hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

arbërisht për mua, por s’është shumë keq, nëse ndonjë arbëresh (ose ndonjë shqiptar) më lexon mua. Pastaj, eventualisht, edhe shëmbulli i Bashkimit Sovjetik, ndjesë pastë!, shëmbulli i enverhoxhianëvet etj. E kush dënon, bie fjala, Italinë, Bashkimin Sovjetik etj pa analizuar saktësisht gabimet e pushtetarëvet të këtyre vendeve, kush i dënon ato në bllok e në masë, harron se një epokë e tërë historike s’mund të zhduket e bën vetëm demagogji për kohortat e popullit që ende s’dinë, për arsye historike, se ç’është politika. Me një fjalë, revolucioni im moral na thotë një gjë e vetëm një gjë: një grup njerëzish, i vogël ose i madh, për shëmbull Lichtensteini ose Kina, nuk mund të ketë sukses nëse nuk organizohet në një mënyrë racionale e praktike. E mënyra racionale e praktike parashikon sjelljen morale, qëndrimin altruistik tek një pjesë jo shumë e vogël e popullsisë.” “E ky është, me siguri, burimi i parë i sistemit demokratik! E sistemi demokratik nuk mund të afirmohet fare, kur bashkëbisedimi nuk praktikohet rregullisht në çdo fushë të jetës. E, pra, sistemi demokratik nuk njeh as armiq as miq: çdo qytetar që nuk do të shkatërrojë qëllimisht sistemin, është koleg i dashur në luftën fisnike dhe bujare të politikës, e shprehje keqësuese allaleninçe politikani demokrat zakonisht nuk do t’i përdorë. Këtë e bën, nëse nevojitet vërtet, shkrimtari i lirë e pa asnjë detyrim politik. Edhe lëvdata të shumta e të tepruara nuk janë aq të përshtatshme në sistemin demokratik: politikani i madh i sotëm do të jetë nesër qytetar normal pa privilegje, përndryshe demokracinë vendi në fjalë ende nuk e njeh.” “E për Sali Berishën ju thatë se ai është akrobat hipik, desultor, siç quhej në Romën e lashtë. A e konfirmoni edhe sot këtë mendim apo, me sa duket, ca formulime tuaja janë me vlerë... provokuese... për të parë a lejohet kritika në Shqipërinë e sotme?” Këtu qesha gjatë, shumë gjatë e fort e, si thotë arbëreshi, me gjithë çauçan. Edhe Krexja Muriqit qeshi me gjithë zemër. “Më lart thashë hapur se unë flas e shkruaj arbërisht e shqip për vetveten. Dua të besoj, o Krexe, se ti më kupton mua. S’kam vështirësi të them se Sali Berishën unë e çmoj lart e se Shqipëria ka nevojë sot për një njeri të tillë, por edhe ai nuk është njeri i përkryer. E në qoftë se në Shqipërinë e sotme kritika nuk lejohet ose nuk pëlqehet, çdo koment është i tepërt nga ana ime. Dua të them vetëm se kritika shumë herë i bëhet më mikut se armikut. Mirëpo, o Krexe, ti harrove se për demokracinë evropiane e evropianoide fjalën e fundit ende nuk e thamë.” “Me siguri ju mendoni se demokracia s’është e s’mund të jetë sistem i përsosur, se demokracia nuk u garanton as punë, as mirëqënie të gjithë qytetarëvet, se shumë të drejta janë më me vlerë teorike se praktike. Këtë e keni thënë shpeshherë e unë ju kuptoj mirë. Megjithatë, sistemi demokratik është më pak i keq se çdo sistem tjetër i praktikuar deri më sot, e kush do një sistem më të mirë, duhet të bëjë më parë njerëzit më të mirë e pastaj, e shoqëria e shteti bëhen vetvetiu më të mirë. Ju thatë edhe se sistemi demokratik i garanton njeriut të drejtat individuale ose njerëzore, i siguron 552

qytetarit shtetin laik, duke mos i premtuar atij lumturi vetëm pas vdekjes etj. Natyrisht, është për të shpresuar se njeriu nesër ose pasnesër do të bëhet më i urtë politikisht, po e nesërmja është larg e ne merremi me të sotmen e pikërisht me të sotmen shqiptare.” 1999 HERTA MÜLLER – nobelistja e letërsisë për vitin 2009 Lindur më 17 gusht 1953 në qytezën Nickidorf të Rrethit Timishoara (Rumani), shkrimtare e gjuhës gjermane, por që trajton në librat e saj makthin e krijuar nga regjimi diktatorial në Rumaninë e periudhës komuniste, Herta Müller është e bija e një ish-oficeri të ushtrisë gjermane, shpronësuar nga bolshevikët. E ëma e shkrimtares vuajti vite me radhë internimin. Herta Müller ndoqi studimet për gjermanistikë në Timishoara. Miqësia me anëtarët e Grupit të Veprimit Banat (Aktionsgruppe Banat), ku bënin pjesë studentë dhe shkrimtarë me shtetësi rumune e prejardhje gjermane, që mbanin qëndrim kundërshtues ndaj regjimit komunist, e shtynë në qendër të vëmendjes së Securitatea-s (Sigurimi). Si pasojë e mospranimit për të bashkëpunuar me Sigurimin, Herta Müller u pushua nga puna dhe u dërgua me forcë, për „riedukim”, në një „mjedis punëtor të shëndetshëm”, në ndërmarrjen „Teknometal”. Më vonë punoi si përkthyese, edukatore dhe mësimdhënëse e gjermanishtes. Biografia e saj gjendet pjesërisht në vëllimin „Mbreti përkulet dhe vret”. Herta Müller debutoi me vëllimin "Niederungen" - "Trevat e ulëta", në vitin 1982, pas një përballjeje të ashpër me cenzurën, që ia cënoi ndjeshëm dorëshkrimin. Dy vjet më vonë, libri pa dritën e botimit në Gjermaninë Perëndimore ashtu siç e pat shkruar autorja. Në vitin 1987, Herta Müller dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm, shkrimtari dhe mendimtari Richard Wagner, mërguan në Gjermani. Herta Müller është anëtare e Akademisë Gjermane për Letërsi e Poezi dhe ka qënë e propozuar për Çmimin Nobel qysh në vitin 1999. Libra të botuar: * Niederungen, Bukuresht 1982 * Drückender Tango, Bukuresht 1984 * Der Mensch ist ein großer Fasan auf der Welt, Berlin 1986 * Barfüßiger Februar, Berlin 1987 * Reisende auf einem Bein, Berlin 1989 * Wie Wahrnehmung sich erfindet, Paderborn 1990 * Der Teufel sitzt im Spiegel, Berlin 1991 553

qytetarit shtetin laik, duke mos i premtuar atij lumturi vetëm pas vdekjes etj.

Natyrisht, është për të shpresuar se njeriu nesër ose pasnesër do të bëhet më i

urtë politikisht, po e nesërmja është larg e ne merremi me të sotmen e

pikërisht me të sotmen shqiptare.”

1999

HERTA MÜLLER – nobelistja e letërsisë

për vitin 2009

Lindur më 17 gusht 1953 në qytezën Nickidorf të Rrethit Timishoara

(Rumani), shkrimtare e gjuhës gjermane, por që trajton në librat e saj

makthin e krijuar nga regjimi diktatorial në Rumaninë e periudhës

komuniste, Herta Müller është e bija e një ish-oficeri të ushtrisë gjermane,

shpronësuar nga bolshevikët. E ëma e shkrimtares vuajti vite me radhë

internimin. Herta Müller ndoqi studimet për gjermanistikë në Timishoara.

Miqësia me anëtarët e Grupit të Veprimit Banat (Aktionsgruppe Banat), ku

bënin pjesë studentë dhe shkrimtarë me shtetësi rumune e prejardhje

gjermane, që mbanin qëndrim kundërshtues ndaj regjimit komunist, e shtynë

në qendër të vëmendjes së Securitatea-s (Sigurimi). Si pasojë e mospranimit

për të bashkëpunuar me Sigurimin, Herta Müller u pushua nga puna dhe u

dërgua me forcë, për „riedukim”, në një „mjedis punëtor të shëndetshëm”,

në ndërmarrjen „Teknometal”. Më vonë punoi si përkthyese, edukatore dhe

mësimdhënëse e gjermanishtes. Biografia e saj gjendet pjesërisht në vëllimin

„Mbreti përkulet dhe vret”. Herta Müller debutoi me vëllimin "Niederungen"

- "Trevat e ulëta", në vitin 1982, pas një përballjeje të ashpër me cenzurën,

që ia cënoi ndjeshëm dorëshkrimin. Dy vjet më vonë, libri pa dritën e botimit

në Gjermaninë Perëndimore ashtu siç e pat shkruar autorja. Në vitin 1987,

Herta Müller dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm, shkrimtari dhe mendimtari

Richard Wagner, mërguan në Gjermani. Herta Müller është anëtare e

Akademisë Gjermane për Letërsi e Poezi dhe ka qënë e propozuar për

Çmimin Nobel qysh në vitin 1999.

Libra të botuar:

* Niederungen, Bukuresht 1982

* Drückender Tango, Bukuresht 1984

* Der Mensch ist ein großer Fasan auf der Welt, Berlin 1986

* Barfüßiger Februar, Berlin 1987

* Reisende auf einem Bein, Berlin 1989

* Wie Wahrnehmung sich erfindet, Paderborn 1990

* Der Teufel sitzt im Spiegel, Berlin 1991

553

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!