hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Dhe era përndritet në thellësi të detit Gjoksi im nuk lodhet së ndehuri harkun Jeta qytet i nëmur nis të digjet Le të bëjmë nga thirrjet tona një femër të vetme VICENTE ALEIXANDRE (1898-1985) Poeti sjell ndërmend jetën Falmë: pata fjetur. Me fjetë s’domethënë të rrosh. Paqe njerëzve! Me jetue s’domethënë të rënkosh a të parandjesh fjalë që do të na jetojnë më tej. Të rrosh në to? Fjalët vdesin. Janë të bukura kur tingëllojnë, por nuk zgjasin. Kështu vjen qartësia e natës. Dje, kur mëngjesi a dita, tek përmbushej, hidhte rrezen e mbrame mbi fytyrën tënde. Mbylli sytë nën penelin e dritës. Fli. Nata është e gjatë, por edhe ka ikur. JORGE LUÍS BORGES (1899-1986) Things that might have been Mendoj përg jërat që mund të kishin qënë e s’qenë. Traktatin e mitologjisë saksone të Beda nuk e shkroi. Veprën e papërfytyrueshme që Dantja e paskësh veguar Tek ndreqte vargun e mbramë të Komedisë Hyjnore. Historinë pa mbrëmje të Kryqit të Jugut dhe mbrëmjen e kukutës*. Historinë pa fytyrën e Helenës. Njeriun pa sytë që na u dhanë nga hëna. Tri ditët e Getysburgut dhe Fitoren e Jugut. Dashurinë që nuk e ndava. Perandorinë e paskajshme që vikingët nuk deshën ta themelonin. 534

Tokën pa rrotë a pa trëndafila. Mendimin e John Donne-it për Shekspirin. Bririn tjetër të Njëbrirëshit. Zogun fantastik nga Irlanda që ndodhet njëkohësisht në dy vende. Fëmijën që s’e pata. Lermëni vetëm sot të ruaj ura e kalesa të mund t’u them ujrave të rrjedhin më paqshëm. Se vijnë verbane, verbane, verbane duke goditur ballë e supe, mikeshë, nër brigje. Dhe vajza e pyeti të huajin: - Pse nuk hyn? Kam ndezur zjarrin në dhomën time. Dhe iu gjegj udhëtari: - Jam poet. Nuk dua veçse të njoh natën. RAFAEL ALBERTI (1902-1999) Burgos PABLO ANTONIO CUADRA (1912-2002) Nata është një femër e panjohur Atëhere vajza hodhi hi mbi zjarr dhe i pëshpëriti nga gjysmëhija të huajit: - Përqafomë. Dhe do të njohësh natën. 535 Shqipëroi Kopi Kyçyku

Dhe era përndritet

në thellësi të detit

Gjoksi im nuk lodhet së ndehuri harkun

Jeta

qytet i nëmur

nis të digjet

Le të bëjmë nga thirrjet tona

një femër të vetme

VICENTE ALEIXANDRE

(1898-1985)

Poeti sjell ndërmend jetën

Falmë: pata fjetur.

Me fjetë s’domethënë të rrosh. Paqe njerëzve!

Me jetue s’domethënë të rënkosh a të parandjesh fjalë

që do të na jetojnë më tej.

Të rrosh në to? Fjalët vdesin.

Janë të bukura kur tingëllojnë, por nuk zgjasin.

Kështu vjen qartësia e natës. Dje, kur mëngjesi

a dita, tek përmbushej, hidhte

rrezen e mbrame mbi fytyrën tënde.

Mbylli sytë nën penelin e dritës.

Fli.

Nata është e gjatë, por edhe ka ikur.

JORGE LUÍS BORGES

(1899-1986)

Things that might have been

Mendoj përg jërat që mund të kishin qënë e s’qenë.

Traktatin e mitologjisë saksone të Beda nuk e shkroi.

Veprën e papërfytyrueshme që Dantja e paskësh veguar

Tek ndreqte vargun e mbramë të Komedisë Hyjnore.

Historinë pa mbrëmje të Kryqit të Jugut dhe mbrëmjen e kukutës*.

Historinë pa fytyrën e Helenës.

Njeriun pa sytë që na u dhanë nga hëna.

Tri ditët e Getysburgut dhe Fitoren e Jugut.

Dashurinë që nuk e ndava.

Perandorinë e paskajshme që vikingët nuk deshën ta themelonin.

534

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!