Plani Mesimor MATEMATIKA 4
Plani Mesimor MATEMATIKA 4 Plani Mesimor MATEMATIKA 4
matematika 4 51 LIBRI I MËSUESIT
- Page 2 and 3: MATEMATIKA 4 PËRMBAJTJA I. Objekti
- Page 4 and 5: matje në situate konkrete të thje
- Page 6 and 7: dhe për të paraqitur vetitë e ve
- Page 8 and 9: FORMULO KRYEJ PARAQIT NË FORMË GR
- Page 10 and 11: 1.34. Shumëzimi në shtyllë 1.35.
- Page 12 and 13: 3.15. Problema 3.16. Punë e pavaru
- Page 14 and 15: 1. Numrat e shkruar me fjalë, 2. N
- Page 16 and 17: 2. Vlerësime me notë Mbyllja, det
- Page 18 and 19: MATEMATIKA 4 ZHVILLIMI I ORËS SË
- Page 20 and 21: Praktikim: Nxënësit gjejnë ndrys
- Page 22 and 23: Tema 1. 30: VETIA E PËRDASIMIT TË
- Page 24 and 25: MATEMATIKA 4 ZHVILLIMI I ORËS SË
- Page 26 and 27: prodhimin e vendosim poshtë rendit
- Page 28 and 29: Tema 1. 43: PJESËTIMI ME 10, 100,
- Page 30 and 31: Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore
- Page 32 and 33: Prezantimi: 308 : 2 = 1 . . . Mësu
- Page 34 and 35: Mbyllja, detyra: Problem D detyrë
- Page 36 and 37: Praktikim: Veprimtari e pavarur me
- Page 38 and 39: MATEMATIKA 4 ZHVILLIMI I ORËS SË
- Page 40 and 41: Përcakto llojin e këndit në baz
- Page 42 and 43: Shtroj pyetjet:: Çfarë kanë të
- Page 44 and 45: Tema 2. 13: RRJETI KOORDINATIV Obje
- Page 46 and 47: ndryshuar përmasat e figurës së
- Page 48 and 49: Tema 3. 8: MONEDHAT DHE KARTËMONED
- Page 50 and 51: Praktikim: Gjej perimerin figurave
matematika

4

51

LIBRI I MËSUESIT
MATEMATIKA 4

PËRMBAJTJA

I. Objektivat e MASH sipas linjave dhe nënlinjave

II. Përmbajtja e lëndës sipas temave të tekstit të nxënësit

III. Modele të ditarëve për këto tema mësimi:

I. Objektivat sipas linjave e nënlinjave

Objektivat themelore të janë programit të matematikës për

klasën e dytë të arsimit të detyruar, janë përcaktuar sipas

linjave apo nënlinjave të caktuara nga MASH. Ato përmbajnë

edhe konceptet dhe aftësitë bazë që do Të fitojnë nxënësit

hap pas hapi.

�� Objektivat për linjën “Kuptimi i numrit”

Pas mësimit të këtyre grup temave nxënësit do të jenë të

aftë:

Të përdorin, të lexojnë, të shkruajnë e të numërojnë numra

natyrorë deri 1000000 duke kuptuar lidhjen e vendit të çdo

shifre me vlerën e saj.

Të përdorin kuptimin e numrit natyror për të krahasuar dhe

renditur numrat deri në 1 000 000.

Të rrumbullakosin numra natyrorë (me jo më shumë se pesë

shifra) në dhjetëshe, qindëshe e mijëshe të plota.

Të përdorin kuptimin e thyesës si pjesë të të tërës apo të

një numri në situata konkrete.

Të krahasojnë thyesa (më të vogla, më të mëdha ose baras

me…) me emërues të njëjtë duke përdorur interpretime konkrete.

Të shkruajnë thyesa të barabarta duke përdorur interpretimet

konkrete.

Të lexojnë, të shkruajnë e të përdorin numrat me shenjë në

situate konkrete.

52
Të mbledhin me shkrim duke zbatuar algoritmin, numra

natyrorë me shumë deri në 1 000 000.

Të zbresin me shkrim, duke zbatuar algoritmin, dy numra

natyrorë deri në 1000000.

Të mbledhin e të zbresin me mend numra me dhjetëshe e

qindëshe të plota (raste të thjeshta), me shumë deri në 1 000.

Të shumëzojnë me shkrim, në shtyllë, një numër natyror dy

– tre shifror me një numër natyror dyshifror.

Të pjesëtojnë me shkrim, me algoritëm, një numër natyror

(me jo më shumë se katër shifra) me një numër natyror

njëshifror (me ose pa mbetje).

Të gjejnë mesataren aritmetike të dy numrave.

Të shumëzojnë e të pjesëtojnë me mend (pa mbetje) numra

natyrorë prodhimi i të cilëve nuk e kalon vlerën 10 x 10.

Të shumëzojnë numra me dhjetëshe e qindëshe të plota

duke shfrytëzuar algoritmin e shumëzimit të një numri njëshifror

me një numër dyshifror dhe të një numri dyshifror me një

numër dyshifror.

Të mbledhin e të zbresin thyesa me emërues të njëjtë (edhe

me emërues me dy shifra)

Të zbatojnë mënyra të ndryshme njehsimi duke përdorur

edhe vetitë e veprimeve.

Të përdorin kuptimin e numrit, të veprimeve me numra dhe

shprehitë përkatëse në situate problemore të jetës së

përditshme ose të simuluara.

�� Objektivat për linjën “ Matja dhe Kuptimi i matjes“

Pas mësimit të këtyre grup temave ,nxënësit do të jenë të

aftë:

Të zgjedhë njësitë e përshtatshme jo standarde ose

standarde të matjes si dhe mjetet e përshtatshme për të kryer

53

LIBRI I MËSUESIT
matje në situate konkrete të thjeshta.

Të matin gjatësi edhe duke përdorur njësi standarde veç e

veç ose të kombinuara.

Të gjejnë masën e sendeve duke përdorur peshoren (ose

nëpërmjet vizatimeve me peshore) duke përdorur si njësi

standarde kilogramin, gramin, veç e veç ose të kombinuara.

Të matin kohën duke përdorur njësitë : minutë, orë, ditë,

muaj, vit.

Të këmbejnë njësitë e matjes së gjatësisë , masës e kohës

në situata konkrete.

Të këmbejnë monedha e kartëmonedha.

Të njehsojnë perimetrin e figurave të thjeshta gjeometrike

(për katrorin e drejtkëndëshin edhe me formulë).

Të njehsojnë me formulë sipërfaqen e katrorit e të

drejtkëndëshit.

Të matin vëllimin e trupave gjeometrikë (kub, kuboid, trupa

që formohen nga bashkimi i kubeve të barabartë).

Të zgjidhin problema me matje në situate nga jeta e

përditshme.

Të parashikojnë me përafërsi përfundimin e një veprimtarie

matëse të thjeshtë.

� Objektivat për linjën “ Gjeometria në plan dhe në hapësirë”

Pas mësimit të këtyre grup temave ,nxënësit do të jenë të

aftë:

Të dallojnë e të emërtojnë figurat gjeometrike (katror,

drejtkëndësh, trekëndësh. trapez, paralelogram, romb, rreth)

dhe elementet e tyre.

Të përshkruajnë (duke i parë) vetitë e figurave të thjeshta

gjeometrike (katror, drejtkëndësh, trekëndësh. trapez,

paralelogram, romb, rreth).

MATEMATIKA 4

54
Të dallojnë e të vizatojnë këndin e ngushtë, të drejtë, të

gjerë, të shtrirë.

Të dallojnë, të emërtojnë e të vizatojnë drejtëza paralele,

drejtëza që priten, drejtëza pingule.

Të dallojnë e të emërtojnë trupa gjeometrikë (kub, kuboid,

cilindër, prizëm, piramidë, kon, sferë).

Të përshkruajnë trupat gjeometrikë (të vizatuar ose me

objekte konkrete) më të thjeshtë me anë të vetive të tyre (numri

i brinjëve, faqeve, kulmeve).

Të modelojnë trupa gjeometrikë (me plastelinë ose sipas

hapjeve të gatshme)

� Objektivat për linjën “Shndërrimet gjeometrike”

Pas mësimit të këtyre grup temave ,nxënësit do të jenë të

aftë:

Të dallojnë figurat, gjeometrike ose jo, (të vizatuara) me

drejtëz simetrie.

Të vizatojnë drejtëzat e simetrisë të figurave të thjeshta

gjeometrike ose jo.

Të vizatojnë simetrikën e një figure gjeometrike ose jo, sipas

një drejtëze, në rrjetin e katrorëve.

Të zhvendosin paralelisht figura të thjeshta në rrjetin

koordinativ.

Të zmadhojnë e të zvogëlojnë figura të thjeshta në rrjetin

koordinativ.

� Objektivat për linjën “Algjebra dhe funksioni”

Pas mësimit të këtyre grup temave ,nxënësit do të jenë të

aftë:

Të përdorin kutizën dhe shkronjën si vendmbajtëse të numrit

natyror për të gjetur vlerën numerike të shprehjeve të thjeshta

55

LIBRI I MËSUESIT
dhe për të paraqitur vetitë e veprimeve.

Të zgjidhin ekuacione (me vetëm një nga veprimet me numra

natyrorë) me tentativë dhe duke përdorur kuptimin e veprimeve

me numra.

Të zgjidhin inekuacione të thjeshta (me vetëm një nga

veprimet me numra) me tentativë.

Të përdorin intuitivisht konceptin e funksionit duke

plotësuar tabela e diagrama shigjetore (me numra natyrorë).

Të zbulojnë ligjësi të thjeshta dhe të plotësojnë modele

sipas një ligjësie.

� Objektivat për linjën “Probabilitet dhe statistike”

Pas mësimit të këtyre grup temave ,nxënësit do të jenë të

aftë:

Të interpretojë tabela apo diagrama të gatshme, me të

dhëna nga jeta e tyre e përditshme.

Të grumbullojnë të dhëna nëpërmjet anketave të thjeshta

nga mjedisi i tyre i përbashkët dhe t’i paraqesin ato duke

përdorur tabela e diagrama.

Të përdorin kuptimin intuitiv të mundësisë në eksperimente

të thjeshta (konkrete ose të imagjinuara).

Objektivat e orës së mësimit

Me objektiva kuptojmë të përcaktuarit e metodës së mësimdhënies,

si dhe qëndrimin që do të mbajnë nxënësit për

atë që kanë përfituar në orën e mësimit.

Elementi i parë: Qëndrimi ndaj zbatimit të vendimit.

Elementi i parë i objektivit të sjelljes është specifikimi i

një foljeje që tregon se si po vepron nxënësi, çfarë po bën ai

dhe çfarë është në gjendje të japë.

Specifikimi i këtyre foljeve ka rëndësi të madhe , sepse pa

MATEMATIKA 4

56
specifikuar foljen dhe kundrinën e saj të drejtë, çdo veprim, i

cilësdo natyre qoftë, do të ishte pa kuptim. Elementi i parë

dhe më i rëndësishëm në çdo objektiv të zbatimit është zgjedhja

e foljeve kalimtare dhe kundrinave të drejta. (objektivi i saj i

drejtpërdrejtë)

Disa folje të veprimit që përshkruajnë sjelljen e vëzhguar

TREGO VENDOS NJË RREGULL

RADHIT SAKTËSO

CILËSO VENDOS NË TABELË

VLERËSO KUJTO

RIPRODHO SHPREH ME FJALË

SPECIFIKO PËRZGJIDH

SHTO ZBATO NJË RREGULL

PLANIFIKO CAKTO VLERËN

THUR NDANI NË DY PJESË TË BARABARTA

LLOGARIT ETIKETO

SHTO ZBATO NJË RREGULL

PLANIFIKO CAKTO VLERËN

THUR NDANI NË DY PJESË TË BARABARTA

LLOGARIT ETIKETO

REGJISTRO SHKRUAJ ME GERMA TË MËDHA

HARTO RRETHO

KLASIFIKO KOMBINO

NDËRTO KORRIGJO

NUMËRO PËRCAKTO

PORTRETIZO PËRSHKRUAJ

SKICO POZICIONO

MANIPULO VLERËSO MBI BAZËN E FAKTEVE TË NJOHURA

VENDOS GJEJ FAKTORËT

IMAGJINO PLOTËSO

GJEJ GRUPO

57

LIBRI I MËSUESIT
FORMULO KRYEJ

PARAQIT NË FORMË GRAFIKE

BASHKO GODIT

MBAJ SHËNO

DETAJO PËRZJE

MBLIDH KOMBINO

THUAJ PËRMENDËSH

EMËRO MAT

SHUMËZO VENDOS NË RREGULL

SHTYP SKICO

ZBRIT NËNVIZO

PËRKTHE PALOS

ZËVENDËSO SHKRUAJ

HAP MBYLL NDAJ

Elementi i dytë: përpunimi i kushteve

Elementi i dytë plotëson një objektiv të zbatimit në kushtet

në të cilat duhet të veprojë nxënësi, si:

1. Materialet që mund të përdoren për të zbatuar detyrën,

2. Si mund të zbatohen detyrat, për shembull, me mend,

nga teksti, apo material të tjera plotësuese.

3. Koha,

4. Lokalizimi i vendit ku do të zbatohet objektivi (klasë, oborr,

bibliotekë . . . .)

Disa kushte në të cilat nxënësi duhet të realizojë zbatimin

e objektivave.

1. Nga memoria . . . . . . .

2. Përdorimi i një harte . . . . . . .

3. Material plotësuese të cilat përshkruajmë . . . . . . .

4. Brenda një intervali kohor . . . . . . .

5. Me një kompas, vizore, raportor . . . . . .

6. Duke parë filmin . . . . . .

MATEMATIKA 4

58
II. Përmbajtja e lëndës sipas temave të tekstit të nxënësit

LINJA I . NUMRI DHE VEPRIMET ME NUMRA (74 ORË)

1.1. Numrat dhe historia e tyre

1.2. Numrat me shumë shifra

1.3. Numrat deri në 6 shifra

1.4. Shkruaj e lexo numrat me shumë shifra

1.5. Renditja e numrave

1.6. Krahasimi i numrave me shumë shifra

1.7. Krahasimi i numrave me shumë shifra. Ushtrime

1.8. Rrumbullakimi i numrave 10 deri në 100.

1.9. Rrumbullakimi i numrave deri në 1000

1.10. Ushtrime

1.11. Mbledhja e numrave

1.12. Vetitë e mbledhjes

1.13. Tabela e mbledhjes

1.14. Ushtrime, problema

1.15. Mbledhja e numrave me shumë deri në 10 000

1.16. Mbledhja e numrave me shumë deri në 1000 000

1.17. Punë e pavarur, mbledhja

1.18. Zbritja e numrave

1.19. Vetitë e zbritjes

1.20. Ushtrime

1.21. Zbritja e numrave deri në 10.000

1.22. Zbritja e numrave deri në 1 000 000

1.23. Problema me mbledhje dhe zbritje

1.24. Punë e pavarur, mbledhja dhe zbritja

1.25. Kuptimi i shumëzimit

1.26. Shumëzimi si shumë me mbledhorë të barabartë

1.27. Shumëzimi me mend

1.28. Vetitë e shumëzimit

1.29. Vetia e përdasimit të shumëzimit në lidhje me mbledhjen

1.30. Vetia e përdasimit të shumëzimit në lidhje me zbritjen

1.31. Shumëzimi me 10,100,1000

1.32. Shumëzimi me 10,100,1000

1.33. Punë e pavarur. Vetitë e shumëzimit

59

LIBRI I MËSUESIT
1.34. Shumëzimi në shtyllë

1.35. Shumëzimi i numrave me dy shifra

1.36. Shumëzimi i një numri treshifror me një numër me dy shifra

1.37. Raste të veçanta shumëzimi.

1.38. Shumëzojmë duke zbatuar vetitë

1.39. Ushtrime. Mënyra të ndryshme shumëzimi

1.40. Problema me shumëzim

1.41. Pjesëtimi si veprim i kundërt i shumëzimit

1.42. Pjesëtimi si zbritje e njëpasnjëshme

1.43. Pjesëtimi me 10,100,1000

1.44. Pjesëtimi me mbetje

1.45. Vetitë e pjesëtimit

1.46. Tabela e pjesëtimit

1.47. Pjesëtimi në rresht

1.48. Pjesëtimi në shtyllë

1.49. Pjesëtimi i një numri dyshifror me një numër njëshifror

1.50. Pjesëtimi i një numri treshifror me një numër njëshifror

1.51. Pjesëtimi i një numri katërshifror me një numër njëshifror

1.52. Raste të veçanta pjesëtimi

1.53. Mesatarja aritmetike

1.54. Ushtrime

1.55. Problema, shtrimi dhe zgjidhja e tyre

1.56. Problema me pjesëtim e shumëzim

1.57. Problema me skemë

1.58. Problema me skemë

1.59. Punë e pavarur. Shumëzimet dhe pjesëtimet

1.60. Ushtrime. Katër veprimet

1.61. Kuptimi mbi thyesën

1.62. Thyesat e plota

1.63. Thyesat e barabarta

1.64. Thyesat e barabarta. Ushtrime

1.65. Thyesa që tregojnë numra natyror

1.66. Krahasimi i thyesave

1.67. Mbledhja dhe zbritja e thyesave

1.68. Ushtrime me thyesa

1.69. Pjesë të një numri

1.70. Problema me thyesa

1.71. Punë e pavarur

1.72. Numrat me shenjë

MATEMATIKA 4

60
1.73. Ushtrime me numrat me shenjë

1.74. Makina llogaritëse

LINJA II. GJEOMETRIA (16 ORË)

2.1. Drejtëzat, gjysmëdrejtëza, segmenti,

2.2. Këndi. Matja e tij me raportor

2.3. Figurat gjeometrike

2.4. Trekëndëshat

2.5. Katërkëndëshat dhe klasifikimi i tyre

2.6. Rrethi

2.7. Trupat gjeometrikë

2.8. Kubi. kuboidi

2.9. Prizmi. Piramida

2.10. Cilindri. Koni. Sfera

2.11. Modelimi i trupave gjeometrik

2.12. Simetria. Drejtëza e simetrisë

2.13. Rrjeti koordinativ

2.14. Simetria e një figure në rrjet

2.15. Zhvendosja paralele

2.16. Zmadhimi dhe zvogëlimi i figurave

LINJA III. MATJA ( 16 ORË)

3.1. Një masë për gjithçka

3.2. Matja e gjatësisë

3.3. Ushtrime. Matja e gjatësisë

3.4. Matja e masës së trupit

3.5. Ushtrime. Matja e masës së trupit

3.6. Matja e kohës

3.7. Ushtrime. Gjatësi, peshë, kohë

3.8. Monedhat. Kartëmonedhat

3.9. Problema me lekë

3.10. Perimetri i figurave.

3.11. Sipërfaqja e katrorit dhe drejtkëndëshit

3.12. Ushtrime me perimetrin dhe sipërfaqen e trupave

3.13. Vëllimi i trupave të ngurtë

3.14. Ushtrime me vëllimin e trupave

61

LIBRI I MËSUESIT
3.15. Problema

3.16. Punë e pavarur

LINJA IV. ALGJEBRA DHE FUNKSIONI ( 8 ORË)

4.1. Shkronja si vendmbajtëse numrash

4.2. Ekuacioni

4.3. Mosbarazimi. Inekuacioni

4.4. Zgjidhja e ekuacioneve (+ dhe -)

4.5. Zgjidhja e ekuacioneve (. dhe :)

4.6. Funksioni me katër operatorë

4.7. Paraqitja e funksionit me diagramën e vendit dhe në rrjetin koordinativ

4.8. Zbatime të funksionit

LINJA V. STATISTIKA, PROBABILITETI ( 6 ORË)

5.1. Regjistrimi i të dhënave në tabela statistikore

5.2. Mesatarja, Moda dhe Medjana

5.3. Paraqitja e të dhënave në diagramë

5.4. Leximi i ideogramës dhe diagramës

5.5. Ngjarje të sigurta,të mundura,të pamundura

5.6. Situata probabilitare

MATEMATIKA 4

62
Tema 1. 4: SHKRUAJ DHE LEXO NUMRA ME

SHUMË SHIFRA

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të lexojë numra të rregullt shumëshifrorë duke u nisur

nga hapësira apo pika midis klasave,

��të emërtojë rendet sipas klasave në numërorë 6 shifrorë,

��të shkruajë si numërorë të rregullt e të zbërthyer numrat

e shkruar me fjalë dhe anasjelltas.

Mjetet: Teksti i nxënësit, Fletë Pune.

Fjalët kyç: Rende, klasë e thjeshtë, klasa e mijësheve, numër

i rregullt, numër i zbërthyer.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Në tabelë mësuesi shkruan numra 5 e 6 shifrorë të ndarë e

jo të ndarë me pikë ose hapësirë.

Nxënësi vëzhgon dhe del me përfundimin se numrat me

hapësirë ose pikë lexohen më lehtë.

Lexohen disa nga numrat, me dëshirë: 18 432, 6 256, 432

681.

Prezantimi:

Hapet libri. Shpjegon mësuesi rendet e klasës së thjeshtë,

rendet e klasës së mijësheve duke e vizatuar e plotësuar tabelën

sipas klasave.

63

LIBRI I MËSUESIT
1. Numrat e shkruar me fjalë,

2. Numrat e rregullt e të zbërthyer sipas vendvlerave të

klasave

Praktikim: Punë e drejtuar. Kalimi nga numëror me fjalë,

në numëror të rregullt e në numëror të zbërthyer sipas rendeve

të klasave.

Për shembull, tre mijë e pesëqind e tridhjetë: 3530 = 3M +

5Q + 3Dh + 0Nj dhe anasjelltas.

Për shembull, 6732 =gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë

e dy.6732= 6M+7Q+3Dh+2Nj.

Punë e pavarur për ushtrimet 2, 3, 4, 5.

Diskutim, verifikim e vlerësim:

Nxënësi shpjegon me zë emërtimet e ndryshme për të

njëjtin numër.

Tregon vlerën e shifrave sipas klasave në detyrat e kryera

me shkrim.

Vlerësime për punën gjatë orës.

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Provo të mësosh më shumë.

Tema 1. 6: KRAHASIMI I NUMRAVE

ME SHUMË SHIFRA

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

�� të dallojë numrin më të madh duke u mbështetur në

vendvlerat e shifrave të dhëna,

�� të vendosë shenjat >,
�� të krahasojë dy numërorë duke i analizuar sipas

vendvlerave e shifrave të dhëna

Mjetet: Teksti i nxënësit, Fletë Pune.

Fjalët kyç: Njëshe të thjeshta, njëshe të mijësheve, shifër

pasardhëse.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Pyetja: Thuaj numra 4, 5, 6 shifrorë.

Shkruaj dy prej tyre në tabelë sipas rendeve dhe klasave.

- Cili prej tyre është më i madh?

Analizojmë dhe krahasojmë së bashku

Prezantimi:

Krahasojmë më shkrim duke emërtuar në mënyra të

ndryshme të dy numërorët sipas shembullit të tekstit.

4217 4038 42 40

Praktikim: Analizë me gojë sipas vlerës së shifrave, plotësim

me shkrim.

1. Me punë të pavarur krahasojmë dhe vendosim shenjat

përkatëse.

2. Mësuesi saktëson përgjigjet e sakta ose të gabuara.

3. Nënvizojmë dhe lexojmë numërorët pasi kanë nënvizuar

njëshet e thjeshta dhe njëshet e mijësheve.

Punë e pavarur: Minitest: dy numra me 4 shifra.

Diskutim, verifikim e vlerësim:

1. Të formulojë me gojë punën e bërë për krahasimin e dy

numrave.

65

LIBRI I MËSUESIT
2. Vlerësime me notë

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Zgjidh dhe krahaso duke

analizuar si në shembullin e detyrës, dy numra nga ushtrimi 4

Tema 1. 9: RRUMBULLAKIMI I NUMRAVE

DERI NË 1000

Objektivat:

Në fund të orës së mësimitnxënësi të jetë i aftë:

��të rrumbullakosë numrat me afërsi 10, 100, 1 000.

��të kryejë veprimet (+, -) duke zbatuar rrumbullakimin e

numrave,

��të zbatojë rrumbullakimin e numrave me mijëshen më

të afërt në ushtrime dhe probleme.

Mjetet: Teksti, Fletë Pune.

Fjalët kyç: Rrumbullakim në dhjetëshen më të afërt, qindëshen

më të afërt, mijëshen më të afërt.

MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

A keni shkuar në Pazar me mamin?

Kur ajo ka bërë llogaritë e shpenzimeve, si është shprehur?

A i ka përdorur fjalët: me afërsi ose afërsisht?

Prezantimi:

Vlera e rrumbullakosur në dhjetëshen më të afërt, qindëshen

edhe mijëshen më të afërt.

66
Shembuj konkretë në dërrasë nga mësuesja.

Praktikim: Rrumbullakos numrat::

- në qindëshen më të afërt. Për shembull 5454 -- 5500 etj.

- në mijëshen më të afërt: 6587 -- 7000.

- llogarit ndryshesën pas rrumbullakimit të bërë

Diskutim, verifikim e vlerësim: Arritëm të mësojmë se rrumbullakimi

përdoret gjerësisht në jetën e përditshme.

Për shembull: Shkolla jonë ka afërsisht 800 nxënës.

Biblioteka ka afërsisht 30 libra me fabula.

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Harto një problem me ndihmën

e prindërve dhe zgjidhe atë duke përdorur rrumbullakimin.

Tema 1. 16: MBLEDHJA E NUMRAVE

ME SHUMË DERI 1000000

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

�� të mbledhë shklurt në shtyllë numrat dei në 1000000

sipas modelit të dhënë,

�� të gjejë shumën e nurmave deri në 1000000 gjatë e

shkurt në shtyllë,

��të shpjegojë mbledhjen e numrave gjatë dhe shkurt në

shtyllë deri në 1000000, duke përdorur fjalorin e duhur

matematikor.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore Pune.

Fjalët kyç: Mbledhje në rresht, në shtyllë, mbledhor, shumë.

67

LIBRI I MËSUESIT
MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Kujtojmë zbërthimin e numrave dhe emërtimin e tyre si

shumë mbledhorësh.

Vetitë e mbledhjes të mësuara.

Shembuj.

Prezantimi:

Shpjegojmë mbledhjen në rresht e në shtyllë të dy numrave

duke zbërthyer mbledhorët. Shembull: 36 753 + 23 214=

Theksoj zbatimin e vetive të mbledhjes dhe rëndësinë për

gjetjen e shumave të pjesshme.

Krahasoj mbledhjen në shtyllë gjatë me atë në rresht.

Renditja e numrave sipas rendeve në shtyllë.

Praktikim: Mbledhim në rresht me shkrim në modelin

gjysmë të gatshëm të tekstit.

Mbledhim gjatë e shkurt detyra 2.

Detyra 3: gjatë, në rresht në fletore.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Nxënësit diskutojnë për

ndihmën që u japin vetitë e mbledhjes duke u zbatuar në

mbledhjet në rresht e në shtyllë.

Në rubrikën e fundit, me diskutim, nxënësit gjejnë numrin

që mungon.

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Udhëzime, problemi 2 në

shtyllë.

68
Tema 1. 19: VETITË E ZBRITJES

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të zbatojë vetinë e pandryshueshmërisë të zbritjes sipas

modelit

��të gjejë ndryshesën duke zbatuar vetinë e zbritjes,

�� të zbatojë vetinë e pandryshueshmërisë zbritjes në

situata problemore.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletë Pune.

Fjalët kyç: Veti ndërrimi, veti shoqërimi, veti e pandryshueshmërisë.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Kujtojmë vetitë e mbledhjes (shembuj).

Provojmë këto veti për zbritjen.Nxënësi duhet të zbulojë se

zbritja nuk ka veti ndërrimi e as shoqërimi.

Zbresim: 28 – 12 = (28+2)-(12+2)=30-14=16

Atëherë zbritja gëzon vetinë e pandryshueshmërisë sepse

28 – 12 =16

Prezantimi:

Mësuesja udhëheq nxënësit të lexojnë e të dalin ne përfundim

rreth vetisë së pandryshueshmërisë së zbritjes.

Nxënësit lexojnë përkufizimin në libër. Kryhen dy zbritje në

tabelë duke shpjeguar dhe grupuar në kllapa.

69

LIBRI I MËSUESIT
Praktikim: Nxënësit gjejnë ndryshesën duke zbatuar vetinë

e pandryshueshmërisë që mësuan më lart.

Ata kontrollojnë barazimet duke vendosur në shtyllë zbritjet

e ushtrimeve të kryera më parë.

Nxënësit përkufizojnë vetinë e pandryshueshmërisë së

zbritjes.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Krahasojnë vetitë e mbledhjes

me ato të zbritjes, vetitë e zbritjes me ato të shumëzimit

duke dhënë shembuj me numra të vegjël.

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Në Fletore Pune nxënësi

gjen ndryshesën sipas kërkesave.

Vazhdon në shtëpi detyrën 1 të librit duke e hedhur në

fletore.

Tema 1. 29: VETIA E PËRDASIMIT TË SHUMËZIMIT

NË LIDHJE ME MBLEDHJEN

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të gjejë prodhimin duke copëtuar në rresht dhe në shtyllë

njërin faktor

��të gjejë prodhimin duke zbatuar vetinë e përdasimit të

shumëzimit në lidhje me mbledhjen,

�� të dallojë vetinë e përdasimit në lidhje me mbledhjen

nga e majta në të djathë.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore Pune.

Fjalët kyç: Copëtimi, veti përdasimi nga e djathta, veti

përdasimi nga e majta.

MATEMATIKA 4

70
ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Kujtojmë copëtimet në rreshtime duke vizatuar një rreshtim

në tabelë.

P. sh. 4 me 8 = (4x2)+(4x6)

=8+24

=32

Prezantimi:

Mësuesi shpjegon vetinë e përdasimit të shumëzimit në

lidhje me mbledhjen nga e djathta dhe e majta me shembuj

në tabelë.

P. sh. 16x3=(10+6)x3 6x18=6x(10+8)

Përkufizoj vetinë e përdasimit nga e djathta e nga e majta

duke përfunduar zgjidhjen.

Praktikim: Hapen librat. Nxënësit lexojnë 2 shumëzimet

ku janë zbatuar të dy rastet e vetisë së përdasimit nga e djathta

dhe e majta.

Detyra 1 e librit zhvillohet në fletore me shkrim.

Detyra 2 në libër.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Nxënësit diskutojnë dhe

tregojnë krahun e përdasimit në ushtrimet e kryera me shkrim.

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Udhëzime nga mësuesja

për plotësimin e fletës së punës në shtëpi dhe zgjidhjen e

problemit 3 në libër.

71

LIBRI I MËSUESIT
Tema 1. 30: VETIA E PËRDASIMIT TË SHUMËZIMIT

NË LIDHJE ME ZBRITJEN

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të gjejë prodhimin duke copëtuar nërresht dhe në shtyll,

��të gjejë prodhimin duke zbatuar vetinë e përdasimit të

shumëzimit në lidhje me zbritjen,

��të dallojë vetinë e përdasimit në lidhje me zbritjen nga

e majta në të djathtë.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore Pune.

Fjalët kyç: Vetia e përdasimit nga e djathta në lidhje me

zbritjen, vetia e përdasimit të shumëzimit nga e majta në lidhje

me zbritjen.

MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Mësuesja paraqet në tabelë një shembull të vetia së

përdasimit të shumëzimit në lidhje me mbledhjen.

Kujtojmë përdasimin djathtas e majtas/

Pra faktori është emërtuar si shumë me dy mbledhorë.

Shtroj pyetjen: si mund të emërtojmë faktorin si ndryshesë?

Prezantimi:

Mësuesja shkruan në tabelë faktorët:

9x8=9x(10-2) dhe 9x8=(10-1)x8.

Atëhere nxiten nxënësit të dallojnë në secilin rast krahun e

72
përdasimit (majtas-djathtas). Kryhet shumëzimi duke bërë

shpjegime të veanta me shkrim e me zë nga mesuesja.

Nxënësit krahasojnë vetinë e përdasimit në lidhje me mbledhjen

me vetinë e përdasimit të shumëzimit në lidhje me zbritjen.

Praktikim: Hapen librat. Nxënësit i lexojnë dhe krahasojnë

emërtimet e faktorit 24 si shumë e si ndryshesë.

Në detyrën 1 nxënësit gjejnë prodhimet duke zbuluar krahun

e përdasimit, majtas ose djathtas.

Në fletore pune plotësohet detyra A dhe B.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Nxënësit përmendin vetitë

e shumëzimit të mësuara deri tani.Shkruhen shembuj për

secilën veti në tabelë. Për shembull 3x4=4x3; (2x3)4 = 2x(3x4)

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Në shtëpi vazhdon plotësimi

i fletës së punës dhe detyra 1 e rubrikës Provo ti.

Tema 1. 31: SHUMËZIMI ME 10, 100, 1000

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë

��të plotësojë prodhimin në bazë të shifrave të dhëna kur

një faktor është 10, 100, 1000,

��të gjejë prodhimin kur njëri faktor është 10, 100, 1000,

��të zgjidhë situata problemore duke zbatuar shumëzimin

me 10, 100, 1000.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore Pune.

Fjalët kyç: Shifra e njësheve, e dhjetësheve, 10 herë, 100

herë, 1000 herë më e madhe.

73

LIBRI I MËSUESIT
MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Mësuesi shkruan në tabelë:

24x10=240; 24x100=2400; 24x1000= 24000

Tërheq vëmendjen e nxënësve tek prodhimi.

Pyes: Çfarë vini re? Sa herë është rritur 24 në secilin rast?

Çfarë ka ndodhur me shifrën e njësheve? Po të dhjetësheve?

Prezantimi:

Nxënësit lexojnë shumëzimet 72x10; 72x100; 72x1000.

Mësuesja shpjegon dhe nxënësi plotëson. Shifra e njësheve

bëhet shifra e dhjetësheve. Shifra e dhjetësheve bëhet shifra

e qindësheve. Pra, prodhimi bëhet 10 herë më i madh së faktori

i parë (72).

Vazhdon shpjegimi për shumëzimin me 100 dhe me 1000.

Nxënësit plotësojnë me fjalë në vendet bosh majtas shumëzimeve.

Praktikim: Nxënësit shumëzojnë numrin e dhënë në tabelën

e librit me 10, 100, 1000, duke shkruar prodhimin në vendet

bosh. Vazhdojnë gjetjen e prodhimit dhe shkruajnë në 4 kolonat

e ushtrimeve të librit.

Mësuesja u kujton nxënësve se kur shumëzojmë me 10, 100,

1000, faktorit të parë i shtojmë aq zero sa ka faktori i dytë.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Nga kolona e tretë e librit

veçojmë 120x100 dhe 1280x1000 duke i shkruar në tabelë.

Nxënësit tregojnë mënyrën se si veprojnë për të gjetur prodhimin

duke shtuar zerot në fund. Nxënësit tregojnë sa herë

është rritur shifra e njësheve, dhjetësheve.

74
Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Udhëzohen nxënësit për

plotësimin e fletës së punës dhe detyrën me shkrim në fletore,

ushtrimet e rubrikës Provo.

Tema 1. 35: SHUMËZIMI I NUMRAVE NË DY SHIFRA

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të:

��të shumzojë dy numra dyshifrorë sipas modelit të dhënë,

��të shumzojë në shtyllë numrat dyshifrorë duke treguar

hapat e ndjekur,

��të zbatojë shumëzimin e dy numrave dyshirorë në situata

problematike.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletë Pune.

Fjalët kyç: Faktor, prodhim, rendi i njësheve, lëvizja majtas.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Shkruaj në tabelë 27 x 23 në shtyllë.

Shtroj pyetjen: Si do vepronit për kryerjen e këtij shumëzimi?

Japin mendime nxënës të ndryshëm.

Prezantim:

Mësuesja shpjegon mënyrën e kryerjes së shumëzimit në

shtyllë duke theksuar se fillojmë nga rend i njësheve dhe më

pas shumëzojmë me dhjetëshe.

Mësuesja thekson se kur shumëzojmë me dhjetëshe,

75

LIBRI I MËSUESIT
prodhimin e vendosim poshtë rendit te dhjetësheve. Më pas

vazhdojmë lëvizjen majtas duke shkruar numrat e tjerë.

Çdo veprim gojor shoqërohet me shkrim në tabelë nga

mësuesja.

Praktikim: Nxënësit vëzhgojnë e lexojnë rrugën e ndjekur

për shumëzimin në fillim të faqes.

Detyra 1 e librit me shkrim duke kryer shumëzimet e pjesshme

me zë nga individë të veçantë.

Në vazhdim, katër shumëzimet e tjera, nxënësit i kryejnë

individualisht.

Në fletoren e punës plotësojnë sipas modeleve, shumëzimet

në shtyllë për detyrën 1.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Diskutojmë vetitë e shumëzimit

të zbatuara për gjetjen e prodhimit me numra 2 shifrorë.

Nxënësit argumentojnë sat ë lehtë e bëjnë gjetjen e prodhimeve

të pjesshme këto veti.

Mbyllja, udhëzime dhe detyra: Udhëzime për gjetjen e

prodimit në tabela si ajo e detyrës 2.

Vazhdim i shumëzimeve në shtëpi dhe problemi 1.

Tema 1.37: RASTE TË VEÇANTA SHUMËZIMI

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të plotësojë barazimet përkatëse sipas modelit të dhënë,

��të gjejë prodhimin e dy numrave që mbarojnë me 0,

�� të shpjegojë shumëzimin kur të dy faktorët mbarojnë

me zero.

MATEMATIKA 4

76
Mjetet: Libri i nxënësit, Fletë Pune.

Fjalët kyç: Prodhim faktorësh.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Shkruaj në tabelë numrat 20, 260.

Nxënësit tregojnë së çfarë kanë të përbashkët këta dy

numra.

Kujtojmë shumëzimin me 10, 100.

Prezantimi:

Hapen librat.

Leximi i problemës, vëzhgimi i shumëzimit120 x 70.

Mësuesja shpjegon mënyrën si edhe vendin ku vendosen

shifrat e prodhimit. Raste kur njëri faktor ka zero në mes.

Qartësoj se kur shumëzojmë me shifrën e dhjetësheve,

prodhimi shkruhet drejt poshtë dhjetëshes dhe vazhdon në të

majtë. Zerot e qarkuara sipër, zbresin poshtë vijës djathtas

Praktikim: Nxënësit shumëzojnë gjatë në shtyllë në detyrën

2 të librit.

Shkruaj në tabelë 3 shumëzime. P.sh. 230 x 20; 402 x 20;

540 x 7 nxënësit kryejnë shumëzimet ne fletore.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Nxënësit diskutojnë

mënyrën e shumëzimit të rasteve që mësuan.

a. Kujdesi në renditjen e shifrave të prodhimit.

b. Qarkimi i zerove.

c. Zbritja e zerove poshtë vijës, djathtas.

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Sqarime për plotësimin e

fletës së punës dhe problemin 2 të librit në shtëpi.

77

LIBRI I MËSUESIT
Tema 1. 43: PJESËTIMI ME 10, 100, 1000

Objektivat:

Në fund të orë së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

��të plotësojë herësin në barazimet e dhëna kur pjesëtuesi

është 10, 100, 1000,

��të gjejë herësin kur pjestuesi është 10, 100, 1000,

��të zgjidhë situata problemore duke zbatuar pjesëtime

me 10, 100, 1000.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore Pune.

Fjalë kyç: Zvogëlohet 19 herë, 100 herë, 1000 herë; 10 herë

më e vogël etj.

MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Kujtojmë:

Pjesëtimi veprim i kundërt i shumëzimit. Shembull në tabelë:

16 x 10=160 160:10=16

Sa herë është rritur prodhimi? 10 herë.

Sa herë është zvogëluar herësi? 10 herë

Prezantimi:

Mësuesi shkruan

230:10= 2300:100= 23000:1000=

Shpjegon: kur shumëzojmë me 10, 100, 1000 prodhimi rritet

10 herë, 100 herë, 1000 herë.

Kur pjesëtojmë me 10, 100, 100 herësi zvogëlohet 10 herë,

78
100 herë, 1000 herë. Pra herësi është 23.

Hapet libri dhe nxënësit, të udhëhequr nga mësuesja, gjejnë

herësin dhe plotësojnë fjalitë në të tri rastet.

Praktikim: Nxënësit vrojtojnë pjesëtimet dhe shpjegojnë

me sa herë është zvogëluar herësi.

Hapen fletoret e punës, plotësojnë me shkrim detyrat 1 e 2.

Detyrë me shkrim në fletore:

3200:10= 5000:100= 34000:1000=

Diskutim, verifikim e vlerësim: Nxënësit tregojnë, me gojë,

sa herë janë zvogëluar herësit e detyrës me shkrim. U kujtoj

nxënësve mënyrën e shumëzimit me 10, 100, 1000 ku prodhimi

del sa faktori i parë plus zerot e 10, 100, 1000. Atëherë, kur

pjesëtojmë, herësi del sa i pjesëtueshmi duke i hequr zerot e

pjesëtuesit, 10, 100, 1000, d.m.th. e kundërta e shumëzimit.

Mbyllja, detyra: Plotësimi i fletës së punës në shtëpi i

detyrave në vazhdim. Detyra 1 e librit të nxënësit.

Tema 1. 49: PJESËTIMI I NJË NUMRI 2 SHIFROR

ME NJË NUMËR NJË SHIFROR

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë

��të pjesëtojë një numër dyshifror me një numër njëshifror

brenda tabelës 10x10,

��të pjesëtojë një numër dyshifror me një numër njëshifror

duke argumenduar gjetjen me anë të provës,

�� të shpjegojë pjesëtimin një numër dyshifror me një

numër njëshifror duke përdorur fjalorin përkatës.

79

LIBRI I MËSUESIT
Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore Pune.

Fjalët kyç: I pjesëtueshmi, pjesëtuesi, herësi, mbetja, prova.

MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Kujtojmë shumëzimin në shtyllë dhe nisjen e shumëzimit

nga njëshet.

Shkruaj 77 : 5= dhe emërtoj kufizat: i pjesëtueshmi, pjesëtuesi

dhe shenjat ndarëse midis tyre dy pikat dhe barazimin

pas tyre.

Shpjegoj se në pjesëtim nisin veprimet në të kundërtën e

shumëzimit.

Prezantimi:

Pjesëtoj me shkrim në tabelë duke shpjeguar radhën e

veprimeve. Pra, pjesëtimi do të fillojë nga e majta në të djathtë

duke numëruar shifrat e pjesëtuesit.

Për të kontrolluar nëse pjesëtimi është kryer saktë, bëjmë

provën.

Shkruhet prova në tabelë. Herësi x pjesëtuesi + mbetja = i

pjesëtueshmi.

Zhvillohen 2 pjesëtime në shtyllë ku njëri pa mbetje dhe

tjetri me mbetje. Në të dyja rastet bëhet prova.

Praktikim: Detyra 1 e librit zhvillohet me shkrim duke bërë

provën. Nxënësi në fletore dhe mësuesja në tabelë, shkruajnë

4 veprimet matematikore të mësuara deri tani: mbledhja, zbritja,

shumëzimi, pjesëtimi në shtyllë. Për shembull 95+4. Pas kryerjes

së veprimeve, nxënësit krahasojnë radhën e kryerjes së veprimeve

në secilin rast për të katër veprimet matematikore.

80
Diskutim, verifikim e vlerësim: Nxënësit listojnë të përbashkëtat

dhe dallimet e të katër veprimeve matematikore të

kryera më lart.

Punë me shkrim me dy grupe A dhe B 81 :5 dhe 96 : 8.

Korrigjim reciprok në dyshe.

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Udhëzime për detyrën e

shtëpisë dhe plotësimin e fletore së punës

Tema 1. 52: RASTE TË VEÇANTA PJESËTIMI

Objektivat:

Në fund të orë së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të plotësojë barazimet përkatëse sipas modelit të dhënë

��të gjejë herësin në raste t ë veçanta pjesëtimi,

��të zbatojë raste të veçanta të pjesëtimit në problema.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore Pune.

Fjalë kyç: I pjesëtueshmi me 0 në fund, i pjesëtueshmi me

0 në mes, herësi, mbetja, prova.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Kujtojmë pjesëtimin me 0 (zero).

P.sh. 0:5=0 sepse 0 x 5 = 0

Kujtojmë rastet e pjesëtimit kur kemi 0 në mes.

P.sh.308:2=

Kjo për pjesëtimin në shtyllë.

81

LIBRI I MËSUESIT
Prezantimi:

308 : 2 = 1 . . .

Mësuesi zhvillon pjesëtimin në shtyllë duke shoqëruar me

shigjetë zbritjen e shifrave me radhë deri në plotësimin e

herësit.806:4=201(2).

Mësuesja thekson zbritjen njëkohësisht poshtë të 0 e të 6

duke shtuar tek herësi 0 mbas 2 dhe vazhdon pjesëtimi, duke

theksuar vetinë e pjesëtimit me 0.

Hapen librat. Nxënësi lexon dhe shpjegon pjesëtimet e përfunduara

në fillim të tekstit.

Praktikim: Detyra 1 me shkrim . Nxënësi pjesëton në shtyllë

në libër. Shpjegon mënyrën e kryerjes së detyrës me gojë.

Në fletë pune nxënësi plotëson detyrën 1 dhe 2.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Nxiten nxënësit të tregojnë

zbatimin e vetisë së pjesëtimit me 0 në pjesëtimet kur i

pjesëtueshmi është me 0 në fund ose në mes.

Mbyllja, detyra: Problem 2 në libër dhe vazhdimi i fletës

së punës në shtëpi.

Tema 1. 57: PROBLEMA ME SKEMË

Objektivat:

Në fund të orë së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

�� të plotësojë modelet gjysmë të gatshme të dhëna në

tekst,

��të formulojë një problemë mbi bazën e skemës së dhënë,

�� të arsyetojë për zgjidhjen e problemave sipas skemës

ose tekstit të dhënë.

MATEMATIKA 4

82
Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore Pune

Fjalë kyç: Skema e problemës, të dhëna, veprim, përgjigje.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Pjesë të një problemi:

përmbajtja me fjalë;

të dhënat me shifra;

kërkesa e problemës.

Rruga e zgjidhjes: skema, veprimi, përgjigjja.

Prezantimi:

Hapim librat, lexohet skema dhe problem i formuluar në

bazë të saj.

Analizë gojore e problemës.

Nxënësi shkruan veprimin duke plotësuar barazimin dhe

përgjigjen.

Vizatoj në tabelë një vijë të ndërprerë dhe e emërtoj.

Praktikim: Udhëhiqen nxënësit të vrojtojnë skemën e

problemës A dhe të formulojnë fjalë të problemës.

Shkruhet në tabelë problema e formuluar, argumentohet

skema dhe nxënësit shkruajnë veprimin dhe përgjigjen në libër.

Hapim fletoret, shkruajmë problemën B të formuluar sipas

skemës. E lexojnë 2-3 nxënës. Shkruhen veprimi dhe përgjigja

në libër duke plotësuar dhe skemën.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Problem nga mësuesja i

shkruar në tabelë me veprim pjesëtimin. Ndërtim i skemës pasi

analizohet përmbajtja e problemës dhe kërkesa e saj. Nxënësit

shkruajnë veprimin dhe përgjigjen në fletore.

83

LIBRI I MËSUESIT
Mbyllja, detyra: Problem D detyrë në shtëpi duke formuluar

problem e plotësuar skemën.

Tema 1. 67: MBLEDHJA DHE ZBRITJA E THYESAVE

Objektivat:

Në fund të orë së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të kryejë mbledhjen dhe zbritjen e thyesave me emërues

të njëjtë, sipas modeleve të dhëna,

��të mbledhë e të zbresë thyesa me emërues të njëjtë.

Mjetet:Tekste, fletore pune

Fjalë kyç: Mbledhje, zbritje, thyesë.

MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Emërto disa thyesa me emërues të njëjtë.

Provo t’i mbledhësh ato.

Prezantimi:

Shpjegoni me tabelë dhe vizatime konkrete për mbledhje e

zbritje. Shembuj mbledhje dhe zbritje.

Praktikim: Mbledh dhe zbret me shkrim sipas ushtrimit 1.

Kryej veprimet me mbledhje e zbritje të dy ose më shumë

thyesave me emërues të njëjtë.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Mblidh me shkrim thyesa :

3/6 + 4/6+2/6=

84
Zbret me shkrim thyesa: 9/9- 6/9-3/9=

Mbyllja, detyra: Mblidh dhe zbrit thyesë sipas ushtrimit 1

të tekstit.

Tema 1. 69: PJESË TË NJË NUMRI

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

�� të gjejë pjesën e një numri duke zbatuar rregullin e

dhënë,

��të gjejë pjesën e një numri duke treguar rrugën e ndjekur,

��të zgjidhë situatat problemore me thyesa.

Mjetet: Tekste, Fletore Pune.

Fjalët kyç: Pjesë e një numri, emërues, numërues, pjesëtues,

shumëzuar.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Veprimtari e drejtpërdrejtë me kompletin e thyesave.

Gjetja e pjesës e të së tërës. Interpretimi me mjete individuale

i gjetjes së ¾ e 12-ës.

Prezantim:

Shpjegimi i gjetjes së pjesëve të një numri me shkrim.¾ e

12 : 12:4 =3 lapsa d.m.th ¼ e të gjithë lapsave,

Marrim 3 pjesë nga 4 pra 3•3=9 lapsa¾ e 12 lapsave = 9

Lexohet formulimi i rregullës në tekst.

85

LIBRI I MËSUESIT
Praktikim: Veprimtari e pavarur me tekstin: usht. 1,2,3,4.

Usht. 5 dhe 6 shoqërohen me shpjegime gojore.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Zbatim me shkrim i gjetjes

së pjesës së një numri.

Në dy grupe: Gjej 2/8 e 32 nxënësve • 3/9 e 36 emërues

Mbyllja, udhëzime e detyra: Shkruaj thyesa sipas fig. në

tekst. Gjejë pjesë të së tërës.

TEMA 1. 72: NUMRAT ME SHENJË

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të:

��të vendosë në boshtin numerik numrat me shenjë sipas

modelet të dhënë,

��të lexojë numrat negativë në boshtin numerik,

��të sjellë shembuj të përdorimit të numrave me shenjë

nga jeta e përditshme.

Mjetet: Termometër, Fletore Pune.

Fjalët kyç: Numra pozitivë, numra negativë, numra të plotë.

MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Cila stinë është? Pse jemi veshur më hollë?

Si maten temperaturat ?

Po në dimër si maten dhe si vishen ato?

Shkruan mësuesi në tabelë +9p , -2p , 0p etj.

86
Prezantim:

Shpjegoni dhe interpretoni ne boshtin numerik i numrave

negativ dhe pozitiv. Numri 0. Bashkësia e numrave të plotë

(numra natyrorë ose pozitivë, numra me shenjë minus, që janë

numra negativë nga zeroja)

Praktikim: Shkruaj në boshtin numerik numrat me shenjë.

Vendos shenjën që duhet në numrat e dhënë në bosht.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Vizato një bosht dhe numrat

me shenjë nga rritës dhe zvogëlues në vendet që u takon (+5;0;-

1;+3;-3;)

Mbyllja, udhëzime detyra: Ndiq motin në televizor. Ndërto

një bosht numerik dhe rendit të dhënat

Tema 2. 1: DREJTËZA,GJYSMËDREJTËZA, SEGMENTI

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

�� të tregojë drejtëzën, gjysmëdrejtëzën, segmentin në

figruat e dhëna,

�� të dallojë nga ana vizuale drejtëzat paralele, pingule

dhe prerëse,

�� të vizatojë me vizore drejtëza paralele, pingule dhe

prerëse.

Mjetet: Vizore, skuadër, tekst, Fletore Pune.

Fjalët kye: Drejtëz, segment, gjysmëdrejtëzat , drejtëzat II,

_I_, X.

87

LIBRI I MËSUESIT
MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Kujtojmë njohuritë për drejtëzën, gjysmëdrejtëzën,

segmentin.

Vizatojnë me ato në fletore. Emërtohen.

Prezantim:

Shpjegoni: drejtëza prerëse X. Drejtëza paralele II. Drejtëza

pingule _I_ .

Teknika e ndërtimit të këtyre drejtëzave me vizore të drejtë

ose skuadër.

Simbolet e drejtëzave. II, X, _I_.

Praktikim: Nxënësi bën shënimin e duhur në bazë të

kërkesës së dhënë në usht rimit. 1.

Dallojnë sipas kërkesës llojin e drejtëzës dhe shkruajnë

simbolin.

Vizatojnë në fletorë drejtëza II, X, _I_.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Gjejmë këndet e drejta pas

i vizatojmë dy drejtëza pingule.

Vizato drejtëza që të formosh kënde të ngushtë dhe të gjerë

Mbyllja, udhëzime detyra: Ndërto me vizorë llojet e drejtëzave

që mësove.

88
Tema 2. 2: KËNDI. MATJA ME RAPORTOR

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të vizatojë kënde të ndryshme dhe ta emërtojë at,

��të përcaktojë llojin e këndit duke përdorur skuadrën,

��të përcaktojë masën e këndit me ndihmën e raportorit.

Mjetet: Vizorë, skuadër, Fletore Pune.

Fjalët kyç: Kënd, masë e këndit, kënd i ngushtë, i gjerë, i

drejtë.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Kujto si formohet këndi.

Cilëso këndet në fig. e dhënë në tekst. 1.

Përkufizojmë këndin.

Prezantim:

Interpretoni nga mësuesi në tabelë matja e këndit (gjetja e

masës) me raportor.

Teknika e matjes, përdorimi i raportorit. Llojet e këndeve

në bazë të hapjes së tyreEmërtimet e këndeve. (i plotë, i gjerë,

ngushtë, i shtrirë)

Praktikim: Veprimtari e nxënësit.

Përcakto llojin e këndit. Mat me raportor këndin në usht. 2

dhe plotëso.

89

LIBRI I MËSUESIT
Përcakto llojin e këndit në bazë të matjes. Të vizatojë dhe

përcaktojë llojin e këndit në usht. 3

Diskutim, verifikim e vlerësim: Të masë me raportor këndet

dhe t’i emërtojë ato.

Mbyllja, udhëzime e detyra: Vizato 3 lloje këndesh dhe

gjej masën me raportor.

Tema 2. 6: RRETHI

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të ndërtojë një rreth duke përdorur kompasin,

��të emërtojë elementët e rrethit si: rreze, diametër, qendër,

kordë,

�� të ndërtojë rrethin sipas rrezes ose diametrit me përmasën

e dhënë.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletë pune, kompas, vizore.

Fjalët kyç: Qendër O, rreze, diametër, kordë.

MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Çfarë mbaj mend për rrethin? Si ndërtohet ai?

Ndërto një rreth në fletore. Cakto në fillim qendrën O.

Prezantimi:

Shpjego elementet e rrethit duke i vizatuar ata në dërrasë.

Emërtohen qendra, rrezja, diametri dhe mënyra e ndërtimit

90
me mjetet si vizore dhe kompas. Mënyra e vendosjes së kompasit

mbi vizore kur është dhënë gjatësia e rrezes ose e diametrit.

Praktikim: Ndërto një rreth me qendër O. Shëno në rreth

një rreze, një diametër, një kordë dhe emërtoji ato. Gjej rrezen

e rrethit kur është dhënë gjatësia e diametrit.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Mat diametrin në figurat e

vizatuara. Sa diametra mund të vizatosh? A janë të gjitha rrezet e

rrethit të barabarta?Korda, a është rreze? Diametri, a është kordë?

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Ndërto një rreth me rreze

2 cm. Llogarit gjatësinë e diametrit.

Tema 2. 8: KUBI. KUBOIDI

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të:

��të emërtojë kubin dhe kuboidin si trupa gjeometrikë,

��të dallojë faqe, brinjë, kulme të këtyre trupave.

��të vizatojë këta trupa gjeometrikë të hapur me ndihmën

e shabllonit.

Mjetet: Libri, Fletë Pune, kompleti i trupave gjeometrikë,

plastelinë.

Fjalët kyç: Kub, kuboid, faqe, brinjë, kulme.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Me plastelinë, nxënësit ndërtojnë kubin dhe kuboidin.

91

LIBRI I MËSUESIT
Shtroj pyetjet:: Çfarë kanë të përbashkët kubi dhe kuboidi?

Ku ndryshojnë ata?

Prezantim:

Faqet e kubit janë katrore. Ato janë 6. Faqet e kuboidit

janë drejtkëndore. Ato janë 6.

Gjej ndryshimin midis faqeve të dy trupave. Kubi ka 12 brinjë.

Gjej duke i prekur, sa brinjë ka kuboidi. Po kulme? Pra brinjë

dhe kulme janë të barabartë për të dy trupat. Ndryshojnë faqet,

prandaj kane emërtime te ndryshme.

Praktikim: Plotëso për të formuar figura. Emërto trupat e

vizatuar. Dallo faqet, brinjët, kulmet.. Vrojto hapjen dhe emërto

trupin gjeometrik që i takon.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Dallo sende nga mjedisi

në klasë që kanë formën e kubit ose të kuboidit. Veprimtari

me fletën e punës.

Mbyllja, udhëzime e detyra: Listo objektet shtëpiake që

kanë formën e trupave gjeometrikë që mësove sot. Vazhdo

plotësimin e tabelave në fletë pune.

Tema 2. 9: PRIZMI. PIRAMIDA

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

�� të modelojë me plastelinë prizmin dhe piramidën,

��të emërtojë llojin e prizmit duke u nisur nga baza e tij,

��të dallojë te prizmi dhe piramida brinjët, faqet, kulmet.

MATEMATIKA 4

92
Mjetet: Teksti, Fletore Pune, kompleti i trupave gjeometrikë.

Fjalë kyç: Prizëm, piramidë, baza, faqe, kulme, brinjë.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Në një bashkësi trupash gjeometrikë, nxënësi veçon prizmin

dhe piramidën. Dallojmë faqet, brinjët, kulmet.

Nga vëzhgimi, nxënësi tregon formën e faqeve të prizmit e

te piramidës duke i krahasuar.

Prezantimi:

Ndërtimi i prizmit dhe emërtimi i tij si rezultat i formës së

bazave të tij. Numri i faqeve, kulmeve e brinjëve sipas llojit të

prizmit.

Emërtimi i piramidës si rezultat i numrit të brinjëve të bazës.

Krahasimi midis piramidës dhe prizmit kur ata janë të hapur.

Praktikim: Emërto llojin e prizmit duke u nisur nga bazat.

Shkruaj në tabelën e gatshme numrin e faqeve, kulmeve e

të brinjëve të prizmit e të piramidës.

Krahaso faqet anësore të piramidës me ato të prizmit në

lloje të ndryshme.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Emërto prizmin dhe

piramidën sipas llojit duke u nisur nga bazat e tyre.

Listo objekte nga mjetet tuaja mësimore që kanë formën e

prizmit

Mbyllja, detyra: Vizato prizmin 5 këndor të hapur dhe piramidën

5 këndore.

93

LIBRI I MËSUESIT
Tema 2. 13: RRJETI KOORDINATIV

Objektivat:

Në fund të orë së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

�� të shkruajë koordinatat e një pike të dhënë në rrjetin

koordinativ,

�� të ndërtojë, në rrjetin koordinativ, figurën sipas koordinatave

të dhëna,

�� të përcaktojë koordinatat e figurave në një rrjet koordinativ

e veprimeve.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletë Pune, fisha të gatshëm me

rrjetin koordinativ.

Fjalë kyç: Koordinata, rrjet koordinativ, koordinatat e pikave

dhe të figurave.

MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Kujto elementët përbërës të një rrjeti koordinativ. Mënyra

e leximit të koordinatave.

Ushtrim me fishe të parapërgatitura.

Prezantimi:

Në dërrasë është ndërtuar rrjeti koordinativ.

Gjej koordinatat e pikave E, C, G. Shkruaji ato në detyrën 1.

Vizato figurën sipas koordinatave: A(1,1), B(4,3), C(0,4).

Emërto figurën.

Gjej koordinatat e formave në rrjetin koordinativ

94
Praktikim: Shkruaj koordinatat e pikave në rrjetin koordinativ.

Vizato një paralelogram dhe përcakto koordinatat e

këndeve të tij.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Si lexohen koordinatat e

pikave e të figurave në rrjetin koordinativ? Përcakto koordinatat

e rombit pasi e ke vizatuar atë në rrjet.

Mbyllja, detyra: Gjej koordinatat e objekteve sipas hartës

në rrjetin koordinativ të vizatuar në tekst.

Tema 2. 16: ZMADHIMI DHE ZVOGËLIMI I FIGURAVE

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të tregojë koordinatat e pikave për çdo figurë të dhënë,

�� të vizatojë në rrjetin koordinativ figura të zmadhuara

ose të zvogëlura sipas rregullit të dhënë,

��të krahasojë koordinatat e figurave në rrjetin koordinativ

duke zbuluar rregullin.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletë Pune, vizore, fletore më

katrore.

Fjalë kyç: Zmadhim, zvogëlim, ndryshim i përmasave të

figurës.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Gjej ndryshimin midis dy figurave.

Është rritur apo është zvogëluar figura e dytë? Me sa kanë

95

LIBRI I MËSUESIT
ndryshuar përmasat e figurës së dytë? Vrojto katrorët dhe

krahaso të dy figurat.

Prezantimi:

Në rrjetin e katrorëve, në dërrasë, vizatoj dhe krahasoj dy

figura duke saktësuar zmadhimin e figurës së dytë 2 herë.

Mënyra e leximit të dy figurave, zmadhimi ose zvogëlimi.

Me sa kanë ndryshuar përmasat, 2 apo 3 herë?

Praktikim: Vizato një figurë të ngjashme, por të zvogëluar

2 herë. Vizato sipas dëshirës, zmadho ose zvogëlo. Shpjego si

ke vepruar.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Ku gjen zbatim, në jetën e

përditshme, zmadhimi ose zvogëlimi i figurave. Shembuj.

Ndërtuesit. Kujtoni skicat dhe planin e klasës që kemi

vizatuar në lëndën Dituri Natyre.

Mbyllja, udhëzime e detyra: Zmadho ose zvogëlo, sipas

kërkesës, figura të dhëna. Vizato fletoren tënde të zvogëluar

në centimetër. Trego me sa i ke zvogëluar përmasat e saj.

Tema 3. 2: MATJA E GJATËSISË

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të përdorë metrin dhe centimetrin në situata të ndryshme,

�� të kryejë këmbime me njësitë e gjatësive.

��të kryejë +, -, me njësitë e matjes.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore Pune, metër shirit, vizore.

MATEMATIKA 4

96
Fjalët kyç: Njësi matëse bazë e gjatësisë, metër, kilometër,

decimetër, centimetër, milimetër.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Kujtojmë njësitë e gjatësisë standarde dhe jo standarde.

Provojmë dhe matim gjatësinë e klasës me hapa e më pas me

metër. Saktësojmë rëndësinë e metrit si njësi matëse standarde.

Prezantimi:

Mësuesi vizaton në dërrasë tabelën e njësive të gjatësisë:

km, m, dm, cm, mm

dhe këmbimet midis tyre.

Praktikim: Kryej këmbimet e njësive të vogla në të mëdha

dhe anasjelltas. Mbledh në shtyllë dhe në rresht gjatësitë në

km, m, dm, cm, dhe njëkohësisht, këmbej sipas rastit.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Provo të zbatosh, me

shkrim, këmbimin e njësive të mësuara. Krijo një problem me

njësitë e mësuara të gjatësisë dhe zgjidhe atë.

Mbyllja detyra dhe udhëzime: Mblidh dhe zbrit në shtyllë

njësitë e gjatësisë duke kryer këmbimet.

97

LIBRI I MËSUESIT
Tema 3. 8: MONEDHAT DHE KARTËMONEDHAT

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të emërtojë monedhat dhe kartëmonedhat,

��të sjellë shembuj të përdorimit të monedhave dhe kartëmonedhave

në jetën e përditshme.

��të kryejë këmbime me monedha dhe kartëmonedha.

Mjetet: Euro e Dollar.

Fjalë kyç: Monedha, kartëmonedha, këmbime.

MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Leku që përdoret sot në ShqipëriEmërtojnë me monedhat

dhe kartëmonedhat e sjella në klasë.

Prezantimi:

Monedhat dhe kartëmonedhat shqiptare në përdorim.

Këmbimet e monedhave dhe kartëmonedhave.

Monedhat evropiane dhe amerikane.

Praktikim: Gjeje sipas pamjeve të monedhave ka më shumë

apo me pak se____?

Zbato me problema këmbimin dhe veprimet me monedhat.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Luajmë shitësin dhe

blerësin.

Mbyllja, udhëzime e detyra: Problema 4 dhe 5 fq. 172.

98
Tema 3.10: PERIMETRI I FIGURAVE

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të gjejë perimetrin e një figure gjeometrike duke zbatuar

rregullin e dhënë,

��të zbatojë, në problema, rregullin për gjetjen e perimetrit.

Mjetet: Teksti i nxënësit, Fletë Pune, vizore.

Fjalë kyç: Perimetër, gjatësi e brinjëve, perimetër i katrorit,

perimetër i drejtkëndorit.

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Shtrojmë pyetjen:

Çfarë janë brinjët enjë katrori? A mund a shtrijmë ne atë

në një vijë të drejtë?

E provojmë duke matur çdo segment që formon brinjët.

Prezantimi:

Vendosim në vijën e drejtë të vizatuar në tabelë, katrorin

sipas brinjëve të matura ABCD. Në fund matim gjatësinë nga

A në B. Sa është gjatësia ? __________

Pra ky është perimetri i katrorit (gjatësia e të katra brinjëve

te tij, domethënë AD = AB+BC+CD+DA

që do të thotë: P = _____________

Ndryshe, perimetri i katrorit, P = gjatësi e brinjës x 4.

Perimetri i drejtkëndorit: P = (gjatësi + gjerësi) x 2

99

LIBRI I MËSUESIT
Praktikim: Gjej perimerin figurave duke matur brinjët e

tyre. Perimetrin e të gjithë shmëkëndëshave gjeje duke

mbledhur gjatësinë e brinjëve.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Duke ditur perimetrin e

trekëndorit, llogarit gjatësinë e brinjëve të tij

Mbyllja, detyra: Gjej perimetrin e drejtkëndorit me brinjë

2 dhe 4 cm në dy mënyra.

Tema 3.11: SIPËRFAQJA E KATRORIT

DHE E DREJTKËNDORIT

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

�� të gjejë sipërfaqen e katrorit e të drejtkëndorit duke

zbatuar rregullin,

��të masë një katror ose një drejtkëndor e të llogaritë sipërfaqen

në cm².

��të llogarisë gjatësinë dhe gjerësinë e brinjëve të figurës

kur është dhënë sipërfaqja e saj.

Mjetet: Libri i nxënësit, Fletore Pune.

Fjalët kyç: Katrori me brinjë 1 cm, Sipërfaqe,gjatësi, gjerësi,

njësi matëse, cm², m².

MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

A e dini ju se sa m² është shtëpia juaj? A keni dëshirë të

mësoni se si llogaritet sipërfaqja e një katrori os drejtkëndori?

100
Prezantimi:

Veprimtari konkrete me katrorin me brinjë 1 cm për gjetjen

e sipërfaqes të librit të matematikës.

Llogaritja e sipërfaqes së katrorit e të drejtkëndorit të

vizatuar në tabelë sipas formulës gjatësi x gjerësi. Rezultati

përfundimtar shprehet në cm² ose m².

Praktikim: Gjej sipërfaqen e katrorit duke vrojtuar figurën.

- Mat me vizore gjatësinë e brinjëve dhe gjej sipërfaqen.

- A ke nevojë të matësh të gjitha brinjët e katrorit?

Diskutim, verifikim e vlerësim: Gjej gjatësinë e brinjëve

të katrorit ose të drejtkëndorit kur është dhënë sipërfaqja 12

cm² dhe 15 cm².

Mbyllja, detyra dhe udhëzime: Me ndihmën e prindërve,

gjej sipërfaqen në m² të dhomës tuaj.

Tema 5.1: REGJISTRIMI I TË DHËNAVE

NË TABELË STATISTIKORE

Objektivat:

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

��të lexojë të dhëna në një tabelë ose diagrame statistikore,

��të plotësojë një tabelë më të dhëna nga jeta dhe aktiviteti

i jetës së përditshme,

��të interpretojë të dhënat nga ana matematike

Mjetet: Teksti, Fletore Pune, fisha të gatshme me tabela.

Fjalë kyç: Të dhëna, regjistrime, statistikore, tabelë.

101

LIBRI I MËSUESIT
MATEMATIKA 4

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

Veprimtari gojore:

Ne kemi zhvilluar veprimtari të shumta gjatë viteve.

Në sa veprimtari kemi marrë pjesë? Nga sa grupe kanë

qenë? A mund të regjistrohen në një tabelë?

Prezantimi:

Ndërtoni një tabelë dhe hedhje të dhënave të mësipërme.

Puna në grupe sipas projekteve ndërlëndore.

Mbjellja e pemëve dekorative në shkollë dhe lagje. Ndërtim

e plotësim tabele.

Praktikim: Krahaso sipas tabelës të dhënat. Hidh në tabelë

të dhënat që kë për punët me shkrim në orën e gjuhës sipas

notave. Ndërto një tabelë kur ke këto të dhëna.

Diskutim, verifikim e vlerësim: Diskuto dhe zbulo çfarë

mësove të re. Hidh në tabelë rezultatet që arrite (notat) sot.

Mbyllja, detyra: Me ndihmën e prindërve ndërto një tabelë

dhe hidh artikujt ushqimorë dhe shpenzimet për to.

102