19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

se të banosh është mënyra e të ndenjurit mbi tokë të të vdekshmëve, por ende

nuk ka kuptuar se “mbi tokë” do të thotë tashmë “nën qiell” 15 .

Kjo vjen për shkakun se qenia ka kuptuar nocionin e përkohshmërisë, por ajo

ende nuk e di çdo të thotë përkohshmëri tokësore. Njohja e një të vërtete të

tillë do ta çonte drejt reflektimit të së përjetshmes, ndërsa besimi ndaj kësaj të

fundit do ta kishte shpënë drejt gjykimit se ndarja e tij prej të birit ishte vetëm

tokësore.

Zbulesa si zbulim

Përcaktimit të Sorren Kierkegaardit mbi thelbin hyjnor, si sintezë e kohës dhe

e përjetësisë, i paraprin një përcaktim akoma edhe më intrigues i mjekut dhe

filozofit frëng të periudhës së inkuizicionit, Paracelsiusit.

Ajo çfarë ai përshkruan si thelb të qenies, mbart në vetvete të njëjtët elementë

si të filozofit danez, veçse këto të fundit vijnë tashmë të dritësuara në një

rrymë mendimi më inkandeshente.

Paracelsiusi mendon se:

“Po aq sa ç’mund të jetojë një njeri pa numenin hyjnor (dritën hyjnore), po aq

pak mund të ekzistojë ai edhe pa lumenin natyral (drita e natyrës). Pasi njeriu

arrin të bëhet i përkryer vetëm duke zotëruar njëkohësisht numenin dhe

lumenin” 16

Rrëfimi i Kutelit vë në qendër të tij një personazh që duket se nuk mbart në

vetvete as numenin dhe as lumenin, por siç parashikohet që në titullin

simbolik, ai është i destinuar për t’i zotëruar të dyja këto në një të ardhme.

Me shpalosjen e dimensionit të tretë të kohës, protagonistit tonë i hapen sytë

për të parë lumenin, por duket se ai është ende larg zotërimit të numenit, për

aq kohë sa vdekja përbën për të një qëllim të kuptuar si asgjë e zbrazët.

Pas humbjes së të birit, Ago Jakupi vazhdon t’i paraqesë lexuesit të njëjtën

vetje si në fillim për sa i përket nocionit hyjnor, pasi në fjalët e tij për Zotin

vihet re thjesht një lodhje nga jeta.

Agu i qenies nis të shfaqet vetëm me anën e Zbulesës, e cila i jepet atij

nëpërmjet tri ëndrrave të njëpasnjëshme, të cilat do t’i interpretojmë si

vegime, meqënëse përmbajnë përvoja dhe këshilla që kanë kuptime dhe në

jetën zgjuar.

Vegimet pasohen nga tri “zgjime të vogla” ku secili prej tyre përmban

shkëndija në shtim të numenit. Zgjimi i madh ndodh pas ëndrrës së tretë, kur

Ago Jakupit ka arritur t’i zbulohet plotësisht vetvetja.

Simbolika e numrit tre bëhet mjaft e rëndësishme në këtë pjesë rrëfimi, pasi

zbulimi i vetvetes ndodh njëkohshëm me shfaqjen e thelbit hyjnor. Boshti

15

Martin Hajdeger: Leksione dhe konferenca, Shtëpia botuese ”Plejad”, Tiranë 2003,

f.98

16

K.G.Jung: Mbi psikikën njerëzore, Shtëpia botuese”Plejad”, Tiranë 2002, f.78

56

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!