hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Mezi e prisja që satira e mjeshtrit ta kishte pjellë nga prapanica. Dhe po prisja që Rabelais ta zgjidhte si një rrugë e dy punë, me një gur dy zogj: pra, bashkë me shpikjen e artit të ri- romanit, të na pararendte edhe profecinë mbi lindjen e Njeriut të Ri. Nuk ke ndonjë pendesë për këtë shpërfaqje të së keqes së krupshme? Krenar Zejno: Jo dhe aq! Për mua të voglin do të mjaftonte fakti që vetë Yahveh u pendua pse pat krijuar njeriun, duke parë me ç’ligësi shkonte drejt së keqes ky ditëzi. Pastaj, e keqja mbetet arti bazë i njeriut, për më tepër këtu, në një botë libër. Cilat do të ishin linjat teorike ku rrugëton një subjekt romani i kësaj forme? Krenar Zejno: Nuk është detyrë e imja në këtë rast ta di këtë, por po të thoja nuk e di fare do të pretendoja edhe më tepër se ç’mund të jenë në fakt. Megjithatë, do ta vija gishtin si në qull tek iluzioni darvinian dhe materializmi marksist, prejardhja e përbashkët e llojeve dhe më tej shndërrimi në një lloj të vetëm njeriu të ri. Ndoshta janë këto kollonat që mbajnë trupin e “legjendës M”. Nga i njëjti lloj bëhen shumë lloje, por që prapë janë një. Dhe nga shumë lloje sistemesh shkohet me shndërrim të forcuar tek i njëjti lloj. Jashtëqitja bëhet status-simbol i gjithë kësaj, ndërsa ajo fjala “konkretisht”, e cila përsëritet në një ritëm psallmoid, status-quo e gjëndjes që e mbart dhe vijon si një cikël i mbyllur dhe rreth vicioz. “ Njerëzore, tepër njerëzore” e thoshte Niçe, pra njerëzore me tepri, por jo pa karar. Me Darvinin zë fill ndoshta kthimi i vështrimit për nga vetja si aventurë filozofike dhe arti. Ashtu si merr ngarkesë fiziologjike edhe vepra e Niçes apo poezia e Rembosë, Bodlerit, të cilët qysh prej çastit gjenial të tyre nuk panë më peisazhin nga një dritare, por përkundrazi, njeriun në hapësirën brenda dritares, duke e vështruar dhe kqyrur atë nga jashtë. Siç mund ta shohë lexuesi dritaren e dizenjuar të kopertinës në këtë libër. Dhe mandej për të hyrë në brendësi të ndërtesës dhe kujtesës. Sa pa ardhur harresa e një epoke terri obskurantist dhe pa u shpërfillur përfare ankimet e filozofisë mbi “harresën e qënies” si dhe lutjen e saj për t’u kthyer e bërë bekçiu i qenies. Të mos harrojmë, meqë jemi te harresa, edhe banalitetin e atij regjimi absurd të cilin libri e trajton më direkt, ku bariu i qënies së re nuk lejohej të ishte vetë qenia, por tjetërkush. Ndaj në këtë vëllim qënia synohet të shihet edhe nga poshtë, nga jashtë qitja e saj, sidoqë edhe po qe se nuk shikohet ndonjë gjë e madhe, ama të paktën thuhet ajo që duket. 84

A thotë diçka të re Legjenda M mbi njeriun? Krenar Zejno: Të re, së paku për njeriun e ri, po. Por ndoshta edhe njeriu në përgjithësi modern nuk ka si rroket në tërësinë e vet pa qëmtuar karakterin e tipizimin fenomenologjik të njeriut të Ri. Filozofia përmes Faucoult-së tha se vetë Njeriu është krijesë e dy shekujve të fundit, prej mutacionit kulturor. Ndoshta njeriu i absurdit prej regjimi komunist do të ketë, ndër hulumtimet mbi risitë e modernitetit, një llozhë të vetën nëpër rrokapjekthet studimore, bile në pozicionet qëndrorë. Gjithsesi, për t’ia mbërritur këtij qëllimi nuk kishte të tjera trajta më pak të rënda e mizore se jashtëqitjet? Krenar Zejno: Një mizë mbi një copë jashtëqitje është në parajsën e vet të muzave, një mizë ndër mjalt ka cofur qysh prej rënies në këtë grackë të sheqerosur. Kjo shtrydhje e lëndës, që ju e quajtët edhe dehidratim i frazës, fjalës pa përshkrimin e zgjatur prozaik, është tashmë tipike në frazën tuaj, apo jo? Krenar Zejno: Në rastin konkret mbeturinat ushqimore të trupit janë në mënyrë të natyrshme koncentrat. Së dyti, duke qënë i mrekulluar nga irlandezët e letërsisë së madhe, nga B. Show, Wilde, Swift, Beckett, të cilët e kanë sintetizuar me një mizori të hatashme, siç e thotë Borges, çdo tepri retorike, kështu pra tendencave të hershme të shkrimit tim të shtrydhur fort, si teshat para se të ndereshin në telin e robave, i është shtuar edhe ky telash, telashi i ujrave të tepërta. Tek e fundit unë ndjehem poet. Atëhere, a ka ndikim prej Joyces-it, Orwell-it, Celine-it e të tjerë, botuesi i të cilëve ju jeni, kjo mënyrë e përkorë të shkruari? Krenar Zejno: Përkorja është virtyt poetik thotë sërish Borges, meqë e morrëm nëpër gojë e kushedi po e zë lemza. Punën e lidhjes nuk e kam vënë re, makar të ishte! mbase keni të drejtë për formën e pakohë, pavendore dhe pa emra. Legjendare e disi bizare. Këta gjeni kanë madhështinë e katedrales, ndërsa kjo bëmë e vogël e imja atë të halesë, por dëgjo... nuk është pak! Edhe Kubriku në filmat e tij vrasjet i vendos të kryhen në WC, apo nga markezi de Sade te Kundera: dashuri edhe orgji në banesat ku prehen edhe mbetjet organike si në banesën e fundit. Pastaj, sot a nuk paguhet njësoj metri katror i banjos me atë të guzhinës apo dhomës së gjumit?! 85

Mezi e prisja që satira e mjeshtrit ta kishte pjellë nga prapanica. Dhe po prisja

që Rabelais ta zgjidhte si një rrugë e dy punë, me një gur dy zogj: pra, bashkë

me shpikjen e artit të ri- romanit, të na pararendte edhe profecinë mbi lindjen

e Njeriut të Ri.

Nuk ke ndonjë pendesë për këtë shpërfaqje të së keqes së krupshme?

Krenar Zejno: Jo dhe aq! Për mua të voglin do të mjaftonte fakti që vetë

Yahveh u pendua pse pat krijuar njeriun, duke parë me ç’ligësi shkonte drejt

së keqes ky ditëzi. Pastaj, e keqja mbetet arti bazë i njeriut, për më tepër këtu,

në një botë libër.

Cilat do të ishin linjat teorike ku rrugëton një subjekt romani i kësaj forme?

Krenar Zejno: Nuk është detyrë e imja në këtë rast ta di këtë, por po të thoja

nuk e di fare do të pretendoja edhe më tepër se ç’mund të jenë në fakt.

Megjithatë, do ta vija gishtin si në qull tek iluzioni darvinian dhe

materializmi marksist, prejardhja e përbashkët e llojeve dhe më tej shndërrimi

në një lloj të vetëm njeriu të ri. Ndoshta janë këto kollonat që mbajnë trupin e

“legjendës M”. Nga i njëjti lloj bëhen shumë lloje, por që prapë janë një. Dhe

nga shumë lloje sistemesh shkohet me shndërrim të forcuar tek i njëjti lloj.

Jashtëqitja bëhet status-simbol i gjithë kësaj, ndërsa ajo fjala “konkretisht”, e

cila përsëritet në një ritëm psallmoid, status-quo e gjëndjes që e mbart dhe

vijon si një cikël i mbyllur dhe rreth vicioz.

“ Njerëzore, tepër njerëzore” e thoshte Niçe, pra njerëzore me tepri, por jo pa

karar.

Me Darvinin zë fill ndoshta kthimi i vështrimit për nga vetja si aventurë

filozofike dhe arti. Ashtu si merr ngarkesë fiziologjike edhe vepra e Niçes

apo poezia e Rembosë, Bodlerit, të cilët qysh prej çastit gjenial të tyre nuk

panë më peisazhin nga një dritare, por përkundrazi, njeriun në hapësirën

brenda dritares, duke e vështruar dhe kqyrur atë nga jashtë. Siç mund ta

shohë lexuesi dritaren e dizenjuar të kopertinës në këtë libër. Dhe mandej për

të hyrë në brendësi të ndërtesës dhe kujtesës. Sa pa ardhur harresa e një epoke

terri obskurantist dhe pa u shpërfillur përfare ankimet e filozofisë mbi

“harresën e qënies” si dhe lutjen e saj për t’u kthyer e bërë bekçiu i qenies. Të

mos harrojmë, meqë jemi te harresa, edhe banalitetin e atij regjimi absurd të

cilin libri e trajton më direkt, ku bariu i qënies së re nuk lejohej të ishte vetë

qenia, por tjetërkush. Ndaj në këtë vëllim qënia synohet të shihet edhe nga

poshtë, nga jashtë qitja e saj, sidoqë edhe po qe se nuk shikohet ndonjë gjë e

madhe, ama të paktën thuhet ajo që duket.

84

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!