrative.


7

Kategoritë minimale të bazës së taksës së ndërtesës për çdo kategori janë si vijon:

Taksa mbi ndërtesat Qytet lek/m² Njësi lek/m²

Ndertesat për qëllime banimi 22.9 14.8

Parkim i mbuluar dhe Bodrume 16.3 10.36

Parkim I hapur 6.9 4.5

Për ndërtesat e privatizuara me ligjin 7652 16.03 10.36

1.b) Taksa mbi tokën bujqësore.

Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi në

përdorim të taksapaguesit, është detyrim vjetor dhe paguhet brenda datës 31.12.2020. Sipërfaqja

e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Në rast të mungesës së

dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i tokës bujqësore bën një vetëdeklarim të sipërfaqes

së tokës bujqësore. Pas vetëdeklarimit Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore mund të bëjë

verifikimin sipas vlerësimit të rastit në lidhje me saktësinë e këtij deklarimi dhe në raste të konstatimit

të deklarimit të ndryshëm me realitetin pagesa do përllogaritet për të gjithë periudhën.

Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës

me bazën e tatueshme.

Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet treguese të taksës për çdo kategori janë si vijon:

Klasifikimi sipas kategorisë së tokës bujqësore

Vlera e taksës në lekë/hektar/vit

I 4,200

II 3,500

III 2,800

IV 2 300

V 1,900

VI 1,600

VII-X 1,400


8

Detyrimi vjetor për kategorinë tokë bujqësore për qëllime biznesi do të paguhet brenda datës

30.06.2020.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës mbi tokën bujqësore për familjarët është Drejtoria e Taksave

dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Korçë, administratorët e lagjeve (për njësinë administrative

Korçë) kurse për njësitë e tjera administrative struktura e ngarkuar është njësia administrative.

1.c) Taksa mbi truallin.

Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi apo përdorim të

taksapaguesit dhe është detyrim vjetor i taksapaguesit. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet

sipas dokumentave që e vërtetojnë atë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë,

përdoruesi i truallit bën një vetëdeklarim të sipërfaqes së truallit në përdorim. Pas vetëdeklarimit

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore mund të bëjë verifikimin sipas vlerësimit të rastit në lidhje

me saktësinë e këtij deklarimi dhe në raste të konstatimit të deklarimit të ndryshëm me realitetin

pagesa do përllogaritet për të gjithë periudhën.

Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror.

Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme.

Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet treguese të taksës për çdo kategori minimale të

bazës për taksën mbi truallin janë si vijon:

Bashkia

Bashkia Korçë

Vlera e taksës në lekë/m2/vit për qëllime banimi nga individët

0,42 lekë/m²

Afatet e pagesës

Detyrimi vjetor për kategorinë truall për qëllime banimi nga individët do të shpërndahet për periudhën

Janar 2020 – Dhjetor 2020 dhe do të paguhet së bashku me faturën mujore të shërbimit të furnizimit

me ujë dhe kanalizimeve, pranë sporteleve të Ujësjellës Kanalizime Korçë.

Për të gjitha familjet e tjera të cilat nuk kanë një kontratë të shërbimit të furnizimit me ujë dhe

kanalizimeve me ndërmarjen e Ujësjellës Kanalizime Korçë detyrimi vjetor për taksën mbi truallin


do të paguhet pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë për Njësinë administrative Korçë dhe

pranë sporteleve të njësive administrative për njësitë e tjera administrative brenda datës 31.12.2020.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës mbi truallin për biznesin është Drejtoria e Taksave dhe

Tarifave Vendore pranë Bashkisë Korçë.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës mbi truallin për familjarët është Drejtoria e Taksave dhe

Tarifave Vendore pranë Bashkisë Korçë, agjenti tatimor UKKO, administratorët e lagjeve (për njësinë

administrative Korçë) kurse për njësitë e tjera administrative struktura e ngarkuar është njësia

administrative.

9


10

TARIFAT VENDORE

Ky kapitull trajton tarifat vendore në mënyrë nominale duke u nisur nga elementët:

-Lloji i shërbimit, baza e taksueshme, kategorizimet dhe nënkategorizimet, këstet e pagimit, koha e

kryerjes së tyre, kushtet lehtësuese, strukturat përgjegjëse për vjeljen e detyrimeve.

I. LLOJI I TARIFËS VLERA

TARIFË PASTRIMI

1.

2.

3.

‣ çdo familje në njësinë administrative Korçë

‣ çdo familje në njësinë administrative Bulgarec

‣ çdo familje në njësinë administrative Drenovë

‣ çdo familje në njësinë administrative Mollaj

‣ çdo familje në njësinë administrative Voskop

‣ çdo familje në njësinë administrative Voskopojë

‣ çdo familje në njësinë administrative Vithkuq

‣ çdo familje në njësinë admInistrative Lekas

TARIFË PARKIMI

‣ në vendparkime të rezervuara në qytet (përjashtimisht rastit të

mëposhtëm)

‣ në vendparkime të rezervuara në zonat e parkimit me pagesë në rrugë

‣ në vendparkime publike me pagesë në rrugë

‣ mbajtësit e kartës së rezidentit për zonat e parkimit të miratuara për

rezidentët

TARIFË GJELBËRIMI

‣ çdo familje në Njësinë Administrative Korçë

‣ për Njësitë Administrative të tjera

3,800 lekë në vit

1,500 lekë në vit

1,500 lekë në vit

1,500 lekë në vit

1,500 lekë në vit

1,500 lekë në vit

1,500 lekë në vit

500 lekë në vit

10 lekë / orë

20 lekë / orë

50 lekë / orë

1,200 lekë / vit

500 lekë në vit

0 lekë në vit


11

I. LLOJI I TARIFËS VLERA

TARIFË PËR MIRËMBAJTJEN E VARREZAVE PUBLIKE

4.

‣ çdo familje në njësinë administrative Korçë

‣ çdo familje në njësinë administrative Bulgarec

‣ çdo familje në njësinë administrative Drenovë

‣ çdo familje në njësinë administrative Mollaj

‣ çdo familje në njësinë administrative Vithkuq

‣ çdo familje në njësinë administrative Voskop

‣ çdo familje në njësinë administrative Voskopojë

‣ çdo familje në njësinë administrative Lekas

TARIFË NDRIÇIMI

500 lekë në vit

500 lekë në vit

500 lekë në vit

500 lekë në vit

500 lekë në vit

500 lekë në vit

500 lekë në vit

0 lekë në vit

6.

‣ çdo familje në njësinë administrative Korçë

‣ çdo familje në njësinë administrative Bulgarec

‣ çdo familje në njësinë administrative Drenovë

‣ çdo familje në njësinë administrative Mollaj

‣ çdo familje në njësinë administrative Vithkuq

‣ çdo familje në njësinë administrative Voskop

‣ çdo familje në njësinë administrative Voskopojë

‣ çdo familje në njësinë administrative Lekas

700 lekë në vit

500 lekë në vit

500 lekë në vit

500 lekë në vit

500 lekë në vit

500 lekë në vit

500 lekë në vit

250 lekë në vit

Përsa i përket kategorisë “çdo familje rezidente efektive” detyrimi vjetor do të shpërndahet për

periudhën Janar 2020 – Dhjetor 2020 dhe do të paguhet së bashku me faturën mujore të shërbimit

të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, pranë sporteleve të Ujësjellës Kanalizime Korçë.

Për të gjitha familjet e tjera të cilat nuk kanë një kontratë të shërbimit të furnizimit me ujë dhe

kanalizimeve me ndërmarjen e Ujësjellës Kanalizime Korçë detyrimi vjetor për tarifat vendore do të

paguhet pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë për Njësinë administrative Korçë dhe pranë

sporteleve të njësive administrative për njësitë e tjera administrative brenda datës 31.12.2020.

PËRJASHTIME nga pagesa për tarifat (pastrim, ndriçim, gjelbërim):

a) Përjashtohen nga pagesa e tarifave vendore familjare (pastrim, ndriçim, gjelbërim) për vitin

2020 të gjitha familjet jo efektive të cilat pas verifikimeve të përsëritura nga administrata e lagjeve


12

për njësinë administrative Korçë dhe nga njësitë respektive për njësitë e tjera administrative nuk

gjenden në banesë dhe nuk banojnë në adresën e deklaruar.

b) Përjashtohen nga pagesa e tarifave vendore familjare (pastrim, ndriçim) për vitin 2020 të gjitha

familjet në fshatrat e njësive administrative në të cilat nuk kryhen këto shërbime.

c) Përjashtohen nga pagesa e gjobës për vonesë në pagesë të gjithë taksapaguesit familjarë.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e tarifave për pastrim, gjelbërim dhe ndriçim për familjarët rezidentë

efektivë është Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Korçë, agjenti tatimor UKKO,

administratorët e lagjeve (për njësinë administrative Korçë), kurse për njësitë e tjera administrative,

struktura e ngarkuar është njësia administrative.

1. Përsa i përket tarifës së parkimit të rezervuar.

Struktura e ngarkuar për miratimin e lejës për vendparkim të rezervuar, përllogaritjen e tarifës së

parkimit është Drejtoria e Kontrollit të Territorit në Bashkinë Korçë. Struktura e ngarkuar për vjeljen

e tarifës së parkimit është Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Korçë.

Struktura e ngarkuar për penalitetet për mos pajisje me lejë për vendparkim të rezervuar, mos

pagesën e tarifës së parkimit të rezervuar apo mos respektim të kushteve të lejës është Drejtoria e

Kontrollit të Territorit dhe Policia Bashkiake.

Përsa i përket mbajtësve të kartës së rezidentit në zonat parkimit të miratuara për rezidentët.

Struktura e ngarkuar për pajisjen me kartën e rezidentit është Drejtoria e Informacionit dhe

Maredhenieve me Publikun në Bashkinë Korçë.

Struktura e ngarkuar për llogaritjen dhe vjeljen e tarifës së kartës së rezidentit është Drejtoria e

Kontrollit të Territorit në Bashkinë Korçë.

Struktura e ngarkuar për penalitetet për mos pajisje me kartë rezidenti dhe mos respektim të

kushteve apo sinjalistikës të vendosur në këto zona është Policia Bashkiake.


13

TARIFA TË SHËRBIMIT ADMINISTRATIV TË BASHKISË KORÇË

1) TARIFA TË SHËRBIMIT ARKIVOR, VËRTETIME NGA ZYRAT DHE KOMISIONE PËR SHËRBIMIN

PRANË ARKËS SË BASHKISË

‣ Tërheqje Vendime të Këshillit Bashkiak dhe Vendimeve

për miratim leje ndërtimi/zhvillimi

‣ Tërheqje e gjithë dokumentave të tjera përveç atyre të sipërpërmendura

dhe njëhsim i tyre me origjinalin nga Arshiva e Bashkisë Korçë

2) TARIFA PËR RAJONET ADMINISTRATIVE

‣ Lëshim vërtetimi për banor lagjeje

‣ Lëshim formulari për të pastrehët

‣ Dhënie firme për hipotekimin e pronave private

që janë të kufizuara me pronën publike

50 lekë/fletë

50 lekë/fletë

100 lekë

100 lekë

500 lekë

Struktura e ngarkuar për përllogaritjen dhe vjeljen e këtyre tarifave janë rajonet administrative pranë

Bashkisë Korçë.

D. TARIFA TË INSTITUCIONEVE TË VARËSISË

1) NDËRMARRJA E SHËRBIMEVE PUBLIKE KORÇË

‣ Lëshim vërtetimi

‣ Dhënie me qira autovinçin

‣ Dhënie me qira autokoshi

‣ Dhënie me qira rimorkjatori

‣ Prerje asfalti me prerësen e asfaltit

‣ Shëtitje me tren në parkun e qytetit

100 lekë/vërtetim

3,500 lekë/orë

3,500 lekë/orë

12 lekë T/km

100 lekë/m linear

50 lekë/bileta


14

‣ Vizitë në kullën panoramike

‣ Përgatitje dokumentacioni për privatizim objektesh të kthyera në fond banese

‣ Lëshim librezë për qira banese

50 lekë/bileta

200 lekë

50 lekë

Tarifat për ujitjen:

Nr Emërtimi Vlera

1 Tarifa e ujitjes me rrjedhje të lirë 100 lekë/dynym

2 Tarifa e ujitjes me pompë 50 lekë/dynym

Struktura e ngarkuar për përllogaritjen dhe vjeljen e këtyre tarifave është Ndërmarrja e Shërbimeve

Publike

Tarifa vjetore e mirëmbajtjes së sistemit të ujitjes:

Nr Emërtimi Vlera

1 Tarifa vjetore e mirëmbajtjes së sistemit të ujitjes 200 lekë/dynym

Struktura e ngarkuar për krijimin e regjistrit, identifikimin e fermerëve të cilët duhet ta paguajnë

këtë tarifë, sipërfaqet e tokave të cilat vaditen dhe përllogaritjen e kësaj tarife është Ndërmarrja e

Shërbimeve Publike ndërsa për vjeljen e kësaj tarife është Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore

në Bashkinë Korçë.

2) NDËRMARJA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE TË ARSIMIT DHE ÇERDHES

Kuota ushqimore mujore që paguhet nga prindërit për 8 (tetë) kopshtet dhe 1 (një) çerdhe në territorin

e Bashkisë Korçë janë si më poshtë vijon :

‣ Kopshti nr 1

‣ Kopshti nr 2

‣ Kopshti nr 3

‣ Kopshti nr 5

125 lekë në ditë

125 lekë në ditë

125 lekë në ditë

125 lekë në ditë


‣ Kopshti nr 6

‣ Kopshti nr 9

‣ Kopshti nr 11

‣ Kopshti nr 12

‣ Çerdhe

125 lekë në ditë

125 lekë në ditë

125 lekë në ditë

125 lekë në ditë

125 lekë në ditë

Përjashtohen nga pagesa e tarifës ushqimore nëpër kopshte fëmijët të cilët plotësojnë kriteret e

mëposhtme:

- Prindër të paaftë për punë.

- Prindër të papunë ose punëkërkues.

- Raste të referuara nga Drejtoria e Kujdesit Social (raport social ekonomik specifik për familjen).

Për familjet në të cilat njëri nga prindërit është i pa punë, Bashkia Korçë do kompesojë kuotën

ushqimore, për 17 lekë në ditë.

Kuota ushqimore që paguajnë nxënësit konviktore që nuk përfitojnë bursë 215.5 lekë në ditë

Tarifë qiraje për qytetaret që janë strehuar në konvikti i Shk. Mekanike 700 lekë/muaj për dhomë

Struktura e ngarkuar për përllogaritjen dhe vjeljen e këtyre tarifave është Ndërmarja e Shërbimeve

Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes, Korçë

15

Lutemi, ju sjellim në vëmendje:

Nëse detyrimet nuk paguhen brenda

afateve të përcaktuara, mund të fillojnë

masat e mbledhjes së detyruar!


BAZA LIGJORE

• Ligji Nr. 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”.

• Ligji Nr. 9632 dt. 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, me ndryshime.

• Ligji Nr. 68 / 2017 “Për financat e vetqeverisjes vendore”

• VKM Nr. 132, date 07.03.2018 “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme

“Ndërtesë”.

• Ligji Nr. 9920 dt 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në RSH” dhe Udhëzimi

Nr. 24 dt. 02.09.2008 në zbatim të tij, me ndryshime.

Vendimi i Këshillit Bashkiak

Për çdo informacion plotësues, mos hezitoni të drejtoheni në:

Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave në Bashkinë Korçë.

http://www.bashkiakorce.gov.al/

Ky publikim u bë i mundur me mbështetjen

e Sekretariatit të Shtetit për Çështje Ekonomike të Qeverise Zvicerane / SECO.

Ai u përgatit nga Bashkia Korçë dhe Projekti i SECO-s “Financat Lokale”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!