19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

në lidhje me protagonistin. Mirëpo, fakti që rrëfimtari ‘nuk e mbron’

gjykimin e vet dhe shtjellon hap pas hapi gjykimet e opinionet e

personazheve të tjerë në lidhje me subjektin, madje e ndërton figurën e tij në

bazë të këtyre të fundit (ndonëse këto gjykime qenkan ujeme), zbulon në

mënyrë të qartë faktin se idetë e tyre janë “zëri i tij” brenda rrëfimit.

Ai është shndërruar tashmë në një kundrues-vlerësues, i ngarkuar nga thënësi

me një këndvështrim që shpreh opinione, investime vlere apo orientime

gjykimi 10 . Një pjesë e këtyre gjykimeve kalojnë më pas edhe tek “zërat e

tjerë”, duke na ndihmuar ta kuptojmë më thellësisht nocionin e vdekjes.

“- Vdiq Rushani Aga

- Udhë e mbarë, o bir, udhë e mbarë. Sikush për vete me kohë…

- Edhe Zenuni vdiq, Aga.

- Ia kishin kohën, ishin pleq, s’kishin punë, unë kam punë, o bir! 11

E vërteta ish se më plak nga të gjithë ish vetë Agai”.

Jashtëkohësia vjen për shkakun se protagonisti nuk heq dorë as nga jeta, as

nga puna, por kjo nuk do të thotë aspak se ai hedh fuqishëm vallen e jetës.

Ago Jakupi thjesht ka humbur në rutinën e saj dhe nuk e di çfarë ekziston

përtej kësaj rutine. Ndonëse e ka shpirtin plot me këto çuditë e Zotit, ai nuk

ka pasur asnjëherë kohë të frikësohet për përjetësinë.

Fakti që nuk reflekton mbi vdekjen, edhe kur ajo prek qeniet rreth tij, do të

thotë se nuk arrin të ketë asnjë vizion mbi atë që nuk është ende. Është kjo

arsyeja që ai mendon veç t’i vejë tymi drejt në punën e tij, duke mos e vënë

në raport “kohën e tij” me “kohën e të tjerëve”.

E tashmja e turbullt në të cilën është zhytur horizonti i qenies e ka dendësuar

aq shumë errësirën në vështrimin e saj, saqë ajo ende nuk ka arritur ta kuptojë

se ditët e saj mbi tokë janë të numëruara, dhe vdekjet e vazhdueshme të

qenieve të tjera, janë një paralajmërim i asaj çfarë mund t’i ndodhë subjektit,

apo ndonjë qenieje tjëtër të dashur për të. Moskuptimi i idesë se vdekja është

një realitet kohor që shfaqet i njëjtë për të gjithë vdekatarët, e shpie

protagonistin tonë, në formësimin e një gjykimi aspak objektiv mbi nocionin

“kohë’. Ajo njëkohësisht “justifikon” edhe mungesën e një prej cilësive më

thelbësore të çdo qenieje: çastpritshmërisë 12 , ose të qenit i hapur ndaj asaj që

nuk është ende. Është kjo një kohë e pritme, e cila shndërrohet këtu në simbol

të përkohshmërisë, gjë që një lexues i vëmendshëm do ta përkapte që në

10

Pozzato: Semiotika e tekstit,SHBLU, Tiranë 2004, f.80

11

Mitrush Kuteli: Si e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit në Prozë dhe vargje të

zgjedhura 1, Shtëpia botuese ”Mitrush Kuteli”, Tiranë, 2001, fq.102

12

Martin Hajdeger: Leksione dhe konferenca, Shtëpia botuese ”Plejad”, Tiranë 2003,

f.58

54

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!