19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

DULCIS IN FUNDO

VINÇENX GOLLETTI BAFFA

Në qytetin gjerman me tradita kulturore evropiane Heidelberg, prej kohësh

jeton e krijon arbëreshi Vinçenx Golletti Baffa, njëri nga bashkëpuntorët

kryesorë dhe mbështetësit e parë të Revistës "Haemus". Dekoratat, çmimet

apo mirënjohjet zyrtare kanë po aq kohë, në mos edhe më shumë, që e

"humbin" me kast udhën që çon tek ai. Shpërfillje e rëndomtë kjo, që, për fat

te keq, një segment i botës shqipfolëse (jo vetëm pjesa zyrtare) e përdor me

një shkathtësi të zymtë e me aq zell, sa ke përshtypjen që s'ka ndërmend të

heqë dorë ndonjëherë...

Por heshtja nuk ia ka dalë dot mbanë ta ligështojë e ca më pak ta pengojë

doktor Gollettin që të jetë njëherazi e në të njëjtin nivel shkrimtar,

mendimtar, sociolog, pamfletar, botues e adhurues i përkushtuar i kombit

nga i cili rrjedh. E dihet se përkushtimet e këtij lloji, ashtu si aq të vërtetat që

shpreh e zbërthen pena e këtij mëshërimi të gjallë të Arbërit, pasohen nga

pezme të shumta. Jetëshkrimi i doktor Gollettit është tejet i begatë dhe

befasues, si i çdo shqiptari të vërtetë. Kjo pasuri e pafundme shpirtërore dhe

intelektuale, por sidomos nderimi ndaj veprës së tij, përbën edhe shtysën e

natyrshme për ribotimin e esesë së mëposhtme, që do të pasohet në të

ardhmen nga të tjera, në shqip e rumanisht.

HAEMUS

Ç’është demokracia

(Disputatio suberudita)

“Zotrote mund të më fajësosh njëqind e njëzet e katër herë për naivitetin tim

të përgjithshëm - filloi Krexja Muriqit - por unë kam gjithë kohën një pyetje

në thelbin më të thellë të zemrës sime. Vazhdimisht unë pyes veten time:

Ç’është demokracia? Pse ka falimentuar demokracia në Itali? Pse ka pasur

sukses demokracia në Gjermani? Ç’do të ndodhë në Ballkan e sidomos në

Shqipëri, për sa i përket demokracisë? A është pyetja ime pa vend? A jam

unë një njeri që do të dijë edhe teprinë? Një grua që bën pothuaj vetëm pyetje

që nuk janë aq të përshtatshme? Me ju mund të flitet haptas e ju me siguri më

kuptoni mua... E ëma e mëmajetrës sime më tregonte shumë herë gjëra

interesante për mëmajetrën tuaj, për zonjën Llizë, e mëmajetra më foli

çdoherë bukur për mëmën tuaj... Zonjën Ermelindë...” e, duke lexuar

mendimet e mia: “Jo, jo, këto s’janë lëvdata të tepruara ose formale, jo. Sot

545

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!