19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ngjasojnë aq shumë me fletët e biblës ku më shumë se gjithëshka tjetër

shfaqen udhëtimet biblike të këtij populli në historinë e tij të dhimbshme.

Një hukamë shpirtërore lirike dhe toleruese “derdhet” sidomos tek tablloja

“kryqi”. Kjo është një pikturë që flet me gjuhën e thjeshtë të mbivendosjes.

Mjafton një duhmë fryme, vesuar mbi simbolin e religjonit ortodoks dhe

gjithshka bëhet konvencion. Besimi është aq i thjeshtë sa lidhet me frymën e

shenjtë të Zotit. Dhe vetë fryma është një bekim. Bekim është edhe tabloja e

autorit. Bekim publik i “zotit” të artit të vet.

Veçanërisht përpara “Zanafillës” joshja artistike kthehet në meditim. Piktura

përbën një minierë të pafund interpretimesh, mështetur mbi ngjyrat, simbolet,

figurat dhe projeksionet e tyre të shumfishta, konvertuar në imazh dhe ide.

Duket sikur piktori “ka shkuar” deri në bërthamën e tokës për të marr

pigmentin e të kuqes së saj të zjarrtë e të ngjyrosi figurat e saj. Aty ku nuk

mund të depërtojnë as tingujt e pajisjeve më të sofistikuara shkencore,

pikërisht aty “depërton” peneli i tij, për të dhënë bërthamën ekzistenciale të

jetës në zanafillën e saj. Figurat, profilet dhe digresionet e shumta, janë një

harmoni gjeneze, një kult fillimi mbi fillesën. Aty ka lot. Të gjitha lindjet

kanë lot. Ka gjak. Sikundër të gjitha lindjet. Kjo është dialektika që penelohet

në pikturë. Por “gjaku” i “Zanafillës” duket sikur rrjedh përmes formës së saj

sferike. Është forma e një globi, ku e kuqja e përngjason me një lëmsh

rrufeje, nga ato që shqiponjat, në simbolet e hershme të religjonit, e mbajnë

nën kthetra për të realizuar ndëshkimin e Zotave si hakmarrje mëkatarësh.

Një zanafillë që e lëviz qendrën nga thellësia e tokës në lartësi të qiejve,

midis dy ekstremeve, thellësisë pragmatiste dhe lartësisë hyjnore. Vet sfera

ruan brenda saj figurat e deformuara nga klithmat e dhimbjes. Janë njerëzit të

cilët na shfaqen të zhytur si në një akuarium mbushur me lëngun e dhimbjes

zanafillore dhe të transformuar nga pesha e tij shtypëse.

Figurat te ky autor janë polisemike dhe i japin stilit të tij një tipar dallues

specifik. Ato kanë dinamikën e tyre të përhershme. Si një det në lëvizje të

padukshme. Teksa një moment je duke vëzhguar njërën figurë të koreluar me

figurat e tjera dhe shijon pamjen e tyre kompozicionale, ndërkohë, sapo të

ndryshosh këtë fokus, të shfaqet një tjetër pamje, më ndryshe se e para. Ato

projektohen të vëzhguara nga njëri kënd në tjetrin dhe shumohen mbi këtë

vëzhgim, duke formuar shumëfishimin e figurës si “Anamorfoza” e Dalisë

apo “imazhet e tij të shumfishta”.

Gjithëçka tek ky piktor është mit. Mit dhe mitizim. Të bëhet sikur kompozimi

i “Zanafillës” është gjendur i gatshëm në zemrën e gurit të shkrirë. Një tekst

magmatik shkruar nga e nesërmja për të lexuar të sotmen. Një lloi shkrimi

apokrif që e ruajnë enigmën si tek pllakat e Moisiut. Është thellësia e

“Profondizmit”që të jep kaq shumë mundësi shprehish dhe kuptime të

ndërsjellta brenda kompleksit të tij kompozicional.

Piktura e Etit është alkimia e misterit. Krijimi i tij e rrit aq shumë dukjen e

saj, sa vet ajo ushqehet me ngjyrën dhe figurat e krijimit. Pra kjo llojë pikture

539

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!