19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

arbërisht për mua, por s’është shumë keq, nëse ndonjë arbëresh (ose ndonjë

shqiptar) më lexon mua. Pastaj, eventualisht, edhe shëmbulli i Bashkimit

Sovjetik, ndjesë pastë!, shëmbulli i enverhoxhianëvet etj. E kush dënon, bie

fjala, Italinë, Bashkimin Sovjetik etj pa analizuar saktësisht gabimet e

pushtetarëvet të këtyre vendeve, kush i dënon ato në bllok e në masë, harron

se një epokë e tërë historike s’mund të zhduket e bën vetëm demagogji për

kohortat e popullit që ende s’dinë, për arsye historike, se ç’është politika. Me

një fjalë, revolucioni im moral na thotë një gjë e vetëm një gjë: një grup

njerëzish, i vogël ose i madh, për shëmbull Lichtensteini ose Kina, nuk mund

të ketë sukses nëse nuk organizohet në një mënyrë racionale e praktike. E

mënyra racionale e praktike parashikon sjelljen morale, qëndrimin altruistik

tek një pjesë jo shumë e vogël e popullsisë.”

“E ky është, me siguri, burimi i parë i sistemit demokratik! E sistemi

demokratik nuk mund të afirmohet fare, kur bashkëbisedimi nuk praktikohet

rregullisht në çdo fushë të jetës. E, pra, sistemi demokratik nuk njeh as armiq

as miq: çdo qytetar që nuk do të shkatërrojë qëllimisht sistemin, është koleg i

dashur në luftën fisnike dhe bujare të politikës, e shprehje keqësuese

allaleninçe politikani demokrat zakonisht nuk do t’i përdorë. Këtë e bën, nëse

nevojitet vërtet, shkrimtari i lirë e pa asnjë detyrim politik. Edhe lëvdata të

shumta e të tepruara nuk janë aq të përshtatshme në sistemin demokratik:

politikani i madh i sotëm do të jetë nesër qytetar normal pa privilegje,

përndryshe demokracinë vendi në fjalë ende nuk e njeh.”

“E për Sali Berishën ju thatë se ai është akrobat hipik, desultor, siç quhej në

Romën e lashtë. A e konfirmoni edhe sot këtë mendim apo, me sa duket, ca

formulime tuaja janë me vlerë... provokuese... për të parë a lejohet kritika në

Shqipërinë e sotme?”

Këtu qesha gjatë, shumë gjatë e fort e, si thotë arbëreshi, me gjithë çauçan.

Edhe Krexja Muriqit qeshi me gjithë zemër. “Më lart thashë hapur se unë flas

e shkruaj arbërisht e shqip për vetveten. Dua të besoj, o Krexe, se ti më

kupton mua. S’kam vështirësi të them se Sali Berishën unë e çmoj lart e se

Shqipëria ka nevojë sot për një njeri të tillë, por edhe ai nuk është njeri i

përkryer. E në qoftë se në Shqipërinë e sotme kritika nuk lejohet ose nuk

pëlqehet, çdo koment është i tepërt nga ana ime. Dua të them vetëm se kritika

shumë herë i bëhet më mikut se armikut. Mirëpo, o Krexe, ti harrove se për

demokracinë evropiane e evropianoide fjalën e fundit ende nuk e thamë.”

“Me siguri ju mendoni se demokracia s’është e s’mund të jetë sistem i

përsosur, se demokracia nuk u garanton as punë, as mirëqënie të gjithë

qytetarëvet, se shumë të drejta janë më me vlerë teorike se praktike. Këtë e

keni thënë shpeshherë e unë ju kuptoj mirë. Megjithatë, sistemi demokratik

është më pak i keq se çdo sistem tjetër i praktikuar deri më sot, e kush do një

sistem më të mirë, duhet të bëjë më parë njerëzit më të mirë e pastaj, e

shoqëria e shteti bëhen vetvetiu më të mirë. Ju thatë edhe se sistemi

demokratik i garanton njeriut të drejtat individuale ose njerëzore, i siguron

552

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!