18.03.2020 Views

Histori VII - Ditar

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Orë mësimore e zhvilluar si një e tërë 90 minuta.

Data_____/______/ ________

FUSHA: Shoqёria dhe mjedisi LËNDA:Histori SHKALLA:3 KLASA:VII-A,VII-B

Tema mësimore: 1,2

Tema e parë: Revolucioni i Parë Industrial

Situata e të nxënit: Koment termin “Revolucion “dhe koment fotove rreth

Revolucionit të Parë Industrial.

Tema e dytë: Veprimtari praktike: Ndërtimi i një fotomontazhi ku

pasqyrohet ndryshimi që pësoi Evropa në zhvillimin industrial, bujqësor dhe

atë të komunikacionit tokësor dhe detar

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi:

- Përshkruan faktorët që paraprinë Revolucionin e Parë Industrial;

- Shpjegon procesin e kalimit nga puna me dorë në atë me makinë;

- Paraqet pamje dhe kuriozitete nga makina me avull e Wattit,

fabrikave të para, lokomotivave e anijeve të kësaj periudhe etj.;

- Pasqyron figurat e shpikësve të mëdhenj, si: Wattit, Fultonit etj

Burimet:Teksti, foto ,harta e Evropës,kompjuter,projektor,fletë pune.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Fjalët kyçe: Revolucioni Industrial,coha, çikriku fluturues, makina Xhenni, fabrika,

forca e ujit, forca e avullit, motori me avull, avullorjalokomotiva me avull.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Gjeografi,Gjuhët dhe komunikimi,Shkencat e natyrës,TIK.

Faza e parë.Stuhi mendimesh .10 minuta.

Drejtohen pyetjet :

Çfarë kuptoni me termin”Revolucion”?

Çfarë revolucionesh keni studiuar dhe çfarë ndryshimesh sollën ato?

Revolucion

Vendosen fotot në tabelë dhe drejtohen pyetjet:

Çfarë shikoni në foto?

Çfarë lidhje mund të kenë këto foto me termin “Revolucion”?

Punoi : EVELINA BRAKA Page 4


Faza e dytë.Punë në grupe.35 minuta.Ndahet klasa në 3 grupe .Udhëzohen nxënësit të lexojnë me vëmendje materialin mësimor dhe nënvizojnë konceptet

kryesore.Grupeve u jepen pyetjet orientuese dhe duke u bazuar tek fotot paraqesin përgjigjet e pyetjeve.

Grupi I.

Çfarë kuptoni me Revolucion Industrial?

Cila ishte periudha kohore e Revolucionit të Parë Industrial?

Ku lindi revolucioni i Parë Industrial dhe pse?

Grupi II.

Cilat ishin shkaqet e Revolucioni i Parë Industrial?

Cila degë e artizanatit u bë shkak për hapat e parë të Revolucionit Industrial?

Grupi III.

Cilat ishin shpikjet ?

Çfarë pasojash solli lindja e tyre?

Grupet paraqesin punën e tyre.

Faza e tretë.Punë individuale.10 minuta.Nxënësit plotësojnë fletën e punës Revolucioni i Parë Industrial

1.Plotëso në linjën e kohës periudhën në të cilën u zhvillua Revolucioni i Parë Industrial.

Shekulli XVI Shekulli XVII Shekulli XVIII Shekulli XIX

2.Plotëso vendet bosh.

Makina Xheni u shpik në vitin____________.Motori me avull në vitin______________.Atë e shpiku_________________________.Fabrika e pare u ndërtua në

vitin______________dhe avullorja në vitin______________.

3.Shpjego me dy fjali termin”Revolucion Industrial”.

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

Punoi : EVELINA BRAKA Page 5


4.Bëj lidhjen shkak –pasojë.

Motori me avull

Manifaktura

Cohë

Çikriku fluturues

Avullore

Industri

Fabrika

Makina Xheni

Faza e katërt.Kërkim historik Punë në grupe.25 minuta.

Udhëzohen nxënësit sipas grupeve të ndërtojnë një fotomontazh me foto dhe kuriozitete nga Revolucioni i Parë Industrial. Për të ndihmuar nxënësit u tregohet

atyre se si të kërkojnë materiale për fotomontazhin. http://www.google.com dhe https://sq.wikipedia.org/wiki/Revolucioni_industrial

http://www.google.al/#q=revolucioni+industrial

Diskutohet me nxënësit rreth strukturës që mund të ketë fotomontazhi mbi ndryshimet që solli në Europë zhvillimin e industrisë, bujqësisë dhe atë të

komunikacionit (tokësor dhe detar).74Orientohen nxënësit për strukturën që do të ketë fotomontazhi i cili do të përgatitet nga nxënësit.

Sugjeron:

1. Fotomontazhi do të ketë kornizë qendrore, ku pasqyrohen me shkrim vlerat e Revolucionit Industrial në

bujqësi, industri dhe komunikacion.

2. Rreth kësaj kornize qendrore vendosen pamje, fakte, vizatime që lidhen me zhvillimin e bujqësisë, industrisë dhe komunikacionit,pamje të shkencëtarëve që u

shquan gjatë zhvillimit të Revolucionit Industrial si p.sh. Xhejms Vat (James Watt), Robert Fulton, Xhorxh Stivenson etj.

U tregohet nxënësve se çfarë pamjesh, fotosh, vizatimesh mund të nxjerrin ata nga hulumtimi për t’i vendosur në vendin përkatës të fotomontazhit, si p.sh., në

bujqësi: përdorimi i parmendës së re, i sistemit të qarkullimit bujqësor etj.; në industri: makina e Vatit, fabrikë, aspekte pune etj.; komunikacion: hekurudhë, anije etj.

Faza e pestë.Prezantim.Diskutim.10 minuta.

Në përfundim nxënësit prezantojnë fotomontazhet dhe bëjnë vlerësimin e punëve të grupeve.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për njohuritë që shfaqin për pasojat dhe vlerat e Revolucionit të Parë Industrial, identifikimin e çështjeve dhe komentet për to,

arsyetimin, lidhjen shkak-pasojë: Revolucioni i parë industrial-Zhvillimi i degëve të ekonomisë, për mendimin kritik ,burimet e shfrytëzuara dhe krijimin e

fotomontazhit.

Detyrat :Shkruani një ese me temë”Revolucioni I Parë Industrial”

Punoi : EVELINA BRAKA Page 6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!