19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Që në fillim të këtij rrëfimi (me marrëveshje do të quajmë pjesë të parë atë

para Zbulesës që i jepet qenies), i jepet një theks i veçantë pakohësisë apo

lënies jashtë kohe të protagonistit.

Kështu, përgjatë një pjese të tekstit vihet re prania e disa semave të caktuara,

abstrakte e konkrete (që në semiotikë quhen izotopi) 7 , të cilat përcaktojnë

jashtëkohësinë e qenies në raport me të tjerët dhe të birin.

Qenia

Izotopitë kohore: mbeti jashtë valles, sikur ka lëshuar rrënjë në këtë botë e

s’ndahet dot.

Izotopitë e ‘shëndetit fizik’: as shembet, as kërruset, as kapitet, i shëndoshë si

gdhe, s’di të qahet as nga syri, as nga dora, as nga këmba, punon si në të ri, e

merr të përpjetën si në të ri, e bën gjumin si në të ri.

(Në këtë rast figurativja shfaqet si parësore në raport me tematiken, ku e dyta

shfaqet si abstragim i së parës) 8 .

Të tjerët

Izotopitë kohore: u rralluan, ndërruan jetë, iknë, i biri mbush tashi Shëmbitrit

njëzet vjet që kur ka hequr dorë, se i biri u mplak dhe hoqi dore.

Mandej, duket se nis të konturohet ajo çfarë qenia është në të tashmen, ndërsa

ajo se çka qenë në të shkuarën sapo ka nisur të dyshohet prej lexuesit.

Karakteristika e dytë e tekstit nis të trajtësohet me anën e ligjërimit.

Në ligjëratë dikush flet dhe situata e tij në vetë aktin e të folurit është vatra e

domethënieve me të rëndësishme në rrëfim. 9 Këtu duket se rrëfimtari i punon

“nje reng” lexuesit, duke e lënë në mëdyshje për ato që i duhet “të besojë" për

personazhet. Me anë të dy retrospektivave të njëpasnjëshme, rrëfimtari na

servir me bindje të plotë një njeri ndryshe nga të tjerët, i cili agallëkun e ka

fituar vetë me djersën e ballit, e jo me gurë dyfegu, dhe një njeri që nuk

përzihej me punët e padrejta, por shkonte t’i vejë tymi drejt në punën e tij.

Nga ana tjetër, po ky rrëfimtar nis të ligjërojë duke e fshehur veten pas

fjalëve të tilla si: flet bota pastaj, se bota flet shumë ujeme etj, etj.

Pra, kemi të bëjmë me nje rrëfimtar që projekton idetë e veta tek ‘të tjerët”, i

cili s’rresht së dhëni opinione nëpërmjet ligjërimit të vet, dhe njëkohësisht

duket se e lë të lirë lexuesin në formësimin e gjykimit të tij.

Ajo çfarë e mashtron kollaj lexuesin është ndryshimi i pikëvështrimit në

lidhje me personazhin kryesor. Në dy role të ndryshëm të tij, herë si rrëfimtar

objektiv, e herë si ligjërues autori vendos dy pikëvështrime krejt të ndryshme

7

Pozzato: Somiotika e tekstit, SHBLU, Tiranë 2004, f.97

8

Po aty: f.97

9

Zherard Zhenet: Figura, Shtëpia botuese”Rilindja”,Prishtinë 1982, f.97

53

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!