19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Kur robi i Zotit vuante e vdiste nga uria, ti Aga i kishe hambaret plot e nuk i

zgjate askujt asnjë dorë” 19 .

Ky “qortim” na sjell ndërmend vargjet e Shën Jakovit:

“Ç’dobi ka vëllezërit e mi nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra.

Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon

ushqimi i përditshëm dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për

trupin ç’kuptim ka!” 20 .

Duke qenë se Zbulesa “na zbulon” një qenie mëkatare, atëherë numeni

simbolizon një proces kalimi nga vdekja tokësore për shkak të mëkatimit

drejt rilindjes në hapësirat qiellore, aty ku vdekatarja e ikanakja shuhen

njëherë e përgjithmonë, për t’i lënë vendin jetës së përjetshme.

Koha për katharsis

Koncepti hyjnor mbi kohën shfaqet i ndryshëm nga ai njerëzor. Në

Testamentin e Vjetër thuhet se për Zotin, një ditë është si një mijë vjet dhe

një mijë vjet janë si një ditë 21 . Është kjo optika, në të cilën ne si lexues duhet

të gjykojmë atë çka deri më tash e kemi cilësuar si “jashtëkohësi të qenies”.

Fjalët me të cilat i drejtohet ëngjëlli i Zotit Ago Jakupit janë busulla që na

orientojnë drejt formësimit të një gjykimi të ri.

“- Ndërto puse e kronj për udhëtarët në s’do të të digjet shpirti. Zoti që i di të

gjitha të jep kohë t’i bësh këto” 22 .

Gjykimi i “lexuesit vdekatar” përmbyset këtu krejtësisht, dhe ajo që ishte

etiketuar si “jashtëkohësi” në lidhje me kohën njerëzore shndërrohet në

brendakohësi për planin hyjnor. Koha e tepërt e bjerr kuptimin e mëparshëm

dhe merr nuancat e një kohe hyjnore, e cila i dhurohet protagonistit për t’i

dhënë një tjetër mundësi në rrugën drejt përsosjes.

Një qenie mëkatare do të thotë një qenie e dëbuar prej përjetësisë, dhe

meqënëse Ago Jakupi na shfaq një vetje të tillë në të shkuarën dhe të

tashmen, atij i jepet një kohë për katharsis.

19

Mitrush Kuteli: Si e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit në Prozë dhe vargje të

zgjedhura, Shtëpia botuese ”Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2001, fq.10

20

Bibla: Jakobi, 2: 14-15

21

Po aty, 2 Pjetri 3.8

22

Mitrush Kuteli: Si e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit në Prozë dhe vargje të

zgjedhura 1, Shtëpia botuese ”Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2001, fq.109

58

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!