19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ALKET ÇANI

“Për shtegtarët e pak metrave katrorë”

- shënime për librin e ROMEO ÇOLLAKUT -

Nuk e kam aspak të lehtë të shkruaj për vepra në prozë e sidomos për ato të

një miku si Romeo Çollaku, por shija e mirë që më la leximi i këtij libri e

tejkalon çdo vramendje deontologjike. “Për shtegtarët e pak metrave katrorë”

është një përmbledhje tregimesh, ndonjë prej të cilëve autori e ka botuar më

parë në shtypin letrar periodik. Çollaku e boton këtë libër pas lëvrimit me

sukses të disa zhanreve të tjerë, si poezia, romani dhe eseja. Ai, gjithashtu, ka

sjellë në gjuhën tonë disa autorë shumë të rëndësishëm grekë e francezë - si J.

Ricos, P. Verlaine, S. Mallarmé, G. de Nerval, një antologji të tregimit grek

për të cilën është shpërblyer me një çmim kombëtar, dhe sidomos romanin

“Priftëresha Joanë” të Emanuel Roidisit - me një mjeshtëri dhe përgjegjësi të

lartë. Romeoja ka shkruar edhe disa poezi gazmore, të një shijeje dhe humori

të hollë, të cilat jam i sigurt që, kur të dalin në një libër më vete, do t’i falin

lexuesit të tyre një kënaqësi të veçantë. E pra, tregimet e tanishme vijnë pas

një përvoje të konsiderueshme të autorit në këtë sferë të madhe e të vogël, të

sigurt e të pasigurt, reale e virtuale, që quhet letërsi.

Dihet që çdo zhanër letrar lind nga një përdorim i caktuar i gjuhës dhe, duke

qenë kështu, tregimi është ndoshta më tipiku që di të luajë më mirë me fuqinë

e menjëhershme dhe domethënëse të fjalës, për të na kumtuar një ose më

shumë jetë imagjinare, ku vendosen personazhe në kohë e hapësirë dhe

ndodhin ngjarje që ngërthehen nëpërmjet një mekanizmi të dukshëm ose të

padukshëm shkakësish. Arti i tregimtarit synon të nxitë dhe ta mbajë

gjithmonë të nxitur atë pritje të përgjithshme e të çrregullt që ne kemi për

gjërat që ndodhin, duke e lidhur universin e tregimit me botën reale. Me anë

të një gërshetimi detajesh arbitrarë, ai lidh ekzistencën reale të lexuesit me

ekzistencat e gjasmuara të personazheve, gjë që shpeshherë i bën këto

gjasmime të marrin një forcë të çuditshme jetësore që, në mendjen e lexuesit,

i bën të krahasueshme me persona të vërtetë. Lexuesi u jep atyre gjithë

veçoritë njerëzore që ka brenda vetes. Teoritë thonë se sa më të shumta të

jenë këto veçori, aq më e madhe është vlera e veprës letrare. Ligji më i fortë e

njëkohësisht sekreti i suksesit të një tregimi është, me sa duket, fakti që

vazhdimi i ngjarjes të na tërheqë pa ndërprerje drejt fundit të saj, i cili na bën

të besojmë se kemi jetuar tërësisht e thellësisht një aventurë, duke u

njëjtësuar me personazhet e sajuar.

Natyrisht që, kur edhe tek ne të ketë kritikë që do të merren më në fund, më

tepër e kryesisht me veprat sesa me autorët e tyre, do të flitet në mënyrë më të

thelluar e rigoroze edhe për librat e Romeo Çollakut dhe për vendin që do të

80

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!