hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

tepër i shtrenjtë, në kurriz të miletit të dëshpëruar që s’gjen askurrë zgjidhje mentale. Idealet e jetës njerëzore gjithmonë janë mësuar me sprova të tilla që ndoshta mbeten modele imitacioni. Këto ideale ndonjëherë është më mirë mos kishin ekzistuar kurrë. Narcisizmi mbetet një detaj kyç psikospektiv në “Israelitë e filistinë” të Nolit. Përballë pasqyrës kohë të ’24-ës përshfaqet dukshëm imazhi samsonian. Jam i fortë, madje shumë i fortë. I dashuruar deri në vdekje me atdheun tim. Për hatër të këtij idili gëlon miti i udhëheqësit të suksesshëm allautilitar. Peizazhi në pasqyrën kohë shfaqet i bukur domethënësisht. Vizatohen përreth kaltërimit diellor ashpërsi terreni dhe frikë marramendëse honi njëheresh. Kumbon kështu në këtë mirëmëngjes etja e pathyeshmërisë. Muskujt dhe forca e tyre nënkuptohen në këtë profil narcian dhe riciklohen në vallen rituale të jetesës së përditshme. Samsoni beson te portreti që i shfaqet në pasqyrë. Trimëria dhe guximi mbeten brerorja më simpatike e momentit për të. Jam i fortë, me një fjalë i besoj forcës sime, do të ishte nëntitulli më i mirë për të motivuar këtë prezantim para pasqyrës. Ndërkaq nuk duhet të harrojmë kontekstin historik të atyre viteve kur Nolit kryeministër do t’i bashkoheshin në misionin e tij qytetarë dhe katundarë të palëkundur forcërisht. Të gjithë bashkohen e bëhen një peizazh shqiptar i aso kohe nën figurën burrërore të militantit republikan. Forcë dhe mençuri përshfaq dimensioni gjeografik i atdheut. Me një fjalë idili mes jetës dhe vdekjes së pushtetit, dashurisë së pafundme për triumf aspak fatal e bëjnë figurën e Nolsamsonit të besueshme. Këtë e dëshmon edhe historia e Revolucionit Demokratik të qershorit 1924. Përfytyroni një kryeministër që mbetet jo vetëm largpamës i idealit të vet, por që luan gjithmonë kur ia lyp puna me elementë maturie e gjakimi gjakftohtë në anën e kundërshtarit. Poshtë rasos së priftit mbetet unikale fytyra e politikanit. Pa demagogji, duke qenë realisht besimtar i unit të tij komformist, Noli shtyn ditët dhe qeveris orët e kabinetit të tij vendimmarrës. Pasqyra dhe narcisizmi i profilit të udhëheqësit të fortë, të pasqyruar në të, shënjojnë një nga momentet kulmore të serialit jetësor nolian. Aspak i etur për pushtet, por edhe më i etur për qeverisje të drejtë e pushtet të fortë Noli nis hapat e projektuar në miniaturë. Koha do t’i hedhë ndërkëmbësh, stuhi dhe acar njëherazi, shi e përmbytje vdektare në horizontin qeverisës, por kurrë nuk do t’i fashitë flakën e dashurisë për të ndërtuar imazhin e më të fortit, sfidant kombëtar. Ana tjetër e pamjes, në pasqyrën kohë, brenda kuadrit narcisist, është imazhi i udhëheqësit të dobët fizikisht e ushtarakisht. 64

Jam i dobët, madje shumë i dobët... Teksa shikon pasqyrën kohë të atyre do vitesh, Nolisamson vajton peizazhin njerëzor që e rrethon. Fytyra të vrara ligsht, të paushqyera mirë, pisur e frikur nga vdekja e paraardhur që injektohej falë rrënimit total e shpirtëror të vendit... Vallë me këta njerëz do ta mbaj pushtetin, vallë ky taraf trimoshash do të më përkrahin në të mirë e në të keq??? Ndoshta të tilla pyetje Noli i ka bërë vetes...? I mbyllur në mbështjellën vetmitare të Samsonit, kryeministri ndjehej keq, ndoshta më keq se kur ky portret i ligur i shfaqej në pasqyrën e kohës. *** Kësaj natyre kishte kohë që i mungonte dashuria e fillimvertë e diellit guximtar e trimëror, ikur zëshëm dhe figurshëm nga skena politike. Vajtimi i psherëtishëm kishte kohë që ishte shtruar këmbëkryqshëm në dit’natën njerëzore të vitit ’24. Ngjyra e qershorit bëhet kapriçioze e nuk kërkon aspak të ndërrojë kolor, megjithëse kryeqyteti ndërronte bukur ngjyrat stinore ato motesh. Shprehja “Atdheu fillon te zemrat”, bëhet edhe më e frikshme kur në pasqyrën kohë shfaqej figurina e kalorësit të vrerosur, pse jo të pashpresë tanimë. Në këtë kuadër egoja e Nolit kishte vdekur plotësisht. Atdheu i tij s’kishte forcë e fuqi mbrojtjeje, ndihej i mëdyshur dhe në udhëkryq. Brenda këtij pasqyrimi rigonte si shiu rezil i vjeshtës shprehja e tij “Shqipëria u bë me shtet, vallë a do të bëhen shtetas shqiptarët?” Çuditshëm kjo pasqyrë narcisizmi s’merr komandë nga askush. Profesionalizmi fle sirtarëve të pushtetit deri disi të ëndërrt për Nolin. Ndoshta do të kalojë edhe 2024 dhe Shqipëria e shqiptarët do të mbeten në portëvuajtjen e kujtesës historike. Atdheu përballë Nolit të drobitur, në profilin gjithditurak e jo dobësisht të dobët vizatohet krenar dhe epshndjellës në kopshtin shkëmbor të Europës Juglindore. Dobëtia nuk shfaqet kalimthi për t’u përndezur më tej me një forcë më rezistente. Ajo bëhet pjesë e planeve ëndërrake që mbetën pezull në amfiteatrin fals të kohës. Përballë këtij pesimizmi virtual, Noli largohet. Së keqes i ka ikur dhe lufton me të në emër të aromës së mirë atdhedashëse. Fati i keq nuk ju nda edhe xhamit të qelqtë pasqyronjës. Shtetarët e kësaj periudhe teksa kundronin vetveten, kuptonin se ky imazh reflektohej në pasqyrën e kohës. 65

Jam i dobët, madje shumë i dobët...

Teksa shikon pasqyrën kohë të atyre do vitesh, Nolisamson vajton peizazhin

njerëzor që e rrethon.

Fytyra të vrara ligsht, të paushqyera mirë, pisur e frikur nga vdekja e

paraardhur që injektohej falë rrënimit total e shpirtëror të vendit...

Vallë me këta njerëz do ta mbaj pushtetin, vallë ky taraf trimoshash do të më

përkrahin në të mirë e në të keq???

Ndoshta të tilla pyetje Noli i ka bërë vetes...? I mbyllur në mbështjellën

vetmitare të Samsonit, kryeministri ndjehej keq, ndoshta më keq se kur ky

portret i ligur i shfaqej në pasqyrën e kohës.

Kësaj natyre kishte kohë që i mungonte dashuria e fillimvertë e diellit

guximtar e trimëror, ikur zëshëm dhe figurshëm nga skena politike. Vajtimi i

psherëtishëm kishte kohë që ishte shtruar këmbëkryqshëm në dit’natën

njerëzore të vitit ’24.

Ngjyra e qershorit bëhet kapriçioze e nuk kërkon aspak të ndërrojë kolor,

megjithëse kryeqyteti ndërronte bukur ngjyrat stinore ato motesh.

Shprehja “Atdheu fillon te zemrat”, bëhet edhe më e frikshme kur në

pasqyrën kohë shfaqej figurina e kalorësit të vrerosur, pse jo të pashpresë

tanimë.

Në këtë kuadër egoja e Nolit kishte vdekur plotësisht. Atdheu i tij s’kishte

forcë e fuqi mbrojtjeje, ndihej i mëdyshur dhe në udhëkryq. Brenda këtij

pasqyrimi rigonte si shiu rezil i vjeshtës shprehja e tij “Shqipëria u bë me

shtet, vallë a do të bëhen shtetas shqiptarët?”

Çuditshëm kjo pasqyrë narcisizmi s’merr komandë nga askush.

Profesionalizmi fle sirtarëve të pushtetit deri disi të ëndërrt për Nolin.

Ndoshta do të kalojë edhe 2024 dhe Shqipëria e shqiptarët do të mbeten në

portëvuajtjen e kujtesës historike.

Atdheu përballë Nolit të drobitur, në profilin gjithditurak e jo dobësisht të

dobët vizatohet krenar dhe epshndjellës në kopshtin shkëmbor të Europës

Juglindore.

Dobëtia nuk shfaqet kalimthi për t’u përndezur më tej me një forcë më

rezistente. Ajo bëhet pjesë e planeve ëndërrake që mbetën pezull në

amfiteatrin fals të kohës.

Përballë këtij pesimizmi virtual, Noli largohet. Së keqes i ka ikur dhe lufton

me të në emër të aromës së mirë atdhedashëse.

Fati i keq nuk ju nda edhe xhamit të qelqtë pasqyronjës. Shtetarët e kësaj

periudhe teksa kundronin vetveten, kuptonin se ky imazh reflektohej në

pasqyrën e kohës.

65

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!