hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Gjithsesi nuk do më vinte mirë që prania e këtyre ndër ne që merremi me ta, në formën e botimeve, përkthimeve dhe dashurive, të na fshihte pas tyre. Tek e fundit, siç e thotë Hygoi, ka një keqardhje më të thekshme se ajo përpara një pallati që digjet; dhe kjo është kur digjet një kasolle. Personazhi në vetën e parë sikur nënkupton edhe një formë autobiografike të këtij romani. Krenar Zejno: Personazhi, megjithëse në vetën e parë nuk shfaqet brenda në kohë, as jashtë kohës, por tenton afërinë me narrativën legjendare, pa kufij kohorë e vënde të përcaktuara, pra mundësisht ndër kohë. Nuk është njësh me autorin dhe bile nuk i bindet këtij, përsaqë ndjek qejfe dhe nevoja krejt personale. Mund të jetë një formë biografike edhe e njeriut të ri por jo vetëm, dhe jo autobiografike. Mbase i rri më mirë e thënë: bio grafike. Ose vetëm grafike, thjesht gjuhë. Por kjo nuk spjegon dot personazhin. E thënë me gjuhë mekanike, personazhi këtu është si një bullonë e spanuar që rrotullohet e liruar nga ingranazhet, por se lë karkasa e agregatit të dalë në hava dhe vjen vërdallë pa ndonjë funksion të spikatur, si çdo gjë e qitur jashtë. Mendon se legjenda do thërrasë për reflektim dhe brerje ndërgjegje masën e lexuesit të prekur direkt, apo tërthorazi? Krenar Zejno: Një libër nuk se duhet ta ketë qëllim këtë. Nuk e di fuqinë e saj, por mendoj se në një vend civil, jo vetëm akti i vetëdjegjes në publik por qoftë edhe gjesti i jashtëqitjes publike prej një shkrimtari, pavarësisht nga dëmi i vogël material, nuk do liheshin thjesht e qetësisht në tymin apo të pëgërën e tyre. Kjo nuk do të ishte e keqja e librit, por më së pari mënxyra dhe zgjyra e shoqërisë. Sidoqoftë, ne sot i kemi ende plagët e hapura për të pasur lluksin e ndërgjegjes së vrarë, për më tepër përmes letërsisë. Shumë–shumë, meqë jemi në “legjendë”, mund të ndjehem nip i Gjergj Elez Alisë dhe të shplaj varrat e plagëve të mishëruara, si për të shpëtuar motrën a mbrojtur pragun, pasi një shkrues i thjeshtë dhe aspak prej soji Noe- nip i Matuzalemit, që mori përsipër të shpëtojë njerëzimin nga destruksioni total, nuk ndryshon dot as botën përreth mëhallës. Cfarë synon prej “legjendës” tënde? Të kem një të ardhur të vijueshme. Një rentë është si mjerimi, thotë Celine, zgjat tërë jetën. 86

Shkurt, çfarë do të ishte, e përcaktuar me një frazë, legjenda M? Krenar Zejno: Me një fjalë të vetme, duke rrezikuar modestinë, do të thoshja: një legjendë. Në fakt, me pak fjalë të një fraze, prej meje është parë e ka rrjedhur si një lojë, pra nën thanatosin si dhe kureshtinë lojcake infantile e profane të saj. Si fëmija që luan me një lodër teksa e shqyen, apo me një bombë që ia di turbullt rrezikun, por s’e shkon hë për hë në mend; ose luan me fekalet, i hap me shkop, i bie me shufër dhe pret symbyllur pickitat, që në variant më të squllët mund të thuhej edhe stërkalat. Si ndjehesh në përfundim të vëllimit të parë të kësaj aventure letrare? Krenar Zejno: Si ai shoferi i autobotit të komunales, i cili në ndonjë ëndërr agimi para se të bjerret zilja e sahatit kinez me zog pule ngjyrë limontie- tek çukit parreshtur guriçkat e sekondave por nuk rritet -, iluminohet nga vetë cilësia e ëndërritjes ose emri iluminist i ndërmarjes. Dhe ja ku po e nget si i marrë gazin 51-sh me rrotat e shqyera e të kthyera si në drejtim të parajsës. Pastaj brof përpjetë nga zilja mëlçigricëse e orës së socializmit, shkundet prej ëndrre, thotë shyqyr, vesh fanellën e leshit të qëmotit, shtrëngon rripin e pantallonave dhe ia kris drejt komunales. Nën rrëmujën e hamendjeve mes komunizmit dhe hales. Duke parë hënën e agut që po tretet dhe sahatin batall të qytetit, teksa ndërmend fëmijërinë, mësimin e anglishtes “the moon” dhe orën e Grenwicit, me frikën se mos i bëhet vonë për punë. Pastaj, prej vëndit të punës e sheh veten në ëndërr syhapur mu në një ish- lëndinë lotësh, shtruar me yje të ndezur si thepa pishtarësh me 5 cepa, të cilën do duhet ta përshkosh i zbathur për 50 vjet me rradhë, herë me vrap e herë me hap pak ushtarak, gjithë fushën nga kreu deri në horizont prej nga krakëllima e gazit 51 mezi dëgjohet, por për fat, në fakt, duket qartazi ajo shtëllunga e tymit, ndërkaq ia grah megjithë 52 letrat e bizhozit në xhep dhe 53 lekët e ditëpunës, a thua po të përzenë 54 kuçedra me në krye nenin ogurzi 55, ndërkohë që duke mos ekzistuar asnjë lloj neni 56, për të evituar hë për hë nenin pararendës, duhet, pa një pa dy, të zbërthesh para komisionit të batalionit karabinën vetëmbushëse model 57, ama e gjithë kjo vetëm në 58 sekonda dhe ta mbërthesh atë sërish për 59 të tilla, maksimumi i maksimumit një minut, përndryshe, minimumi që në këtë rast mund të të ndodhë... E kështu me rradhë... gjer sa të kesh provuar të nëntëdhjetenëntat, teksa pret krejtësisht i qetë të të thërrasin për të t’punuar qindin. 87 E mërkurë 27 maj 2009

Shkurt, çfarë do të ishte, e përcaktuar me një frazë, legjenda M?

Krenar Zejno: Me një fjalë të vetme, duke rrezikuar modestinë, do të

thoshja: një legjendë.

Në fakt, me pak fjalë të një fraze, prej meje është parë e ka rrjedhur si një

lojë, pra nën thanatosin si dhe kureshtinë lojcake infantile e profane të saj. Si

fëmija që luan me një lodër teksa e shqyen, apo me një bombë që ia di

turbullt rrezikun, por s’e shkon hë për hë në mend; ose luan me fekalet, i hap

me shkop, i bie me shufër dhe pret symbyllur pickitat, që në variant më të

squllët mund të thuhej edhe stërkalat.

Si ndjehesh në përfundim të vëllimit të parë të kësaj aventure letrare?

Krenar Zejno: Si ai shoferi i autobotit të komunales, i cili në ndonjë ëndërr

agimi para se të bjerret zilja e sahatit kinez me zog pule ngjyrë limontie- tek

çukit parreshtur guriçkat e sekondave por nuk rritet -, iluminohet nga vetë

cilësia e ëndërritjes ose emri iluminist i ndërmarjes. Dhe ja ku po e nget si i

marrë gazin 51-sh me rrotat e shqyera e të kthyera si në drejtim të parajsës.

Pastaj brof përpjetë nga zilja mëlçigricëse e orës së socializmit, shkundet prej

ëndrre, thotë shyqyr, vesh fanellën e leshit të qëmotit, shtrëngon rripin e

pantallonave dhe ia kris drejt komunales. Nën rrëmujën e hamendjeve mes

komunizmit dhe hales. Duke parë hënën e agut që po tretet dhe sahatin batall

të qytetit, teksa ndërmend fëmijërinë, mësimin e anglishtes “the moon” dhe

orën e Grenwicit, me frikën se mos i bëhet vonë për punë.

Pastaj, prej vëndit të punës e sheh veten në ëndërr syhapur mu në një ish-

lëndinë lotësh, shtruar me yje të ndezur si thepa pishtarësh me 5 cepa, të cilën

do duhet ta përshkosh i zbathur për 50 vjet me rradhë, herë me vrap e herë me

hap pak ushtarak, gjithë fushën nga kreu deri në horizont prej nga krakëllima

e gazit 51 mezi dëgjohet, por për fat, në fakt, duket qartazi ajo shtëllunga e

tymit, ndërkaq ia grah megjithë 52 letrat e bizhozit në xhep dhe 53 lekët e

ditëpunës, a thua po të përzenë 54 kuçedra me në krye nenin ogurzi 55,

ndërkohë që duke mos ekzistuar asnjë lloj neni 56, për të evituar hë për hë

nenin pararendës, duhet, pa një pa dy, të zbërthesh para komisionit të

batalionit karabinën vetëmbushëse model 57, ama e gjithë kjo vetëm në 58

sekonda dhe ta mbërthesh atë sërish për 59 të tilla, maksimumi i maksimumit

një minut, përndryshe, minimumi që në këtë rast mund të të ndodhë...

E kështu me rradhë... gjer sa të kesh provuar të nëntëdhjetenëntat, teksa pret

krejtësisht i qetë të të thërrasin për të t’punuar qindin.

87

E mërkurë 27 maj 2009

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!