19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

endeshin mbi Olimpin e perëndive antike. Është fryma e qenies, që buron nga

thellësia e saj, përkitazi me thelbin teorik të Heidegger-it, për tu nisur nga

“brenda” qenies e për të shkuar më tutje pa hezitim. Filozofia e qenies në

pikturën etiane, përbën një shtresëzim të dukshëm kuptimor i cili gjeneron

vazhdimisht argjendin e saj mjegullor duke e kthyer atë në një përrallë të

vërtetë në artin e sotëm modernist botëror.

Përsiatje për drurin dhe për ata që e bëjnë të flasë…

541

Nga KOPI KYÇYKU

Po e mbaj lapsin në dorë, mbi fletën e bardhë. Me emocion, me ndrojtje.

Ndjenja të tilla i përjetoj sa herë gjendem para një flete të bardhë. Sepse kurrë

nuk mund ta dish me siguri se çfarë mund të dalë nga takimi i një lapsi me

një fletë të bardhë. Më bëhet sikur kjo më thotë: „Hap sytë, mati fjalët që do

të hedhësh mbi mua”… Ka të drejtë, përderisa fjalët, këto qënie a krijesa të

mrekullueshme zanore, gjuhësore, të hershme sa vetë njeriu, ndryjnë një

trekëndësh hyjnor, një kryqëzim boshtesh semantike, në mungesë të të cilave

ngrehina e fjalëve bëhet e pamundur. Ndryjnë ato tri pika të nevojshme, me

anën e të cilave diçka ndahet me kufi nga mosgjëja: ato tri folje, me të cilat

njeriu dhe gjithçka që lidhet me të, ngjizet në univers: të rrosh, të vdesësh

dhe, ndërmjet tyre, cezura e madhërishme: të dashurosh.

A përfytyroni dot një gjuhë pa këta pater familias? Unë të paktën e kam të

pamundur.

Nuk di pse sa herë vij në shtëpi, në Pogradec, më zgjohen një mijë e një

imazhe. Mbase ngaqë në shtëpi do të thotë kthim në veten tënde, përmes teje.

Për shtëpinë nuk mund të flasësh me paanësi ngaqë në shtëpi nuk është

thjesht një hapësirë, një vend, por një ndjenjë. Një ndjenjë me të cilën

njësohesh deri në anulim (tretje, vetmohim), si në një ligj alefik. Pra, cilin

nga unë-t, që kanë qënë dikur dhe që janë edhe tani, duhet të zgjedh për të

folur sa më saktë për shtëpinë, domethënë për vendlindjen? Si mund të pohoj

se ndonjëri nga unë-t ka më shumë rëndësi se tjetri, apo është më afër së

vërtetës se sa tjetri? E, megjithatë, më duhet ta bëj një përzgjedhje duke u

nisur nga ai unë që isha dikur, - nuk di kur, - sepse ndjenjat nuk njohin data të

sakta, madje një gjë e tillë nuk ka ndonjë peshë edhe në rast se është e

përcaktueshme me përpikmëri.

E, pra, po zgjedh atë un-in kur isha majë kalasë, në një ditë të bekuar vere,

dhe po këqyrja qytetin ku u linda - pikën që rrok krejt universin. Atë ditë, që

nuk mund të quhet thjesht çast, kohëzgjatje, por ekzistencë, përjetim, zbulim,

ndjeva me të vërtetë krijesën Pogradec. Po, po, pikërisht kështu, sepse

ekzistoka edhe një krijesë-vend, sikundër ekziston edhe një tjetër - send dhe,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!