19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

... edhe kur mërgon larg, Noli e merr me vete ëndrrën e tij. Nolsamsoni beson

në forcën e shpresës dhe mban në të njëjtën kohë me kurajo vet’veten.

Sipërimi i kohës kërkon kurbane që mjergullnaja të davritet e kësisoj të plasë

edhe syri i keq. Epoka e sukseshme e qeverimit nolian, ndjen pendim. Edhe

pse nuk vlen ky optimizëm, vlen së gjithash mësimi që buron e s’shterr kurrë

prej pësimit. Kthimi pas asnjëherë s’vlen në jetë. Zbeh dhe turbullon

shikimin.

Kthimi pas në kohë asnjëherë s’ka diell. Befshëm vdes çasti e bashkë me të

edhe fiziku yt. Njeriu dështon, por ka edhe sukses në misionin e tij. Kjo

ndërvarësi motivon bashkëpunimin klanor, për të shpalosur një devizë a

mision. Të gjithë mund të japin më të mirën për atdheun e tyre në çfarëdo roli

që kryejnë.

Realiteti gërvisht mes dhimbjesh, plagë të mbyllura që kërkojnë shpesh e më

shpesh drejtësi. Përballë dhimbjes së përgjithshme, individualja fashitet nga

melhemi patriotik.

Dilema e përjetshme “Shqipëria u bë me shtet, vallë a do të bëhen shtetas

shqiptarët...” e gjen shpjegimin nën përtypjen e arsyetimit të mësipërm.

Dilema e ngelur udhkryqesh qysh atëherë, ka evoluar nëpër kohëra për më

tepër agim të bardhë ndërgjegjësimi.

Meditimi ngel mes dy përfytyrimesh, Nolin vital në qershor të ’24-ës dhe

Nolin predikues në ditët tona. Brenda këtyre kohërave vdes dhe ringjallet

atdheu si në ditën e tretë të dit’vdekjes për të lartësuar pavdeksinë.

Leximi biblik i “Israelitë e filistinë”, mbetet një lexim i paajsbergtë deri në

fund, por që sjell në dritë pamore dit’netët specifikisht të vështira të politikës

së sotme kombëtare. Mes ëndrrash apokaliptike shteti vizatohet i

paqëndrueshëm dhe shtetasit e tij si pjesa më e pazotë. Ky imazh përvijohet

nga viti në vit qysh atëherë kur atdheu vështrohej me sytë e emigrantit

plangprishës.

Sfidë në jetë mbetet fati i mëtejshëm i njeriut. Leximi i dorës, filxhanit, falli i

letrave... mund dhe ndonjëherë të të shtyjnë drejt shtigjesh shpesh edhe të

rrezikshme... Sfida e tejmbushur me shpresë mbetet faltorja më e mirë e

njeriut të dyzuar. Gjithëherë njeriu bën sikur e ka kuptuar dhe shpesh hiqet si

i pakuptueshëm. Brenda këtij fati endet filli i Arjanës mitologjike..., në

labirinthe të vazhdueshme vitesh...

Parashikimi në rrugën e fatit mbetet pjesë e imazhit të kujtdo. Të bindesh a ta

kërkosh atë është sërish njëlloj, sepse brenda imazhit vizion gëlon fati i

mëtejshëm njerëzor..., për investimin e më të mirës.

Gjithkush gjen hakun e vetvetes brenda fuqisë mikluese të vendit tënd.

Atdheu mbetet fole ndër shumësi folesh dashurie. Forma e më të mirit,

rrezaton nivele modeli brenda gjeografisë së ndershmërisë adhetare. Në emër

të fatit të mirë betohet edhe më i ligu i kohës së zezë...

67

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!