19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjithsesi nuk do më vinte mirë që prania e këtyre ndër ne që merremi me ta,

në formën e botimeve, përkthimeve dhe dashurive, të na fshihte pas tyre. Tek

e fundit, siç e thotë Hygoi, ka një keqardhje më të thekshme se ajo përpara

një pallati që digjet; dhe kjo është kur digjet një kasolle.

Personazhi në vetën e parë sikur nënkupton edhe një formë autobiografike të

këtij romani.

Krenar Zejno: Personazhi, megjithëse në vetën e parë nuk shfaqet brenda në

kohë, as jashtë kohës, por tenton afërinë me narrativën legjendare, pa kufij

kohorë e vënde të përcaktuara, pra mundësisht ndër kohë. Nuk është njësh me

autorin dhe bile nuk i bindet këtij, përsaqë ndjek qejfe dhe nevoja krejt

personale. Mund të jetë një formë biografike edhe e njeriut të ri por jo vetëm,

dhe jo autobiografike. Mbase i rri më mirë e thënë: bio grafike. Ose vetëm

grafike, thjesht gjuhë. Por kjo nuk spjegon dot personazhin. E thënë me gjuhë

mekanike, personazhi këtu është si një bullonë e spanuar që rrotullohet e

liruar nga ingranazhet, por se lë karkasa e agregatit të dalë në hava dhe vjen

vërdallë pa ndonjë funksion të spikatur, si çdo gjë e qitur jashtë.

Mendon se legjenda do thërrasë për reflektim dhe brerje ndërgjegje masën e

lexuesit të prekur direkt, apo tërthorazi?

Krenar Zejno: Një libër nuk se duhet ta ketë qëllim këtë. Nuk e di fuqinë e

saj, por mendoj se në një vend civil, jo vetëm akti i vetëdjegjes në publik por

qoftë edhe gjesti i jashtëqitjes publike prej një shkrimtari, pavarësisht nga

dëmi i vogël material, nuk do liheshin thjesht e qetësisht në tymin apo të

pëgërën e tyre. Kjo nuk do të ishte e keqja e librit, por më së pari mënxyra

dhe zgjyra e shoqërisë.

Sidoqoftë, ne sot i kemi ende plagët e hapura për të pasur lluksin e

ndërgjegjes së vrarë, për më tepër përmes letërsisë. Shumë–shumë, meqë

jemi në “legjendë”, mund të ndjehem nip i Gjergj Elez Alisë dhe të shplaj

varrat e plagëve të mishëruara, si për të shpëtuar motrën a mbrojtur pragun,

pasi një shkrues i thjeshtë dhe aspak prej soji Noe- nip i Matuzalemit, që

mori përsipër të shpëtojë njerëzimin nga destruksioni total, nuk ndryshon dot

as botën përreth mëhallës.

Cfarë synon prej “legjendës” tënde?

Të kem një të ardhur të vijueshme. Një rentë është si mjerimi, thotë Celine,

zgjat tërë jetën.

86

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!