19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kush synon jetën politike të Italisë duhet të marrë parasysh ca fakte historike

dhe praktike. Shumë njerëz harrojnë se shtetet italiane pas lëvizjes kulturore

të humanizmit dhe të rinascimentos u shndërruan, me hare të Vatikanit, në

koloni të mirëfillta të fuqivet të mëdha evropiane, e, siç dihet, një koloni

administrohet çdoherë shumë bukur për të mirën e shtetit pushtues. Italia

moderne u lind në shekullin XIX kundër dëshirës së Vatikanit, po, për fat të

mjerë, Italia moderne ende nuk është larguar nga sistemet administrore të së

kaluarës: Italia është sot vendi i letrës me stemë, vendi me një administratë e

cila demokracinë e vërtetë nuk do ta njohë. Pas luftës së dytë botërore

qytetarë të huaj me miliona shkuan në Itali nga vende të përparuara e patën

mundësi konkrete të bindeshin se prapambetja administrore demokracinë nuk

e lejon në Itali. Për këtë i huaji thotë, me shprehje eufemistike, se Italia është

shtet konservator, por, në të vërtetë, ai mendon keq, edhe shumë keq për

Italinë: vendi i letrës me stemë e i burokracisë sovrane, vendi ku shërbimi

postar nuk punon mirë, vendi ku kriminaliteti shpeshherë ligjësohet në një

mënyrë ose...”

“Keni të drejtë: neve na nevojitet njëfarë revolucioni moral kundër egoizmit

të verbër që e sundon sot Italinë, ashtu si thamë më lart, e unë jam duke

menduar, - vërejti Krexja e Muriqit, - se është vërtet mirë për shqiptarët të

dinë se ç’po ndodh në vendet e tjera evropiane. Ata duhet të nxënë shumë në

fushën e politikës e pra s’ka mësuese më të mirë se jeta vetë. A mendoni ju se

demokracia do të afirmohet në Shqipëri?”

“Demokracia formale tashmë u afirmua, kështu besoj unë, në Shqipëri; por

kjo nuk mjafton: nevojitet demokracia e vërtetë e cila bëhet ditë për ditë në

administratat lokale e në jetën konkrete të përditshme...”

“E atëherë, nëse i kuptova mirë fjalët tuaja, alternimi, ndërrimi ose këmbimi i

administruesvet, ekzistenca e një opozite, ndarja e pushtetit ekzekutiv nga

pushteti legjislativ e nga organet gjyqësore mund të jenë vetëm gjëra fotmale

me pak, shumë pak vlera praktike, mund të jenë gjëra sipërfaqësore...

Shpjegimi i demokracisë lyp sqarime më të thella, si pothuaj çdo fenomen i

jetës.”

“Duke folur harrojmë ngandonjëherë çështjen kryesore e largohemi pak nga

pak nga problemi themelor. Për Italinë e sotme kisha formuluar shprehjen

revolucion moral, por unë nuk dua t’u flas italianëvet. Jo, jo! Fjala ime i

drejtohet në vend të parë shqiptarit. Dua të theksoj faktin se shqiptari duhet të

merret seriozisht me ngjarjet politike të kohës sonë, duhet t’i kuptojë mirë

ato, duhet të largohet njëherë e mirë nga diletantizmi, duhet të dëgjojë edhe

opinione të tjera e duhet të nxëjë të kritikojë mendimet e veta... Unë

personalisht nuk dua të luaj rolin e mësuesit politik: një gjë e tillë nuk është e

mundshme, sepse në jetë çdokush duhet të jetë mësuesi i vetvetes. Këto fjalë

unë i them për një arsye shumë të thjeshtë: jam arbëresh e më pëlqen të flas e

të shkruaj arbërisht ose shqip se arbërishtja është ushqimi im mendor i parë

nga rëndësia. Për ta përcaktuar më me saktësi punën, unë flas e shkruaj

551

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!