19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Jam dhe do të jem i zoti i madhështisë sime, në këtë moment. Ama, vetëm

për momentin se më vonë asnjëherë s’i dihet çfarë ndodh. Mund të kem

flamur lavdie a mund të mos ta kem, një të tillë.

Ngërçi dinakërisë shtruar këmbëkryq, udhëkryqesh njerëzore mbetet menuja

më e sigurt që duam apo s’duam prezanton një fytyrë të shëndetshme.

Dashuria në emër të së vërtetës, mund dhe duhet ndonjëherë të përshfaqet me

maskë triumfi, ndoshta për të zgjuar te vartësit e tu, atë që s’duhet të bëhet

publike, por që në themel të saj ka cinizmin e një ndërgjegje të gjymtuar.

Më i forti, sigurisht që nuk nxjerr kurrë në shesh dredhinë apo mashtrimin,

ndërsa edhe në pasqyrën e më të dobëtit, shpesh të mundur, nuk shfaqet kurrë

pika më e dobët e dështimit. Zëri jetës të thërret drejt honesh të thepisur edhe

kur miklimi i krenarisë të merr në qafë, duke të thyer hundët e ekzistencës

jopërfundimisht.

Përballë botës, si gënjeshtër hiperbolike në çdo rast përshfaqet shpesh e më

shpesh e vërteta, që ndoshta të bën keq në zemër. Ky rrit tradicional zbutet

me tone të një dëshpërimi të vakur që pret një ditë të zgjohet plotësisht

joformal. Hije dyshimi që brejnë rrënjët e së vërtetës dashur pa dashur shfaq

edhe prezantimi me madhështi i fitores. Përcaktimi “si e Pirros”, të dërmon

dhe rruga e drejtgjykimit tënd pëson disfatë të ndjeshme mendore. Koshienca

dhe subkoshienca, ëndrra dhe zhgjëndrra, mbështillen me një patologjizëm

inkurajues.

Optika e humbësit dhe fitonjësit e çon dëshirën e fitores drejt shtigjesh

mjerane shpesh dhe pa vizion rrugëzgjidhjesh. Ndërkaq, për të dalë nga llojlloj

amulli të tillash, shumë syresh e drejtojnë drejtpeshimin e vetvetes dhe të

orbitës që mbartin me ngjyra pushteti, drejt interesit personal duke

përgjysmuar peshoren popullore me militantë ose asnjëanës të verbër, të cilët

s’u shmangen detyrave të paracaktura, që eprorët në momente të caktuara ua

vënë përballë. Në këtë përballje të mundurit dhe fitonjësit dinakë, kërkojnë

me klithma të dëshpëruara atdheun e tyre, që shpesh e kanë fyer, përbuzur

dhe shitur në do rastesh historike. Dinakëria dhe dinakët aspak fanatikë për

fatin e atdheut që rënkon, kërkojnë të vendosin baraspeshën e mbijetesës së

tyre me çfarëdo çmimi që interesat meskine u kërkojnë. Një e vërtetë e tillë

s’mund të mohoet nga askush!

Njerëzimi, përballë fatesh të tilla mjerane e jomjerane ka nxjerrë mësime që i

harron enkas kur ja lyp nevoja e fajësisë individuale.

Refrene te tilla të dëshpërojnë, por kurrë s’të vdesin. Përkundër golgota e

zemrës së gjithkujt bëhet edhe më e fortë për të përmirësuar imazhin e

përdukjes. Elementët e shpresës të vërtiten ëndërrueshëm a jo dhe të bëhen

melhem plagësh që koha ka dashur t’i lëmojë me harrimin e saj. Përkundër

këtij niveli, e vërteta dinake shton ditët e saj dhe pse çmimi mund të jetë

63

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!