19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Harresa e vazhdueshme e vdekjes për Ago Jakupin, apo dëbimi prej dyerve të

saj shndërrohet kështu në një ftesë të mbretërisë qiellore, ndërkohë që dëshira

e parreshtur për mikëpritje nga “ajo botë”, do të bënte që ai të shembej pa e

gjetur dot rrugën e Zotit, duke ia kthyer të ardhmen veç në një “fund”.

Mbas dhënies së Zulesës, përjetësia hyn vazhdimisht në kohën e qenies, duke

e orientuar drejt atyre shtigjeve, nëpër të cilat ajo duhet të kalojë, për t’u

ndriçuar më pas prej dritës së saj.

I pari shteg që ajo duhet të njohë në mënyrë të përkryer është ai që mban në

kalimet e tij frikën ndaj Zotit, e cila në fjalët e ëngjëllit nënkuptohet

nëpërmjet ndëshkimit hyjnor, në rast se qenia do të guxojë ende të mos

ndjekë vetëm rrugën e Tij.

Frika ndaj Zotit shndërrohet kështu në frikë prej ndëshkimit dhe përmbys

pikësëpari në vetëdijen e protagonistit tonë konceptin e vdekjes.

Le të vëmë përballë dy këndvështrime të përkundërta të këtij koncepti, në

kohën kur humbet të birin dhe pas Zbulesës.

Nuk kish frikë Agai nga vdekja, por nga jeta që zgjatej kaq fort. 23

Hej, shyqyr, o Zot, hej shyqyr që më fale e një ditë! 24

Në rastin e parë, pikëllimi e ka kapluar aq thellësisht qenien, sa që ajo ka

humbur çdo interes për botën e jashtme, e cila është bërë në sytë e saj tejet e

varfër dhe zbrazët 25 , dhe i vetmi mendim që i gëlon në brendësi është të qenit

në vendin e të birit. Mirëpo nëse kjo vdekje do të ndodhte pas Zbulesës,

pikëllimi i tij do të ishte më i zbutur, pasi ai do të besonte në ekzistencën e

një tjetër jete, dhe ç’është më thelbësorja, Ago Jakupi do të reflektonte

patjetër rreth shpëtimit apo ndëshkimit të krijesës së tij.

Në rastin e dytë protagonisti e çmon jetën si një dhuratë hyjnore, madje ai ka

kuptuar se të gëzosh tjetrin është si të gëzosh veten, ngaqë në thellësi të tij ka

nisur tashmë transformimi i subjektit materialist në subjekt shpirtëror, gjë që

e shohim në fjalët që ëngjëlli i drejton në vegimin e fundit.

“Fluturo, Aga, fluturo se ti mund!” 26

Konfirmohen në këtë “urdhëresë” dy ide thelbësore të krejt rrëfimit.

Kur qenia është në mëkat Zoti e mban atë të lidhur fort pas jetës tokësore,

pasi ai është ende “i rëndë” për të fluturuar drejt qiejve parajsorë, ndërsa me

pastrimin e tij prej këtyre mëkateve ai mund ta kryejë fluturimin.

23 Po aty, f.103

24 Po aty, f.114

25 Sigsmund Frojd: Metampsikologjia,Shtëpia botuese”Fan Noli”, Tiranë 2005, f.116

26 Mitrush Kuteli: Si e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit në Prozë dhe vargje të

zgjedhura 1, Shtëpia botuese ”Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2001, fq.114

59

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!