19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

tepër i shtrenjtë, në kurriz të miletit të dëshpëruar që s’gjen askurrë zgjidhje

mentale.

Idealet e jetës njerëzore gjithmonë janë mësuar me sprova të tilla që ndoshta

mbeten modele imitacioni. Këto ideale ndonjëherë është më mirë mos kishin

ekzistuar kurrë.

Narcisizmi mbetet një detaj kyç psikospektiv në “Israelitë e filistinë” të Nolit.

Përballë pasqyrës kohë të ’24-ës përshfaqet dukshëm imazhi samsonian.

Jam i fortë, madje shumë i fortë. I dashuruar deri në vdekje me atdheun tim.

Për hatër të këtij idili gëlon miti i udhëheqësit të suksesshëm allautilitar.

Peizazhi në pasqyrën kohë shfaqet i bukur domethënësisht. Vizatohen përreth

kaltërimit diellor ashpërsi terreni dhe frikë marramendëse honi njëheresh.

Kumbon kështu në këtë mirëmëngjes etja e pathyeshmërisë. Muskujt dhe

forca e tyre nënkuptohen në këtë profil narcian dhe riciklohen në vallen

rituale të jetesës së përditshme.

Samsoni beson te portreti që i shfaqet në pasqyrë. Trimëria dhe guximi

mbeten brerorja më simpatike e momentit për të.

Jam i fortë, me një fjalë i besoj forcës sime, do të ishte nëntitulli më i mirë

për të motivuar këtë prezantim para pasqyrës.

Ndërkaq nuk duhet të harrojmë kontekstin historik të atyre viteve kur Nolit

kryeministër do t’i bashkoheshin në misionin e tij qytetarë dhe katundarë të

palëkundur forcërisht. Të gjithë bashkohen e bëhen një peizazh shqiptar i aso

kohe nën figurën burrërore të militantit republikan. Forcë dhe mençuri

përshfaq dimensioni gjeografik i atdheut. Me një fjalë idili mes jetës dhe

vdekjes së pushtetit, dashurisë së pafundme për triumf aspak fatal e bëjnë

figurën e Nolsamsonit të besueshme. Këtë e dëshmon edhe historia e

Revolucionit Demokratik të qershorit 1924.

Përfytyroni një kryeministër që mbetet jo vetëm largpamës i idealit të vet, por

që luan gjithmonë kur ia lyp puna me elementë maturie e gjakimi gjakftohtë

në anën e kundërshtarit. Poshtë rasos së priftit mbetet unikale fytyra e

politikanit.

Pa demagogji, duke qenë realisht besimtar i unit të tij komformist, Noli shtyn

ditët dhe qeveris orët e kabinetit të tij vendimmarrës.

Pasqyra dhe narcisizmi i profilit të udhëheqësit të fortë, të pasqyruar në të,

shënjojnë një nga momentet kulmore të serialit jetësor nolian.

Aspak i etur për pushtet, por edhe më i etur për qeverisje të drejtë e pushtet të

fortë Noli nis hapat e projektuar në miniaturë.

Koha do t’i hedhë ndërkëmbësh, stuhi dhe acar njëherazi, shi e përmbytje

vdektare në horizontin qeverisës, por kurrë nuk do t’i fashitë flakën e

dashurisë për të ndërtuar imazhin e më të fortit, sfidant kombëtar.

Ana tjetër e pamjes, në pasqyrën kohë, brenda kuadrit narcisist, është imazhi i

udhëheqësit të dobët fizikisht e ushtarakisht.

64

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!