19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E Krexja e Muriqit: “Nëse çështja është si thoni ju, infantilizmi, sipas

përvojës sime, është shumë, shumë i përhapur. Mirëpo, a është infantilizmi

çdoherë negativ e vetëm negativ?”

“Gjëra vërtet negative e vetëm negative (ose pozitive) s’ka në jetë, duke

kujtuar se algjebra me numrin negativ ose pozitiv është shpikje e mirëfilltë

ashtu si mbarë matematika.”

“Një fjalë për dualizmin mirëkeq e dëgjoja me hare. Përvoja konkrete na

mëson se shumë herë në jetë nuk mund të dallohet me saktësi e mira nga e

keqja e se skepticizmi shpesh herë është me vend. Fëmija, për shëmbull, nuk

e dallon me lehtësi të mirën nga e keqja, edhe i rrituri me vullnet të dobët, ai

që drogohet e shumë njerëz të tjerë. Mos kemi thuajse kudo ndonjë formë

infantilizmi? E sa herë sjellja e ca shqiptarëvet, sjellja e ca ballkanasvet, e

rusëvet komunistë, e gjermanëvet në kohën e Kaiserit e të Schicklgruberit etj

më detyron mua të besoj se naiviteti i tyre në rrethana të ndryshme të jetës

është tejet i madh e, shpeshherë, i pabesueshëm për neve sot? A s’është ky

infantilizëm i mirëfilltë?”

Këtu isha po të merrja fjalën unë, por Krexja, me ngadalësi të menduar dhe të

peshuar: “E mira... e keqja...” rifilloi menjëherë: “E bukura, e...” duke

përbluar mendimet në kokë: “e...” Po pra, sikur një ide e re e më interesante,

më e rëndësishme i kishte hapur mendjen:“Ç’janë këto kontraste manikeike?

Që kur isha shumë e re vura në dyshim këtë dualizëm absolut dhe pothuaj të

dëshpëruar: sa herë mendova se sistemi i dualizmit të tepruar është shumë i

përshtatshëm për ata që komandojnë e, për të komanduar më mirë, duan të

kontrollojmë tërë jetën e njerëzvet e kurdisin gracka për nënshtetasit.” U

binda edhe një herë se Krexja kishte jetën e vet shpirtërore e se këtë ajo e

jetonte me gjallëri, me bindje e me vetëdije, kurse shumica e njerëzvet

normalë i venë pas dubdabit, thotë çivitjoti, si bëjnë dhentë. E ç’është

dubdabi kryesor i sotëm? Televizioni me shumë programe të lehta të marra

ose të kopjuara nga Amerika, moda e tepruar, politikani pa seriozitet që flet

në përgjithësi duke treguar gjëra të vetëkuptueshme, fetari pa skrupuj që u

premton çdo të mirë kohortavet të varfra të popullsivet në tërë rruzullin

botëror, sepse varfëria materiale shoqërohet me injorancën e me varfërinë

mendore...Krexja u largua njëherë e mirë nga varfëria mendore e përpiqet e

përpiqet të kuptojë atë që dëgjon e, për rrjedhim, problemet i thellon e të

ndihmon t’i thellosh problemet:

“Me ca çështje s’jam marrë kohën e fundit. Por tani që dëgjova shprehjen tuaj

revolucion moral, trutë sikur po më hapen e, pak nga pak, më dalin në dritë

mendime të vjetra që rrinin si të përgjumura në kokën time. Jeta e përditshme

na detyron të mbajmë për të rëndësishme gjëra të vogla materiale duke vënë

mënjanë çështjet kryesore të jetës.”

“Këtej del se bisedimi me njerëz të tjerë është me siguri qënësor për jetën e

vërtetë dhe të plotë të individit. Gjuha, si u tha aq herë, është zhvillimi i

mëtejshëm i informimit biologjik e përdoret edhe si mjet komunikimi,

547

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!