19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

megjithse është punë shumë e vështirë të tejkalojmë momentin fillestar

individual për të shkuar te një gjuhë që individi tjetër kupton plotësisht.

Individualiteti gjuhësor arrin ca herë një trajtë karakteristike që na pëlqen e

na rrëfen edhe gjëra e mendime që folësi (ose shkrimtari) nuk donte të

tregonte. Biseda, dialogu ndërnjerëzor, përbën jetën më të lartë të njerëzvet,

të cilët kështu mund të mbahen si qënie që materien e sublimojnë duke u

hapur derë atyre formëve të ekzistencës që quhen shpirtërore, jomateriale.”

“Pikërisht ashtu. Shprehja juaj revolucion moral më çuditi mua në fillim. Aty

për aty ajo m’u duk e drejtë dhe e përshtatshme. Por... tani jam duke menduar

se fjala revolucion është shpërdoruar e neve nuk na thotë asgjë. Pra, kuptimi i

sotëm i kësaj fjale është negativ e përmban patjetër konceptin e dhunës. Për

këtë, e vetëm për këtë, ju shtuat mbiemrin moral, duke e theksuar atë.”

“Ke të drejtë, por mua nuk më erdhi mbi gjuhën time një fjalë më e mirë.

Natyrisht, ka me siguri terma më të përshtatshme: mundësitë e gjuhës janë të

pakufishme.”

“Ndoshta... ndoshta mund të përmendej filozofi Thomas Kuhn, i cili studioi

revolucionet shkencore e foli për ndryshimin e paradigmavet. Ndëse

largohemi nga shkenca, nga shkenca e mirëfilltë e marrim parasysh sjelljen e

njeriut, mund të flasim për paradigmën morale. Shumë paradigma morale të

praktikuara në jetën konkrete janë me të vërtetë imorale e ndryshimi i

paradigmës morale do të përmbante në Italinë e sotme pakësimin e

imoralitetit në sjelljen e përditshme të njerëzvet. E, nga ana tjetër, kush na

garanton se ndryshimi i paradigmës në fushën e shkencës ose të sjelljes bëhet

vërtet? Përvoja na mëson se ndryshimi bëhet sidomos me fjalë e se, shumë

më vonë, pjesë të brezit të ri, eventualisht, ndryshojnë pjesë të sjelljes së tyre.

Moda, kjo dihet, ndryshon gjithçka, por këto ndryshime i përkasin vetëm

sjelljes sipërfaqësore e vetëm rrallëherë karakterit të individit. Kosovari që

jeton sot, për shëmbull, në Zvicër, nuk tregon asnjë interesim të nxëjë ndonjë

gjë nga demokracia zvicerane. Edhe ata që botojnë gazeta e revista injorojnë

sistematikisht shtypin zviceran. Megjithatë unë jam e sigurt se në Zvicër

brezi i ri shqiptar do të largohet fort nga zakonet e sotme shqiptare e do të

zhvillojë, me gjasë, një racizëm primitiv zviceran...Mendime të tilla ju i keni

shprehur aq herë...e, përveç kësaj, s’duhet harruar se ende pak kohë më parë

gjermani që kishte luftuar kundër Schicklgruberit, ishte tradhtar i keq e pësoi

shumë vështirësi në Gjermaninë e Bonnit, kurse sot shumë fillojnë të besojnë

se tradhtari i vërtetë qe Schicklgruberi...se politika paqësore e imperializmi

ekonomik kanë në kohën tonë më shumë sukses se imperializmi

allaschicklgruberçe, allastalinçe ose allaserba.”

“Ti o Krexe kujton idetë që unë shpreh aty për aty, kurse unë harroj ca

mendime të vjetra ose shkoj me lehtësi te mendime të reja. Sot pesimizmi yt

mua më duket tepër i fortë. Sot nuk kam vështirësi të mendoj se edhe

karakteri i njeriut ndryshon, po pak nga pak e në një mënyrë që i përshtatet

548

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!