19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

zënë ato në hierarkinë e Republikës sonë të Letrave. Ndërsa unë do të

kufizohesha të vija thjesht në dukje disa prej tipareve më të dukshme të këtij

libri, meqë, nga gjithë zhanret e prozës, për tregimin kam një dobësi të

veçantë. Dhe në tregimet e Çollakut kam përshtypjen se i gjejmë, pak a

shumë, të gjitha karakteristikat kryesore të këtij zhanri: aksioni që

përqendrohet tek një e dhënë kryesore, personazhet me evolucionin e tyre dhe

përshkrimi i kuadrit hapësinoro-kohor që kufizohen brenda një pikëvështrimi

strikt funksional, vëmendjen e përqendruar te personazhi kryesor që rrëfehet

në një ditë të zakonshme, histori që nisin in medias res dhe që përfundojnë të

hapura, të befasishme e të papritura, të shoqëruara këto nga procedetë e

duhur, si dialogu, ëndrra, analepsa, përzierja e kohëve narrative, gjuha

sugjestive. Nga kjo pikëpamje, por jo vetëm nga kjo, tregime të tilla si Të

internuarit, Katërkëndëshi i Bermudajve, Rrugë, si dhe tregimi që i ka dhënë

bujarisht titullin librit, mund të konsiderohen si kryevepra të zhanrit. Duke i

shtuar këtyre edhe talentin e padiskutueshëm të narratorit, “Për shtegtarët e

pak metrave katrorë” përbën, pa dyshim, një arritje nga më të vlefshmet në

krejt prozën tonë të shkurtër.

Ka një rrethanë tjetër të rëndësishme që nuk mund ta lemë pa e ndërmendur

këtu e që përbën një nga elementet thelbësorë të krijimtarisë. Kjo është

përvoja jetësore vetjake. Përvoja e Çollakut është e pasur. Ai ka njohur jetën

rurale dhe atë urbane, ushtrinë dhe universitetin, arritjet dhe zhgënjimet,

atdheun dhe emigracionin. E, natyrisht, edhe librat, që janë një jetë më vete.

Interesin e atyre që ai rrëfen në këto tregime, që janë copëza jete, e gjejmë në

çdo fragment të tyre, në çdo kujtim të veçantë që përzihet me kujtesën tonë të

përgjithshme prej lexuesi, me të hapur librin e me të nisur leximin. Sigurisht

që një tregim i mirë mund të shkruhet edhe vetëm me ndihmën e imagjinatës

dhe shembujt e lumtur janë të shumtë. Por është ku e ku më mirë kur

imagjinata pjellore ndërthuret me skenat e ndryshueshme e të

pandryshueshme të teatrit të botës reale ku autori ka luajtur një rol dëshmitari

aktiv. Romeoja ka ditur të kombinojë forcat e një jete të brendshme tejet të

pasur e interesante me shprehjen e një shoqërie të trazuar, tradicionale e

kaotike, moderne e të brishtë, si kjo ku jetojmë. Me aktin e tij të të shkruarit,

imazhi i paqëndrueshëm i kësaj shoqërie bëhet një vepër e thellë dhe e

qëndrueshme. Ç’mund të jetë tjetër Bota, përveçse një teatër me personazhe

simbolikë, ku luajnë bukuria me shëmtinë, pasuria me mjerimin, eleganca me

vrazhdësinë, virtyti me vesin, jeta me vdekjen? Mjedisi i këtij teatri dhe

personazhet që veprojnë në të janë, përgjithësisht, do mund të thoshim,

margjinalë: diku një grup ushtarësh, diku një mësues i thjeshtë, diku tjetër dy

të internuar, diku ca njerëz që rrojnë në një fshat të largët e të veçuar për të

ruajtur fenë, një daun, një udhëtar imagjinar...

81

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!