19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MEDALION

KRENAR ZEJNO: 13 kapituj për 13 pikë llotarie

pyetjesh

Legjenda M, Një satirë e dhimbshme

Bisedë me Krenar Zejnon

Krenar Zejno, pas poemave dhe vëllimeve të tij me poezi, më së fundmi

ka ardhur para lexuesit me librin e tij në prozë “Legjenda M”. Zejno

tregon se çfarë sjell ndryshe në Letërsinë shqipe “Legjenda M”, ku është

frymëzuar dhe çfarë presim më tej.

Ka pak muaj që qarkullon “Legjenda m”, libri juaj i fundit, ndërsa pritet

edhe vëllimi i dytë. Së pari, a ka një masë përmes së cilës maten kategori si

“e keqja” apo “e shëmtuara” në lëndën e një romani?

Krenar Zejno: Një Zot e di! Pikësëpari është vetë Ai, që me veprën e tij

kompozoi realitetin e dhënë, realen bashkë me të pështirën e vet, që e

mbartim me vete tok me gjërat që brënda gjithësecilit ngjizen edhe me të

shëmtuarën e të Keqen. Për pjesën e artit i janë përgjigjur kësaj pyetje të

mëdhenjtë shkrimtarë, qysh herët e deri te piktorët Duschamps, Dubuffet e

më tej.

Kjo lloj satire e dhimbshme, sipas jush, është atribut i romanit modern?

Krenar Zejno: I romanit pa mbiemër, së pari i vetë romanit, klasik apo

modern, qysh prej lindjes së tij, nga Rabelais te Cervantes deri te Swift e

Joyce mandej Beckett, Kundera e Kadare, Mc. Ivan e të tjerë... apo dhe filmat

që rrjedhin prej tyre nga Pasolini te Kubrick.

“Satira, tha Swift, është një pasqyrë paksa speciale: kush shihet në të, njeh

jashtëqitjet e gjithë të tjerëve”.

Rabelais, gjeniu prej të cilit nisi gjinia e romanit - na e kujton gjithëherë

Kundera - tregon se Gargamella, që ishte me barrë, hëngri gjithatë plëndës, sa

që u detyruan t’i jepnin ilaç për ta bërë kaps, kështu fetusi i të paudhit

Gargantua u vërvit në damar të aortës dhe duke u ngjitur sipër përfundoi të

dalë nga veshi i majtë.

83

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!