19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nocionet fat e sfidë, ndonjëherë mund të ta mbyllin dritaren e pamjes ku

presin poshtazi saj turmat që kërkojnë liderin...

Megjithatë sërishmi mund të përshtatesh në formulën e mbijetesës për të

gjetur rrugë të reja mbijetese.

Thonë që fati është i shkruar, por thonë gjithashtu që fatin mund ta shkruajë

vetëm njeriu të cilit i ka rënë për hise. Gjurmësh të tilla rron dhe vdes atdheu

për t’u bërë më i mirë në ringjalljen e madhe...

E vërteta vuan gjithherë. Brenda këtij emotiviteti ekziston edhe frika e forcës

për t’u ndëshkuar ose bindur në emër të saj. Vuajtja mund të jetë disafishe.

Mund të jetë e plotë a sipërfaqësore. Ç’rëndësi ka?!

Ajo që duhet theksuar dhe jo anashkaluar është elememti ekzistencial. Këtu,

në këtë pikë vlerat dhe antivlerat humbasin portretin fizik dhe e trukojnë atë

me qindra dhe mijëra forma shumëtrajtëshe. Përballë Samsonit-Nol vuajtja

bëhet oaz i shkretëtirës shqiptare. Me çdo mënyrë të prezantimit të saj,

vuajtësit portretizohen të shtypur edhe nga instinktet bazë të qenies.

Tragjedia “Israelitë e filistinë” u ka folur brezave në kohë dhe vijon të

lexohet në mënyra të ndryshme prej tyre. Do të mundohem nëpërmjet saj t’u

qasem cazë të vërtetave që ajo të përvijon teksa e lexon.

Në qendër është personazhi i Samsonit mitik, të cilit i ngarkohet misioni i

konvertimit të filistinëve në fenë israelite. Gjithçka do të realizohet me anën e

bindjes, jo forcës. Për këtë, krenaria e tij nuk dëgjon zërin e të parve, urtësinë

e vendit.

Më tej ai mashtrohet dhe përçudnohet nga lajkat e Dalilkës së bukur dhe

epshndjellëse. Në fund filistinët, pasi mësojnë sekretin allasamson,

zhburrërojnë delirin e tij...

68

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!