hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

megjithse është punë shumë e vështirë të tejkalojmë momentin fillestar individual për të shkuar te një gjuhë që individi tjetër kupton plotësisht. Individualiteti gjuhësor arrin ca herë një trajtë karakteristike që na pëlqen e na rrëfen edhe gjëra e mendime që folësi (ose shkrimtari) nuk donte të tregonte. Biseda, dialogu ndërnjerëzor, përbën jetën më të lartë të njerëzvet, të cilët kështu mund të mbahen si qënie që materien e sublimojnë duke u hapur derë atyre formëve të ekzistencës që quhen shpirtërore, jomateriale.” “Pikërisht ashtu. Shprehja juaj revolucion moral më çuditi mua në fillim. Aty për aty ajo m’u duk e drejtë dhe e përshtatshme. Por... tani jam duke menduar se fjala revolucion është shpërdoruar e neve nuk na thotë asgjë. Pra, kuptimi i sotëm i kësaj fjale është negativ e përmban patjetër konceptin e dhunës. Për këtë, e vetëm për këtë, ju shtuat mbiemrin moral, duke e theksuar atë.” “Ke të drejtë, por mua nuk më erdhi mbi gjuhën time një fjalë më e mirë. Natyrisht, ka me siguri terma më të përshtatshme: mundësitë e gjuhës janë të pakufishme.” “Ndoshta... ndoshta mund të përmendej filozofi Thomas Kuhn, i cili studioi revolucionet shkencore e foli për ndryshimin e paradigmavet. Ndëse largohemi nga shkenca, nga shkenca e mirëfilltë e marrim parasysh sjelljen e njeriut, mund të flasim për paradigmën morale. Shumë paradigma morale të praktikuara në jetën konkrete janë me të vërtetë imorale e ndryshimi i paradigmës morale do të përmbante në Italinë e sotme pakësimin e imoralitetit në sjelljen e përditshme të njerëzvet. E, nga ana tjetër, kush na garanton se ndryshimi i paradigmës në fushën e shkencës ose të sjelljes bëhet vërtet? Përvoja na mëson se ndryshimi bëhet sidomos me fjalë e se, shumë më vonë, pjesë të brezit të ri, eventualisht, ndryshojnë pjesë të sjelljes së tyre. Moda, kjo dihet, ndryshon gjithçka, por këto ndryshime i përkasin vetëm sjelljes sipërfaqësore e vetëm rrallëherë karakterit të individit. Kosovari që jeton sot, për shëmbull, në Zvicër, nuk tregon asnjë interesim të nxëjë ndonjë gjë nga demokracia zvicerane. Edhe ata që botojnë gazeta e revista injorojnë sistematikisht shtypin zviceran. Megjithatë unë jam e sigurt se në Zvicër brezi i ri shqiptar do të largohet fort nga zakonet e sotme shqiptare e do të zhvillojë, me gjasë, një racizëm primitiv zviceran...Mendime të tilla ju i keni shprehur aq herë...e, përveç kësaj, s’duhet harruar se ende pak kohë më parë gjermani që kishte luftuar kundër Schicklgruberit, ishte tradhtar i keq e pësoi shumë vështirësi në Gjermaninë e Bonnit, kurse sot shumë fillojnë të besojnë se tradhtari i vërtetë qe Schicklgruberi...se politika paqësore e imperializmi ekonomik kanë në kohën tonë më shumë sukses se imperializmi allaschicklgruberçe, allastalinçe ose allaserba.” “Ti o Krexe kujton idetë që unë shpreh aty për aty, kurse unë harroj ca mendime të vjetra ose shkoj me lehtësi te mendime të reja. Sot pesimizmi yt mua më duket tepër i fortë. Sot nuk kam vështirësi të mendoj se edhe karakteri i njeriut ndryshon, po pak nga pak e në një mënyrë që i përshtatet 548

jetesës materiale të shoqërisë. Njeriu që jeton në luks nuk është shumë i gatshëm të veprojë si trim.” “Mirë, - m’u përgjigj Krexja, - por, kur fillon jeta luksoze? E pse Homeri njeh trima e njerëz si Paridi? Luksi është me rëndësi për karakterin e njeriut, e unë njoh shumë të rinj e shumë të reja që nuk duan të punojnë deri më sot se mëma e tata kanë bërë gjithçka për ta, e tani ata po presin një vend pune shumë të mirë me pak punë e me një rrogë të majme. Kurse ne, ne bëmë çdo punë e ishim të kënaqura, e jetën e njohim më mirë e jemi edhe më të forta.” “Jeta konkrete e njeriut, nëse mendohemi për ngjarjet e përditshme, nuk njeh asnjë rregull të sigurt e luksi, sidomos luksi, varet nga mentaliteti, nga kënaqësia jonë e brendshme e nga vetëdija jonë. Kush jeton në luks e nuk do të dijë se ka njerëz të tjerë që punojnë më shumë e më mirë se ai vetë, luksin nuk e meriton, sepse edhe luksi duhet merituar.” “E luksin e meriton ai që me veprimtarinë e përditshme pasurinë e vet e shfrytëzon racionalisht dhe e zmadhon e u jep, kështu, pasuri relative edhe njerëzvet të tjerë. Përndryshe infantilizmi...” “Ndoshta unë çështjen e infantilizmit e teproj. Edhe kjo duhet mbajtur si e mundshme. Por, ti Krexe, mos harro se njerëz të tjerë të Evropës Perëndimore flasin kështu për Italinë e nuk mund të kuptojnë sepse çdo dhjetë muaj i nevojitet Italisë një qeveri e re, pse Vatikani është aq i fortë politikisht në Itali, pse ca zona të vendit janë aq të begata e zona të tjera aq të varfra, pse mafia, domethënë kriminaliteti i organizuar, është aq e fortë në Itali.” “Këto pyetje s’janë gjë tjetër veçse pjesë të veçanta të pyetjes sime të parë për falimentimin e demokracisë në Itali.” “Demokracia në Itali... me të vërtetë, kjo ishte pyetja jote e parë, natyrisht, duke përmendur edhe Shqipërinë, Kosovën etj: e unë këtë e kisha harruar... Eksperimenti demokratik dështoi në Itali se... se... ndoshta është mirë të kujtohej se demokracia ka sukses kur njerëzit më nismëtarë dinë se ç’është kjo demokraci. Po, ç’është, në thelb demokracia? Mund të thuhet se kusht i parë i sistemit demokratik është kufizimi kohor i pushtetit politik: kush fiton zgjedhjet, merr pushtetin vetëm për një kohë të caktuar. Pastaj organizohen zgjedhjet e reja. Me siguri, ky është kusht themelor i sistemit demokratik. Kushti i dytë, por jo më pak i rëndësishëm, është veprimi i qeverisë sipas ligjevet në fuqi. Kush qeveris, pushteti ekzekutiv, mund të bëjë vetëm atë që e lejon ligji në fuqi, e ligjet i përpunon e i jep vetëm parlamenti, i cili përbëhet nga politikanët e zgjedhur nga qytetarët e mban, kështu, pushtetin legjislativ ose ligjdhënës. Me fjalë të tjera, kush fiton zgjedhjet merr në dorë vetëm pushtetin ekzekutiv e zbaton ligjet në fuqi. Pushtetin ligjdhënës e ka parlamenti, siç thamë, e pushtetin gjyqësor e kanë organe të veçanta të pavarura, sipas teorisë, nga qeveria e nga parlamenti. Kjo është teoria e kjo teori duhet zbatuar, së paku nga dukja.” E këtu Krexja: “Këto kushte Italia pasfashiste i ka plotësuar apo jo?” 549

jetesës materiale të shoqërisë. Njeriu që jeton në luks nuk është shumë i

gatshëm të veprojë si trim.”

“Mirë, - m’u përgjigj Krexja, - por, kur fillon jeta luksoze? E pse Homeri

njeh trima e njerëz si Paridi? Luksi është me rëndësi për karakterin e njeriut,

e unë njoh shumë të rinj e shumë të reja që nuk duan të punojnë deri më sot

se mëma e tata kanë bërë gjithçka për ta, e tani ata po presin një vend pune

shumë të mirë me pak punë e me një rrogë të majme. Kurse ne, ne bëmë çdo

punë e ishim të kënaqura, e jetën e njohim më mirë e jemi edhe më të forta.”

“Jeta konkrete e njeriut, nëse mendohemi për ngjarjet e përditshme, nuk njeh

asnjë rregull të sigurt e luksi, sidomos luksi, varet nga mentaliteti, nga

kënaqësia jonë e brendshme e nga vetëdija jonë. Kush jeton në luks e nuk do

të dijë se ka njerëz të tjerë që punojnë më shumë e më mirë se ai vetë, luksin

nuk e meriton, sepse edhe luksi duhet merituar.”

“E luksin e meriton ai që me veprimtarinë e përditshme pasurinë e vet e

shfrytëzon racionalisht dhe e zmadhon e u jep, kështu, pasuri relative edhe

njerëzvet të tjerë. Përndryshe infantilizmi...”

“Ndoshta unë çështjen e infantilizmit e teproj. Edhe kjo duhet mbajtur si e

mundshme. Por, ti Krexe, mos harro se njerëz të tjerë të Evropës Perëndimore

flasin kështu për Italinë e nuk mund të kuptojnë sepse çdo dhjetë muaj i

nevojitet Italisë një qeveri e re, pse Vatikani është aq i fortë politikisht në

Itali, pse ca zona të vendit janë aq të begata e zona të tjera aq të varfra, pse

mafia, domethënë kriminaliteti i organizuar, është aq e fortë në Itali.”

“Këto pyetje s’janë gjë tjetër veçse pjesë të veçanta të pyetjes sime të parë

për falimentimin e demokracisë në Itali.”

“Demokracia në Itali... me të vërtetë, kjo ishte pyetja jote e parë, natyrisht,

duke përmendur edhe Shqipërinë, Kosovën etj: e unë këtë e kisha harruar...

Eksperimenti demokratik dështoi në Itali se... se... ndoshta është mirë të

kujtohej se demokracia ka sukses kur njerëzit më nismëtarë dinë se ç’është

kjo demokraci. Po, ç’është, në thelb demokracia? Mund të thuhet se kusht i

parë i sistemit demokratik është kufizimi kohor i pushtetit politik: kush fiton

zgjedhjet, merr pushtetin vetëm për një kohë të caktuar. Pastaj organizohen

zgjedhjet e reja. Me siguri, ky është kusht themelor i sistemit demokratik.

Kushti i dytë, por jo më pak i rëndësishëm, është veprimi i qeverisë sipas

ligjevet në fuqi. Kush qeveris, pushteti ekzekutiv, mund të bëjë vetëm atë që

e lejon ligji në fuqi, e ligjet i përpunon e i jep vetëm parlamenti, i cili

përbëhet nga politikanët e zgjedhur nga qytetarët e mban, kështu, pushtetin

legjislativ ose ligjdhënës. Me fjalë të tjera, kush fiton zgjedhjet merr në dorë

vetëm pushtetin ekzekutiv e zbaton ligjet në fuqi. Pushtetin ligjdhënës e ka

parlamenti, siç thamë, e pushtetin gjyqësor e kanë organe të veçanta të

pavarura, sipas teorisë, nga qeveria e nga parlamenti. Kjo është teoria e kjo

teori duhet zbatuar, së paku nga dukja.”

E këtu Krexja: “Këto kushte Italia pasfashiste i ka plotësuar apo jo?”

549

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!