19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nëpërmjet këtij stili, ai realizon një komunikim tepër interesant me vizitorët.

Esenca e këtij komunikimi jepet nëpërmjet gërshetimit unik të vertikales së

thellësisë së figurës dhe horizontales funksionale të saj, të cilat përbëjnë një

gravitet ideor suspetiv të përhershëm.

Kontakti i parë me këto punime është befasia e çastit, një lloj mahnitje e

mugët që shpërthen si erupsion emotiv prej thellësisë tënde, e të pushton të

tërin, pak nga pak, brënda një vëmendjeje të heshtur e shpërthyese. Kudo

endet një dritë e “gjallë” që flet me gjuhën e sendeve dhe objekteve dhe

“une”-ve figurativë. Shumica e elementëve përbërës të tyre është eshtrore.

Eshtra të zhveshura që zbulojnë nga thellësia e palcës së vetë “filozofinë” e

qenies. Herë herë gjuha e saj bëhet haluçinante, herë herë kthehet në një

cicërimë zogjsh të parabotshëm e herë herë, kur përshkruan ngjarje të

lemerishme, belbëzon si në jerm. Mbi “tekstet” e ngjyrave të tilla pikturike

dhe grafikave, “legjitimohet” një liri e virgjër, dhuruar prej Zotit që mbruhet

me gjakun e shpirtit dhe lexohen vetëm nga “pëllumbat e paqes” së tij. Gati të

gjitha punimet kanë një shpalosje nga brenda jashtë tyre. Ka një ngjajshmëri

me operacionet anatomike të Leonardo Da Vinçit. “Anatomia e vezës”, duket

sikur është veza kozmike fshehur nga dragojtë flakëhedhës të legjendave.

Aty, brenda saj, pasqyrohet “harta” e origjinës, embrioni i botës, nëpërmjet

kontrastit kolorativ dhe formave të çuditshme të përvijimit që u jep ky penel

piktori elitar. Me kozmosin atë e lidh edhe “Trekëndëshi i Bermudës”, apo

simbole të tjerë kozmogonike. Gjarpri me dhëmbë të nxjerra jashtë në

mënyrë ironike, varur në “supin” e djathtë të njërës nga tablotë e paraqitura

në këtë ekspozitë, duket sikur kafshon me hakërrim, harrimin e tij të lashtë,

që nga origjina kultike ngritur në botën ilire, si simbol i pjellorisë së tokës.

Gjarpëri i pikturuar nga Eti, është aq i veçantë sa vishet me “plogështi”

antigjarpër. Të jep përshtypjen se ushqimi i tij kryesor është ajri dhe besimi i

njeriut, besim i cili e lidh atë me traditat e hershme të hyjnizimit pagan. Sipas

këtij besimi, ç’do shtëpi, nga themeli në çati të saj, “ruhet” nga një gjarpër.

Gjarpëri i shtëpisë as trëmbet as vritet. Ai është shenjti i saj, pjesë e fatit të

përditshëm dhe burim mirësie për të ardhmen. Ndaj dhe vështrimi simbolik i

kësaj krijese artistike në tabllonë e paraqitur jepet i ngulitur në thellësi të

origjinës së vet, që në paganizëm.

Ndërsa “gjurmët” e njeriut, të cilave piktori ju ka kushtuar disa punime në

grafikë, pikojnë lodhjen e udhëve të pafundme të botës. Brenda kompozimit

të tyre përzihen edhe gjurmët e këmbëve, edhe ato të duarëve. Herë të

veçuara dhe herë të bashkuara, ato formojnë kësisoj, një konfigurim të pasur

me kuptime dhe nëntekste kuptimore të shumëfishta. Të bije në sy sidomos e

zeza e tyre “tingëlluese” si e zeza e mermerit, plotë rrema e “ujra” që e bën

udhëtimin aq enigmatik sa e shndërron atë nga udhëtim të një njeriu të vetëm,

në udhëtim të një kombi të tërë. Me të zezën e tyre ngjyroset padyshim,

tragjedia kosovare. “Gjurmët” janë si gjethet e lisit ku orakujt mund të

lexojnë fatin e udhëtarëve dhe udhëve të tyre të pafundme. Këto gjethe

538

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!