08.06.2020 Views

mokra 244

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MOKRA MAJ - QERSHOR 2020

NGJARJE QE S’DUHEN HARRUAR

1

QERSHOR 1944: VEPRIME ÇNJERËZORE

NË PLESHISHT DHE PODKOZHAN TË MOKRËS

Nga Lefter Z. SPIROLLARI

Ishte muaji qershor i vitit 1944Familjarë

të ndryshëm të fshatit Pleshisht kishin

shkuar në punët e ditës. Në mbrëmjen

- 76 vjet më pare -

e datës 20 qershor në këtë fshat mbritën

disa “mysafirë” të paftuar, të shoqëruar

nga disa persona të njohur të zonë, ku

midis tyre kishte pjesëtarë, që flisnin në

dialektin gegërisht, por edhe në gjuhë

MBI 20 DJEM DHE VAJZA NGA

VELÇANI KANË HUMBUR OSE JANË

VRARË NË EMIGRACION...

Nga Bardhyl BERBERI

Emigracioni është parë si një nga

burimet e jetës në komunën e thellë

të Velçanit. Terreni i vështirë malor

dhe klima e ashpër i ka detyrua këta

djem të emigrojnë në Greqi dhe Itali,

shumica në mënyrë klandestine për

GAZETE E SHOQATËS ”MOKRA” VITI XXIII I BOTIMIT MAJ-QERSHOR 2020 NR.5-6 (244-245) Kryeredaktor: FLORI SLATINA

POGRADECI, THJESHT NJE VEND

I MREKULLUESHEM PUSHIMESH

INTERVISTA:

PER MOKREN,

POGRADECIN,

FLET PER

GAZETEN

KRYETARI I

BASHKISE,

ILIR XHAKOLLI

HOMAZH PER

NIKO NIKOLLEN

POETI I PENELIT

VARRET E SELCËS

NË STUDION E ANASTAS KOSTANDINIT MONUMENTET QË DUHEN VIZITUAR

KLSH: Qukës-Qafë Plloçë duhet të ishte mbaruar

në 2018, kostot u rritën me 59 milion dollarë


2 EKSKLUZIVE

MAJ - QERSHOR 2020 MOKRA

Portreti i një kryetari bashkie

Intervistë ekskluzive për gazetën “Mokra” me kryetarin e Bashkisë Pogradec, z. Ilir XHAKOLLI

Mirëdita z. Kryetar, faleminderit që

pranuat të jepni këtë intervistë për informimin

e publikut me arritjet dhe

problemet që ju kanë dalë gjashtë muajt

e parë të qeverisjes suaj.

Së pari si mendoni se u prit zgjedhja

juaj në postin e kryetarit të Bashkisë nga

qytetarët pogradecarë?

Së pari faleminderit për intervistën, është

gjithmonë kënaqësi që të flas për gazetën

“Mokra” pasi në këtë mënyrë flas me të

gjithë mokrarët dhe pogradecarët mbi atë

se cfarë jemi duke bërë. Sa i përket zgjedhjes

time e kam thënë edhe më herët, ato

ishin zgjedhje të pazakonta. Pritshmëritë

e pogradecarëve sigurisht që ishin dhe

janë të ende të mëdha. Ka nisur një punë e

mirë prej disa vitesh dhe shumë projekte

të tjera do zbatohen. Ne e nisëm me këmbë

të mbarë që në javët e para të drejtimit

tonë, por edhe fati nuk ka qenë shumë në

anën tonë për shkak të situatës së tërmetit

dhe më tashmë pandemisë Covid19, gjë

e cila ka ngadalësuar mjaft zbatimin e

projekteve tona. Por sërish ja kemi dalë

që të japim shërbimet e duhura ndaj

qytetarëve dhe disa investime janë kryer

tashmë. Kemi edhe shumë për të bërë

dhe tanimë pasi të kalojmë edhe gjendjen

e emergjencës kombëtare do vijojmë edhe

më fuqishëm.

Ju shqetësoi mungesa e kundërshtarëve

në zgjedhjet e 30 qershorit?

Të them të drejtën po, kur më kërkuan që

të kandidoja për bashkinë unë erdha për

përballje, përplasje idesh dhe programesh

por më erdhi keq që kundërshtarët

nuk dolnë në fushë betejë le ta quajmë.

Megjithatë fakti që askush nuk u përball

me ne nuk do ndalte as programin dhe

as vizionin që unë dhe stafi im kemi për

bashkinë e madhe të Pogradecit.

Cila ishte gjendja financiare e Bashkisë

kur morët detyrën?

Më vjen keq ta them këtë por gjendja

financiare e kësaj bashkie ka qenë dhe

vijon të jeto problematike. Ka një borxh

goxha të lartë i cili është akumuluar ndër

vite dhe sot mbetet një barrë e rëndë për

cilindo kryetar bashkie që do ta drejtonte

këtë bashki. Fakti që kemi një borxh kaq

të lartë na kushtëzon në realizimin e të

gjitha investimeve që ne duam të realizojmë,

kjo për shkak se çdo vit duhet

parashikuar që një sas e buxhetit vjetor

të shkojë për shlyerje të këtyre borxheve.

Megjithatë jemi duke u përpjekur fort që

të marrim një mbështetje nga qeveria për

të shlyer njëherë e mirë këtë borxh.

A kishit objektiva afatshkurtra për

muajt e parë të qeverisjes, si mendoni se

i keni realizuar?

Sigurisht, objektivi jonë i parë sapo

u futëm në bashki ishte të pastronim

njëherë e mirë Pogradecit dhe rrethinat e

tij nga mbetjet urbane të cilat ishin bërë

një problem i madh. E nisëm mbarë dhe

arritëm të pastrojmë të gjitha zonat e nxehta

dhe të ndotura nga mbetjet urbane

dhe inerte. Pastruam totalisht zonën tek

ish Turizmi dhe Oktapodi, pastruam

rrugët dhe zonat e nxehta në të gjitha

fshatrat e njësive administrative. Qëllimi

jonë ishte jovetëm të pastronim të gjithë

situatën problematike të krijuar por edhe

të nisnin mjë mënyrë të re mbi mënyrën

e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Besojmë se jemi në rugë të mbarë pasi

tashmë ashtu si Pogradeci edhe njësitë

Buçimas dhe Udënisht pastrohen çdo

ditë dhe jo më me grafik dy herë në javë.

Ndërsa njësitë e tjera për shkak edhe të

sasisë më të vogël që prodhojnë pastrohen

me grafikë dy herë në javë. Objektiv

tjetër afat shkurtër që kishim dhe që

ndërmorëm ato idtë ishtë edhe atmosfera

festive që duhet të krijonim pasi ishim në

prag fundviti. Ne sollëm një frymë të re

në organizimin e festave. Kjo nisi me Festën

e Verërave dhe Gështenjave e cila këtë

herë erdhi e transformuar në organizim

dhe risi. Zgjodhëm që të shpenzonim më

pak dhe të festonim me qytetarët. Përjashtuam

mbrëmjën gala të restorant për

të ftuarit e festës dhe qëndruam bashkë

me ta në shesh me qytetarët. Gështenjat

po ashtu erdhën si një risi duke qenë se

Pogradeci është i njohur për këtë frut dhe

Verë me Gështenjën krijojnë një ndërthurje

fantastike dhe kjo ide pati një mikpritje

të gjerë nga të gjithë. Festa që sollëm

ishte si asnjë vit më parë kjo pastaj u

tregua edhe nga pjesëmarrja. Vijuam më

pas me përgatitjet për festat e fundvitit

dhe ashtu si thashë edhe më lart donim

të sillnim risi dhe dicka mjaft të bukur. E

shikoja me keqardhje në kohën kur isha

deputet se si Pogradeci nuk karahasohej

as me Maliqin apo Prrenjasin sa i përket

dekorit festiv dhe për këtë bashkë me stafin

punuam fort të sillnim dicka që nuk

ishte parë më herët në këtë qytet. Arritëm

që të transformojmë në pak ditë rrugët e

qytetit me atmosferën që krijuam ku edhe

kjo pati një mikpritje mjaft të gjerë në radhët

e qytetarëve por jovetëm kaq u rrit

ndjeshëm numri i të ardhurve nga qytete

të tjera të vendit. Krahas zbukurimeve ne

krijuam edhe “Fshatin e Festave” ku biznese

të zonës promovonin dhe tregëtonin

produket e tyre. Nuk realizuam dot

më pas planin e festave të përditshme

deri në mbyllje të vitit për shkak të rënies

së tërmetit. Këto ishin disa objektiva afatshkurtra

të cilat ne në kohën kur i realizuam

në qytet u ndje vërtet se ne kishim

tjetër vizion.

Cilat janë sipas jush problematikat më

të mprehta që shqetësojnë qytetaret pogradecarë?

Përgjatë viteve të fundit në Pogradec

është krijuar një mëndësi se ky qytet është

lënë pas dore nga qeveria sa i përket investimeve.

Megjithatë duhet theksuar se

investime madhore ka pasur edhe pse

nevoja e këtij qyteti apo fshatrave të tij

janë shumë të mëdha sidomos ne drejtim

të infrastrutkurës. Pogradeci në këto vite

ka marrë disa investime madhore mjaft

të domosdoshme. Rruga Lin-Pogradec

tashmë e përfunduar, rruga “Unazë”

këto kanë qenë dy investime madhore të

qeverisë të cilat kanë lehtësuar lëvizjen e

të gjithëve. Blloku tek stadiumi i qytetit

është një tjetër investim i qeverisë i cili

ka transforumuar zonën. Unë e paranoj

që Pogradeci është ndër të paktat qytetenë

vend që nuk ka shijuar “rilindjen urbane”

dhe për këtë ne kemi nisur tashmë

punën për të ndryshuar pamjen e këtij

qyteti. Kemi ideuar dhe realizuar tashmë

“Sheshin e Trëndafila” i cili njëkohësisht

do të jetë edhe “Sheshi i Dasmave”

pasi aty kemi menduar të realizohen

edhe ceremnonitë martesore për ciftet e

reja. Kemi mbjellë gati 4 mijë trëndafila

shumëngjyrësh të cilët kanë një kohëzgjatje

lulëzimi prej 9 muajsh. Ideuam edhe

stolat në këtë shesh, ata janë në formën

e librit dhe kanë si mbishkrime pjesë

nga veprat e Lasgushit dhe Mitrushit.

Ndërkohë një detaj mjaft interesant do të

jetë edhe një shatërvan në formë libri qe

do të vendose në qendër të këtij sheshi.

Nisim së shpejti investimin për transformimin

e sheshit “Odeon”. Kemi rehabilituar

tërësisht bregun e liqenit deri në

Tushemisht. Së shpejti merr jetë edhe projekti

për rehabilitimin e lagjes “ Gurore”

rruga e Mokrës etj.

Kemi disa projekte madhore për infra-


MOKRA MAJ - QERSHOR 2020

INTERVISTE

3

strukturnë në Mokër sin ë plan afatgjatë

edhe afat shkurtër. Brenda vitit nisim

punën për të investuar në ujësjellësat e

njësive Proptisht dhe Velçan e kemi thënë

se nuk do bëjmë më politikë me ujin e

pijshëm dhe ashtu si kam premtuar do e

mbyllim këtë investim për çdo fshaat të

Pogradecit. Ndërkohë që së shpejti do të

nisim rikonsturkionin e aksi rrugor që të

çon në drejtim të Zall Torrës. Prioritetet

tona për Mokrën janë akset

-Trebinjë- Shën Marenë

-Proptisht- Slabinjë-Bishnicë-Velçan

-Dardhas- Osnat- Niçë

Keto krahas punë mirëmbajtëse që jemi

duke bërë për rrugët e tjera apo pastrimet

e kanaleve të vaditjes dhe rrugëve për në

parcelat e tokave bujqësore që kemi në

vijim.

Të tjera problem shqetësuese janë ndotja

e lumenjve nga mbetjet urbane, ne

kemi nisur pastrimin e tyre dhe takimet

me banorët që të mos I hedhin në lumenj.

Përgjatë tyre do të vendosim puntor

kontrollor i cili për cdo rast ndotjeje

do të aplikojë gjobë, ndërsa firmës së

pastrimit I është lënë detyre vendosja e

rrjetave mbrojtëse ne fund të lumenve

për të parandaluar derdhjen e mbetjeve

në liqen. Mirëmbajtja e parqeve lulishteve

kanë qenë kërkesa të tjera që ne jemi duke

I zgjidhur në vazhdim hap pas hapi.

A është i mjaftueshëm buxheti i vitit 2020

për të përballuar nevojat e Bashkisë?

Për nevojat që ka kjo bashki sigurisht që

është pak, por ne jemi treguar nikoqirë

për të arritur investime jetike dhe shërbime

të cilat janë mjaft të domosdoshme.

Megjithatë ky është vetëm viti i parë i qeverisjes

tonë dhe sic thashë edhe më lart

kemi zbatuar disa projekte dhe të tjera do

zbatojmë në vijim thejshtë janë ngadalësuar

pak për shkak të situatës në të cilën

jemi duke kaluar. Syninimi kryesor krahas

realizimit të investimeve dhe shërbimeve

ne kemi si qëllim të rritim performancën e

mbledhjes së tarifave vendore tëek subjektet

debitore, rritja e performancës sigurisht

që rrit të ardhurat dhe mundësinë e realizimit

të sa më shumë shërbimeve efektive

dhe investimeve konkrete.

Mendoni se administrata juaj ka bërë

kthesë në pritjen e qytetarëve në dallim

me administratën e mëparshme? A keni

testuar regimin qytetar për këtë problem

bazik?

Këtë jemi munduar fort ta bëjmë që në fillim

kur morëm drejtimin e bashkisë. Që

nga zyra e informacionit pranë bashkisë,

specialsitët, drejtorët deri edhe tek zv/kryetarët.

Më së shumit kam zgjedhur që t’iu

jap të gjithëve atë se cfarë iu takon. Kryetari

i bashkisë është një administrator

dhe si i tillë zgjedh njerzit e duhur për të

punuar me të. Ndaj nuk ka pse cdo qytetar

të vijë tek kryetari edhe për problemin

më të vogël, të gjithë drejtorët dhe specialsitët

kanë në dorë zgjidhjen e të gjitha

problematikave që kanë njerzit. Në rast

të moszgjidhjes së tyre atëherë ndërhyn

edhe kryetari i bashkisë, por kjo gjë nuk

ka ndodhur deri më tani, ç’ka tregon se

puna është duke ecur mirë. Jovetëm me

pritjen por edhe me dëgjesat publike, si

asnjëherë më parë ne zgjodhëm që buxhetin

e këtj viti ta bënim bashkë me qytetarët

duke folur me ta dhe duke marrë

problemet më të mprehta që kanë. Mbi

bazën e kërkesave dhe ankesave të tyre

ne kemi hartuar edhe buxhetin 2020. Kjo

ka qenë një formë e pa aplikuar më parë.

Gjithashtu administratorët e njësive kanë

për detyre që cdo ditë të jenë në një fshat

dhe të raportojnë për problemet që kanë

banorët që të gjehet zgjidhja më pas. Së

fundmi ne kemi shtuar edhe Koordinatorët

e lagjeve, 5 për qytetin dhe nga 1 për

çdo njësi administrative të cilët punë të

përditshme të tyrë kanë problemet e qytetarëve,

problemet sociale, ekonomike etj.

Ata janë duke shkuar derë më derë për të

bërë një raport të përgjithshëm të të gjithë

situatës aktuale të problemeve.

Si janë realizuar deri tani objektivat në

fushën e kulturës dhe veprimtarive artistike?

Edhe në këtë sektor Zv/ kryetarja Entela

Gusho dhe stafi i saj janë duke bërë një

punë fantastike. Kemi hartuar kalendarin

e vepritmtarive kulturore, historike si

edhe ditët e shënuara të personaliteve të

shquara të Pogradecit si edhe kalendari

i festave lokale, ditët evropiane e ndërkombëtare

dhe aktiviteteve në kuadër të

sezonit turistik etj. Gjatë periudhës Gusht

2019- Maj 2020 janë organizuar një sërë

aktivitetesh me tjetër format. Që nga Clirimi

i qytetit, Festa e vererave dhe geshtenjave,

ndezja e dekorit festiv, 120 vjetori

i lindjes së Lasgushit, promovimi i filmit

„Sa kam jetë kam shpresë“ kushtuar Dr.

Jani Bashos, 100 vjetori i Kongresit të Lushnjës,

promovime librash si edhe shumë

aktivitete artistike, nga teatri i kukullave,

qendra e kulturës për ta përmbyllur me

plot aktivitete nga qendra e të rinjve një

zyrë e posacme e ngritur në bashki me

fokus të rinjtë. Për shka të pandemisë

një pjesë e tyre tashmë janë zhvilluar në

kushte karantine duke u shfaqur në rrjetet

sociale dhe tv lokale. Në raportet javore

të „Bashki të Forta“ bashkia jonë zë

vend dominant në aktivitete të këtij lloji.

Ndërkohë po punohet me dy strategji

pune në atë të kushteve të pandemisë dhe

kushteve normale pas 23 qershorit për sa

i përket aktiviteteve.

Shoqata “Mokra“ ka në gjirin e saj më

shumë se gjysmën e elektoratit. Si i keni

ndërtuar marrëdheniet me të?

Me shoqatën „Mokra“ kam pasur besoj

marrdhënie shumë të mira qysh në kohën

kur kam qenë deputet dhe sigurishtedhe

tani që drejtoj bashkinë. Takohemi herë

pas here me antarë dhe drejtues të saj

në kuadër festash lokale, kombëtare apo

evente të ndryshme artisitiko-kulturore.

Vlerësi mjaft të madh për punën e saj për

përcimin e vlerave dhe trashëgimisë së

zonës së Mokrës tek brezat e rinj. Është

gjithmonë kënaqësit kur diskutoj me ta

pasi rrahim edhe mendime se si dhe ku

duhet investuar për Mokrën.

A keni sugjerime për gazetën “Mokra“si

e vetmja gazetë lokale e Bashkisë suaj?

Deri më sot është duke e kryer misionin

e saj me sukses. Shpresoj dhe uroj të jetë

sa më jetëgjatë në treg pasi i duhet jovetëm

Mokrës, Pogradecit por gjithë Shqipërisë.

Të gjithë duhet të njihen me historinë, traditat

dhe kulturën e Mokrës dhe ku ka

më mirë sesa ta marrin këtë informacion

npëpërmjet kësaj gazete. Ju uroj punë të

mbarë dhe të përconi gjithmonë të vërtetën.

Si e përballuat situatën e pandemisë Covid19

dhe a do të ketë këtë vit turizëm

Pogradeci.

Qysh në fillim të herës bashkia jonë ka

marrë të gjitha masat për tëe bërë të mundur

përballimin e situatës së pandemisë

dhe këtu kemi gjetur mjaft mirë edhe

bashkëpunimin e qytetarëve. Një nga

vendimet e mia të para ishte mbyllja e tregut

industrial e cila mund të ishte një vatër

potenciale për përhapjen e virusit. Ishte

vendim që preku shumë qytetarë dhe

tregëtarë dhe shfrytëzoj rastin t’iu kërkoj

ndjesë por ishte një vendim që duhej marrë.

Nga ana tjeëtër qytetarët kanë qenë

mjaft të rregullt në zbatimin e masave që

nga distance sociale, respektimi i fashave

orare apo shmangia e grumbullimeve

massive. Grupi i punës me inspektorë të

tatim-taksave, policisë bashkiake, policisë

së rendit dhe inspektorët e shëndetit public

ka funksionuar mjaft mirë. Në mënyrë

të përditshme ata bënin survejimin e situatës

tek të gjitha subjektet e mbyllura me

vendim qeverie. Në përgjithësi pati zbatim

të tyre në masë, me përjashtim të dy

tre subjekteve që i shkelën dhe u gjobitën.

Një tjetër grup pune ishte edhe ai pë te

sherbyer per pensionistët e vetmuar ne

qytet dhe fshatra, 12 skuadra vepruan

e terren duke dhënë ndihmën në kohë

reale për banorët në vështirësi për të lëvizur

si pasojë e situatës dhe janë me mijra

raste që ne iu kemi shërbyer cdo ditë. Prej

filllimit të pandemisë ne morëm masa për

të siguruar paketa ushqimore për familjet

nevojtare. Nuk ishte e nevojshme një

punë e madhe për identifikimin e tyre

pasi janë në listat e skemës së ndihmës

ekonomike dhe fakti që ne u përgatitëm

shpejt lidhje me shifrën. Pogradeci në

rang prefekture ka numrin më të lartë të

familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike

mbi 6 mijë dhe si e tillë puna që

duhej të bënim ishte tepër e madhe. Nga

këto lista si fillim evidentuam familjet në

kushte më esktreme dhe nisëm furnizimin

e tyre me paketa ushqimore në bazë

edhe të vendimit të qeverisë apo kritereve

që duhet të plotësonin. Mbi 600 paketa

janë siguruar me buxhetin e bashkisë Pogradec,

në një kohë kur janë 3 mijë të tjera

që i kemi shpënrdarë në bashkëpunim

me bizneset, individët, Ojf humanitare etj.

Pra sot ne kemi mbi 3600 familje të furnizuara

me ushqim ndërkohë që vijojmë

ende pasi fondacionet janë duke na ofruar

të tjera paketa ushqimore për familjet

që kanë mbetur pa u trajtuar dhe që do

trajtohen në vijimësi. Jovetëm këtu por

bashkia Pogradec ishte në pararojë edhe

sa I përket mikpritjes së shtetasve shqiptarë

që vinin nga Greqia apo Maqedonia

e Veriut dhe karantinoheshin në Pogradec.

Në njërin prej hoteleve bashkia mori

përsipër furnizimin me ushqim të 70

qytetarëve për tre vakte, veprim që nuk e

bëri asnjë bashki tjetër ku u hapën karantina

për emigrantët. Këtë e bëmë në bashkëpunim

me biznesin dhe qytetarët cka

tregoi edhe njëherë se pogradercarët kanë

vlera dhe dhembshuri në cdo lloj situate.

Ne jemi duke punuar njësoj sikur sezoni

veror do te celet me 6 qershor. Paralelisht

me punën kundër pandemisë ne vijuam

me përgatitjet për sezonin dhe tashmë e

kemi vënë para kur I thonë fjalës. Ne rehabilituam

5 km vijë liqenore me plazh

ranor nga Pogradeci deri në Tushemisht

duke I dhënë një pamje që nuk e ka pasur

kurrë më parë dhe një pastërti e cila

besoj do të tërheqë mjaft pushues këtë vit.

Vazhdojmë gjithashtu edhe në brendësi

të qytetit me plazhet publike jemi duke

punuar për të rikthyer shkëlqimin e palzhit

të “Huckave” po rehabilitohet dhe

zgjerohet 100m metër katorë sipërfaqe

dhe më pas do vendosim edhe ndricimin

publik dhe stolat në zonë. Po ndërtojmë

trotuarin e ri tek rezidencat qeveriatare

që perdoret shumë për të pedaluar dhe

ecur në mbrëmje nga qytetarët. Kemi

edhe shumë të tjera në process ndërkohë

që kemi bere gati risinë më të re të këtij

viti në Pogradec, sheshin e trëndafilave

ose të dasmave për të gjithë ciftet e reja që

do lidhin martesë. Sa i përket mbështetjes

së biznesit e thashë edhe më lart, po do

të ketë një program të vecantë për tan ë

varësi të gjendjes do të lehtësojmë tarifat

vendore të paktën këto ka në dorë bashkia

në mënyrë që ata të kenë mundësinë të

rimarrin veten pas pandemisë. Frekuentimi?

Pogradeci ka qenë plot edhe në ditët

e tij më të këqija, me punën që po bëjmë

besoj që nuk do ta ndjejmë fare këtë që po

kalojmë hde sezoni veror dashtë zoti të na

japë ditë me diell do jetë i suksesshëm.

Intervistoi:

Istref HAXHILLARI

Gazetar & Kryetar i deges Pogradec te

shoqatës ”Mokra”


4

Pogradec/ Dhjetëra liqene

akullnajore presin vizitorët

në malin Valamara

Pogradeci nuk ka vetëm liqenin, por edhe destinacione turistike

malore ku gjenden dhjetëra liqene akullnajore në malin Valamara.

Bashkia Pogradec tha sot se guidat turistike në Pogradec

kanë filluar në malin Valamara dhe liqenet akullnajorë.

“Një super ngjitje sot në malin e Valamarës! Pika me potencial

të paparë turistik që bashkon Pogradec-Maliq-Gramsh. 2 orë

udhëtim me automjet 4 orë në këmbë dhe në fund në majën e

Valamarës mbi 2 mijë metra lartësi. Dhjetra liqene akullnajorë

dhe bimësi mbi 300-vjeçare. Vizitoni këtë mrekulli të natyrës”,

shprehet bashkia.

Valamara është mal me lartësi 2373 m në kufirin midis rrethit

të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit. Në veri kufizohet

me Gurin e Topit.

Ka forma të shumta të relievit akullnajor dhe liqene akullnajore

mbi 1600 m. Në shpatin lindor buron lumi Shkumbin, kurse

në atë perëndimor dhe juglindor, Devolli.

Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga

kullota të pasura verore në pjesën e sipërme.

Një kartolinë turistike nga Pogradeci,

gati për sezonin veror

Pogradeci, qyteti buzë liqenit të Ohrit, është një nga destinacionet

më interesante që ofron vendi ynë pasi ndërthuren bukuritë

e peizazhit me mikpritjen dhe gatimet tradicionale të zonës.

I njohur për peizazhet mrekullueshme, liqeni i bukur i Pogradecit

është frekuentuar shumë gjatë viteve të fundit dhe është

konsideruar si një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet

si nga vizitorët vendas dhe ata të huaj.

Bashkia Pogradec, përmes disa fotografive me pamje nga qyteti

i Pogradecit dhe liqeni i Ohrit, njofton se, së shpejti qyteti është

gati për sezonin veror, duke respektuar zbatimin e protokolleve

kundër COVID-19. Për t’i paraprirë sezonit veror, grupet e

shërbimit në bashki, janë angazhuar çdo ditë në pastrimin e vijës

liqenore nga mbetjet, rikonstruksionin e trotuareve dhe gjelbërimin

e ambienteve publike, krahas dezinfektimit të hapësirave

publike kundër COVID-19.

Ndërsa tuneli panoramik në aksin Lin – Pogradec, i rindërtuar

vitin e kaluar me standardet më të larta, shkon paralelisht në

harmoni me bukurinë natyrore të liqenit të Ohrit.

Turistët kanë tashmë mundësinë të shijojnë bukuritë e zonës.

AKTUALITET

MAJ - QERSHOR 2020 MOKRA

Operacioni humanitar në Pogradec/

Ndihma për 6200 familje gjatë 2 muajve

të pandemisë

Rreth 6200 familje në nevojë,

në bashkinë Pogradec janë

mbështetur me pako me ushqime

përgjatë 2 muajve të pandemisë.

Krahas 130 paketave të

vëna në dispozicion nga Ministria

e Mbrojtjes dhe Forcat e

Armatosura bashkia Pogradec,

me buxhetin e saj ka shpërndarë

mbi 600 paketa familjare dhe

në bashkëpunim me fundacionet

mbi 3500 familje të tjera

janë asistuar përgjatë kësaj periudhe.

Këtë fundjavë, bashkia

në bashkëpunim me një fondacion

shpërndau pako me ndihma

ushqimore për 30 familje

në zonat rurale të Pogradecit.

Bashkia Pogradec bën të ditur

se, mbështetja për familjet

në nevojë dhe të moshuarit e

vetmuar do të vazhdojë deri në

përfundim të luftës ndaj Covid-19.

Këshilli bashkiak i Pogradecit miraton

lehtësi fiskale për bizneset e turizmit

Këshilli bashkiak i Pogradecit, ka miratuar sot lehtësi fiskale

për bizneset që operojnë në sektorin e turizmit, në kushtet e

situatës së krijuar nga COVID-19.Bashkia e Pogradecit bën të

ditur se, “lehtësitë konsistojnë në ndryshimin e kostove për

stacionet e plazhit, ku tarifa do të paguhet për numër tavolinash

apo shezlongësh dhe jo për sipërfaqe siç ishte më parë”.

Ndërkohë që për sezonin veror (dymujor) subjektet turistike

do të paguajnë tarifat vendore për vetëm 45 ditë, nga 60 ditë

për të cilat paguanin më parë.

Pogradec, nis puna për pastrimin e

varrezave publike të qytetit

Grupet e shërbimeve publike në bashkinë Pogradec po vijojnë

punën për pastrimin e varrezave publike të qytetit.

Varrezat publike të qytetit shtrihen në një sipërfaqe prej 24

mijë katrorë dhe angazhimi i punëtorëve në procesin e pastrimit

dhe mirëmbajtjes do të marrë disa ditë kohë.

“E nisëm fillimisht me rrugicat ndërmjet tyre, vijojmë ende në

brendësi. Kjo është një punë e ndërmarrjes përkatëse që varet

nga bashkia, punë për të cilën qytetarët paguajnë tarifën mujore”-

shprehet bashkia e Pogradecit.

Bashkia Pogradec, po ashtu shpreh angazhim maksimal për

vazhdimësinë e punëve publike në shërbim të qytetarëve dhe

që garantojnë rregull dhe pastërti në qytetin e bukur liqenor,

që tani në këtë sezon veror është mjaft i frekuentuar edhe nga

vizitorë e turistë të ndryshëm.

Sot sipas planit të Ministrisë

së Mbrojtjes, bashkë me Gjeneralen

Shehu, nisëm shpërndarjen

e 129 pakove me ndihma për

COVID-19. Paketat do të shpërndahen

sipas përcaktivmeve të

ministrisë, sot u shpërndanë më

Pogradec nga nesër vijohet me

njësitë administrative.

Krahas kësaj kryetari i bashkisë

e njohu Znj. Shehu edhe me

"Sheshin e Trëndafilave"

Foto/ Pogradec,

rikonstruktohet

plotësisht gjimnazi

“Gjergj Pekmezi”

Gjimnazi “Gjergj Pekmezi”

në Pogradec tashmë është i

rikonstruktuar plotësisht, sipas

standardeve bashkëkohore.

Mjediset e jashtme dhe të brendshme

të kësaj shkolle, bashkë

me mjediset sportive, janë

rindërtuar dhe rehabilituar sipas

modeleve më të mira. Projekti i

rehabilitimit ka mundësuar investime

bashkëkohore edhe në

sistemin sanitar, por edhe në atë

të ngrohjes.

Bashkia Pogradec njoftoi se

“viti i ri shkollor për nxënësit e

këtij gjimnazi do jetë krejt ndryshe

dhe tashmë është detyrë e

të gjithëve që ta ruajmë këtë investim

që ta gëzojnë brezat që

vijnë”.

Një mbyllje e pazakontë e festës

së Abetares për shkak të pandemisë,

por këta vogëlushë kishin

një buzëqeshje si asnjëherë më

parë sot teksa pas dy muajsh takoheshin

së bashku me mësuesen

për mbylljen e vitit shkollor.

Suksese e ardhmja e qytetit


KUJTESE

MOKRA MAJ - QERSHOR 2020

5

NGJARJE QE S’DUHEN HARRUAR

QERSHOR 1944: VEPRIME

ÇNJERËZORE NË PLESHISHT

DHE PODKOZHAN TË MOKRËS

Një shtëpi me dy dëshmorë

Nderim e respekt për dëshmorët Haxhi e Shahin

Collaku dhe Nënë Nurkën, që e jetoi me

nder jetën e saj të vështirë e me kokën lart.

Përvjetori i 76-të i këtyre

dëshmorëve është një

moment i rëndësishëm

dhe nuk mund të kalojë pa vëmendjen

e duhur. Xëme Shahin

Çollaku u lind në Dunicë më

1943. Ajo vinte nga një familje

atdhetare, me burrë trima e të

zgjuar. Haxhiu dhe Shahini, atë

e bir, patriotë të mëdhenj për atdheun

e për Shqipërinë.

Shihini dhe bashkëshortja e tij

Nurka kanë lindur një djalë në

vitin 1940, Rustemin. Prindërit

u gëzuan shumë dhe sipas zakoneve

të vendit organizuan

navigjet. Në tre ditë të fëmijës

së lindur i vihej emri. Në këto

navigje ftoheshin njerëzit, pra

miqtë e nuses dhe vëllazëria

e familjes. Në këto raste shtrohej

sofër buke dhe si ëmbëlsirë

gatuhej një bukëvale. Hapeshe

me lugë mesi i saj dhe të ftuarit,

në përfundim hidhnin lekë

duke uruar emrin e fëmijës.

Edhe gjyshërit e fëmijës, Haxhiu

me zonjën e tij u gëzuan

pa masë. Ata ishin të moshuar

dhe ky ishte një gëzim më

shumë për ta. Ishte kohë lufte

dhe nuk dihej se çfarë mund të

ndodhte. Por, në akt ky gëzim

u shndërruar pak kohë më as

në hidhërim. Në 16 qershor

1944 në fshatin Dunicë hynë dy

batalione ballistësh, Blloshmi

dhe Alarupi, të cilët bënë krime

të papara. Ata vranë Haxhiun

dhe Shahinin, babë e bir, dogjën

shtëpinë e morën gjënë e gjallë e

çfarë gjetën. Lindja dhe gëzimi

i djalit në navigjet u kthye në

mort brenda pak vitesh. U vranë

babai dhe gjyshi. Nënë Nurka

ishte nga Dërdusha e Gorës,

mbesa e kapedan Ismail Dërdushës.

Ajo ishte nënë e vuajtur,

e torturuar por asnjëherë

përkulur. Qëndroi si nënë bur-

rneshë, në zbatim të traditës

dhe kapedanit të dëgjuar Dërdusha.

Ajo me shahinin lindën

dhe rritën dy fëmijë, Rustemin

dhe Xëmen. Kohë lufte, burrin e

vrarë, ajo me shumë vështirësi,

bashkë me kunatën e saj, i rriti

dhe edukoi fëmijët e saj dhe nuk

u mposht asnjëherë.

Rustemi u rrit dhe nëna e fejoi

në Homcan me Lirien e Rexhep

Kasmollarit, edhe ky “Dëshmor

i Atdheut”.

Nënë Nurka, e ndihmuar

nga kunata Selime dhe i kunati

Hajdari, bënë një dasmë të

madhe. Cifti lindi e rrit gjashtë

fëmijë, tre djem e tre vajza, që

sot të gjithë janë të martuar e

me fëmijë. Nënë Nurkja qe e

kënaqur nga ata që la pas por

iku me brengë në shpirt. Si nënë

trimëreshë ajo martoi e vajzën

e saj, Xëmen, në Hondisht me

Fuatin e Suli Pancit. Edhe kjo

familje ishte një familje shumë

e mirë, punëtorë, të dashur e

trima, burra fisnikë e luftëtarë.

Edhe Xëmja soli në jetë një djalë

e tre vajza, të gjithë të martuar e

rregulluar.

Fuati me Xëmen sot jetojnë në

Pogradec. Sot Xëmja, Fuati,

Xhevdeti dhe Dashamiri janë

pasardhës dëshmorësh.

Nënë Nurka si derë babe kishte

Xhafer Spahiun, si nip edhe

ky prej Dërdushe. Xhaferi me

Nurkën ishin kushërinj dhe ata

u mbështetën te njëri tjetri për të

mirë e për të keq. Rustemi me Xëmen

aty u rritën se prindërit ishin

të zënë me punë për të ndërtuar

shtëpinë e punuar tokën.

Nderim e respekt për dëshmorët

dhe Nënë Nurkën, që

e jetoi me nder jetën e saj të

vështirë e me kokën lart.

Nias SPAHIU

Nga Lefter Z. SPIROLLARI

Ishte muaji qershor i vitit 1944. Familjarë të

ndryshëm të fshatit Pleshisht kishin shkuar në

punët e ditës. Në mbrëmjen e datës 20 qershor

në këtë fshat mbritën disa “mysafirë” të paftuar,

të shoqëruar nga disa persona të njohur të zonë,

ku midis tyre kishte pjesëtarë, që flisnin në dialektin

gegërisht, por edhe në gjuhë të huaja: italisht

dhe gjermanisht.

Pushtuesit italianë dhe shërbëtorët e tyre janë

orvatur për t’i nënshtruar Mokrarët, por më kot.

Atëhere ndërruan metodë.

Filluan të paraqiten para mokrarëve me premtime

nga më të ndryshmet në të mirë të kësaj

zone. Sipas dokumenteve në arkiva, nga fillimi

i vitit 1943, filluan bisedime me përfaqësuesit e

fshatrave nga milicia fashiste, duke u rekomanduar

se do të shikohen postat ushtarake dhe do

të furnizoheshin fshatrat me ushqime dhe artikuj

të tjerë.

Këto premtime u analizuan nga shtabi i Batalionit

dhe Këshillit NÇ-tar dhe përfaqësuesit në formë

të një një kuvendi të gjërë popullor me një

frymë të lartë patriotike.

Nga ky kuvend iu dhanë përgjigjen e merituar:

populli i mokrës dhe bijt e tij nuk do të lejojnë të

shkel këmbë milici e rebeli fashist, ushtari i kujtdo

shteti qoftë, tradhëtarë të kujtdo lloji. Djemtaë

tanë janë betuar para flamurit në momentin e

krijimit , ndër të parat, Çeta e Mokrës në fshatin

Pleshisht. Edhe pas kësaj përgjigje ata nuk hoqën

dorë, duke u munduar për ta marrë kalanë nga

Brenda. Bën takim me përfaqësuesit e KNÇ-tar

dhe çfrytëzuan rastin se në fillim të këtij muaji

arrestuan në fshatin Pleshisht:kryetarin e këtij

këshilli Zafir (Zako) Spirollari, mbështetësit e

luftës: Bexhet Sali Doce, Todi Josif Spirollari,

Thanas M. Spirollari, Qirillo J. Kumbulla, Kostika

Gj. Gjokëmëma, Ligor L. Maçolli, Ligor S.

Maçolli.

Ata iu premtuan përfaqësuesve se do të ndërhynin

pranë organeve të milicisë për lirimin

e tyre, gjithashtu kërkuan dhe shkuan te këto

familje për darkë me të njëjtin premtim..

Gjithë këtë e bënë për të krijuar jehonë se fshati

Pleshisht, që kishte pritur partizanët, mbështetur

Luftën, krijimi i Çetës, ndërroj mendim e qëndrim.

Edhe me këtë manovër nuk ia arritën qëllimit,

por ata edhe këtë e prisnin dhe kishin përgatitur

planin e tyre: si kundërveprim djegien e atyre

-76 vjet më pareshtëpive,

që mbështesnin luftën, ndërs ate shkolla

e fshatit akoma vazhdonin bisedimet dhe po fillonte

shpërndarja.

Edhe këtu nuk arritën gjë. Ata ishin vendosur në

4 pozicione strategjike me nga 20-30 vetë. Njëri

grup te Kisha e Shën Kollit në rrugën, që vinte nga

Zëmça, tjetri grup rrugën, që vjen nga Hoshteça,

te Kisha e Shëndëllisë, , tjetri në Stronja, rruga nga

Trebinja dhe tjetri te bregu i Gështenjëve. Fillimi:

qëlluan me armë, duke thënë se na kini tradhëtuar,

jemi të rrethuar nga partizanët. Njëri grup

iu drejtua shtëpisë së Pasko Simon Maçollit, tjetri

drejt shtëpisë së kryetarit të KNÇ-tar Zako Mihal

Spirollarit, tjetri grup shtëpisë së Sabri Zenel

Doces, një familje patriote, që kishte ndikuar në

familjet e këtij fshati për të mbështetur luftën.

Sinjali për zjarr u dha me tre breshëri dhe vepruan,

duke marrë nën vërejtje pjesëtarët e familjeve

dhe u bënin presion për të treguar pjesëtarët e

tjerë të familjes.

Grabitën shtëpitë, duke marrë çfarë u pëlqente

dhe mandej vazhduan me zjarrin

Por më e rëndë ishte edhe për bashkëfshatrët, kur

po digjej shtëpia, plaku 70-vjeçar Mihal Pani Spirollari

i arrestuar para shtëpisë, duke kërcënuar

se familja do të internohej dhe djemtë do të kapen

dhe do të japin llogari, nuk e lanë me kaq, këtë

plak e rrëmbyen të lidhur me litar, të cilin e panë

deri sa kaloi bregune Gështenjëve për të mos u

kthyer i gjallë e as i vdekur. Fshatarët të mobilizuar

për të shojtur zjarret, se po u digjej ajo pak

pasuri.

Të tilla veprime çnjerëzore sin ë fshati Pleshisht u

kryen edhe neë fshatra të tjerë, por jo me këto përmasa.

Më rëndë vepruan në fshatin Pokozhan, të

cilin e kanë djegur dy herë i gjithë fshati. Aty u krye

një akt barabar nga barbarët, duke shpuar me bajonetë

një foshnjë 2-vjeçare në djep. Veprime të tilla

çnjerëzore shtuan edhe më shumë urrejtjen e bijve

Mokrarë, duke shtuar radhët partizane në moshat

14-17 vjeçarë.

Një pjesë nga ata nuk u kthyen më, por akti dhe

vepra e tyre do të mbetet e pavdekshme sat ë jetë

jeta, gjashtë Dëshmorët e fshatit tonë, të cilët kujtohen

e do të kujtohen në çdo përvjetor të dative

historike: Jovan Th. Gjika, Pandi K. Degërmeni,

Mistokli V. Naqe,, Mihal P. Spirollari, Xhemal M.

Abeshi, Llazi M. Pjetri dhe Dëshmorët e të gjithë

Mokrës në panteonin e madh të Lirisë.

Gazeta - botim i shoqatës kulturore, atdhetare “Mokra”

(Numri i parë doli më 25 mars 1999)

Kryetari i shoqatës “Mokra”: Ramadan KLLOGJERI

Zv/kryetar: Pëllumb ZADE

Sekretari: Zenun FERO

Kryeredaktor: Flori SLATINA

Zv/kryeredaktor: Haris DURBAKU


6

AKTUALITET

MAJ - QERSHOR 2020 MOKRA

KLSH: Qukës-Qafë Plloçë duhet të ishte mbaruar

në 2018, kostot u rritën me 59 milion dollarë

Projekti “Ndërtimi i rrugës Qukës Qafë Plloce” është projekt i cili është i strukturuar në tre

lote me bashkë financimi nga Banka Botërore (IDA) për lotin I dhe II në shumën 125 milionë

USD, ndërsa për lotin III financimi është i Bankës Islamike në shumën 25 milionë USD.

Projektet e rrugëve në

vend, qofte edhe ato me

financimeve të huaja

zvarriten e keqmenaxhohen

duke krijuar kosto të rënda në

buxhetin e shtetit.

Një prej tyre është ai I “Ndërtimit

të Rrugës Qukës-Qafë

Plloçë”, i cili duhet të përfundonte

në vitin 2018, ndërkohë

që deri në fund të muajit tetor

2019, nuk është realizuar më

shumë se 57 % e disbursimeve.

Scan Televizion disponon rezultatet

e auditimit të kryer nga

Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi

zbatimin e tij, i cili nxjerr në pah

që projekti jo vetëm është vonuar,

por kostoja e tij është rritur

me afërisht 59 milionë dollarë.

“Referuar ndryshimeve të miratuara

deri në momentin e

auditimit dhe ato në proces miratimi,

kosto e projektit rritet

me vlerë mbi 59 milionë USD,

vlerë e cila pritet të rritet deri

në përfundim të projektit, duke

i kushtuar shumë buxhetit të

shtetit në investimet me financime

të huaja”, thekson raporti i

Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Mbështetur në gjetjet nga auditimi,

KLSH arrin në konkluzionin

se nga strukturat drejtuese

të projektit nuk janë marrë

hapat e duhur për njoftimin në

kohë të pasojave që sjell mos

financimi i plotë i projektit,

veçanërisht i lotit 3. Janë krijuar

vonesa kryesisht në zbatimin e

kontratave të punimeve civile,

vonesa të cilat kanë rezultuar

me vonesë të projektit në tërësi,

ndryshimin herë pas here të

planit të disbursimeve, si dhe

kosto shtesë kryesisht si pasojë

e zgjatjes së afatit të kontratave

të shërbimeve konsulentë,

konkretisht për mbikëqyrjen e

punimeve.

Nga ana e ARRSH nuk janë

marrë masat e duhura për realizimin

e rokurimeve për shërbimin

e projektimit, pasi projektzbatimi

ka rezultuar me mangësi

të theksuara.

Nga auditimi kanë rezultuar

efekte negative financiare me

vlerë 582.5 mijë USD, vlerë e cila

përbën pagesa për mjete transporti

të pa nevojshme, punime

të dëmtuara nga rrëshqitjet e

skarpateve si dhe dëm ekonomik

me vlerë 37.4 mijë USD,

i cili rezulton nga pagesa për

shërbime të pa realizuara për

transport personeli.

Projekti “Ndërtimi i rrugës

Qukës Qafë Plloce” është projekt

i cili është i strukturuar në

tre lote me bashkë financimi

nga Banka Botërore (IDA) për

lotin I dhe II në shumën 125 milionë

USD, ndërsa për lotin III financimi

është i Bankës Islamike

në shumën 25 milionë USD.

Ky projekt rezulton se ka një

vonesë te konsiderueshme ne

zbatimin e tij dhe kjo vjen kryesisht

për mos përfundimin dhe

pezullimin e punimeve për lotin

III, si pasojë e mungesës së

fondeve nga pala shqiptare.

Për këtë lot në marrëveshjen financiare

midis Bankës Islamike

dhe palës shqiptare është përcaktuar

se shuma e dhënë në

formë huaje është 25 milion USD

dhe pjesa tjetër e financimit do të

përballohet nga shteti shqiptar.

Meta vlerëson ishpartizanin e Mokrës, Myfit

Guxholli, me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Në vlerësim dhe mirënjohje

për veprimtarinë e

shquar si luftëtar i lirisë

në Luftën Antifashiste Nacional-

Çlirimtare, dhe për kontributin e

veçantë në krijimin dhe konsolidimin

e artit të luftës e shkencës

topografike ushtarake shqiptare,

pata sot nderin t’i akordoj

Kolonelit veteran Myfit Guxholli

“Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Si përfaqësues i një brezi të

lavdishëm idealistësh që në

momentet më të vështira dhe të

errëta për vendin u bashkuan

me armë në dorë për çlirimin e

Atdheut, Kolonel Guxholli dhe

familja e Tij luftuan përkrah

Heroit të Popullit Reshit Çollaku

me çetën partizane të Mokrës,

duke shkëlqyer me heroizmin

e tyre, që na bën krenarë dhe

frymëzon brezat e rinj me ndjenjat

më të larta të atdhedashurisë.

Kolonel Guxholli, si bashkëthemelues

i Organizatës

të Bashkuar të Veteranëve të

LANÇ, me Dr.Ymer Dishnicën,

“Si përfaqësues i një brezi të lavdishëm idealistësh që në momentet më të vështira

dhe të errëta për vendin u bashkuan me armë në dorë për çlirimin e Atdheut, Kolonel

Guxholli dhe familja e Tij luftuan përkrah Heroit të Popullit Reshit Çollaku me

çetën partizane të Mokrës, duke shkëlqyer me heroizmin e tyre...”

Gjeneral Rrahman Parllakun,

Liri Belishovën, Edip Ohrin,

Skënder Malindin e shumë të

tjerë në drejtimin e saj, i kanë

bërë shërbimin më të mirë kombit

dhe popullit shqiptar, duke

nderuar sakrificën sublime,

gjakun e dëshmorëve, heroizmin

e luftës partizane, që ishte

dhe mbetet lufta më e madhe

patriotike për liri që ka zhvilluar

populli ynë.

Kjo luftë e lavdishme që realizoi

Çlirimin e Atdheut nga okupatori

nazifashist dhe e shpëtoi

vendin nga planet për ndarjen,

duke e radhitur Shqipërinë

në anën e Aleancës së madhe

të popujve kundër Aksit të së

keqes, është padyshim një meritë

për Shqipërinë europiane, sot

anëtare e NATO-s dhe aspirante

për anëtare të BE-së, sepse në

themel të Europës së Bashkuar

qëndrojnë vlerat demokratike

dhe çlirimtare të Luftës së Dytë

Botërore.

Përherë mirënjohës për kontributin

shumë të çmuar të Kolonel

Guxhollit dhe familjes së tij për

Shqipërinë, për ushtrinë tonë

dhe kombin shqiptar.


AKTUALITET

MOKRA MAJ - QERSHOR 2020

7

Mbi 20 djem dhe vajza nga Velçani kanë

humbur ose janë vrarë në emigracion...

Bardhyl BERBERI

E

tërë krahina e Mokrës,

me 47 fshatra të ndara

në dy pjesë, përbën atë

që quhet Mokra e Sipërme dhe

Mokra e Poshtme. Mokra është

e ngjeshur e tëra në gjirin e maleve

dhe fshatrat e saj kalojnë

deri në 1200 m mbi nivelin e

detit.

Kemi zbritur Qafë Thanën

dhe pa u futur në qytetin e Përrenjasit

rruga majtas të shpie

në Mokrën e Poshtme…Sapo

makina del mbi Qafën e Katjelit,

si në një ekran të shfaqen njëra

pas tjetrës fshatrat e Mokrës së

Poshtme. Shtëpi të vendosura

në gjoksin e maleve dhe nëpër

monopate që ngajnë si fole dallandyshesh.

Mokra është një nga

krahinat më të vjetra të vendit

ku u kaluara ka lënë gjurmë të

thella. Ajo shquhet për trimëri,

mikpritje dhe bujari. Por Mokrës

nga e kaluara i kanë ngelur edhe

shumë fjalë të rënda si “Ara e

gjakut”, “Luadhet e sherrit” apo

emrat e njerëzve: Sose, Mbaresa,

Qëndrim…

Jemi afruar Golikut. Një urë e

hershme e rrugës Egnatia. Ura

është e gjatë 37 m dhe e gjerë 3

m. E ndërtuar me dy qemerë rrethorë

me nga një dritare shkarkuese.

Ura të mahnit nga konstruksioni

arkitektonik, që flet

më së miri për nivelin e lartë të

mjeshtrave vendas të kësaj krahine

ku ndërtimi i rrugëve dhe

urave ka patur një zhvillim të

veçantë. Më pas pasi kemi lënë

Proptishtin dhe Slabinjën dhe i

jemi drejtuar Velçanit të thellë

malor. Në disa lugina të pjerrta

mbi fshat shohim tufa të mëdha

me dele dhe dhi.

Mes blegtorëve

Është një ditë me diell, por

e ftohtë. Dielli që ka dalë nga

maja e maleve të Mokrës herë

shfaqet dhe herë fshihet nëpër

qafat e maleve duket sikur luan

symbyllurazi me ne. Ndalojmë

pranë një stani. Blegtorët janë

njerëzit e sakrificës dhe nuk i

dëgjon që të qahen ndonëse shtëpia

i sheh rrallë. Duhet të ecësh

këtyre maleve dhe monopateve

që të takosh barinjtë për të marrë

mbresa nga ky mjedis baritor

plot mbresa dhe përshtypje.

Bukuri e veçantë. Takohemi me

një bari të moshuar, 70 – vjeçarin

Riza Çela që na pret buzagaz.

– Kemi një tufë të madhe prej

400 krerësh me dele dhe dhi, na

thotë ai. Rizai i merr çdo dele

nga 55 litra qumësht në vit. Eh,

thotë ai, nuk është bari ai që nuk

qëndron pranë stanit kur pjellin

delet. Delja një herë pjell more

vëlla dhe po të mos i njohësh

qingjin çfarë bariu je, thuaj më

mirë që nuk jam për këtë punë!

Pak më tutje takojmë 40 –

vjeçarin Mersin Elezin. Stani

i tij dallon mbi të tjerët është i

ri me një mbulesa bashkohore

të stallave dhe vathat verore.

Mersini ka qenë emigrant për

shumë vite në Greqi dhe me të

ardhurat që ka fituar ka krijuar

një kompleks modern blegtoral.

Ai ka një tufë të madhe me dhi

cilësore të racës. Ai merr për

çdo dhi nga 210 litra qumësht

në vit dhe brenda 60 ditëve kecat

arrijnë një peshë prej 14 kg.

– Unë vajta emigrat në Greqi jo

për t’u bërë hyzmeqar i grekut,

por për të siguruar të ardhuar

dhe për të sjellë atë përvojë që

ata kanë dhe për qenë vetë pronar,

thotë ai.

Më poshtë ai thotë se që të

kesh sukses në blegtori duhet

ta njohësh kullotën pëllëmbë

për pëllëmbë, çfarë gjethe dhe

barëra kanë luginat dhe honet

ku kullosin dhitë, kullotën

duhet t`a ndash me shkop atje

ku ke vajtur sot të mos shkosh

nesër. Unë kam futur rimjeljen

e dhive dhe kjo më ka dhënë

rezultat, thotë ai. Populli thotë

se një pikë qumësht t`i ngelet

në gji deles apo dhisë ajo e bën

shterpë, ndërkohë që ujë iu jap

dhive tre katër herë në ditë se po

nuk i dhe ujë dhia apo delja nuk

t`a jep qumshtin që t`i kërkon.

Barinjtë na kanë shtruar gunat

dhe ne jemi ulur pranë zjarrit.

Në vatër digjet një zjarr i madh,

por ai nuk ndjehet nga ajri i

ftohtë në atë lartësi mbi 1200

m mbi nivelion e detit. Këmborët

e zileve tringëllojnë në

gjuhën e tyre të cilën e kupton

mirë vetëm çobani. Ata e ndjejnë

sado larg që të jetë kopeja.

E kuptojnë kur ajo është e qetë

dhe kur është e ndërkryer para

rrezikut të egërsirave që zbresin

nga pyjet e Bishnicës. Atëherë

ata ngrihen dhe iu bëjnë ballë

egersirave sëbashku me qentë e

stanit. Por në Velçan ka shumë

tufa me dele dhe dhi, është Arif

Biba apo Salo Mysliu. Dhe të

gjithë këta barinj dhe shumë

të tjerë në këtë fshat të thellë

me këto tufa sigurojnë bukën e

familjeve të tyre.

Velçani

Jemi futur në fshat. Velçani

është fshati më i madh dhe më

i thellë i krahinës së Mokrës

me 2000 banorë. Ky fshat është

edhe qendra e ish Komunës së

Velçanit. Shtëpi të ndërtuara

me gurë të skalitur dhe të mbuluara

me rrasa guri ngjajnë si

shkëmbinj të latuar nga erërat

e forta të Mokrës. Fshati ka një

shkollë të mesme dhe qendër

shëndetësore me dy mjekë. Ish

kryetari i komunës Ramazan

Rrapçe na thotë se rreth 70 për

qind e fshatit Velçan kanë nga

një pjestar të familjes në emigracion.

Emigracioni dhe blegtoria

janë dy elementët bazë që këta

njerëz në këto zona të thella

sigurojnë me sakrifica mbijetesën

e tyre. Por telashet nuk

kanë të sosuar. Njerëzit janë të

pakënaqur…Na kanë mërzitur

boll, thonë fshatarët e Velçanit,

boll halle kemi…Infrastruktura

e fshatit është e mjeruar, rrugët

e ngushta dhe tepër të vështira

tashmë presim dimrin dhe shtresa

akulli janë tepër të rrezikshme

në këtës tinë të vështirë.

Dimrin e kaluar nga rrëshqitja e

dheut u shkatërruan 24 shtëpi.

Dramat e djemve të tyre, të

vrarë në emigracion

Emigracioni është parë si një

nga burimet e jetës në komunën

e thellë të Velçanit. Terreni

i vështirë malor dhe klima e

ashpër i ka detyrua këta djem

të emigrojnë në Greqi dhe Itali,

shumica në mënyrë klandestine

për të siguruar bukën e gojës,

larg vendbanimit dhe familjeve

të tyre dhe në një Shqipëri të

mbyllur mokrarët kanë qënë

mërgimtarët e parë. Por ky emigrim

i tyre nëpër botë ka sjellë

drama rrëqethëse. Vërtet djemtë

e Velçanit kanë sjellë të ardhura

familjeve të tyre, por shumë

prej tyre kanë humbur jetën. Në

fshat dëgjon ngjarje rrënqethëse.

Kështu 22 – vjeçarin Aleksandër

Xhevit Lufo, para disa vjetësh,

e ka therur me thikë një pronar

grek pasi grekut i kishin vjedhur

kasetofonin e makinës dhe

akuzonte pa të drejtë djaloshin

Velçani është

një nga fshatrat

më të vjetër dhe

më pak të braktisur

në vitet e

trazicionit nga

banorët e tij.

nga Mokra, të cilin e theri me

thikë në mes të një fshati grek.

Apo vrasjen e 37 – vjeçarit Feridon

Lufo, babain e dy fëmijëve,

të cilin e vranë ushtarët grekë në

kufi…Ismail Çelës i janë vrarë

dy djem në Greqi. Edhe Istref

Biba ka humbur dy djem në

emigracion, njërin në Greqi dhe

tjetrin në Itali…Dhe faktet janë

rrëqethëse. Në fshatin fqinjë të

kësaj komune në Laktesh janë 6

djem të vrarë në Greqi, në Bishnicë

2 të vrarë dhe në fshatin

Buzaishtë të po kësaj komune

mungon një vajzë e zhdukur në

mënyrë enigmatike nga familja

Krasaliu…Ëngjëllushe Krastalliu

pasi trafikohet arrin që t`u

shkëputet trafikantëve dhe me

ndihmen e një prifti arrin që të

martohet me një shtetas italian

dhe ka pesë vjet që ka humbur

lidhjet me familjen. Tashmë që

shkojmë pa viza, thonë ata, të

paktën do të çmallemi me fëmijët

tanë që kemi në emigracion,

do të shkojmë të shohim nipat e

mbesat se na ka këputur malli..

– Eh, thotë Ramazan Rapçe, sa

gjak dhe jetë djemsh mokrarësh

kanë humbur nëpër male,

vetëm në këtë komunë në këto

vite tranzicioni ka mbi 20 djem

e vajza të zhdukur në emigracion

apo të vrarë në kufi nga

ushtarët grekë.

Tradita

Velçani është një nga fshatrat

më të vjetër dhe më pak të braktisur

në vitet e trazicionit nga

banorët e tij. Ai shquhet për

prodhimin e mjaltit. Gjermanët

janë kontraktuesit kryesorë

që tërheqin mjaltin e zonës së

Velçanit i cili përbëhet nga 72

lloje lulesh. Velaçanakët janë

mjeshtër të punimit të drurit.

Prania e pyjeve të shumtë rreth

e rrotull ka bërë që ata të jenë

mjeshtra të prodhimit të eneve

të drurit si kade të madhësisve

të ndryshme për bulmet dhe

për prodhimin e verës. Velçani

shquhet për prodhimin e patates

dhe punimin e gurit. Ky

është Velçani me praninë e

pyjeve rreth e rrotull dhe lartësinë

mbi 1200 mbi nivelin e detit

duke patur një dimër të gjatë

me dëborë, të pranverave të

ndezura nga blerimi…


8

PANORAMË

MAJ - QERSHOR 2020 MOKRA

POGRADECI, thjesht një vend

Pogradeci është një nga vendet turistike më të

mira në Shqipëri, do ta quanim unikal. Lasgush

Poradeci do ta quante atë pa një të dytë. Për

shkak edhe të traditës dhe të përvojës që ka në pritjen e

përcjelljen e njerëzve, aty ofrohen shërbime me standarde

ndërkombëtare.

Nëse doni t’i shpëtoni vapës që iu zë frymën në qytetet

e zhurmshme, nëse jeni në kërkim të freskisë dhe të

qetësisë, nëse doni të shijoni freskinë që vjen nga kontinenti,

nëse doni të jetoni në një atmosferë liqenore pranë

mërmëritjes së butë të dallgëve të liqenit më të thellë

në Ballkan dhe nëse doni të ushqeheni me produkte që

kanë mbetur ende krejt natyrale, atëherë zgjidhja ka

vetëm një emër: Pogradeci dhe liqeni i tij.

HISTORI

Në Antikitet, krahina e Pogradecit ka qenë e banuar

nga fiset ilire, Enkelejtët dhe Dasaretët. Sipas të gjitha

gjasave, këto fise arritën të organizojnë edhe një shtet

të fuqishëm duke ndërtuar edhe një sistem të tërë fortifikimesh

antike ku bënin pjesë kështjellat e Enkelanës,

Baosës, Seljanës dhe Pelionit. Zbulime arkeologjike

janë bërë në dekadat e fundit në vendbanime të ndryshme

si në Bllacë, Tushemisht, Selcë e Poshtme, Lin

dhe në vetë Kalanë e Pogradecit. Vetëm 40 kilometra

larg Pogradecit, në zonën malore të Mokrës, në Selcën e

Poshtme ndodhen 5 varre monumentale, 2400-vjeçarë,

të ndërtuar nga fundi i shekullit të IV para Krishtit, të

cilat janë unikale në Evropë për nga aplikimi i tyre në

shkëmb. Bazilikat kristiane në fshatin Lin dhe mozaiku

i ndodhur atje datojnë në shekullin e VI e të VII të

erës sonë. Ato janë vepra të kulturës bizantine. Kalaja e

Pogradecit, 789 metra mbi nivelin e detit, ndodhet në

afërsi të qytetit dhe ka filluar të banohet që nga shekulli

V para Krishtit.

LIQERI

Kështu do ta quante Lasgush Poradeci. Dhe vërtet

ai është pa i pashoq jo vetëm figurativisht në mënyrë

metaforike për nga bukuria, madhështia, por sepse

edhe nga pikëpamja shkencore është nga më të vjetrit

dhe më të veçantët në botë. Ai është formuar 2-3 milionë

vjet më parë, nga tërmetet që e çanë peizazhin dhe

krijuan gropën e tij. Në një liqen kaq të vjetër sa ky, me

kodrat dhe malet përreth që e kanë veçuar nga ujërat

e tjera, u zhvillua një koleksion krejt i veçantë bimësh

e kafshësh. Disa nga këto bimë e kafshë kanë qenë të

zakonshme miliona vjet më parë, por u zhdukën praktikisht

nga vendet e tjera në botë. Shkencëtarët i quajnë

këto specie “relikte” ose fosile të gjalla. Ka edhe

specie që gjallojnë vetëm në Liqenin e Ohrit dhe nuk

janë gjetur gjetiu në planet. Në këto specie “endemike”

bën pjesë korani i famshëm dhe shumë peshq të tjerë,

kërminj, krimba, Pogradeci është një nga vendet turistike

më të mira në Shqipëri, do ta quanim unikal.

Lasgush Poradeci do ta quante atë pa një të dytë. Për

shkak edhe të traditës dhe të përvojës që ka në pritjen e

përcjelljen e njerëzve, aty ofrohen shërbime me standarde

ndërkombëtare.

Nëse doni t’i shpëtoni vapës që iu zë frymën në qytetet

e zhurmshme, nëse jeni në kërkim të freskisë dhe të

qetësisë, nëse doni të shijoni freskinë që vjen nga kontinenti,

nëse doni të jetoni në një atmosferë liqenore pranë

mërmëritjes së butë të dallgëve të liqenit më të thellë

në Ballkan dhe nëse doni të ushqeheni me produkte që

kanë mbetur ende krejt natyrale, atëherë zgjidhja ka

vetëm një emër: Pogradeci dhe liqeni i tij.

VENDBANIM I LASHTË DHE I RI

Liqeni i Ohrit është një liqen me rëndësi të jashtëzakonshme

vendore e ndërkombëtare. Popullsia në pellgun

ujëmbledhës të liqenit është rritur me të shpejtë që

nga Lufta II Botërore. Tani ajo i afrohet 200 000 banorëve

të përhershëm, përveç shumë mijëra të tjerëve që vinë

me pushime në liqenin e Ohrit dhe liqenin e Prespës.

Në pjesën maqedonase të pellgut ujëmbledhës ka rreth

106,000 banorë, kurse në pjesën shqiptare të pellgut

ka rreth 61,000 banorë. Shumica e popullsisë banon

në disa qytete të mëdha si: Ohri, Struga e Resnje në

Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri, por ka gjithashtu,

edhe bashkësi të shpërndara andej-këndej pellgut

ujëmbledhës. Shtimi i popullsisë dhe zhvillimi kanë

ushtruar ndikim në liqen, në shumë mënyra, çka përbën

kërcënim për larminë e veçantë biologjike të liqenit

e për kthjelltësinë kristalore të ujit, që aq shumë i tërheq

turistët.

BURIMET E USHQIMIT TË LIQENIT

Lumenjtë e përrenjtë që rrjedhin tatëpjetë nga malësitë

dhe nga luginat në liqen, si p.sh. Lumi i Çërravës dhe

Lumi Koselska, sjellin rreth gjysmën e ujit të tij. Pjesa

tjetër vjen nga burimet që dalin në pjesën jugore të liqenit,

në Shën Naum, Drilon e Tushemisht. Këto burime

ushqehen nga ujërat që rrjedhin prej maleve poroze

në lindje, Galicica e Mali i Thatë. Gjatë mijëra vjetëve,

poshtë shkëmbinjve malorë janë formuar zgavra e kanale.

Nëpër këto kanale kalon uji që nga Liqeni i Prespës

në Liqenin e Ohrit. Meqenëse Liqeni i Prespës është 150

m mbi Liqenin e Ohrit, ujërat e tij rrjedhin “tatëpjetë”

drejt Liqenit të Ohrit, përmes kanaleve në karst. Pothuajse

çdo 11 vjet, i gjithë uji i Liqenit të Prespës zëvendësohet

nga uji i ri. Ndryshe nga kjo duhen rreth 70

vjet që i gjithë uji i Liqenit të Ohrit të ndërrohet. Nga

Liqeni i Ohrit, pranë Strugës, del Drini i Zi. Ky lumë në

fund të fundit derdhet në det.

KALLAMISHTET, HABITAT I RËNDËSISHËM

Zona e kallamishteve është një habitat me rëndësi të

veçantë për shumë organizma, e po ashtu është me

shumë dobi për njerëzit. Rrënjët e kallamave e mbajnë

baltën të ngjeshur, kurse kërcejtë pengojnë dallgët,

duke pakësuar kështu erozionin e bregut. Këto bimë

largojnë edhe një sasi fosfori e lëndësh të tjera ndotëse

që vijnë në liqen. Ato përbëjnë hapësirën jetësore dhe

vendin ku fshihen shumë specie peshqish e zogjsh uji;

kallamishtet janë, gjithashtu, terreni ku lëshojnë vezët

gjuhca (shojza) e krapi. Peshqit e rosat i pëlqejnë kallamishtet

sepse ato janë strehë për t’ju fshehur grabitqarëve.

Në dimër, kur kallamat thahen shtojnë në ujë

lëndë organike, ushqim për organizma të tjerë, si kërmijtë

e krimbat, që nga ana e vet janë ushqim për peshqit

dhe shpendët e ujit. Me zhvillimet njerëzore përgjatë

bregut, njerëzit i kanë prerë ose djegur kallamat. Kjo

praktikë kërcënon peshqit dhe jetën e kafshëve në liqen,

ndaj duhet të mbahet nën kontroll.

GJALLESA ENDEMIKE, UNIKE NË BOTË

Ka dy bashkësi unike bimësh e kafshësh në Liqenin

e Ohrit: bashkësia pranë bregut, ose e zonës litorale,

dhe bashkësia përtej bregut, ose pelagjike, në ujërat e

thella mes liqenit. Gjallesat që jetojnë në fundin e Liqenit

të Ohrit janë krejt unike. Ka shumë kafshë të vogla

parruazore (kafshë pa shtyllë kurrizore a rraaza) që

gjenden veç në Liqenin e Ohrit. Sfungjeri i rrumbullakët

i Ohrit Ochridospongia rotunda gjendet vetën në

Liqenin e Ohrit. Kafshë më të afërta me të gjenden në

Liqenin Bajkal, një liqen tjetër i lashtë në Rusi, që është

formuar nga tërmetet. Në fundin shkëmbor hasen rëndom

midhje të vogla. Ato kapen pas shkëmbinjve me

anë të disa fijeve ngjitëse që i sekretojnë vetë. Në fundin

ranor ka një larmi të madhe krimbash, kërminjsh,


MOKRA MAJ - QERSHOR 2020

PANORAMË

9

i mrekullueshëm pushimesh

Shën Naumit. Brenda në manastir ndodhet një kishë e

vogël, ku ndodhet varri i Shën Naumit, një dishepull

i shekullit X i Shën Klementit të Ohrit dhe njëri prej

etërve themelues të krishtërimit ortodoks. Naumi

themeloi manastirin e Shën Mihalit dhe u varros më

krustacesh dhe organizmash të tjerë që jetojnë dhe fshihen

në zgavrat e tabanit.

PESHKIMI PA KRITER, KËRCËNIM SERIOZ

Peshkimi në Liqenin e Ohrit përbën një sektor të rëndësishëm

për ekonominë e Shqipërisë e të Maqedonisë.

Llojet e peshqve që gjuhen rregullisht nga peshkatarët

janë gjashtë, duke përfshirë koranin e famshëm të Liqenit

të Ohrit, belushkën më të vogël, gjuhcën, krapin ,

ngjalën dhe gurnecin. Gjatë dekadës së fundit, në liqen

peshkohen 200,000 deri në 300,000 kg peshk çdo vit.

Përmasat mesatare dhe numri i peshqve janë zvogëluar

dhe bilanci gjinor po ndryshon. Përveç trysnisë së mbipeshkimit,

peshqit vendës (nativë) të Liqenit të Ohrit

janë nën kërcënim nga speciet e futura, jo-vendëse.

Shqetësim të veçantë paraqet trofta e ylbertë sepse ajo

mund të zhvendosë koranin vendës.

RREZIK, RRJEDHJET ANËSORE TË PELLGUT

Ka edhe disa dëshmi paraprake se pesticidet e përdorura

nga bujqit në zonën e pellgut ujëmbledhës

mund të jenë një kërcënim për peshqit në liqen. Këto

pesticide janë gjetur në indet e peshqve të zënë në

liqen. Po kështu mbetjet industriale, ujërat e zeza, detergjentët

përbëjnë rrezik për prishjen e florës dhe faunës

së liqenit. Humbja dhe copëzimi i habitateve, si

edhe shqetësimet nga ana e njerëzve, janë rreziku më i

madh për vazhdimësinë e gjallesave.

VENDE QË MUND TË VIZITONI

Kalaja

Pogradeci ka një të mirë. Krahas pushimeve buzë liqenit,

mbasditja mund të organizohet me veprimtari të

tjera argëtuese. Kështu, psh, mund të shkohet në Kalanë

e qytetit. Kalaja ka qenë e banuar që në shekullin e V

para Krishtit. Kalaja u banua deri në shekullin X, kohë

pas së cilës banorët zbritën më afër liqenit të Ohrit, të

cilin romakët e quajtën Lyhnidos, që do të thotë Liqeni

i Dritës. Në kala sot nuk kanë mbetur shumë gjëra për

t’u parë. Porse për amatorët e shëtitjeve në natyrë, kalaja

është një rast më tepër për ta parë gjithë sipërfaqen e

liqenit nga lart.

Manastiri i Shën Naumit

Nëse shkoni në Pogradec, pasi kaloni kufirin e fshatit

turistik Tushemisht, ia vlen të vizitoni Manastirin e

910. Afresket që ndodhen në kishë janë kopje të origjinaleve

të shekullit të XIX. Ikonostasi me gdhendje të

pasur i përket vitit 1711, ndërsa ikonat janë të shekullit

të XVIII të pikturuara me mjeshtëri nga Kostandini.

Lini

Fshati i sotëm Lin është një fshat piktoresk buzë liqenit

të Ohrit. Nëse arrini aty do të shihni vetë Ballkanin në

miniaturë, por kësaj here vetëm paqësor. Në Shqipëri

Lini është i njohur jo vetëm për bukurinë, por edhe për

historinë e tij. Veçanërisht interesante është pjesa jugore

e gadishullit që ka mbetur ende e pabanuar. Këtu

mund të bëni banjo dielli në një plazh fare të virgjër

rëre, në të cilin shkohet pasi të keni kaluar disa kopshtije

të këndshme.Por Lini ka edhe objekte me interes

arkeologjik. Ai kamozaikët që quhen mozaikët e Linit,

datojnë në shekullin VI pas Krishtit. Ata ndodhen 22

km larg qytetit të Pogradecit. Lini, mozaiku bizantin i

shekullit të VI-VII është mozaiku më i madh në Ballkan

me një sipërfaqe prej 220 metra katrorë.

Driloni

Pika turistike e Drilonit, emri i vjetër Volorekë, ndodhet

4 kilometra nga qyteti i Pogradecit, në skajin jugor

të qytetit, ku derdhet në liqen një lumë i vogël.

Burimet e pastra dhe peizazhi do t’ju mahnit nëse e

vizitoni. Rreth e rrotull ka shelgje vajtues dhe pemë

gjetherënëse. Përveç shëtitjeve në këmbë, ju mund të

bëni shëtitje akoma më të këndshme me varka të vogla

për të lundruar në liqen. Varkat do t’ju çojnë deri thellë,

pikërisht atje ku lind burimi i Volorekës.

Tushemishti

Nga Driloni në Tushemisht shkohet fare mirë në këmbë.

Ai nuk është veçse disa qindra metra larg burimit

të famshëm. Tushemishti është i njohur në krejt zonën

për numrin e madh të burimeve që vërshojnë poshtë

shtëpive të fshatit, duke ardhur nga kodrat drejt liqenit.

Fshati është duke përjetuar një lidhje shumë të

fortë me turizmin. Në anë të liqenit do të gjeni hotele

dhe lokale të pajisura më së miri, porse shumë shtëpi

fshatare që janë fare afër liqenit janë shndërruar në

pensione familjare shumë komode, shumë intime dhe

me çmime shumë të leverdishme. Në to mund të përjetoni

edhe më mirë atmosferën tipike të një fshati në

anë të liqenit. Në Tushemisht është xhiruar filmi i famshëm

“Zonja nga Qyteti” nga artistja e madhe, Violeta

Manushi. Megjithëse ajo ka vite që ka vdekur, por, në

qoftë se u ka marrë malli, shkoni dhe e “takoni” aty

buzë rrëkeçkave të fshatit, e derdhur bukur në bronz.

LASGUSH PORADECI

Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir

Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,

Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira…

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…

KORANI DHE BELUSHKA

Arti i natyrës

Ndër peshqit e ujërave të cekëta bëjnë pjesë gurecka,

si dhe peshqit që gjuhen nga peshkatarët, si gjuca dhe

krapi. Gjatë periudhës së lëshimit të vezëve, në zonën

përgjatë bregut (litorale) vijnë shumë peshq të tjerë

duke përfshirë edhe koranin e Liqenit të Ohrit. Këta

peshq janë një urë lidhëse midis habitateve të ujërave të

cekëta dhe ujërave të thella. Korani është një specie endemike,

karakteristikë e liqeneve të thellë. Është i vetmi

i mbetur si specie endemike.

ARTI I KUZHINËS

Pogradeci njihet për gatimin e tij krejt të veçantë.

Vetëm me koran, peshkun e rrallë të liqenit bëhen mbi

10 gatime të ndryshme: me qepë, tavë peshkatari, i

zgarës, fileto korani, sallatë korani, koran i pjekur në

hell, koran tavë me arra etj. Gatime të tjera janë: Belushkë

e skuqur me arra, qofte të rreme me hudhra e kos.

Bëni kujdes me peshkun, pasi në vend të koranit, mund

t’u japin troftë dhe të mos e kuptoni. E themi këtë sepse

edhe ata që shesin në rrugë troftën ta shesin për koran.


10 TURIZMI

MAJ - QERSHOR 2020 MOKRA

Varret e Selcës, monumentet që duhen vizituar

Varret e Selcës gjenden 40

km larg Pogradecit, në zonën

malore të Mokrës, në

Selcën e Poshtme. Ky sit arkeologjik

qëndron mbi një pllajë malore me

pamje nga lumi Shkumbin. Në

këtë sipërfaqe janë zbuluar 5 varre

monumentale mbresëlënëse, që sipas

dokumentave janë ndërtuar nga

fundi i shekullit të IV para Krishtit.

Katër nga këto varre janë gdhendur

si tunele në shkëmb dhe njeri është

i rrethuar me blloqe katërkëndore

guri. Brendësia e varreve përbëhet

prej një paradhome dhe dhomës së

varrimit, me një shtrat prej guri për

trupin dhe rafte për pajisen e varrimit.

Mbi varre është një shesh

orkestre, për ceremonitë e varrimit.

1. Varri i parë përbëhet nga një

dhomë varrosjeje drejtëkëndore me

paradhomë ose katrore. Një hark të

lartë që mbulon dhomën e varrimit,

lartësia e së cilës është 2.10 m. Fasada

e varrit ka një kolonadë të shtyllave

dorike me sipërfaqe, të tipit të rendit

Jonik. Në fasadë gjurmët e bojës

janë ende të dukshme. Në dhomën

e varrimit ka dy shtresa shkëmbi të

gdhendur, njëra kundrejt murit anësor

dhe tjetra kundrejt murit të pasëm.

Ky varr është i orientuar drejt varrit

monumental maqedonas nga gjysma

e dytë e shekullit IV para Krishtit.

2. Varri i dytë ka dy elemente: më

poshtë është një dhomë varrosje drejtkëndëshe

me shkallët që të çojnë

poshtë, mendohet se është vulosur

fillimisht me pllaka guri. Mbi të ka

një kompleks si ai i teatrove, me dy

rreshta vëndesh që mund të kenë

shërbyer për çdo ritual apo për vizita

nga anëtarët e familjes të të ndjerit.

3. Varri i tretë është me dy nivele.

Niveli i sipërm është në një prerje

gjashtëkëndëshe në shkëmb, si në

emiciklin jonik (pjesa e amfiteatrit

ku uleshin spektatorët me rend arkitektonik

të frymëzuar nga dobësia

femërore), me tetë shtylla, pjesët

e sipërme të të cilave janë gdhendur

veç e veç në krah të hyrjes. Në

të majtë ka një kamare me një reliev

të gdhendur me një Bucranium

(dekorim që paraqet skeletin e kokës

së kaut) dhe një helmetë të Pergamit.

Në të djathtë ka një reliev të një mburoje

iliro-maqedonase. Dyshemeja e

varrit duket se ka pasur një mozaik,

megjithëse nuk ka asnjë gjurmë të

tij. Dera, e cila dikur ishte e mbyllur,

të çon në një dhomë të ngushtë.

Dhoma e dytë ka një hark të lartë dhe

përmbante dy sarkofagë të gdhendur

bukur në shtresa. Dhjetë varrosje

janë gjetur në këtë dhomë, disa në

sarkofagë dhe të tjera në dysheme.

4.Varri i katërt ka një fasadë të lartë

5 m me dy kolona jonike të gdhendura

veç e veç dhe trabeazione dhe

timpano ( janë terma arkitektonikë,

afërsisht tregojnë rregullimin e

strukturave mbështetëse të pjesëve

mbivendosëse.) të një tempulli. Është

varri më monumental nga të gjithë.

Fasada nuk është më në vëndin e

vet, megjithëse disa pjesë janë ende

të dukshme në tokë. Dhoma e varrit

të mbuluar është gdhendur në një

hark dhe ka qënë fillimisht e mbuluar

me suva të pikturuar. Dhoma përmban

një sarkofag të vetëm të bërë me

pllaka guri, të grabitur në antikitet.

Shtatë kamaret janë të gdhendura në

shkëmbin e fasadës së gjatë, pjesërisht

të mbuluara me mbishkrime

që mund të jenë bërë nga ndërtuesi

i varrit ose nga personi përgjegjës

për punimet, sipas asaj që mendojnë

arkeologët.

5. Varri i fundit ka stilin e atyre

maqedonas (i cili përbëhet nga një

dhomë e harkuar, fasada arkitektonike

me dyer monumentale, korridor

dhe gurë) ,he përbëhet nga paradhoma

dhe dhoma varrimi mbretërore,

të dyja të mbuluara dhe të ndërtuara

në ashlar (mbivendosje blloqe guri

rreshta të stivosur). Një pllakë guri

në reliev shërben si një hyrje e rreme

në dhomën e varrit. Në të njëjtën

dhomë ka mbetje të tre sarkofagëve

në formën e klinai (të shtretërve të

konvikteve, mbi të cilat dikush hante

gjysëm i shtrirë, të llojit të trikliniumit

të përdorur nga romakët e lashtë.)

Sarkofagët u përdorën kryesisht për

Kujtojmë lindjen e gazetarit

e karikaturistit Niko Nikolla

Shkrimtari i shquar pogradecar ka qenë i pranishëm në faqet e gazetës

“Mokra” që në numrin e parë me tregimin “Karaktere mokrarësh”

Niko Nikolla lindi më 20 maj 1931

në qytetin e Pogradecit. Punoi për

shumë vite si gazetar pranë gazetës

“Zëri i Popullit” dhe më pas si kryeredaktor i

Revistës “Hosteni”, deri në vitin 1991 kur doli

në pension. Me qindra e qindra janë fejtonet,

artikujt dhe reportazhet që mbajnë firmën e

Niko Nikollës, në të gjithë shtypin shqiptar.

Dikush e ka quajtuar optimisti i përjetshëm

dhe si i tillë pas viteve ’90, Niko Nikolla botoi

libra në fushën e publicistikës, humorit, por

edhe prozës. Përmenden këtu “Shënime të një

gazetari”, “Pushtimi i Amerikës”, “Një angleze

në rrugën e Dibrës”, “Furtuna e janarit”,

“Lamtumirë Vlorë”, “Njeriu pa emër”, “Zhyl

Verni në katror”, “Mjaltë dhe Gjak”, “Kronika

nga Fronti i Dytë”, “Vdekja e varrmihësit”,

“Një lumë midis dy shenjtorëve”, “Dallëndyshet

e dimrit”, “Koloneli me një sy”, ndërsa

ka në proces botimi “100 Novela e tregime

varrosjen e trupit dhe vetëm në një

moment tjetër u vendosën rafte dhe

pajisje funerali. Megjithatë, varri

ishte grabitur në antikitet.

nga Ballkani”. Gjithashtu ai botoi një kolanë

prej shtatë titujsh mbi temën e Ballkanit, ku

përmes humorit sa dhe dramës arriti të shpreh

ç’është Ballkani, ç’janë ballkanasit dhe si do të

ecë Ballkani. “Ta kthejmë Ballkanin nga një fuçi

baruti në një fuçi humori” është një nga shprehjet

e humoristit, i cili në vitin 1991 botoi në këtë

lëmë dhe revistën Ballkan, ku shkruan penat më

të njohura të gadishullit tonë.Gjatë aktivitetit të

tij letrar-publicistik, Niko Nikolla është nderuar

disa herë me çmime në konkurse të ndryshme

letrare si dhe me pesë çmime të para në fushën e

gazetarisë dhe të letërsisë si çmimi “Çajupi” në

vitin 1989. Miqtë e Niko Nikollës janë shprehur

se humori i tij buron nga tërë qënia e tij

dhe ishte pjesë e së përditshmes së tij. Në ceremoninë

e 70 vjetorit të tij, më 2001, Nikolla

u tha miqve: “Nesër jam 71 vjeç, por nesër do

t’u ndërroj vendin numrave dhe do të jem 17

vjeç”. Mes vlerësimeve që ka marrë veprimtaria

e gjerë publicistike dhe letrare e Niko Nikollës

është dhe Urdhëri “Naim Frashëri” i klasit të

parë (1978). Në vitin 2003 për “kontributin në

fushën letraro-artistike, kontributin si gazetar,

por edhe si veprimtar për qytetin e tij të lindjes”,

Këshilli Bashkiak i Pogradecit unanimisht i dha

Niko Nikollës titullin “Qytetar nderi”. Ndërroi

jetë mëngjesin e datës 4 janar 2006

Por nder të figurës të Niko Nikollës, Bashkia

Pogradec organizon në muajin shtator

“Ditët e Humorit dhe Bienalen Ballkanike të

Karikaturës” një aktivitet dinjitoz dhe i një

rëndësie të veçantë për qytetin e Pogradecit.


MOKRA MAJ - QERSHOR 2020

11

Nga Artin Halili

AKTUALITET

Korça dhe Pogradeci, gati për pritjen e turistëve

Korça dhe Pogradeci po

bëhen gati për turistët

dhe hapjen e shumëpritur

të 18 Majit. Në pazarin e

vjetër në Korçë bizneset po

bëhen gati ndërsa pavarësisht

pandemisë, ka edhe subjekte të

reja. Kriza dhe pandemia nuk i

ka trembur të gjithë.

Disa, frikën e pasigurisë e kanë

nxjerrë duke investuar me tej në

një prej zonave më të frekuentuara

të Korçës.

Edhe bizneset ekzistuese po

përgatitën për 18 majin, ditën

kur shqiptarët do të lejohen të

ulen sërish në bare e restorante.

Këtu operojnë 140 dyqane dhe

6 hane.

Por pas pezullimit dy mujor,

pronarët janë skeptikë.

Bashkia e Korçës nga ana e

tjetër thotë se po merren të gjitha

masat ndihmëse për biznesin.

Ndërsa qyteti është gati të

presë turistët që u kanë munguar.

Edhe bashkia Pogradec vijon

politikat lehtësuese për bizneset

gjatë muajve të sezonit turistik.

Natyrë si “e pikturuar”/ Pogradeci, ky destinacion

turistik që duhet shijuar në çdo stinë

Në Pogradec nuk të pret

vetëm natyra e bukur

dhe turizmi familjar,

por edhe një botë plot aventura

dhe histori. Pogradeci dhe rrethinat

e tij ofrojnë për turistët

një atraksion të përhershëm turistik

me natyrën, kulturën dhe

historinë që i japin madhështinë,

ndërsa liqeni i jep hijeshinë.

Përveç liqenit, Pogradeci ka

edhe shumë bukuri të tjera natyrore

në periferinë e tij, në fshatrat

që e rrethojnë, ka monumente

të rëndësishme kulturore e historike

që të tërheqin t’i vizitosh.

Pogradeci ofron shumë mundësi

për turizëm ujor, malor

dhe historik. Gjithashtu edhe

kuzhina dhe kulinaria pogradecare

është shumë e veçantë dhe

e pëlqyeshme nga vizitorët shqiptarë

dhe të huaj. Ministri i Turizmit

dhe Mjedisit, Blendi Klosi,

publikoi një video me pamje

nga Pogradeci për promovimin

e qytetit në juglindje të vendit, që

mbledh rreth vetes mijëra turistë

në çdo stinë të vitit.

“Pogradeci, ky destinacion turistik

që duhet shijuar. Aty gjen

njerëz mikpritës e të buzëqeshur,

peizazhe fantastike, atraksione

që duhen shijuar”, – tha Klosi.

Në këtë qytet kudo ka bukuri

si Lini, një gadishull i vogël në

brigjet perëndimore të liqenit të

Ohrit me një fshat të bukur me

të njëjtin emër.

Shtëpitë janë të ndërtuara prej

guri dhe tulla në anët e rrugicave

të ngushta mbuluar me pjergulla.

Në jug të Linit, afër Buqezës në

liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen

disa palafite. Ai është një

vendbanim i tipit liqenor ndërtuar

në sipërfaqe të liqenit, si ajo

e Maliqit në rrethin e Korçës. Ka

gojëdhëna që dikur gadishulli i

Linit ka qenë një ishull i bukur

me bimësi të lulëzuar.

Ndërsa burimet e Drilonit që

ndodhen rrëzë kodrave afër

fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4

km nga Pogradeci kanë një pamje

të pakrahasueshme.

Këtë monument natyre mund

ta vizitoni në qoftë se ndiqni

rrugën Pogradec-Doganë-Shën

Naum. Ai është një burim i

madh gëlqeror që buron me

rrjedhje vertikale të ujit në fund

të bllokut gëlqeror, duke vazhduar

më pas rrjedhjen në liqenin

e Ohrit. Uji vjen nga liqeni

i Prespës përmes Malit të Thatë.

Uji del jashtë si një burim i madh

i veçantë me një rrjedhje prej 7

m3/sek. Zona është e rrethuar

me bimësi të dendur.

Pogradeci ka edhe mjaft kisha

mesjetare si kisha e Shën Bitrit,

që vendasit janë mësuar ta thërrasin

kisha e Shën Bitrit, ndodhet

disa qindra metra larg fshatit

Potkozhan.

Kjo ndërtesë e vogël prej guri,

mbuluar me plloça është me

vlera unikale për sa i përket dy

kupolave të vogla në anën lindore

dhe murit shumë të veçantë

EKSPOZITA PERSONALE “ÇAST” E PIKTORIT

QEMAL GURI NGA QYTETI LIQENORI POGRADECIT

Ekspozita e titulluar “Çast”

është çelur këtë fundjavë

në Galerinë e Arteve “Lasgush

Poradeci”, një ekspozitë personale

e piktorit nga qyteti liqenor,

Qemal Guri.

Duke e lidhur dhe me situatën

që po kalojmë për shkak

të pandemisë në fokus të pikturave

të realizuara nga autori

ishte këndvështrimi rreth të

pikturuar me afreske në pjesën

e brendshme të tij. Edhe pse

afresket janë dëmtuar, vizitorët

përsëri mund të admirojnë misterin

dhe bukurinë e shenjtorëve

pikturuar në muret e tij.

Një tjetër kishë është ajo e Shën

Marenës në veri të fshatit Llenge,

zonë e Pogradecit, me një pamje

dominuese në majë të malit mbi

lumin Shkumbin. Kisha është

një ndërtesë e vogël afërsisht

8-12 metra e gjatë. Altari është

i ndarë nga pjesa qendrore e

kishës me një ikonostas druri 6

m të gjerë dhe 4 m të lartë. Ikonostasi

është gdhendur me motive

luleje. Gjithë pjesa e brendshme

e kishës është e mbuluar

me afreske që i përkasin dorës

së mjeshtrit të këtyre zonave,

Kostandin Shpataraku. Qyteti i

Liqenit, Pogradeci, është qyteti

elitar i Shqipërisë i cili vizitohet

në të katër stinët. ATSH

përditshmes, realitetit dhe ëndrrave.

Një detaj që kalonte përtej

ngjyrave të peisazheve ishte

figura femërore në madhështinë

e veprave të saj.

Ekspozita “Çast”, me rreth

120 punime, u çel mbështetjen

e bashkisë Pogradec dhe do të

qëndrojë e hapur për dy ditë

në qytetin liqenor të juglindjes.

NGJYRA MBI GODINAT INDUSTRIALE, FLORA E

FAUNA E OHRIT “I JEP JETË” FASADËS NË POGRADEC

Një magazinë e vjetër e

kohës së komunizmit në

hyrje të Pograecit po merr jetë

nga ngjyrat. Flora e fauna e liqenit

të Ohrit po hidhet aty në një

pikturë murale nga Eljan Tanini.

Pikturat murale në Shqipëri nuk

janë të panjohura por të bëra

mbi objekte të rrënuara janë

shumë të rralla. Këtë ka nisur ta

bëjë prej disa vitesh piktori Eljan

Tanini. Prej 3 javësh ai është

duke punuar në zonën e Gurit

të Kuq në Pogradec. Mbi këtë

Në varkë mushamaje 16 veta,

tritol vetes nëse na kapnin

Babai iu arratis në vitin

1949, por familjarët

e tjerë u burgosën, u

persekutuan, u internuan, u

përndoqën në të gjitha format.

“Vëllai u dënua 13 vite burg,

por, kur doli nga burgu, lufta e

klasave bënte kërdinë, ajo ishte

e padurueshme, e papërballueshme.

Ne kërcënoheshim

vazhdimisht të arrestoheshim.

Vendosëm që ne, tre vëllezërit,

të iknim pa pjesëtarët e tjerë.

Por fati i mirë i yni dhe i familjes

ishte që mami e pikasi planin

tonë, pasi na gjeti kamerdaren

me të cilën do të iknim. Ajo filloi

të qajë dhe na tha: ‘Nëse jeni

burra, nuk do ikni t’i lini gratë

t’jua përdhunojnë këta, pak

hoqëm ne nga baba’. Kur sheh

nënën duke qarë, sigurisht që

tërhiqesh. Ajo, në fakt, na mbolli

në tru një mendim, o të vdesim të

gjithë, o të shpë- tojmë të gjithë,

rrugë të tretë nuk kishte”, tregon

Haki Fejzollari, ndërsa me babain

prej 12 vitesh nuk kishin

pasur asnjë komunikim. Letrat

që vinin prej tij, i grisnin pa ua

çuar në shtëpi. Me ndërtimin e

varkës është marrë Ethemi, pasi

ishte më “usta” me saldimin.

E ka krijuar në vetëm 3 ditë,

aq sa leje i dhanë nga puna si

godinë të vjetër të komuizmit,

po ndërthur mjeshtërisht artin

e tij të ngjyrave me florën dhe

faunën e liqenit të Pogradecit.

Tanini thotë se kjo ishte një

mënyrë mjaft e mirë për të dalë

nga karanatina si pasojë e situatës

së krijuar nga pandemia.

Ngjyrat tashmë i kanë dhënë

jetë godinës së ish minierës,

ndërsa Pogradeci nga ana tjetër

ka një tjetër detaj mirëseardhjeje

për këdo që udhëton drejt

qytetit buzë liqenit.

kuzhinier. “Varka është bërë

me mushama, pa gozhdë, sepse

po t’i vinim gozhdë do duhej ta

merrnim të përgatitur, të ndërtuar,

deri në liqen dhe do na

shihnin rrugës. Mënyra më e

mirë ishte që ta bënim të montueshme,

të çmontueshme dhe e

çuam pjesë-pjesë në breg, e fshehëm.

Pak a shumë bëmë disa

llogari me ligjin e Arkimedit, sa

kubikë do varka që të zhvendoset

uji duke llogaritur peshën e

njerëzve. Fillimisht menduam

që unë dhe vëllai i vogël t’i lëmë

fëmijët dhe gratë, por kjo nuk

u realizua, sepse vëllai në fund

tha ‘unë nuk vij pa fëmijët’. Na

rrezikoi shumë në fakt, sepse

varka u rëndua dhe nga pesha

mbeti vetëm pesë gisht mbi

ujë”, thotë autori i librit Ethem

Fejzollari. Udhëtimi zgjati 8 orë,

u nisën në orën 12:00 dhe në 8

të mëngjesit ishin në bregun

maqedonas. “Ne i kishim marrë

masat tona, por rreziku ishte

njëlloj, si të mbyteshim, si të na

kapnim. Por ne kishim një kuti

me tritol, i kishim vënë dhe fitilin

dhe në çdo rast do t’i vinim

shkrepësen të shpërthenim,

sepse e dinim se çfarë na priste,

më mirë vdisnim aty sesa si

minj”, kujtonte Ethemi.


12

KULTURË

MAJ - QERSHOR 2020 MOKRA

Anastas Kostandini: Teatri Kombëtar

duhej ruajtur si një kompleks monumental

Mes institucioneve dhe artistëve

në jetën artistike

ka munguar dialogu, duke

sjellë probleme të ndryshme. Artistët

shprehen se zëri i tyre nuk dëgjohet

nga institucionet, ku ndjehet një lloj

indiference përballë problemeve që

ata kanë. Shembja e Teatrit Kombëtar

ka ngjallur shumë reagime, ku artistë

të ndryshëm janë shprehur për vlerat

historike dhe kulturore. Në intervistën

e mëposhtme piktori i njohur Anastas

Kostandini thotë se mund të kemi salla

moderne që do të ofrojë teatri i ri,

por atë efekt kulturor që kishte salla

e Teatrit Kombëtar nuk do ta ketë tjetra.

Piktori Kostandini thotë se Teatri

Kombëtar ishte me vlera monumentale

por dhe historike, ndërsa ndërtesa

e re mund të ishte transferuar në një

hapësirë tjetër të Tiranës. Në vijim të

problemeve me jetën artistike, piktori

Anastas Kostandini thotë se arti ka

rëndësi dhe për turizmin në vendin

tonë, por kjo gjë pak merret parasysh

nga bashkitë në vend. Sipas tij, edhe

GKA duhet të ketë një tjetër aktivitet,

sepse deri tani ka qenë një institucion

i bunkerizuar.

-Jeni i vlerësuar me aktivitetin tuaj

brenda dhe jashtë vendit ndër vite.

Sa rëndësi merr sipas jush merr arti

edhe për turizmin dhe çfarë mund të

na thoni për qytetin ku ju punoni?

-Në Pogradec unë si qytetar shikoj që

është punuar, ndërkohë ka një ndërhyrje

në qendër në lidhje me një lulishte,

që është lulishtja e dy monumenteve.

Rrotull sheshit të flamurit dhe këtyre

monumenteve janë vendosur disa stola

në formë libri, që janë shkruar pjesë

nga letërsia. Kjo është interesante, një

letërsi që njerëzit mund të shikojnë

monumentet, por dhe fjalën e tyre. Kur

janë bërë këto monumente me përjashtim

të vlerës së tyre monumentale, më

janë dukur shumë të thjeshtë dhe të

varfra në pikëpamjen e shoqërimit me

elemente të tjerë dhe gjëja që iu mungonte

sipas meje ishte fjala e tyre. Unë

ia kam thënë dhe skulptorit dhe drejtuesve

atje, që fjala e tyre ku është,

sepse ata janë shkrimtarë, janë artistë

që kanë lënë fjalën e tyre. Fjala nuk

ekzistonte dhe në një farë mënyre kjo

është rregulluar. Por ka një gjë që mua

më shqetëson që jam një artist aktiv,

një artist monumental, ku shpesh

qyteti im nuk e ka të qartë fare, që artistë

të tillë nuk i njeh fare. Nuk ka asnjë

lloj informacioni të tyre dhe nuk e

kuptojnë prezencën e një artisti monumental,

të një piktori monumental

që mund të bëjë vepra publike, ku të

lavdërojë historinë lokale, ku të bëjë

gjëra të bukura, që lidhen me sheshet

dhe hapësirat. Unë dua të bëj diçka të

tillë, por është e vështirë të merrem

me ta, me gjithë eksperiencën që kam

dhe emrin shumë të mirë që kam në

nivel kombëtar. Ata nuk mendojnë që

artistët duhet të ftohen dhe ky është

një problem. Kultura jashtë turizmit

sot është një kulturë pak e vjetruar, jo

funksionale. Kultura që lidhet me turizmin

është funksionale, e cila jeton

sepse turizmi e konsumon. Por këta

drejtues që drejtojnë në një mënyrë të

rëndomtë qytetet me principe të vjetra,

nuk e kanë aktivizuar kulturën si

pjesë të qënësishme të funksionimit të

qyteteve. Pra artistët për ta nuk përbëjnë

lajm dhe nuk i angazhojnë në

punë. Nëse shkojmë jashtë shtetit dhe

shikon një këshill bashkiak, apo një

bashki ti aty merr informacion të plotë

rreth historisë së atij vendi, aty shikon

piktura, skulptura, shikon elemente të

tjerë që tregojnë për historinë. Këtu

ndodh e kundërta, nëse hyn në bashki

zëre se hyn në një spital. Nëse hyn në

një institucion kulturor zëre se hyn në

një ujësjellës kanalizime, kjo është e

tmerrshme. Drejtuesit në përgjithësi

kanë një mentalitet të kooperativave

bujqësore dhe nuk kanë ide rreth kulturës.

Në rastet kur duan ta aktivizojnë

kulturën nuk janë mendime profesionale,

por mendime personale të këtyre

drejtuesve që zakonisht nuk kanë kulturën

e duhur, por mund të kenë qenë

ekonomistë, mësues, etj. Kjo që unë

them mendoj se është vende -vende.

Kemi qytete që drejtohen dhe nga

njerëz më me kulturën që e çmojnë atë,

sepse dhe turizëm pa kulturë nuk ka.

-Artistë të ndryshëm gjatë kësaj

kohe janë shprehur për Teatrin

Kombëtar. Çfarë solli sipas jush shembja

e këtij kompleksi teatror në

Tiranë?

- Unë kam pasur mendime të dyzuara,

edhe më pëlqente të ishte një teatër

i ri por më pëlqente veçanërisht ruajtja

e dëshmive të së kaluarës dhe unë

jam i prirur ndaj kësaj. Ai vend për

fat të keq nga 1945 është shpërdoruar,

sepse ai kompleks i ndërtuar në kohën

e Italisë ka qenë i lidhur me harqe me

një lloj ansambli. Ato dy godinat kanë

qenë të lidhura dhe ato kufizonin dhe

një park brenda, që ishte një lulishte.

Ky ansambël pas 1945 është dëmtuar,

ai nuk kishte atë vlerën e projektimit

bazik që ishte bërë nga Italianët. Kjo

gjë duke u dobësuar, u dobësuan dhe

parametra të tjerë dhe duket sikur nuk

ka vlera monumentale. Por në fakt bukuria

e asaj salle, kubatura, sallat parahyrëse,

etj, Maks Velo i ka shpjeguar

mirë nga pikëpamja arkitekturore, nga

pikëpamja e estetikës së interierit dhe

të vlerës monumentale të tyre, shto

këtu dhe vlerat historike. Këto i japin

arsye faktit, që ajo duhej ruajtur si një


OPINION

MOKRA MAJ - QERSHOR 2020

13

Ky ansambël pas 1945 është dëmtuar, ai nuk

kishte atë vlerën e projektimit bazik që ishte

bërë nga Italianët. Kjo gjë duke u dobësuar, u

dobësuan dhe parametra të tjerë dhe duket sikur

nuk ka vlera monumentale. Por në fakt bukuria

e asaj salle, kubatura, sallat parahyrëse, etj,

POETI I PENELIT

Një vizitë ne studjon e piktorit ANASTAS KOSTANDINI

kompleks monumental, që është pjesë

e një kompleksi më të madh monumental

që është bulevardi kryesor,

ndërtesat kryesore të ndërtuara në kohën

e Italisë, sipas një projekti madhor

që përbën shtyllën kurrizore të

kryeqytetit, që është edhe stadiumi, Instituti

i Arteve, godina qëndrore e universitetit,

kryeministria, hotel “Dajti”

etj, por ky kompleks i teatrit ka qenë

një detaj shumë interesant. Unë po flas

si artist, sepse kam dhe një eksperiencë

teatrale, ku kam punuar rreth 15

vjet si skenograf dhe e di mirë se çfarë

është skenografia dhe mund të them që

do ti mungojë steriliteti, bukuria, ajo

ngjyresa jashtëzakonisht interesante

e kubaturës, e sallës shumë specifike

në përputhje me psikologjinë e një

kryeqyteti si Tirana, që është salla e dikurshme

e Teatrit Kombëtar. Ne mund

të kemi salla shumë ekstravagante,

salla moderne që do të ofrojë teatri i

ri dhe do të jetë një gjë padiskutim i

bukur, por atë efekt kulturor, atë meditim

që do marrësh nga ajo sallë që ka

qenë nuk do ta ketë tjetra, ndërkohë

kjo godinë mund të ishte transferuar

në një nga hapësirat e pafundme, që po

i rezervohet Tiranës në bulevardin e ri.

-Dalëngadalë jeta po i rikthehet

normalitetit pas kufizimeve me pandeminë.

Nëse flasim për artin në

vend, çfarë përgjegjësie sipas jush

ka Ministria e Kulturës?

- Për jetën artistike do të doja që ministria

të ishte më e dhënë pas kulturës

dhe pas disa projekteve konkrete, që

të jenë të prekshme dhe të dukshme.

Është një lajm shumë i mirë, që jeta

e vendit do të dimensionohet edhe

me kulturën. Pavarësisht në mënyrë

të pjesshme, por jeta muzeale, jeta

që bën arti vizual, artefaktet, muzeu

është shumë e rëndësishme dhe ka

lidhje të drejtpërdrejtë me turizmin.

Për mendimin tim çdo gjë shpjegohet

me turizmin. Ministrinë mund ta pyesësh

me dhjetëra herë dhe të mos japë

përgjigje, e ka në teknikë indiferencën

ose kthimin me zor të përgjigjes dhe

të një mungese dialogu me artistët. Ka

nevojë për më pak zyrtarizëm të injektuar.

Injektimi zyrtar bëhet që nga

nivelet e larta të qeverisë, i injektohet

ministrisë. Ministria më pas vepron në

një mënyrë të kujdesshme. Kjo gjë e

bën të pamundur një lloj zhdërvjellësimi

që duhet të ketë ministria, një lloj

pavarësie në kompetenca që të marrë

kontakt me artistët dhe komunikojë

me ta. E njëjta gjë që ndodh me kryetarët

e bashkive, që ndonëse e dinë

shumë mirë që kanë artistë në qytetin

e tyre nuk i thërrasin ata dhe nuk iu

kërkojnë gjë atyre.

(vijon ne faqen 11)

Nga Miho GJINI

Pasi ndahesh nga bregu i liqenit, ku qëndrojnë

madhërishm të dy monumentet

e personaliteteve te Pogradecit, të Lasgushit

e të Kutelit, pak më tej, në një rrugicë të

heshtur, gjëndet edhe shtëpia-studjo e një personaliteti

të gjallë, e piktorit Anastas Kostandini.

Që të tre poet: Lasgushi i poezisë lirike

brilante, i dyti i prozës poetike rrëfimtare magjepsëse

dhe i treti, piktori, nje poet i ngjyrës.

Në studjon e tij, njeriu do të humbas nëpër

“Labirinthet” rrëzëllitese qe krijon magjia e

ngjyrave dhe që duket sikur vjen po nga ai refleksion

i liqenit përbri, gjatë gjithë ditënatës

dhe i jetës së tij. Qindra-mijra tabllo te piktorit

qëndrojnë aty, njërapastjetrës, nëpër mure, koridore

e anekse, në të dyja katet e kësaj shtëpie

te kthyer ne muze se gjalli artistit, për të vazhduar

në një tjatër studjo më të gjërë në mjediset

e Pallatit të Kulturës me emrin e Kutelit. Dhe

është ky Kostandin, njeriu me i varfër ne dukje

e më i pasuri në shpirt, sikundër ishin dikur

Lasgushi i shenjtëruar, me pallton e tij të vjetër

e me shkopin e pleqëris dhe Kuteli i gjorë “me

dy emra”, që s’ju nda “biografia e keqe” pas

vetes dhe hija e tmerrshme e burgut...E kushdo

do të pikëllohej, po të merrte vesh se këta

kollosë të kulturës kombtare, nuk kanë ende

një shtëpi –muze, ku do të gjunjëzoheshin me

nderim poetët e sotshëm dhe te brezave që vijnë,

si edhe do te brengoseshin qe shëtitorja

ku ecte Lasgushi brigjeve te “liqerit pakufi”,

karshi Malit të Thatë, nuk e ka ende emrin e tij

të ndritshëm.

Anastas Kostandini është mjeshtër i penelit,

nga më të mirët qe kemi sot, piktori i të gjitha

rrymave, të së djeshmes dhe të së sotmes. Në

arsenalin e krijimtarisë së tij do të hasësh pikturën

monumentale dhe tabllo të panumërta të

të gjitha dimensioneve, portrete njerëzish të

vdekur e të gjallë, pejsazhe të natyrës, kompozime

te përmasave te ndryshme në vaj, pastelë

e ne grafikë, skica e vizatime të pafundme,

mozaike të gjalla e trille të piktorit te fiksuara

ne dru, në guacka e në hedhurina gjithfarësh

qe marrin trajtë e vlerë piktorike. Edhe sendet,

edhe objektet më të rëndomta, sikur marin jetë

prej duarve te artistit...Një jetë e tërë është sintetizuar

aty përmes fantazisë dhe ngjyrës, gjithmonë

nga një këndvështrim estetik i artistit të

paqetë, kërkimtar, interpretues i thellë i natyrës

mëmë e i njerëzve qe e rrethojn, me peshën e

një filozofi që zhbiron pareshtur jetën e tij dhe

jetën tonë. E gjithë bota e i tërë shpirti i tij sikur

mblidhen këtu, në këto “kocofole të mistershme”

ku rishfaqen edhe shpirtrat e Poradecit

e te Kutelit, që enden përmbi liqen përjetësisht!

Po pikturat e këtij artisti të pazëshm, në pjesën

më të madhe të tyre, janë ekspozuar e shpërndar

nëpër botë. Ato nuk gjënden vetëm ne të

dyja studjot e tij te Pogradecit, po edhe në Tiranë,

Korçë, Fier, Gjirokastër, Prishtinë, Tetovë

e Ohr. Por edhe më tejë: ne Sh.B.A, Gjermani,

Francë, Holandë, Rumani e Bullgari.

Isha, si te thuash, me fat që qëndrova dy ditë

pran tij, që e piva kafen me të, me njeriun e

thjeshtë dhe artistin e madh, që e pata si “mik

tryeze”, që kuvëndova shtruar dhe pashë piktura

të rralla, të cilat më “dehën shpirtin”, por

edhe që eca me të bregut të liqenit në një shi

të butë, kur fërfërinin gjethet e pemëve e pikonin

çatitë. Në portretin e tij thuajse enigmatik,

vija re ne heshtje filozofin, qe flet me “syrin e

mëndjes”, por që di aq bukur të “bëjnë te flasin”

mijëra tabllo në pëlhurë!


14 OPINION

MAJ - QERSHOR 2020 MOKRA

Historia e gjatë e njerëzimit ka treguar se rreziku më i madh që i kanoset një kombi është mungesa e vlerave

Vlerat e kulturës sonë kombëtare drejt shkatërrimit

Nga Bardhyl BERBERI

Në fshatin Lin të Pogradecit

ndodhet një nga bazilikat më

të vjetra dhe më ineteresante

për gjithë rajonin e Ballkanit, i ndërtuar

që në shekullin e VI të erës sonë. Ai ka

tërhequr dhe vazhdon të tërheqi një numur

të madh turistësh nga e gjithë bota,

pasi vlerat e tij janë të evidentuar në

hartën arkeologjike të Europës si mozaiku

më unikal në tërë Europën. Është

vërtet një tempull i trashëgimnisë së

kulturës sonë kombëtare për teknikën

e ndërtimit dhe konfiguracionin që

paraqesin figurat e parardhësve tanë

të lashtë. Por çfarë po ndodh me këtë

bazilikë të lashtë e cila është në prag të

rrënimit të saj?

Në vitin 2004 mozaiku është vizituar

nga personeli i ambasadës gjermane në

Tiranë të cilët të mahnitur nga vlerat e

mozaikut dhe të tronditur nga gjendja

e mjeruar akorduan një fond prej 200

mijë euro për ta mbrojtur mozaikun me

një mbulesë xhami, madje është bërë

dhe një projekt, por në vend të këtij projekti

në vitin 2005 u adoptua një projekt

tjetër me një konstruksion metalik prej

12 shtyllash me një mbulesë që shiu dhe

bora që binte jashtë e gjitha hynte brenda

mozaikut. Por para pak kohësh Instituti

i Monumenteve ka dhënë një fond

tjetër prej 50 mijë euro për ta shkatërruar

këtë mbulesë për të cilën u harxhuan

200 mijë euro. Dhe më pas thonë drejtuesit

e Institutit të Monumenteve të

Kulturës se do të bëhet një projekt tjetër

dhe do të hapet një tender i ri se këto

që kanë kaluar kanë qenë të dështuar.

Besoj se këto fakte nuk kanë nevojë për

Koha është një shoshë e madhe dhe e pagabueshme.

Tashmë ajo është duke veçuar se çfarë ka mbetur dhe

çfarë po shkatërrohet çdo ditë nga kultura jonë kombëtare.

shumë koment.

Le të marrim një shembull tjetër, në

fshatin Dërdushë ka qenë një ndërtesë

pesë katëshe e njohur si kulla e Dërdushës,

e ndërtuar 300 vjet më parë nga

Meço beu dhe ajo para pak kohësh u

rrënua nga neglizhenca e drejtorisë së

monumenteve të kulturës në qarkun e

Korçës edhe pse ka qenë një monument

kulture unikal, i ndërtuar me teknikën

e asj kohe, të shoqëruar me shumë dekoracione

brenda saj. Monumenti ishte

veshur me dru dhe tavanet ishin me

dekore gdhendjesh.

Tjetër shembull: Në fshatin Llëngë të

Pogradecit është shkatërruar me tritol

një nga urat unikale të rrugës ‘Egnatia’

me një qemer që lidhte dy anët e lumit

Llëngë. Persona ende të paindentifikuar

me tritol kanë shkatërruar urën

dhe ende nuk është dhë asnjë përgjigje

për këtë akt të rëndë. Kjo urë qe unikale

me një qemer të rrugës ‘Egnatia’ që iu

ka rezistuar qindra mijra vjet, tashmë

shkatërrohet nga disa barbarë që duan

të “gjejnë florin te këmbët e urës”.

Fjalët e Plutarkut se nuk ka patur

dhe nuk mund të ketë ndonjëherë

qytetërim pa tempull të trashëgimnisë

së kulturës tregojnë se është tempulli ai

që e lind dhe e mban qytetërimin. Vetë

shoqëria njerëzore ka lindur dhe është

organizuar rreth vlerave të trashëguara

nëpër shekuj dhe sa më të forta të kenë

qenë këto vlera aq më e fortë ka qënë

shoqëria. Qytetërimi, në kuptimin më

të thellë të fjalës, nuk përcaktohet nga

sasia e banesave dhe e gradaçielave,

por nga vlerat që mbart kjo shoqëri dhe

nga mendimtarët që e kanë udhëhequr

atë në periudha të ndryshme historike

dhe vlerat që ata kanë lënë për shoqërinë

njerëzore.

Nëse një shoqëri nuk nxjerr mendimtarët

e saj për çdo periudhë historike

atëherë kjo shoqëri është në rrezik;

motivimi i jetës dhe ekzistenca është

shumë e dobët shoqëria është pa rrënjë

dhe çdo tronditje sado e vogël që

mund të vijë mund të sjellë katastrofa

të mëdha.

Është fare e qartë që çdo komb dhe

çdo qytetërim është mbajtur mbi këto

vlera me njerëzit më të ditur të tij dhe

kanë qenë këto vlera që janë bërë fuqia

transformuese e këtyre kombeve drejt

progresit, në të kundërt ka ndodhur

një shkatërrim dhe një degradim moral

të pandalshëm të shoqërisë…

Ne sot jetojmë në një kohë kur vlerat

ndodhen në rrezik me tempujt e kulturës

bëhen tendera për tendera që

nuk kanë si qëllim ruajtjen e vlerave

të tyre por mbushjen e xhepave… Personalitete

të kulturës sonë që mund të

quhen si shtylla të këtyre tempujve të

kulturës si Skënderbue, Nënë Tereza,

Naim Frashëri, Kadareja, Lasgush Poradeci,

Mitrush Kuteli, Faik Konica,

Fan Noli dhe shumë ikona të tjera të

kulturës shqiptare sulmohen nga disa

pseudointelektualë të cilët duke u

marrë me këta gjigandë të kulturës shqiptare

duan të rritin vlerat e tyre në

mënyrë artificiale…

Historia e gjatë e njerëzimit ka treguar

se rreziku më i madh që i kanoset një

kombi është pikërisht mungesa e vlerave.

Kjo është njësoj sikur të presësh

rrënjët e një peme. Është e njëjta gjë

edhe me prerjen dhe shkatërrimin e

vlerave. Një qytet dhe një komb pavlera

kthehet në një kaos. Një shoqëri që nuk

ka vlera ka antivlera të shoqëruar me

pushtetarë, politikanë, gjykatës, policë

dhe administratorë të korruptuar.

Vendi ynë ka nevojë për vlera dhe

mendimtarë të zotë dhe ajo që i mungon

më tepër në këtë kohë janë pikërisht

mendimtarët e zotë dhe ruajtja dhe

restaurimi i tempujve të kulturës sonë

kombëtare…

Martin Luter King ka thënë se “jo veprimet

e gabuara të të njerëzve të këqinj,

por heshtja e njerëzve të mirë është ajo

që prish një komb…”.


MOKRA MAJ - QERSHOR 2020

KULTURE

15

OPINION:

KËSHILLI POLITIK KA

DISKUTUAR SHUMË,

POR S‘ KA THËNË ASGJË

Nga Dhimitër Gegprifti

E

titullojmë kështu shkrimin

tonë për disa arsye.

Këshilli politik është një

strukturë e re në kuadër të reformimit

të mëtejshëm të Reformës

Zgjedhore, e cila ka qënë

është dhe do të mbetet e tillë, sa

herë do të ketë zgjedhje në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, por akoma

edhe më aktuale deri sa në

poltikën shqiptare do të ecet me

mentalitete, synimet dhe veprimet

e saj, që bien ndesh me një

sistem demokratik të kërkuar.

Është hera e parë që në një strukturë

të tillë të ngritur enkas nga

palët pjesëmarrëse për zbutjen e

situatave aktuale të krijuara artificialisht.

Kemi dy opozita të

së njëjtës forcë politike, opozita

e opozitës, kemi dhe një opozitë

parlamentare dhe jashtparlamentare,

që rikthehet si djali

plangprishës, të penduar ose

jo. Afati kohor i vendosur për ta

përmbyllur brenda muajit maj

2020, kur kanë mbetur vetëm

pesë ditë, duket se janë largë

edhe për shkakun kohë.

Akoma edhe më imperative bën

situatën në këto momente intersimi

direkt, konkret, urdhëror

i Ambasadores së SHBA-kës,

duke iu prerë çdo shpresë për

pazare, zvarritje të kësaj Reforme,

duke i kthyer sytë te populli, që e

ka miratuar nga viti 2016.

Kanë diskutuar shumë, do të

diskutojnë edhe këto ditë, që

kanë mbetur, nëse nuk shtyhet

afati, siç është bërë zakon në

Shqipëri, por kanë „harruar“

jo padashje themelin e Reformës:

Sistemin Zgjedhor, të cilin

ua sugjeroj edhe Ambasadorja

Amerikane, Sistemin Danez.

Vetëm zonja Hajdari e ka kërkuar

prej kohësh, e përmendi edhe sot

26 maj 2020, duke i bërë thirrje

edhe opozitës Jashtparlamentare,

zoti Basha për ta mbështetur.

Nënteksti i deklaratve për mediat

të le të kuptosh se ata anëtarë

të atij Këshilli Politik bëjnë sikur

nuk dëgjojnë, se u ikin nga duartë

„monopoli“ mbi listat zgjedhore

për vendosjen e kandidaturave,

kur thonë se do të vendosim raportin

një në tre Grua.

Me këtë tregojnë se do t’i vendosim

ne, kështu u vlerësuaka

Barazia Gjinore, duke hartauar

dhe sistem mbrojtës ligjor. Barazia

gjinore, nuk është problem i ri

i kësaj politike, është i hershëm,

por është përdorur dhe vazhdon

të përdoret edhe sot në shekullin

XXI si dekor nga mënyra sesi

vlerësohet dhe si luhet me të.

Pse u dashka t’i vendosë politika,

le të jenë krejt të lira, brenda

dhe jasht strukturave të ndryshme

të Demokracisë, të kandidojë

e fitojë ai ose ajo, që e meriton

dhe e justifikon, pse nuk

përdoret për gjinininë mashkull

ky standard një në tre gra njw

burrw, por humbasin Pushtet, e

mbi të gjitha humasin pasuri, që

s‘i kanë parë as në ëndërr.

Kandidatura fituese të jetë ajo, që

do të dali nga përballja me realitetin,

me komunitetin, me moralin,

por edhe me programin ambicioz,

që prek çdo cep të jetës sonë,

duke dhënë zgjidhjen dhe afatin

kohor dhe të vijë vetë të japë llogari

për realizim apo mosrealizim,

kush do fitojë më shumë pikë , ai

e meriton.

Ç’është ky financim i partive

politike! Me sa jemi të informuar

deri tani, në botën jasht

futen në Fushata Zgjedhore

me shpenzimet e tyre, kurse ne

duam të futemi në politikë për të

fituar nga ajo nga burimet më të

ndryshme të saj, duke aktivizuar

korrupsionin.

Bëjnë sikur e luftojnë korrupsionin,

por e ledhatojnë.

Marrin nga Buxheti i Shtetit, por

prap nuk duhet të mbeten pa

gjë edhe nga financimi privat

jo 100%, por 50 %. Përse duhen

këto para, ku shkojnë, si përdoren,

kush i kontrollon?.

Besojmë se edhe sot do të ketë

parti poltike, që nuk kanë bërë bilancet

për financimet e zgjedhjeve

të mëparëshme në KQZ! Nëse ka,

ato nuk duhet të lejohen të marrin

pjesë në zgjedhjet, që vijnë pas.

Edhe një problem tjetër, që

duhet ta kishte në konsideratë

Këshilli Politik, sipas nesh, është

ky: Partitë Politike nuk duhet të

vendosin në lista apo të pranojnë

kandidatura nga Shoqëria

Civile, nga komuniteti persona

gra apo burra, të cilët pak apo

shumë përflitet jo mirë në komunitet,

ish-deputetë, ish-qeveritarë,

ish kryetarë Bashkish, Partish,

Qeverish sot Administratorë

të Njësive Administrative,

ish apo janë, për të cilët përflitet

shumë, akoma më keq, kur janë

të akuzuar, në proces apo jo, pa

një vendim gjykate për pafajësi,

apo pastërti. Kjo duhet filluar që

tani, sa nuk është vonë, një Veting

Special për këtë kategori.

Pse nuk diskutohet për numërin e

deputetve në Parlament të shkurtohet

në mënyrë drastike, kritere

të larta për kandidaturat. Në një

Republikë Parlamentare si Shqipëria

dhe askund, problemet e

zhvillimit të një vendi nuk zgjidhen

nga madhësia e Parlamentit,

por nga niveli sa më i lartë dhe

përkushtimi i tyre për këtë popull-

Vetëm kështu , mendojmë ne, do

të arrijmë të gjitha ato, që i dëshirojmë

dhe do të realizohen pa

tjetër me zgjedhje të ndershme e

me nivel të lartë.

Teatri Kombëtar

kujton

90-vjetorin

e lindjes

së regjisorit

Esat Oktrova

O

ktrova është shpallur

“Qytetar nderi” i Pogradecit

dhe i Shkodrës. Ka mbajtur

titullin shkencor “Profesor”

dhe është dekoruar me titullin

“Artist i merituar”.

“Esat Oktrova lindi në Pogradec

më 28 prill 1930 dhe

vdiq në Tiranë më 21 mars

2001. Mësimet e para i mori

në qytetin e Pogradecit dhe në

shkollën e mesme në Korçë.

Më pas vazhdoi Liceun artistik

“Jordan Misja” në Tiranë. Në

këtë kohë fillon karriera e tij në

fushën e aktrimit, veçanërisht

në “Estradën e Ushtarit” në

Tiranë, ku ra në sy talenti i

padiskutueshëm.

Pas mbarimit të ushtrisë ai

vijoi studimet e larta në Institutin

e Lartë Shtetëror të Artit

Teatral në Moskë, në Fakultetin

e Regjisë. Pas përfundimit

të studimeve, emërohet fillimishte

regjisor e më pas

drejtor i Teatrit “Migjeni” në

Shkodër. Ishte viti 1961 kur

Esat Oktrova trokiti në portën

e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Ajo trokitje kishte tingëllimën

dhe ngjyrën e një ‘fryme të re’

në fushën e teatrit. Talenti dhe

shpirti i tij fisnik do të bënin që

për të “të çeleshin arkapijat”.

Kështu që ardhjen në qytetin

Verior nuk e quajti si “humbje”,

por diti ta vlerësojë, sepse dinte

të vlerësonte. Ky vlerësim e kjo

dëshirë në teatrin “Migjeni” i

dhanë rezultate të shkëlqyera,

sepse teatri në atë kohë kishte

aktorë me emër.

Gjithashtu, ai ka qenë një

nga pedagogët e shquar të

Fakultetit të Artit Skenik

në Akademinë e Arteve, në

lëndën e regjisurës së teatrit,

hartues i programeve dhe teksteve

mësimore.

Është shpallur “Qytetar

nderi” i Pogradecit dhe i

Shko-drës. Ka mbajtur titullin

shkencor “Profesor” dhe është

dekoruar me titullin “Artist

i merituar”, bëhet me dije

përmes një mesazhi të publikuar

prej Teatrit Kombëtar, në

kujtim të 90-vjetorin e lindjes

së regjisorit, Esat Oktrova.

(vijon nga faqja 9)

Në epokën e turizmit, në

epokën e dyndjes dhe të etjes

të botës që ka për informacion

historiko- kulturor për vendin

tonë, duket sikur ata nuk shikojnë

punë fare tek një artist.

Ndërkohë që bashkia e tyre

është një kooperativë bujqësore

sërish nuk shikoj ndonjë

argument për ndonjë artist.

Unë nuk e kuptoj këtë gjë, ka

nevojë që dialogu të vijë dhe

nga sipër -poshtë. Nëse ne

kërkojmë një dialog me institucionet

bashkiake ose të ministrisë

zakonisht ka një lloj

fodullëku. Ata e konsiderojnë

atë një inferioritet, që e eliminojnë

shumë kollaj.

-Çfarë prisni këtë kohë për

aktivitetin e Galerisë Kombëtare

të Arteve?

- Sa i takon Galerisë Kombëtare

të Arteve po e shohim

të çmontuar nga një performancë,

e cila nuk kishte

ndonjë sukses, por ishte një

lloj ekstravagance e tepruar

pa ndonjë mendim dhe një lloj

reminishence e arteve të tjera.

Një lloj kopje e instalacioneve

të mëdha që ka bërë Kristo një

artist i madh, në Berlin, Nju

Jork, etj. Ajo që pat GKA ishte

një veshje e shëmtuar dhe kopje

e një arti, që është bërë.

Me rifillimin e aktivitetit,

GKA duhet të mos jetë më

bunker. Drejtuesi i saj bashkë

me këshillin e GKA nuk duhet

të flasin me vete dhe të mos ti

drejtohen publikut vetëm nga

interneti. Sigurisht që këto

kohë është e justifikueshme,

në këtë kohë të pandemisë ne

e kemi pranuar këtë gjë, por

e para GKA të hapet ndaj artistëve

sepse është një bunker.

Rrota lëvizëse e aktiviteteve

të GKA të lëvizë më shpejt

dhe të respektojë artistët e njohur,

që janë sot në një moshë

të caktuar. Nëse ata duan të

bëjnë retrospektiva dhe kanë

një argument për t’iu drejtuar

publikut, ata duhet ta marrin

në konsideratë. GKA është

ende e bunkerizuar dhe nuk

po prezanton asnjë ide dhe

shpresojmë, që ti propozojë

ose ekspozojë për publikun

shqiptar edhe evente europiane

të rëndësishme.

-Vjet keni pasur ekspozita të

suksesshme edhe jashtë vendit.

Këtë vit si do të vijojë

aktiviteti juaj?

- Mua kjo kohë nuk më ka penguar,

kam vazhduar të punoj.

Unë jam marrë me gravurat

e mia, me një cikël. Por tani

jam duke pikturuar dhe kam

disa projekte për të cilat mendoj

se në çfarë mënyre duhet

ti ekspozoj dhe ku. Ende nuk

kam bërë negociata, sepse një

institucion si GKA është njësoj

sikur të duash të ekspozosh

në galeritë e mëdha të botës,

është po aq e vështirë, gati e

pamundur. Galeritë e tjera në

vend kanë një axhendë të caktuar

dhe duhet komunikuar

përpara, por sigurisht që do

të mendoj për tu ekspozuar

në vijim dhe jashtë, kam disa

projekte.

-Sa e vështirë të jesh artist

sot sipas jush?

- Është e vështirë, por kënaqësia

për të qenë një artist është

shumë herë më e madhe, se sa

ato që thashë.

Intervistoi: Julia Vrapi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!