19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

hamendësi të vërtetë që burimi i pashtershëm i jetës të mëson, Penelopa ka

vite që rithur ëndrrën e saj të moskëputjes së fillit lëmsh, që ajo ruan në

zemrën e saj të vogël dhe me shumë lëng shprese.

Të kesh kundërshtarë do të thotë të vuash dhe të vuash do të thotë të kesh tis

pavdekësie.

Noli brenda këtij imazhi të dashur për të gjithë, vetëm lartësohet nëpër

kohëra. Përmendorja e tij skalitet edhe mes atyre që e urryen apo e groposën

bashkë me ëndrrat e tij në ato ditë të zeza të përmbysjes republikane. Në këtë

dritëparje e vërteta e kundërshtarit mban një pozicion të sinqertë dhe të

mjaftë për të kuptuar që jeta s’mbetet një pasqyrë e pakrisur nga ta.

Kanë apo s’kanë të drejtë palët?

Kjo është një mënyrë të menduari, nisur nga pozicioni që ke brenda të

vërtetës, e cila kërkon të besohet edhe kur ti mbetesh shenjuesi i saj më i

drejtpërdrejtë. Padashur të mbrosh vetëm një palë, asnjëherë nuk mund të

kuptosh që ke bërë mirë apo jo. Nuk mund ta kuptosh gjithsesi nëse je i

penduar apo hakmarrës, edhe pse ndjenja e dashurisë në emër të atdheut

mbetet dashuri mbi dashuritë. Në kohën tonë ndoshta është qesharake kjo

formë e të menduarit, por brenda misioneve të mundshme atdheu edhe mund

të vrasë në emër të një civilizimi që varros heronj të heshtur kur këmbanat e

kohës bien për mos harrim. Shprehja “Asnjëherë s’mund të jetosh pa

kundërshtarë”, bëhet kështu qëllim i mundshëm në vetvete dhe të jep forcë

gjykimi që jeta mos zërë kornizë avujsh të turbullt.

E vërteta mbetet dinake edhe për humbësit dhe për fitonjësit. Në këtë kalvar

njerëzimi ecën përpara dhe pas hijes së saj. Me modele apo jo. Me të drejtë a

të padrejtë, dinakëria rikthehet në kryefjalën e gjithësecilit që mendon se e ka

të vërtetën me vete. Ç’rëndësi ka në je humbës a fitonjës? Në betejën e

palavdishme dhe monotone shpesh, në përditshmërinë tonë, e vërteta dridhet

e s’përdridhet hone dritëhijesh për t’u prezantuar me më tepër dinjitet. Me

forcën e dhunës apo të heshtjes, ajo mbetet fjala më e lakuar nga të gjithë ata

që bëjnë zhurmë në emër të saj. Mes pabesisë dhe vyrtytit për të bërë më të

mirën ecën golgota njerëzore. Në dinakërinë tonë arkaike dhe të moderuar,

gjen shteg domosdoshmëria për ta shitur veten si pjesë paanësie. Të jesh

humbës, ndoshta asnjëherë nuk ke dëshirë ta hyjnizosh veten tënde, por

sigurisht nëse je një fitonjës i lavdishëm, sigurisht që ke nevojën e borieve të

suksesit.

Koha e modestisë sigurisht që ka perënduar të paktën në këtë kapërcyell

shekujsh.

62

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!