19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Qeveritarët demokristianë të Italisë këto kushte i plotësuan nga dukja, sepse

i pari kusht, qarkullimi i pushtetit, alternimi, ndërrimi me radhë i pushtetit

ekzekutiv në praktikë nuk ekzistonte e nuk mund të ekzistonte. Një opozitë të

fortë e të rrezikshme për demokristianët e kompani, një opozitë që ishte

eventualisht në gjendje ta merrte pushtetin ekzekutiv, Italia pasfashiste nuk e

njohu kurrë, për fat të keq. Partia Komuniste Italiane këtë e dinte shumë mirë

e, kështu, filloi sa më parë të predikonte kompromisin historik, domethënë

bashkëpunimin me demokristianët sipas porosisë së rreptë të shokut Stalin

dhe të mëkëmbësit të tij në Itali: Togliatti, që në fillim, i sapoardhur nga

Bashkimi Sovjetik, Quhej Ercole Ercoli. Kjo situatë e papërsëritur në histori,

dobësoi dhe ligështoi demokracinë italiane dhe e shndërroi atë në një regjim

me gjithë pluralitetin e partivet politike. Përveç kësaj, ndihma e plotë e pa

kushte, domethënë bekimi i shenjtë i Vatikanit, e fuqizoi pra sistemin italian,

ashtu si në kohën fashiste. E kështu, partia demokristiane gjeti kudo e

çdoherë aleatë duke u dhënë atyre një pjesë të vogël të pushtetit ekonomik e

të përgjegjësisë politike. Kjo metodë është afirmuar bukur për shumë vjet.

Qarkullimi demokratik u bë brenda partivet për një pjesë të ministravet e çdo

dhjetë muaj, mesatarisht, nevojitej një qeveri e re. Duhet theksuar edhe fakti

se vendet e tjera evropiane e kuptuan sa më parë sistemin italian dhe u

gëzuan sepse kështu në fushën e politikës ndërkombëtare Italia praktikisht

nuk ekzistonte. Lufta politike bëhej brenda partisë demokristiane dhe ishte

luftë për ta ruajtur ose për ta zënë poltronën në një ministri ose në një

ndërmarrje që fashizmi kishte shtetëzuar. Partitë e tjera, në vend të parë partia

komuniste, ushqenin të njëjtën bindje: pa partinë demokristiane, e cila, siç u

tha, gëzonte ndihmën absolute të Vatikanit, nuk mund të bëhet asgjë në Itali.

Kjo na shpjegon pse Italia demokratike u administrua aq bukur për shumë

vjet e pra pse kriza sot është aq e rëndë. Politikani demokristian bëri atë që i

pëlqente atij e jetoi përherë dita ditës. Papërvoja politike e kohortave të gjera

të popullsisë ndihu fort çdo intrigant e, me kalimin e kohës, edhe ca

kriminelë vulgarë. Administratat, burokracia e aparati gjyqësor bashkëpunuan

shpesh përzemërsisht me pushtetin ekzekutiv vjet me radhë. Kushtetuta

demokratike mbeti pa vlerë shumë gjatë e kur u zbatua, u bë përherë sipas

dëshirës së një qeverie që njihte vetëm centralizmin absolut. Financat e shtetit

u rregulluan shumë bukur me kredi. E sot, nëse më kujtohet mirë, debia

publike përbën 128% të të ardhuravet vjetore. Por këto janë gjëra shumë të

njohura. Natyrisht, është për të shpresuar se italiani pak nga pak largohet nga

rruga e keqe e se njerëz seriozë marrin më në fund në dorë pushtetin.”

“E... a mendoni ju se në këtë mënyrë shpjegohet mjaftueshëm dështimi i

demokracisë në Itali, apo...”

“As jeta jonë, as shkencat e përpikta nuk njohin shpjegime përfundimtare.

Çdo shpjegim i mirë duhet mbajtur si përpjekje për shpjegim e duhet të

shërbejë si pikënisje, si instrument për të thelluar hulumtimet tona.

Shpjegimet përfundimtare t’ia lemë teologjisë, psikanalizës dogmatike etj.

550

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!