19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

padyshim krijesa e krijesave - njeriu. Isha ulur atëhere në pllajëzën majë

Kalasë, me vargmalet mokrare në shpinë dhe liqenin ngjyrë argjendi përposh,

që puthte me buzët e përflakura të mbrëmjes bregun. Ishin çastet kur tokë e

ujë më ngjanë si një krijesë e vetme e gërshetuar, që s’ishte veçse dritë. Një

dritë, e cila sikur mbante në pëllëmbë tokë e ujë që t’i merrte me vete lart në

orbitën e kaltër nga ku na vështrojnë hyjnitë dhe përjetësia. Një dritë mbi të

cilën gjithësia ulet në gjunjë që njeriu të ketë mundësi ta mbështesë kokën në

supin e saj. Drita që do të ketë parë mbreti ilir kur ngriti sytë drejt qiellit për

të shënuar me mure kështjellash limerët e mëmëdheut. Drita, nën rrezet e së

cilës një zodiak ndihmoi të vij në këtë botë. Me çfarë mund ta shlyeja këtë

dhuratë përveçse me përpjekjet për t’ua shtënë atë në shpirt edhe të tjerëve?

Pranë meje hijeshonte një bisk hollak dhe shtalartë. Flladi i tij hyri në

rezonancë me telat e zemrës dhe, pasi ngurrova për herë të parë në jetë,

guxova të hedh në një letër të bardhë vargjet: Ndehen kodrat varg, i blerti

bekim, / Përmbi kaltërsinë e thellë, e pamatë, / Përhapin freskinë plepat

kryelartë, / Kthjelltësi e rrallë je qyteti im! Duke krijuar bindjen se bardhësia

e letrës nuk u ndje keq nga e zeza e lapsit tim, falenderova biskun për

puhizën frymëzuese dhe për lëndën e parë – letrën e lapsin, që ishin produkte

të (njëfarë trashëgimie e) kurmit të sivëllezërve të tij.

Ky ishte kontakti (takimi) im më i hershëm me drurin. Vite më pas, ndonëse

studimet e larta i bëra për gurë, druri mbeti për mua më e dashura nga të

gjitha qëniet jofrymore. Im atë, sa herë merrte në dorë një copë ah a bredh,

panjë a dushk, para se ta përpunonte me sharrë a sqepar, sikur i merrte lejë,

sikur e pyeste se si duhej të vepronte, sikur i kërkonte falje. Mobiljet,

karriket, shkallët që sikur çonin në hapësira të padukshme e jo thjesht një kat

më lart a më poshtë, tavolinat… më ngazëllenin. Ndërkaq, nuk më vinte

aspak mirë kur dëgjoja ndonjëherë njerëz nervatendosur që përdornin

shprehje fyese, si: „Kokëgdhë”, „Dashka një dru të mirë ky”, „Qënka bërë

dru nga pija”, „Rri si hu gardhi”, „Dru i shtrembër” etj, ose gjysmëironike, si:

„Druri ka dalë nga xheneti”, meqë dihet se druri-djep ka përkundur brezat e

na ka garantuar vazhdimësinë e jetës, druri-vegël muzikore na ka shoqëruar

në gëzime, por edhe na i ka lehtësuar hallet, druri-ngrehinë na ka strehuar,

druri-armë na ka mbrojtur nga keqdashja, ngado që na ka ardhur, druri-lugë e

çanak na ka mbajtur shpirtin gjallë, druri-kërcu na ka ngrohur e na i ka

mbajtur vatrat ndezur për vete e për miq, druri-pyll është mushkëria e botës

sonë… Nuk kanë të sosur mirësitë e kësaj lënde të bekuar dhe fjalët

mirënjohëse për të...

Por, për qëniet e sendet e dashura, qëllon të shkruajmë me vonesë e

rrallëherë. Këtu kam parasysh jo vetëm drurin, por edhe ata që kanë dhuntinë

e privilegjin të merren me modelimin e tij. Një i tillë është edhe mjeshtri e

artisti Llazi Icka. Njeri i traditës, jo i modave kalimtare, - të cilat i sjell e i

merr era sa herë fryn, - ky bir i Pogradecit, ashtu si i gjyshi, Mihali, dhe

Spirua, i ati, ka dekada të tëra që është vllazëruar me drurin, e ka skalitur me

542

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!