19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mbase është rasti të kujtojmë se një numër i konsiderueshëm shkrimtarësh të

mëdhenj, në romanet e tyre, janë marrë me Oborret. Kjo ka qenë e lidhur me

përdorimin e një gjuhe të rafinuar brenda një mjedisi konvencional, ku të

duket se jeta shndërrohet në dukje të jetës. Ndërsa tregimi ngjan më tepër i

prirur ndaj personazheve margjinalë, simbolika e të cilëve, gjithë duke i lënë

në anë të shoqërisë, të krijon iluzionin se i vendos ata në qendër të saj dhe, në

fakt, i vendos, përderisa në realitetin “artistik” veprojnë ligjësi të tjera, të

ndryshme nga ato që i njihen, ose që besohet se i njihen, atij që rëndom e

quajmë realitet.

Dhe, për ta mbyllur këtë shënim të shkurtër përurues, do të thosha se një nga

meritat e mëdha të autorit të kësaj përmbledhjeje është se ka ditur, me

mençuri, të përdorë mjete shprehjeje që tregimet e tij i lidhin pa asnjë

mëdyshje me traditën më të mirë kombëtare dhe botërore të prozës së

shkurtër. Leximi i tregimeve të Çollakut, që kryhet me një frymë, me

sintaksën e përpunuar imtësisht, me humorin e pranishëm në masë të

këndshme në krejt librin, me shkurtësinë dhe dendurinë e lëndës narrative,

me kombinimin e ngjarjeve me gjuhën për arritjen e efektit të dëshiruar, të

jep një kënaqësi estetike të pandërprerë, çka duhet të jetë, ma merr mendja,

qëllimi final i çdo arti.

Paris, 2009.

82

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!