19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

jo vetëm se krijon mister por edhe ushqehet prej tij. Ky mister, më tepër se

gjithëçka, ka brenda vehtes poezinë e shpirtit të të ikurve. Një kumt i

mbledhur si zaire stinësh shfaqet mbi një harmoni të përsosur ngjyrash si mbi

një ankth të padurimtë . Një shtresim i tillë kuptimor zbulohet nga rrethimi i

gurtë i “Zanafillës”. Është një fragment muri i ndërtuar mbi akuariumin e

mbushur me dhimbje të ndrydhura që të kujton legjendën e murimit. Ky është

një element simbolik që i jep krah fantazisë. Loja me misterin bëhet tepër e

zhdërvjellët. Nëpërmjet saj krijohet kontakti i parë me elementin e formimit

kulturor, referimit simbolik dhe përgjegjësive genore të artistit. Të gjitha

figurat e kësaj pikture janë të ngujuara brenda së njëjtës legjendë. Peneli etian

ka kryer “mëkatin” e autopsisë së saj. Rozafa tashmë është shumfishuar nën

trysninë e shekujve në formën e projeksionit gjeometrik brenda, në thellësi të

imagjinatës sonë. Ajo është kthyer në një përfaqësuese të nënave dhe nuseve

të reja kosovare, të ngujuara në fatin e tyre të trishtë.

Pastaj artisti ngjit shkallët e simbolikës duke dal nga misteri në qartësi dhe

dritë. Gjithë kompozimit të “Zanafillës” ai i jep kuptimin e kombit të vet,

duke e bërë atë më të prekshëm e më konkret. Pikërisht këtu vihet në

shfrytëzim elementi etnografik, një nga simbolet më të moçëm e më

përfaqësues të popullit të tij, plisi i burrave. Plisi luan rolin e kupës qiellore

mbi tokë, rolin e kurorës hyjnore mbi dhera, vendin e origjinës së energjive

krijuese, fekonduese dhe ndëshkuese. Është udha e shirave që mbarsin dherat

me jetë. Jo më kot autori ka vendosur një element mashkullor mbi

kompozimin e mistershëm të “Zanafillës”. Në vend të plisit nuk mund të

ishte një përkrehëse apo përparje grash, po aq tradicionale dhe përfaqësuese

në fushën e kostumografisë popullore sa edhe plisi. Ky element jo vetëm që

përqas krijimin me dhimbjen e popullit kosovar, me lashtësinë e tij,

autoktoninë e pakontestueshme të origjinës, por edhe e lidh atë me zanafillën.

Bëhet shkak krijimi dhe gjeneze. Dhe plisi këtu është më tepër se një

metaforë. Nëpërmjet saj piktori ka realizuar atë dëshirën e ethshme të Pikasos

që përmendëte shpesh Sartri, i cili, “ëndërronte të bënte një kuti shkrepseje,

që të ishte edhe një lakuriq nate, pa pushuar së qeni edhe kuti shkrepse”. Pra

këtu bëhet gërshetimi i vertikales së thellësisë së figurës dhe horizontales

funksionale të saj duke e mbushur atë me një frymëmarrje kuptimore të

bollshme e të tejskajshme.

Me të gjitha këto elementë, kjo pikturë vështrohet si një përrallë. “Përralla

është gramatika e fantazisë” thoshte Xhani Rodari. Dhe aq e bukur ndërkohë.

“Ah, të isha një përrallë!” thotë poeti ynë i madh Fatos Arapi. Kjo “përrallë”,

sipas “gramatikës” së njërit dhe dëshirës poetike të tjetrit, shfaqet para nesh

aq e vërtetë sa mund ta përcaktosh në kufijtë e kompozimit të një hymni.

Hymn që buron nga thellësia e qenies. Qenie “tokë”, “ekzistencë”, “send”

dhe “vetë”. “Vetë” dhe “unë”. Pikërisht prej këtu, piktura etiane “buron” një

curril të hollë filozofik që gurgullon aq ëmbël nën “gurët” e ngjyrave të

tabllosë, sa kthehet në një tis të hollë mjegulle të praruar, të tilla si ato që

540

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!