19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

moralistik i Zbulesës, i cili kthehet në substratin moralizues të krejt rrëfimit,

na jep të drejtën ta shohim këtë numër nën një dritë kristiane. Po ashtu drejt

këtij interpretimi na çon edhe vetë autori, në botkuptimin ortodoks të të cilit

“Perëndia i vetëm është ai që shfaqet në tri fytyra.” 17

Gjykimi hyjnor në Zbulesë i paraqet Agait një vetje krejt të ndryshme nga ajo

që ai mendonte se ishte. Ky gjykim vë përballë dy koncepte që shfaqen në

kundërshti të plotë me njëri-tjetrin: koncepti i së drejtës hyjnore dhe koncepti

i së drejtës njerëzore, të cilët shndërrohen kështu në dy polet qendrore,

ndërmjet të cilave protagonisti duhet të zgjedhë. Polet e mësipërme tërheqin

fuqishëm drejt vetes edhe konceptet e së mirës dhe të së keqes, të cilat janë

trajtuar edhe më parë prej Kutelit. Kështu, për krijimin e figurës së Ago

Jakupit shkrimtari na informon:

“Sa për temën autori përdori tipe e ngjarje nga fshati i tij. Ngjarja me

zaptimin e disa kërcunj vreshte është ajo e Hajdarit të Upes që nuk dha shpirt

përveç se pasi i ktheu tokën të birt të Silkes. Në pjesën që i takon ndërtimit të

çezmave del fytyra e Paput- si i thesh bota xha Tirës. Në skenën me fëmijët

hyn fytyra e gjyshit të autorit. Nga amalagimi i këtyre fytyrave kryesore doli

Ago Jakupi 18 ”

Në rrëfimin e Papu Tirës nxjerr vazhdimisht krye koncepti i së mirës, ndërsa

në rrëfimin I pasuri që ish i varfër fort situata na paraqitet e ndryshme.

Aty kemi të pranishme dy linja paralele rrëfimi, në njërën prej të cilave

protagonistit i ndodh një “hapje sysh” (vëmë re se kjo ndodh sërish pasi ai fle

e zgjohet plot tri herë), kurse në të dytën na paraqitet një dreq, i cili jo vetëm

që ndihmon personazhin e mësipërm për t’i kthyer atij dritën, pas perdes që i

kishte zënë vështrimin, por rreh të kthehet edhe vetë në ëngjëll të bardhë. Në

këtë rast ndodh shndërrimi i së keqes absolute në të mirën absolute, dhe kemi

të bëjmë me një rrëfimtar, i cili e zhvendos optikën e shikimit të tij nga toka

drejt qiellit. Duke qenë se për këtë të fundit nuk ekzistojnë kategori të

ndërmjetme gjykimi, po ky rrëfimtar, e rrëzon atë mendim që ka projektuar

në vetëdijen e lexuesit për Ago Jakupin si një njeri as i mirë e as i keq.

Përderisa ka kryer veprime që nuk konsiderohen të drejta para Zotit, ai është

mëkatar. Po ashtu dhe besimi i tij del i pavlerë, pasi ai nuk është i shoqëruar

me vepra që ta justifikojnë atë.

Në Zbulesën që i jepet, ëngjëlli i zotit i drejtohet Agait me fjalët:

17

Mitrush Kuteli: E madhe është gjëma e mëkatit, Shtëpia botuese”Grand Prind’,

Tiranë 2002, f.13

18

Mitrush Kuteli: Shënime letrare, Shtëpia botuese”Grand Prind”, Tiranë 2007, f.

468-469

57

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!