19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Tek ne në Gjermani

(fragment)

Qysh në ditët e para të mbërritjes sime në Gjermani, më ftuan për darkë. Kur

hyra në kuzhinë, mikpritësi po piqte një copë mish qëngji në kuptor. Shihja

për herë të parë një kuptor prej qelqi dhe me brendinë të ndriçuar. S’mund

t’ia shqisja sytë, drita ia kthjellonte vështrimit mishin. Puçrra shkumëzuese

shkisnin andej-këtej, merrnin frymë dhe pëlcisnin. E këqyrja atë mish të

përndritur në të kaftë si një film sajuar në televizorin me ngjyra: një diell

përvëlues dhe shkëmbi prej qëngji ku banonin kafshëza prej qelqi. Mikpritësi

hapi derën e qelqtë dhe foli teksa kthente copat e mishit nga një anë në

tjetrën: „Phëh, po Kaneti është edhe ai nga Rumania”. I thashë: „Ai është nga

Bullgaria”. Tha: „Ashtu është, gjithnjë i ngatërroj ato vende, por kryeqytetet i

njoh mirë, Bullgaria ka Sofjen, Rumania ka Budapestin”. I thashë:

„Budapesti është tek hungarezët, Rumania është me Bukureshtin”. Në filmin

tim, mënyra se si përdridhte mishin me dhëmbët e pirunit të kujtonte një

gaforre që rradhiste nga e para pejsazhin. E më dukej se ngatërresa në kokën

e tij kish ardhur ngaqë i pat kthyer sëprapthi copat e mishit në tigan. Mbylli

portëzën prej qelqi duke thënë: „Shpresoj të të pëlqejë, ke ngrënë ndonjëherë

mish qëngji?”. „Në Rumani hahet shumë mish qëngji” e sqarova dhe shtova:.

„Kënga e Nibelungëve tek rumunët, epopeja e tyre kombëtare, flet për dhen e

barinj”. „Kjo është zbavitëse”, tha ai. Kurse unë e ndreqa: „S’është zbavitëse

aspak, është fjala për mashtrim dhe vetmi të plotë të njeriut nën frikë, për

vuajtje dhe vdekje”.

Fragment nga Mbreti përkulet dhe vret,

botimi në rumanisht, f. 198, Editura Polirom, 2004

Dixit: „Mund ta besojmë, jo ta themi. Ndërsa ajo që është e pamundur të

thuhet, mund të shkruhet, sepse e shkruara është një akt memec, një punë që

ze fill nga koka për të mbërritur tek dora, duke bishtuar gojën. Në kohën e

diktaturës kam folur shumë, meqënëse e pata ndarë mendjen të mos klithja.

Fjalët e mia kanë pasur pothuajse gjithmonë pasoja të papërligjshme. Por

shkrimi filloi me heshtjen, në këtë shkallë të uzinës. Duke iu braktisur

vetvetes, m’u desh të nxjerr më shumë nga sa më lejonin fjalët. Fjalët nuk

ishin më të afta të shprehnin çka po ndodhte” tha shkrimtarja gjatë fjalimit të

Nobelit, duke saktësuar se për të “shkrimi nuk është çështje besimi, por më

tepër një mashtrim i çiltër”.

555

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!