hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Ideja e dytë është thelbësisht kristiane dhe mbështetet në përfytyrimin e trupit si burg i shpirtit. Vetja jonë fizike i ka tokësore rrënjët e saj, ndërsa ajo hyjore rreh t’i vendosë ato kah qielli, pikërisht në çastin kur çlirohet prej prangave të së parës. Një marrëdhënie e tillë mes trupit dhe shpirtit shfaqet edhe në rrëfimin “Natë muaji maj”, ku pesë ditë në atë botë janë sa pesë shekuj në këtë botë. “Miku i foli: - Që të shkojmë përtej, ti duhet të lësh trupin këtu anës. Shkuan kështu shumë ditë gjersa u këthyen prapë mbi lumë; ku ky I miri kish lënë trupin. - Ç’është kjo gjë e shtrirë aty mbi barishte?- e pyeti atë vëllanë. - Ky është trupi yt, që të lidh me tokë, e që të errëson lumturinë. S’di si u bë pastaj edhe u gjenti i veshur me trupin e tij. Ish edhe tani i lumtur, po si pat qenë në ato ujra e fusha që përtej jo”. 27 Shtegtimi i Ago Jakupit drejt asaj bote që krijonjësi Kuteli ka guxuar madje edhe ta projektojë, do të nisë atëherë kur vdekja do të konceptohet prej tij si mbarim i një udhëtimi tokësor dhe si një çlodhje. Ky përfytyrim për përtejbotën na vjen i tillë edhe në testamentin që Dhimitër Paskoja i lë bashkëshortes pak ditë para fluturimit të tij tokësor: “Fundja, do vdes,- thashë. Do të shpëtoj. Do çlodhem. Jeta ime ka qenë shumë e turbullt, e ngatërruar, e mire dhe e keqe. Sa mirë që mbaroi!” 28 . (vijon) 27 Mitrush Kuteli: Natë muaji maj në Prozë dhe vargje të zgjedhura 11, Shtëpia botuese ”Mitrush Kuteli”, Tiranë 2001, f. 28 Dh.Pasko: Testament (1967) në “Hylli i Dritës”. 3-4/1994, f.72-73 60

ILIR SHYTA E vërteta bën keq në zemër (Adevărul dăunează inimii) (Mbështetur në veprën e Fan Nolit “Israelitë e filistinë”, sendërtuar mes dyzimit Rabin -Samson. Motivet universale të Biblës në jet’veprën e tij) S’jetohet pa kundërshtarë. Po, po. Asnjëherë nuk mund të jetohet pa kundërshtarë. Arena e pafundme e jetës të vë përballë të mirë dhe të këqinj. Gjithësesi asnjëherë s’duhet të harrosh që jeta ka shumë pak njerëz të mirë. Përballë këtij dimensioni artificial arrin të matësh forcat e tua dhe të përtypësh mirë anën tënde të kundërt, atë që rri pranë teje dhe të ysht si plagë e fshehur drejt rrënimit total. Që jeta të vazhdojë duhet antagonizmi. Në faltoren e paskaj gjen idhuj të rremë. Atë që ti me shumë mund e sakrificë e mendon si gjysmë zemër, të del pa gjak fare dhe atë tjetrin, që po ti e mendon si një zemër të tërë sërish të del kundërshtar. Shprehja e vjetër maskiliste “ Zot më ruaj nga femrat, se nga meshkujt ruhem vetë”, merr në këtë aspekt një formë të palëkundur mendimi jo vetëm në fatet e Samsonit dhe Dalilës. Asnjëherë s’mund të jetosh pa kundërshtarë. Qofshin këta të butë, a të fortë, të vegjël a hiperbolikë, të dukshëm atë padukshëm, imagjinarë a të vërtetë, burra apo gra e vajza... Nëse dikush nuk bëhet pengesë në rrugën tënde, s’ka më forcë rreth globit për të ekzistuar. Ky parim me kundërshtarë, i jep jetës gëzim mbijetese. Dëshira për të jetuar ndoshta qëndron te kuptimi i gjetjes së bukurisë së saj te njerëzit, që bëhen pengesë për ty. Bukuria estetike e jetësimit në përgjithësi e gjen forcën te dëshira mes sakrificash. Nëse jeta nuk do të kishte më kundërshtarë, sigurisht nuk mendoj që s’do të ishte e bukur, por të them të vëretetën ngjyra do të ishte e njëtrajtshme, pa alegri dhe ndoshta e tharë nga nervi i vetësakrifikimit. Në këtë mënyrë njerëzit s’do të kishin vizion uni. Ngarkesa do të kishte qenë vetëm në mendjen e tyre të dhjamur nga rehatia, si pjesë ekzistence dhe pjesa tjetër do të ngroheshin rrezeve të vakta të diellit sipërfaqësor, që do të agonte visesh jo vetëm shqiptarësh, për të dëshmuar mosekzistencë dhe vdekje të gjumtë ngadalshëm. Asnjëherë nuk jetohet pa kundërshtarë të duket lehtësisht fjalë e rëndë, por e vërteta duhet besur edhe kur të bën keq në zemër. Edhe pse kjo pjesë e parantezës lexohet lehtësisht në dramën skelet të Nolit, mbetet humnerë apokaliptike që duhet besuar mendueshëm dhe pa pikë dyshimi. Përgatitu dhe matu për t’u ndeshur edhe me më të mirin, qoftë dhe vetëm njëherë. Nën këtë 61

ILIR SHYTA

E vërteta bën keq në zemër

(Adevărul dăunează inimii)

(Mbështetur në veprën e Fan Nolit “Israelitë e filistinë”, sendërtuar mes

dyzimit Rabin -Samson. Motivet universale të Biblës në jet’veprën e tij)

S’jetohet pa kundërshtarë. Po, po. Asnjëherë nuk mund të jetohet pa

kundërshtarë. Arena e pafundme e jetës të vë përballë të mirë dhe të këqinj.

Gjithësesi asnjëherë s’duhet të harrosh që jeta ka shumë pak njerëz të mirë.

Përballë këtij dimensioni artificial arrin të matësh forcat e tua dhe të

përtypësh mirë anën tënde të kundërt, atë që rri pranë teje dhe të ysht si plagë

e fshehur drejt rrënimit total.

Që jeta të vazhdojë duhet antagonizmi. Në faltoren e paskaj gjen idhuj të

rremë.

Atë që ti me shumë mund e sakrificë e mendon si gjysmë zemër, të del pa

gjak fare dhe atë tjetrin, që po ti e mendon si një zemër të tërë sërish të del

kundërshtar. Shprehja e vjetër maskiliste “ Zot më ruaj nga femrat, se nga

meshkujt ruhem vetë”, merr në këtë aspekt një formë të palëkundur mendimi

jo vetëm në fatet e Samsonit dhe Dalilës. Asnjëherë s’mund të jetosh pa

kundërshtarë. Qofshin këta të butë, a të fortë, të vegjël a hiperbolikë, të

dukshëm atë padukshëm, imagjinarë a të vërtetë, burra apo gra e vajza...

Nëse dikush nuk bëhet pengesë në rrugën tënde, s’ka më forcë rreth globit

për të ekzistuar. Ky parim me kundërshtarë, i jep jetës gëzim mbijetese.

Dëshira për të jetuar ndoshta qëndron te kuptimi i gjetjes së bukurisë së saj te

njerëzit, që bëhen pengesë për ty. Bukuria estetike e jetësimit në përgjithësi e

gjen forcën te dëshira mes sakrificash. Nëse jeta nuk do të kishte më

kundërshtarë, sigurisht nuk mendoj që s’do të ishte e bukur, por të them të

vëretetën ngjyra do të ishte e njëtrajtshme, pa alegri dhe ndoshta e tharë nga

nervi i vetësakrifikimit.

Në këtë mënyrë njerëzit s’do të kishin vizion uni. Ngarkesa do të kishte qenë

vetëm në mendjen e tyre të dhjamur nga rehatia, si pjesë ekzistence dhe pjesa

tjetër do të ngroheshin rrezeve të vakta të diellit sipërfaqësor, që do të agonte

visesh jo vetëm shqiptarësh, për të dëshmuar mosekzistencë dhe vdekje të

gjumtë ngadalshëm.

Asnjëherë nuk jetohet pa kundërshtarë të duket lehtësisht fjalë e rëndë, por e

vërteta duhet besur edhe kur të bën keq në zemër. Edhe pse kjo pjesë e

parantezës lexohet lehtësisht në dramën skelet të Nolit, mbetet humnerë

apokaliptike që duhet besuar mendueshëm dhe pa pikë dyshimi. Përgatitu dhe

matu për t’u ndeshur edhe me më të mirin, qoftë dhe vetëm njëherë. Nën këtë

61

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!